Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

19. 02. 2014. 17:15 >> 17:30

LAJMET 19.02.2014

19.02.2014

Vujanoviq ka shkaqe që ta kthejë ligjin

Klubi i deputetëve të PDS do t’ia dorëzojë Gjyqit kushtetues iniciativën për vlerësimin  e kushtetutshmërisë të Ligjit për financimin e partive politike , të cilin dje  e ka miratuar Parlamenti i Malit të Zi. Shefi i klubit  të deputetëve të PDS, Millutin Simoviq, ka theksuar se me rastin e votimit të përbashkët të Partisë social demokratike dhe opozitës  është sulmuar sistemi juridik i malit të Zi.

Simoviq në Konferencën për gazetarët, ka komentuar miratimin e 4 prej 6 ligjeve të cilat rregullojnë procesin zgjedhor dhe ka përsëritur se Ligji për financimin e partive politike është në kundërshtim me 10 pikat e Kushtetutës. Simoviq ka theksuar se PDS do të ndërmarr të gjitha procedurat që ajo që nuk është në pajtim me kushtetutën korrigjohet dhe të ndryshohet.

            

PDS është dashtë ti propozojë amendamentet e pakicave

PDS është dashtë ti propozojë amendamentet e partive të pakicave në Ligjin zgjedhor si propozime të vetat , ka theksuar  përfaqësuesi i Iniciativës qytetare ,Vasel Sinishtaj ,duke shtuar se në të ardhmen të gjitha partitë opozitare dhe ato në pushtet duhet të kenë më tepër kujdes për pakicat ,nëse dëshirojnë që Mali i Zi me të vërtetë të jetë shtet qytetarë.

Sinishtaj ka përkujtuar se gjatë debatit të djeshëm në parlament janë refuzuar amendamentet e partive të pakicave në Kodin zgjedhor, pas të cilave përfaqësuesit e tyre janë dal nga seanca kuvendore. Kjo , nuk është hera e parë që refuzohen amendamentet e partive dhe pakicave, mirëpo siç duket ,është hera e parë që ishin së bashku përfaqësuesit e Partisë boshnjake dhe të partive shqiptare, ka theksuar Sinishtaj për Portalin Analitika.

 

Mali i Zi do të marr pjesë në hartimin e planeve

Përmes bashkëpunimit të Malit të Zi dhe Komisionit të Saves do të mundësohet që shteti të marr pjesë në hartimin dhe zbatimin e planeve sipas direktivave të UE , siç janë planet e menaxhimit me ujërat dhe rreziqet nga përmbytjet , ka theksuar ministri i bujqësisë dhe zhvillimit rural ,Petar Ivanoviq.

Ai e ka hapur sot Konferencën e Komisionit të Savës , trup ky i cili në nivelin e vendeve të rajonit menaxhon me ujërat e rrjedhave të Malit të Zi , duke përkujtuar se Memorandumi për bashkëpunim i Komisionit me Malin e Zi është nënshkruar me 9. dhjetor të vitit të kaluar. Ivanoviq ka sqaruar se më i rëndësishmi është hartimi i planit të parë të menaxhimit me ujërat  për rrjedhën e lumit Sava, i cili ka përfshirë edhe një pjesë të territorit të Malit të Zi  e që gjendet në deltën e Malit të Zi. Sekretari i komisionit të Savës Dejan Komatina ka theksuar se nënshkrimi i Memorandumit është “kurorëzuar “me konferencën e sotme.

 

NATO është zgjidhje e drejtë për Malin e Zi

Anëtarësimi në Aleancën NATO është zgjidhje e drejtë për Malin e Zi, ka theksuar nënkryetari i Qeverisë ,Vuica Llazoviq ,duke shtuar se neutralitetin mund ta ruajnë vendet e zhvilluara me një fqinjësi tradicionalisht stabile. Llazoviq ka biseduar sot me studentët e Universitetit Mediteran në temën “Me forcën e fakteve dhe argumenteve deri tek qëndrimi për anëtarësim në NATO”.

Ai ka shtuar se Aleanca është garanci për paqen globale dhe stabilitetin global. “NATO nuk është Aleancë ideale , ka anën pozitive dhe negative , mirëpo nëse ato krahasohen atëherë ana pozitive është më e madhe dhe mendoj se NATO Aleanca është zgjidhja më e mirë për Malin e Zi”, ka theksuar Llazoviq. Ai ka sqaruar se Mali i Zi nëse dëshiron të jetë vend neutral , do të duhet të investojë më tepër mjete dhe përsëri të fus shërbimin ushtarak si dhe shumë gjëra të tjera të cila për momentin nuk mund ti realizojë .

 

Anëtarësimin në NATO e përkrahin 42 për qind të banorëve

Anëtarësimin e Malit të Zi në NATO  e përkrahin 42 për qind të banorëve, por në rritjen e këtij numri duhet të punohet vazhdimisht dhe me kujdes, ka theksuar kryeministri Millo Gjukanoviq. Ai ,në mbledhjen e Këshillit komunal të PDS në Bjello Pole në kuadër të planit aksionar të fushatës për anëtarësim në NATO ,ka theksuar se gjatë dialogut konstruktiv është konstatuar se Aleanca paraqet suazën më të mirë , më efikase dhe më të lirë për përparimin e mëtejmë të stabilitetit në Mal të Zi dhe në Ballkan. Gjukanoviq, siç thuhet në kumtesë, ka theksuar se nga numri i përgjithshëm i deputetëve në parlamentin malazezë , dy të tretat e tyre formalisht ose joformalisht e përkrah hyrjen e vendit në NATO. Ai ka theksuar se kjo është sfidë politike dhe qëllimi i PDS është që t’i dëgjojë të gjitha argumentet pro dhe kundër hyrjes në NATO dhe që banorëve me kujdes dhe detajet tu shpjegohen të gjitha përparësitë e anëtarësimit në Aleancë. Ai ka shtuar se integrimet në NATO dhe në UE janë prioritete reale politike .

 

PSD dhe Mali i Zi pozitiv do të nënshkruajnë nesër marrëveshjen

Përfaqësuesit e Partisë social demokratike dhe të Malit të Zi pozitivë do të nënshkruajnë nesër marrëveshjen politike  për zgjedhjet e ardhshme lokale në Podgoricë. Është paralajmëruar se ne  nënshkrim të marrëveshjes do të marrin pjesë kryetarët e dy partive Ranko Krivokapiq dhe Darko Pajoviq . PSD dhe Mali i Zi pozitiv duan të kontribuojnë në bashkimin e potencialit reformistë të shoqërisë malazeze dhe mbeten të hapura për të gjitha subjektet politike dhe individët e lirë me të cilët kanë bindje të njëjta politike dhe vizion për zhvillimin e Kryeqytetit. Theksohet se Kryeqytetit i Malit të ZI duhet të jetë në krye të zhvillimit  demokratik dhe ekonomike të shtetit , të sigurojë transparencën e administratës së qytetit dhe të bëhet servis i mirë i qytetarëve dhe i ekonomisë. Lideri i PDS ,Millo Gjukanoviq, ka deklaruar mbrëmë se kjo marrëveshje nuk e shqetëson Partin e tij duke shtuar se çdo kush ka të drejtë të zgjedh partnerin e vetë.

 

Minatorët mbajtën një grevë vërejtjeje

Punëtorët e kanë ndërprerë për një orë prodhimtarinë në Minierën Zagrad si dhe ne sektori i transportit , kurse administrata ka protestuar para ndërtesës së drejtorisë. Kryetari i sindikatës së pavarur të minierës së Boksitit , Borisav Bojanoviq ,ka deklaruar për agjencinë MINA se organizatat sindikale të ndërmarrjes do tu bëjnë ftesë të gjithë të punësuarve që të tubohen të hënën nëse deri atëherë  nuk do të ketë hapa pozitiv përpara. Sipas fjalëve të tij ,sindikatat dhe të punësuarit i kanë dhënë mundësi shtetit që ta zgjidh situatën në Minierën e Boksitit dhe se ,siç konsiderojnë ata, tani është momenti më i volitshëm. Përndryshe për tu larguar nga firma me kushte të caktuara deri tani janë paraqitur 176  ,prej gjithsejtë 313 të punësuarve.

 

Mali i Zi bëhet anëtarë fuqiplotë i ECAC në qershor të vitit 2008

Mali i Zi me zbatimin e standardeve ka siguruar kushtet për sigurinë e komunikacionit ajrorë ,ka vlerësuar kryetari i Konferencës evropiane të Aeronautikës civile – ECAC , Katalin Radu. Siç është kumtuar nga Agjencia për aeronautikën civile , zyrtarët më të lartë të ECAC ,qëndrojnë për vizitë zyrtare në Mal të Zi ,ku kanë biseduar me drejtorin e Agjencisë për aviacionin civil Dragan Gjuroviq. Radu dhe sekretari i përgjithshëm i këtij institucioni kanë biseduar me kolegët malazezë për situatën në sferën e aviacionit civil dhe për çështjet aktuale me të cilat dëshirohet të arrihet shkallë më e lartë e sigurisë.

 

Përfundon tubimi i serbëve të veriut

Rreth 200 përfaqësues të Partisë Radikale serbe dhe të organizatës ultra-nacionaliste serbe ‘Obraz’ kanë organizuar miting sot në mesditë në veri të Mitrovicës, prej nga kanë dërguar mesazh se Partia Radikale dhe Obraz-i nuk do t’i harrojë kurrë serbët e Kosovës. Ata kanë mbajtur në duar flamuj të Serbisë, Rusisë dhe foto të liderit radikal serb i cili po gjykohet në Hagë, Vojislav Seselj, ndërsa gjatë tërë kohës kanë kënduar këngë çetnike.

Zëvendëskryetari i Partisë Radikale serbe, Nemanja Saric, ka thënë se partia të cilën ai e përfaqëson është e vetmja që ka vendosur të nis fushatën elektorale nga Kosova, për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Serbi. Zëvendësdrejtori rajonal i policisë së Kosovës në veri, Besim Hoti, ka konfirmuar për Kosovapress mbajtjen e këtij mitingu, duke thënë se kjo ka të bëjë më shumë me zgjedhjet e ardhme që do të mbahen në veri të Mitrovicës dhe në Serbi.

 

Mustafa, vizitë zyrtare në Berlin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, po qëndron për një vizitë zyrtare disa ditore në Berlin, ku do të takohet me drejtues të lartë të Unionit Kristian-Demokratik (CDU), si dhe me zyrtarë të Bundestagut gjerman.

Mustafa në këtë vizitë, shoqërohet nga Teuta Sahatcija, nënkryetare, Ismet Beqiri, sekretar i Përgjithshëm dhe Valon Halimi, zyrtar ndërlidhës i LDK-së me Partinë Popullore Evropiane (PPE).Sot, delegacioni i LDK-së do të ketë takime në Bundestag me anëtarët e Komitetit për Punë të Jashtme nga radhët e CDU/CSU, Peter Beyer, Roderich Kiesewetter dhe Johann Vadephul.

 

KQZ-ja gati për zgjedhjet për kryetar të Mitrovicës së Veriut

Kanë mbetur vetëm edhe katër ditë kur qytetarët në pjesën veriore të Mitrovicës, do t`u drejtohet sërish kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e komunës. Qytetarët nga kjo komunë thonë se edhe kësaj radhe do të dalin në votime, ndërkohë Komisioni Qëndror  i Zgjedhjeve bënë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor më 23 shkurt.

Më 23 shkurt, për të katërtën herë me radhë në pjesën veriore të Mitrovicës do të organizohen zgjedhjet për kryetar komune. Në këto zgjedhje të jashtëzakonshme do të hapen 7 qendra të votimit më 33 vendvotime.  Komision Qendror Zgjedhor i ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura. Këtë e ka konfirmuar për Radio Kosovën kryetarja e KQZ-së Valdete Daka. Ndryshe, zgjedhjet në pjesën veriore të Mitrovicës mbahen për shkak se kryetari Kërstimir Pantiq kishte refuzuar të bëjë betimin me simbolet e Republikës së Kosovës.

 

NATO do të vendosë për të ardhmen e FSK-së

Rishikimi i sektorit të Sigurisë që është pritur të rezultojë me ndryshim emri dhe mandati të Forcës së Sigurisë së Kosovës është diçka që zyrtarët e NATO-s thonë se nuk është diskutuar ende në nivel të saj. Për më tepër zyrtarët e NATO-s i kanë thënë Radio Kosovës se vendimi nëse Forca e Sigurisë së Kosovës duhet të evoluoj do të merret nga Këshilli Veri- Atlantik. Zyrtarët e NATO-s kanë thënë se nëse mandati dhe misioni i FSK-së ndryshon, kjo pritet të ndodhë pasi që Këshilli Veri-Atlantik ta shqyrtojë nivelin e angazhimit të NATO-s. Duke shpalosur elementin kryesor të dalë nga rishikimi strategjik i sektorit të sigurisë, kryeministri i vendit, Hashim Thaçi ka bërë publike se Forca e Sigurisë së Kosovës do të shndërrohet në Forcat e Armatosura të Kosovës (FAK), e cila sipas tij, do t’i ketë tërë tiparet e një ushtrie. Por, këtë deklarim zyrtarët e NATO e kanë cilësuar “të nivelit të brendshëm”. Për më tepër, ata kanë thënë se NATO aktualisht mbështet Forcën e Sigurisë së Kosovës në mandatin e saj aktual.

 

Rama: Shqipëria s’duhet ta luajë rolin e vëllait të madh

Shqipëria duhet të vazhdojë t’i ndihmojë Kosovës, por nuk duhet që të luajë rolin e vëllait më të madh për shtetin kosovar, thotë kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Megjithëse në Kosovë, nga Shqipëria gjithmonë pritet ndihmë, aq më tepër që fjala është për një shtet shqiptar 101 vjeç, kundrejt një tjetri që i ka vetëm gjashtë vjet që ekziston, tha Rama në një intervistë për “Zërin”. Mirëpo, për shefin e qeverisë shqiptare, Prishtina, sidomos në raport me Beogradin është një palë serioze dhe kredibile që t’i trajtojë vetë problemet.

 

BDI: Nuk kemi ftuar në bojkot zgjedhor

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) nuk ka ftuar shqiptarët në bojkot, por insiston për një kandidat konsensual, si një vlerë evropiane.  Ky qëndrim i partisë së Ahmetit vjen pas rekomandimit të fundit që dha Brukseli zyrtar përmes eurodeputetit Riçard Hovit se BE është kundër bojkotimit të zgjedhjeve  dhe se palët duhet të tregojnë gatishmëri për të dëgjuar dhe kuptuar njëra –tjetrën. Sipas saj, BDI bën përgatitje edhe për zgjedhje të parakohshme parlamentare edhe pse ende nuk është marrë një vendim nëse do të ketë zgjedhje të tilla.

 

Yanukovych shpall të enjten si ditë zie kombëtare

Presidenti ukrainas Viktor Yanukovych ka shpallur të enjten si “ditë zie kombëtare”, pas vrasjes së 26 personave gjatë përleshjeve të para të armatosura në Kiev, në 24 orët e fundit. Yanukovych nënshkroi dekretin të mërkurën. Në të thuhet se kjo ditë zie po bëhet “në lidhje me humbjen e jetëve që u shkaktuan nga trazirat masive”.

Më herët gjatë ditës, Yanukovych i ka quajtur kriminel protestuesit opozitar të cilët po kërkojnë dorëheqjen e tij, dhe se i mban përgjegjës për gjakun e derdhur në rrugët e Kievit. Në anën tjetër, disa shtete evropiane po kërkojnë që Bashkimi Evropian t’i vendos sanksione liderëve të institucioneve ukrainase. Një vendim i tillë, pritet të sqarohet gjatë ditës

 

Vdesin katër nga dy shpërthime binjake në Bejrut

Autoritetet libaneze thonë se shpërthimi i dy bombave në një paralagje jugore të kryeqytetit Bejrut, kanë shkaktuar vdekjen e të paktën katër personave, ndërsa disa të tjerë janë lënduar. Sulmet e sotme duket se kishin për cak qendrën kulturore iraniane në qarkun Bir Hassan të kryeqytetit.

Grupi militant Brigada Abdullah Azzam e ndërlidhur me Al-Kaidan, ka marr përgjegjësinë për këto shpërthime. Qarku Bir Hassan gjendet në një paralagje në të cilën është e vendosur edhe lëvizja e Hezbollahur, e shiitëve libanez. Ky grup ka pranuar publikisht se ka dërguar luftëtarët e saj për të luftuar në Sirinë fqinje, në krah me regjimin e presidentit Bashar al-Assad, dhe kundër kryengritësve sunitë sirian. Disa grupe kryengritëse në Siri kanë lidhje të afërta me Al-Kaidan.

 

Irani optimist se mund të arrijë paktin nuklear me perëndimin

Përkundër skepticizmit të shprehur nga fuqitë perëndimore, ministri i punëve të jashtme të Iranit, Mohammad Javad Zarif thotë se mund të arrihet një marrëveshje përfundimtare për programin paqësore nuklear iranian deri në gjysmëvjetorin e parë të këtij viti. Për të dytën ditë me radhë, Irani po zhvillon negociata në Vjenë me Shtetet e Bashkuara, Anglinë, Kinën, Rusinë, Francën dhe Gjermaninë.Qëllimi i kësaj tryeze është arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëe, e cila d të kufizonte pasurimin e uraniumit dhe aktiviteteve të tjera të Iranit për disa vjet me radhë. Nga ana e tyre, fuqitë botërore do të heqin të gjitha sanksionet e vendosura kundër Teheranit. Të dy palët janë pajtuar gjatë nëntorit në Gjenevë, që të mbarojnë së finalizuari një marrëveshje përfundimtare brenda një afati gjashtëmujor. Mirëpo, në këtë pakt fillestar, është lënë edhe opsioni që negociatat të shtyhen edhe për gjashtë muaj të tjerë, ose deri në fund të këtij viti.

 

Sot në Mal të Zi ka mbajtur  mot kryesisht i vranët por i thatë. Frynë erë mesatare deri e fortë nga drejtimet jugore.

Temperaturat: B. Pole 20, Podgoricë, Tivar e Budvë 19, H. Novi  Ulqin , Tivat e Beranë 18, Rozhaje 17, Plevle e Plavë 16, Mojkovc 15, Nikshiq, Cetinë e Shavnik 14, Kollashin 16 dhe në Zhablak 10 g.

Për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe gjatë ditës vende vende me reshje të dobëta të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare jugore dhe jug-lindore.

Temperatura e mëngjesit prej 3 deri në 12, kurse më e larta e ditës prej 9 deri në 18 g. C.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се