Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

28. 01. 2014. 16:44 >> 16:51

LAJMET 28.01.2014

28.01.2014

Duhet bërë akoma punë për të arritur NATO standardet

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fog Rasmusen në raportin e vetë vjetor të kësaj aleance për Malin e Zi e ka lavdëruar atë duke theksuar se përparimi është evident por akoma ka për tu bërë punë në arritjen e standardeve të aleancës. Ai ka prezantuar në Bruksel raportin vjetor të NATO-s dhe ka  paralajmëruar planet për këtë vit. Rasmusen, u shpreh i kënaqur me rezultate e kësaj aleance ushtarake gjatë vitit të kaluar.

Temë kryesore ishte Afganistani, por një pjesë të raportit Rasmusen ia ka kushtuar vendeve të cilat kanë aspirata të bëhen anëtare të Aleancës në mesin e të cilave edhe Mali i Zi. Kur është fjala për Malin e Zi, sfida mbeten agjencitë e sigurisë të cilat duhet ti përvetësojnë standardet e aleancës si dhe lufta kundër korrupsionit , ka theksuar ai dhe transmeton RTMZ. Mali i Zi në samitin e radhës të NATO-s e në të cilin do të bëhet fjalë për zgjerim do të bëhet anëtar i Aleancës, është vlerësuar në PDS. 

 

Sot pritet të përfundoi ligji për zgjedhjen e këshilltarëve dhe të deputetëve

Kolegiumi i kryetarit të Kuvendit do të duhej të përfundoi sot punën në ligjin për zgjedhjen e këshilltarëve dhe të deputetëve. Deputetja e Malit të Zi pozitiv Azra Jasaviq, ka paralajmëruar pas përfundimit të mbledhjes së kolegjiumit se ky trup me siguri sot do të dalë para opinionit me zgjidhjet përfundimtare për këtë ligji. Sipas fjalëve të saj në kolegjium dje është shqyrtuar ligji për zgjedhjen e këshilltarëve dhe të deputetëve dhe është definuar cilat norma janë të zbatueshme e cilat jo, kurse sot duhet të kenë edhe qëndrimet përfundimtare për këtë ligj. Kolegiumi sot siç ka theksuar ajo shqyrton edhe ligjin për regjistrin unik të zgjedhësve. 

 

Jemi të gatshëm për koalicion me Malin e Zi pozitiv dhe PSD

Kryetari i Iniciativës Qytetare Vasel Sinishtaj është shpreh i gatshëm që të përkrah koalicionin e Malit të Zi Pozitiv dhe Partinë SocialDemokratike në prag të zgjedhjeve në Podgoricë, mirëpo këto dy parti duhet të përkrahin kërkesat për formimin e Komunës së Tuzit. Sinishtaj i ka kumtuar se pret që edhe partitë tjera shqiptare ti përkrahin PSD dhe Pozitiven nëse ato do të përkrahin zgjidhjet që çojnë drejtë dhënies së statusit të Komunës së plotë për Tuzin.

Sinishtaj, siç ka theksuar, shpreson se Ministri i Punëve të Brendshme Rashko Konjeviq, do të arrijë të bëjë progres kur është fjala për zgjidhjen e statusit të Tuzit duke theksuar se  hapat konkret në plotësimin e kërkesave që Tuzi të fitojë statusin e Komunës janë kusht që ata të jenë pjesë e koalicionit të ri, siç thekson ai shtetformues.

 

Sinishtaj i mirëseardhur në koalicion

Partia SocialDemokratike dhe Mali i Zi Pozitiv janë të hapura për bashkëpunim me iniciativën qytetare të Vasel Sinishtaj, pas deklaratës së tij se është i gatshëm të përkrah koalicionin e partive të Ranko Krivokapiq dhe Darko  Pajoviq në zgjedhjet lokale në Podgoricë. Këto dy parti janë të kënaqur me deklaratën e Sinishtaj dhe kushti i tij nuk është kontestues.

Shefi i klubit të këshilltarëve të PDS në Parlamentin e Podgoricës Gjorgje Suhih ka deklaruar se kushti i Sinishtaj për Komunën e Tuzit nuk është kontestues. Ai për Portalin e RTMZ ka theksuar se kjo parti tash disa kohë ka paraqitur qëndrimin e vetë për Komunën e Tuzit. Ai ka vlerësuar se do të ishte e logjikshme që përfaqësuesin e shqiptarëve në  Podgoricë të përkrahin koalicionin e PSD dhe Pozitivës në nivelin e kryeqytetit. 

 

Opozita në dy kolona mund ta shkarkojë pushtetin në Podgoricë

Opozita, me pjesëmarrjen në dy kolona dhe me një mesazh të qartë se ndarjet kur është fjala për shtetin janë të tejkaluara, mund ta shkarkojë pushtetin në Podgoricë, në veçanti nëse u bashkohen edhe partitë e pakicave, të cilat deri tani kishin më afinitetit për marrëveshje me PDS, konsideron prof. Svetozar Joviqeviq. Ai ka theksuar se opozita, në prag të gjitha zgjedhjeve, shpenzon energjinë se si do të marr pjesë dhe cili është modeli që të mundet pushteti aktual në vend të, siç theksoi, seriozisht të shqyrtohen mundësitë e bojkotimit e të gjitha institucioneve dhe zgjedhjet të cilat organizohen në formën e deritashme.

 

Vazhdon greva e punëtorëve të “Metallac”

Përfaqësuesit e Qeverisë dhe të Sindikatës të firmës “Metallac” nga Nikshiqi në takimin e caktuar për në ora 16 duhet të përpiqen të gjejnë zgjidhje për një situatë aspak të lakmueshme në këtë ndërmarrje, në lokalet e të cilës punëtorët bëjnë grevë prej me 18 dhjetor. Punëtorët në grevë kërkojnë, pagesën e të ardhurave, lidhjen e stazhit të punës dhe fillimin e prodhimtarisë në firmë. Në takim, përveç punëtorëve, janë ftuar edhe ministrat e ekonomisë, të financave dhe përkujdesjes sociale Vlladimir Kavariq, Radoje Zhugiq dhe Predrag Bushkoviq, kryetari i Komunës së Nikshiqit, Veselin Grboviq, përfaqësuesit e fondit zhvillimor dhe investues, të sindikatës si dhe drejtori i fabrikës “Metallac”. 

 

Ministria e jashtme vazhdon me të vjetrën

Ministria e punëve të jashtme dhe integrimeve evropiane me refuzimin që të parashihet sjellja e dekretit për publikimin e dokumenteve të rëndësishme  për bisedime me UE, vazhdon praktikën e publikimit ad hoc të vendimeve pa një obligim të definuar qartë të organit shtetëror, konsideron Qendra për Tranzicionin Demokratik. Drejtori ekzekutiv i qendrës Dragan Koprivica, ka theksuar se grupi punues për hartimin e strategjisë dokumentuese për informimin e opinionit për UE dhe përgatitjet e Malit të Zi për anëtarësim për 4 vjetët e ardhshme, nuk ka aprovuar propozimin e Qendrës për Tranzicionin Demokratik që në strategji të parashihet obligimi i  sjelljes së dekretit për publikimin e dokumentave. 

 

Qeveria serbe kërkon shpërbërjen e parlamentit

Qeveria e Serbisë ka kërkuar formalisht nga presidenti që të shpërbëjë parlamentin dhe të shpallë zgjedhjet e parakohshme. Ky veprim lë të kuptohet se zgjedhjet mund të mbahen më 16 mars. Qeveria kumtoi se do që të kërkojë “mbështetje sa më të gjerë publike” për reformat e kërkuara, pas hapjes së bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Partia Përparimtare Serbe, partneri më i madh në koalicionin qeveritar, ka nxitur votimet e parakohshme. Partia është më e madhja në parlament, por udhëheqësi i saj, Aleksandar Vuçiq, mban aktualisht postin e zëvendëskryeministrit. Sondazhet e opinionit sugjerojnë se ajo mund të fitojë 45 për qind të votave, ndërsa Partia Socialiste e kryeministrit Ivica Daçiq rreth 10 për qind.

 

Në Bruksel, pa marrëveshje bisedimet Kosovë – Serbi

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, të udhëhequra nga kryeministrat e këtyre dy vendeve, nuk kanë arritur pajtim rreth implementimit të marrëveshjes për sistemin e drejtësisë në veri të Kosovës. Në takimin e tyre të 21 me radhë, në kuadër të dialogut që me lehtësimin e UE është zhvilluar në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe homologu i tij nga Serbia, Ivica Daçiq, thanë se është arritur përparim, por kanë mbetur dallimet.  Përfaqësuesja e lartë e UE për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Ketrin Eshton, në komunikatën e saj të lëshuar me shkrim, ka thënë se ajo ishte “shumë e kënaqur të sheh përkushtimin e të dy kryeministrave sikur edhe të zëvendëskryeministri Vuçiq dhe të pjesëtarëve të delegacioneve të tyre, për të vazhduar punën. Pres me kënaqësi t’i takoj përsëri ata më 12 shkurt, kur do të takohemi për të vazhduar procesin”. Takimi i radhës do të mbahet më 12 shkurt, ku pritet të përafrohen qëndrimet lidhur me këtë çështje dhe tema të reja. 

 

Një muaj paraburgim për Ivanoviqin

Me kërkesë të një prokurori ndërkombëtar nga Prokuroria Speciale e Kosovës, një gjykatës ndërkombëtar nga Gjykata Themelore e Mitrovicës ka urdhëruar një muaj paraburgim për politikanin serb, Oliver Ivanoviq, i cili dyshohet për krime lufte dhe vrasje të rëndë, njofton EULEX-i. Pas intervistimit në cilësinë e të dyshuarit, Ivanoviq është arrestuar të hënën me urdhër të prokurorit dhe është dërguar para gjykatësit ndërkombëtar të Gjykatës Themelore të Mitrovicës. Avokati i tij, Nebjsha Vllajiq thotë se akuzat përveç që janë tepër serioze për veprat më të rënda penale, janë “qesharake, të trilluara dhe absurd”, njoftojnë mediat serbe. Përndryshe, dhjetëra serbë kanë protestuar mbrëmë për rreth dy orë para gjykatës në veri të Mitrovicës, duke kërkuar lirimin e liderit të Iniciativës ‘SDP’, Oliver Ivanoviq. Në mesin e protestuesve kanë qenë edhe kryetarët e sapo zgjedhur të komunave veriore, si dhe përfaqësues të zyrës për Kosovën pranë Qeverisë së Serbisë, ndërsa këshilltarët komunal të veriut të Mitrovicës nga Iniciativa ‘SDP’ kanë kërcënuar me dorëheqje nëse nuk lirohet lideri i tyre.

 

Zhbllokohet me forcë Rektorati

Policia speciale e Kosovës ka larguar me forcë studentët protestues, të cilët që para orës tetë kishin bllokuar Rektoratin e UP-së, duke mos lejuar askë të hynte brenda. Tashmë ajo i ka nxjerrë jashtë ambienteve të Rektoratit dhe i ka larguar nga porta, për t’u vendosur vetë aty, që studentëve ua bën të pamundur rikthimin. Policia ka arrestuar shumë studentë protestues, por nuk ka njoftime nëse ata i ka dërguar në ambientet e policisë, apo vetëm i ka larguar nga ambientet e Rektoratit. Te Rektorati ka mbërritur edhe ambulanca, për t’u ofruar ndihmë dy studentëve, që ankohen për lëndime të marra gjatë përplasjes me policinë.

 

Delegacioni i DASH në Tiranë, bashkëpunim kundër terrorizmit

Një delegacion i Departamentit Amerikan të Shtetit ndodhet për vizitë dyditore në Tiranë për t’u takuar me presidentin Bujar Nishani, kryeministrin Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë shqiptarë, për të diskutuar lidhur me bashkëpunimin kundër terrorizmit. Në delegacion bëjnë pjesë disa agjenci, përfshi përfaqësues të Departamenteve të Shtetit, Drejtësisë, Sigurisë së Brendshme, dhe Qendrës Kombëtare të SHBA për luftën kundër terrorizmin. “Shqipëria është një ndër disa vende të rajonit që po vizitohen nga delegacioni. Vizita zhvillohet në kuadrin e bashkëpunimit dhe konsultimit të ngushtë të vazhduar me Shqipërinë, aleaten tonë në NATO, mbi një gamë sfidash të përbashkëta të sigurisë, me të cilat përballen vendet tona”, -thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane.

 

Senatorët amerikanë pro anëtarësimit të Maqedonisë në NATO

Maqedonia mori mbështetje të fuqishme për aplikimin e saj për t'u pranuar në NATO nga dy senatorë të shquar amerikanë, anëtarë të Komisionit për punë të jashtme të Senatit. Senatori republikan, Xhon Mekejn dhe ai demokrat Kristofer Marfi vlerësuan se pas një serie samitesh të NATO-s, është vënë nën pikëpyetje prestigji i këtij institucioni. "Për çështjen e Maqedonisë dhe të Greqisë, për shumicën prej nesh është thjesht e pakuptueshme, madje edhe pas brifimit dhe sqarimeve të shumta të miqve tanë grekë për atë se sa e rëndësishme është çështja e emrit për ta. Shpresoj se kjo çështje do të zgjidhet, por nuk mund ta kuptoj se si ka mundësi emri Maqedoni aq shumë t'i ofendojë miqtë tanë në Greqi. Ndoshta nuk jam mjaft i kthjellët", deklaroi senatori nga Arizona Xhon Mekejn.

 

Tribunali i Hagës, gjykatë “satanike”

Ish-gjenerali i ushtrisë serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiq, e ka cilësuar Tribunalin për Krime Lufte në ish-Jugosllavi si “gjykatë satanike”. Ai sot është dashtë të dëshmojë si dëshmitar mbrojtës në gjykimin e ish-udhëheqësit serb të Bosnjës, Radovan Karaxhiq. “Nuk e njoh këtë Tribunal të Hagës, është krijim i NATO-s.

Nuk është tribunal i drejtësisë, por është tribunal satanik, i cili na sjell në gjykim ne, serbët, sepse mbrojmë popullin tonë nga ju”, ka thënë Mlladiq. Seanca u ndërpre pas ofendimeve ndaj gjyqit, ndërsa është dashtë të pyetet për gjenocidin në Srebrenicë dhe vrasjet e civilëve në Sarajevë.
Tribunali i Hagës ka ngarkuar Mlladiqin dhe Karaxhiqin me akuzat për krime kundër njerëzimit, të kryera gjatë luftës në Bosnjë.

 

Sot mbahet samiti Rusi-BE

Në Bruksel po mbahet samiti midis Rusisë dhe Bashkimit Evropian. Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, janë në mesin e zyrtarëve të lartë pjesëmarrës.
Samiti vjen në mes të tensioneve midis Moskës dhe Brukselit për Ukrainën. Presidenti ukrainas, Viktor Yanukovych, ka braktisur planet për nënshkrimin e një marrëveshjeje të bashkëpunimit me BE-në, nën presionin e Kremlinit. Në margjina të samitit, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, pritet të takojë sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

 

Jep dorëheqje kryeministri i Ukrainës

Kryeministri i Ukrainës, Mykola Azarov, ka dhënë dorëheqje. Njoftimi vjen derisa parlamenti ka hapur një seancë të jashtëzakonshme, me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje për protestat antiqeveritare. Azarov ka thënë se jep dorëheqje në përpjekje për të krijuar një mundësi më shumë për kompromis politik. Gjatë fundjavës, presidenti Viktor Yanukovych i ka ofruar postin e kryeministrit njërit prej udhëheqësve të opozitës, Arseniy Yatsenyuk, por ai e ka hedhur poshtë ofertën. Në prag të seancës së sotme, Yanukovyh ka takuar tre udhëheqësit kryesorë të opozitës, me të cilët ka rëndë dakord që të shfuqizojë ligjet anti-protestë, të miratuara nga parlamenti, më 16 janar. Ndërkohë, parlamenti i Ukrainës ka shfuqizuar ligjet anti-protestë, në përpjekje për t’iu dhënë fund protestave antiqeveritare.

 

Ndërpriten bisedimet për Sirinë

Bisedimet midis përfaqësuesve të Qeverisë dhe opozitës siriane janë ndërprerë, për shkak të dallimeve të vazhdueshme midis palëve. Negociatat që po zhvillohen në Gjenevë, pritet të vazhdojnë edhe nesër. Ato kanë hyrë sot në ditën e pestë, por palët mbeten thellësisht të ndara për atë nëse regjimi i presidentit sirian, Bashar al-Assad, duhet të japë dorëheqje dhe të dorëzojë pushtetin te një qeveri e tranzicionit. Në fundjavë, palët janë pajtuar që gratë dhe fëmijët të mund të largohen nga qyteti i rrethuar i Homsit, por kjo marrëveshje nuk ka nisur ende të zbatohet.

 

Ka filluar gjysme vjetori i dyte

Pas përfundimit te gjysme vjetorit te pare dhe pushimit dimëror, dje ne te gjitha shkollat e fillore dhe ato te mesme ne Mal te Zi ka filluar gjysme vjetori i dyte. Mësimin do ta ndjekin 70 mije nxënës te shkollave fillore dhe 32 mije te atyre te mesme. Ndërkaq viti shkollorë 2013/14 do te përfundojë me 13 qershor, derisa nxënësit e vitit përfundimtarë te shkollave fillore dhe te mesme mësimin e përfundojnë me 20 maj. Pushimi dimërorë ka filluar me 3 dhe ka zgjatur e deri me 26 janar.

 

Nesër mot me vranësira të ndryshueshme

            Sot në viset kontinentale të Malit të Zi ka mbajtur mot i vranët dhe vende vende me reshje të borës, kurse në bregdet dhe viset e ulëta me reshje të dobëta të shiut. Frynë erë e dobët deri mesatare, vende vende e fortë lindore dhe jug lindore.

             Temperaturat në orën 13 u shënuan: Herceg Novi e Budvë 9, Tivar 8, Ulqin 7, Podgoricë 5, Cetinë, Nikshiq e Beranë 1, Bijello Pole, Rozhaj e Plavë 0, Plevle e Shavnik -1, Kollashin -2 dhe në Zhablak -3 g.

             Për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende vende me të reshura. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë  jug lindore. Temperatura e mëngjesit prej -5 deri në 5, kurse më e larta e ditës prej 2 deri në 12. 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се