Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

27. 02. 2014. 17:24   >>  17:29

LAJMET 27.02.2014

27.02.2014

Llukshiqi për vizitë në Prishtinë

Ministrat e punëve të jashtme të Austrisë dhe Malit të Zi, Sebastian Kurz e Igor Llukshiq, sot  vizitojnë Kosovën, njofton qeveria në Prishtinë.


Sipas një komunikate të dërguar mediave nga ministria e punëve të jashtme të Kosovës, ministri Kurz dhe ai kosovar Enver Hoxhaj, do të nënshkruajnë dy marrëveshje bashkëpunimi. Kurse me homologun malazez, Hoxhaj do të nënshkruaj memorandum bashkëpunimi.
Ministria e jashtme e Kosovës, nuk jep detaje se për çfarë marrëveshjesh bashkëpunimi bëhet fjalë.

 

Roqen- NATO është suaza më e sigurt e sigurisë

Për Malin e Zi,duke pas para sysh kontekstin rajonal ballkanik , NATO është suaza më e sigurt e sigurisë i cili është edhe garanci e sigurt e stabilitetit politik , jetës më të mirë të banorëve dhe progresit ekonomik dhe të përgjithshëm , ka vlerësuar anëtari i Kryesisë të PDS Millan Roqen.

NATO momentalisht është formula më e mirë për zgjidhjen e problemeve globale të sigurisë dhe e sfidave me të cilat ballafaqohet bota bashkëkohore për ç gjë janë të shqetësuara si vendet e mëdha ashtu edhe vendet e vogla , ka theksuar Roqen në mbledhjen e Këshillit komunal në përbërje të zgjeruar në Plevle ,  në të cilën ka folur për përparësisë e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO.

 

Brajoviq- Exsim Banka nga  Kina ofronë kushte të shkëlqyera

Exsim Banka nga  Kina, sipas fjalëve të përfaqësuesve të saj, është e gatshme ti ofrojë Malit të Zi kushte të shkëlqyera të financimit për ndërtimin e Autostradës Tivar-Bolare. Drejtori i sektorit për kreditë preferenciale në këtë bankë Li  Jiçen  ka deklaruar se aranzhmani me Malin  e Zi do të paraqes mbështetjen më të madhe investuese, jo vetëm në rajon por edhe më gjerë. Siç është kumtuar nga ministria e financave, përfaqësuesit e Exsim Bankës, si pjesë e delegacionit kinezë i cili qëndron në Mal të Zi me rastin e realizimit të projektit të autostradës kanë biseduar dje me ministrat për financa dhe komunikacion e detari Radoje Zhugiq dhe Ivan  Brajoviq. Qeveria, siç  ka theksuar ministri Zhugiq , pas  arritjes së suksesit të madh në planin e stabilizimit të financimeve publike është e vendosur ti rris aktivitetet në krimin e supozimeve për një zhvillim ekonomik përmes realizimit të projekteve të mëdha zhvillimore siç është Autostrada në fjalë.

 

PSP nuk e kupton raportin negativ të disa funksionarëve të Frontit

PSP nuk e kupton raportin negativ të disa funksionarëve të Frontit demokratik dhe të Malit të Zi pozitiv ndaj iniciativës së PSP për votimin e mosbesimit qeverisë aktuale. Në PSP vlerësojnë se është krejtësisht e gabuar teza e kolegëve nga FD dhe pozitivja se rënia e qeverisë do të sipas automatizmit  do të ketë pasoja në shpalljen e zgjedhjeve të reja dhe mbajtjen e tyre sipas ligjit zgjedhor në fuqi.

 

Forumi i Boshnjakëve – krimi nuk duhet harruar

Forumi i Boshnjakëve të Malit të Zi ka rekomanduar sot me rastin e shënimit  të  21 vjetorit nga kidnapimi  nga treni  në stacionin Shterpci se asnjë krim nuk duhet të harrohet, por as të hakmerret  për të. Me vendosjen e luleve në Parkun përkujtimor në Pobrezhje  është shënuar 21 vjetori kur nga treni i cili qarkullonte  në linjën Beograd –Tivar, në vendin Shtrpci janë kidnapuar dhe pastaj janë vrarë 19 civil , prej të cilëve 8 nënshtetas të Malit të Zi. Përfaqësuesi i forumit të boshnjakëve  Ceno Tuzoviq  ka theksuar se qëllimi i tyre kryesor është që krimi të fitojë formën e procesuimit dhe që të mos harrohet .

 

Partia Boshnjake - Krimi në Shtrpce , si edhe krimet tjera  gjithnjë e më tepër po harrohen

Krimi në Shtrpce , si edhe krimet tjera dhe viktimat gjithnjë e më tepër po harrohen, pesha e tyre përpiqet të relativizohet dhe kjo fletë se shoqëria nuk është në gjendje të ballafaqohet me të kaluarën , ka vlerësuar  Partia Boshnjake. Në Mal të Zi sot shënohet  21 vjetori kur nga treni i cili qarkullonte në relacionin Beograd Tivar,  në stacionin Shtrpci , janë kidnapuar dhe janë likuiduar 19 udhëtarë , boshnjak , qytetarë të Republikës federale të Jugosllavisë, ka theksuar Partia boshnjake.  Lidhur me ngjarjen tragjike para 21 viti sot ka reaguar edhe Partia Liberale. Ajo thekson se shumë autor të krimeve në Shtrpci kanë mbetur jashtë suazave ligjore dhe gjyqit dhe për këtë nuk ekziston ndonjë arsyetim i mjaftueshëm dhe i bindshëm.

 

Vuçiq, Rodiq e Vullin bëjnë fushatë në Lleposaviq

Zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Alleksandar Vuçiq  sot qëndron në Leposaviq, ku Partia Përparimtare e Serbisë, pritet të mbaj një miting parazgjedhor. Atë e kanë pritur  kryetarët e sapozgjedhur të katër komunave në veri të Kosovës. Ndërsa me të arritur, Vuçiq ka shkuar për të vizituar kishën e Shën Vasilit, ku priftërinjtë lokal i dhuruan atij një kryq. Sipas korrespondentes së Radio Evropa e Lirë në vendngjarje, në veri të Kosovës janë përforcuar masat e sigurisë, ndërsa në të gjitha rrugët shihet prani e shtuar e policisë, të cilat po e sigurojnë mbledhjen elektorale në Leposaviq. Ndërkaq  në Leposaviq qëndron edhe ministri serb i mbrojtjes, Nebojsha Rodiq, dhe ministri pa portofol Alleksandar Vulin. Me të nisur mitingu, i pari që ka dalë në tribunë ishte kandidati për deputet të Serbisë nga Leposaviqi, Alleksandar Jabllanoviq i cili ka thënë se “serbët në Kosovë, qëndrojnë në këmbët e veta fal Serbisë, Vuçiqit dhe njerëzve të cilët bashkë punojnë me të për formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe në Kosovë”. “Nuk ju kemi mashtruar më 3 nëntor, kur kemi thënë se duhet të dalim në zgjedhjet lokale. Serbia do të jetë aty ku është edhe serbi i fundit”, ka deklaruar Jabllanoviq.

 

Yatsenyuk konfirmohet si kryeministër, kërkon unitet

Arseniy Yatsenyuk, njëri prej top prijësve të demonstratave anti-qeveritare në Ukrainë, është konfirmuar si kryeministër i ri i shtetit. Parlamenti i Ukrainës e ka votuar me shumicë votash në seancën e sotme. Duke iu adresuar ligjvënësve, Yatsenyuk ka paralajmëruar vendime “jopopullore” për të zgjidhur krizën ekonomike që ka kapluar Ukrainën. Ai u zotua se do të nënshkruaj Marrëveshjen e Stabilizimin Asociimit me Bashkimin Evropian, por edhe se Kievi dëshiron të ketë partneritet me Rusinë. Yatsenyik tha se qeveria e tij do të ruaj unitetin territorial të Ukrainës, duke thënë se Krimea “është dhe do të mbetet pjesë e Ukrainës”.

 

NATO fton Rusinë të mos eskalojë tensionet në Krimea

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Anders Fogh Rasmussen tha sot se është i brengosur për zhvillimet në rajonin Krimea të Ukrainës dhe i ka bërë thirrje Rusisë që të mos ndërmarrë  ndonjë veprim i cili do të “eskalonte tensionet ose do të krijonte keqkuptime”. Persona të armatosur e të uniformuar kanë marrë  nën kontroll  sot në mëngjes parlamentin dhe qeverinë në gadishullin Krimea, ndërsa kanë vënë në këto godina flamurin rus. Polonia e ka quajtur këtë okupim të ndërtesave si një “hap i rrezikshëm”. Ky është një hap drastik, dhe po i paralajmëroj ata që e bënë këtë dhe ata që i lejuan ta bëjnë këtë, sepse kështu nisin konfliktet rajonale. Kjo është një lojë shumë e rrezikshme”, ka thënë ministri i punëve të jashtme të Polonisë, Radoslaw Sikorski në një konferencë për shtyp. Pas incidentit  të  sotëm në Krimea, ministria e jashtme e Ukrainës ka ftuar në bisedë ushtruesin e detyrës të ambasadorit  rus në Kiev. Sipas një komunikate nga qeveria në Kiev thuhet se atij i është përcjell porosia që të vendos urgjentisht kontakt ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës.

 

Yanukovych thotë se  e konsideron veten ende si kreun legjitim të shtetit

Në një porosi me shkrim drejtuar popullit të Ukrainës, presidenti i përmbysur Viktor Yanukovych thotë se ai e konsideron veten ende si kreun legjitim të zgjedhur të shtetit. Ai njofton se  i është kërkuar nga autoritetet ruse që të sigurojë veten nga veprimet e “ekstremistëve”. Në porosinë, të cilën ia dërgoi agjencive ruse të lajmeve, Yanukovych thotë se vendimet e marra nga parlamenti i Ukrainës janë të jashtëligjshme.

Sipas tij, rajonet jugore dhe jug-perëndimore nuk do të pranojnë mungesën e ligjit në vend, “ku ministrat zgjidhen nga turma e mbledhur në një shesh”. Yanukovych është përmbysur nga parlamenti i Ukrainës të shtunën e kaluar, pas tre muajsh  protestash   anti-qeveritare dhe trazirave të përgjakshme, që lanë të paktën 80 të vdekur. Mediat ruse citojnë burimet e tyre se Moska është duke siguruar mirëqenien e Yanukovych-it  brenda  territorit rus. Një portal rus raporton madje se Yanukovych gjendet në një sanatorium, në një paralagje të Moskës, mirëpo ky raport është hedhur poshtë nga zyrtarët në Kremlin.

 

SHBA fton Rusinë të jetë transparente

Rusia duhet të jetë transparente për manovrat ushtarake të cilat po i bënë përgjatë kufirit me Ukrainën, dhe të mos ndërmarrë  ndonjë hap i cili do të keqkuptohej, ose të çoj në “kalkulime të gabuara në këtë kohë delikate”, ka thënë  sot  sekretari amerikan i mbrojtjes Chuck Hagel. Presidenti i Rusisë Vlladimir Putin ka urdhëruar  dje 150 mijë trupa që të jenë në gjendje gatishmërie në një simulim ushtarak të luftës, në afërsi të Ukrainës. Ndërkaq, Rusia  sot ka vendos aeroplanët ushtarak në gjendje lufte. Hagel gjithashtu ka shtuar se Shtetet e Bashkuara presin që kombet e tjera t’a respektojnë sovranitetin e Ukrainës dhe t’i shmangen veprimeve provokative. “Për këtë arsye edhe po përcjell me vëmendje manovrat ushtarake përgjatë kufirit me Ukrainën, të cilat i kanë shpallur dje”, ka thënë Hagel gjatë një konference për shtyp në selinë e NATO-së. Hagel tha se në dy ditët e ardhshme shpreson se do të bisedojë me homologun e tij rus. Sekretari amerikan i shtetit John Kerry ka thënë  dje se Rusia do të bënte “një gabim të rëndë” nëse do të intervenonte ushtarakisht në Ukrainë, dhe ka thënë se SHBA-të janë duke analizuar mundësinë e dhënies së një kredie prej 1 miliardë dollarë për Kievin. Mediat ndërkombëtare ndërkaq raportojnë se ka pak gjasa që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj të NATO-së do të rrezikon një konfrontim ushtarak me Rusinë.

 

Merkel: S’mund t’i kënaqë të gjitha dëshirat e anglezëve për BE

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka porosit sot  Anglinë se ajo nuk mund të premtoj reforma fundamentale të Evropës, të cilat mund t’i plotësojnë të gjitha dëshirat e britanikëve.

Duke folur në gjuhën angleze para ligjvënësve nga të dyja dhomat e parlamentit të Anglisë, Merkel tha se ajo ka kuptuar se ka pritje të mëdha për fjalimin e saj. “Disa presin që fjalimi im të hapë rrugën për reforma fundamentale të arkitekturës evropiane, të cilat do të kënaqnin të gjitha llojet e dëshirave aktuale ose të pritura të britanikëve. Kam frikën se do të dëshpërohen”, ka thënë Merkel.

 

Vdesin nëntë, plagosen dhjeta nga shpërthimi në Doha

Disa njerëz kanë vdekur dhe dhjeta janë lënduar nga shpërthimi në një restorant me specialitete turke në kryeqytetin e Katarit, Doha. Televizioni shtetëror i Katarit raporton se të paktën nëntë persona janë vrarë nga ky shpërthim që ngjau  sot  e i cili besohet se u shkaktua nga një bombul gazi. Të paktën 32 persona raportohet se janë lënduar. Disa prej tyre janë në gjendje kritike. Kryeministri i Katarit, Sheiku Abdullah bin Nasser al-Thani, i cili është edhe ministër i brendshëm, tha se “masat paraprake të sigurisë” janë vënë në zbatim në këtë zonë, përderisa hetuesit të gjejnë shkakun e saktë të shpërthimit. Mediat e huaja raportojnë se dëmet në këtë restorant janë të mëdha, ndërsa edhe disa makina përreth tij janë dëmtuar.

 

Protestuesit në Bangkok gati për debat me qeverinë

Suthep Thaugsuban, që është udhëheqësi i protestave në Tajlanda ka thënë se është i gatshëm që të negociojë me kryeministren e shtetit për t’i dhënë fund krizës politike. Por kjo me një kusht, që negociatat të zhvillohen kokë me kokë, dhe se ato të jenë të transmetuara drejtpërdrejta nga televizionet. Suthep është në krye të protestave, që kanë dridhur Bangkokun  tash e katër muaj. Ai po bënë përpjekje që të rrëzoj nga pushteti kryeministren Yingluck Shinavatra, dhe ta heq qafe sistemin e deritashëm politik, i cili ndikohet nga vëllai i saj, ish-kryeministri Thaksin Shinavatra, i cili është në arrati. “Jam gati të negociojë me Yingluck, por me kusht se kjo është në të mirë të kombit, e jo për qeverinë e Thaksinit”, ka thënë  Suthep për mediat lokale.

 

Vdesin të paktën 10 veta nga shpërthimi në Mogadishu

Shpërthimi i një makine bombë, që ngjau  sot në afërsi të një kafeterie në kryeqytetin somalez Mogadishu, ka shkaktuar vdekjen e të paktën dhjetë personave, njofton policia. Kjo kafeteri gjendet shumë pranë shtabit të përgjithshëm të shërbimeve inteligjente në Somali. “Kemi konfirmuar të paktën 10 të vdekur nga shpërthimi i bombës”, ka thënë për agjencinë franceze të lajmeve  Ahmed  Mumin, një zyrtar policor. “Mirëpo, numri i të vdekurve mund të rritet, meqë ka shumë të plagosur, ka shtuar ai. Në anën tjetër, agjencia Reuters raporton se nga ky shpërthim kanë vdekur tetë persona. Ende askush nuk ka marr përgjegjësinë për këtë sulm.

 

AI: Disa vrasje të palestinëzëve nga Izraeli janë krime lufte

Përdorimi i “pamatur” i forcës nga ushtria dhe policia izraelite në Bregun Perëndimor të okupuar, ka rezultuar me vdekjen e 45 palestinezë në tri vitet e fundit, dhe ato mund të përbëjnë krime lufte, ka thënë sot Amnesty International. Ky grup për të drejtat e njeriut, thotë se nga janari i vitit 2011, 261 palestinez, në mesin e të cilëve  67 të mitur, janë plagosur me armë të zjarrit. Afro 8,500, përfshirë 1,500 të mitur, janë plagosur nga plumbat e gomës, plumba të metalit dhe gazi lotsjellës. “Në disa prej këtyre rasteve, që Amnesty International i ka ekzaminuar dhe dokumentuar, del se palestinezët e vrarë nga ushtria izraelite, ishin viktima të vrasjeve të qëllimshme, dhe nëse është kështu, këto vrasje do të paraqisnin krime lufte”, tha ky grup. Sipas kësaj organizate, disa viktima janë vrarë nga prapa “që sugjeron se ata ishin shënjestër përderisa po iknin, dhe nuk  përbënin kërcënim real” për forcat izraelite. Ky grup ka akuzuar Izraelin që ka dështuar të hetojë si duhet këto raste të përdorimit të jashtëligjshëm të forcës, duke mos i ndëshkuar ushtarët dhe policinë e vet. Amnesty International i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Evropës që të pezullojë të gjithë transferin e municionit, armëve dhe pajisjeve të tjera të Izraelit.

 

Pheniani lanson raketa në det

Koreja e Veriut ka lansuar katër raketa të rrezes së shkurtër të cilat kanë përfunduar në bregun lindor të këtij shtetit, lajmëron ministria koreano-jugore e mbrojtjes. Raketat kishin rreze të veprimit deri në 200 kilometra. Edhe pse Koreja e veriut teston rregullisht raketa të tilla, ende nuk është e qartë nëse incidenti i mbrëmshëm  ishte test apo jo. Pheniani zyrtar ka protestuar më herët kundër ushtrimeve të përbashkëta ushtarake ndërmjet  Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut, të cilat nisën këtë javë.

 

Nesër mot i vranët dhe  me reshje

Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot kryesisht i vranët por i thatë. Frynë erë e dobët nga drejtime të ndryshme.

     Temperaturat : Ulqin 15, Podgoricë e Tivar 14, Rozhaj 13, Budvë, Plevle e B. Pole 12, Tivat , Kollashin e Mojkovac 11, Nikshiq , Shavnik e Plavë 10, Cetinë 9 dhe në Zhablak 6 g.

         Për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët , në jug dhe Bregdet me reshje të shiut, kurse në veri me borë dhe skllotë kryesisht në orët e pas ditës. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, pasdite e fortë jugore.

         Temperatura e e mëngjesit prej -1 deri në 8, kurse më e larta e ditës prej 4 deri në 14 g. C. 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се