Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

26. 02. 2014. 17:01   >>  17:04

LAJMET 26.02.2014

26.02.2014

Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e autostradës

Marrëveshja bazë  dhe Kontrata për ndërtimin projektimin, blerjen dhe vendosjen e pajisjeve dhe të materialit për Autostradën Tivar-Bolare , respektivisht për aksin prioritare nga Smokovci deri në Matashevë ,është nënshkruar sot në Podgoricë. Dokumentet në emër të Qeverisë së Malit të Zi i ka nënshkruar ministri për komunikacion dhe detari ,Ivan Brajeviq dhe përfaqësuesit e kompanisë kineze Çhina Road and Brigde Corporation – CRBC. Ministri Ivan Brajeviq, ka deklaruar se beson se e tërë procedura do të përfundojë së shpejti dhe ka përsëritur se punët duhet të fillojnë në pranverë .

Duke komentuar deklaratën e ambasadorit gjermanë Pius Fisher se autostrada nuk do të paguhet , Brajoviq ka theksuar se nuk dyshon në qëllimet e mira të Fisherit ,por as nuk dyshon në arsyetueshmerinë ekonomike të projektit. Ambasadori kinezë në Mal të Zi Zhaolin ka përgëzuar nënshkrimin e marrëveshjes për ndërtimin e autostradës  dhe ka shtuar se hapi i ardhshëm është nënshkrimi i kontratës për financim. Kontratat e nënshkruara do ti dërgohen Kuvendit në procedurë dhe deputetët për to do të deklarohen në seancën e rregullt.

 

Gucia komuna e 23  e Malit te Zi

Gucia është komune e re e Malit te Zi ne baze te ndryshimeve te Ligjit për organizimin territorial, te cilin e kane miratuar sot deputetet e Parlamentit republikan .Për miratimin e Ligjit kane votuar 53 deputete ,kurse i përmbajtur ishte përfaqësuesi i klubit te partive shqiptare ,Genci Nimanbegu. Ne mbledhje nuk morën pjese deputetet e Frontit demokratik, për shkak te bojkotimit te punës se Parlamentit. Ministri për pune te brendshme Rashko Konjeviq i përgëzoi banoret e Gucisë për iniciativën dhe sic ka theksuar,për faktin se me miratimin e këtij ligji Gucia e fiton ose e kthen komunën. Konjeviq ka theksuar po ashtu se Ministria e punëve te brendshme është e hapur edhe për formimin e komunave tjera te reja dhe nuk do ta pengoje këtë procedure.

 

Nuk do ta bojkotojnë Parlamentin

Kryesia e Malit te Zi pozitiv ka vendos te mos e bojkotoje punën e Parlamentit. Ata kane vlerësuar se nuk është racionale te bojkotohet puna e Parlamentit dhe ne ketë mënyre ti jepet hapësire plotësuese pushtetit për blerjen e kohës dhe manipulimin me opinionin. Me pare Fronti demokratik i ka bere ftese opozitës qe ti bashkohen ne bojkotimin e Parlamentit ,pasi qe e kane braktisur atë për shkak te mosmiratimit te Kodit zgjedhore. Ne mbledhjen e mbrëmshme te kryesisë njëzëri është theksuar se bojkoti nuk është zgjidhje e situatës e cila është rezultat i opstrukcionit te PDS ne procesin e miratimit te ligjeve nga sfera e legjislaturës zgjedhore.

 

Qasja pa leje vetëm për zyrtarët e lartë të shtetit

Presidenti  i  shtetit  dhe kryetarët e Kuvendit dhe të Qeverisë së Malit të Zi mund të kenë qasje në të dhënat sekrete të NATO-s, pa leje për shikimin e të dhënave sekrete, parashihet me plotësimet e Ligjit për fshehtësinë e të dhënave. Propozimin e këtij Ligji e ka vërtetuar Qeveria dhe tani gjendet në procedurën kuvendore. Shkak për sjelljen e Ligjit janë rekomandimet e NATO-s  të theksuara në Raportin për progresin e pjesëmarrjes të Malit të Zi në Programin e partneritetit për paqe për vitet 2012-13, të cilat bazohen në faktin se me ligjin për të dhënat sekrete janë paraparë numër i madh i individëve të cilët kanë qasje në të dhënat sekrete par leje speciale. Propozim ligji për plotësimin e Ligjit për të dhënat sekrete është harmonizuar me vendimin e Këshillit të UE për dispozitat e sigurisë për mbrojtjen të dhënave sekrete të UE.

 

Pejanoviq-Gjurishiq ne takimin me shtetet jo anëtare ne NATO

Ministrja e mbrojtjes Milica Pejanoviq-Gjurishiq do te marre pjese ne mbledhjen e këshillit te Aleancës me vendet jo anëtare ne NATO ,kontribuuese ne misionin ISAF ,e cila sot dhe nesër mbahet ne shtabin e Aleancës ne Bruksel.

Sic është kumtuar ,mbledhjen do ta kryesoje sekretari i përgjithshëm i NATO-s ,Anders Fog Rasmusen. Teme e takimit është procesi i tranzicionit dhe marrja e plote e pergjegjesise për sigurinë ne Afganistan nga ana e forcave nacionale te sigurisë.

 

Nesër do të shënohet përvjetori i kidnapimit të rrugëtarëve

Në Podgoricë dhe në Bjello Pole nesër do të shënohet 21 .vjetori i kidnapimit dhe likuidimit të 19 udhëtarëve nga treni Llovqen në Hekurudhën Beograd-Tivar. Me rastin e 21. vjetorit nga krimi në Shtrpce , kidnapimi dhe likuidimi i 19 udhëtarëve , përfaqësuesit e Forumit të boshnjakëve do të vendosin lule në pllakën përkujtimore kushtuar viktimave civile në Pobrezhje – në Podgoricë,ka kumtuar Forumi boshnjak. Në kumtesë theksohet ,se me kërkesën e familjareve të viktimave, në Bjello Pole do të hapet ekspozita e punimeve artistike të cilat kanë arritur në Konkursin për zgjidhjen ideore të një përmendore kushtuar viktimave të kidnapimit e cila së shpejti do të ndërtohet në qendër të këtij qyteti .

 

Shpallet bankrotoi  në Minierën e Boksitit

Gjyqi afaristë ka shpallur sot bankroton në Minierën e boksitit në Niskhiq. Në vendimin për bankroto ,theksohet se ai shpallet sepse askush brenda afatit ligjor , i cili ka skaduar me 19 .shkurt ,nuk e ka dorëzuar planin për riorganizimin e ndërmarrjes . Sipas ligjit , nëse nuk dorëzohet plani për riorganizim në afatin prej 90 ditëve duke filluar prej futjes së falimentimit , në mënyrë automatike shpallet bankroti. Vendimin për bankroto e ka sjell gjykatësi Ivan Kovaçeviq, kurse drejtori në falimentim dhe këshilli i aksionarëve kanë të drejtë ti ankohen Gjyqit të apelit brenda 8 ditëve. Gjykatësi Ivan Kovaçeviq, me kërkesën e Bankës Komerciale malazeze , për shkak të borxhit prej 1.6 milion euro ka shpallur me 19 .nëntor të vitit të kaluar falimentimin në këtë ndërmarrje.

 

Sharanoviq dhe Kolenshiq nuk do ti dozohen Serbisë

Gjyqi i apelit e ka vërtetuar vendimin e gjyqit te larte ne Podgorice me te cilin refuzohet dorëzimi i nënshtetasve malazez Sllobodan Sharanoviq dhe Ratko Kolenshiq pushtetit te Serbisë i cili i akuzon për shkak te dyshimit se kane marre pjese ne vrasjen e nënshtetasit te Serbisë Nikolla Bojoviq, i cili është vra me 29. prill ne Beograd,njofton Portali Analitika. Gjyqi i larte kishte sjell vendimin me 29. janar ne te cilën ishte ankuar prokuroria .Ndërkaq gjyqi apelit e ka vërtetuar vendimin e gjyqit te larte ne mbledhjen e mbajtur me 21. shkurt.

 

Marrëveshje për veriun, Thaçi: Drejtësia si në të gjithë Kosovën

Shefi i Qeverisë në Prishtinë, Hashim Thaçi paralajmëroi marrëveshje për sistemin e Drejtësisë në veri të Kosovës gjatë takimit të ardhshëm me kryeministrin serb, Ivica Dacic në Bruksel. Dy kryeministrat të përfshirë në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, nuk arritën të merren vesh për këtë çështje në takimin e fundit në mes të shkurtit.

Por, gjatë një bashkëbisedimi të drejtpërdrejt  me qytetarët në facebook të titulluar "Shkruaj Thaçit, kryeministri i Kosovës ka thënë se së shpejti do të ketë një tjetër takim mes tij dhe kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq, në Bruksel."Do të merremi vesh edhe për sistemin e drejtësisë dhe veriu i Kosovës do të jetë dhe do funksionojë sikur e gjithë Kosova evropiane", ka thënë Thaçi. Më herët ai kishte deklaruar se qëndrimet për sistemin e drejtësisë në veri ishin përafruar me atë të palës serbe. Është diskutuar e gjithë korniza sa i takon funksionimit të drejtësisë dhe, sipas Thaçit, të gjitha këto përafrime janë bërë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Tashmë pritet të ketë një finalizim të marrëveshjes nga ana e dy kryeministrave. I pyetur se çfarë po bëhet në lidhje me veriun e Kosovës, Thaçi ka kujtuar se me urdhër të tij, më 25 korrik të vitit 2011, Policia e Kosovës ka marrë nën kontroll pikat 1 dhe 31 në veri.

 

Takohen Mustafa e Haradinaj për të rrëzuar qeverinë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, janë takuar mëngjesin e sotëm në Prishtinë, ku kanë diskutuar rreth bashkërendimeve të aktiviteteve opozitare. Pas takimit që zgjati rreth një orë në një restorant të Prishtinës, Mustafa e Haradinaj treguan për Klan Kosovën rrugët që do t’i ndjekin për të rrëzuar qeverinë Thaçi. Ata treguan edhe për hapat që do t’i merr LDK-ja për mocionin e AAK-së dhe koalicionin e mundshëm pas zgjedhor.

 

Kurz: Dialogu duhet të vazhdojë

Ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz, ka thënë se, pavarësisht se kush do të jetë në qeverinë e ardhshme të Serbisë, është në dorën e tyre që të vendosin prioritetet për rrugën e tyre evropiane. Ai thotë, siç raporton RTK, se dialogu me Prishtinën duhet të vazhdojë dhe rezultatet që dalin nga ky dialog, duhet të implementohen. Ministri austriak, sot viziton Beogradin, ndërsa nesër ai shkon në Prishtinë.

 

Iljaz Halimi kandidat i PDSH-së për president

Iljaz Halimi është kandidati presidencial i PDSH-së, bëri të dituri në konferencë për media vetë kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi.  Halimi do të jetë kandidati i vetëm shqiptar në zgjedhjet presidenciale ne Maqedoni, pasi PDSH-ja para dy ditësh mori vendimin për pjesëmarrje në zgjedhjet presidenciale.  Për kandidaturën e tij duhet të mblidhen 10.000 nënshkrime deri më 3 mars.

 

Ukrainë: Protesta rivale në Krime

Grupe rivale protestuesish janë mbledhur jashtë parlamentit të Krimesë. Qindra aktivistë pro-rusë janë duke protestuar kundër qeverisë së re të Ukrainës, e cila ka ardhur në pushtet pas protestave antiqeveritare që kanë rrëzuar presidentin Viktor Yanukovych, të shtunën. Protestuesit kërkojnë rikthim në Kushtetutën e Krimesë të vitit 1992, e cila i ka dhënë gadishullit më shumë autonomi. Në protesta janë ngritur edhe qindra tatarë të Krimesë që mbështesin udhëheqjen e re në Kiev dhe kundërshtojnë ndarjen e mundshme të Krimesë nga Ukraina. Parlamenti i Krimesë pritet të diskutojë sot krizën në një seancë të jashtëzakonshme.

 

Putin urdhëron stërvitje luftarake

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka urdhëruar disa stërvitje urgjente, për të testuar gatishmërinë luftarake të forcave të armatosura në Rusinë qendrore dhe perëndimore. Ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka thënë se Putini ka lëshuar urdhrin paraditen e sotme. Stërvitjet vijnë derisa vazhdojnë tensionet në Ukrainë, fqinjin perëndimor të Rusisë, pas përmbysjes së presidentit Viktor Yanukovych.

 

Egjipt: 26 ‘terroristë’ dënohen me vdekje

Një gjykatë në Egjipt ka dënuar me vdekje 26 persona, të cilët ngarkoheshin me akuzat për krijimin e një ‘grupi terrorist’, i cili kishte për qëllim të sulmonte anijet që lundronin në Kanalin e Suezit. Sipas gjyqtarëve egjiptianë, burrat gjithashtu akuzoheshin për prodhimin e raketave dhe mjeteve shpërthyese.  Të pandehurit janë gjykuar në mungesë, raporton Reuters. Shpallja e dënimeve vjen një ditë pas zotimit të Ibrahim Mahlab-i cili ka marrë përsipër detyrën e krijimit të qeverisë- se do të ‘shkatërrojë terrorizmin në të gjitha skajet e vendit’. 

 

Hagel takon ministrat e NATO-s

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel, takon sot në Bruksel ministrat e Mbrojtjes të NATO-s për të diskutuar hapat e ardhshëm në Afganistan. Takimi ndodh një ditë pasi Shtëpia e Bardhë ka urdhëruar Pentagonin që të përgatisë tërheqjen e të gjithë 33,000 trupave amerikane nga Afganistani deri në fund të këtij viti. Presidenti Barack Obama ka urdhëruar këtë veprim pasi presidenti afgan, Hamid Karzai, ka lënë të kuptohet se nuk do të nënshkruajë marrëveshjen e sigurisë me SHBA-në, para se të përfundojë mandatin në prill. Kjo marrëveshje do të parashihte kushtet e qëndrimit të disa forcave amerikane edhe pas fundit të vitit 2014. Karzai ka kërkuar disa lëshime nga Uashingtoni për paktin e sigurisë.

 

Mbërrin në 43 numri i të vrarëve në një shkollë në Nigeri

Ka arritur në 43 numri i të vrarëve nga sulmi në një shkollë në veri të Nigerisë. Sulmi i së martës ka ndodhur në shkollën e mesme, Buni Yadi, dhe ka pasur në shënjestër vetëm meshkujt. Militantët e grupit Boko Haram, që në përkthim do të thotë ‘edukimi perëndimor është mëkat’, janë të dyshuar. Mbi 300 njerëz besohet se janë vrarë këtë muaj në Nigeri, në sulme që lidhen me Boko Haram-in. Qeveria e Nigerisë dhe e Shteteve të Bashkuara e kanë shpallur këtë grup organizatë terroriste.

 

Nesër mot i vranët

Sot ne Mal te Zi ka mbajtur mot me diell dhe relativisht i nxehte. Frynë ere e dobët jugore. Temperaturat:Budve 17 g,Podgorice e Ulqin 16,Tivar e H.Novi 15,Berane e Plave 14 ,Tivat,Nikshiq ,B.Pole e Rozhaje 13 ,Plevle e Mojkovac 12,Kollashin e Shavnik 11,Cetine 10 dhe ne Zhablak 8 g. Për nesër parashihet te mbaje mot kryesisht i vranët ,por i thate .Do te fryje ere e dobët deri mesatare nga drejtimet jugore. Temperatura e mëngjesit prej – 3 deri ne 8,kurse me e larta e ditës prej 6 deri ne 16 g.c.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се