Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

25. 02. 2014. 17:37 >> 17:58

LAJMET 25.02.2014

25.02.2014

Pa anëtarësim në NATO nuk ka siguri dhe investime

Antarësimi në NATO nënkupton sigurinë dhe pa të nuk mund të ketë investime, ka theksuar sot presidenti bullgar Rosen  Plevneliev , i cili qendon për vizitë zyrtare në Mal të Zi. Ai pas bisedimeve me presidentin e Malit të Zi Filip Vujanoviq në Cetinë ka theksuar se kur vendi është i sigurt ka edhe investime nga jashtë dhe krijohen vende të mira të punës.

Ai duke folur për vendin e tij si anëtarë të NATO=s ka theksuar se para anëtarësimit  borxhi i shtetit ishte qindë për qind i bruto të ardhurave nacionale kurse 10 vjet më vonë vetëm 16 për qind. Presidenti Vujanoviq   ka theksuar se Bullgaria është anëtare e NATO-s duke shtuar se Mali i Zi pret ndihmë nga ky vend për integrimet në Aleancë. Bashkëbiseduesit kanë vlerësuar se ekzistojnë edhe shumë projekte të cilat duhet të realizohen së bashku . Për ndryshe presidenti bullgar sot bisedon edhe me kryetarin e Kuvendit Ranko krivokapiq dhe me kryeministrin Millo Gjukanoviq kurse nesër do të qëndrojë në Kotorr ku do të ketë një drekë punuese me kryetarin dhe përfaqësuesit e Odës ekonomike të Malit të Zi.

 

Ministri i jashtëm qipriot viziton Malin e Zi

Anëtarësimi në UE vlerësohet në bazë të rezultateve individuale të çdo shteti dhe rezultatet që Mali i Zi i ka arritur janë të mira dhe të rëndësishme , ka thënë  ministri për punë të jashtme i Qipros Joanis Kasulides .

Ministri për punë të jashtme dhe integrimet evropiane i Malit të Zi Igor Llukshiq ka biseduar sot me ministrin qipriot Kasulides. Llukshiq ka theksuar se dy vendet zhvillojnë marrëdhënie të mira miqësore dhe se vizita e ministrit Kasulides është rast që të bëhet shkëmbimi i mendimeve për mënyrat se si këto marrëdhënie të avancohen dhe të intensifikohet bashkëpunimi. 

 

Pro dhe kundër  anëtarësimit në NATO

Çështja e NATO-s meriton të gjendet në debatin parlamentarë dhe përfaqësuesit e të gjitha partive do të duhej që në këtë temë të komunikojnë me votuesit e vetë në terren , kanë theksuar përfaqësuesit e partive parlamentare  në konferencën për rolin e Kuvendit në procesin e integrimeve evropiane. Shefi i klubit të deputetëve të PDS Millutin Simoviq ka theksuar se pret lajme të mira nga samiti i NATO-s në Uells.

Ai konsideron se është mirë që në këtë fazë të intensifikohet komunikimi dhe të jepet mundësia të sqarohen të gjitha përparësitë që anëtarësimi i bartë me vete , por edhe të përmenden dilemat e mundshme, ka theksuar Simoviq. PDS zhvillon një komunikim intensiv me infrastrukturën e vetë partiake në terren dhe ka rekomanduar se do të ishte mirë që të gjitha partitë të dalin nga kabinetet e veta komode dhe të fillojnë komunikimin me votuesit . Lideri i Frontit Demokratik Miodrag Lekiq ka theksuar se në këtë aleancë kanë komponenta të cilat përpiqen për neutralitet dhe që kanë argumentet e veta , por ekzistojnë edhe grupime të cilat synojnë integrimin në NATO duke theksuar se ai e respekton këtë dualizëm. ka theksuar Lekiq. 

 

Roli i parlamenteve në procesin e integrimeve në NATO

Kuvendi akoma nuk është përfshirë në mënyrën më të mirë në dialogun për anëtarësimin në NATO kështu që deputetët duhet tu dërgojnë mesazhe të qarta votueseve të vetë , pa marr para sysh konceptin të cilin e rekomandojnë u tha në Konferencën për rolin e parlamenteve në procesin e integrimeve euro-atlantike. Konferencën e ka organizuar  Qendra për tranzicionin demokratik dhe Parlamenti nën patronazhin e ambasadës gjermane në Podgoricë.

Kryetari i parlamentit Ranko Krivokapiq ka theksuar se NATO  për Malin e Zi nuk ka alternativë dhe është e vetmja mundësi për shtetin tonë . Mali i Zi është i vetmi shtet prej Portugalisë deri në Stamboll pa mbrojtjen e NATO-s , andaj ky mozaik duhet të rregullohet, ka theksuar Krivokapiq.

 

Filip Vujanoviq ka nënshkruar pakon e ligjeve

Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq ka nënshkruar pakon e ligjeve zgjedhore të cilat i ka miratuar parlamenti në javën e kaluar ,në mesin e të cilëve edhe ligjin për financimin  e partive politike. Ky ligj nuk ka pëlqimin e të gjithëve dhe mbetet të shihet se si do të vendos gjyqi kushtetues ka theksuar Vujanoviq.

Ligji për financimin e partive politike me të cilin siç është sqaruar pengohet  shfrytëzimi i resurseve shtetërore gjatë  fushatave parazgjedhore është miratuar me votat e Partisë social demokratike dhe të opozitës. Deputetët e PDS të  cilët kanë votuar kundër  konsiderojnë se disa dispozita të ligjit nuk janë kushtetuese dhe kanë paralajmëruar se do ti ankohen Gjyqit kushtetues.

 

KNS kërkon të mos miratohet ligji  zgjedhor

Me miratimin e propozim ligjit për zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve serbët nuk do të mund ti shfrytëzojnë të drejtat e pakicave dhe këshilli nacional serbë pas miratimit të këtij akti ligjor do të dorëzojë iniciativën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së tij. Siç është paralajmëruar Këshilli nacional serbë do të kërkojë nga presidenti Vujanoviq që të mos e shpallë këtë ligj për shkak të, siç theksojnë , diskriminimit të serbëve. Siç kanë vlerësuar me sjelljen e këtij ligji vetëm serbët do të pengoheshin që ti shfrytëzojnë edhe të drejtat e pakicave edhe pse , siç theksojnë në kushtetutë kanë trajtim identik me bashkësitë tjera nacionale.

 

Marrëveshja për ndertimin e aksit Smokovac-Matashevo do të nënshkruhet nesër

Marrëveshja dhe kontrata për ndërtimin , projektimin dhe sjelljen e paisjeve dhe të materialit për ndërtimin e autostradës Tivar-Bolare, respektivisht të aksit prioritar  Smokovac-Matashevo do të nënshkruhet nesër.

Dokumentat do ti nënshkruajnë ministri për komunikacion dhe detari Ivan Brajoviq dhe përfaqësuesit e kompanisë kineze . Bisedimet me ekspertët e firmës kineze kanë filluar me 10 janar. Kontrata është nënshkruar me një shkurt . Me kontratë është paraparë që pjesa e parë e rrugës Smokovc Matashevë do të kushtojë 809.58 milion euro.

 

Turchinov: Ka shenja të rrezikshme për ndarje të Ukrainës

Presidenti në detyrë i Ukrainës, Oleksandr Turchinov ka thirr sot në një takim urgjent, të gjitha agjencitë e forcave të rendit për të diskutuar atë që e përshkruajti si “shenja të rrezikshme seperatizmi”.

Sipas zyrës së tij, ky rrezik është vërejtur në rajonet të cilat janë përkrahëse të presidentit të përmbysur Viktor Yanukovych. Oleskander Turchinov, që është edhe kryetar i Parlamentit të Ukrainës, nuk ka dhënë asnjë detaj për këto rreziqe kur njoftoi ligjvënësit për këtë takim urgjent. Disa deputet ndërkaq kanë paralajmëruar se Ukraina mund të shpërbëhet për shkak të brengave që kanë rajonet e banuara me shumicë ruse, në lindje dhe jug të shtetit.
Në anën tjetër, Parlamenti i Ukrainës ka shtyrë sot afatin për dy ditë për formimin e qeverisë së unitetit, e cila është dashur të kompletohet  sot.

 

Deputetët rus premtojnë pasaporta në Krimea

Një grup i deputetëve rus ka vizituar sot rajonin Krimea të Ukrainës, ndërsa popullatës lokale, i premtojnë pasaporta të Rusisë, lajmërojnë mediat lokale. Raportohet se këtë grup është duke e udhëhequr Leonid Slutsky, që është kryetar i komitetit për punë të jashtme në Dumën Ruse.
Krimea është një rajon me popullatë shumicë ruse, e cila ka ndenja pro-moskovite.  Sot  janë ngjallë spekulime se rajone të shumta në lindje dhe jug të Ukrainës, po kërkojnë që të ndahen nga Ukraina. Krimea është edhe vendi ku qëndron Flota Ruse.

 

Ashton kërkon qeveri gjithëpërfshirëse në Ukrainë

Shefja e diplomacisë evropiane Catherine Ashton, i ka bërë thirrje Rusisë të martën, që të sillet si një fqinj i mirë karshi Ukrainës, dhe ta lë këtë shtet të ecën përpara në rrugën që zgjedh vet.Në një paraqitje të Ashton para medieve në Kiev, apo ka shfaqur “përkrahje të fuqishme” për prijësit e ri politik të Ukrainës. Ashton ndërkaq bëri thirrje edhe që autoritetet e reja në Ukrainë të formojnë sa më parë një qeveri gjithëpërfshirëse.

“Ne presim që të formohet shumë shpejt qeveria e re. Natyrisht, e cila duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe të ketë ekspertizën aq shumë të nevojshme. Kjo qeveri duhet të ketë, si një zgjidhje afatgjate politike ashtu edhe një plan kredibil ekonomik”, ka thënë ajo. Ajo është zyrtarja e parë e lartë e huaj e cila viziton Ukrainën pasi parlament përmbysi presidentin Viktor Yanukovuch të shtunën, tre muaj pas protesta anti-qeveritare. Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov tha të martën se Ukraina nuk duhet të detyrohet që të zgjedhjet ndërmjet të lidhjeve më të afërta me Rusinë ose Perëndimin.

 

Klitschko lajmëron kandidaturën për president

Vitaly Klitschko, boksieri ukrainas, i shndërruar në politikan, ka lajmëruar të martën se do të garojë për të parin e shtetit në zgjedhjet e 25 majit, raportojnë mediet ndërkombëtare. “Do të garoj për postin e presidentit të Ukrainës, sepse besoj fuqishëm se rregullat e lojës, duhet të ndryshojnë në Ukrainë”, i ka thënë ai gazetarëve në Kiev.

Data për zgjedhjet presidenciale në këtë shtet u caktuan pas përmbysjes së presidentit Viktor Yanukovych, i cili u largua të premten nga Kievi, pas shpërthimit të përleshjeve ndërmjet të protestuesve anti-qeveritar dhe policisë. Mbi 80 veta kanë vdekur në trazirat që Kiev javën e kaluar. 42 vjeçi Klitschko, është ish kampion bote në kategorinë. Ai është bërë një prej liderëve kryesor opozitar duke luftuar në krah me dhjeta mijëra protestuesve për kauzën e largimit të Yanukovych-it nga pushteti.

 

Boko Haram djeg për së gjalli 29 nxënës

Militant  të armatosur  të grupit  islamist Boko Haram kanë sulmuar  mbrëmë, një konvikt  të shkollës, duke vrarë 29 nxënës, njoftuan sot autoritetet. Shumica e fëmijëve, sipas forcave të rendit, kanë vdekur nga flakët që përfshinë konviktin ku ishin ata të vendosur. “Disa nga trupa të studentëve janë bërë hi”, tha komisari i policisë Sanusi Rufai. Sulmi ka ndodhur në shkollën e mesme Buni Yadi që gjendet në shtetin Yobe, në afërsi të qytetit Damaturu. Të gjitha viktimat ishin djem. Boko Haram, që në përkthim do të thotë “arsimi perëndimor është mëkat”, ka sulmuar edhe më parë në të kaluarën institucionet shkollore. Një sulm i përmasave të këtilla është kryer edhe në qershor të vitit të kaluar në fshatin Mamudo, ku u vranë 22 nxënës.

 

Mahlab do të formojë qeverinë e re në Egjipt

Ministri egjiptian i strehimit, në dorëheqje, Ibrahim Mahlab njoftoi sot se i është kërkuar që të formojnë qeverinë e re, shkruan gazeta shtetërore Al-Ahram në portalin e saj. Mahlab ka folur për këtë medium pas takimit që pati  me presidentin e përkohshëm të Egjiptit  Adly  Mansour, i cili edhe formalisht i ka kërkuar që të formojë kabinetin e ri qeveritar.
Sipas gazetës egjiptiane, Mahlab ka thënë se do të nis menjëherë konsultat për formimin e kabinetit të ri. Qeveria e kryeministrit Hazem el-Beblawi ka thënë dje  dorëheqje. Beblawi është caktuar në krye të qeverisë së Egjiptit në muajin korrik të vitit të kaluar, pak ditë pasi ushtria largoi nga pushteti presidentin Mohammad Morsi.

 

Erdogan reagon, thotë se po e sulmojnë

Kryeministri i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka dënuar  sot  audio-regjistrimet e publikuara të bisedës me djalin e tij, ku flasin për largimin e një shume të madhe parash, duke thënë se biseda është e rreme dhe se ajo përbënë një “sulm të ndyrë” kundër tij.

Erdogan i bëri këto komente para ligjvënësve të Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit, të cilës i takon.
Lideri i opozitës Devlet Bahceli, që drejton Partinë e Veprimit Nacionalist, të djathtës ekstreme duke komentuar këto inçizime të publikuara në internet, tha se ato janë “marramendëse” ndërsa i ka bërë thirrje prokurorisë dhe organeve të tjera gjyqësore që të intervenojnë. Partia Republikane Popullore, e cila është edhe subjekti kryesor opozitar, ka zhvilluar  mbrëmë një  takim, pas daljes në shesh të kësaj bisede. Ky subjekt politik i ka bërë thirrje kabinetit qeveritar që të dorëhiqet pa humbur kohë.

 

Angli: Arrestohen 4 të dyshuar se përkrahin terrorizmin

Tre burra dhe një grua janë arrestuar  sot në Angli “nën dyshimin se janë të ndërlidhur me terrorizëm në Siri”, njoftoi policia. Të katërtit janë arrestuar në shtëpitë e tyre në jug-perëndim të Birminghamit, që është qyteti i dytë më i madh në Anglinë qendrore, njoftoi policia në West Midlands.
Një burrë 45 vjeç është arrestuar me dyshimin se ka marr pjesë në një trajnim në kampet terroriste dhe se ka qenë përkrahës i terrorizmit jashtë kufijve britanik. Gruaja 44 vjeçe dhe i biri i saj 20 vjeçar, po mbahen nën dyshimin se kanë përkrahur terrorizmin jashtë kufijve. Të njëjtat akuza rëndojnë edhe mbi burrin tjetër 36 vjeç. Njësitë anti-terroriste kanë bastisur të tri shtëpitë, ndërsa kanë marr nga atje pajisje elektronike për analiza forenzike. “Të katër të dyshuarit janë të lidhur mes vetes”, ka thënë Shaun Edwards që udhëheq këto hetime. “Ata janë mirë të përgatitur dhe kanë informata të ndieshme të inteligjencës”, ka shtuar ai.

 

Irani s'është kërcënim vetëm për Izraelin, thotë Merkel

Gjermania e sheh Iranin si një kërcënim potencial, jo vetëm për Izraelin, por edhe për vendet evropiane, ka deklaruar të martën kancelarja gjermane Angela Merkel. Gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanyahu në Jerusalem, Merkel ka thënë se Gjermania megjithatë do të vazhdojë të jetë pjesë e përpjekjeve perëndimore me Iranin për kontrollimin e programit nuklear të Teheranit.

“Ne e shohim këtë kërcënim, jo vetëm si kërcënim për shtetin e Izraelit, por edhe si një kërcënim për Evropën”, ka thënë Merkel. Gjermania është aleatja kryesore e Izraelit në Evropë, në të cilin kontinent qeveria e Netanyahut është në ethe se po humb përkrahjen, për shkak të qëndrimit të ngurtë që po mban në bisedimet paqësore me Palestinën. Netanyahu ndërkaq tha se bisedimet e fuqive botërore me Iranin, dhe marrëveshja paraprake që kanë arritur palët, ishte sipas tij “një gabim shumë i madh”.

 

Të enjten me 27 të këtij muaji teatri kombëtarë i Kosovës do të shfaqë në QKI Malësia në Tuz dramën me titull “Përplasjet” autor e regjisor i të cilës është Ekrem Kryeziu. Rolet  i interpretojnë  aktorët e njohur  nga Kosova,  Çun Lajçi, Afrim Muçaj dhe Genta Retkoceri . Përplasjet janë replikë e të djeshmes  e  dramë e të sotmes dhe nuk do të ishte mirë të jetë plagë e së nesërmes. Të theksojmë se shfaqja fillon në ora 20 dhe hyrja është falas.

 

Edhe nesër mot i ngjashëm

Sot në mal të Zi ka mbajtur mot kryesisht me diell Frynë erë e dobët deri mesatare jugore . Temperaturat: Budvë 17, Podgoricë, Tivar e H. Novi 16, Ulqin, 15, Tivat 14, Nikshiq e Beranë 13, Shavnik, B. Pole e Plavë 12, Kollashin e Mojkovac 11, Plevle, Cetinë e Rozhaj 10 dhe në Zhablak 7 g.

Edhe për nesër parashihet të mbajë mot me diell , Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

Temperatura e mëngjesit prej -5 deri në 8 , kurse më e larta e ditës prej 9 deri në 17 g. C.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се