Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

28. 02. 2014. 17:18 >> 17:21

LAJMET 28.02.2014

28.02.2014

Qeveria do ta shqyrtojë raportin

Qeveria e Malit të Zi do ta analizojë Raportin  e departamentit të shtetit për gjendjen e të drejtave të njeriut dhe në pajtim me të do ta avancojë politikën që herën tjetër ai të jetë më i mirë , mirëpo, nuk do ta aprovojë atë me emocion , ka theksuar ministri i drejtësisë Dushko Markoviq. 

Markoviq ka theksuar se me Raportin nuk është i njoftuar për shkak të obligimeve. Ai ka theksuar se këtë Raport si edhe të gjitha raportet tjera të Departamentit të shtetit do ta analizojnë dhe në pajtim me të do ta përparojnë politikën me qellim që raporti i ardhshëm të jetë më i mirë mirëpo, assesi  nuk duhet të aprovohet me emocione, por si politikë reale dhe me përgjegjësi të cilën duhet zgjidhur , ka theksuar Markoviq.

 

Referendumi për anëtarësim në NATO nuk është racional

Ministri i drejtësisë e nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi, Dushko Markoviq ,ka deklaruar sot se sjellja e vendimit për anëtarësim në NATO  përmes referendumit nuk është racionale nga shumë shkaqe dhe se në Parlament edhe tani ekziston shumica e dy të tretave e cila e përkrah anëtarësimin në aleancë. Markoviq ,sot në Fakultetin per  studimet shtetërore dhe evropiane në kuadër të dialogut  në temën “Me forcën e fakteve dhe argumenteve drejtë qëndrimit për anëtarësim në NATO” ,ka theksuar se me ligj nuk është paraparë që me referendum të sillet vendimi për anëtarësim dhe ky proces nuk  është i pranueshëm nga dy aspekte.  Së pari ,orientimi për anëtarësim në NATO është miratuar në Kuvend në vitin 2006. nga përfaqësuesit e popullit dhe së dyti, referendumi është i komplikuar dhe proces i shtrenjtë.

 

Kallallugjeroviq  flet në Bjello Pole për anëtarësimin në NATO

Në kuadër të dialogut për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, koordinuesi për NATO-n e këshilltar i kryetarit të Qeverisë për politikë të jashtme Nebojsha Kallugjeroviq  ka biseduar sot në Bjello Pole me kryetarin dhe udhëheqjen e Komunës si dhe me kryetarët e këshillave komunale të Partive politike të cilat e përkrahin anëtarësimin e Malit të Zi në Aleancë. Temë e bisedimeve ishte mënjanimi i dilemave rreth anëtarësimit të Malit të Zi në NATO ,pastaj organizimi i bisedimeve të hapura me qytetarët për anëtarësim në Paktin NATO. Përmes dialogut të hapur, ashtu siç e meriton të trajtohet kjo çështje me interes nacional mund të arrihen rezultate kualitative , ka theksuar Kallugjeroviq. Ai ka shtuar se sipas sondazhit të fundit ka ndryshuar disponimi i qytetarëve ndaj anëtarësimit në NATO kështu që momentalisht anëtarësimin e përkrahin 42 për qind të qytetarëve.

 

Probleme në Mal të Zi janë korrupsioni , sulmi në media , nepotizmi ,,,

Korrupsioni i shprehur përmes nepotizmit , favorizimit të individëve të përshtatshëm politikë, në kontrollin e dobët të konfliktit të interesave në të gjitha degët e pushtetit , diskriminimi shoqëror dhe dhuna kundër grupeve të rrezikuara sociale dhe shqetësimi permanent i mediave të pavarura dhe gazetarëve si dhe mossuksesi që të zgjidhin rastet e mëparshme të dhunës kundër kritikuesve të pushtetit , janë problemet më të mëdha të Malit të Zi kur është fjala për respektimin e të drejtave të njeriut. Kjo theksohet në Raportin për gjendjen e të drejtave të njeriut në botë për vitin 2013 . të cilin e ka prezantuar sekretari i shtetit amerikanë Xhon Keri.  Me ligj parashihen dënimet për korrupsion të zyrtarëve në nivelin më të lartë, mirëpo pushteti nuk i ka zbatuar dispozitat kështu që kjo dukuri mbetet një problem mjaft serioz, theksohet në raport.

 

Projekti i Malit te Zi dhe Shqipërisë përmes  bjeshkëve te Nëmura forcon bashkëpunimin

Projekti i promovimit te lidhjes te rrjetit te zgjeruar te internetit ne pjesën malore te bjeshkëve te Nëmura,i cili ka filluar sot ,do te kontribuoj vendosjen e bashkëpunimit edhe me te forte ndërmjet te Shqipërisë dhe Malit te Zi,ka deklaruar nënkryetari i Qeverise se Malit te Zi e ministër për sheqerin informative dhe telekomunikacion ,Vujica Llazoviq.

Ai ne konferencën e cila mbahet ne Shkodër ,ka deklaruar se qasja ne serviset ,pastaj edukimi nga lëmi e teknologjisë informativo komunikuese ,si dhe lidhja e biznesit lokal janë ceshtje kritike ne rajonet sic janë bjeshkët e Nëmura .Llazoviq po ashtu deklaroi se qasja e tille e rrjetit te internetit do te mundësojë nxitjen e zhvillimit te turizmit malor .

 

Iniciohet procedura për vlerësimin e kushtetueshmerise

Deputetet e PDS, Partisë boshnjake dhe Iniciativës qytetare kroate kane iniciuar sot procedurën për vlerësimin e kushtetueshmerise te ligjit për financimin e partive politike. Me ligjin ,i cili është miratuar me 17. te këtij muaji me votat e opozite dhe PSD është paraparë kontrollimi me i forte i shpenzimeve te mjeteve buxhetore dhe pengimi i keqpërdorimit te tyre për ceshtje partiake. Deputeti i PDS Miodrag Vukoviq ka precizuar se është sjelle vlerësimi i kushtetueshmerise se ligjit për financimin e partive politike dhe sipas fjalëve te tij normat e këtij akti janë ne kundërshtim me kushtetutën dhe ligjet e sistemit .Ai është shpreh se ne sistemin juridik te Malit te Zi është i nevojshëm ligji i ri për financimin e partive politike.

 

Montengro Biznes Aleanca dhe Oda ekonomike amerikane për ligjin e punës

Montengoro  Bzenes Aleanca dhe Oda ekonomike amerikane në Mal të Zi kanë biseduar sot për legjislaturën e punës. Përfaqësuesit e Odës Ekonomike amerikane kanë prezantuar dokumentin e Komitetit për marrëdhëniet e punës në të cilin jepen propozime për ndryshimet e legjislaturës së punës . Përfaqësuesit e Montenegro Biznes Aleancës i kanë paraqitur propozimet e veta dhe të cilat me një masë të madhe janë në përputhje me propozimet nga dokumenti i përmendur. Në këtë mënyrë është krijuar hapësirë për vazhdimin e bashkëpunimit , thuhet në kumtesë. Propozimet e palës malazeze kanë të bëjnë me restrikcionin e dokumentacionit i cili e rregullon legjislaturën e punës. Në këtë kuptim, kanë theksuar ata  do të ishte më praktike që kjo materie të definohet me Ligjin për punë dhe Kontratën për punë të cilën e lidhin punëdhënësi me të punësuarin.

 

Ftesë për bashkëpunim afarist dhe teknikë

Drejtoria në falimentim e Minierës së Boksitit në Nikshiq i ka ftuar të interesuarit që brenda afatit 8 ditorë të dorëzojnë ofertat e veta për bashkëpunimin afarist dhe teknikë. Ofertat i dorëzohen Gjyqit afaristë në Podgoricë, kurse hapja e tyre është caktuar për me 10. mars. Në ftesën publike theksohet se ofertëdhënsi për bashkëpunimin teknik dhe afaristë do të obligohej se nuk do ta zvogëlojë masën e të punësuarve dhe që në tërësi do ta organizojë procesin e prodhimtarisë.

 

Vendimi do të dihet sonte

Drejtori në falimentim i Kombinatit të aluminit Veselin Perishiq  , sonte pas takimit me Këshillin e aksionarëve do të publikojë vendimin për ofertën e firmës UNIPROM për blerjen e KAP-it. Perishiq vendimin do ta obligojë në konferencën për gazetarët të paraparë për në orën 18 e 30 minuta. Aksionarët do të shqyrtojnë ofertën e firmës UNIPROM të biznesmenit Veselin Pejoviq i cili është i vetmi i paraqitur në tenderin e dytë për blerjen e pronës së KAP-it. Këshillin e aksionarëve e përbëjnë përfaqësuesit e qeverisë, të elektroekonomisë dhe të kompanisë së Evropës Qendrore të Aluminit nga Rusia.

Pas qëndrimit të aksionarëve drejtori Perishiq do të vendosë nëse do ta pranojë ose jo ofertën e firmës UNIPROM. UNIPROM ka ofruar për KAP 28 milion euro, 76 milion euro investime punësimin e 300 punëtorëve dhe është i gatshëm që një megavat energji elektrike ta paguaj 38 euro.

 

Janë bërë 16 vjet nga fillimi i luftës në Kosovë

Sot bëhen 16 vite që nga lufta e Kosovës, 28 shkurt të vitit 1998, pas sulmit jugosllav në fshatrat Likoshan dhe Qirez në Drenicë të Kosovë. Si pasojë e betejës së zhvilluar të ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe patën mbetur të vrarë disa policë serbë dhe në shenjë hakmarrjeje, forcat serbe rrethuan fshatrat Likoshan e Qirez ku edhe u ekzekutuan 24 civilë. Masakra që u bë aty njihet si e para ndaj civilëve shqiptarë nga forcat serbe në Kosovë në atë periudhë kohore, raporton KP. Nga kjo luftë u dëbuan 800.000 mijë shqiptarë dhe u vranë 15.000 persona, nga të cilët 2.400 luftëtarë të UÇK-së e të tjerët civilë. Gjatë luftës janë zhdukur rreth 5.000 njerëz, fati i shumicës prej tyre është zbardhur deri në vitin 2007, por i madh ka mbetur numri i rasteve të pasqaruara. Një ndër masakrat që tronditi botën e civilizuar dhe tmerroi botën ishte maskara në familjen Ahmeti.

 

Asociacioni i komunave serbe pas zgjedhjeve në Kosovë

Themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe me gjasë do të shtyhet pas zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë. Derisa palët po vazhdojnë me agjendën e bisedimeve pa përcaktuar kohë për Asociacionin, burime brenda qeverisë i kanë konfirmuar Radio Kosovës se për Asociacionin po kërkohet një propozim nga Bashkimit Evropian, lehtësues në këtë proces. Nuk është vetëm sistemi ligjor e kushtetues i vendit që në bisedimet në Bruksel, po sfidon platformën e asaj që në marrëveshje është projektuar si Asociacioni i Komunave Serbe në veri, sipas Marrëveshjes së arritur Kosovë–Serbi.

Me gjithë ndryshimet që po bëjnë vazhdimisht të dyja palët në planet e tyre rreth Asociacionit, qëndrimet skajshmërisht të ndryshme kanë shty palët, sidomos atë kosovare që të kërkojnë ndihmën e Bashkimit Evropian, lehtësues në këtë proces. Burime brenda ekipit negociator kanë konfirmuar se ky lehtësim po kërkohet në formën e një propozimi të BE-së rreth Asociacionit, e që praktikisht ky propozim do ishte brenda materies që ka përcaktuar Konventa Evropiane për Vetëqeverisje Lokale.Zëvendëskryeministrja e Kosovës Edita Tahiri, nuk ka dashur të jap sqarime rreth çështjes së Asociacionit dhe çfarë saktësisht është kërkuar nga BE.Ndërsa sipas përgjigjes që ka dhënë Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, BE duket se nuk po preferon të shtyj përpara propozimet e veta rreth asociacionit, por që të shtyj palët në bisedime të gjejnë vetë një zgjidhje, të pranueshme dhe të qëndrueshme njëkohësisht. Ajo që është konfirmuar është se tashmë është shty krijimi i Asociacionit të komunave serbe.

 

Gjuriq: Serbia e do sa më parë Asociacionin

Marko Gjuriq, këshilltar i presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka thënë se Serbia do të bëjë çmos që formimi i Asociacionit të komunave serbe të ndodhë sa më parë. "Ne jemi të përqendruar që komunat të konstituohen sa më shpejt, që sa më parë të nisim formimin e Asociacionit, ndërsa përfaqësuesit e Prishtinës duhet të mundësojnë që ky proces të zhvillohet i papenguar", ka thënë Gjuriq, raporton B92. Sipas tij, Asociacioni është moment vendimtar për Serbinë dhe për mbijetesën e serbëve në Kosovë.

 

Marrëveshja e Brukselit përmirësoi marrëdhëniet e Shkupit me Beogradin

Zhvillimi i dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit si dhe Marrëveshja e Brukselit ndikuan në relaksimin e marrëdhënieve midis Maqedonisë dhe Serbisë, vlerësoi ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki në një deklaratë për gazetën serbe "Politika".
Ai theksoi se dy çështjet e hapura midis Maqedonisë dhe Serbisë - marrëdhëniet midis KOS dhe KOM, si dhe qëndrimet e ndryshme për Kosovën "kanë ndryshuar pjesërisht".
Poposki thekson se KOS edhe më tej ka vështirësi për ta njohur KOM edhe krahas asaj që, thotë, me siguri të gjithë do të ishin të kënaqur marrëdhëniet midis tyre të njihen në mënyrë kanonike..
Kjo, thekson ai, jo rrallë interpretohet si pjesë e "mohimit më të gjerë të identitetit maqedonas, ndërsa në esencë duhet të jetë çështje për vetë kishën".
"Nuk mendoj se problemi është i pazgjidhshëm, por gjithashtu nuk jam i bindur se nuk mund të jetojmë edhe pa ndonjë zgjidhje, veçanërisht nëse do të ishte e dëmshme për interesat më të gjera të Maqedonisë", konstaton ministri Nikolla Poposki.

 

Stefan Fyle viziton Tiranën

Komisionari për Zgjerim dhe Politikës së Fqinjësisë Evropiane, Stefan Fyle do të vizitojë Shqipërinë më datën 6 mars. Lajmi është bërë i ditur nga zyra e shtypit të BE-së, e cila ka theksuar se: “Komisioni Evropian dhe Komisionari personalisht mbeten shumë të angazhuar për të vazhduar punën me Shqipërinë në rrugën e saj për në BE, duke përfshirë edhe Dialogun e Nivelit të Lartë, i cili ishte nisur me sukses vitin e kaluar për të ndihmuar Shqipërinë në procesin e integrimit evropian”.Komisionari Fyle kishte parashikuar të vizitonte Tiranën më datën 13 shkurt, por është detyruar të shtyjë vizitën dhe të udhëtojë drejt Ukrainës, për shkak të situatës së vështirë politike të krijuar atje.

 

Forcat ruse “kontrollojnë” aeroportet në Krime

Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Arsen Avakov, ka thënë se ushtarët rusë kanë bllokuar aeroportin Sevastopol të Krimesë, ndërsa forca të tjera ruse janë duke patrulluar në aeroportin e kryeqytetit rajonal, Simferopol. Avakov ka thënë se ky është pushtim ushtarak. Flota Ruse, e cila ka një bazë në Sevastopol, ka mohuar se forcat e saj janë të përfshira në kapjen apo bllokimin e aeroporteve. Parlamenti i Ukrainës, ndërkohë, i ka bërë thirrje Moskës që të ndalojë çdo lëvizje që mund të minojë sovranitetin e vendit. Ai u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe Rusisë që të mbështesin integritetin territorial të Ukrainës, në përputhje me memorandumin, që kanë nënshkruar më 1994. Parlamenti po ashtu ka sugjeruar mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të diskutuar krizën.

 

Yanukovych: Do të vazhdoj luftën për Ukrainën

Presidenti i përmbysur i Ukrainës, Viktor Yanukovych, thotë se e ka ndërmend “që të vazhdojë luftën për të ardhmen e Ukrainës”.  Yanukovych është duke folur aktualisht në konferencën e parë për media, prejse ka lënë Kievin fundjavën e kaluar. Yanukovych ndodhet në qytetin rus Rostov-na-Don.

Ai ka thënë se ka qenë i detyruar të lërë Ukrainën për shkak të kërcënimeve direkte për jetën e tij dhe të njerëzve të afërt.
Yanukovych i ka quajtur “fashiste” autoritetet e reja të Ukrainës dhe ka thënë se ato përfaqësojnë vetëm një pakicë.

 

Kerry: Stërvitjet e Rusisë s’lidhen me Ukrainën

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë se ka marrë garanci nga ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, se stërvitjet masive ushtarake të Rusisë nuk lidhen me krizën në Ukrainë. Kerry ka thënë se Lavrov ka konfirmuar deklaratën e presidentit Vladimir Putin se Rusia “do të respektojë integritetin territorial të Ukrainës”. Kerry po ashtu ka thënë se i ka bërë thirrje Rusisë që t’iu bashkohet Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera, në përpjekjet për stabilizimin e Ukrainës dhe të mos ndërmarrë veprime provokuese. Rusia ka thënë se stërvitjet e saj ushtarake përfshijnë rreth 150,000 trupa.

 

Oland për vizitë në Republikën e Afrikës Qendrore

Presidenti i Francës, Fransua Oland, ka arritur në kryeqytetin e Republikës së Afrikës Qendror, Banguoi, për të takuar trupat franceze dhe presidenten e përkohshme, Catherine Samba Panza. Vizita vjen gati tre muaj pasi Franca ka ndërhyrë për të ndaluar vrasjet sektare në ish-koloninë e saj. Parisi ka thënë se trupat e tij po përballen me “vështirësi të konsiderueshme” në sjelljen e situatës nën kontroll. Rebelët myslimanë kanë përmbysur qeverinë në muajin mars, duke shkaktuar luftime me milicitë e krishtera.

 

Nesër mot me vranësira te ndryshueshme

Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot kryesisht i vranët dhe vende -vende me reshje e bubullimë , në viset jugore , kurse në viset veriore me reshje të borës. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet lindore.

              Temperaturat: Ulqin 12, Tivar, H. Novi e Budvë 10, Podgoricë, Beranë e Rozhaje  9, Plavë 8, Plevle e B. Pole 7, Mojkovac 5, Cetinë e Shavnik 3, Nikshiq e Kollashin 2, dhe në Zhablak 1 g.

             Edhe për nesër parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme , intervale me diell dhe vende -vende me reshje të dobëta. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë jug-lindore.

         Temperatura e mëngjesit prej 0 deri në 9, kurse më e larta e ditës prej 5 deri në 15 g. C. 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се