Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

27. 02. 2013. 15:57   >>  17:04

LAJMET 27.02.2013

LAJMET

Përfaqësuesit e forumit boshnjak vendosën sot  lule në Pobrezhje

Përfaqësuesit e forumit boshnjak vendosën sot në Pobrezhje lule në Pllakën përkujtimore të viktimave civile të luftrave të viteve të 90 në, me rastin e 20 vjetorit prej krimit në Shtrpce, duke rekomanduar se shpresojnë që urdhëruesit e këtij akti do të kapen.

Të përkujtojmë se pjesëtarët e njësive paramilitare të Republikës Serbe nën komandimin e Millan Llukiq, me 27 shkurt të vitit 1993, në stacionin në Shtrpce në pjesën e Hekurudhës Beograd-Tivar e cila kalon nëpër Bosnjë Hercegovinë kanë nxierr nga treni 19 udhëtarë prej të cilëve 18 boshnjakë dhe një kroatë. Më pas ata janë likuiduar mizorisht.

 

Nikčević- Fronti demokratik e ka shfrytëzuar  situatën në Hekuranën e Nikshiqit  për qëllime politike

Fronti demokratik e ka shfrytëzuar  situatën në Hekuranën e Nikshiqit për qëllime politike, kurse funksionari i kësaj aleance Janko vuçiniq i ka shfrytëzuar punëtorët për funksionin e vet të deputetit , ka vlerësuar kryetari i Këshillit të PDS në Nikshiq Radivoje Nikçeviq.

Ai ka theksuar për agjencinë MINA se qëndron pas asaj që e ka thënë në mbledhjen e PDS transkriptin e të cilës e ka botuar sot gazeta DAN. Siç njofton gazeta Nikçeviq në mbledhjen e kryesisë në prag të zgjedhjeve parlamentare , ka theksuar se në uzinën e Hekurit Fronti Demokratik është duke u forcuar dhe se së bashku me të edhe Vuçiniq me ekipin e tij. Nikçeviq ka theksuar se me 29 shtator Vuçiniq ka dalë në rrugë duke u përpjekur që punëtorët , rroga e të cilëve është 150 euro të marrin shtesë, mirëpo askush nuk e ka dituar se ai e kishte rrogën 6 herë më të madhe, ka theksuar Nikçeviq.

 

Këshilli për sistemin politikë, legjislaturë dhe administratë do të vendos nesër nëse do të mbaj seancën dëgjimore

Këshilli për sistemin politikë, legjislaturë dhe administratë do të vendos nesër nëse do të mbaj seancën dëgjimore të ministrit për punë të brendshme Rashko Konjeviq , të prokurores kryesore të shtetit Ranka Çarapiq dhe të kryetares së gjyqit suprem Vesna Medencia , lidhur me rastin Shkeroviq. Kërkesën për mbajtjen e mbledhjes në të cilën do të sillej vendim për seancën dëgjimore e kanë paraqitur deputetët e Frontit Demokratik Koça Pavlloviq , Sllaven Radunoviq dhe Vlladisllav Bojoviq.

 

Këshilli kuvendor do të vazhdojë nesër mbledhjen për situatën në Kombinatin e Aluminit

Këshilli kuvendor për ekonomi , financa dhe buxhet  do të vazhdojë nesër mbledhjen në të cilën, javën e kaluar është diskutuar për situatën në Kombinatin e aluminit në Podgoricë me qellim të definimit të konkluzioneve të caktuara.

Ministri i ekonomisë Vlladimir Kavariq në mbledhjen e mbajtur të premten e kaluar ka paraqitur propozimin e pronarit rus të KAP, respektivisht të kompanisë së aluminit të Evropës Qendrore  që ta kalojnë në qeveri pjesën e vetë prej rreth 29 për qind të aksioneve në Fabrikë , menjëherë dhe pa kusht. Me këtë propozim nuk janë pajtuar përfaqësuesit e opozitës dhe as të Partisë Social Demokratike. Qeveria në mbledhjen e fundit ka miratuar informatën më të cilën ka propozuar tri opsione, prej të cilave opsioni i parë është oferta e pronarit rusë. Në mesin e dy opsioneve tjera, është përmendur edhe falimentimi si dhe oferta e pronarit të Hekuranës  Tosjali Grup nga Turqia .

 

Drobniç - plani nacional zhvillimor i Malit të Zi është përgatitur brenda afatit rekord

Plani nacional i zhvillimit të Malit të Zi deri në vitin 2016, me kombinimin e investimeve dhe masave gjegjëse, duhet të nxisë rritje në sektorin e turizmit, energjetikës dhe bujqësisë , e cila më së miri do ta drejtojë zhvillimin përgjithshëm ekonomik, ka vlerësuar ministri i financave Radoje Zhugiq, në konferencën përfundimtare të tvining projektit me titull “Strategjia e zhvillimit të Malit të Zi dhe plani zhvillimor Nacional”.

Në realizimin e Tvining  projektit , përveç qeverisë së Malit të Zi , kanë marrë pjesë  edhe përfaqësuesit e ministrisë gjermane të ekonomisë dhe teknologjisë,  të agjencisë austriake për zhvillim,  përfaqësuesit e zyrës sllovene  për zhvillim dhe çështje evropiane si dhe përfaqësuesit e delegacionit të UE në Mal të Zi. Shefi i delegacionit të UE në Podgoricë Mitja Drobniç ka theksuar se plani nacional zhvillimor i Malit të Zi është përgatitur brenda afatit rekord gjë që paraqet  shprehje të dëshirës për përparim të shpejt në procesin e integrimeve evropiane.

 

SHBA e përkushtuar ta mbështes dialogun Kosovë - Serbi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, mbrëmë ka zhvilluar një bisedë telefonike me Zëvendëssekretarin amerikan të shtetit, William Burns. Në bisedën telefonike, Burns, Thaçit i ka përciellë  përshëndetjet e Sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry, i cili ka rikonfirmuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë ta mbështesin Kosovën dhe qytetarët e saj edhe në të ardhmen.

Zëvendëssekretari Burns tha se SHBA-ja është e përkushtuar ta mbështes dialogun mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë, si i vetmi instrument për zgjidhjen e problemeve midis Kosovës dhe Serbisë dhe që do të lehtësonte rrugën e integrimeve euroatlantike të të dyja vendeve. Ndërkaq, Thaçi falënderoi zëvendës sekretarin Burns për thirrjen telefonike dhe po ashtu falënderoi Qeverinë e SHBA-së për mbështetjen e madhe në këtë proces”, thuhet në njoftim.Kryeministri Thaçi e informoi Burnsin me faktin se të dy vendet janë në rrugë të mirë të arritjes së marrëveshjes me Serbinë. Thaçi theksoi se “tani ne kemi nevojë për mbështetje më të madhe që do të mund ta merrnim nga ju dhe nga BE-ja për ta arritur këtë”.“Ne kemi treguar kreativitetin dhe fleksibilitetin maksimal deri tani në mënyrë që të ofrojmë zgjidhje praktike që do të përmirësojë jetën e qytetarëve që jetojnë në veri të Kosovës, dhe për të sjellë tek ta besimin për t'u integruar në institucionet e Kosovës.

 

Kosova, nesër anëtare e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal

Kosova do të anëtarësohet nesër në Këshillin për Bashkëpunim Rajonal (RCC), bëjnë të ditur burimet  brenda MPJ-së për RTK-në. Nesër në Sarajevë do të mblidhet Këshilli për Bashkëpunim Rajonal, si kornizë e bashkëpunimit rajonal duke përfshirë forumet dhe iniciativavat  rajonale, pas shpërbërjes së Paktit të Stabilitetit.

Kurse Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, gjatë raportimit para Komisionit për Politikë të Jashtme, sot ka theksuar  se  anëtarësimi i Kosovës në këtë institucion pritet të konfirmohet së shpejti. “Kemi pranuar sinjale mjaft pozitive nga shtetet anëtare dhe se ndryshimi i Statutit të kësaj organizate do të kaloj si pikë procedurale në takimin e radhës”, ka paralajmëruar Hoxhaj. Sipas tij, në këtë organizatë shumë të rëndësishme rajonale pritet të fshihet prezenca e UNMIK-ut dhe të inkorporohet Kosova si anëtarë i ri.
“Rol të madh në këtë drejtim kanë luajtur shtetet mike si sponzorues dhe financues të këtij institucioni. Jemi optimist se anëtarësimi i Kosovës në këtë kornizë të bashkëpunimit rajonal do të jetë katalizator i vërtetë në fushën e zhvillimit ekonomiko-social; infrastrukturës dhe energjisë; drejtësisë dhe punëve të brendshme; bashkëpunimit të sigurisë si dhe ndërtimit të kapitalit njerëzor dhe bashkëpunimit ndërparlamentar”, ka theksuar Hoxhaj.

 

Konzulli Kosovar në Nju Jork Bekim Sejdiu e ndjen veten krenar për diasporën dhe miqtë e fortë që ka Kosova

Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në New York, Bekim Sejdiu e ndjen veten krenar për diasporën dhe miqtë e fortë që i ka Kosova. Ai ka thënë se SHBA dhe Turqia janë shtyllat kryesore të përkrahjes ndërkombëtare të shtetit të Kosovës. Sipas tij rrugën e integrimit të Kosovës në familjen e Kombeve të pavarura nuk mund ta ndalë askush.

Sejdiu ka thënë se në të kaluarën populli shqiptar ka kaluar ditë të vështira, mirëpo në dy dekadat e fundit, Kosova ka pasur mbështetje të madhe nga shtete të fuqishme politikisht, ushtarakisht si dhe ekonomikisht.“Kuptohet se SHBA-të e kanë rolin themelor. Kanë qenë dhe vazhdojnë të mbesin shtylla kryesore e përkrahjes ndërkombëtare ndaj shtetit të Kosovës. Mirëpo, SHBA-të nuk kanë qenë të vetmet sepse prapa tyre vazhdojnë të na japin përkrahjen disa shtete shumë të rëndësishme.  Kjo na lehtëson neve ballafaqimin me sfidat të cilat vazhdojnë të na përcjellin”, ka theksuar Sejdiu. Ai ka bërë të ditur se edhe pse është emëruar, Vuk Jeremiq në pozitën e kryetarit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, nuk është vështirësuar puna në raport me OKB-në.
“Numri i njohjeve të pavarësisë së Republikës së Kosovës prej ardhjes së tij në këtë  funksion, jo vetëm që nuk është ngadalësuar por përkundrazi është rritur,ka potencuar Sejdiu

 

Raportet e KE-së dhe Ashtonit - vendimtare për Serbinë

Vendimi për datën e negociatave evropiane të Serbisë do të merret në bazë të raportit të Komisionit Evropian, por edhe të shefes për politikë të jashtme të BE-së, Catherine Ashton, ka deklaruar drejtori i përgjithshëm për zgjerimin e bllokut, Stefano Sannino. Ai ka sqaruar se Ashton do të raportojë për arritjet në dialogun Prishtinë-Beograd, ndërsa Komisioni Evropian për përmbushjen e kritereve të Kopenhagës dhe të reformave të tjera.“Prilli është muaj vendimtar për Serbinë, çfarë do të thotë se ekipi negociues i Beogradit ka një muaj e gjysëm kohë që të arrijë marrëveshje për çështjet e hapura me Prishtinën”, ka thënë Sannino për mediat serbe.
Prishtina dhe Beogradi kanë zhvilluar deri më tash pesë raunde bisedimesh në nivel kryeministrash, por nën praninë edhe të baroneshës Ashton. Bisedimet thuhet se kanë për qëllim të normalizojnë marrëdhëniet midis dy vendeve. Diplomatët e BE-së kanë thënë se rezultatet nga ky proces janë esenciale për avancimin e të dyja vendeve në rrugën evropiane. Rrethi i ardhshëm i bisedimeve është caktuar për datën 4 mars.

 

Benedikti tubon mijëra njerëz

Papa Benedikti XVI u ka thënë sot mijëra njerëzve të tubuar në Sheshin e Shën Pjetrit se është i vetëdijshëm për “gravitetin” e vendimit të tij për të dhënë dorëheqje. Benedikti, gjatë fjalimit të fundit para audiencës, ka thënë se nuk jep dorëheqje për të mirën e tij, por të Kishës Katolike.

Papa ku kujtuar gëzimet dhe vështirësitë gjatë tetë vjetëve në krye të papatit. Ai ka thënë se vështirësitë më të mëdha kanë qenë kur Kisha është përballur me skandalin e abuzimit seksual dhe akuzat për nivel të lartë të korrupisonit. Benedikti do të heqë dorë nesër nga të gjitha detyrat e Papatit, duke u bërë papa i parë që jep dorëheqje në gati 600 vjet.
Ai ka thënë se largohet nga posti për shkak të përkeqësimit të shëndetit.
Vatikani ka thënë se Benedikti do të vazhdojë të veshë rrobat e bardha dhe do të quhet “papa emeritus”.Pasuesi i tij pritet të zgjidhet gjatë muajit mars.

 

Vazhdojnë bisedimet për Iranin

Në Almati të Kazakistanit kanë përfunduar bisedimet ndërmjet Iranit dhe fuqive botërore, në lidhje me aktivitetin bërthamor të Republikës Islamike.
Përfaqësues të Iranit kanë thënë se bisedimet kanë qenë një “hap pozitiv” dhe se do të vazhdojnë me raunde të reja. Kreu i ekipit negociator të Iranit, Saeed Jalili, ka thënë se bisedimet në nivel ekspertësh do të mbahen në Stamboll më 18 mars, për t’u pasuar me raundin e negociatave politike më 5 dhe 6 prill në Almati. Jalili ka thënë se Teherani është i hapur për bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar, në lidhje me pasurimin e uraniumit në 20 për qind. Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, është cituar të ketë thënë se gjashtë fuqitë botërore – Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Rusia, Kina dhe Gjermania, kanë ofruar lehtësimin e sanksioneve ndaj Iranit, nëse ky i fundit ndalon pasurimin e uraniumit në uzinën Fordov. Perëndimi druan se aktiviteti bërthamor i Iranit ka për qëllim krijimin e armës atomike, por Teherani zyrtar hedh poshtë akuzat.

 

Afganistan: Sulm në një postbllok policie

Një sulm i talibanëve në një postbllok policie në lindje të vendit ka lënë  të vdekur 17 njerëz, bëjnë të ditur zyrtarët  afganë. Ende nuk dihen detajet  e sulmit, ndërsa Guvernatori provincial Musa Khan Akbarzada tha se sulmuesit kanë vrarë 10 policë dhe shtatë civilë brenda një postblloku të policisë në rajonin e  Andarit. Dy zyrtarë të tjerë provincialë, duke folur në kushte anonimiteti, theksuan se të gjitha viktimat ishin policë dhe ishin helmuar para se të ishin vrarë. "The Nev York Times" citon ndërkohë disa zyrtarë anonimë sipas deklaratave të të cilëve thuhet se viktimat ishin droguar nga militantët e prezentuar  si policë. Zëdhënësi  i talibanëve Zabiullah Muxhahid tha për agjencinë francize AFP se, sulmi është kryer nga militantët.

 

Nesër mot me diell dhe i thatë

Sot në Mal të Zi majti mot  me vranësira të ndryshueshme, në jug vende vende me reshje të dobëta të shiut, kurse në veri me reshje të dobëta të borës. Frynë erë e dobët deri mesatare, nga drejtime të ndryshme . Temperaturat: Podgoricë e H. Novi 15, Tivar e Budvë 14, Ulqin 13, Tivat 12, Cetinë e Nikshiq 9, Branë e Shavnik 7, B. Pole 6, Plavë e Plevle 5, Kollashin, Rozhaj e Mojkovac 4, dhe në Zhablak 1 g.

    Për nesër parashihet të mbajë mot me vranësira të pakta,  intervale të gjata me diell, dhe kryesisht i thatë. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë veriore dhe veri-lindore.Temperatura e mëngjesit prej -4 deri në 7, kurse më e larta e ditës prej 2 deri në 15 g. C,

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се