Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

18. 02. 2014. 17:50   >>  18:03

LAJMET 18.02.2014

18.02.2014

Deputetët e Parlamentit të malit të Zi nuk  miratuan në seancën e sotme ligjin për zgjedhjen e këshilltarëve dhe të deputetëve

Deputetët e Parlamentit të malit të Zi nuk  miratuan në seancën e sotme ligjin për zgjedhjen e këshilltarëve dhe të deputetëve. Me këtë rast deputetët  e partisë boshnjake dhe të klubit të partive shqiptare nuk morën pjesë në votim. Për këtë propozim kanë votuar deputetët e Fronit demokratik të PSP dhe të Partisë social demokratike kurse  27 deputetë  të PDS ishin të përmbajtur. Siç dihet për miratimin e këtij ligji nevojitej shumica prej dy të tretave të deputetëve. Deputetët e Partisë boshnjake dhe të Klubit të Partive shqiptare më parë e braktisën seancën sepse nuk u miratuan amendamentet e tyre të cilët kishin të bënin me aksionin afirmativ në nivelin lokal.

Kryetari i parlamentit Ranko  Krivokapiq  si propozues i ligjit i ka pranuar dy amendamente të Frontit me të cilat parashihet që afati për zbatimin e ligjit të jetë një nëntori deri kur i është dhënë afat Ministrisë për punë të brendshme që të furnizohet me paisje dhe të vendos në funksion sistemin për identifikimin elektronik. Përfaqësuesit e Partive të pakicave kanë kërkuar miratimin e amendamenteve me të cilët parashihet që në nivelin lokal të zbatohet aksioni afirmativ për popujt që përbëjnë më pak se 5 për qind nga numri i përgjithshëm i banorëve. Amendamenti i PDS me të cilin parashihet që në çdo të katërtin vend në listën zgjedhoren të jetë femër është pranuar dhe njëkohësisht  është refuzuar  propozimi i Pozitives, i cili parasheh që femra të jetë në çdo vend të tretë në listë. Mosmiratimi i ligjit për zgjedhjen e këshilltarëve dhe të deputetëve është hap i dobët  për  parlamentarizmin malazezë dhe për procesin zgjedhor , para së gjithash për zgjedhjet lokale në pranverë ka theksuar kryetari i Parlamentit Ranko Krivokapiq, duke shtuar se  për këtë fajin më të madh  e mban pushteti. Deputeti i FORC-ës Genci Nimanbegu ka theksuar se Partia e tij konsideron se procesi zgjedhor është larg nga demokracia dhe se duhet kthyer besimi në të. Ndërkaq deputeti i PDS Millutin Simoviq ka theksuar se përfaqësuesit e partive të popujve pakicë me plotë të drejtë kanë reaguar ashpër.

 

PDS tepër herët tregon frikën e vetë

PDS tepër herët tregon frikën e vetë nga zgjedhjet pranverore , pas disfatës së merituar në Ulqin dhe  pas disfatës së parë në procesin e reformës së legjislaturës zgjedhore , ka vlerësuar Mali i Zi i Drejtë.

Kjo është par qartë me rastin e arrestimit dhe paraburgimit  të një grupi të aktivistëve shoqëror dhe politikë, protesta e  të cilëve  nuk ka mund ta rrezikojë pushtetin ashtu siç është bërë para dy decenieve e gjysmë, thuhet në kumtesë.

 

Lukshiq- Zyrtarët e vendeve të Evropës jug lindore kanë vlerësuar lartë përparimin e Malit të Zi

Zyrtarët e vendeve të Evropës jug lindore kanë vlerësuar lartë përparimin e Malit të Zi në procesin e bisedimeve me UE dhe hapjen e kapitujve 23 dhe 24 , është kumtuar nga ministria  për punë të jashtme dhe integrimet evropiane.

Ministri  Igor Llukshiq ka marrë pjesë në takimin joformal të ministrave për punë të jashtme të procesit të bashkëpunimit në Evropën Jug lindore në Bukuresht. Në fokusin e takimit ishte situata aktuale në rajon. Pjesëmarrësit  kanë theksuar domosdoshmërinë e gjetjes së zgjidhjes së qetë dhe konstruktive për situatën në BH me qellim të shërimit social dhe ekonomik të vendit dhe të sigurimit të stabilitetit në planin e brendshëm dhe rajonal, thuhet në kumtesë.

 

Përfaqësuesit e sindikatës së Aluminit kanë vlerësuar sot se do të ishte mirë që KAP të shtetet në rrethin e dytë

Përfaqësuesit e sindikatës së Aluminit kanë vlerësuar sot se do të ishte mirë që KAP të shtetet në rrethin e dytë , sepse nga 520 qeli në repartin e elektrolizës momentalisht punojnë vetëm 200.

Kryetari i sindikatës Rade Krivokapiq ka theksuar se  është i befasuar që në tenderin e përsëritur për shitjen e fabrikës ka arritur vetëm një ofertë nga firma ,,UNIPROM,,  e Nikshiqit. Krivokapiq ka shtuar se punëtorët kanë frikë nga ulja e prodhimtarisë  dhe  kështu,vetvetiu zvogëlimi i numrit të vendeve të punës nëse së shpejti nuk do  të ketë investime të reja. Për Krivokapiqin është pozitive ajo që paralajmërohet se mund të arrihet marrëveshja, kur është fjala për energjinë elektrike me çmim prej 38 euro për megavat orë sa ka ofruar  firma UNIPROM.

 

Përleshje midis policisë dhe protestuesve në Ukrainë

Të paktën tre protestues anti-qeveritar janë vrarë dhe mbi 150 të tjerë janë plagosur  ditën e djeshme gjatë përleshjeve të reja ndërmjet të policisë dhe demonstruesve në Kiev, njoftojnë ekipet mjekësore opozitare. Mjekët që menaxhojnë me një spital fushor opozitar, thonë se shumica e viktimave kanë pësuar nga granatat tymuese, ndërsa një personi i është amputuar dora.

Sipas opozitarëve, mbi 30 protestues janë në gjendje të rëndë, pasi kanë marr lëndime në kokë nga plumba gome dhe granatat tymuese. Në anën tjetër, Moska zyrtare ka akuzuar politikat e vendeve perëndimore për përleshjet e fundit në kryeqytetin ukrainas. “Ajo që po ndodh është pasojë direkte e mbylljes së syve në mesin e liderëve perëndimore dhe agjencive evropiane të cilat nuk po i shohin veprimet radikale të protestuesve ukrainas që po ngjajnë që nga fillimi i krizës”, thuhet në njoftimin e ministrisë së jashtme ruse. “Opozita nuk është më në gjendje të kontrolloj situatën brenda aradheve të veta”, thuhet në këtë komunikatë, ku akuzohen protestuesit për sulm ndaj policisë.

 

Arrestohen Pussy Riot në Sochi

Policia ruse ka arrestuar  dje në Soçi anëtaret e pank-bendit Pussy Riot, Nadezhda Tolokonnikova dhe Maroa Alyokhina, njoftojnë aktivistet për mediat  ndërkombëtare.“Jemi në makinë të policisë,po na dërgojnë në stacionin policor të qarkut  Adler”, i ka thënë përmes telefonit  Alyokhina agjencisë gjermane të lajmeve DPA. Të dy aktivistet kanë shkruar në Tvitter se janë arrestuar nga një grup i madh policësh dhe forcash të sigurisë jashtë një kishe në resorin turistik të Detit të Zi. Ato po ecnin skaj rrugës kur janë prangosur, thonë aktivistet.

Tolokonnikova dhe bashkëshorti i saj Pyotr Verzilov thanë se ishin duke planifikuar një protestë të quajtur “Putin ju mëson se si të duani atdheun. Alyokhina dhe Tolokonnikova janë liruar nga burgu në dhjetor, pasi kaluan dy vjet në burg për shkak të performancës së tyre, ku kënduan kundër presidentit rus Vlladimir  Putin në katedralen Moskovite. Tolokonnikova tha të martën se po arrestohet për të tretën herë me radhë, prej se është liruar nga burgu."Më 16 shkurt jemi mbajtur për më gjatë se shtatë orë, më pas më 17 shkurt, na mbajti FSB-ja për më shumë se 10 orë”, shkruan ajo. Policia lokale sipas mediave ndërkombëtare, ende nuk ka komentuar për këto arrestime.

 

Ushtarë dhe civilë të vrarë në Afganistan

Disa zyrtarë  thonë se gjashtë ushtarë afganë dhe tre civilë janë vrarë nga dy shpërthime bombash në pjesën lindore të Afganistanit. Zëdhënësi i ushtrisë, Noman  Atefi, ka thënë se njëri nga shpërthimet ka ndodhur në qarkun Alasay të provincës Kapisa, derisa ushtarakët ktheheshin nga një operacion. Ai ka thënë se sulmi ka shkatërruar krejtësisht makinën e ushtrisë. Përgjegjësinë për të nuk e ka marrë asnjë grup, ndonëse dyshimet bien mbi talibanët. Në një tjetër zhvillim, tre civilë janë vrarë dhe shtatë të tjerë janë plagosur nga një sulm me bombë në provincën Paktia.

 

Tre të vrarë në përleshjet në Bangkok

Së paku tre persona, në mesin e tyre një polic, janë vrarë në Bangkok, derisa autoritetet kanë nisur një operacion për të pastruar rrugët nga protestuesit antiqeveritarë. Rreth 60 persona janë plagosur, ndërsa 100 të tjerë janë arrestuar. Pamjet  televizive kanë treguar re të gazit lotsjellës pranë ndërtesës së qeverisë. Protestuesit kanë protestuar qysh në muajin nëntor për të rrëzuar kryeministren Yingluck  Shinawatra. Ata akuzojnë qeverinë e Yingluckut se shërben për interesa të vëllait të saj, ish-kryeministrit Thaksin Shinavatra, i cili është përmbysur nga një grushtshtet në vitin 2006, pasi është akuzuar për korrupsion dhe abuzim të pushtetit.

 

Itali - Gjenden dy të vdekur në barkën e migrantëve

Dy trupat të pajetë janë gjetur në një barkë të migrantëve që u nxorë nga mesdheu, kanë njoftuar  dje  autoritetet . Gomona e cila po barte 123 emigrantë, 107 burra dhe 16 gra, kishte dërguar një SOS për ndihmë të hënën në mëngjes tek autoriteti portual në Palermo, thonë rojet bregdetare italiane. Një anije greke që nuk gjendej larg me këtë gomone, iu kërkua t’i shpëtoj emigrantët. Emigrantët e shpëtuar, sipas autoritetet italiane, janë nga Somalia. Për çdo vit, dhjeta mijëra njerëz ikin nga konflikti ose varfëria, nga  Afrikë, Lindja  e Mesme dhe Azia, në kërkim për një jetë më të mirë në Bashkimin Evropian. Italia është vendi kyç transit për këta emigrantë.

 

Sulme të reja vdekjeprurëse në Bagdad

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe mbi 57 të tjerë janë plagosur ditën e djeshme, pas një serie shpërthimesh në jug të qytetit irakian Hilla, njoftojnë autoritetet e atjeshme.

Shtatë bomba kanë shpërthyer njëra pas tjetrës në qendër të qytetit, njofton policia. Makinat bomba janë një prej armëve më vdekjeprurëse që përdorin kryengritësit në Irak, gjatë viteve të fundit. Sipas Kombeve të Bashkuara, vlerësohet se 8,868 njerëz janë vrarë nga dhuna në Irak gjatë vitit 2013.

 

Merkel mundohet të kthejë ”besimin” në opinion

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha të mërtën se po kërkon të rikthej “besimin” brenda koalicionit qeverisës pas shkeljes së sekretit shtetëror nga një anëtar i kabinetit të saj.“Unë jam shumë optimiste se do t’ia dalim”, ka thënë Merkel në një konferencë për gazetarë, katër ditë pasi largoi nga posti ministrin Hans-Peter Friedrich i cili lajmëroi një kolegë të tij për hetimet që po bëhen ndaj një politikani për pjesëmarrje në pornografi me fëmijë.

Politikani i Partisë Social Demokratike (SPD) që ishte lajmëruar për këto hetime,atëherë  ishte  në opozitë. Më pas, SPD-ja nënshkroi një marrëveshje koalicioni me konservatorin e Kristian Demokratëve  (CDU) të Angela Merkel, dhe u futën në qeveri, dy muaj më parë. Mirëpo tani SPD është në shënjestër të mediave gjermane pasi akuzohet se ka keqpërdorur këtë informatë, dhe kështu ka krijuar krizën e parë serioze për Merkelin në dy muajt e parë të koalicionit të saj të madh. Sipas Merkel, të tre liderët politik kanë “të njëjtën obligim” që të rikthejnë besimin e publikut në koalicionin dhe sundimin e ligjit. Merkel po ashtu shtoi në këtë konferencë, se pavarësisht nëse ish-ministri i saj Friedrich, ka shkelur apo jo ligjin ai “mori përgjegjësinë politike për mundësinë se besimi ishte shkelur”. Ajo paralajmëroi edhe se një komitet parlamentar do të takohet  sot, për të hedhë më shumë dritë në këtë kontraversë.

 

Kaos në Jemen, vriten 11 persona

Njëmbëdhjetë persona kanë vdekur të martën gjatë përleshjeve të armatosura ndërmjet të seperatistëve dhe ushtrisë në qytetin Daleh në Jemen. Një ushtarak ka thënë për mediet vendore, se një sulmues i armatosur ka zënë në prit një konvoj  të ushtrisë, duke i sulmuar me minahedhës dhe armë automatike. Ai “vrau pesë ushtarë, përfshirë edhe një oficer, ndërsa lëndoi tetë ushtarë të tjerë”, thotë ushtaraku. Një aktivist ndërkaq njoftoi se, në mesin e kryengritësve janë tre të vrarë, ndërsa mbi 20 janë plagosur, shumica prej të cilëve janë civil. Sipas militantëve, kryengritësit kanë zënë rob 15 ushtarë gjatë përleshjeve, pasi tre prej tyre ishin rrëmbyer në përleshjet e së hënës. Seperatistët në krahinën që dikur ishte e pavarur në jug të Jemenit, kanë bojkotuar dialogun ndërsa janë pajtuar muaj më parë që të transformojnë Jemenin në një federatë. Jemeni Jugor ishte i pavarur pas përfundimit të sundimit kolonial britanik në vitin 1967. Ai më pas iu aneksua, pa dëshirë, veriut në vitin 1990.
Mbështetja për kthimin e pavarësisë në jug të Jemenit është e madhe, posaçërisht në Daleh.

 

Nesër mot i ngjashëm me të sotmin

Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot me vranësira të ndryshueshme dhe i thatë. Frynë erë e dobët deri mesatare, në Veri vende vende e fortë nga drejtimet jugore.

Temperatuarat : Podgoricë 20, Budvëë 19, tivar, Uqlin e Plevle 18, B. Pole, Beranë e Rozhaj 17, H. Novi e Plav 16, Tivat 15, Cetinë, Zhablak e Kollashin 14, Shavnik 13 dhe në Zhablak 11 g.

Për nesër parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Pas dite, sidomos në viset jug-perendimore janë të mundshme edhe reshje të dobëta të shiut. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë, në veri vende vende shumë e fortë nga drejtimet jugore.

Temperatura e mëngjesit prej 1 deri në 10, kurse më e larta e ditës prej 10 deri në 20 g. C.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се