Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

26. 02. 2013. 16:02   >>  16:23

LAJMET 26.02.2013

LAJMET

PDS nuk  e ka shkelur ligjin  me rastin e  punësimeve

Partia demokratike e socialistëve nuk e shpërdoron pushtetin dhe nuk e shkel ligjin për ti punësuar zgjedhësit e vet , ka deklaruar kryeministri , Millo Gjukanoviq , duke theksuar se opozita e shfrytëzon rastin  e aferës  “gjirimi”  si alibi edhe për një disfatë zgjedhore . Gjukanoviq,  ka theksuar se nuk e intereson se kush nga PDS ua ka dorëzuar mediave  audio gjirimet nga mbledhja e Këshillit zgjedhor partiak  dhe ka shtuar se kjo aferë dëshmon se para qytetarëve janë zgjedhjet e reja. Gjukanoviq u deklaroi gazetarëve se PDS absolutisht ka treguar se nuk bënë shpërdorime  me rastin e punësimeve . Ai, ka theksuar se mbledhjet e Këshillit zgjedhor të PDS janë publike , mirëpo bëhen përpjekje  që të paraqiten si sekrete. Gjukanoviq ka theksuar  se PDS haptazi merret me problemet në shoqëri dhe si parti po ashtu merret me problemet e anëtarëve të vet . Më parë PDS ka kumtuar se kandidati i saj presidencial, Filip Vujanoviq,  fushatën e vetë do ta fillojë të premten, me 1 mars,  në Tivar .

 

Gjysma e linjave të prodhimit jo të rregullta

Prej gjithëseit 45 linjave grumbulluese të qumështit të analizuara , çdo e dyta nuk është në rregull , tregon analiza më e re e bërë .

Ministri për bujqësi dhe zhvillimin rural,  Petar Ivanoviq,  ka theksuar se  kanë arritur rezultatet edhe nga 11 linja të tjera. Ai ka sqaruar se kjo do të thotë se çdo e dyta linjë e grumbullimit të qumështit ,s ipas analizave tregon pranin e alfatoksinit.

Sipas fjalëve të tij kjo ministri planifikon që gradualisht ta ngushtojë rrethin e prodhueseve tek të cilët do të identifikohet alfatoksini dhe të sigurojë satira të mjaftueshme të materialit me qëllim që të sigurohet  kontinuiteti i analizës.

Kur është fjala për ushqimin për  bagëti ai ka theksuar se është  listë dukshëm e gjatë e furnizuesve  të  ndaluar të këtij ushqimi që nënkupton ndërprerjen e përkohshme të importimit  dhe  tani duhet të ofrohen zgjidhje alternative , ka theksuar Ivanoviq.

 

Marrëdhënie të mira ndër fqinjësore

Mali i Zi dhe Bosnjë Hercegovina zhvillojnë marrëdhënie të mira  dhe siç ka theksuar kryesuesi i Këshillit të ministrave të BH, Vjekosllav Bevanda , ekziston vetëm një pikë e pa definuar kufitare për të cilën pret se së shpejti do të zgjidhet. Ai ka theksuar pas bisedimeve me kryeministrin e Malit të  Zi, i Millo Gjukanoviq, se ndërmjet dy shteteve nuk ka çështje të rënda dhe të hapura.

Bevanda,  ka theksuar se Mali i Zi dhe BH,  mund të bashkëpunojnë përmes projekteve ndërkufitare që kanatë bëjnë me integrimet  euro-atlantike.

Gjukanoviq ka theksuar se takimi ishte rast të bëhet rezyme e marrëdhënieve dhe të kërkohen zgjidhe për problemet e përbashkëta.

Mali i Zi ka arritur ta kompozoi ngecjen 10 vjeçare në integrimet evropiane dhe është i gatshëm ti ndajë përvojat e veta ashtu siç i kemi shfrytëzuar përvojat e mira të vendeve tjera ka theksuar, Gjukanoviq.

 

Shumica parlamentare refuzon propozimet e opozitës

Në mbledhjen e sotme të  Kuvendit të Malit të Zi , shumica parlamentare ka refuzuar ti radhis në rendin e ditës propozimet e partive opozitare . Nga opozita kishin propozuar 13 propozim ligje , por  me votat e shumicës në Kuvend ato u refuzuan . Në radhët e partive opozitare janë shprehur të zhgënjyer me qëndrimin e këtillë të shumicës parlamentare dhe konsiderojnë se ata nuk duan të debatojnë për ato tema që kanë të bëjnë me jetën e përditshme të qytetarëve.  Ndërkaq nga radhët e shumicës në parlament nuk pati replika , por ata vetëm se kanë votuar kundër propozimeve  të disa deputetëve opozitarë të cilët kishin iniciuar radhitjen e disa propozim ligjeve të reja në rendin e ditës të seancës së sotme.

 

Të ardhura më të ulëta për 7%

Funksionarëve të Komisionit zgjedhor , kryetarit dhe sekretarit , do tu zvogëlohen të ardhurat 7%,  u vendos sot në mbledhjen e Këshillit administrativ .

 Anëtarët e Këshillit i kanë miratuar propozim vendimet për ndryshimin e vendimit mbi vërtetimin e  rrogave dhe të ardhurave tjera  të kryetarit dhe të sekretarit të Komisionit zgjedhor shtetëror të cilat i ka përgatitur grupi punues.

Branka  Boshnjak,  anëtare e Këshillit dhe e grupit punues , ka përkujtuar se deputetëve  u është ulur koeficienti  në pajtim me rekomandimet për masat e kursimit. Këshilli administrativ në vitin e kaluar njëzëri ka sjellur   vendimin që rrogat dhe të ardhurat tjera të kryetarit dhe sekretarit të komisionit zgjedhor republikanë , në bazë të  cilës kryetari i Komisionit  do të ketë të ardhura të njëjta si deputetët dhe ministrat.

 Sipas këtij vendimi rroga e sekretarit të Komisionit zgjedhor shtetëror do të jetë e njëjtë si ajo e sekretarit të përgjithshëm të parlamentit.  Njëzëri është miratuar edhe raporti vjetor për punën e këtij trupi kuvendor  për vitin e kaluar.

 

Vendimi  të  enjten e ardhëshme

Këshilli  për sistemin politik , legjislaturë dhe administratë  do të vendos të enjten nëse do të bëjë  degjimin  kontrollues  të ministrit për punë të brendshme,  Rashko  Konjeviq,  dhe kryeprokurores së shtetit ,  Ranka  Çarapiq , si dhe  të kryetares  të  gjyqit suprem ,Vesna Medenica, lidhur me rastin “Shkeroviq” .

Kërkesën për thirrjen e mbledhjes urgjente , në të cilën do të sillej vendimi për marrjen kontrolluese në pyetje  e kanë  paraqitur deputet e Frontit demokratik, Koça Pavlloviq,  Sllaven Radunoviq dhe Vlladisllav Bojoviq.

Ata kanë kërkuar që Këshilli, pas përfundimit të mbledhjes së sotme të rregullt , të mbajë mbledhjen e veçantë  në të cilën e vetmja pikë e rendit të ditës do të jetë sjellja e vendimit për seancën kontrolluese dëgjimore.

 

Të  mos harrohet krimi në Shtërpci

Forumi i boshnjakëve të Malit të Zi ka rekomanduar se do të bëjë ç është e mundur që krimi n ë Shtërpce,  të mos harrohet  kurrë  dhe do të insistojë tek institucionet kompetente në  kërkimin e mëtejmë  të  kufomave të udhëtarëve të kidnapuar. Forumi boshnjak përkujton se ky krim , 20 vjetori i të cilit  është nesër , nuk është shndritur sa duhet , sepse shumica e urdhërdhënësve  dhe a autorëve  ende janë  të pa  njohur për organet kompetente. Përfaqësuesit e forumit nesër në shenjë kujtimi ndaj viktimave  të pafajshme , do të vendos lule në Partkun  përkujtimor  Pobrezhje,  në Podgoricë.

 

Mali i Zi, i përkushtuar  perspektivës gjinore

Mali i Zi e mbështet fuqishëm agjendën për periudhën  pas vitit 2015 të bazuar në të drejtat e njeriut përmes kyçje së plot të perspektivës gjinore , ka deklaruar ministri për punë të jashtme dhe integrimet evropiane, Igor Llukshiq.

 Ai në Gjenevë, në seancën e 22-të,  të Këshillit për të drejtat e njeriut të Kombeve të Bashkuara ka deklaruar se pa marr para sysh rrethanat politike dhe momentin historik dhe ekonomik , asnjë formë e dhunës nuk mund të përparojë në kurrfarë rrethanash.

 Ai ka theksuar se përvoja e Malit të Zi , si shtet anëtarë i Këshillit për të drejtat e njeriut tregon  se shteti ka partnerë në tërë botën që kanë të njëjtat prioritete dhe vlera të njëjta lidhur me të drejtat e njeriut.

Llukshiq,  ka përkujtuar se të drejtat njerëzore  paraqesin njërën prej të arriturave më të mëdha të njerëzimit dhe për këtë arsye ato duhet bërë reale për të gjithë njerëzit.

 

Raundi i ri i dialogut  më 7 mars

Raundi i ri i dialogut në nivelin e lartë të Beogradit dhe Prishtinës që ishte caktuuar për të hënën e ardhshme, do të fillojë më 7 mars, njoftojnë mediat serbe.
Një fuksionar i Komsionit Evropian me kusht anonimiteti ciothet të ketë thënë se kryeministri serb Ivica Daçiq dhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, atë ditë do të takohen në kabinetin e Përfaqësueses së Lartë të  BE, Ketrin Eshton.
Ai nuk ka mundur të saktësojë nëse shtyrja e dialogut ka ndodhur me kërkesë të Përfaqësueses së Lartë apo të njërës nga palët në dialog.

 

Dialogu nuk  mund rë rezultojë me anëtarësim  në OKB

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të mund  t’ia siguronte Beogradit datën e nisjes së negociatave për anëtarësim me BE  dhe Prishtinës mundësinë që të niste negocimin e Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim me Brukselin, por jo edhe  më shumë se kaq. Sipas burimeve diplomatike, me të cilat ka biseduar “Koha ditore”, me gjithë deklaratat pompoze të zyrtarëve të Kosovës, procesi i dialogut me Serbinë nuk mund të rezultojë me anëtarësim në OKB.

 

Shpërthim i ri në pjesën veriore të  Mitrovicës

Në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës persona të panjhohur kanë aktivizuar një mjet shpërthyes të hënën gjatë natës, e cila ka shkaktuar dëme materiale, por nuk pati të plagosur.
Incidenti ka ndodhur rreth orës 23.00 kur mjeti shpërtheys është hedhur në ballkonin e banesës në katin e parë, pronar i së clës është një serb i Kosovës. Policia e Kosovës menjeherë ka dalë në vendin e ngjarjes, sikur edhe ekipet e zjarrfiksave. Ky është incidenti më i ri i radhës nga shumë incidente me bomba që kanë  ndodhur në veri të Mitrovicës.

 

Shqipëria nuk ka kohë për të humbur

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, është takuar me Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikat Evropiane të Fqinjësisë Shtefan Fyle. Ky i fundit ka ripërsëritur edhe një herë rëndësinë e përgatitjes dhe mbajtjes së suksesshme të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit, duke theksuar se ato janë një test kyç për funksionimin e institucioneve demokratike në Shqipëri. Kur bëhet fjalë për zgjedhjet është e rëndësishme të sigurohet pjesëmarrja më e lartë e mundshme e votuesve dhe kthimi në agjendën evropiane shumë shpejt pas zgjedhjeve,” theksoi Komisioneri Fyle.
Komisioneri Fyle gjithashtu shtoi se Shqipëria nuk ka kohë për të humbur në axhendën e saj evropiane.

 

Dhjetëra  kryengritës dhe  trupa qeveritare  të vrarë

Dhjetëra kryengritës dhe trupa qeveritare siriane thuhet se janë vrarë në një luftim në afërsi të një akademie policore në krahinën veriore të Sirisë, Alep. Obzervatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, bëri të ditur se, të paktën 26 luftëtarë kryengritës dhe rreth 40 ushtarë u vranë gjatë përleshjeve të djeshme dhe të sotme. Kryengritësit thonë se forcat qeveritare e kanë kthyer Akademinë e Policisë në një bazë ushtarake për të pasur nën kontroll zonat e mbajtura nga kryengritësit. Gjithashtu  sot , Observatori tha se gjatë sulmeve raketore të javës së kaluar, të bëra nga forcat e qeverisë siriane në rrethinën e Alepit janë vrarë më shumë se 140 njerëz, duke përfshirë dhjetëra gra dhe fëmijë.Kombet e Bashkuara thonë se më shumë se 70 mijë njerëz janë vrarë që nga kryengritja kundër presidentit sirian Bashar al-Asad, e cila filloi në mars të vitit 2011.

 

Asnjë parti nuk fiton vota të mjaftueshme për të fomruanr qeverinë

Asnjë parti në Itali nuk ka fituar vota të mjaftueshme në zgjedhjet parlamentare për të formuar qeverinë.Koalicioni i qendrës së majtë i Pier Luigi Bersanit mezi mundi konservatorët e udhëhequr nga ish-kryeministri Silvio Berluskoni në zgjedhje për dhomën e ulët të parlamentit.Ata, gjithashtu, fituan edhe në Senat, por jo mjaftueshëm për të siguruar shumicën e nevojshme për të qeverisur.Duke deklaruar fitoren, Bersani tha se Italia është në “një situatë shumë delikate.”Komentatorët thonë se paraliza qeverisëse në ekonominë e tretë më të madhe në eurozonë do të mund të ringjallë krizën e borxhit të eurozonës.

 

Fuqitë  botërore  skeptike për bisedimet  me Iranin

Dhjetë vjet pas fillimit të bisedimeve mbi programin bërthamor të Iranit, pritjet janë të vogla se raundi i së martës i bisedimeve në Kazakistan do të prodhojë rezultate. Përfaqësuesit e gjashtë fuqive botërore, Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, Britania, Franca dhe Gjermania, do të takohen me negociatorët bërthamorë iranianë në Almati. Dita e plotë e bisedimeve është e para për ta, që nga koha kur pa sukses u takuan në muajin qershor në Moskë, ku pajtimi i vetëm ishte se ekzistonte një “hendek i madh” mes pozicioneve të tyre. Analistët presin që takimi i sotëm  të japë   më shumë rezultate. Fuqitë botërore duan që  Irani të pezullojë pasurimin e uraniumit para heqjes së sanksioneve.Irani thotë se ka të drejtë për të pasuruar uraniumin për qëllime paqësore dhe se sanksionet janë të devijuara dhe dëmtojnë qytetarët e zakonshëm.

 

Shqetësimet për buxhetin nuk pushojnë në Uashington

Amerika ndodhet përballë shkurtimit pa dallim të shpenzimeve federale, që automatikisht do të fillojë të premten nëse mes Kongresit dhe Shtëpisë së Bardhë nuk arrihet një marrëveshje. Presidenti Barak Obama paralajmëron për pasoja të tmerrshme."Shkurtimet padallim do të ngadalësojnë ekonominë. Do të eliminojnë vende të mira pune. Do të vështirësojnë jetën e shumë familjeve prej kohësh në vështirësi", tha Obama.Presidenti i ka bërë thirrje Kongresit të miratojë një paketë alternative të shkurtimit të shpenzimeve me synim uljen e deficitit.

 

Nesër mot i vranët, pas ditës kthjellim gradual

Në Jug dhe Bregdet sot mbajti mot me vranësira të ndryshueshme ,  kurse në Veri i vranët dhe vende vende me reshje të dobëta. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperaturat: Budvë 16 gradë, Podgoricë e Tivar 15, H. Novi e Ulqin 14, Tivat 13, Cetinë 11, Nikshiq 10, Bjello  Pole e  Plavë 9, Beranë, Shavnik e Mojkovac 7, Rozhajë  6,  Plevlë  e Kollashin 5 dhe në Zhablak 2 g. Për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende vende me reshje të dobëta.  Në viset jugore gjatë pasditës pritet kthjellim gradual dhe ndërprerje  e  të rreshurave. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet veriore.  Temperatura e mëngjesit prej -2 deri në 7 ,kurse më e larta e ditës prej 1 deri në15 g. C.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се