Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

21. 01. 2014. 16:43 >> 17:21

LAJMET 21.01.2014

21.01.2014

Bullgaria e përkrah Malin e Zi në rrugën drejtë UE dhe NATO

Bullgaria i mbështet integrimet evropiane dhe euroatlantike të Malit të Zi dhe i ndihmon në njohuri dhe përvojë nga këto sfera, ka theksuar ministri për punë të jashtme dhe integrimet evropiane, Igor Llukshiq.

Ai sot e ka nënshkruar Memorandumin për bashkëpunim me kolegun bullgar Kristian Vigenin dhe ka vlerësuar se me hapjen e ambasadës të Malit të Zi në Sofje ,në vitin e kaluar i është dhënë kontribut shtesë intensifikimit të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve. “Memorandumi për mirëkuptim të cilin e kemi nënshkruar në sferën e integrimeve evropiane do të iniciojë bashkëpunim të mëtejmë në këtë drejtim dhe në kualifikimin e sferave  konkrete të cilat mund të shfrytëzohen nga bisedimet e Bullgarisë me UE “, ka theksuar Llukshiq pas nënshkrimit të memorandumit.

 

Besoj  në mbështetjen e plotë të Bullgarisë  në rrugën drejtë UE

Mali i Zi pret se pas nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim me Qeverinë e Bullgarisë do të forcohet mbështetja e këtij vendi në rrugën drejtë integrimeve evropiane dhe euroatlantike , ka deklaruar presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq. Ai sot ka pritur ministrin për punë të jashtme të Bullgarisë ,Kristian Vigenin. Vujanoviq ,ka vlerësuar se marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Malit të Zi dhe Bullgarisë janë më intensive dhe se dy vendet fqinje duhet ti shfrytëzojnë mundësit e shumta për bashkëpunim në sferën ekonomike.

Ministri i jashtëm bullgar, siç theksohet në kumtesën nga Kabineti i presidentit Vujanoviq , ka theksuar se Mali i Zi është shembull i mirë në rajon , duke shprehur bindjen se proceset integruese do ti vazhdojë me sukses dhe se do të jetë partner konstruktiv kur është fjala për çështjet e rëndësishme për bashkëpunimin rajonal. Ai ka shprehur vendosmërinë e Bullgarisë që të përkrah integrimet euroatlantike të Malit të Zi dhe që ti avancojë marrëdhëniet bilaterale në fushën e ekonomisë.

 

Vujanoviq me gjithë atë ka shpallur kolegjin e prokurorisë

Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq e ka shpallur kolegjin e prokurorisë në bazë të nenit 84 alineja 4 e ligjit për prokurorinë shtetërore. Në arsyetim theksohet se anëtarë të kolegjit janë :Veselin Vukçeviq, sipas funksionit ushtrues i detyrës të kryeprokurorit të shtetit , kryetar i kolegjit të prokurorisë , si dhe Lilana Llakiq dhe Katarina Klajeviq. Ata janë zgjedhur në Konferencën e prokurorëve shtetërorë nga radhët e prokurorëve të shtetit: Radovan Krivokapiq ,Veselin Ratkoviq, Sllavko Llukiq dhe Hakija Leshanin. Vujanoviq para 5 ditësh ka refuzuar që të shpall Kolegjin e prokurorisë , duke theksuar në kumtesën zyrtare se një pjesë e anëtarëve nuk është zgjedhur në bazë të ligjit.

 

Drobniç: nëse vazhdoni kështu , të tjerët do tu anashkalojnë

Shefi i Misionit të UE në Mal të Zi Mitja Dorbniç ka tërhequr vërejtjen se Mali i Zi mund ta humb titullin e liderit ballkanik në integrimet evropiane , nëse vazhdon të mos i plotësojë obligimet e veta evropiane , i bëhet me dije gazeta VJESTI në Parlament.

”Ekzistojnë edhe shtetet tjera”, gjoja ka theksuar Drobniç në takimin me kryetarin e Parlamentit Ranko Krivokapiq , me bashkëkryesuesit e Grupit punues për legjislaturën zgjedhore Millutin Simoviq nga PDS dhe Srgjan Miliq nga PSP s,i dhe me shefin e klubit të deputetëve të Frontit Demokratik Goran Danilloviq. Ky takim është mbajtur në fund të javës së kaluar me qellim që përfaqësuesit e partive politike të arrijnë marrëveshjen për vazhdimin e punës në ndryshimet e disa ligjeve zgjedhore me ndihmën e ekspertëve të UE.

 

Konkurs i ri për repartin e farkëtores

Drejtoria në falimentim e repartit të farkëtores në Fabrikën e përpunimit të KAP, ka shpallur konkursin e ri për shitjen e pronës së ndërmarrjes me çmim fillestar prej 2 milion euro. Të interesuarit ofertat e veta mund ti dorëzojnë deri me 31 .janar. Çmimi fillestar është 2.1 herë më i ulët se në konkursin e kaluar , në të cilin të vetëm ofertë e ka paraqitur firma UNIPROM nga Nikshiqi e biznesmenit Veselin Pejoviq. UNIPROM  për blerjen e këtij reparti në tenderin e kaluar kishte ofruar 400 mijë euro , mirëpo, drejtori në falimentim kishte refuzuar ofertën për shkak të kushteve të cilat nuk ishte në gjendje ti plotësojë. Prona shitet sipas modelit shikoje dhe bleje , pa garanci për blerësin dhe pa të drejtë për vërejte plotësuese dhe reklamim. Ofertat siç thamë mund të dorëzohen deri me 31 janar , kurse hapja e tyre është paraparë me 3 shkurt.

 

Shpallet tenderi për kantierin e Adriatikut  Bjella

Këshilli për privatizim ka shpallur sot tenderin për shitjen e 61.57 për qind të kapitalit të kantierit të Adriatikut Bjella. Procedura e tenderit do të realizohet në dy faza ,nga të cilat faza e parë ka të bëjë me vërtetimin e plotësimit të kriteriumeve kualifikuese. Afati për dorëzimin e dokumentacionit me të cilat vërtetohet plotësimi i kushteve kualifikuese është 17 .shkurti. Pas vlerësimit të kualifikimeve , pjesëmarrësit në tender në fazën e dytë , e cila do të realizohet kah gjysma e prillit , do të kenë të drejtë të dorëzojnë ofertat në pajtim me rregullat e tenderit. Ofertat mund të dorëzohen deri me 15. prill të këtij viti.

 

Njohja e Kosovës, kusht përfundimtar për hyrjen e Serbisë në BE

Kryenegociatorja e Serbisë me BE-në, Tanja Mishçeviq, ka theksuar se Serbia do të jetë e detyruar të arrijë marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën për të mbyllur procesin negociator me Bashkimin Europian. Tanja Mishçeviq, kryenegociatore e Serbisë me BE-në, ka thënë se Kosova do të jetë objekt i dialogut politik midis Beogradit e Prishtinës dhe të përmbushjes së dispozitave të Marrëveshjes së Brukselit. Kapitulli 35 i Kornizës negociuese i referohet Kosovës, raportojnë mediat serbe.

“Njoha e pavarësisë së Kosovës nuk përbën një kërkesë formale të BE-së, por duke vënë parakusht këtë marrëveshje, në fakt nga Serbia kërkohet që joformalisht ose formalisht të njohë Kosovën dhe këtë e di Beogradi. Kërkesat e Gjermanisë e të Britanisë së Madhe në dokumentet përfundimtare janë pak të zbutura, por në thelb kanë mbetur” , ka theksuar Bodo Veber, eksperti gjerman për çështje të Ballkanit, raporton ”Blic”. Serbisë sot i dorëzohet në Bruksel dokumenti i BE-së me parimet themelore negociuese – Qëndrimi kryesor i BE-së dhe Korniza negociuese. Në to theksohet se qëllimi i negociatave është përfshirja e Serbisë në BE, por edhe se përfundimi i tyre do të varet nga rezultati që do t’i arrijë Serbia në përshtatjen standardeve evropiane dhe normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën.

 

Fyle: Ditë historike e Serbisë në rrugën e saj për në BE

Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fyle, ka vlerësuar se dita e sotme, në të cilën Serbia i ka filluar negociatat me BE-në për pranin, është “historike”. Kjo është “ditë historike në rrugën për në BE”, ka shkruan zoti File në rrjetin Twitter, dhe është shprehur se “bisedimet për anëtarësim me të vërtetë kanë filluar”. Ai më tutje, i ka uruar Serbisë fillimin e bisedimeve. Në Bruksel sot ka filluar konferenca e parë ndërqeveritare Bashkimi Evropian – Serbia, me të cilën kanë filluar negociatat për pranimin e Serbisë në BE.

 

Jahjaga mori pjesë në Kongresin Ndërkombëtar të Vjenës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, mori pjesë në hapjen zyrtare të Kongresit të 11 Ndërkombëtar të Vjenës që i zhvillon punimet në kryeqytetin e Austrisë, në Vjenë.

Pjesëmarrës të Kongresit Ndërkombëtar të Vjenës janë politikanë, diplomatë, ekspertë të fushës së ekonomisë, nobelistë të njohur ndërkombëtarë dhe personalitete të njohura botërore.  Presidentja Jahjaga gjatë ditës së sotme do të mbajë një fjalë në temën “Vizioni për Evropën” ku do të përqendrohet në të ardhmen evropiane të Kosovës dhe gjithë rajonit të Evropës Juglindore si dhe në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

 

Lunacek: Nuk ka liberalizim këtë vit!

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek ka theksuar se liberalizimi i vizave nuk do të bëhet gjatë këtij viti. Sipas saj, kjo mund të ndodhë në dy apo tri vitet e ardhshme. “Nuk jap data, sepse nuk e di, as Komisioni Evropian nuk e di. Nuk do të bëhet në këtë vit, kjo mund të ndodhë pas një, dy apo tri vitesh, nuk e di se kur. Shpresoj që do të bëhet brenda dy apo tri vitesh”, ka deklaruar Lunacek. Ndërsa sa i përket vazhdimit të ulëseve të rezervuara për minoritetet, eurodeputetja Lunacek ka theksuar se kjo nuk është çështje për të cilën vendosin ndërkombëtarët, por se u takon institucioneve të vendosin.

 

Nderohet Rugova

Sot në tetë vjetorin e vdekjes së ish Presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova me një varg aktivitetesh po kujtohet jeta dhe kontributi i tij. Ish-presidenti i ndjerë i Ibrahim Rugova është nderuar me homazhe nga personalitete të ndryshme nga jeta politike e vendit. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa bashkë me veprimtarë të tjerë nga radhët e LDK kanë bërë homazhe tek varri ku prehet trupi i tij në Velani. Mustafa e quajti Rugovën themelues të LDK-së dhe ideatorë të pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Edhe kryeministri i vendit, Hashim Thaçi ka bërë homazhe të varri i presidentit Rugova. Ai tha se nderojnë kontributin e tij në shtet-ndërtimin e Kosovës. Presidentin historik e ka nderuar edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai tha se vepra e presidentit historik Ibrahim Rugova, ka qenë në shërbim të lirisë së vendit. Homazhe tek varri i ish-presidentit Rugova, kanë bërë edhe ish- Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, lideri i AKR-së, Bexhet Pacolli, ai LDD-së Nexhat Daci si dhe personalitete të tjera nga jeta politike, familjarë dhe qytetarë.

 

Venizelos në Shkup do të dërgojë ”linjat e kuqe” greke

Shefi i diplomacisë greke Evangelos Venizelos, në fjalimin e tij para Komitetit për punë të jashtme të Parlamentit evropian, ka paralajmëruar se në ditët në vijim mund ta vizitojë Shkupin si kryesues aktual i BE-së. Por, ai para eurodeputetëve ka përsëritur dhe pozitat më të njohura greke në lidhje me emrin dhe eurointegrimet në Maqedoni.“Presidenca greke do të implementojë konkluzat nga takimi i Këshillit evropian. Si kryetar, jam i gatshëm në ditët në vijim t’i vizitojë të gjitha shtetet në rajon, duke përfshi edhe Shkupin, pa asnjë dallim ose diskriminim, dhe do të kemi mundësi për diskutim mes kryesisë së Këshillit dhe Qeverisë së Maqedonisë”, theksoi Venizelos në fjalimin e tij para eurodeputetëve, duke shtuar se ka pasur takime me kolegun e tij maqedonas Nikolla Popovski në Bruksel dhe Njujork, si dhe me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti.  Venizelos, shkruajnë mediumet greke, edhe një herë ka përsëritur “linjat e kuqe” në lidhje me emrin, duke i notuar si të “përmbajtshme dhe të arsyeshme”. 

 

Rusia: Ukraina ‘jashtë kontrolli’

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov ka paralajmëruar se protestat në Ukrainë ‘po dalin jashtë kontrollit’. Përleshjet e dhunshme ndërmjet protestuesve anti-qeveritarë dhe policisë në Ukrainë,

Lavrov i ka përshkruar si ‘të frikshme’ dhe ka thënë se fajin për këtë e kanë politikanët evropianë, të cilët e kanë përkeqësuar situatën. Ndërkohë në Kiev ka pasur edhe mbrëmë përleshje të dhunshme ndërmjet protestuesve dhe policisë.

 

Kryeministri turk Erdogan takohet me zyrtarët e BE-së

Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, mbrëmë vonë ka arritur në Bruksel, me shpresë se bisedimet për pranimin e Turqisë në BE do të kthehen në binarët e mëparshëm, në periudhën kur në Turqi po mbretëron një rrëmujë lidhur me reformat e kontestuara gjyqësore. Bisedimet e Erdoganit në Bruksel paraqesin takimin e parë të këtillë në pesë vitet e fundit.Por, vizita e tij është nën hijen e një skandali të korrupsionit në Turqi dhe goditjes masive të qeverisë së tij ndaj zyrtarëve policorë dhe gjyqësorë.Kritikët pretendojnë se goditja ka për qëllim mbylljen e hetimeve lidhur me skandalin me marrjen e mitos.

 

Siria akuzohet për torturimin dhe ekzekutimin e 11 mijë personave

Ekzistojnë prova të qarta se që prej nisjes së kryengrites në vend, Siria ka torturuar dhe ekzekutuar sistematikisht rreth 11 mijë të burgosur. Kështu thuhet në një raport të përpiluar nga tre ish-prokurorë të luftës. Njëri nga autorët e raportit ka thënë për BBC-në se ekzistojnë prova për përfshirjen e qeverisë siriane në këto abuzime. Ndërkohë Damasku zyrtar i ka mohuar të gjitha këto pohime. Hetuesit kanë studiuar mijëra fotografi të të burgosurve të vdekur, të cilat janë nxjerrë jashtë Sirisë përmes një dezertori.

Raporti publikohet një ditë përpara nisjes së bisedimeve për paqen në Siri, të cilat do të nisin në Zvicër. Gazeta britanike The Guardian, e cila bashkë me CNN e kanë bërë publik këtë raport, thotë se publikimi i tij koincidon me konferencën që do të fillojë në qytetin Montreux të Zvicrës. Bisedimet po shihen si përpjekja më e madhe diplomatike për t’I dhënë fund konfliktit tre-vjeçar, i cili ka shkaktuar më shumë se 100 mijë viktima. Raporti është financuar nga Katari, i cili përkrah rebelët sirianë. Ai bazohet në provat e një fotografi të policisë ushtarake siriane, të cilit i referohen me emrin Cesar.  Thuhet se ai ka ofruar rreth 55 mijë fotografi digjitale të 11 mijë kufomave të të burgosurve sirianë. Mësohet se ai u ka thënë prokurorëve se puna e tij ishte të fotografojë kufomat dhe të mundësojë lëshimin e certifikatës së vdekjes për to, por se nuk ishte edhe dëshmitar okular i vrasjeve dhe torturave.

 

Shpërthim në Bejrut, katër të vdekur

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur një lagje në periferi të Bejrutit, duke shkaktuar edhe vdekjen e katër personave. Shpërthimi ka ndodhur në një lagje të dominuar nga përkrahës të lëvizjes shiite Hezbollah. Mediat lokale raportojnë se shpërthimi është shkaktuar nga një sulmues vetë-vrasës.  Kohëve të fundit dhuna ndërsektare në Liban është rritur ndjeshëm shkaku i konfliktit në Sirinë fqinje.

 Forcat e Hezbollahut luftojnë në Siri përkrah trupave të Assadit, ndërkohë që sunitët libanezë përkrahin opozitën siriane.

 

Pakistan: Nga sulmet ajrore – 25 militantë të vrarë

Zyrtarët e Pakistanit thonë se aeroplanët luftarakë dhe helikopterët ushtarakë i kanë bombarduar pozicionet e militantëve në pjesën veriperëndimore të Pakistanit, pas një fushate të talibanëve kundër forcave të sigurimit në këtë rajon. Një zyrtar ushtarak pakistanez i tha sot Radios Evropa e Lirë se së paku 25 militantë janë vrarë gjatë natës në sulmet ajrore në Provincën Vaziristani Verior dhe rajonet fisnore në Khyber. Sipas këtij zyrtari, në mesin e të vrarë janë edhe militantët e involvuar në dy sulme me bomba në Peshavar, vitin e kaluar, dhe sulmet aktuale kundër një konvoji të ushtrisë në qytetin Banu. Operacioni i ushtrisë së Pakistanit u bë pasi sulmuesit talibanë me bomba i kanë vrarë së paku 33 ushtarë në dy sulme, gjatë 24 orëve të fundit. Në mesin e 14 të vrarëve në qytetin Ravalpindi, ditën e hënë, ishin edhe tetë pjesëtarë të forcave të sigurisë.

 

Dita ndërkombëtare e përqafimit

Sot  ne bote shënohet  Dita e përqafimit .Qëllimi i shënimit te kësaj dite është qe te nxisë njerëzit  ti shprehin emocionet e veta ne opinion.

Lirisht  përqafoni të gjithë ata që doni dhe zbukurojani kështu ditën. Ky kontakt i ngrohtë njerëzor ka një faktor shumë pozitiv psikik dhe fizik.

Edhe pas një dite shumë të vështirë, përqafimi me siguri se do të ju ndihmojë. Përqafimi  krijon besimin ,ndjenjën e sigurisë dhe forcon lidhshmërisë  me personin te cilin e përqafojmë. Te gjithë ne kemi nevoje për përqafim, ne veçanti fëmijët .Ditën ndërkombëtare të përqafimit e shpalli më 1986 Kevin Zaborney, të cilin sot e quajnë edhe si ambasador i përqafimit.

 

“E sotmja bisedon me të ardhmen”

Në kuadër të realizimit të projektit “Ruajtja e identitetit përmes veprimtarisë krijuese”, Fondacioni “Studenti”, këtyre ditëve shpalli konkurs shpërblyes nga krijimtaria letrare dhe figurative, me temën “E sotmja bisedon me të ardhmen”. Të drejtë pjesëmarrjeje në Konkurs, siç na njoftuan nga ky Fondacion, kanë studentët shqiptarë në Mal të Zi dhe nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në gjuhën shqipe në Mal të Zi.  Sipas kumtesës së tyre, çdo pjesëmarrës mund të konkurrojë vetëm me një punim, ndërsa eseja duhet të jetë deri në 1500 fjalë. Punimet, në të dy kategoritë, do të vlerësohen nga juritë profesionale, kurse siç na thanë ata, punimet më të mira do të shpërblehen. Punimet duhet të dërgohen me shifër në adresën: Fondacioni “Studenti”,  Hajredin Kovaçi, 85 366 Katërkollë. Afati për dorëzimin e punimeve është data 15 shkurt 2014. Të gjithë të interesuarit, për informacione më të hollësishme mund të kontaktojnë në numrin e telefonit 069 034 288 apo në adresën e e-mailit: fondacioni_studenti@hotmail.com

autor: Senad Gilaj

 

Edhe nesër mot i ngjashëm me te sotmin

Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot kryesisht i vranët në jug dhe Bregdet me reshje të shiut dhe bubullimë, kurse në viset veriore me borë dhe skllotë . Frynë erë mesatare, vende -vende e fortë nga drejtimet jugore.

Temperaturat: Tivar 13, Budvë, Ulqin e H. Novi 12, Podgoricë 10, Plevle e B. Pole 8, Beranë 7, Nikshiq, Shavnik e Rozhaj 6, Cetinë e Mojkovac 5, Kollashin 3 dhe në zhabjak e Plavë 2 g.

Edhe për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, në jug me reshje të shiut, kurse në veri dhe viset e larta malore me borë dhe skllotë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare veriore dhe veri lindore.

Temperatura e mëngjesit prej -2 deri në 9, kurse më e larta e ditës prej 3 deri në 14 g. C.                              

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се