Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

30. 12. 2013. 17:04 >> 17:08

LAJMET 30.12.2013

30.12.2013

Këshilli Kuvendor për anti-korrupsion mbajti sot seancë kontrolluese

Këshilli Kuvendor për anti-korrupsion mbajti sot seancë kontrolluese me ministrin e punëve të brendshme dhe atë të jashtëm, Rashko Konjeviq e Igor Llukshiq, lidhur me blerjen e kampit në Zllaticë në shumën prej 8.4 milionë eurosh. Në seancë nuk mori pjesë ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit shtetëror, Veselin Vuçkoviq.Nënkryetari i Qeverisë e shefi i diplomacisë Igor Llukshiq, para Këshillit deklaroi se Qeveria dhe Komisionet kompetente nuk kanë qenë kundër blerjes së kampit në Zllaticë. Lukshiq, i cili në atë kohë ishte kryeministër tha se në mbledhjen e Qeverisë në korrik të vitit 2011 është marrë vendim unanim mbi këtë temë. Ai tha se sipas dijenisë së tij, nuk ka pasur të korruptuar, por shtoi se në detaje nuk mund të flasë sepse nuk është kompetentë. Ministri i Punëve të brendshme Rashko Konjeviq, deklaroi se atëherë si deputet konsideroi se kjo ishte një zgjidhje e keqe dhe edhe sot ky kamp nuk kënaq nevojat e njësive speciale. Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit shtetëror Veselin Vuçkoviq nuk erdhi në seancën dëgjimore, por më parë i ka dërguar një shkresë këtij këshilli ku ka vërtetuar se prokuroria ka hapur procesin mbi blerjen e kampit të cilin e ka nënshkruar Veselin Veloviq, drejtori i atëhershëm i Drejtorisë së Policisë.

 

Krivokapiq rreptësishtë e ka dënua sulmin terrorist i cili ka ndodhur në Volgovgrad

Kryetari i asamblesë parlamentare të OSBE së Ranko Krivokapiq rreptësishtë e ka dënua sulmin terrorist i cili ka ndodhur në Volgovgrad ku humbën jetën disa dhjetëra persona.

Me këtë rast ai u shprehu ngushëllime familjeve të viktimave dhe njëherë është shprehë se përkrah përpjekjet e federatës Ruse që në tersi të hetojnë rastin e përmendur dhe të dënojë ekzekutorët.

 

V.Pejoviq, ka paraqitur ofertën në konkursin për shitjen e pasurisë së Kombinatit të Aluminit

Pronari i Kompanisë UNIPROM nga NIkshiqi, Veselin Pejoviq, ka paraqitur ofertën në konkursin për shitjen e pasurisë së Kombinatit të Aluminit në Podgoricë, shkruan e përditshmja Dnevne Novine.Kryetari i Gjykatës ekonomike, Dragan Rakoçeviq, i vërtetoi kësaj gazete se është paraqitur një ofertë, por theksoi se më gjerësisht për të do të njoftohet më 10 janar. Afaristi Pejoviq ka përvojë mbi 30 vjeçare në industrinë e Aluminit. Gjatë kësaj periudhe ai ka pasur një numër të madh kontaktesh në këtë sektor dhe ekziston mundësia që ai të kyçet në prodhimin e aluminit. Ai më parë ka deklaruar se Kombinati i Podgoricës ka perspektivë dhe mund të bëhet liderë i Aluminit në Evropë. Drejtoria e falimentimit më parë ka shpallur tenderin për shitjen e gjigantit të industrisë malazeze me çmimin fillestar 52.47 milionë euro. Ofertat për blerjen e Kombinatit të Aluminit, mund të paraqitën deri më 8 janar, kurse hapja e tyre do të bëhet dy ditë më vonë.

 

Shtëpitë e shëndetit kujdestare gjatë festave

Shtëpitë e shëndetit në Podgoricë ,Nova Varosh,Konik e Tuz do të jenë kujdestare gjatë festave të vitit të ri dhe krishtlindjeve ortodokse, me 1,2,4,5,6,7 e 8 janar, është kumtuar nga shërbimi për marrëdhënie me opinion të shtëpisë së shëndetit të Podgoricës. Njëherit bëhet me dije se mjeku i zgjedhur për të rritur do të punojë në shtëpitë e shëndetit Nova Varosh e Konik çdo ditë feste prej orës 7 deri në orën 21. Mjeku i zgjedhur për fëmijë do të punojë në shtëpinë e shëndetit Nova Varosh 24 orë. Shtëpitë e shëndetit në Tuz dhe Zetë gjatë ditëve të festave do të punojnë prej orës 7 deri në orën 15.

 

Sot janë liruar tetë ish pjesëtarët të Ushtrisë Jugosllave

Tetë ish pjesëtarët të Ushtrisë Jugosllave, të cilët u akuzuan për vrasjen e 15 shqiptarëve të ikur nga Kosova në fshatin Husajt afër ROzhajës në vitin 1999, u liruan sot. Vendimin për lirimin e tyre e mori Këshilli i Gjykatës së Lartë në Bjello Pole, të kryesuar nga gjykatësi Vukomir Boshkoviq.

Sipas këtij vendimi nga aktakuza u liruan ish komandanti i batalionit të Ushtrisë Jugosllave nënkoloneli Predrag Strugar, si dhe ish ushtarët Momçillo Barjaktaroviq, Petar Llabudoviq, Aco Knezheviq, Branisllav Radiq, Miro Bojoviq, Vlladimir Gjurashkoviq dhe Boro Novakoviq. Avokati i familjareve të viktimave, Velia Muriq shprehu pakënaqësi për këtë vendim gjyqësor.

 

Çmimet e derivateve të naftës edhe gjatë 15 ditëve të ardhshme do të mbesin të njëjta

Çmimet e derivateve të naftës në Mal të Zi gjatë 15 ditëve të ardhshme do të mbesin të njëjta, njoftohet nga Ministria e Ekonomisë. Sipas këtij njoftimi, një litër benzinë eurosuper 98 dhe 95 oktanësh edhe me tutje do të kushtojë 1.38 euro, gjegjësisht 1.25, kurse eurodizeli 1 euro e 27 centë. Po ashtu edhe çmimet e vajgurit dhe naftës për qëllime komerciale gjatë dy javët të ardhshme do të mbesin të pandryshuara.

 

A.Vuçiq shteti i Serbisë duhet të përballet me fakte tronditëse

Zëvendës kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq tha se shteti i Serbisë duhet të përballet me fakte tronditëse. Në një intervistë për mediet serbe, ai tha se shteti serb ka vrarë kundërshtarët politikë dhe qytetarët e vet.

Vuçiq, përmendi veç tjerash, edhe vrasjen e 6 të rinjve serbë në Pejë, në vitin 1998, për të cilën ishin akuzuar shqiptarët. Nuk ka fakte që krimin e kanë kryer shqiptarët, tha Vuçiq.

 

Hashim Thaçi, e vlerësoi lartë progresin e arritur

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, e vlerësoi lartë progresin e arritur në përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave gjatë vitit që po e lëmë pas. Në takimin e sotëm të fundvitit të komitetit drejtues për liberalizim të vizave, kreu i ekzekutivit kërkoi angazhim më të madh të institucioneve në mënyrë që vitin e ardhshëm të ketë më shumë rezultate të prekshme.


Një kërkesë tjetër, kreu i Qeverisë Thaçi e drejtoi edhe ndaj zyrtarëve në Bruksel, me qëllim që agjenda e liberalizimit të vizave për Kosovën, të jetë prioritet.

 

17 të vdekur e 30 të plagosur pas trazirave në Vollgograd

Agjencitë ruse të lajmeve citojnë zyrtarët të kenë thënë se 17 persona kanë humbur jetën dhe së paku 30 janë plagosur nga shpërthimi në një trolejbus, në qytetin Vollgograd. Shpërthimi i sotëm ndodh një ditë pasi 17 persona janë vrarë nga një sulm vetëvrasës në një stacion treni në të njëjtin qytet. Zyrtarët thonë se po hetohet nëse shpërthimi i sotëm është po ashtu terrorist, si ai i djeshmi. Përgjegjësinë për sulmin e djeshëm nuk e ka marrë asnjë grup, por ruse dyshojnë se është kryer nga militantët islamikë. Ndërkohë, forcat speciale ruse njoftuan se kanë vrarë katër terroristë në Veri të Kaukazit të cilët planifikonin të kryenin sulme natën e vitit të Ri.

 

Vladimir Putin  ka urdhëruar vendosjen e masave të shtuara të sigurisë

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar vendosjen e masave të shtuara të sigurisë në gjithë vendin. Masat pasojnë vdekjen e më shumë se 30 njerëzve në dy sulme të ndara që kanë ndodhur sot dhe dje në qytetin Volgograd. Ministria e Brendshme ka thënë se do të rritet kontrolli i automjeteve dhe se kujdes i veçantë do t’iu kushtohet hapësirave të populluara me njerëz.

Së paku 14 njerëz janë vrarë sot dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga shpërthimi në një trolejbus. Sulmi ka ndodhur një ditë pasi 17 persona janë vrarë në një sulm vetëvrasës në stacionin kryesor të trenit në Volgograd. Përgjegjësinë për sulmet nuk e ka marrë asnjë grup, ndonëse dyshimet bien mbi militantët islamikë.

 

Forcat egjiptiane të sigurisë kanë arrestuar tre punonjës te Televizionit Al Xhaziran

Forcat egjiptiane të sigurisë kanë arrestuar tre punonjës te Televizionit Al Xhaziran. Ata janë korrespondenti Peter Greste, producenti Muhamad Fatmi dhe kameramanin Muhamad Fevzi. Ministria e Brendshme e Egjiptit njoftoi se ata kanë pasur takime me organizatën e ndaluar, Vëllazëria Myslimane, dhe dyshohet se kanë transmetuar ilegalisht lajme që dëmtojnë “sigurinë e brendshme”. Ministria po ashtu beri me dije se janë konfiskuar kamera, incizime dhe materiale të tjera. Al Xhazira ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të gazetarëve.

 

Në rajonin Ksinjiang policia ka vrarë tetë persona

Zyrtarët në Kinë thonë se policia në rajonin Ksinjiang ka vrarë tetë persona, të cilët, sipas autoriteteve, kanë qenë të përfshirë në një sulm terrorist. Incidenti i sotëm është i dyti që ka ndodhur këtë muaj në Ksinjiangun e banuar me shumicë myslimane. Qeveria në këtë rajon ka thënë se sulmues, të armatosur me thika, kanë hedhur mjete shpërthyese dhe u kanë vënë zjarrin makinave të policisë. Nuk ka raporte për viktima në mes të forcave të sigurisë apo civilëve.

 

Izraeli pritet të lirojë sot 26 palestinezë,

Izraeli pritet të lirojë sot 26 palestinezë, si pjesë e procesit të paqes, të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara. Ky do të jetë grupi i tretë me radhë që lirohet, pas atyre që janë liruar në gusht dhe në tetor. Të gjithë të burgosurit palestinezë janë dënuar për vrasje të izraelitëve dhe kanë vuajtur dënime prej 19 deri në 28 vjet burgim. Në përgjigje të lirimit, Izraeli pritet të publikojë zyrtarisht planet e tij për të ndërtuar 1 mijë e 400 shtëpi të reja në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor.

 

Zbehen shpresat për armëpushim në Sudanin Jugor

Shpresat për armëpushim në Sudanin Jugor janë zbehur, pasi forcat rebele kanë bërë sot përpjekje të rimarrin kontrollin e një qyteti kryesor. Forcat besnike të ish-zëvendëspresidentit Riek Machar janë duke avancuar në Bor. Anëtarët e fisit Nuer të Macharit janë duke luftuar kundër presidentit Salva Kiir, i cili vjen nga fisi Dinka. Konflikti, i cili ka nisur dy javë më parë, ka lënë mijëra të vdekur dhe dhjetëra mijëra të tjerë të zhvendosur. Sudani Jugor, shteti më i ri në botë, ka shpallur pavarësinë nga Sudani më 2011.

 

Pesë njerëz, përfshirë dy fëmijë, janë vrarë sot nga dhuna në Pakistan

Pesë njerëz, përfshirë dy fëmijë, janë vrarë sot nga dhuna në Pakistan. Dy zyrtarë të policisë janë vrarë dhe një tjetër është plagosur nga sulmi në qytetin Ravalpindi. Burimet zyrtare i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se katër persona të panjohur me motoçikleta kanë hapur zjarr kundër policëve, pranë një xhamie shiite. Po sot, një bombë ka shpërthyer jashtë një shtëpie në qarkun Çarsad, në provincën Khiber, duke vrarë një grua dhe dy fëmijë. Shefi i stacionit lokal të policisë, Hassan Khan, i ka thënë REL-it se të vrarët janë anëtarë të së njëjtës familje

 

Nesër moti ngjashëm me të sotmin

Në Mal të Zi mban mot kryesisht i vranët dhe i thatë. Frynë erë e lehtë e drejtimeve të ndryshme. Temperaturat në orën 13 ishin në: Tivar e Ulqin 16, Herceg Novi 15, Podgorica 13, Cetinë 12, Nikshiq 11, Kolashin 5 dhe në Plevle e Zhablak 1 gradë.   Për nesër meteorologët paralajmërojnë mot me vranësira të ndryshueshme dhe të thatë. Do të fryjë erë e lehtë e drejtimeve të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej -1 deri në 9, kurse më e larta e ditës prej 7 deri në 16 gradë. 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се