Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

28. 02. 2013. 16:19 >> 17:09

LAJMET 28.02.2013

LAJMET

Ranko Krivokapiq lidhur me problemet e Kombinatit te Aluminit

Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi Ranko Krivokapiq duke folur për problemet në Kombinatin e Aluminit në Podgoricë , ka theksuar se qytetarët vite me radhë i kanë financuar të ardhurat në Kombinat dhe se Kuvendi nuk do të pranojë që nga qytetarët të merren edhe 100 milion të tjera. Vetëm para një muaji i kemi rritur tatimet në të ardhurat personale që gjithsej kapin shumën e 30 milion euro në nivelin vjetor. Këto të tanishmet janë tri herë me të larta dhe kush dëshiron që të vazhdojë me investimin e investuesve të huaj , të cilët nuk e kanë plotësuar asnjë obligim të vetin duhet të tregojë se nga kush do ti marrë këto të holla. Ato me siguri do të sigurohet nga të njëjtat burime si edhe 30 milion sipërpërmendura. Parlamenti nuk do të jetë pjesë e kësaj dhe mendoj se do të gjejmë zgjidhje e cila më së miri do ti mbrojë interesat e qytetarëve ka theksuar Krivokapiq. Krivokapiq ka përkujtuar se sot mbushet plotë një vit ç’prej se qeveria nuk e ka realizuar asnjë propozim të Kuvendit. Kjo para së gjithash kërkon përgjegjësinë  ministrit të ekonomisë.Krivokapiq ka theksuar se është detyrë e parlamentit që ta ruaj shtetin nga bankrotimi e jo kompaninë e Aluminit të Evropës Qendrore.

 

Të mbahet seanca dëgjimore për aferën incizimi

Për vërtetimin e përgjegjësisë në aferën Incizimi duhet organizuar seanca dëgjimore me qëllim që situatat e tilla të zvogëlohen ose të ndërpriten fare, ka theksuar kryetari i parlamentit Ranko Krivokapiq.

Ai në konferencën për gazetarët ka theksuar se njëra prej detyrave të Malit të Zi në rrugën e integrimeve evropiane është ndërtimi i administratës profesioniste dhe të bëjë ndarjen e qartë të partisë nga shteti. Krivokapiq ka theksuar se kjo nuk do të jetë punë e lehtë, duke përmendur këtu shembullin e Suedisë. Kryetari i Asamblesë parlamentare të Kuvendit të OSBE Rikardo Milori në pyetjen që të komentojë aferën e Inçizimit , ka theksuar se OSBE   në Mal të Zi nuk është organizatë e tipit të mbyllur, por jeton me banorët e Malit të Zi dhe me të i zhvillon të gjitha betejat. Ai ka shtuar se qëllimi i misionit është lufta kundër korrupsionit e që nuk është i pranishëm vetëm në Mal të Zi por edhe në shumë shtete evropiane.

 

Të formohet komisioni për peticione animimet e qytetarëve

 Rrjeti për afirmimin  e sektorit joqeveritarë MANS- do ti propozojë Kuvendit formimin e Këshillit për peticione dhe animimet e qytetarëve sipas shembullit të Bundenstagut gjermanë. Prezantimi i publikimit me titull “Funksioni mbikëqyrës i Bundenstagut gjermanë” me një përshkrim të shkurtër krahasues me funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të malit të Zi, u mbajt sot në Pdogoricë. Këtë prezantim e ka përgatitur firma ndërkombëtare e avokatëve në bashkëpunim me MANS-in. Sekretari i përgjithshëm i Kuvendit, Damir Davidoviq konsideron se publikimi paraqet vazhdimin e bashkëpunimit të mirë ndërmjet Kuvendit dhe sektorit joqeveritarë. Ambasadori i Gjermanisë në Podgoricë Pius Fisher  ka theksuar se Parlamenti është shpirti i demokracisë. Ai ka shtuar se i vjen mirë që përfaqësuesit e opozitës janë në krye të disa këshillave mjaft të ndjeshëm kuvendor.

 

Ulqin: Kuvendi komunal për harmonizimin e qëndrimeve te Kuvendit

Në organizim të Komunës së Ulqinit sonte në orën 18 në sallën e vogël të Kuvendit komunal do të mbahet një takim në të cilin do të harmonizohen qëndrimet e Kuvendit nga data 12 dhjetor e vitit 2011 që kanë të bëjnë me propozim ligjin e të mirave detare.

Në këtë takim siç mësojmë nga Kabineti i kryetarit të Komunës Nazif Cungu janë ftuar faktorët më të rëndësishëm politik dhe social në Ulqin ku do të merren qëndrimet e përbashkëta dhe propozime për përmirësimin e tekstit të propozuar. Të rikujtojmë se Qeveria e Malit të Zi ka krijuar një  draft të ligjit të  mirave detare i cili duhet ti adresohet parlament për miratim. Ndërkohë që ministria që ministria e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit ka formuar një grup punues ku merr pjesë edhe një përfaqësues i Komunës së Ulqinit i autorizuar të dorëzojë amendamentet përpara të paraqitjes të propozimit në Kuvend.

 

Daçiq: E papranueshme që Bashkësia e komunave serbe të mos ketë kompetenca

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se nuk ka nevojë të informojë parlamentin për dialogun me Prishtinën, sepse sipas tij, nuk ka pasur kurrfarë lëvizjesh në bisedime, përkundrazi, në horizont janë problemet e mëdha. Daçiq ka thënë se ekziston një problem i thellë dhe i vështirë, sepse sipas tij, autoritetet e Prishtinës nuk dëshirojnë të pranojnë asgjë që duhet patjetër dhe nuk i detyron askush.

“Nuk ka marrëveshje sepse pala e Prishtinës nuk përkrah dhe nuk dëshiron të bisedojë që Bashkësia e (e komunave serbe) të ketë çfarëdo instrumenti të pushtetit, zgjedhjet, organet, kompetencat ekzekutive”, ka thënë Daçiq raportojnë mediat serbe.

Sipas tij, për Serbinë është e papranueshme që Bashkësia e komunave serbe të mos ketë kompetenca, dhe krejt ajo që mund të bëjë është botimi i revistave dhe organizimi i tryezave të rrumbullakëta.

Ai ka thënë se Prishtina mendon se Qeveria e Serbisë do të pranojë të gjitha vetëm që të marrë datën.

“Nuk duam, sepse ne këtë nuk e bëjmë për shkak të datës, por sepse duam të zgjidhim problemin me kompromis”, ka thënë kryeministri serb.

 

Shulc: Në BE të gjitha vendet duhet të respektojnë njëra-tjetrën

Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Shulc (Schulz), ka deklaruar se dyert e Bashkimit Evropian janë të hapura për të gjitha vendet kandidate, porse “kushtet e vëna duhet të plotësohen”.

Që Serbia të marrë datën e negociatave për anëtarësim në BE, duhet të vazhdojë zbatimin e reformave dhe dialogun me Kosovën, ka thënë Shulc. Duke folur për mediat serbe në lidhje me kërkesën e vazhdueshme të BE-së për normalizim të marrëdhënieve Prishtinë-Beograd, Shulc ka thënë se një gjë e tillë është tejet e rëndësishme për agjendën evropiane të të dyja vendeve.

I pyetur për deklaratën e tij të mëhershme se Serbia, në fund të rrugës evropiane, do të duhet të njohë pavarësinë e Kosovës, Shulc ka thënë se ajo paraqet qëndrimin e tij dhe se nuk vë kushte të reja.

 

Benedicti përshëndetet me kardinalët

Papa Benedicti XVI ka premtuar “respekt të pakushtëzuar” për njeriun, i cili do ta pasojë atë në postin e udhëheqësit të Kishës Katolike.

Në takimin lamtumirës me kardinalët, Benedicti u ka bërë thirrje atyre që të punojnë “në unitet” për zgjedhjen e pasardhësit të tij.

Benedicti do të heqë dorë nga detyrat e Papatit sot në orën 20:00.

Ai ka bërë publike dorëheqjen e tij pak javë më parë, duke e arsyetuar me përkeqësimin e shëndetit. Kardinalët pritet të zgjedhin papën e ri në fund të muajit mars.

 

 Miqtë e Sirisë mblidhen në Romë

Në Romë të Italisë sot hapet takimi i Miqve të Sirisë. Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Bashkimit Evropian pritet të theksojnë qëllimin e tyre për t’iu siguruar ndihmë jovdekjeprurëse kryengritësve, që kundërshtojnë regjimin e presidentit sirian, Bashar al-Asad. Përfaqësuesit e dhjetëra vendeve do të takohen me grupin kryesor të opozitës siriane për të diskutuar mënyrat e mundshme që do t’i jepnin fund konfliktit dyvjeçar në Siri. Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka arritur në Romë nga Parisi, ku me zyrtarët francezë ka diskutuar pikërisht krizën siriane. Opozita e Sirisë fillimisht ka kundërshtuar pjesëmarrjen në Romë, por ka ndryshuar qëndrimin pas deklaratave të Kerrit se mund të diskutohen propozime konkrete. Agjencitë perëndimore të lajmeve thonë se disa vende të përfaqësuara në Romë janë të gatshme t’iu ofrojnë luftëtarëve opozitarë furnizime mjekësore dhe ndihma ushqimore. Kombet e Bashkuara thonë se afro 70,000 njerëz kanë humbur jetën në trazirat në Siri.

 

Dhjetëra të vrarë në Homs të Sirisë

Së paku 30 persona kanë humbur jetën nga shpërthimi i makinës bombë në Homs të Sirisë. Aktivistët bëjnë të ditur për dhjetëra njerëz të tjerë të plagosur. Ata thonë se numri i të vrarëve mund të rritet, “marrë parasysh se shumë të plagosur janë në gjendje kritike”.

Televizioni shtetëror i Sirisë ka konfirmuar lajmin, por asnjëra palë nuk ka folur për autorët e mundshëm. Në rrafshin diplomatik, sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë sot se Shtetet e Bashkuara, për herë të parë, do të sigurojnë mbështetje të drejtpërdrejtë, por jo vdekjeprurëse për rebelët sirianë, të cilët luftojnë për rrëzimin e regjimit të presidentit Bashar al-Assad.

Konflikti në Siri ka nisur qysh në mars të vitit 2011 dhe deri më tash ka rezultuar me afro 70,000 njerëz të vrarë.

 

Hollande e Putin vlerësojnë marrëdhëniet e tyre

Presidenti i Francës, Francois Hollande, dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, janë takuar sot në Moskë. Kremlini ka thënë se bisedimet janë përqendruar në tregtinë dhe çështjet ndërkombëtare. Në fillim të bisedimeve, Hollande ka theksuar rolin e të dyja vendeve në përpjekjet për zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare.

“Unë jam këtu dhe kjo dëshmon për cilësinë e marrëdhënieve tona. Ne e dimë se këto janë marrëdhënie që bashkojnë dy vende dhe ato janë historike”, ka thënë Hollande. Ai po ashtu ka falënderuar Rusinë për mbështetjen dhënë ndërhyrjes ushtarake të Francës në Mali.

Putin, nga ana e tij, ka shfaqur shpresën për rritjen e bashkëpunimit ekonomik.

 

Ashton për Ballkanin edhe në Sllovaki

Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, po qëndron për vizitë zyrtare në Sllovaki. Ajo tashmë ka zhvilluar takimet me kryeministrin sllovak, Robert Fico, dhe presidentin Ivan Gashparoviç.

Bisedimet me ministrin e Jashtëm, Mirosllav Lajçak, do të përqendrohen në prioritetet e politikës së mbrojtjes të BE-së dhe aktivitetet e planifikuara për zgjidhjen e krizave dhe parandalimin e konflikteve në botë, ka bërë të ditur Ministria e Jashtme sllovake.

Sipas saj, dy zyrtarët do të flasin edhe për eurointegrimin e Ballkanit Perëndimor dhe Partneritetin Lindor.

 

Nesër arrijnë 100 tonelata për bagëti

Pas mbledhjes së qeveris , ministri i bujqësisë dhe zhvillimit rural Petar Ivanoviq ka kumtuar se Qeveria ka vendosur për importimin urgjent të 100 tonelatë ushqim për bagëti nga Sllovenia pasi që sasirat e ushqimit për bagëti në treg janë afër fundit. Ai sqaroi se qëllimi i vendimit të tillë është që të mos rrezikohet prodhimtaria e qumështit në vendin tonë. Ai theksoi se ushqimi për bagëti nga Sllovenia duhet të arrij nesër në Mal të Zi. Ky ushqim në Slloveni është i kontrolluar por do të kontrollohet edhe në Mal të Zi dhe do tu ndahet atyre fermerëve të regjistruar në ministri dhe i kryejnë në rregull obligimet e veta ka theksuar Ivanoviq. Ai ka shtuar se të gjitha sasirat e qumështit të nxjerra në treg janë të sigurta dhe se për momentin nuk ka probleme as me grurin dhe miellin e importuar.

,,,,,,,,,,,,,,

Disa qindra punëtorë të Kombinatit të Aluminit dhe Minierës së Boksitit ishin tubuar sot para Kuvendit të Malit të Zi në prag të mbledhjes së Këshillit për ekonomi në të cilën është debatuar për fatin e mëtejmë të Kombinatit me qellim që ti jepet mesazh i qartë deputetëve që të kenë kujdes për kërkesat e tyre , sepse në të kundërtën nuk do të pranojnë asgjë që do të jetë në dëm të tyre. Ata ua bënë të qartë deputetëve se presin vendim kualitativ për fatin e kompanisë më të madhe në Mal të Zi . Kryetari i sindikatës së Aluminit Rade Krivokapiq ka theksuar se të punësuarit në KAP nuk janë kredi  dhe as  partner , por punëtorë në prodhimtari. KAP dhe Miniera e boksitit  janë forcë shtytëse e ekonomisë malazeze , ka rekomanduar  kryetari i  sindikatës së Minierës së boksitit Borisllav Bojanoviq . Para fillimit të mbledhjes së Këshillit për ekonomi deputeti i Frontit demokratik Branko Radulloviq u tha punëtorëve se pa KAP nuk as Mal të Zi. Punëtorëve të tubuar u janë drejtuar edhe kryetari i Këshillit Aleksandër Damijanoviq dhe lideri i PSP Srgjan Mijoviq të cilët kanë theksuar se nuk do të përkrahin asnjë vendim që nuk është në interes të puntërorëve.

 

Zgjedhjet në Bullgari mbahen më 12 maj

Presidenti bullgar ka thënë se po kërkon dalje nga kriza politike, e cila sipas tij mund të minojë stabilitetin ekonomik të vendit. Zgjedhjet e parakohshme në Bullgari do të mbahen më 12 maj. Kështu ka njoftuar presidenti i këtij vendi, Rosen Plevneliev.

Presidenti bullgar ka thënë se po kërkon dalje nga kriza politike, e cila sipas tij mund të minojë stabilitetin ekonomik të vendit.

Kryeministri Bojko Borisov ka dhënë dorëheqje javën e kaluar, pas protestave gjithëpopullore kundër çmimeve të larta të energjisë elektrike.

Në prag të dorëheqjes, tashmë ish-kryeministri, pat kërcënuar me marrjen e licencës për distribuimin e energjisë elektrike kompanisë çeke CEZ.

 

Tajlanda pranon të bisedojë me kryengritësit myslimanë

Tajlanda ka nënshkruar marrëveshje me një grup të kryengritësve myslimanë për të nisur negociatat, që do t’iu jepnin fund viteve të kryengritjes. Zyrtarët tajlandezë të sigurisë dhe përfaqësuesit e grupit Barisan Revolusi Nasional janë takuar sot dhe kanë nënshkruar marrëveshjen për bisedime paqësore. Dhuna ka shënuar rritje përgjatë kufirit Tajlandë-Malajzi, ku kryengritja nëntëvjeçare ka lënë mbi 5,500 njerëz të vrarë.

 

Edhe nesër mot i ngjashëm me te sotmin

Sot në Mal të Zi mbajti mot kryesisht i kthjellët dhe i thatë. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

Temperaturat: Tivar 16, H. Novi e Budvë 15, Ulqin 14, Podgoricë e Tivat 13, Nikshiq 11, B. Pole 10, Cetinë e Beranë 9, Plevle, Shavnik e Plavë 8, Rozhaj 7, Kollashin e Mojkovac 5 dhe në Zhablak 4 g.

Edhe për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i kthjellët. Do të fryjë erë e dobët nga drejtime të ndryshme,

Temperatura e mëngjesit prej -8 deri në 5, kurse më e larta e ditës prej 7 deri në 16 g. C.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се