Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

24. 02. 2014. 17:13 >> 18:28

LAJMET 24.02.2014

24.02.2014

Më  të vendosur në reformat radikale

Kryeministri i Malit të Zi Millo Gjukanoviq ka theksuar se shtetet e rajonit , që të jenë më konkurruese dhe më produktive, duhet të shkojnë me vendosmëri drejtë reformave më radikale. Ai ka theksuar se duhet më me guxim të ballafaqohemi me dobësi dhe të definojmë politikat më frytdhënëse sociale dhe ekonomike. 

Gjukanoviq i cili  qëndron sot në Londër në Forumin investues të Bankës evropiane për rindërtim dhe zhvillim për investime në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, ka theksuar se në rend të parë duhet të reformohen sistemet e pa qëndrueshme pensioniste. Sistemet shkollore duhet tua përshtatin kërkesave të tregut. Po ashtu në sferën e shëndetësisë , në bashkëpunim me sektorin privat, shteti duhet të ofrojë mbrojtje më kualitative dhe më të lirë shëndetësore, ka theksuar Gjukanoviq. Ai ka shtuar se duhet të heqën të  gjitha pengesat për biznes dhe të krijohet ambienti për ndërmarrje të reja të vogla , familjare dhe ndërmarrje të mesme. “Mali i Zi është i interesuar që përsëri  të nisë bisedimet me vendet fqinje me qellim të marrëveshjes për përdorimin e rrjedhave të lumenjve të cilët rrjedhin nëpër vendet fqinje për ndërtimin e hidroelektranave në territorin e Malit të Zi dhe në territorin e vendeve fqinje e që do të ishin me interes të dyanshëm”, ka theksuar Gjukanoviq. Duke përkujtuar investimet aktuale në Mal të Zi ,si dhe fillimin e shpejt të autostradës Tivar-Bolare , aksi Podgoricë-Mateshev , Gjukanoviq ka theksuar se pa marr para sysh përparimin evident , nuk jemi të kënaqur me nivelin aktual të zhvillimit.

 

Gucia përsëri do të jetë komunë

Këshilli ligjdhënës njëzëri ka përkrah sot ndryshimet e propozuara të Ligjit për organizimin territorial të Malit të Zi ,me të cilat është paraparë që Gucia të jetë komunë e re. Parlamenti i Malit të Zi për ligjin e propozuar nga qeveria për ndryshimet territoriale do të deklarohet në mbledhjen e caktuar për me 26 .shkurt.

Përfaqësuesi i Ministrisë për punë të brendshme ,Veselin Vukçeviq ka theksuar se kjo Ministri ka vlerësuar se Studimi i arsyetueshmerisë të ndryshimeve territoriale i plotëson supozimet formale -juridike dhe se është hartuar në pajtim me Rregulloren për përmbajtjen dhe metodologjinë e hartimit të studimit për arsyetueshmerinë e ndryshimeve territoriale. Ai ka përkujtuar se ka ekzistuar iniciativa e Kuvendit komunal të Plavës ,për të cilën qytetarët janë deklaruar në referendumin konsultativ. Përfaqësuesi i PSP ,Velizar Kallugjeroviq ka theksuar se Partia e tij e përkrah sjelljen e këtij ligji. Megjithatë ai e ka pyetur Vukçeviqin nëse dikasteri i tij punon në ndryshimin e disa ligjeve, të cilët krijojnë mundësi për status të ri  të Komunave urbane në kuadër të kryeqytetit, Tuzin dhe Gollubovcin.

 

Shtyhet seanca dëgjimore e kandidatit për Kryeprokurorin e shtetit

Mbledhja e Këshillit parlamentare për sistemin politik ,legjislaturë dhe administrate ne te cilën është dashtë te dëgjohet kandidati për prokurorin kryesor te shtetit ,avokatit Goran Rodiq dhe te prokuroreve Stojanka Radoviq dhe Vesna Joviqeviq është shtyre sepse deputetet e Frontit demokratik e kane njoftuar kryetarin Rifat Rastoder se ata nuk do te marrin pjese ne të. Rastoder ka deklaruar për “Vijestin” se do te pres qëndrimin e kolegjiumit te Kuvendit  dhe pastaj do te vendos për vazhdimin e punës se Këshillit.

Ai është pajtuar se zgjedhja e kryeprokurorit te shtetit është teme e rëndësishme për te cilën do te duhej te deklarohen te gjithë deputetet. Anëtari i Këshillit nga FD ,Slaven Radunoviq ka qëndrim te njëjtën  edhe me rastin e mbledhjes te caktuar për te mërkurën  ne te cilën duhet te zgjedhën 4 kandidat per Kolegjin gjyqësor nga rrallët e juristeve eminent.

 

Presidenti i Bullgarisë ne Mal te Zi

Presidenti i Bullgarisë Rosen Plevneliev do te qëndrojë gjate dy ditëve te ardhshme për vizitë zyrtare ne Mal te Zi, ku do te bisedoje me zyrtaret e larte te shtetit. Dy kryetaret do te bisedojnë për ceshtjet rajonale si dhe për ceshtjen e integrimeve evropiane dhe euroatlantike,është kumtuar nga kabineti i presidentit Vujanoviq. Dy presidentet do te takohen nesër ne Cetine ,kurse me pas do te japin deklarata për mediat .Presidenti bullgar do te takohet edhe me kryetarin e Kuvendit Krivokapiq dhe me kryeministrin Gjukanoviq.

 

U përkrah propozim ligji për buxhetin

Këshilli parlamentarë për ekonomi, financa dhe buxhet ka përkrah sot me shumicë votash Propozim ligjin për buxhetin dhe përgjegjësin fiskale. Këtë propozim e kanë përkrah 6 deputetë , asnjë nuk ishte kundër ,kurse i përmbajtur ishte deputeti i PSP e kryetar i Këshillit ,Aleksandër Damjanoviq. Deputetët e Frontit demokratikë, nga shkaqet politike nuk morën pjesë në mbledhjen e këtij këshilli. Deputeti i PDS, Zoran Jeliq ka theksuar se kjo parti do ti përkrah zgjidhjet e propozuara ligjore. Ai ka propozuar që , nëse është e mundur, të kryhet llogaria përfundimtare e buxhetit për vitin e kaluar dhe të dorëzohet deri me 31. mars në mënyrë që institucioni revizor i shtetit të ketë kohë që raportin e vetë  t’ia dorëzojë parlamentit deri në fund të tre mujorit të dytë. Ky këshill është dashtë të votojë edhe për propozim vendimin për dëgjimin kontrollues të ministrit të ekonomisë ,Vlladimir Kavariq dhe kryetarit të Këshillit të drejtorit të Elektroekonomisë ,Srgjan Kovaçeviq, por Damjanoviq kërkoi nga deputetët që kjo pikë të shtyhet për mbledhjen e ardhshme sepse nuk janë të pranishëm të gjithë anëtarët e Këshillit në fjalë.

 

Rakiq del fitues në Mitrovicën e Veriut

Kandidati i Nismës Qytetare “Srpska”, Goran Rakiq, ka fituar 52.6 për qind të votave në Mitrovicën e Veriut, tregojnë rezultatet preliminare, të cilat i shpalli të dielën mbrëma Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës. I dyti për nga numri i votave, del të jetë kandidati i Nismës Qytetare “Serbia, demokracia, drejtësia” Olliver Ivanoviq me 27.7% të votave të fituara. Kandidatët shqiptarë Florent Azemi dhe Musa Miftari, nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë marr 11% respektivisht 8.7% të votave.

Sipas rezultateve preliminare, Rakiq ka mbledh 2,700 vota, Ivanoviq 1,420 vota, Azemi 565 vota ,kurse Miftari 449 vota. Procesi zgjedhor u zhvillua qetë. Në në orën 19 janë mbyllur 33 vendvotime në 7 qendra të votimit, në të cilat qytetarët e kësaj komune, për të katërtën herë, për më pak se katër muaj, kanë votuar për zgjedhjen e kryetarit të komunës. Komisioni Qendror i zgjedhjeve ka raportuar se gjatë ditës kanë votuar 20. 72 për qind prej 28 mijë e 429  personave me të drejtë vote. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi i ka thënë Radios Evropa e Lirë se gjatë procesit të votimeve nuk është shënuar ndonjë parregullsi që do ta lëndonte procesin zgjedhor.

 

EULEX: U garantua siguria gjatë zgjedhjeve

Sipas vlerësimit fillestar nga terreni lidhur me zgjedhjet për kryetar të komunës në pjesën veriore të Mitrovicës, të organizuara ditën e diel më 23 shkurt, të tre ofruesit e sigurisë, përfshirë Policinë e Kosovës (PK) si reagues i parë, EULEX-in dhe KFOR-in si reagues të dytë dhe të tretë, i kanë përmbushur detyrat e veta në mënyrë profesionale dhe kanë kontribuar në sigurimin e një mjedisi të qetë gjatë procesit të zgjedhjeve, njoftoi sot EULEX.  “Jam shumë e kënaqur që zgjedhjet për kryetar të komunës janë mbajtur në mënyrë të rregullt dhe pa incidente. Unë dua të theksoj profesionalizmin e PK-së, dhe të përsëris se bashkërendimi në mes të EULEX-it, PK-së, KFOR-it dhe OSBE-së ka qenë i shkëlqyeshëm”, tha Joelle Vachter, ushtruese e detyrës së Shefit të Misionit EULEX.

 

Qeveria e vendosur të themelojë forcën e armatosur

Qeveria e Kosovës është e vendosur që të themelojë Forcat e Armatosura të Kosovës. Kështu deklaroi ministri i FSK-së Agim Çeku i cili bëri të ditur se janë marrë të gjitha masat dhe janë identifikuar nevojat e sakta për mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarëve të vendit tonë.

Pas procesit të rishikimit të sektorit Strategjik të Sigurisë, një ndër rekomandimet është që Kosovës i nevojitet një forcë ushtarake, në bazë të të cilave kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi është i vendosur që kjo të jetësohet.  Ministri i FSK-së, Agim Çeku deklaroi për Radio Kosovën se vendimi për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, i takon sovranit. Sipas ministrit Çeku, projekti për Forcat e Armatosura të Kosovës i hap dyert për partneritet, kontribut në operacionet paqeruajtëse dhe anëtarësim në NATO në një të ardhme jo të largët. FSK-ja do të punoj me të njëjtin përkushtim dhe entuziazëm derisa të aprovohet Ligji për FAK-un në Kuvendin e Kosovës, tha për Radio Kosovën, ministri i FSK-së Agim Çeku.

 

Karta e Adriatikut-SHBA, Meta: Integrimi i Ballkanit shton sigurinë e Europës

Kuvendi i Shqipërisë ka organizuar sot konferencën Karta e Adriatikut-SHBA ku temë kryesore ka qenë forcimi i bashkëpunimit ndërparlamentar si garanci e suksesit të kësaj karte. Në fjalën e tij, Kreu i Kuvendit Ilir Meta u shpreh se rritja dhe intensifikimi i bashkëpunimit mes vendeve të rajonit rrit sigurinë e në Evropën Juglindore.

"Në kontekstin e një krize ekonomike globale që ka tundur themelet e sigurisë ekonomike të vendeve anëtare të BE-së dhe për rrjedhojë ka rritur sfidat e parametrave të sigurisë të gjithë Europës  shpreh bindjen e thellë se bashkëpunimi mes vendeve tona merr një dimension të veçantë. Në këtë kuadër rritja dhe intensifikimi i bashkëpunimit konkret ndërparlamentar përfaqëson një peshë të rëndësishme dhe mbi të gjitha një rol të veçantë në shërbim të sigurisë dhe stabilitetit në Europën Juglindore. Kuvendi i Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s është i vetëdijshëm për peshën e rëndësisë që ne mbajmë mbi supe në shërbim të mbarëvajtjes së paqes dhe sigurisë në rajonin tonë. Për këtë ne kemi qenë gjithmonë të bindur në politikën tonë kontruktive, bashkëpunuese dhe rajonale duke lënë mënjanë përqasjet konfliktuale dhe duke i përqendruar përpjekjet tona tek përshpejtimi i axhendës së integrimit rajonal dhe atij euro-atlantik të vendit tonë por edhe në funksion të fqinjëve tanë me të cilët ndajmë të njëjtën hapësirë gjeografike dhe kulturore"- tha Meta.

 

Maqedoni:Parlamenti boshatis depon e ligjeve, pa opozitën

Shumica parlamentare ne Maqedoni  pa opozitën, voton ligje me procedurë të shkurtuar. Gjithsejtë 62 deputetë të qeverisë , aq sa është edhe minimumi i arritjes e kvorumit të nevojshëm, njëzëri miratojnë ligje, të gjithë në procedurë të shkurtuar. Parlamenti është duke shpejtuar, për shkak të zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve parlamentare të parakohshme që mund ët ndodhin. Rreth 130 ligje në mënyrë urgjente duhet që të votohen në sesionin e fundit parlamentar.

Këtu përfshihen ligje nga të gjitha sferat që kanë të bëjnë me qytetarët e Maqedonisë. Këtu janë ndryshimet në ligjin për policinë, arsim, etj. Sipas opozitës, kjo tashmë është e qartë për atë që bënë VMRO-DPMNE, por është e paparë në demokracinë parlamentare.

                                   

Ashton e fillon vizitën dyditëshe në Ukrainë

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, sot e fillon një vizitë dyditëshe në Kiev të Ukrainës, ku me zyrtarët e përkohshëm të këtij vendi do të bisedojë për krizën politike dhe për masat për stabilizimin e ekonomisë.

Presidenti i ri i nominuar, Oleksandr Turchynov, mbrëmë vonë ka premtuar ripërtëritje të angazhimit me perëndimin, duke thënë se Ukraina, duhet “të kthehet në qarkun e vendeve evropiane” dhe “në kursin e intergrimit evropian”.Turchynov ka thënë se Ukraina është e gatshme për dialog me Rusinë, që “e ka parasysh zgjedhjen e Ukrainës për Evropë”, e cila sipas tij, do të konfirmohet në zgjedhjet e parakohshme presidenciale më 25 maj. Turchynov i ka bërë thirrje parlamentit të pajtohet për qeverinë e përkohshme të koalicionit deri nesër.Moska thotë se do të vendos nëse do ta vazhdojë kredinë e premtuar për Ukrainën, pasi të formohet qeveria e re.Bashkimi Evropian thotë se do t’i ofrojë Ukrainës mbështetje ekonomike, nëse Ukraina e arrin një marrëveshje me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

 

Rusi: Të akuzuarit u dënuan me burg deri në katër vjet

Një gjykatë në Rusi i ka dënuar tetë të pandehur me dënime me burg prej dy e gjysmë e deri në katër vjet. E vetmja femër e akuzuar, Aaleksandra Naumova-Dukhanina, është dënuar me kusht. Të akuzuarit janë shpallur fajtor ditën e premte për trazira dhe sulme ndaj policisë. Avokatët e të akuzuarve thanë se janë ankuar ndaj vendimeve të sotme të gjykatës. Po ashtu sot, policia i ka arrestuar së paku 100 protestues, afër gjykatës, përfshirë edhe figurën opozitare, Aleksei Navalny. Organizata Amensty Intrnationa tha se dënimet për fajësi ndaj tetë të akuzuarve për  rastin Bolotnaya ishin “drejtësi e shëmtuar”. Departmenti amerikan i shtetit vlerësoi se dënimet ishin “politikisht të motivuara” dhe ka shprehur shqetësim për procesin dhe sundimin e ligjit në Rusi. Të tetë personat e akuzuar ishin arrestuar më 6 maj të vitit 2012, gjatë  një proteste kundër presidentit Vladimir Putin, në sheshin Bolotnaya në Moskë.

 

Greqi, 58 të vdekur nga gripi

Në Greqi, 58 persona kanë humbur jetën nga gripi, për shkak të mosvaksinimit. Kjo vërtetohet nga ekzaminimet laboratorike, ndërsa Shoqata e Mjekëve të Athinës (ISA) vë alarmin për këtë fakt. “Është tragjike që për vaksinën që kushton vetëm 6 euro, të humbasin jetë njerëzore”, thekson Shoqata e Mjekëve, duke marrë shkas nga vdekja e 58 personave të prekur nga gripi.  Sipas Shoqatës, 40% e popullsisë që i përket grupit me rrezikshmëri të lartë, nuk arriti të vaksinohet për gripin stinor, pasi sasitë e vaksinave që mbërritën nëpër farmaci ishin shumë më të vogla nga sa kishin porositur farmacistët dhe në të njëjtën kohë nuk u dërguan vaksina në njësitë e kujdesit parësor shëndetësor. 

Shoqata e Mjekëve e cilëson si “kriminale” mungesën e politikës vaksinuese në Greqi, por edhe deklaratat e joekspertëve, të cilët e terrorizuan popullsinë, me hipoteza të pabazuara shkencërisht për “komplikimet e mundshme” nga vaksinimi, gjë që i la mijëra qytetarë të ekspozuar në pandeminë e gripit.

 

Pakistan: Aeroplanët luftarakë i sulmuan bazat e militantëve

Ushtria e Pakistanit tha se së paku 38 kryengritës të dyshuar janë vrarë nga sulmet e forcave ajrore qeveritare kundër bazave të militantëve në rajonet fisnore të trazuara.

Sulmet e së dielës u bënë pasi javën e kaluar dështuan negociatat për arritjen e paqes me talibanët pakistanezë, ndërsa kryeministri, Nawaz Sharif, e autorizoi ushtrinë më 20 shkurt për t’i sulmuar militantët në rajonin e trazuar përgjatë kufirit me Afganistanin. Në njoftimin e mbrëmshëm, ushtria tha se “komandantë të rëndësishëm” janë në mesin e të vrarëve gjatë ofensivës në Luginën Tirah.

 

Nesër mot kryesisht i kthjellet

Sot ne Mal te Zi mban mot me vranësira te ndryshueshme dhe ne viset veriore vende- vende me reshje te dobëta te bores. Frynë ere mesatare deri e forte verilindore. Temperaturat :Podgorice 16 g,H.Novi,Tivar ,Ulqin,Tivat e Budve 15,Cetine e Nikshiq 11,B.Pole,Shavnik e Plave 7,Plevle e Mojkovac 6,Kollashin 5,Rozhaje 4 dhe ne Zhablak 0 g. Për nesër parashihet te mbaj mot kryesisht i kthjellet .Do te fryje ere e dobët deri mesatare  nga drejtimet e ndryshme .Temperatura e mëngjesit prej -4 deri ne 8,kurse me e larta e ditës prej 7 deri ne 17 g.c.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се