Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

29. 01. 2014. 18:24   >>  18:28

LAJMET 29.01.2014

29.01.2014

Qarkullimi pagësore me Serbinë vetëm atëherë kur dy vendet të jenë anëtare të UE

Problemin e mungesës së qarkullimit të drejtpërdrejt   pagesore , i cili dukshëm e vështirëson afarizmin për shkak të provizioneve të larta të bankave në pagesat indirekte afaristët e kanë parashtruar tash 8 vite me radhë . Qarkullim  të lirë pagesorë të drejtpërdrejt  ndërmjet Malit të Zi dhe Serbisë nuk do të ketë derisa të dy vendet të jenë anëtare të UE , ka deklaruar vice guvernatori i Bankës Qendrore Nikolla Fabris në Kuvend në tribunën publike kushtuar kapitullit 4 në procesin e asocimit të Malit të Zi me UE që ka të bëjë me qarkullimin e lirë të kapitalit dhe qarkullimin pagesor.

Fabris ,ka përkujtuar se bankat qendrore të Malit të Zi , Serbisë dhe BH kanë nënshkruar në shtator të vitit 2007. marrëveshjen e veçantë për kliringun e pagesave reciproke sipas të cilit shërbimet e qarkullimit pagesore është dashtë të jenë më të lira mirëpo, ajo nuk ka hyrë në fuqi ndërmjet Malit të Zi dhe Serbisë sepse  nuk ka ekzistuar vullneti i bankave komerciale lidhur me këtë statut. 

 

Këshilli parlamentar për antikorrupsion ka vendos formojë grupin punues

Me rastin e shlyerjes së numrave  amzë nga regjistri i Drejtorisë së tatim pagimeve dhe Drejtorisë për patundshmëri , Këshilli Parlamentar për antikorrupsion ka vendos ti propozojë Kolegjiumit të kryetarit të Kuvendit që ti shqyrtojë këto çështje dhe të formojë grupin punues i cili do të shqyrtonte harmonizimin e dispozitave në këtë sferë. Një pjesë e harmonizimit të ligjit, siç konsideron Këshilli duhet kthyer në gjendjen e mëparshme duke mundësuar qasjen në të dhënat personale me qellim të hetimeve të veprimtarive korruptive. 

 

Anëtarësimi në UE është shans dhe sfidë e madhe për Malin e Zi

Integrimet evropiane dhe euroatlantike si dhe përparimi i marrëdhënieve ndërkombëtare ekonomike janë prioritete  kyçe të politikës së jashtme të Malit të Zi, ka deklaruar në Mynih  nënkryetari   i Qeverisë e ministër i punëve të jashtme dhe integrimeve evropiane Igor Llukshiq . Llukshiq ka fol në tryezën e rrumbullakët në temën “Mali i Zi në rrugën drejtë UE ,seancat dhe sfidat” në organizimin e Shoqatës për Evropën Jug Lindore. Anëtarësimi në UE është suaza më e mirë nëpër të cilën Mali i Zi mund ti tejkalojë të  gjitha sfidat dhe ti shfrytëzojë të gjitha potencialet. Llukshiq ka sqaruar se Mali i Zi në hapjen e kapitujve 23. dhe 24. në fillim të procesit negociator , së bashku me UE ka fut praktik të re në proceset integruese . Për Malin e Zi si dhe për anëtaret tjera të ardhshme  më së miri që bisedimet ti fillojnë nga kapitujt më të ndërlikuar , ka theksuar Llukshiq. 

 

Nesër mbledhja e Këshillit për mbrojtje dhe siguri

Presidenti I Malit të Zi Filip Vujanoviq e ka caktuar për nesër mbledhjen e Këshillit për mbrojtje dhe siguri në të cilën duhet të debatohet për realizimin e strategjisë nacionale të sigurisë me plotësimin e detyrimeve kyçe për marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO. Kryetari i Kuvendit Ranko Krivokapiq ka kërkuar kohë më parë nga Vujanoviq që të caktojë mbledhjen e Këshillit në të cilën do të debatohej se çka duhet bërë që Mali i Zi të marr ftesën për anëtarësim në NATO. Krivokapiq ,ka vlerësuar se gjatë 6 muajve të ardhshëm duhet intensifikuar përpjekjet në plotësimin e obligimeve kyçe nga agjenda e NATO-s në mënyrë që Mali i Zi të marr ftesën për në samitin e Aleancës i cili do të mbahet në shtator. Siç theksohet, kushte kyçe për marrjen e ftesës janë sundimi i të drejtës , reforma e shërbimeve të sigurisë dhe ngritja e përkrahjes së qytetarëve për anëtarësimin e vendit në NATO. 

 

Pati takim, nuk pati takim?

Në një njoftim për media të Forcës së Re Demokratike mësohet për një takim në mes liderëve të listave shqiptare ,por pa rezultat konkret. Sipas kumtesës, "në takimin e tre kryetarëve, të Forcës, Nazif Cungu, PD-së, Fatmir Gjeka dhe UDSH-së, Gjeka nuk pranoi të flasë për bashkëpunim të mundshëm, sepse siç deklaroi “ka marrëveshje parazgjedhore që nga viti 2012 me PDS  edhe për koalicion në nivel lokal për pushtet në Ulqin”. Kjo vetëm dëshmon se ftesat të Gjekës janë të drejtuara për zbutjen e strukturave partiake të PD-së", thuhet mes tjerash në kumtesën e Forcës së Re Demokratike. Ndërsa, lideri i Unionit demokratik të Shqiptarëve Mehmed Zenka ka deklaruar se dje nuk kishte bisedime për koalicione paszgjedhore në mes kryetarëve të partive nacionale Shqiptare. “Këto janë të pavërteta”, është shprehur Zenka. Ndërkohë, lideri i Partisë Demokratike dhe bartësi i listës së koalicionit “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” Fatmir Gjeka ka thënë që ka marrëveshje koalicioni me Partinë demokratike të socialistëve dhe në nivel lokal.  “Do ti ofrojmë koalicion me kushtet tona të cilat do të nënkuptojnë dhe funksionin e njeriut të parë të qytetit”, theksoi Gjeka. Ai më herët deklaroi që do të flas fillimisht për të gjitha me anëtaret e koalicionit të cilat i ka udhëhequr në këto zgjedhje, Iniciativën qytetare “Perspektiva” dhe Lidhjen demokratike në Mal të Zi.

 

Është aferë marrëveshja për statusin e Malësisë

Partitë nacionale shqiptare dhe PDS janë afër marrëveshjes për zgjidhjen e statusit të Malësisë  , i cili parasheh që Tuzi të jetë komunë në kuadër të Kryeqytetit ,e cila do të ketë tre elemente të domosdoshme të qeverisjes lokale. Kjo donë të thotë , siç shkruajnë Dnevne Novine , që banorët e Malësisë edhe në të ardhmen do të kenë të drejtë që ti zgjedhin përfaqësuesit e vetë në parlamentin e Kryeqytetit. 

“Përfaqësuesit e partive shqiptare në Malësi janë futur në bisedime me kreun e PDS  për të hartuar projektin sipas të cilit do të ndryshoheshin disa dispozita ligjore me qellim që Tuzi nga statusi i Komunës urbane të shëndrrohet në Komunë në kuadër të kryeqytetit”, ka theksuar lideri i iniciativës qytetare  Vasel Sinishtaj. Sipas fjalëve të Sinishtaj ,statusi i ri i Tuzit Malësisë do ti sillte tri shtylla themelore të administratës lokale: territorin , buxhetin dhe kompetencat. 

 

Një pjesë e partive shqiptare janë për bashkëpunim me PSD dhe Pozitiven

Kryetari i Alternativës shqiptare Gjergj Camaj ,ka theksuar se kjo parti është e hapur për bashkëpunim me bllokun shtetëformues , nëse kjo aleancë politike nënkupton tubimin e forcave të cilat në vitet e 90-ta  ishin për Malin e Zi të pavarur. Ai ka theksuar se udhëheqja e Alternativës është e gatshme për bisedime mbi bashkëpunimin e koalicionit në Podgoricë duke theksuar se qellim primar i Partisë së tij është zgjidhja e çështjes për Komunën e Malësisë. 

 

Llukshiq së shpejti do të vizitojë Kosovën

Ministri për punë të jashtme dhe integrimet evropiane të Malit të Zi Igor Llukshiq do të vizitojë Kosovën në pjesën e dytë të muajit shkurt , është njoftuar agjencia BETA në Qeverinë e Malit të Zi. Llukshiq në Prishtinë do të bisedojë për disa tema malazezo kosovare , në mesin e të cilave edhe për zgjidhjen e statusit të pakicës malazeze në Kosovë. Vizita e Llukshiqit në Kosovë do të jetë vizita e parë zyrtare e një funksionari të lartë të pushtetit malazezë në Prishtinë ç’prej se Mali i Zi e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Mali i Zi kohë më parë të ngarkuar me punë në Kosovë ka emëruar Radovan Milaniq , mirëpo ambasadori i Kosovës në Mal të Zi nuk ka arritur në  Podgoricë. 

 

Mbledhja e konferencës së prokurorëve  deri me 3 shkurt

Ushtrues i detyrës të Kryeprokurorit të shtetit Veselin Vuçkoviq ,ka deklaruar se është nisë procedura e propozimeve inicuese  për zgjedhjen e tre anëtarëve  të Kolegjit të prokurorisë  dhe ka paralajmëruar se Konferenca e prokurorëve shtetërorë do të mbahet më së largu deri me 3. shkurt.  Presidenti I Malit të Zi Filip Vujanoviq e ka shpallur Kolegjin jo të plotë të prokurorisë ,sepse ka vlerësuar se tre anëtarë të cilët i zgjedh Konferenca e prokurorëve nuk i plotësojnë kushtet ligjore.  Të përkujtojmë se Vuçkoviq të hënën ka dhënë dorëheqje në Kolegjin e prokurorisë duke theksuar se ky është reagim logjik pas një vendimi të tillë të presidentit Vujanoviq. 

 

RTMZ të jetë televizioni më i shikuar

Këshilli i RTMZ ka bërë shumë në ndryshimet në servisin publikë , por kjo nuk mjafton , kanë deklaruar anëtarët e tij Goran Gjuroviq dhe Sllavica Strikoviq duke shtuar se nuk do të jenë të kënaqur derisa kjo shtëpi mediatike të mos jetë më e shikuara në Mal të Zi.

Gjuroviq dhe Strikoviq kanë prezantuar në Konferencën për gazetarët raportin për punën e tyre në Këshill nga shtatori i vitit 2009.  deri në janar të këtij viti , në të cilin theksohet se probleme kyçe në funksionimin  e RTMZ janë programi i njëanshëm informativ , struktura joadekuate kadrovike , mungesa e mjeteve financiare , pajisjet e dobëta teknike dhe mungesa e  iniciativës për digjitalizimit të servilit publikë. Siç ka theksuar Gjuroviq , falë realizimit më të mirë të vendimeve të Këshillit RTMZ në vitin 2012 .dhe në vitin e kaluar janë realizuar rezultate solide në disa sfera të funksionimit të kësaj shtëpie mediatike. 

 

Nikolliq shpërbën parlamentin, zgjedhjet me 16 mars

Presidenti i Serbisë Tomisllav Nikolliq ka nënshkruar sot shpërbërjen e parlamentit të Serbisë, dhe ka thirr për zgjedhje të reja më 16 mars. Presidenti serb ka vlerësuar se në dy vitet e kaluara Serbia ka përjetuar “ndryshime të mëdha në të mirë”, dhe se meritat për këtë i takojnë mbi të gjitha, qeverisë.

Ai ka bërë të ditur se shtetin serb e presin reforma të dhimbshme dhe të vështira, si dhe zbatimi i kushteve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 16 marsit në Serbi, janë cikli i dhjetë elektoral në këtë shtet, prej vitit 1990, vit ky të cilin mediat serbe e përshkruajnë si vit kur është vendosur sistemi shumë partiak në Serbi.

 

Paraqitet vetëm një kandidat për kryetar të Mitrovicës Vriore

Sot skadon afati i paraqitjes së kandidaturave për kryetar të Mitrovicës Veriore. Zyrtarë të Komisionit Qendror Zgjedhor thonë se vetëm një kandidat nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka paraqitur aplikacionin për postin e kryetarit në këto zgjedhje të jashtëzakonshme. Të interesuarit për kandidat për kryetar të Komunës së Mitrovicës Veriore mund të aplikojnë vetëm edhe sot. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha për Radio Kosovën se deri tani vetëm një kandidat nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka aplikuar për postin e kryetarit në këto zgjedhje të jashtëzakonshme. Zgjedhjet për kryetar të Mitrovicës veriore do të përsëriten më 23 shkurt, pasi kryetari i zgjedhur, Krstimir Pantiq kishte refuzuar të bënte betimin me ligjet e Kosovës.  Ndërkaq njëri nga kandidatët me serioz për kryetar komune në Mitrovicën e Veriut, Oliver Ivanoviq, kryetar i listës SDP ditë më parë i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji pasi dyshohet për krime lufte dhe vrasje të rëndë.

 

Gjermania përkrahë Kosovën në agjendën e saj evropiane

Zëvendësministri i Integrimit Evropian, Gëzim Kasapolli priti në takim Hans Ulrich Südbeck, shef i Divizionit për Ballkanin Perëndimor në Zyrën Federale Gjermane, i shoqëruar nga Ambasadori Gjerman në Kosovë Peter Blomeyer. Me këtë rast u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, zgjerimin e bashkëpunimit reciprok dhe koordinim të shtuar për çështjet më të rëndësishme për vendim tonë, si agjendën evropiane dhe subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës. Zëvendësministri, Kasapolli potencoi rëndësinë e përkushtimit dhe qasjes aktive të Qeverisë Gjermane ndaj avancimit të tërë rajonit, dhe posaçërisht Kosovës, në agjendën evropiane për të qenë pjesë e familjes së madhe.  Nga ana e tij, Südbeck ndër të tjera tha se Kosova duhet të vazhdoj me reformat, sepse këto reforma e kanë afruar Kosovën shumë afër BE-së. Po ashtu, ai potencoi rëndësinë e dialogut Kosovë-Serbi, i cili ka prodhuar stabilitet, dhe kooperim rajonal më të mirë për të gjitha palët.

 

Kryeministri i Turqisë Erdogan e viziton Iranin

Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdopgan, ka arritur për vizitë në Iran për bisedime dyditëshe lidhur me bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve dhe çështjet rajonale, përfshirë konfliktin në Siri. Pritet që Erdogan do të takohet me liderin suprem, Ajatollah Ali Khamenei, me presidentin Hassan Rohani, dhe me ministrin e jashtëm, Javad Zarif. Pritet që të dy vendet të nënshkruajnë një marrëveshje për krijimin e një këshilli të bashkëpunimit për çështje tregtare, në periudhën e zbutjes së sanksioneve ndaj Iranit, pas marrëveshjes atomike me fuqitë botërore, në nëntor të vitit të kaluar. Këmbimi tregtar ndërmjet dy vendeve, vitin e kaluar ishte 13.5 miliardë dollarë. Ministria e jashtme e Iranit ka theksuar se “dialogu dhe kontaktet kanë hyrë në një fazë të re”.Irani dhe Turqia kanë dallime të mëdha lidhur me Sirinë. Ankaraja i mbështet kryengritësit atje, ndërsa Teherani e mbështet regjimin e presidentit, Bashar al-Assad.

 

Opozita siriane thotë se ka progres në bisedime

Pas katër ditë vendnumërimi, opozita siriane thotë se bisedimet paqësore me regjimin e presidentit Bashar al-Assad në Gjenevë, kanë marr një kthesë të mirë përpara të mërkurën, ku po diskutohet për qeverinë kalimtare.  Megjithatë, ende nuk ka një konfirmim për këtë lajm nga ana e delegacionit qeveritar ose ndërmjetësit të Kombeve të Bashkuara Lakhdar Brahimi. “Sot kishim hapa pozitivë para sepse për herë të parë, tani po flasim për trupin qeverisës kalimtar, për të ndal diktaturën dhe t’i japim fund mizerjes dhe luftimeve në Siri”, i ka thënë gazetarëve zëdhënësi i delegacionit opozitar Louay Safi. Ai shtoi se shpreson për “më shumë progres në ditët e ardhshme”.Safi tha se delegacioni qeveritar është munduar që t’i përqendrojë bisedimet për “çështjet e terrorizmit” por se kishte vullnet që të flet edhe për kornizën e bisedimeve politike.

 

Filipine, qeveria vret 37 rebelë

Të paktën 37 rebelë filipinezë janë vrarë gjatë ofensivës dy-ditore në jug të vendit, njoftojnë autoritetet. Sipas presidentit Benigno Aquino, ofensiva do të mbrojë fshatrat nga rebelët në provincën Maguindanao.  Rebelët e përfshirë në luftime kundërshtojnë marrëveshjen për paqen, e cila është arritur ndërmjet qeverisë dhe Frontit Çlirimtar Islamik Moro.

 

OKB miraton dërgimin e trupave të BE-së në Republikën Afrikane

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e ka miratuar vendosjen e forcës së Bashkimit Evropian në Republikën Qendrore Afrikane, për të ndihmuar në kuadër të përpjekjeve për ta ndalur dhunën, që e ka përfshinë këtë vend. Kjo masë, e mbështetur unanimisht nga Këshilli i Sigurimit mbrëmë vonë, u mundëson ushtarëve të BE-së që të përdorin “gjithë forcën e domosdoshme” për t’i mbrojtur civilët. Më herët këtë muaj, BE-ja e miratoi vendimin për dërgimin e 600 ushtarëve në Republikën Qendrore Afrikane. Nuk është e qartë se cilat vende do të kontribuojnë me ushtarë. Franca thotë se trupat e BE-së do të ndihmojnë në mbrojtjen e afro 100 mijë njerëzve të zhvendosur, që kanë kërkuar strehim në aeroportin Bangui. Në dhjetor të vitit të kaluar, Franca i ka dërguar në këtë vend 1600 ushtarë, të cilët i janë bashkuar 3500 paqeruajtësve të Bashkimit Afrikan, tashmë të vendosur atje. Kombet e Bashkuara kanë tërhequr vërejtjen se dhuna ndërmjet të krishterëve dhe myslimanëve në këtë ish-koloni franceze mund të shndërrohet në gjenocid.

 

Edhe për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët

 

 Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot me vranësira të ndryshuara dhe në veri vende -vende me reshje të dobëta të borës. Frynë erë e dobët deri mesatare kryesisht nga drejtimet jugore.

           Temperaturat: Tivarë e Budvë 12, Ulqin 11, H. Novi 8, Podgoricë, Plevle, B. Pole e Rozhaje 6, Plavë 5, Kollashin e Beranë 4, Cetinë, Shavnik e Mojkovc 3 dhe në Nikshiq e Zhablak 1 g.

            Edhe për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe në orët e pasdites vende- vende me reshje të shiut në jug dhe të borës në veri dhe viset e larta.  Do të fryjë erë e mesatare deri e fortë jugore dhe jug lindore.

          Temperatura e mëngjesit prej -5 deri në 6, kurse më e larta e ditës prej 3 deri në 15 g. C. 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се