Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

01. 01. 2014. 20:30 >> 20:34

LAJMET 01.01.2014

01.01.2014

Është festuar në shtëpi , hotele dhe në sheshe

Me gëzime familjare nëpër shtëpi dhe objekte hoteliere dhe solemnitete në sheshet e qyteteve , banorët e Malit të Zi festuan fillimin e Vitit 2014. Momentet e para të Vitit të Ri i zbukuruan edhe fishekzjarret e shumta. Megjithatë shumica e banorëve të Malit të Zi pritjen e Vitit të Ri e kishin organizuar në për shtëpitë e veta. Megjithatë në disa komuna të Malit të Zi pritja e Vitit të Ri ishte organizuar në sheshet e qyteteve.

Po ashtu, shumë hotele në Bregdetin e Malit të Zi si dhe në Veri të vendit kishin organizuar pritje solemne të vitit 2014. Qytetarëve Vitin e Ri ua ka uruar presidenti i Shtetit Filip Vujanoviq duke theksuar se vitin e ri 2014  do ta shënojë procesi integrues në të mirë të gjithë banorëve. Edhe kryetari i Kuvendit Ranko Krivokapiq ua ka uruar banorëve  të Malit të Zi vitin 2014 duke theksuar se të gjithë duhet ti përkushtohen luftës për një shoqëri solidare dhe të drejtë. 

 

Edhe këtë vit u festua në gjirin familjar

Edhe këtë vit si rëndom vite me radhë Viti i Ri është pritur në gjirin familjar,kryesisht nga fakti se këtë e ka shtyrë situata e përgjithshme ekonomike financiare e cila të themi kështu nuk është e mirë dhe jo aq e lakmueshme. Ky pra ka qenë edhe faktori kryesor që banorët e këtij vendi vitin e ri ta presin me familjarët e vetë. Ka pasur edhe shkaqe të tjera,por kjo që përmendëm ka qenë ajo vendimtarja. Disa të rinj janë angazhuar të kalojnë këtë festë diku jashtë por një numër i vogël,e kryesorja që mund të merret parasysh është ajo se pritje të organizuar në shesh apo në restorantet e shumta ka munguar. Sido qoftë ndoshta është edhe më së miri që festat familjet e shumta ti kalojnë së bashku, sepse mu për këtë edhe shërbejnë festat të bashkojnë të afërmit që të festojnë së bashku natën  më të bukur të ndërrimit të moteve. Edhe përkundër vështirësive të shumta ekonomiko sociale festimi modest familjar ka karakterin e vetë dhe domethënje të madhe sepse vetëm kështu tregohet rasti që familjarët e përhapur në botë të bashkohen në këtë natë kaq të gëzuar. Është mirë të festohet dhe kështu le të mbretërojë  gëzimi,hareja dhe lumturia në çdo familje malësore e shqiptare kudo që janë,të mbajë të gjithë shëndeti e vullneti për një jetë më të bukur e lumtur urimi të jetë për të gjithë, ndërsa për ata që janë të lënduar qoftë perëndia ajo që tu zbusë dhimbjet e tu japë forcë e kurajo që vitet e tjera ti presin me zemër më të shëndoshë, plotësuar dhe pa sakrifica familjare. 

 

Gjatë festave do të punojnë  5 shtëpi të shëndetit

Shtëpitë e shëndetit Podgorica, Nova Varosh, Konik, Tuz dhe Zetë do të jenë kujdestare gjatë festave të Vitit të Ri dhe të kërshëndellave ortodokse, me 1,2, 3, 4, 5, 6, 7 dhe 8 janar , është kumtuar nga Shërbimi për marrëdhënie me opinionin i Shtëpisë së shëndetit në Podgoricë. Është kumtuar se mjekët e zgjedhur për të rriturit  do të punojnë në objektet shëndetësore Nova Varosh dhe Konik gjatë tërë ditëve të përmendura prej orës 7 deri në orën 21. Shtëpitë e shëndetit në Tuz dhe Zetë  do të punojnë prej orës 7 deri në orën 15. Qendra për diagnostikën laboratorike në Bllokun 5 do të punojë prej orës 7 deri në orën 21. 

 

Prej sot fillon zbatimi i ligjit të ri për shkuarjen në pension

Kufiri për shkuarjen në pensionin e pleqërisë fillon të rritet duke filluar prej sot, për meshkuj nga dy muaj, kurse për femra nga tre muaj në vit, është kumtuar nga ministria e punës dhe përkujdesjes sociale. Nga ministria është kumtuar se rritja e kufirit të pleqërisë është paraparë me plotësimet dhe ndryshimet e ligjit për sigurimin invalidor dhe pensionist i cili ka hyrë në fuqi me 6 janar të vitit 2011. Kështu duke filluar prej sot kushti për të shkuar në pensionin e pleqërisë për femra do të jetë mosha 60 vjeçare e tre muaj dhe 15 vjet stazh pune , kurse për meshkuj , mosha 65 vjeçare e dy muaj dhe 15 vjet stazh .Për shkak të zbatimit gradual të ndryshimeve të ligjit për sigurimin invalidor e pensionist kushtet për fitimin e kësaj të drejte dallohen nga viti në vit deri në zbatimin e tij të plotë i cili për meshkujt hynë në fuqi në vitin 2025 , kurse për femra në vitin 2041.

 

2014 - 13 lëndohen, 6 zjarrvënie, 4 të arrestuar në Kosovë

Policia e Kosovës bënë të ditur se 13 persona janë lënduar gjatë ndërrimit të stinëve, nga plumbat qorr dhe mjetet piroteknike. Forcat e rendit bënë të ditur përmes një komunikate për shtyp se lëndimet janë shkaktuar kryesisht me përdorimin jo të duhur të mjeteve piroteknike. Tutje, sipas këtij njoftimi, thuhet se janë raportuar gjashtë raste të dëmtimit të pronës, “prej tyre katër (4) raste të incidenteve të  zjarrit  dhe dy (2) raste  dëmtim prone, si pasojë e përdorimit joadekuat të mjeteve piroteknike dhe armëve të zjarrit”.
Policia e Kosovës thotë se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar katër persona për posedim të paligjshëm të armeve të zjarrit. Sipas policisë, “këto janë rastet të cilat janë raportuar në Policinë e Kosovës, por mund të ketë edhe raste tjera të lëndimeve, por që mundë të kenë kërkuar trajtim mjekësor në Qendrat e Mjekësisë Familjare”.

 

Viti i Ri: Miliona njerëz mirëpresin 2014

Miliona njerëz përreth globit kanë mirëpritur Vitin e Ri. Në New York, qindra mijëra njerëz janë mbledhur në Times  Square,( Tajms skver)  për të parë topthin e kristaltë duke rënë në mesnatë për të shënuar vitin 2014. Në anën tjetër të Paqësorit, Londra priti vitin e ri me fishek zjarre futuristike. Më se 260 njerëz janë lënduar nga fishek zjarret dhe shpërthimet me mjete të tjera piroteknike, në Filipine. Në Dubai, organizatorët janë munduar të thyejnë rekordin për fishekzjarret më të mëdha, ku gjysmë milioni fishekzjarre janë ndez nga 400 vende të ndryshme. Në Ukrainë, protestuesit anti-qeveritar në Kiev shpresonin të vendosnin një rekord të vetin, me numrin më të madh të njerëzve që këndojnë himnin kombëtar përnjëherë. Në Vatikan, Papa Françesku ka shfrytëzuar lutjen e tij të fundvitit, për t’i bërë thirrje njerëzve që të pyesin veten në mos e kanë kaluar vitin 2013 duke ndihmuar të tjerët, apo veten.

 

Greqia merr presidencën

Greqia ka marr sot nga Lituania presidencën 6 mujore në UE . Zgjerimi i UE në Ballkanin Perëndimor është njëri ndër prioritetet e Greqisë , ka deklaruar më parë ministri grekë për Evropën Dimitris Kurkulas. Shefi i diplomacisë greke Evangelos Venizelos ka theksuar se çështja e hapur ndërmjet Greqisë dhe Shkupit lidhur me emrin e ish republikës jugosllave të Maqedonisë  nuk është bilaterale si edhe çështja e emrit , por çështje shumë më e thellë e demokracisë dhe sundimit të ligjit. Të theksojmë këtu se kryesinë në UE prej me një korrik do ta marr Italia. 

 

Letonia hyn në EuroZone

Letonia i është bashkuar eurozonës me fillimin e vitit të ri. Pas mesnate, kryeministri Valdis Dombrovskis simbolikisht ka tërhequr një banknotë prej 10 eurove, dhe kështu shteti i tij është bërë anëtarja e 18-të e eurozonës.
Ai tha se monedha evropiane është “një mundësi e madhe për zhvillimin e ekonomisë së Letonisë”. Euroja do të zëvendësoj monedhën e deritashme “lat”, edhe pse që të dyja këto monedha do të bashkëjetojnë për 14 ditë rresh, para se të largohet nga përdorimi “lat”. Letonezët, sipas sondazheve të fundit, kanë ndjenja të ndryshme sa i përket ndryshimit të monedhës së tyre, ku vetëm çereku i popullatës shprehet i lumtur që do të nisin të përdorin euron. Brenga kryesore, del të jetë, ngritja e çmimeve në prag të shkurtimeve të mëdha kursyese.

 

Putin viziton Volgograd-in pas tragjedisë

Presidenti rus Vlladimir Putin ka vizituar sot qytetin e Volgograd, i cili u trondit ditë më parë nga dy shpërthime që morën jetën e 34 civilëve. Putin i cilësoi këto sulme si “të neveritshme”. “Çfarëdo që ka motivuar sulmet e këtyre kriminelëve, nuk ka justifikim për kryerjen e krimeve kundër civilëve, posaçërisht kundër grave dhe fëmijëve”, tha ai. Gjatë fjalimit të tij në prag të vitit të ri, në qytetin lindor të Khabarovsk,

Putin tha se “do të vazhdojë të luftojë kundër terroristave deri në shkatërrimin e tyre”. Ai po ashtu i ka quajtur këto sulme terroriste, bashkë me përmbytjet që kanë ngjarë në lindje të Rusisë, si dy sfidat më të mëdha  për shtetin rus. Sulmet kanë ngjallë  reagimet për nivelin e sigurisë gjatë lojërave olimpike dimërore në Sochi, të cilat hapen më 7 shkurt. 

 

Sot hapen negociatat paqësore për Sudanin Jugor

Negociatorët nga të dyja kampet që po luftojnë në Sudanin Jugor, pritet të arrijnë sot në Etiopi për të nisur bisedimet paqësore. Zyrtarët qeveritar thonë se luftimet vazhdojnë ende në qytetin e Borit, që gjendet rreth 120 kilometra larg kryeqytetit Juba. Bori që është kryeqytet i shtetit Jonglei, momentalisht është qendra e dhunës së motivuar etnikisht, që shpërtheu pas përshkallëzimit të rivalitetit ndërmjet  presidentit Salva Kiir dhe ish zëvndësit të tij Riek Machar, që akuzohet për grusht-shtet të dështuar.

Uashingtoni zyrtar vazhdon të shprehet si “thellësisht i shqetësuar” me gjendjen e sigurisë në Sudanin Jugor. Në një deklaratë për medie, zëdhënësja Caitlin Hayden u ka bërë dje thirrje liderëve të Sudanit Jugor që të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të ndal këtë konflikt.
Më se 1,000 njerëz janë vrarë nga dhuna etnike në këtë shtet, që kur konflikti shpërtheu më 15 dhjetor.

 

Schumaher stabil, por ende në gjendje kritike

Kampioni i shtatëfishtë botëror në Formula 1, Michael Schumacher sot është në gjendje stabile, njoftoi agjentja e tij Sabine Kehm. Duke folur për gazetarët e mbledhur jashtë spitalit francez ku po shërohet Schumacher, tri ditë pasi u aksidentua gjatë skijimit. Kehm i bëri thirrje medieve që të respektojnë privatësinë e 44 vjeçarit. Kjo për arsye, siç thotë ajo, se rojet e sigurisë kanë zënë një gazetarë të veshur në petkun e priftit, që po tentonte të hynte  në dhomën e Schumacher.

Schumacher po lufton për jetë, pasi kishte goditur me kokë një shkëmbë gjatë skijimit  të dielën, në resorin turistik francez Meribel. “Gjendja e tij është stabile këtë mëngjes. Tani për tani, ky është lajm i mirë, por ai megjithatë është në koma”, tha Kehm nga spitali Grenoble. Ajo shtoi se “gjendja mbetet kritike” ndërsa ka refuzuar që të komentojë prospektin e tij të shërimit.

 

Nesër mot i ngjashëm me të sotmin 

Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot kryesisht i vranët. Ky fry erë e dobët nga drejtime të ndryshme.

     Temperaturat:  Ulqin 15, Tivar eBudvë 14, H. Novi 13, Podgoricë 11, Cetinë 9, Nikshiq 8, Kollashin, Zhablak e Shavnik 6, Plevle e Andrievicë 5, B. Pole , Beranë e Plavë 4, dhe në rozhaj 2 g.

     Për nesër meteorologët paralajmërojnë mot kryesisht të vranët dhe vene vende me mundësi të reshjeve të dobëta të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e jugut.

     Temperatura e mëngjesit do të sillet prej -1 deri në 9, kurse më e larta e ditës prej 5 deri në 14 g. C. 

 

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се