Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

21. 02. 2014. 17:19 >> 17:23

LAJMET 21.02.2014

21.02.2014

Në fillim të marsit bisedimet e reja për kodin zgjedhor

Mbledhja e Kolegjiumit të kryetarit të parlamentit në të cilën do të vazhdohen bisedimet për Ligjin për zgjedhjen e këshilltarëve dhe të deputetëve do të duhej të mbahet me siguri në fillim të marsit, njofton Portali Analitika.

Termine të mundshme janë e hëna ose e marta e ardhshme , mirëpo, edhe këto data janë pak të realizueshme për shkak të obligimeve ndërkombëtare të cilat kah mesi i javës së ardhshme i ka kryetari i Kuvendit e kryetar i Asamblesë parlamentare të OSBE-s ,Ranko Krivokapiq. Shansi për marrëveshjen eventuale , pasi që ligji zgjedhor nuk fitoi shumicën e duhur në parlament , i ka krijuar presidenti i shtetit Filip Vujanoviq me paralajmërimin se zgjedhjet lokale nuk do ti shpall para 23. ose 24. marsit duke shpresuar se deri atëherë do të arrihet marrëveshja për këtë ligj. Kryesia e Frontit demokratik ka sjell dje vendimin për bojkotimin total të punës së parlamentit, mirëpo me pjesëmarrjen e shefit të klubit të deputetëve Goran Danilloviq në mbledhjet e Kolegjiumit ka hapur mundësi për bisedime të reja. Shpejt ka reaguar dhe kryesia e PDS përmes paralajmërimit se janë të gatshëm për bisedime. Si  çështje kontestuese ka mbetur të zgjidhet çështja e aksionit afirmativ për partitë e pakicave si dhe çështja e identifikimit elektronik të votuesve. 

 

Këshilli ligjdhënës do të debatojë të hënën për Komunën e re

Këshilli ligjdhënës do të shqyrtojë të hënën ndryshimet e propozuara të Ligjit për organizimin territorial të Malit të Zi, me të cilat është paraparë që Gucia të jetë Komunë e re. Komuna e Plavës ka sjellë me 24. gusht t vitit 2012 Vendimin për përsëritjen e iniciativës për dhënien e statusit të Komunës për Gucinë dhe Studimin për arsyetueshmerinë ia ka dorëzuar Ministrisë për punë të brendshme. Ministria ka vlerësuar se Studimi i plotëson supozimet formale juridike dhe se është hartuar në pajtim me Rregulloren për përmbajtjen dhe metodologjinë e hartimit të studimeve për arsyetueshmerinë e ndryshimeve territoriale. Me 8 janar të vitit të kaluar në Guci është mbajtur referendumi konsultativ i cili ka rezultuar pozitivisht për formimin e Komunës së re. 

 

Qendra  do të përqendrohet në sferën e turizmit të qëndrueshëm dhe energjetikës

Qendra për zhvillim të qëndrueshëm do tu adaptohet nevojave të Malit të Zi dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe do të përqendrohet në sferën e turizmit të qëndrueshëm dhe energjetikës , ka kumtuar menaxherja e Qendrës Jelena Janjusheviq. Ajo ka theksuar se Qendra është formuar në bashkëpunim me zyrën e programit të Kombeve të Bashkuara për zhvillim në Mal të Zi, duke përkujtuar se ajo ka filluar të punojë me një janar. Janjusheviq ka shtuar se buxheti i përgjithshëm i Qendrës për këtë vit është 3.1 milion dollar amerikanë. Sipas fjalëve të saj ,Qendra do tu përshtatet nevojave konkrete të Malit të Zi dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor me fokus iniciues në sferat specifike. Ministri për zhvillim të qëndrueshëm dhe turizëm, Branimir Gvozdenoviq, ka vlerësuar se ekzistenca e Qendrës do të jetë shtesë e rëndësishme e përpjekjeve të Malit të Zi që ti vazhdojë hapat konkret progresiv në realizimin e zhvillimit të qëndrueshëm.

 

Hidhen  poshtë akuzat kundër Veloviqit

Prokuroria ka vërtetuar se ish drejtori i Drejtorisë së policisë e këshilltar aktual i presidentit të shtetit  ,Veselin Veloviq me organizimin e mbledhjes në Kampin Zllatica nuk ka bërë vepër penale, ka vërtetuar për gazetën POBJEDA prokurorja themelore e shtetit ,Lilana Klikovac. Sipas shkrimit të POBJEDA-as ,Veloviq nuk do të përgjigjet as si vërejtje disiplinuese. Në të vërtetet pas hetimeve është vërtetuar se Veloviq, siç ka theksuar ,që nga fillimi ka mbajt ligjëratë në temën për NATO integrimet dhe se nuk ka pasur keqpërdorime politike ,siç kanë vërtetuar  atëherë disa media dhe përfaqësuesit e partive opozitare.

Është vërtetuar se Veloviq nuk do të mbajë përgjegjësi penale për organizimin e takimit në Kampin Zllatica. Klikovac ka theksuar se është vërtetuar se Veloviq dhe asnjë tjetër pjesëmarrës i takimit nuk ka bërë vepër penale. 

 

Është formuar Komisioni tre anëtarësh i ekspertëve

Qeveria e ka formuar një komision tre anëtarësh të ekspertëve për zgjidhjen e çështjes së kompensimeve në bazë te shfrytëzimit të ujit nga Liqeni i Bileqes për prodhimin e energjisë elektrike. Kryetar i Komisionit është  ndihmës ministri i bujqësisë dhe zhvillimi rural, Darko Konjeviq, kurse anëtarë janë drejtorja  e Drejtorisë për prona të Komunës së Nikshiqit ,Rosanda Nikoliq, dhe përfaqësuesi i elektroekonomisë ,Milivoje Vujaçiq. Komisioni i ekspertëve është formuar në bazë të propozimit të Ministrisë për bujqësisë dhe zhvillimin rural , i cili është miratuar në mbledhjen e djeshme të Qeverisë. Ekipi i ekspertëve ka obligim që me kolegët nga Republika Srpska të përgatis propozim zgjidhjet dhe për këtë të njoftojë Qeverinë. 

 

Daka: Jemi të gatshëm për zgjedhjet në Mitrovicën Veriore

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor Valdete Daka ka deklaruar se“kanë përfunduar me sukses të gjitha përgatitjet” për zgjedhjet për kryetar bashkie në Mitrovicën Veriore.  “Sipas planit operacional nuk ka mbetur asnjë veprim pa u kryer, përveç shpërndarjes së materialit sensitiv dhe atij josensitiv për ditën e votimi. Kjo do të bëhet një ditë para votimit, pra të shtunën. Natyrisht që të gjitha janë bërë në afatin e parashikuar ligjor dhe presim qe edhe dita zgjedhore të kalojë mire”, është shprehur Daka në një intervistë për “Dojçe velen”. Por e veçanta e këtyre zgjedhjeve është që në listën e kandidatëve është edhe një person i akuzuar për krime lufte, Oliver Ivanoviq.

 

Pritet përshpejtimi i miratimit të Projektligjit për veteranët e UÇK-së

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi është takuar me kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-ës, Muharrem Xhemajli, me të cilin ka diskutuar Projektligjin për veteranët e UÇK-së, i cili tashmë ka hyrë në procedurë të Kuvendit të Kosovës. Kryekuvendari Krasniqi tha se Projektligji tashmë është dorëzuar në Kuvend, ndërsa komisionet përkatëse do të japin kontributin e tyre për shqyrtimin dhe aprovimin e tij sa më të shpejtuar nga ana e Kuvendit të Kosovës. 

Ndërkaq Xhemajli u angazhua për nevojën e përshpejtimit të dinamikës së shqyrtimit të këtij Projektligji me rëndësi të veçantë, me anë të të cilët do të kontribuohet në përmirësimin e pozitës së veteranëve, një pjesë e të cilëve jetojnë në kushte të rënda sociale.

 

Venizellos: Maqedonia, duhet të ketë vendim për emrin

Venizellos për mediat greke ka pohuar se marrëdhëniet e mira ndërshtetërore janë të lidhura edhe me çështjen e hapur të emrit. Gruevski gjatë bisedës me Venizellon, ka pohuar se Maqedonia nuk ka pretendime territoriale dhe nuk demonstron kurrfarë irredentizmi. Ministri grek i punëve të jashtme e ka vlerësuar këtë si një gjë të mirë por, kjo duhet të demonstrohet me ndonjë vendim kreativ për emrin. Venizellos për mediat greke ka pohuar se marrëdhëniet e mira ndërshtetërore janë të lidhura edhe me çështjen e hapur të emrit.  Venizellos i cili ishte për vizitë në rajon në emër të kryetarit të Këshillit të Ministrave të BE-së, tha se është i detyruar që të flasë në emër të vendimeve të sjella nga Këshilli i Evropës dhjetorin e kaluar, për perspektivën evropiane të Maqedonisë.

 

Venizelos – Rama, statusi kandidat, prioritet i presidencës greke të BE-së

Kryeministri shqiptar Edi Rama zhvilloi mbrëmë një takim me zëvendës/kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Evangelos Venizelos, i cili viziton Tiranën në vijim të turit Ballkanik në kuadër të Presidencës greke të Këshillit të Bashkimit Evropian. Zyra e shtypit e Kryeministrisë bën të ditur se në fokus të bisedës ishte perspektiva evropiane e Shqipërisë, për të cilën Kryeministri Rama u shpreh besimplotë për marrjen nga Shqipëria të statusit të vendit kandidat në muajin qershor, gjatë Presidencës greke të Bashkimit Evropian. Nga ana e tij, zëvendës/kryeministri grek vlerësoi angazhimin e qeverisë shqiptare dhe e siguroi Kryeministrin Rama se marrja e statusit të Shqipërisë gjatë Presidencës greke të BE-së është një prioritet kyç i kësaj presidence. Mësohet se Venizelos i ofroi Kryeministrit Rama mbështetjen për bashkëpunim edhe nivel në teknik, me ekspertë të vendit të tij, për të përshpejtuar procesin e afrimit të Shqipërisë me BE-në.

 

Në rrugët e Sarajevës protestojnë rreth 200 demostrant

Rreth 200 demonstrues janë tubuar para ndërtesës së presidencës të Bosnje Hrecgovinës në Sarjevë  për të shprehur pakënaqësinë e vetme me situatën politike dhe ekonomike në BH, njofton agjencia ANADOLIJ. Demonstruesit më vonë , si edhe ditëve të kaluara ,kishin bllokuar komunikacionin në një udhëkryq dhe duke mbajtur transparente  në të cilat shkruante “Të gjithë për një , një për të gjithë” , kurse pjesa tjetër e demonstruesve u bënte ftesë qytetarëve që tu bashkohen. Për ndryshe në BH tash dy javë zgjasin protestat e qytetarëve të pa kënaqur me situatën ekonomike dhe politike në këtë vend. Ka pasur edhe konflikte me policinë , mirëpo protestat e fundit kanë kaluar të qeta. 

 

Yanukovych pajtohet për zgjedhje të parakohshme në Ukrainë

Presidenti i Ukrainës është pajtuar për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme presidenciale, në mënyrë që t’i jepet fund krizës së krijuar në vend. Zgjedhjet do të mbahen para fundit të vitit. Yanukovych ka thënë se gjithashtu është pajtuar për formimin e një qeverie të unitetit kombëtar dhe për ndryshime kushtetuese, të cilat do të kufizojnë pushtetin e presidencës.  Kompromisi erdhi pas disa orësh bisedime me liderët opozitarë të vendit të trazuar.  Opozita nuk ka folur për marrëveshjen dhe mbetet e paqartë nëse protestuesit në sheshin Maidan e përkrahin atë. Ministrat e jashtëm të Gjermanisë dhe Polonisë kanë marrë përsipër që të flasin me protestuesit e mbledhur në Sheshin e Pavarësisë. Transmetuesi publik i Ukrainës, ICTV, ka raportuar se ka parë një kopje të dokumentit dhe se të gjitha palët e kanë nënshkruar atë. Ndërkaq  ,sic kane njoftuar agjencitë ,80 njerëz janë vrarë në përleshjet gjatë “ditëve aktuale”,kurse 600 te tjerë janë lënduar.

 

Obama takohet sot në Shtëpinë e Bardhë me Dalai Lamën

Presidenti amerikan, Barack Obama, parashihet që sot gjatë ditës në Shtëpinë e Bardhë të takohet me liderin shpirtëror tibetian, Dalai Lama. Zëdhënësja e Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara, Caitlin Hayden, mbrëmë vonë tha se Uashingtoni e njeh Tibetin si pjesë të Kinës, por “është i shqetësuar për tensionet e vazhdueshme dhe përkeqësimin e situatës së të drejtave të njeriut në hapësirat tibetiane në Kinë”. Kina ka kërkuar nga presidenti Obama anulimin e takimit, duke e vlerësuar si “përzierje të madhe në punët e brendshme të Kinës”.Ky do të jetë takimi i parë ndërmjet presidentit Obama dhe liderit shpirtëror tibetian 78-vjeçar, Dalai Lama, prej  vitit 2011.

 

OKB: Kritika Iranit për shtim të ekzekutimeve

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut ka shprehur “shqetësim të thellë” për rritjen e numrit të ekzekutimeve në Iran këtë vit. Kjo zyrë ka theksuar se së paku 80 vetë janë ekzekutuar në Iran, për afro 7 javë, dhe se shumica e tyre ishin krime të ndërlidhura me drogë. Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut tha se krimet me drogë, sipas së drejtës ndërkombëtare, nuk paraqesin “krime më serioze”, për të cilat përgjithësisht zbatohet dënimi me vdekje.

 

Pakistan: Gjykata e refuzoi kërkesën e Musharrafit

Një gjykatë pakistaneze e ka refuzuar kërkesën e të akuzuarit Pervez Musharraf, ish-presidenti i Pakistanit, që rasti i tij të dërgohet në gjykatë ushtarake.Musharraf akuzohet për tradhti.Avokatët e tij thanë se Musharraf, 70 vjeçar, e ka kundërshtuar autoritetin e gjykatës civile në Islamabad, për ta udhëhequr procesin kundër tij, meqë ai dikur ishte shef i ushtrisë. Por, paneli prej tre gjyqtarësh ka vendosur që Musharrafi aktualisht nuk është në armatë, prandaj akuzat për tradhti të lartë duhet të procesohen ekskluzivisht në gjykatë speciale. Nëse shpallet fajtor, Musharraf mund të dënohet me vdekje. Rasti kundër tij shihet si test i sundimit civil ndaj ushtrisë së fuqishme të Pakistanit. Ai është i akuzuar për vendimin e tij të vitit 2007 për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme, me ç’rast i ka burgosur disa gjyqtarë.

 

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare

Sot është Ditës Botërore e Gjuhës Amtare, një ceremoni që mbahet çdo vit ne bote e cila ka për qëllim të nxit ndërgjegjësimin e gjuhës dhe diversitetit kulturor në gjithë botën. Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, është caktuar si e tillë nga UNESKO më 17 .nëntor të vitit 1999, dhe ka mbetur nga 21 .shkurti i vitit 1952 kur katër studentë të rinj u vranë në kryeqytetin e Bangladeshit, Daka, për shkak të polemikave të gjuhës bengali dhe urdu.

 

Nesër mot kryesisht i vranët dhe vende -vende me reshje të dobëta të shiut

Sot në Mal të Zi mban mot me vranësira të ndryshueshme por kryesisht i thatë. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet jugore.

          Temperaturat: Podgoricë 18, H. Novi e B. Pole 17, Tivar, Ulqin, Plevle e Beranë 15, Nikshiq e Mojkovac 14, Cetinë, Kollashin e Rozhaje 13, Plavë e Shavnik 12 dhe në Zhablak 9 g.

        Edhe për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende -vende me reshje të dobëta të shiut. Do të fryjë erë  e dobët deri mesatare, në viset veriore pasdite e fortë nga drejtimet jugore.

             Temperatura e mëngjesit prej 1 deri në 11, kurse më e larta e ditës prej 8 deri në 16 g. C. 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се