Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

31. 01. 2014. 16:59 >> 17:13

LAJMET 01.02.2014

01.02.2014

Kryetari i Qeverisë për vizitë në Mynih

Kryeministri i Malit të Zi Millo Gjukanoviq e udhëheq delegacionin e Malit të Zi në konferencën e 50 .jubilare të Mynihut për sigurinë, e cila prej sot e deri me dy shkurt do të mbahet në kryeqytetin e Bavarisë.

Konferenca e Mynihut prezanton  edhe forumin e shkëlqyer  për prezantimin e rezultateve të mëtejme si dhe pritjet e Malit të Zi në integrimet euroatlantike në vitin e mbajtjes së samitit të NATO-s , theksohet në Kumtesën e Qeverisë.

 

Gjyqi kushtetues të jetë filtër ndaj Strasburit

Fakti se Mali i Zi gjendet në vendin e dytë nga të gjitha vendet anëtare sipas numrit të përfaqësueseve  për kokë të banorit ,Gjyqi evropianë për të drejtat e njeriut në Strasbur tregon se është shqetësuese besimi i qytetarëve në institucionet dhe gjendja e të drejtave të njeriut, është kumtuar nga Aleanca qytetare. Sipas fjalëve të Radoviq ,kjo qartë tregon se diçka nuk funksionon  në sistemin malazezë për të drejtat e njeriut. Radoviq, po ashtu konsideron se duhet ta iniciojë aksionin koordinues e të gjitha subjekteve në shoqëri –gjyqësorit, ministrive , avokatit të popullit, sektorit civil dhe mediat.

 

Vujanoviq ka amnistuar në vitin e kaluar 49 individ

Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq ka amnistuar në vitin e kaluar 49 njerëz dhe në të gjitha rastet ka disponuar propozimin pozitiv të Ministrisë së drejtësisë për amnistimin e tyre. Vujanoviq , në bazë të detyrimit ligjor ka publikuar numrin dhe strukturën e amnistive në vitin 2013 duke  theksuar se Ministria e drejtësisë ia ka dorëzuar për të vendosur 337 lutje për amnistimin e personave  të dënuar.

Nga lutjet e miratuara për amnisti presidenti i Malit të Zi dënimet e shqiptuara me burg në 6 raste i ka zëvendësuar me dënim të kushtëzuar , 21 rast të dënimit me vuajte burgu i ka shëndrruar me dënim me të holla,kurse në një rast ka zvogëluar dënimin me të holla.

 

Të kontribuohet në stabilitetin social dhe ekonomik

Projekti Shtëpia e dialogut social i cili dukshëm do të kontribuonte në sigurimin e pozitës së liderit rajonal të Malit të Zi në fushën e dialogut social meriton vëmendje të plotë dhe në drejtim të realizimit të tij është arritur marrëveshja për bashkëpunim të mëtejmë ,ka kumtuar Ministria e financave. Ministri ,Radoje Zhugiq është takuar sot me sekretarin e përgjithshëm të Unionit  të sindikatave të lira ,Srgja Kekoviq, me kryetarin e Unionit të punëdhënësve, Predrag Mitroviq dhe me sekretaren e përgjithshme të Unionit të punëdhënësve të Malit të Zi ,Suzana Radulloviq. Gjatë takimit ,siç është kumtuar, është bërë fjalë edhe për iniciativën për ndërtimin e Shtëpisë së dialogut social gjë që e ka përkrah edhe Ministria për punë dhe përkujdesjen sociale.

 

Sharanoviq dhe Kolenshiq nuk do të dorëzohen

Gjyaqi i  lartë në Podgoricë ka refuzuar që t’ia dorëzojë Serbisë Sllobodan Sharanoviq dhe Ratko Kolenshiq , është kumtuar nga ky gjyq. Me vendimin e kolegjit të Gjyqit të lartë në Podgoricë është refuzuar  kërkesa për dorëzimin e nënshtetasve të Malit të Zi Sharanoviq dhe Kolenshiq me kërkesën për ekstradim të Republikës së Serbisë me qellim të ndjekjes penale kundër tyre ,në Republikën e Serbisë ,për shkak të dyshimi se kanë bërë vepër penale të vrasjes në bazë të nenit 114  alineja 1 pika 5 e kodit penal të Serbisë, thuhet në kumtesën të cilën e ka nënshkruar këshilltarja e pavarur për marrëdhënie me opinionin Milena Gjeletiq. Në Serbi kundër tyre zhvillohen hetime për shkak të përzierës në vrasjen e Nikolla Bojoviq, vëlla i Lluka Bojoviq , udhëheqës i klanit të Zemunit.

 

Qeveria do të bisedojë për mënyrën dhe dinamiken e pagesës së borxheve

Qeveria është e gatshme që me blerësin e zgjedhur të pronës së KAP të bisedojë për mënyrën dhe dinamikën e pagesës të borxheve nga masa falimentuese , varësisht nga niveli i investimeve të planifikuara dhe numri i të punësuarve. Nga Ministria e ekonomisë është kumtuar se Qeveria , në bazë të interesave për mbrojtjen e aksionarve  dhe me qellim të arritjes së çmimit sa më të mirë shitblerës, është e gatshme që pronarit të ardhshëm të KAP ti ofrojmë mbështetje në pajtim me ligjin dhe autorizimet si dhe me politikën ekonomike të Qeverisë.

Qeveria , siç thuhet është gatshme të afrojë mbështetje edhe në zgjidhjen e raporteve të trashëguara pronësoro juridike , me qellim të mbrojtjes së aksionarëve në procedurën falimentuese . Tenderi i ri për shitjen e pronës së KAP është shpallur me 18 .janar me çmimin fillestar prej 28 milion euro.

 

Davidoviq është e mundur që të marrin minierën e boksitit

Pronari i Kompanisë Neksan nga Nikshiqi Miodrag Davidoviq është i gatshëm që nga miniera e Boksitit të blejë në vit 200 mijë tonelatë xehe , por nuk e përjeshaton as mundësinë e marrjes së kësaj firme. Davidoviq, i ka deklaruar agjencisë MINA Businss se fjala është për sasinë minimale e cila mund të rritet nëse oferta e tij do të aprovohet. Sipas fjalëve të tij qëllimi i firmës NEKSAN është që kjo ofertë të tregojë edhe njëherë se është kompani e përgjegjshme dhe se mund të iniciojë prodhimin në minierën e boksitit

 

 Jahjaga dhe Thaçi pajtohen për reforma të përgjithshme në vend

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot në takim kryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçin, me të cilin diskutuan për zhvillimet e përgjithshme në vend dhe proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.

Presidentja Jahjaga dhe kryeministri Thaçi u pajtuan që institucionet e vendit të vazhdojnë thellimin e reformave të përgjithshme në vend që do ta përafrojnë Kosovën me Bashkimin Evropian. Jahjaga dhe Thaçi biseduan edhe për shënimin e 6-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës.

 

Thaçi: Synim i Qeverisë për sivjet MSA dhe liberalizimi i vizave

Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaçi, ka thënë se synim i Qeverisë së tij për vitin 2014 është përmbyllja e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe plotësimi i kritereve për liberalizimin e vizave. Ai në një koktej të organizuar nga Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në Kosovë, ka thënë se negociimi i Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim ka vulosur përcaktimin strategjik për integrim.

 

Krasniqi: Komisioni për reformë zgjedhore nuk ka bërë asgjë

Komisioni ‘Ad Hoc’ për reformën zgjedhore nuk ka bërë asgjë. Është dashtë të gjej burimin e defektit të zgjedhjeve të kaluara, e këtë nuk e ka bërë. Kështu vlerëson kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi.Gjatë debatit për reformën zgjedhore Krasniqi ka thënë se 100 fletëvotime që janë shpallur të pavlefshme, tregojnë se qytetari e ka të ndërlikuar votimin. Krasniqi ka këshilluar që të shikohet mundësia e ruajtjes së votave, e jo kush ka para të mund t’i blej komisionerët dhe të bëhet deputet. Kreu i Kuvendit ka thënë se ka qenë i gatshëm gjithmonë për zgjedhje të jashtëzakonshme dhe nuk i intereson nëse dikush ka frikë të kërkojë sërish votën e popullit.

 

KQZ: U certifikuan kandidatët për kryetar të Mitrovicës Veriore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, në takimin e sotëm, ka marrë vendim për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre përkatës, për zgjedhjet për kryetar të Komunës Mitrovica Veriore. Në listën e certifikuar gjenden kandidatët Musa Miftari (LDK), Florent Azemi (PDK), Oliver Ivanoviq (IQ SDD) dhe Goran Rakiq (IQS).Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Mitrovicën Veriore do të mbahen më 23 shkurt.

 

Çeku, në konferencën e 50-të të Mynihut për Sigurinë

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK), Agim Çeku po merr pjesë në punimet e Konferencës së 50-të të Mynihut për Sigurinë, që po zhvillon punimet nga 31 janar deri më 2 shkurt 2014, në Munih të Republikës Federale të Gjermanisë. Në Konferencë pritet të diskutohen çështje që kanë të bëjnë me temat si: mbrojtja e ardhshme evropiane, procesi i paqes në Lindjen e Mesme, katastrofa siriane, e kaluara, e tashmja dhe ardhmja e sigurisë ndërkombëtare, dialogu Prishtinë-Beograd, dhe çështje tjera të sigurisë evropiane dhe botërore. Ministri Çeku do të jetë pjesë e diskutimeve gjatë punimeve të Konferencës dhe do të ketë takime me homologë nga vendet pjesëmarrëse në Konferencën e 50-të të Mynihut pë Sigurinë. Konferenca përfundon punimet me nxjerrjen e një deklarate të përbashkët.

 

Maqedonia nesër shpallë zgjedhjet presidenciale

Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski nesër do të firmos vendimin për zgjedhjet presidenciale, ku do të shpallet edhe data për mbajtjen e tyre. “Kompetencat dhe detyra kushtetuese e kryetarit të Parlamentit është që të firmos vendimin për zgjedhjet.

Në rastin konkret kemi zgjedhjet e rregullta presidenciale që duhet të mbahen në periudhën prej 12 mars deri më 12 maj dhe unë nesër më 1 shkurt do të firmos zgjedhjet dhe do të caktojë datën për mbajtjen e tyre”, theksoi për MIA, kryeparlamentari Veljanovski. I pyetur lidhur me çështjen se a do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, kryetari i Parlamentit nënvizoi se kjo nuk është në kompetencë të tij.

 

Ukrainë: Ministria e mbrojtjes kërkon hapa urgjentë

Ministria e mbrojtjes e Ukrainës ka kërkuar nga presidenti, Viktor Yanukovich, ndërmarrjen e hapave “urgjentë” për ta zbutur krizën që e ka përfshirë këtë vend.

Sipas shërbimit për media të Ministrisë së mbrojtjes, zyrtarë ushtarakë të Ukrainës dhe të Ministrisë së mbrojtjes, janë takuar dhe i kanë bërë thirrje Yanukovichit, si komandant suprem, për “të ndërmarrë masa urgjente për stabilizimin e situatës në vend dhe të arrihet marrëveshje në shoqëri brenda legjislacionit aktual”.Ministria e mbrojtjes thotë se okupimi i ndërtesave qeveritare nga protestuesit antiqeveri është i papranueshëm. Në deklaratë, më tutje theksohet se përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit paraqet kërcënim për integritetin territorial të Ukrainës. Kjo deklaratë u bë pasi presidenti Yanukovich dje tha se autoritetet i kanë plotësuar të gjitha obligimet e tyre për zgjidhjen e krizës, duke e akuzuar opozitën për vazhdim të rritjes së tensioneve.

                                        

Uzumcu: Të përshpejtohet transporti i armatimit kimik të Sirisë

Organizata për Ndalimin e Armatimit Kimik ka kërkuar sot që Siria ta përshpejtojë transportin e rezervave të saj të armatimit kimik. Drejtori i kësaj organizate, Ahmet Uzumcu, nëpërmjet një kumtese tha se zyrtarët e Sirisë duhet ta “mbajnë ritmin” me qëllim që të plotësohet afati deri më 30 qershor, që të gjitha armatimet e saj kimike të shkatërrohen. Zyrtarët e lartë amerikanë, përfshirë sekretarin e mbrojtjes, Chuck Hagel, po ashtu, kanë shprehur pakënaqësi me vonesat nga Siria. Më pak se 5% të të gjitha armatimeve kimike të Sirisë janë transportuar jashtë Sirisë.Por, ministria e jashtme ruse ka thënë sot se Siria po vepron “me vullnet të mirë” në përkushtimin e saj për eliminimin e armatimit kimik.

 

Mbyllet pas radioaktivitetit një Centrali atomik në Britani

Një central atomik i riprocesimit në pjesën veriperëndimore të Anglisë është mbyllur pjesërisht, pasi janë hetuar nivele të ngritura të radioaktivitetit. Kompania Sellafield Ltd ka njoftuar sot se radioaktiviteti “mbi normale” është detektuar dhe, rrjedhimisht, kompania po operonte me personel të reduktuar, si masë të parandalimit. Më tutje ajo ka thënë se nuk ka rrezik për publikun ose punonjësit. Operatorët e saj kanë thënë se nivelet e rrezatimit janë mbi normalen, por shumë nën atë që do të kërkonte ndonjë aksion nga punonjësit “brenda kapacitetit ose jashtë tij”.Ministria britanike e energjisë tha se është në kontakt të përhershëm me kompaninë Sellafield Ltd dhe “nuk ka arsye të besoj” se nivelet e rritura të radioaktivitetit në këtë central, janë më serioze se sa ka njoftuar kompania.

 

Pakistan: Nga sulmi me bombë – tre ushtarë të vrarë

Së paku tre ushtarë pakistanezë janë vrarë sot në provincën Baloçistan, kur makina e tyre është goditur nga bomba, derisa ata ishin në patrullë në këtë rajon. Kjo hapësirë konsdierohet bazë e militantëtve separatisët të Baloçistanit, që gati për një dekadë luftojnë për shtet të pavarur.

Nga eksplodimi i bombës janë plagosur katër ushtarë të tjerë, kanë njoftuar autoritetet. Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm. Forcat e sigurisë qeveritare në Baloçistan, që është një territor i madh në kufirin me Iranin dhe Afganistanin, po zhvillojnë luftime kundër kryengritësve separatistë dhe militantëve islamikë.

 

Nesër  parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët

Sot në Mal të Zi  ka mbajtur mot me vranësira të ndryshueshme por kryesisht i thatë. Frynë erë   e dobët deri mesatare , në Bregdet vende- vende e fortë nga drejtimet lindore.  Temperaturat: Tivar 18, Budvë 17.  H. Novi 15, Podgoricë e Ulqin 14, B. Pole e Beranë 13, Plevle e Mojkovac 12, Cetinë e Kollashin 11, Nikshiq, Plavë e Rozhaje 10, Shavnik 6 dhe në Zhablak 5 g.

Për nesër  parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, në jug dhe Bregdet me reshje lokale të shiut, kurse në Veri dhe viset e larta me borë dhe skllotë. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë jugore dhe jug lindore.

Temperatura e mëngjesit prej -1 deri në 10, kurse më e larta e ditës prej 5 deri në 16 g. C.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се