Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

22. 01. 2014. 16:50 >> 16:57

LAJMET 22.01.2014

22.01.2014

Mali i Zi ka dinamikë të duhur të reformave

Mali i Zi ka dinamikë të duhur të reformave e cila i mundëson progres të vazhdueshëm në rrugën e integrimeve evropiane , kanë kumtuar përfaqësuesit  e institucioneve  evropiane në Bruksel gjatë bisedimeve me delegacionin e Këshillit  për integrimet evropiane. Anëtarët e Këshillit kanë biseduar me përfaqësuesit e Parlamentit evropianë , të Këshillit të Evropës dhe të Komisionit evropian. Është theksuar gjithashtu rëndësia e pranisë të perfaqësuesëve  të Kuvendit të Malit të Zi në Bruksel me qellim të forcimit të komunikimit të parlamentit të Malit të Zi me Parlamentin Evropian, por edhe për një informim të vazhdueshëm të deputetëve mbi politikat evropiane, është kumtuar nga Parlamenti.

 

Radulloviq  e ka ftuar kryeprokurorin e shtetit që të vërtetojë gjendjen faktike lidhur me shitjen e KAP

Nënkryetari i Kuvendit  Branko Radulloviq  e ka ftuar kryeprokurorin e shtetit që të vërtetojë gjendjen faktike lidhur me shitjen e KAP e cila, siç ka vlerësuar  është e kontrolluar dhe joligjore.  Radulloviq , ka theksuar se përfaqësuesit e Kompanisë TLM nga Shibeniku kanë qenë më të interesuarit për  KAP dhe se ka menduar se do të paraqiten në tenderin për blerjen e pasurisë së tij. Ai në konferencën për gazetarët  ka kumtuar se para disa ditësh i është paraqitur përfaqësuesi i kësaj kompanie dhe se në pyetjen pse nuk është paraqitur në konkurs është përgjigjur se zyra e avokatëve dhe këshilltarët i kanë thënë se është e kotë të paraqitet në një konkurs të tillë. Shkak tjetër ka qenë, siç ka pohuar Radulloviq se ka pasur këshillime të qarta që të mos përzihet në çështjet tanimë të kontraktuara. 

 

Vujanoviq e ka pranuar propozimin e kryetarit të Kuvendit  Ranko Krivokapiq

Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq e ka pranuar propozimin e kryetarit të Kuvendit  Ranko Krivokapiq që të caktojë mbledhjen e Këshillit për mbrojtje dhe siguri lidhur me realizimin e strategjisë të sigurisë nacionale me plotësimin e detyrimeve kyçe  për marrjen e ftesës për anëtarësim në  NATO.

Krivokapiq ka kërkuar më parë nga presidenti Vujanoviq  që të caktojë mbledhjen e Këshillit në fjalë në të cilën do të debatohej se çka duhet të bëjë Mali i Zi për të fituar ftesën për anëtarësim në NATO. Krivokapiq ka vlerësuar se gjatë 6 muajve të ardhshëm duhet intensifikuar përpjekjet në plotësimin e detyrimeve kyçe nga agjencia e NATO-s në mënyrë  që Mali i Zi të marrë  ftesën për në aleancë në samitin i cili do të mbahet në shtator. 

 

Gazetarët  në Mal të Zi askurrë nuk kanë qenë në situatë më të vështirë

Gazetarët  në Mal të Zi askurrë nuk kanë qenë në situatë më të vështirë dhe nën presione më të mëdha të cilat e kufizojnë punën e tyre, ka vlerësuar Qendra për arsimimin qytetarë me rastin e 23 janarit Ditës së gazetarëve të Malit të Zi. Dita e gazetarëve të Malit të Zi shënohet me 23 janar kur ka dalë nga shtypi gazeta e parë , “Crnogorac” në vitin 1871. Bashkëpuntorja në programin e Qendrës për arsimimin qytetar Svetllana Peshiq në deklaratën dhënë agjencisë MINA ka theksuar se gazetarët e mediave malazeze veprojnë nën barrën e sulmeve të shumta dhe të pa zbuluara kundër gazetarëve dhe pronës së tyre si dhe sulmeve kundër redaksive. 

 

Sindikata e mediave do të organizojë nesër  protestë

Sindikata e mediave do të organizojë nesër në mesditë , në afërsi të ndërtesës së Qeverisë një protestë për shkak se , siç kanë theksuar , shteti nuk ka bërë asgjë për ti mbrojtur gazetarët të cilët janë të ballafaquar me torturë dhe për  tua siguruar kushtet  për  punë. Anëtari i Këshillit kryesore të sindikatës Darko Ivanoviq , ka theksuar se nesër do të ndodh ajo që gazetarët e Malit të Zi është dashtë ta bëjnë edhe më parë. 

 

Këshilli administrativ e ka nisë procedurën për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Radio Televizionit  të Malit të Zi

Këshilli administrativ e ka nisë procedurën për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Radio Televizionit  të Malit të Zi. Procedura është nisur me shpalljen e ftesës publike për propozuesit e autorizuar , 6 muaj para skadimit të mandatit të Këshillit aktual, në pajtim me ligjin për serviset publike radio difuzive të Malit të Zi. Këshilli ka vendosur që ftesën publike  ta shpall për propozuesit e autorizuar , pastaj në fletën zyrtare të Malit të Zi, në UEB faqen e Kuvendit dhe në mediat  e shkruara, në POBJEDA, DAN, DNEVENE NOVINE  dhe VJESTI. Të theksojmë këtu se Këshilli i RTMZ  ka 9 anëtarë . 

 

Në Bruksel shqyrtohet Kapitulli i 35-të

Në Bruksel shqyrtohet sot Kapitulli i 35-të, i cili në bisedimet e Serbisë me Bashkimin Evropian i kushtohet Kosovës. Delegacioni serb drejtohet nga minsitri pa portofol në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, dhe këshilltari i presidentit të Serbisë, Marko Gjuriq.

Sipas mediave serbe, qëllimi i këtij takimi është që të shqyrtohet përparimi i deritashëm në dialogun Prishtinë-Beograd dhe të definohen sfidat në këtë proces. Serbia ka nisur dje bisedimet për përafrim me BE-në.

 

KS diskuton për Kosovën më 10 shkurt

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të diskutojë më 10 shkurt raportin e rregullt të sekretarit të përgjithshëm, Ban Ki-moon, për situatën në Kosovë, raportojnë mediat serbe. Seanca e fundit për Kosovën është mbajtur më 19 nëntor të vitit të kaluar. Në atë raport, Ban ka theksuar rëndësinë e suksesit të zgjedhjeve lokale, sidomos në veri të Kosovës, duke vlerësuar se një gjë e tillë do të ketë ndikim në konsolidimin e ardhshëm të paqes dhe stabilitetit në rajon.

 

Dy protestues të vrarë në Ukrainë

Dy protestues antiqeveritarë raportohen të vrarë në Kiev të Ukrainës.
Protestuesit thonë se njëri nga ta është qëlluar për vdekje nga policia, por informacioni i tillë nuk është konfirmuar. Përleshjet e sotme kanë shpërthyer pasi policia ka nisur të shkatërrojë barrikadat e ngritura nga protestuesit. Ministri i Jashtëm suedez, Carl  Bild, ka shkruar në Twitter se ngjarjet e mëngjesit  janë “përshkallëzim i rrezikshëm”.

Ai ka thënë se “regjimi duhet të ndalojë shtypjen dhe të hapë dialogun”. Kryeministri i Ukrainës, Mykola  Azarov, ka thënë se protestat  antiqeveritare kanë sjellë “terroristët” në rrugë dhe ka paralajmëruar se të gjitha “veprimet kriminale” do të ndëshkohen.

 

Nis Forumi Ekonomik Botëror

Rreth 2,500 udhëheqës politikë dhe të biznesit  janë mbledhur në Davos të Zvicrës për Forumin Ekonomik Botëror. Agjenda e sotme përqendrohet në çështjet e biznesit, përfshirë pasojat nga dokumentet që ka publikuar ish-kontraktori i inteligjencës amerikan, Edward Snowden, për spiunimin e SHBA-së. Në forum marrin pjesë edhe presidenti i Iranit, Hassan Rohani, dhe kryeministri  izraelit, Benjamin Netanyahu. Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, do t’i bashkohet forumit ditën e premte.

 

Hap punimet konferenca për Sirinë

Negociatorët nga Qeveria siriane dhe koalicioni i opozitës kanë nisur bisedimet për paqe në Montre të Zvicrës. Konferenca, e titulluar “Gjeneva II”, është hapur nga sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, i cili e ka cilësuar  atë si një “mundësi”. Konferenca mbledh për herë të parë delegatët e opozitës dhe anëtarët e regjimit të presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, prejse ka nisur konflikti civil në këtë vend në mars të vitit 2011. “Jemi këtu për të diskutuar  të ardhmen e Sirisë. Jemi këtu për të diskutuar të ardhmen e popullit  tonë”, ka thënë ambasadori i Sirisë në OKB, Bashar al-Jafari. Delegatët  nga 40 vende të tjera të botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë, ndjekin po ashtu bisedimet.

 

Dymbëdhjetë policë të vrarë në Pakistan

Një bombë e vendosur në një biçikletë ka vrarë 12 policë, që do t’i bënin roje një ekipi për vaksinim kundër poliomelitit në Pakistan. Në sulmin që ka ndodhur në qarkun Çarsada, është vrarë edhe një djalë.
Sot është dita e tretë e fushatës së imunizimit ndaj poliomelitit në Pakistan.
Tre punëtorë  shëndetësorë  janë vrarë të martën në Karaçi. Militantët islamikë kundërshtojnë këtë fushatë, duke thënë se shfrytëzohet nga vendet perëndimore për të spiunuar dhe për t’i bërë fëmijët myslimanë sterilë.

 

Yanukovych takon liderët e opozitës

Presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovych, ka takuar liderët e opozitës, derisa policia speciale ka pastruar qendrën e Kievit nga barrikadat që kanë ngritur protestuesit antiqeveritarë. Përleshjet e sotme midis policisë dhe protestuesve kanë rezultuar me së paku tre persona të vrarë. Aktivistët thonë se dy persona janë qëlluar  për  vdekje nga policia, por Ministria e Brendshme ka thënë se policia nuk ka përdorur municion të vërtetë. Kryeministri i Ukrainës, Mykola Azarov, ka thënë sot se protestat antiqeveritare kanë sjellë në rrugë “terroristët” dhe ka paralajmëruar se të gjitha “veprimet  kriminale” do të ndëshkohen.

 

Përfundon “aventura” e anijes së bllokuar ruse

Një ekskursion i 52 shkencëtarëve dhe turistëve, të cilët kanë qenë të bllokuar në akullin e Antarktikut, në bordin e një anijeje ruse, ka arritur në Australi. Ekspedita e shkencëtarit të ndryshimeve klimatike, Chris Turney, ka qenë duke ripërshkuar rrugën e bërë një shekull më parë nga eksploruesi australian, Doglas Mawson, dhe duke krahasuar matjet shkencore, të bëra atëherë dhe tash, kur anija Akademik Shokalskiy është bllokuar në akull më 24 dhjetor. Akullthyesit nga Kina, Australia dhe Shtetet e Bashkuara kishin bërë përpjekje të pasuksesshme për ta arritur dhe liruar atë. Të gjithë njerëzit jo esencialë në bord janë nxjerrë nga një helikopter kinez më 2 janar. Një ndryshim i drejtimit të erës më 7 janar e ka ndihmuar anijen që të lirohet vetë.

 

Obama e Putin flasin për Sirinë dhe Iranin

Presidentët e Shteteve të Bashkuara dhe të Rusisë, Barack Obama dhe Vladimir Putin, kanë biseduar në telefon për konferencën për paqe në Siri. Shtëpia e Bardhë ka thënë se Obama dhe Putin kanë folur edhe për programin ndërkombëtar për largimin dhe shkatërrimin e armëve kimike nga Siria. Dy presidentët kanë biseduar edhe për programin bërthamor të Iranit, si dhe për sigurinë gjatë Lojërave Olimpike Dimërore në Soçi. Kremlini nuk ka dhënë detaje për përmbajtjen e bisedës, por ka thënë se ka qenë konstruktive. Rusia mbështet Qeverinë siriane, ndërsa SHBA rebelët sirianë.

 

BE paralajmëron pasoja për Ukrainën

Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, ka paralajmëruar pasoja eventuale për Ukrainën, në përgjigje të përshkallëzimit të dhunës.
Përleshjet e sotme në Kiev midis policisë dhe protestuesve kanë rezultuar me së paku tre persona të vrarë.“Jemi të tronditur me lajmet e fundit nga Ukraina për vdekjen e protestuesve dhe shprehim ngushëllimet tona për familjet e tyre. Ne e dënojmë në mënyrën më të fuqishme të mundshme përdorimin e forcës dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve që menjëherë të përmbahen nga dhuna dhe të fillojnë të ndërmarrin hapa që ndihmojnë në tejkalimin e situatës”, ka thënë Barroso.“Jemi të shqetësuar për atë se ku do ta çojnë Ukrainën këto zhvillime. Vazhdojmë t’i ndjekim nga afër ato, si dhe të vlerësojmë aksionet e mundshme nga Bashkimi Evropian dhe pasojat për marrëdhëniet  tona me atë vend”, ka thënë Barroso. Presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovych, ka takuar sot liderët e opozitës, por ende nuk janë dhënë detaje të përmbajtjes së takimit.

 

Nesër  mot i ngjashëm me të sotmin

Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot i vranët dhe vende vende me reshje të shiut. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

      Temperaturat: Tivar, H. Novi e budvë 12, Ulqin e Podgoricë 10, B. Pole e Beranë 9, Kollashin 7, Nikshiq, Plevle , Rozhaj, Cetinë e Mojkovac 6, Plavë e Shavnik 5, dhe në Zhablak 2 g.

        Edhe për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende vende me reshje të mundshme të shiut në Jug dhe të borës në Veri të vendit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

        Temperatua e mëngjesit prej -3 deri në 9,  kurse më e larta e ditës prej 3 deri në 13 g. C. 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се