Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

20. 02. 2014. 17:15 >> 17:27

LAJMET 20.02.2014

20.02.2014

Llukshiq- Mali i Zi do të jetë i gatshëm të pranojë ftesën për anëtarësim në NATO

Mali i Zi do të jetë i gatshëm të pranojë ftesën për anëtarësim në NATO, nëse samiti në Uells i cili do të mbahet në vjeshtë do të jetë samiti i zgjerimit, ka theksuar ministri për punë të jashtme dhe integrimet evropiane i Malit të Zi  Igor  Llukshiq.

Ai ka theksuar se beson se Mali i Zi gjatë 6 muajve të ardhshëm , në prag të samitit , do të jetë i gatshëm të tregojë rezultate konkrete në plotësimin e obligimeve të mbetura. Llukshiq ka theksuar se është i bindur se rajoni , edhe për kundër sfidave të shumta , është nisur përpara dhe se Mali i Zi është  në krye të politikave progresive strategjike.

 

Konjeviq- Mali i Zi ka gjasa reale që në shtator  të marrë ftesën

Mali i Zi ka gjasa reale që në shtator  të marrë  ftesën për anëtarësim në NATO, ka vlerësuar ministri për punë të brendshme RAshko Konjeviq  duke shtuar se anëtarësimi në aleancë është parakusht që vendi ynë të bëhet pjesë e UE. Konjeviq ka theksuar se Mali i Zi prej rivendosjes së pavarësisë ka trasuar dy qëllime të politikës së jashtme – anëtarësimin në NATO dhe në UE .

Mali i Zi ka gjasa reale që në shtator të marrë ftesën për anëtarësim. Kështu nuk mendojmë vetëm  ne por edhe një numër i madh  i politikanëve me ndikim në UE dhe në NATO të cilët ia njohin vendit tonë hapat e  deritashëm dhe konsiderojnë se e ka plotësuar pjesën më të madhe të kriteriumeve politike, ka vlerësuar Konjeviq për Radion e Malit të Zi. Sipas fjalëve të tij nga sfera e sektorit të sigurisë shteti duhet ti plotësojë kushtet e nevojshme për anëtarësim.

 

Vujanoviq duhet ti shpall zgjedhjet  më së voni me 24 ose 25 mars

Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq duhet ti shpall zgjedhjet në kryeqytet dhe në komunat tjera ku ato duhet të mbahen më së voni me 24 ose 25 mars , ose edhe më parë gjë që varet nga miratimi i ligjit për ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për zgjedhjen e Këshilltarve dhe të deputetëve.

Vujanoviq ka kumtuar se kushtet ligjore për shpalljen e zgjedhjeve në kryeqytet dhe në ato komuna ku ato duhet të mbahen , janë krijuar edhe para sjelljes së pakos së ligjeve për ndryshimet e legjislaturës zgjedhore. Duke pasur para sysh kohën e konstituivit të Kuvendit të kryeqytetit dhe të kuvendeve të komunave në të cilat do të mbahen zgjedhjet, ditët e fundit të pushimit për mbajtjen e zgjedhjeve janë 24 dhe 25 maji.

 

Ministria për të drejtat e njeriut dhe pakicave ka përgatitur ligjin për definimin e simboleve   

Ministria për të drejtat e njeriut dhe të pakicave ka përgatitur ligjin me të cilin definohet zgjedhja , përdorimi dhe paraqitja publike e simboleve nacionale dhe definon  në cilat raste përdorimi i tyre ndalohet. Siç theksohet simbole nacionale janë stema dhe flamuri. Me ligj precizohet se përdorimi i  simboleve nacionale të popujve pakicë ndalohet në ndërtesat dhe lokalet e Kuvendit të Malit të Zi , në presidencën e Malit të Zi, në Qeveri , në Gjyqin Kushtetues , në gjyqet e  tjera, në Prokurorin e shtetit , në ndërtesën e Ushtrisë së  Malit të Zi , pastaj të Bankës Qendrore dhe të institucionit të revizorit shtetëror.

 

KE  ka kritikuar PDS , PB dhe Partitë shqiptare për shkak të mosmiratimit të ndryshimeve të ligjit për zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve

Komisioni evropianë e ka kritikuar PDS , Partinë boshnjake dhe Partitë shqiptare për shkak të mosmiratimit të ndryshimeve të ligjit për zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve dhe u ka bërë ftesë palëve të interesuara që të vazhdojnë punën në të gjitha aktet me qellim të vendosjes së besimit në procesin zgjedhor.  Siç shkruan gazeta VJESTI ata kanë vlerësuar pozitivisht miratimin e ndryshimeve të 4 ligjeve nga pakoja e kodit zgjedhor.

 

Kompania UNIPROM nuk do të paraqitet në rrethin e ardhshëm nëse nuk realizohet kontrata

Kompania UNIPROM , e cila është edhe kompania e vetme që ka dorëzuar ofertën në shpalljen e dytë për blerjen e KAP , nëse edhe kësaj here nuk do të shpallët blerës , nuk do të paraqitet në rrethin e ardhshëm, ka njoftuar pronari Veselin Pejoviq.

Pejoviq, oferta e të cilit për blerjen e KAP-it është 28 milion euro është hapur sot në gjyqin afaristë të Podgoricës , ka theksuar se oferta e tij aktuale është e njëjtë edhe me ofertën e paraqitur në tenderin e mëparshëm. Ai  ka theksuar se çmimin prej 28 milion euro do ta paguaj në dy këste  së pari 15 milion, e pastaj edhe 13 milion të tjera. Ai ka kërkuar që çmimi i energjisë elektrike të mos jetë më e lartë se 38 euro për një megavat orë dhe që ky çmim të mos ndryshohet  brenda së paku 5 vjetëve të ardhshme.

 

Qeveria ka miratuar sot informatën për ndikimin e kapaciteteve hoteliere

Qeveria ka miratuar sot informatën për ndikimin e kapaciteteve hoteliere me kualitet të lartë në turizëm  gjë që duhet të kontribuojë ndërtimi i kapaciteteve të tilla , si parakusht për zhvillimin e turizimit të kualitetit të lartë në Mal të Zi.

Ministri  i  turizmit  dhe zhvillimit të qëndrueshëm Branimir Gvozdenoviq ka kumtuar se me agjendën e reformave në turizëm , e hartuar në vitin e kaluar , qartë janë definuar aktivitetet  në të cilat duhet vepruar me qellim që Mali i Zi të bëhet njëra prej ekonomive më shpjet të zhvilluara në botë dhe me qellim që brenda afatit sa më të shkurtëtr të sigurohen kapacitete të reja. Me strategjin e zhvillimit të turizmit deri në vitin 2020 vëmendje i është kushtuar ndërtimit të kapaciteteve hoteliere të cilat do ti plotësojë edhe kriteriumet e kategorive më të larta dhe do të kontribuojë që ato të jenë të mbushura gjatë tërë sezonit.

 

Ukrainë: Ministria e shëndetësisë - gjatë javës 35 të vrarë

Ministria e shëndetësisë së Ukrainës ka konfirmuar se gjatë përleshjeve të sotme në Kiev, janë vrarë 28 vetë dhe plagosur më se 287 të tjerë. përfshirë dy policë.  Këto njoftime u bënë pasi nga kryeqyteti Kiev i Ukrainës sot është raportuar për përleshje të reja ndërmjet protestuesve anti qeveri dhe policisë speciale, me ç’rast ka pasur edhe të vrarë.

Të dhënat për njerëzit e vrarë nuk janë të qarta, por reporterët në Kiev thonë se së paku 28 trupa të pajetë, sot janë gjetur në Sheshin e Pavarësisë në Kiev, ku protestuesit kanë hedhur kokteje Molotovi dhe gurë, duke i thyer linjat e policisë. Policia është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe plumba gome. Raportohet se është përdorë edhe municion luftarak.

 

Fajon: Ka progres, por duhet ende punë

Kosova dhe institucionet e saj kanë arritur progres drejt përmbushjes së kritereve të përcaktuar nga Bashkimi Evropian për liberalizimin e vizave, por në këtë aspekt ka mbetur ende punë për tu bërë, ka deklaruar sot evrodeputetja, Tanja Fajon, e cila ka qëndruar në Prishtinë, me ç’rast është takuar me zyrtarë të Qeverisë së Kosovës.

Sipas saj, askush nuk mund të thotë saktësisht se kur kosovarët do të mund të qarkullojnë pa viza në zonën Shengen të Bashkimit Evropian.“E di që ka deklarata të ndryshme, por nuk janë në pozitë që sot të them se kur do të ketë regjim të lirë vizash për Kosovën. Për mua sa më shpjet aq më mirë do të jetë, sepse kjo është pika e fundit e zezë në hartën e Ballkanit perëndimor. Por është e pamundur sot të thuhet kur, sepse varet nga përmbushja e shumë kritereve në katër blloqe të ndryshme. Kemi informata pozitive se Kosova po bënë progres, por duhet të presim për vlerësimin e marsit”, tha Tanja Fajon.
Më tutje, ajo ka theksuar se Kosova, duhet të fokusohet në punë dhe të bëhet ajo që është e nevojshme. Nuk duhet të behën vetëm reformat, por ato duhet edhe të zbatohen, ka deklaruar mes tjerash, në një konferencë për media sot në Prishtinë, evrodeputetja Tanja Fajon.

 

Rusi: Perëndimi akuzohet për shantazh ndaj Ukrainës

Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, e ka përshkruar ndalesën e dhënies së vizave për zyrtarët ukrainas nga ana e Shteteve të Bashkuara dhe kërcënimet për sanksione të ngjashme nga Bashkimit Evropian, si “shantazh”.

Duke folur sot në Bagdad, ku gjendet për vizitë, Lavrov, poashtu, i ka akuzuar “ekstremistët dhe personat e linjës së fortë” në Ukrainë, që po synojnë nxitjen e luftës civile. Kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev, sot më herët gjatë ditës, tha se Rusia, që i ka premtuar 15 miliardë dollarë ndihmë Ukrainës, do të dëshironte një qeveri të fuqishme në Kiev, e jo një qeveri “të dëgjueshme”.

 

Soçi: Norvegjia kryeson me medalje të arta

Në garat e deritashme në kuadër të Lojërave Olimpike Dimërore në Soçi të Rusisë, më së shumti medalje të arta kanë fituar sportistët e Norvegjisë; ata kanë fituar 9 të arta, 4 të argjendta dhe 7 të bronxta, pra gjithsej 20.
Gjermania është e dyta me 8 të arta, 3 të argjendta dhe 4 të bronxta, ndërsa Shtetet e Bashkuara, në vendin e tretëë fituar 7 të arta, 5 të argjendta dhe 11 të bronxta, pra gjithsej 23.Vendi mikrpitës, Rusia, është e katërta me 6 të arta, 9 të argjendta dhe 7 të bornxta. Deri tash, medalje në Lojërat Olimpike Dimërore kanë fituar sportistët e 26 shteteve.

 

Merkel: Yanukovich ta pranoj ndihmën e BE-së

Gjatë një bisede telefonike me presidentin e Ukrainës, Viktor Yanukovich, kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka kërkuar nga ai që ta pranoj ndihmën e Bashkimit Evropian, nga Gjermania dhe vendet e tjera, për bisedime ndërmjet qeverisë dhe opozitës.

Në njoftimin e sotëm nga një zëdhënës i zonjës Merkel, theksohet se “duke luajtur për fitimin e kohës, konflikti do të nxitet më tutje dhe përmban rreziqe të pa parashikueshme”.
Më tutje, theksohet se Angela Merkel ka kërkuar nga të gjitha palët që ta ndalin përdorimin e dhunës menjëherë dhe ta respektojnë marrëveshjen të arritur mbrëmë vonë për ndërprerjen e armiqësive.

 

Ashton: “Start i mirë” në bisedimet atomike me Iranin

Gjashtë fuqitë botërore dhe Irani kanë bërë “start të mirë” gjatë bisedimeve shumë produktive këtë javë, për programin atomik të Iranit, dhe do të takohen përsëri më 17 mars, ka thënë sot në Vjenë, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton.

Këto komente para gazetarëve, ajo i bëri pas takimeve të datës 18 e deri më 20 shkurt. Zonja Ashton theksoi se të dy palët i kanë identifikuar çështjet, që do të shqyrtohen në negociatat e ardhshme.

 

Gjermani: U arrestuan tre rojtarë të dyshuar nazist të Aushvicit

Në Gjermani janë arrestuar tre ish-rojtarë të njësiteve naziste SS në kampin e vdekjes Aushvic. Arrestimet janë bërë gjatë disa ndërhyrjeve nëpër shtëpi. Prokurorët gjermanë thanë sot se tre të dyshuarit e arrestuar janë të moshës 88, 92 dhe 94 vjeçare. Ata janë të dyshuar se kanë marrë pjesë në vrasjet në Aushvic, në Poloninë e okupuar, ku gjatë Luftës së Dytë Botërore, janë vrarë më se një milion njerëz, shumica prej tyre hebrenj evropianë. Gjykatat gjermane i kanë ndjekur kriminelët nazistë të luftës, vetëm nëse ka pasur dëshmi se ata personalisht i kanë kryer mizoritë. Por, në vitin 2011, një gjykatë në Munih e ka dënuar personin John Demjanjuk, i lindur në Ukrainë, me 5 vjet burg, për bashkfajësi në asgjasimin e hebrenjëve në kampin Sobibor. Me këtë rast është krijuar një precedent, që të gjithë rojtarët e kampeve të vdekjes mund të ndjeken dhe dërgohen para drejtësisë.

 

 Nesër mot i ngjashëm me të sotmin

Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot kryesisht i vranët dhe vende vende me reshje të shiut. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet jugore.

Temperaturat: Tivar 18, Ulqin e tivat 17, Podgoricë, H. Novi e Budvë 16, B. Pole e Beranë 15, Plevle e Rozhaj 13, Cetinë 12, Mojkovac 11, Plavë e Shavnik 10, Nikshiq 9 dhe në Kollashin e Zhablak 8 g.

Edhe për nesër parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe në viset perëndimore me reshje lokale të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare jugore.

Temperatura e mëngjesit prej 3 deri në 11, kurse më e larta e ditës prej 8 deri në 18 g. C.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се