Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

23. 01. 2014. 18:10 >> 18:16

LAJMET 23.01.2014

23.01.2014

Marrëdhëniet e Malit të Zi dhe Shqipërisë janë te shkëlqyera

Marrëdhëniet midis Malit të Zi dhe Shqipërisë janë të shkëlqyeshme, kurse bashkëpunimi i mirë politik duhet të transferohet edhe në fushën e ekonomisë, vlerësuan pas takimit  ministrat e jashtëm të të dy vendeve, Igor Lukshiq dhe Ditmir Bushati. “Marrëdhëniet midis vendeve tona janë të shkëlqyeshme dhe ekziston një sërë projektesh në rrafshin bilateral rreth të cilave mund të bashkëpunojnë edhe më tej, në mënyrë që marrëdhëniet e shkëlqyera politike të materializohen edhe përmes atyre ekonomike në dobi të qytetarëve tanë”, ka thënë Llukshiq. Ai ka deklaruar se me kolegun e tij shqiptar është marrë vesh për nënshkrimin e shpejtë të marrëveshjes mbi bashkëpunim në fushën e integrimeve evropiane. Ne vlerësojmë lartë përpjekjet që bën Shqipëria në mënyrë që të nxisë bashkëpunimin në rajon, ka thënë Llukshiq.  Ministri shqiptar ka përkujtuar se ky është vit gjatë të cilit Shqipëria shënon 5 vjetorin e anëtarësimit në NATO ai. Ka theksuar se Shqipëria në NATO do të përkrah politikën e qeverive të hapura si dhe  anëtarësimin e Malit të Zi në aleancë. Llukshiq duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve  ka theksuar se  së shpejti pret zgjidhjen e çështjes së statusit për Komunën e Tuzit. 

 

Është shënuar përvjetori i fatkeqësisë në Bioç

Me vendosjen e kurorave ne përmendore është shënuar 8 vjetori i fatkeqësisë hekurudhore në Bioç në të cilën në vitin 2006 e kanë humbur jetën 47 njerëz ,kurse më tepër se 200 të tjerë u lënduan. Me këtë rast ministri i komunikacionit Ivan Brajoviq, ka theksuar se shteti është përpjekur të bëjë ç është e mundur që ti ndihmojë familjet e viktimave.

Në këtë vend dhe me këtë rast fjalët  vërtetë janë të tepërta. Ndjenjat janë të njëjta si edhe gjatë gjithë viteve të kaluara dhe kështu do të jenë edhe shumë vjet të tjera, ka theksuar Brajoviq. Përfaqësuesit e OJQ  “Treni i dhimbjes” u kanë bërë ftesë më parë mediave që tu ndihmojnë që pas 8 vjetësh të zbulohet e vërteta dhe të zgjidhen problemet  që kanë pasuar si pasojë e fatkeqësisë , sepse siç kanë theksuar edhe përkundër kohës që ka kaluar pyetjet dhe frika mbeten të njëjta. 

 

Veselin Perishiq:Demanton deklaratat e funksionarit të Frontit demokratik

Drejtori i falimentimit të Kombinatit të Aluminit, Veselin Perishiq, ka demantuar deklaratat e funksionarit të Frontit demokratik, Branko Radulloviq, i cili kishte kumtuar dje se kryeministri Millo Gjukanoviq ka mbajtur nën kontroll të vet procedurën e tenderit për shitjen e Kombinatit të Aluminit. Akuzat në llogari të procedurës së tenderit, gjegjësisht ndaj kryeministrit Gjukanoviq, nënkryetari i Kuvendit Branko Radulloviq i bazon, siç ka thënë në dëshminë e shtetasit maqedonas, Marko Pjeçinski, i cili menaxhon prodhuesin më të madh kroat të aluminit, kompaninë TLM, i cili kohë më parë ka heqë dorë nga pjesëmarrja në tender, sepse i është sinjalizuar që të mos përzihet në punë, e cila tashmë është kryer. Nuk kam pasur asnjë ftesë, asnjë sugjerim dhe asnjë veprim që mund të ndikojë që kjo procedurë të mos jetë maksimalisht transparente. Përfundimisht, tenderi ka qenë i hapur 30 ditë, ofertat janë paraqitur në Gjykatën ekonomike dhe nuk shoh se kush mund të ndikojë në ndonjërin nëse ka pas interesim që të paraqesë ofertë, ka thënë Perishiq. Branko Radulloviq ka ftuar dje kryeprokurorin shtetëror që të deklarojë publikisht se procedura është e kundërligjshme. Drejtori i falimentimit Veselin Perishqi thekson se kushdo që konsideron se ka elemente të veprës penale ka të drejtë që të paraqesë iniciativën që të fillojë hetimi.

 

Markoviq:I përgjegjshëm ndaj zgjedhjes së kryeprokurorit shtetëror

Ministri i drejtësisë, Dushko Markoviq u ka rekomanduar deputetëve se duhet të jenë të përgjegjshëm ndaj zgjedhjes së kryeprokurorit shtetëror për shkak të obligimeve që do t’i ketë ky institucion gjatë këtij viti. “Zgjedhja e kryeprokurorit shtetëror është kyç dhe ata që vendosin mbi këtë duhet të kuptojnë dhe t’i qasen  në mënyrë të përgjegjshme zgjedhjes së tij”, ka thënë Markoviq.

Ai ka sqaruar se nuk ka pengesa ligjore që ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit Veselin Vuçkoviq ta kryejë funksionin e kryetarit të Këshillit të Prokurorisë, përbërjen jo të plotë të të cilit e ka shpallur para dy ditësh presidenti Filip Vujanoviq. Moszgjidhja e kryeprokurorit paraqet problem sepse organizata e prokurorëve është segment i rëndësishëm në mbrojtje të interesave të shtetit, në luftën kundër kriminalitetit të organizuar dhe korrupsionit. Moszgjidhja e kryeprokurorit shtetëror e rrezikon funksionimin e këtij institucioni edhe pse parashihet mundësia që derisa të zgjidhet kryeprokurori këtë punë e kryen ushtruesi i detyrës, në këtë rast Vuçkoviq, kat thënë ai. 

 

Gazetaret: Ne protestë me goje te mbyllur

Sot është dita e gazetarëve në Mal të Zi, kurse në Sindikatë të mediave konsiderojnë se arsye për festim nuk ka, prandaj para ndërtesës së Qeverisë mbajtën  protestë. Gazetarë, anëtarë të sindikatës së mediave, në protestë kanë ardhur me gojë të mbyllur. Anëtari i Këshillit Qendror të sindikatës së mediave, Darko Ivanoviq ka ftuar më parë të gjithë qytetarët, posaçërisht ata që ndihen të lirë, intelektualë, studentë dhe punëtorë, si dhe të gjithë ata që angazhohen për lirinë e fjalës. Kryetarja e sindikatës së mediave, Marjana Camoviq ka theksuar se gazetarëve nga viti në vit po u keqësohet pozita dhe se profesioni në çdo mënyrë është degraduar. Dita e gazetarëve në Mal të Zi shënohet me 23. janar, në ditën kur në vitin 1871 është botuar numri i parë i gazetës “Crnogorac” ,gazeta e parë malazeze. Përfaqësues të shumë organizatave dhe partive politike kanë uruar gazetarët e Malit të Zi për ditën e tyre. 

 

Të avancohen bashkëpunimi në sferën e energjetikës dhe të komunikacionit

Ndërmjet Malit të Zi dhe Rusisë ekziston hapësirë për avancimin e bashkëpunimit  ekonomik , në veçanti në kontekstin e realizimit të projekteve nga sferat e energjetikës dhe komunikacionit , është vlerësuar në takimin  e kryetarit të Këshillit parlamentarë për ekonomi Aleksandar Damjanoviq, me ambasadorin e Rusisë Andrej Njesterenko.  Damjanoviq ka vlerësuar se marrëdhëniet ekonomike dhe shkëmbimi tregtar ndërmjet dy vendeve duhet të jenë në nivel më të lartë krahasuar me nivelin e deritashëm. Pjesëmarrësit e takimit kanë biseduar edhe për situatën aktuale në Mal të Zi me theks në avancimin e bashkëpunimit ekonomik dhe në përgjithësi të marrëdhënieve të përgjithshme bilaterale ndërmjet dy vendeve. 

 

Kapitulli 35 nuk hap tema të reja mes Beogradit dhe Prishtinës

Pala negociatore serbe ka refuzuar që të zbulojë detaje nga takimi I së mërkurës me BE-në. Ministri pa portofol në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin ka thënë pas shqyrtimit të kapitullit 35 në Bruksel, se ky proces nuk hap tema të reja në dialogun me Prishtinën për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. “Kapitulli 35 nuk është zëvendësim i dialogut në Bruksel e as mundësi që të hapen tema të reja”, tha Vulin pas më shumë se 5 orë bisedimesh mes delegacioneve të Qeverisë serbe me zyrtarë të Komisionit Evropian dhe Shërbimit për Punë të Jashtme. Vulin përmendi se kapitulli 35 është risi edhe për Serbinë edhe për BE-në, por nuk ekziston presion për njohjen e statusit të Kosovës. Ministri pa portofol tha se do të donte që bisedimet për kapitullin 35 të fillojnë këtë vit, por nuk e di nëse kjo do të ndodhë.

 

Bruksel, takime bilaterale me përfaqësuesit e BE-së për energjinë

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, e shoqëruar nga drejtori i KOSTT-it, Naim Bejtullahu, udhëton sot në Bruksel për takime bilaterale me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian për çështjet e energjisë.

Temë qendrore e takimeve do të jetë çështja e përshpejtimit të procesit të implementimit të Marrëveshjes së Brukselit për energjinë të arritur më 8 shtator 2014. Në këtë kuadër do të diskutohen çështjet që kanë të bëjnë me rrumbullakimin e Planit Aksional si dokument që përmban udhërrëfyesin e veprimeve dhe afateve për zbatimin e marrëveshjes në fjalë.

 

Haga ulë dënimin për disa zyrtarë serb të akuzuar

Kolegji i ankesave i Tribunalit të Hagës ua ka ulur sot dënimet zyrtarëve serbë përgjegjës për krimet në Kosovë. Siç raportojnë mediet e Beogradit, nga ulja kanë përfituar ish zëvendëskryeministri i Jugosllavisë, Nikolla Shainoviq, gjeneral, Vlladimir Llazareviq, dhe gjenerali i policisë Sreten Llukiq. Vetëm gjeneralit Nebojsha Pavkoviq iu konfirmua dënimi me 22 vjet burgim i shkallës së parë.

 

Këtë vit formohet një Këshill për investitorët e BE-së në Kosovë

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë do të formojë gjatë këtij viti një Këshill për investitorët e BE-së në Kosovë. Kështu bëri të ditur përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë Samuel Zhbogar, gjatë një mbledhje të përbashkët me Qeverinë e Kosovës dhe investitorë nga vendet e BE-së. Ndërkaq kryeministri i vendit, Hashim Thaçi tha se investimet e huaja në Kosovë kanë shënuar një rritje prej 15 për qind të investimeve totale.  Roli i investimit të huaj në ekonominë e Kosovës është shumë i rëndësishëm. Kështu u tha në konferencën e përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe zyrës së BE-së, me investitorët e vendeve të Bashkimit Evropian.  Përfaqësuesi i zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar tha se investitorët e huaj aktualë në Kosovë mund të jenë edhe promovuesit më të mëdhenj për tërheqjen e investimeve tjera në Kosovë. Në këtë kuadër ai paralajmëroi se këtë vit do të themelohet një Këshill i investimeve të BE-së në Kosovë. Edhe kryeministri, Hashim Thaçi tha se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar në krijimin e një mjedisi për biznese të huaja. Në takim u potencuan edhe sfidat me të cilat investitorët e huaj ballafaqohen e të cilat janë të ndërlidhura me rendin e ligjin, funksionimin e gjykatave, implementimin e legjislacionit dhe çështjet e doganave dhe të tatimeve.

 

Memorandum bashkëpunimi për mbështetje në ri-integrimin e të burgosurve

Ministria e Drejtësisë dhe Caritasi i Kosovës sot kanë nënshkruar Memorandum bashkëpunimi. Ky memorandum bashkëpunimi i cili ka të bëjë me mbështetjen në ri-integrimin e të burgosurve në shoqëri pas lirimit, është nënshkruar nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi dhe Drejtori i Përgjithshëm i Caritasit të Kosovës, Don Viktor Sopi. Memorandumi parasheh që Caritasi i Kosovës të realizojë një projekt shtesë ndaj aktiviteteve që realizon Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe që ka për qëllim ri-integrimin e të burgosurve pas lirimit nga burgu, ku me anë të aktiviteteve edukuese do ju ofrojnë të burgosurve njohuri lidhur me profesione të caktuara të cilat ata mund t’i përdorin pas lirimit nga burgu dhe t’i shndërrojnë në profesion .Pas nënshkrimit të memorandumit, Ministri Kuçi tha se ky projekt do të forcojë misionin e tij dhe të Ministrisë së Drejtësisë për risocializimin dhe ri-integrimin e të burgosurve me qëllim që pas lirimit ata të kthehen të barabartë dhe të jenë të dobishëm për shoqërinë. Drejtori i Caritasit Sopi, tha së e gjithë puna e Caritasit është mision dhe shtoi që edhe aktivitetet që do i zhvillojnë me të burgosurit është mision për t’i ndihmuar ata.

 

Haga ulë dënimin për disa zyrtarë serb të akuzuar

Kolegji i ankesave i Tribunalit të Hagës ua ka ulur sot dënimet zyrtarëve serbë përgjegjës për krimet në Kosovë. Siç raportojnë mediet e Beogradit, nga ulja kanë përfituar ish zëvendëskryeministri i Jugosllavisë, Nikolla Shainoviq, gjeneral, Vlladimir Llazareviq, dhe gjenerali i policisë Sreten Llukiq. Vetëm gjeneralit Nebojsha Pavkoviq iu konfirmua dënimi me 22 vjet burgim i shkallës së parë.

 

Kosovë: Kumnova e kundërshton uljen e dënimeve në Hagë

Kryetarja e organizatës “Thirrjet e Nënave” në Gjakovë, Nesrete Kumnova, ka reaguar kundër uljes së dënimeve nga Tribunali i Hagës, ndaj ish-zyrtarëve të lartë të Serbisë, për krime të luftës në Kosovë. “Në vend që tu rritet dënimi për shkak të gjenocidit të bërë ndaj popullatës së pafajshme shqiptare, me mbi 15 mijë të vrarë, 6 mijë qytetarë të zhdukur dhe me mbi 20 mijë femra të dhunuara, ata e zvogëlojnë dënimin”, thuhet në deklaratën e Nusrete Kumnovës, dërguar mediave. Me vendimet e sotme për uljen e dënimeve, “është shkelur populli i pafajshëm shqiptar”, tha Nesrete Kumnova dhe shtoi se “ky gjenocid është i pafalshëm”.

 

Fyle kërkon rezultate nga Shkupi

Komisioni Evropian kërkon rezultate nga autoritetet në Shkup për reformat, kodin zgjedhor, gjyqësorin dhe lirinë e medias. Kjo kërkesë dje është parashtruar nga evrokomisioneri për zgjerim i BE-së, Shtefan Fyle në takimin e zhvilluar në zyrën e tij në Bruksel me zëvendëskryeministrin për evrointegrime të Maqedonisë, Fatmir Besimi dhe ministrin e jashtëm, Nikolla Popovski.  Zyra e evrokomisionerit Fyle pas takimit përmes një komunikate ka bërë të ditur se në qendër të bisedës ka qenë zbatimi i marrëveshjes politike të vitit të kaluar midis partive politike për përforcimin e dialogut politik dhe tejkalimin e mosmarrëveshjeve dhe tensioneve politike, zbatimi i reformave prioritare sidomos në fushën e lirisë së medias, pavarësisë së gjyqësorit dhe kodit zgjedhor. Zëvendëskryeministrit Besimi tha se në Bruksel dhe në takimin me Fyle kanë biseduar për arritjet e deritanishme që janë bërë nga autoritetet e Shkupit në planin e evrointegrimeve, por edhe plotësimi i rekomandimeve të bëra nga BE. Ministri i Jashtëm, Nikolla Popovski tha se temat e diskutuara kanë qenë edhe për ate se çfarë duhet bërë në periudhën e ardhshme dhe si të shfrytëzohet sa më mirë periudha deri në raportin e ardhshëm të progresit.

 

Ukrainë, opozita takon Yanukovichin

Liderët e opozitës në Ukrainë do të takohen me presidentin Viktor Yanukovich, një ditë pas vdekjes së tre protestuesve në Kiev. Njëri nga liderët opozitarë, ish-boksieri Vitali Klitschko, është zotuar se nëse nuk shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme, ai do të jetë në krye të protestuesve anti-qeveritarë, kur këta ‘të hidhen në sulm’ndaj qeverisë. Ndërkohë Yanukovich ka kërkuar nga kryekuvendari që javën e ardhshme të mbahet një seancë e jashtëzakonshme lidhur me krizën e krijuar.  Njëkohësisht Yanukovich, e ka siguruar Bashkimin Evropian se ai nuk planifikon ta shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në këtë vend, përkundër trazirave antiqeveri. Një zëdhënës i Komisionit Evropian ka thënë se Yanukovich e ka bërë këtë premtim gjatë bisedës së sotme telefonike me presidentin e Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso.

 

Turqia:Ne fatkeqësinë e komunikacionit humben jetën 21 person

Në një fatkeqësi komunikacioni, në pjesën qendrore të Turqisë, sot e humbën jetën 21 persona, kur një autobus doli nga rruga për shkak të ngricave. Guvernatori i provincës Kajseri, ku ka ndodhur fatkeqësia, ka thënë se 20 persona e humbën jetën në vend, kurse një në spital. Disa nga udhëtarët vdiqën në momentin kur po tentonin të dalin përmes dritareve të autobusit duke u përpjekur që të shpëtojnë. Numri i viktimave mund të rritet, duke pasur parasysh se në spital gjenden edhe dy udhëtarë në gjendje të rëndë. 

 

Egjipt: Janë vrarë pesë policë

Ministria e brendshme e Egjiptit thotë se persona të armatosur e të maskuar me motoçikleta, i kanë vrarë pesë policisë, në një pikë kontrolli në kryeqytetin Kajro. Ministria njoftoi se të shtënat kanë ndodhur sot herët në mëngjes, në provincën Beni Suef, 100 kilometra në jug të Kajros. Gjatë sulmit janë plagosur edhe dy policë të tjerë. Sulmuesit ia dolën të largoheshin nga vendi i krimit. Prej përmbysjes së presidentit islamik, Muhammad Morsi, nga ushtria në korrik të vitit të kaluar, në Egjipt është rritur numri i sulmeve me të shtëna dhe bomba. Sulmi në Beni Suef u bë vetëm dy ditë, para shënimit të trevjetorit të kryengritjes nga e cila u përmbys presidenti i dikurshëm, Hosni Mubarak.

 

Rohani: Irani nuk është i interesuar për armatim atomik

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, gjatë fjalimit të tij të sotëm në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, ka përsëritur se vendi i tij nuk është i interesuar në zhvillimin e armatimit bërthamor. Më tutje, Rohani ka thënë se asnjë vend nuk mund të jetoj i vetëm dhe ka theksuar se Irani është i gatshëm për angazhim me komunitetin ndërkombëtar dhe për përmirësimin e marrëdhënieve me të gjitha vendet, përfshirë Shtetet e Bashkuara. Për krizën në Siri ai vlerësoi se paraqet katastrofë madhore dhe theksoi se zgjidhja më e mirë është mbajtja e zgjedhjeve “të lira dhe korrekte” në këtë vend.

 

Nesër mot i vranët me reshje te shiut

Sot mban mot me vranësira mesatare deri krejt i vranët dhe vende-vende me të reshura të dobëta të shiut, në viset e larta malore edhe të borës. Temperaturat në ora 13: Podgoricë e Tivar 14, Ulqin 13, Herceg Novi 11, Kollashin, Nikshiq e Cetinë 7, Plevle 6 dhe në Zhablak 3 gradë. Për nesër pritet mot kryesisht i vranët dhe me reshje të përkohshme të shiut, kurse në viset e larta malore të skllotës dhe borës. Temperatura më e lartë e ditës prej 2 deri në 13 gradë. 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се