Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

27. 01. 2014. 17:30 >> 17:40

LAJMET 27.01.2013

27.01.2013

Vukoviq: Zgjedhjet lokale sipas legjislaturës ne fuqi , Gjukanoviq: PDS bënë obstruksionin e implementimit

Deputeti i PDS Miodrag Vukoviq në deklaratën për Portal Analitika ,ka theksuar se rinovimet në legjislaturën zgjedhore të cilat i ka propozuar Fronti Demokratik është e pa mundur të implementohen në zgjedhjet e ardhshme lokale. Ndërkaq Millutun Gjukanoviq nga FD, ka theksuar se PDS do të bëjë ç ‘është e mundur që të zvarris ndryshimet e legjislaturës zgjedhore.

Kah fillimi i këtij viti kolegjiumi i kryetarit të parlamentit e ka vazhduar punën në harmonizimin e disa ligjeve nga sfera e legjislaturës zgjedhore pasi që grupi punues për ndërtimin e besimit në procesin zgjedhor , pas më tepër se 6 muajsh , për shkak të pa mundësisë të dakordimit ndërmjet PDS dhe FD e kanë ndërprerë punën. Miodrag Vukoviq, deputet i PDS , e anëtar i grupit punues , ka theksuar se është e qartë që pas tërë ngjarjeve që kanë ndodhur në grupin punues, zgjedhjet lokale do të mbahen sipas legjislaturës zgjedhore në fuqi.

 

Veshoviq: Fronti i kënaqur kur humbë

Rezultati i dobët zgjedhor tek të gjitha grupimet politike do të shkaktonte shqetësim dhe vërtetim të përgjegjësisë politike dhe vetëm në Frontin Demokratik është shkak për bindje se si pasojë logjike ,pas serisë së disfatave ,do të vijnë edhe fitoret , është kumtuar nga PDS . Kohë më parë kështu mendonte vetëm Nebojsha Medojeviq, por tani ngjashëm mendojnë të gjithë në Front. Një logjik e tillë ata i mban në radhët e opozitës dhe do të vazhdojë të mbajë edhe një kohë të gjatë, thuhet në kumtesën e zëdhënësit të PDS Çasllav Veshoviq.

 

Koaliconi PSP FD e bazon politikën në kritika

Koalicioni i PSP dhe i Frontit Demokratikë me kohë do të jetë edhe më i dobët, sepse politikën e vetë e bazon ekskluzivisht në kritika të pabaza dhe nënçmime ,ka vlerësuar PDS në Beranë. Theksohet se gjatë ditëve të fundit partnerët e koalicionit PSP dhe FD në Beranë tërë forcat e veta i kanë drejtuar në fushatën mediatike kundër PDS dhe udhëheqësve të kësaj partie. Sic theksohet në kumtesë, kur përfaqësuesit e koalicionit në fjalë thonë  se do tu kthehen së shpejti çelësat e pushtetit në Bernë sepse me të vërtetë dëshirojnë të punojnë në interes të qytetit, shtrohet pyetja nëse ata me të vërtetë besojnë se banorët e Beranës  kanë harruar kohen kur ata i kishin çelësat e  pushteti  në këtë qytet.

 

Të zgjidhet sa më parë situata në kolegjin e prokurorisë

Konferenca e prokurorëve  duhet të zgjidh sa më parë çështjen e kolegjit të prokurorisë sepse ai në përbërje jo të plot nuk mund të funksionojë, ka vlerësuar Mali i Zi pozitiv , duke shtuar se çdo shtyrje e mëtejme pengon zbatimin e amdamenteve kushtetuese në reformën e prokurorisë.

Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq ka shpallur 8 nga 11 anëtarë të kolegjit të prokurorisë  duke shtuar se nuk janë plotësuar kushtet ligjore sepse është shkelur ndalesa e rizgjedhjes së anëtareve të cilët i zgjedh konferenca e prokurorëve. Edhe deputetja e Pozitivës Azara Jasaviq, ka theksuar për agjencinë MINA se kolegji i cunguar i prokurorisë nuk mund të vendos për çështjet më të rëndësishme nga kompetencat e veta. Siç konsideron ajo, këtë çështje duhet ta zgjidh sa më parë konferenca e prokurorëve në pajtim me, ligjin.

 

Grevistët bllokojnë dyert e ish firmës Putevi

Ish punëtorët e ndërmarrjes Putevi kanë bllokuar sot në ora 7 dyert e ndërmarrjes në lagjen Zabjello duke mos lejuar daljen e makinerisë nga oborri , dhe siç theksojnë do të vazhdojnë me grevë derisa të mos u plotësohen kushtet. Grevisti Branko Sekuliq, i cili në këtë ndërmarrje ka punuar  33 vjet , ka deklaruar se përparim nuk ka , dhe se drejtoria nuk ka për qellim plotësimin e kërkesave të tyre. Ndër kaq kërkesat e tyre janë Lidhja e stazhit të punës , pagesa e kompensimeve dhe pagesa e të gjitha borxheve që firma ua ka punëtorëve.

 

Ivanoviq po merret në pyetje nga EULEX-i për ngjarjet nga viti 1999 dhe 2000

Kandidati I Nismës qytetare SDP Oliver Ivanoviq po merret në pyetje në kuadër të një aksioni të EULEX-it në veri të Kosovës.

Sipas mediave serbe, Ivanoviq është ftuar të japë deklarata lidhur me hetimet për ngjarjet nga viti 1999 dhe 2000, kanë konfirmuar nga selia e partisë së tij në veri të Mitrovicës. Ivanoviq që nga ora 11 gjendet atje bashkë me avokatin e tij, citohet të ketë thënë Ksenia Bozhoviq bashkëpunëtorja e tij më e ngushtë. Ndërsa në EULEX për momentin nuk kanë njoftim zyrtar lidhur me cilën ngjarje është ftuar Ivanoviq.

 

Në Bruksel vazhdon dialogu Kosovë-Serbi

Në Bruksel zhvillohet sot rrethi i ri i bisedimeve midis kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq.

Siç raportojnë mediat serbe, në takim me shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Është paralajmëruar se temë e bisedimeve do të jenë çështjet e hapura në lidhje me gjyqësorin dhe formimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

 Ky është rrethi i parë për këtë vit i bisedimeve për normalizim marrëdhëniesh midis Kosovës dhe Serbisë.

 

Kocijançiq: Është e rëndësishme që marrëveshja të zbatohet në tërësi

Zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të BE për Politikë të Jashtme e Siguri, Maja Kocijançiq, në prag të rundit të sotëm të dialogut ndërmjet Beogradit e Prishtinës, tha se tani është e rëndësishme që Marrëveshja e Brukselit të zbatohet në tërësi. Është arritur përparim, por ende ka çështje të hapura”, u ka thënë Kocijançiq gazetarëve, duke shtuar se për këto çështje do të bisedohet në takimin mes kryeministrave, Hashim Thaçi e Ivica Daçiq gjatë darkës së punës me Catherine Ashton. Ajo s’ka dashur të flasë për zgjedhjet e paralajmëruara në Serbi e Kosovë, duke i quajtur këto “çështje të brendshme” për secilin vend, por ka shtuar se këto s’duhet të ndikojnë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë. “Që të dy vendet kanë dëshmuar përkushtim ndaj dialogut dhe presim që kjo të vazhdojë, pavarësisht se kush do të jetë në pushtet në Beograd ose në Prishtinë”, ka deklaruar ajo.

 

Rasmussen lavdëron marrëveshjen Kosovë-Serbi

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka thënë se “marrëveshja Prishtinë-Beograd ofron zgjidhje politike për të gjitha dallimet ekzistuese”.“Marrëveshja, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, zgjidh një sërë çështjesh që synim kanë normalizimin e marrëdhënieve dhe përmirësimin e situatës në veri”, ka thënë Rasmussen në fjalimin vjetor mbi aktivitetet e NATO-s, transmeton Rel. Ai ka thënë se gjatë vitit 2013 është bërë përparim drejt krijimit të një situate më të sigurt në Kosovë dhe ka premtuar se KFOR-i do të vazhdojë të ofrojë ndihmën e tij.

 

Vulin: Serbët e Kosovës do të votojnë në zgjedhjet e Serbisë

Ministri përgjegjës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi nuk do të dëmtojnë dialogun me Prishtinën. Ai ka thënë se serbët e Kosovës, sikur edhe deri më tash, do të votojnë në ato zgjedhje. “Kjo qeveri ka zbatuar shtatë marrëveshje që ka nënshkruar qeveria e mëparshme dhe secila qeveri e ardhshme do të zbatojë marrëveshjet që ka nënshkruar kjo”, ka thënë Vulin për mediat serbe. Pritet që presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolliq, të vendosë për shpërndarjen e parlamentit dhe ditën e mërkurë të shpallë zgjedhjet, ka njoftuar kabineti i ti.

 

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee, sot dhe nesër ne Maqedoni

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee, sot dhe nesër qëndron në Maqedoni. Në njoftimin e Amabasadës Amerikane në Shkup theksohet se në fokus të bisedimeve me krerët e lartë shtetërorë te Maqedonisë do të jenë “zhvillimet aktuale politike në planin vendor dhe atë ndërkombëtar, duke përfshirë dhe marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Maqedonisë, si dhe stabilitetin rajonal dhe euraotlantik të Maqedonisë”.Ky zyrtar i lartë amerikan, fillimisht është takuar me presidentit e shtetit Gjorgje Ivanov pas të cilit takim nuk është prononcuar për media. Ndryshe zëvendës – ndihmës sekretari amerikan Hoyt Brian Yee për herë të parë viziton Maqedoninë në këtë detyrë, duke zëvendësuar kësisoj paraardhësin e tij, Philip Reeker.

 

Opozita e gatshme të bisedojë me Yanukovychin

Partitë opozitare në Ukrainë kanë thënë se janë të gatshme të vazhdojnë bisedimet me presidentin Viktor Yanukovych, por kanë paralajmëruar se durimi i protestuesve antiqeveritarë mund të “pëlcasë” në çdo moment. Përmes një deklarate të përbashkët, liderët e opozitës kanë thënë se janë të gatshëm të negociojnë, pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme. Deklarata vjen derisa protestuesit kanë pushtuar Ministrinë e Drejtësisë në Kiev. “Pushtimi i Ministrisë së Drejtësisë është një akt simbolik i kryengritjes. Tani, autoritetet janë të zhveshura nga drejtësia”, ka thënë një protestues.

 

Vazhdojnë bisedimet midis qeverisë e opozitës së Sirisë

Bisedimet direkte midis Qeverisë dhe opozitës siriane hyjnë sot në ditën e tretë. Ndërmjetësuesi i Kombeve të Bashkuara, Lakhdar Brahimi, ka thënë se shpreson që të flitet për planin e OKB-së për qeveri të tranzicionit. Opozita insiston që presidenti Bashar al-Assad të mos ketë asnjë rol në këtë qeveri, çfarë hidhet poshtë nga Damasku. Të dielën në Gjenevë, negociatorët e palëve luftuese kanë diskutuar për gjestet humanitare. Qeveria siriane ka thënë se gratë dhe fëmijët mund të largohen nga qyteti i rrethuar i Homsit. Konflikti civil në Siri ka nisur në mars të vitit 2011 dhe deri më tash ka marrë mbi 100,000 jetë njerëzish.

 

Ne Kine vriten 12 persona

Trazirat që kanë rezultuar me vdekjen e 12 personave në Kinën perëndimore janë shkaktuar nga ‘terroristët’, raportojnë mediat kineze. Gjashtë persona janë vrarë nga policia dhe gjashtë të tjerë janë vrarë në shpërthimet që kanë ndodhur ne prefekturën Aksu të provincës perëndimore Xinjiang në Kinë.
Xinjiang, është vendbanim banuar kryesisht nga grupi minoritar i ujgurëve myslimanë dhe përballet me trazira të herëpashershme.
Verifikimi i informacioneve që dalin nga ky rajon është shumë i vështirë, pasi që plasimi i informacioneve nga atje kontrollohet rreptësishtë nga autoritetet kineze.
Autoritetet zakonisht fajësojnë ekstremistët për shpërthimin e dhunës në këtë rajon, ndërkohë që aktivistët ujgurë drejtojnë gishtin kah kontrolli i pushtetit të cilin e fajësojnë për shkaktimin e tensioneve.

 

Afganistani do të lirojë 37 të burgosur

Autoritetet afgane kanë thënë se kanë vendosur të lirojnë 37 të burgosur, të cilët zyrtarët amerikanë i fajësojnë për sulme vdekjeprurëse kundër trupave qeveritare dhe të huaja. Abdul Shukur Dadras, anëtar i komitetit qeveritar që monitoron qendrën e paraburgimit Parvan, ka thënë se 37 të burgosurit do të lirohen për shkak të mungesës së provave. Ushtria amerikane në Afganistan thotë se lirimi i tyre është i rrezikshëm. Objekti Parvan ka qenë qendra kryesore e paraburgimit për talibanët e kapur nga forcat ushtarake perëndimore deri në kohën kur përgjegjësitë për të janë dorëzuar nën kontrollin afgan, më 2013. Dadras ka thënë se 37 të burgosurit do të lirohen gjatë dy javëve të ardhshme.

 

Sot bota shënon Ditën e Përkujtimit të Holokaustit

Në Izrael, Gjermani, Rusi dhe vende të tjera po shënohet Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit. Rreth 60 ligjvënës izraelitë kanë udhëtuar drejt Aushvicit, ish-kampit nazist të vdekjes në Poloni.

Ata do t’iu bashkohen qindra politikanëve izraelitë dhe hebrenj, si dhe të mbijetuarve të Holokausit nga e gjithë bota. Vlerësohet se afro 1.5 milion hebrenj evropianë janë vrarë gjatë Holokaustit, së bashku me 4.5 milionë të tjerë. Kombet e Bashkuara kërkojnë nga vendet anëtare që të nderojnë viktimat e epokës naziste dhe të zhvillojnë programe arsimore që ndihmojnë në parandalimin e gjenocidit në të ardhmen.

 

Nesër mot kryesisht i vranët dhe me reshje te shiut dhe bores

Sot në Mal të Zi mbajti mot me vranësira të ndryshueshme dhe kryesisht i thatë. Frynë erë e dobët deri mesatare , në Bregdet vende- vende e fortë nga drejtimet jugore. Temperaturat: Tivar e Budvë 9, H. Novi 8, Ulqin 6, Podgoricë e Mojkovac 5, Nikshiq 3, B. Pole 2, Cetinë, Beranë, Plavë e Rozhaj 1 , Kollashin e Shavnik -2 ,Plevle -3 dhe në Zhablak -4 g.  Për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të përkohshme të shiut në Jug dhe borës në Veri. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet lindore. Temperatura e mëngjesit  do te jete prej -8 deri në 4, kurse më e larta e ditës prej -1 deri në 11 g. C.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се