Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

03. 01. 2014. 16:17 >> 16:20

LAJMET 03.01.2014

03.01.2014

Fyle - Komisioni evropianë pret zbatimin  me kohë 

Komisioni evropianë pret zbatimin  me kohë  të planeve të aksioneve të kapitujve 23 dhe 24, dhe  se me kujdes do të vëzhgojë përparimin  në këtë lëmi, ka kumtuar komisari evropianë për zgjerim ShtefanFyle, duke potencuar se është koha për kalim në aksione  konkrete. Ai ka vlerësuar se hapja e bisedimeve për kapitujt 23 dhe 24, dhe tre kapitujve të tjerë me 18 dhjetor në Bruksel ka qenë kthesë e rëndësishme  në  bisedimet e Malit të Zi me Komisionin evropian, duke shtuar se ky është një hap i rëndësishëm në zbatimin e qasjes  së  re në bisedime, të cilat këtë lëmi i venë në qendër të vëmendjes së procesit bashkëbisedues.

Përparimi në plotësimin e masave do të vëzhgohet në mënyrë të kujdesshme. Planet aksioniste parashohin reformën e përgjithshme në lëmin e sundimit  të të drejtës dhe se zbatimi i këtyre planeve tani për tani është sfida kryesore, ka deklaruar Fyle. Është me rëndësi tejet e madhe që qytetarët e Malit të Zi të shohin sa më parë, por edhe të ndiejnë beneficiet nga reformat  e lëmisë së legjislacionit dhe të drejtave fundamentale. Për shkak të kësaj presin që planet në fjalë për kapitujt 23 dhe 24 të zbatohen me kohë dhe në pajtim me afatet e caktuara, ka deklaruar  Fyle në intervistën për agjencinë MINA. 

 

Radunoviq -ndarja  pa  kusht  e shtetësisë së Malit të Zi

Ndarja  pa  kusht  e shtetësisë së Malit të Zi për personat e shpërngulur  dhe të zhvendosurit  intern  është zgjidhje e vetme ligjore dhe afatgjate për rregullimin e statusit të kësaj popullate në Mal të Zi, konsideron funksionari i Frontit demokratik Sllaven Radunoviq. Siç ka deklaruar Radunoviq, pas hapjes së kapitullit  23 i cili mbulon tematikën e të drejtave elementare , Qeveria e Malit të Zi duhet ta ndërpres praktikën e deritashme që të injorojë problemet e këtyre personave dhe më në fund pa kalkulime politike të zgjidh statusin e tyre. Nga Unioni evropianë presim që të bëjë presion në qeveri që kjo e pa drejtë shumëvjeçare më në fund të përfundojë , ka deklaruar Radunoviq për agjencinë MINA.

 

M. Vujaçiq- Unioni Evropian  nuk ka arritur përparim

Të drejtat e njeriut për persona me invaliditet është lëmi  e vetme në të cilën as Unioni Evropian  nuk ka arritur përparim, ka vlerësuar drejtorja ekzekutiv e shoqatës të të rinjve me hendikep Marina Vujaçiq, duke pohuar  njëherë se me punë  të vetë këto organizata në vitin e kaluar kanë arritur rezultate pozitive. Siç ka deklaruar ajo, organizata të shumta të personave me invaliditet  kanë iniciuar aktivitete të ndryshme me qellim të ndryshimeve pozitive dhe përparimit  të situatës, por një numër i vogël i këtyre iniciativave është realizuar, ka deklaruar Vujaçiq për agjencinë MINA. 

 

Mali i Zi për zhvillimin e bujqësisë të ndajë mjete më të mëdha

Mali i Zi për nxitjen e nevojave të zhvillimit të bujqësisë në periudhën e ardhshme duhet të ndajë mjete më të mëdha, në mënyrë që të kontribuojë në rritjen e numrit të të punësuarve në këtë sektor dhe zvogëlimin e deficitit në ushqim, kanë  vlerësuar nga Dhoma Ekonomike. Edhe pse viteve të fundit është zvogëluar deficiti,  kryesisht  për shkak të rritjes së eksportit , një gjë e tillë ende nuk është e mjaftueshme për rezerva të rëndësishme dhe zvogëlim më të madh, para së gjithash se kjo është kushtëzuar me rritjen e konkurrencës në prodhimtarinë vendase , kanë deklaruar nga Dhoma Ekonomike e Malit të Zi.

Ata njëherë kanë përkujtuar se për  nevojat e Agrobuxhetit vitin e kaluar janë ndarë 20.3 milion euro, çka do të thotë 1,7 për qind e buxhetit të përgjithshëm. Duke marr para sysh se buxheti  për  bujqësi  nuk paraqet shpenzim por investim i cili përmes shfrytëzimit të mjeteve të UE do të sigurojë mjete të rëndësishme për zhvillimin e vet mund të konkludohet se në periudhën e ardhshme është e domosdoshme të sigurohen mjete  më të mëdha për këtë sektor kanë njoftuar nga Dhoma ekonomike e Malit të Zi.

 

Nikolliq do kryeministër të ri

Në Serbi kanë nisur të thellohen mospajtimet midis Presidencës dhe Qeverisë. Presidenti Tomisllav Nikolliq ka thënë se Serbia mund të ketë qeveri më të mirë dhe për këtë arsye ai angazhohet për zgjedhje të parakohshme parlamentare në vend."Mendoj se zgjedhjet e reja do të përcaktonin një forcë shumë më të madhe të një partie politike, e cila do të jepte kryeministrin. Kjo qeveri ka qenë e imponuar”, ka thënë Nikolliq për mediat serbe.

Thuhet se mospajtimet Nikolliq-Daçiq kanë dalë në sipërfaqe sidomos pas propozimit nga SHBA për dhënien e Çmimit Nobel baroneshës Catherine Ashton, kryeministrit Ivica Daçiq dhe kryeministrit Hashim Thaçi për arritjen e Marrëveshjes së Brukselit  ndërmjet Kosovës dhe Serbisë më 19 prill, 2013.

 

Kërcënohen raportet SHBA-Afganistan

Presidenti afgan, Hamid Karzai, ka urdhëruar rishikimin e 88 të burgosurve që pritet të lirohen, pas kundërshtimeve që kanë ngritur disa senatorë amerikanë. Dje në Kabul kanë qëndruar disa senatorë, të udhëhequr nga republikanët John McCaind dhe Lindsey Graham. Graham ka thënë se lirimi i 88 të burgosurve “do të bëjë dëme të pariparueshme në marrëdhëniet  me Shtetet e Bashkuara”. 88  janë në mesin e rreth 650 të burgosurve, që autoritetet afgane mendojnë t’i lirojnë, për të inkurajuar bisedimet e paqes me talibanët.

 

Protesta në Kamboxhia, 3 të vrarë

Në Kamboxhia, së paku tre persona kanë humbur jetën, pasi policia ka bërë përpjekje të shpërndajë një protestë të punëtorëve të një fabrike të veshjeve. Grupet për të drejtat e njeriut thonë se tre ose katër protestues janë vrarë pasi forcat e sigurisë, të armatosura me pushkë dhe pistoleta, kanë shtënë në drejtim të tyre, jashtë kryeqytetit Phnom Penh. Mijëra punëtorë kërkonin paga më të larta. Policia ushtarake e vendit ka konfirmuar tre të vdekur dhe ka mbrojtur aksionet e forcave të sigurisë.

 

SHBA mbron lirimin e ujgurëve

Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka mbrojtur dërgimin në Sllovaki të tre ujgurëve të fundit të burgosur në Guantanamo. Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Marie Harf, ka thënë se Qeveria e SHBA-së “kohë më parë, ka konstatuar se nuk ka dashur t’i kapë këta individë si luftëtarë armiq”. Ministria e Jashtme kineze ka kritikuar Shtetet e Bashkuara, duke thënë se ujgurët kanë qenë “terroristë” që kanë paraqitur kërcënim real për sigurinë. Shumica e kinezëve ujgurë janë kapur në kufirin Pakistan-Afganistan në fund të vitit 2001 dhe besohej se kanë trajnuar me talibanët. Por, zyrtarët  e SHBA-së kanë thënë se ata nuk paraqesin asnjë kërcënim për vendin e tyre.

 

OKB dënon sulmin në Bejrut

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka dënuar sulmin në Bejrut, i cili ka vrarë gjashtë persona dhe ka plagosur dhjetëra të tjerë. Sekretari i përgjithshëm, Ban Ki-moon, ka thënë se sulmi i djeshëm  pasqyron një përshkallëzim shqetësues të dhunës në Liban. Ai u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të veprojnë me përmbajtje. Shpërthimi ka ndodhur pak ditë pas vrasjes së ish-ministrit të Financave, Mohamad Chatah, një një tjetër sulm në Bejrut. Chataah ka qenë kritik i hapur i presidentit sirian, Bashar al-Assad.

 

Kerry takon sot Abbasin

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, vazhdon sot misionin e paqes në Lindjen e Mesme. Ai pritet të takojë presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, në Ramallah. Para vizitës së Kerryt, Abbas ka thënë se planet e Izraelit për të ndërtuar shtëpi të reja për hebrenjtë në territorin e pushtuar të Bregut Perëndimor, tregojnë se Tel Avivi nuk është i angazhuar për paqe. Në anën tjetër, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka vënë po ashtu në pikëpyetje angazhimin e Abbasit. Kerry është zotuar se do të ndihmojë të dyja palët për të kapërcyer dallimet.

 

Stuhi e madhe dimri në SHBA

Një stuhi e madhe dimri ka përfshirë pjesën verilindore të Shteteve të Bashkuara. Guvernatorët e Nju Jorkut  dhe  Nju Xhërsit kanë shpallur gjendje emergjente dhe u kanë bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë në ambiente të mbyllura. Pranë qytetit të Bostonit, në Masaçusets, tashmë ka rënë më shumë se gjysëm metre borë. Në disa rajone janë mbyllur edhe shkollat. Kompanitë ajrore kanë anuluar  gjatë ditës së djeshme, para se të niste stuhia  mbi 2,300  fluturime.

 

Bisedime për paqe në Sudanin Jugor

Palët luftuese në Sudanin Jugor kanë hapur sot bisedimet paraprake, në prag të negociatave që synojnë t’iu japin fund tri javëve të konfliktit në shtetin më të ri në botë. Takimet në kryeqytetin e Etiopisë, Adis Ababa, vijnë para negociatave zyrtare që pritet të nisin ditën e nesërme. Brenda Sudanit Jugor vazhdojnë luftimet, me gjithë përpjekjet e vazhdueshme diplomatike për armëpushim. Përleshjet kanë vënë përballë besnikët e presidentit Salva Kiir dhe rebelët e ish-zëvendës presidentit  Riek Machar. Ambasada e SHBA-së në Juba u ka bërë thirrje të gjithë shtetasve amerikanë që të lënë vendin dhe ka urdhëruar tërheqje të stafit. Sipas OKB-së, mijëra njerëz kanë humbur jetën nga dhuna dhe qindra-mijëra të tjerë janë larguar nga vendi.

 

Izraeli teston sistemin anti-raketor

Izraeli ka thënë se ka testuar me sukses një sistem të avancuar të mbrojtjes raketore, i projektuar për të ndërprerë raketat me rreze të gjata.
Ministria e Brendshme ka thënë se kjo është një arritje e madhe në zhvillimin e raketave “Arrow 3”. Ky sistem pritet të jetë operacional rreth vitit 2016. Ai shihet si mburojë kundër raketave nga Hezbollahu, ashtu si edhe Irani e Siria.

 

Putin e Medvedev inspektojnë Soçin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe kryeministri Dmitry Medvedev, kanë qëndruar në Soçi, një muaj para se në këtë qytet të nisin Lojërat Olimpike Dimërore. Putin dhe Medvedev janë parë duke skijuar nëpër pista. Ata po ashtu kanë vizituar mjedise të tjera për sportet olimpike, si dhe disa hotele.
Putin ka shfrytëzuar rastin që të takojë edhe disa atletë rusë, që kanë qenë duke stërvitur. Olimpiada Dimërore do të mbahet në Soçi nga data 7 deri më 23 shkurt.

 

Në Indonezi planifikoheshin sulme

Policia në Indonezi ka thënë se gjashtë militantë  te dyshuar islamikë, të cilët janë vrarë nga të shtënat pranë Xhakartës, natën e Vitit të Ri, kanë planifikuar të kryejnë një varg sulmesh kundër Ambasadës Amerikane, tempujve budistë dhe hoteleve që frekuentohen nga të huajt. Zëdhënësi i policisë, Boy Rafli Amar, ka thënë se policia ka gjetur një dokument, të shkruar me dorë, që zbulon qëllimet e grupit. Policia i ka lidhur gjashtë burrat me një rrjet që udhëhiqej nga Abu Roban, një militant i dyshuar, i cili ka vrarë veten gjatë një bastisjeje të policisë, vitin e kaluar. Policia thotë se rrjeti dyshohet se ka lidhje me Al-Kaidën. Indonezia ka përjetuar disa sulme me bomba në dekadën e fundit dhe për to janë fajësuar militantët islamikë.

 

Nesër  mot i ngjashëm me të sotmin

Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot kryesisht i vranët . Ka fryr erë e dobët nga drejtimi i jugut.

         Temperaturat : Tivar 16, Budvë 15, H. Novi 14, Ulqin 13, Podgoricë 12, Cetinë, Nikshiq, Shavnik, Mojkovac, Andrievic, Plavë e Rozhaj 9 g, Kollashin 8, Zhablak e b. Pole 7, Beranë 6, dhe në Plevle 1 g.

       Për nesër meteorologët paralajmërojnë mot me vranësira të ndryshueshme dhe me intervale me diell. Në orët e mbrëmjes vranësim gradual i motit dhe reshje të dobëta të shiut. Do të fryjë erë e dobët nga drejtime të ndryshme.

        Temperatura e mëngjesit do të sillet prej - 4 deri në 7, kurse më e larta e ditës prej  7 deri në 16 g. C. 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се