Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

27. 12. 2013. 17:50 >> 18:10

LAJMET 27.12.2013

27.12.2013

Shteti do të gjejë mënyrën  që të garantojë sigurinë e qytetarëve  të vetë

Shteti do të gjejë mënyrën  që të garantojë sigurinë e qytetarëve  të vetë , në mënyrë që incidenti i llojit të mbrëmshëm ndaj Vjestit  të pengohet dhe të kapen ata të cilët kanë bërë këtë vepër, ka deklaruar kryeministri Gjukanoviq. Shteti do të gjejë mënyrën të sigurojë të gjithë qytetarët dhe njëherë të mënjanojë incidentet  e këtilla ka deklaruar Gjukanoviq. Ai është shpreh se shteti është i vendosur që tu gjendet në rrugë të gjithë atyre të cilët  cenojnë  qetësinë, stabilitetin, trashëgimin  demokratike të Malit të Zi, lirinë e mediave  jetën  dhe pasurin e njerëzve.

Kryetari i parlamentit  Ranko krivokapiq ka deklaruar se më në fund shteti duhet ti kapë dhe ti dënojë  ata të cilët kanë urdhëruar një rast të tillë. Në shtet i cili  është kandidatë për UE dhe i cili i ka veshur vetës epitetin se është lider në integrime një gjë e tillë mbetet  vendimtare për zhvillimin e mëtejmë demokratik të shtetit, ka theksuar Krivokapiq.  Ai njëherë konsideron se sulmi është shumë më i fortë se sa sulmi në lirin e fjalës. Ky është sulm ndaj institucioneve të cilat përbëjnë shtyllën themelore të institucionit  të demokracisë,është shpreh Krivokapiq.Edhe presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq është shpreh se një gjë e tillë është primitivizëm i madh dhe se është obligim i shtetit që të sigurojë lirin e mediave dhe gazetarëve dhe se duhet bërë ç është e mundur që të shndritet rasti dhe të kapet ekzekutori. Nga ana tjetër ministri i punëve të Brendshëm Rashko Konjeviq ka deklaruar se nëse nuk do të ketë rezultate adekuate në një interval solid të kohës , ky resor do të obligohet të ndërmarr reagim profesional e jo politik. Në këtë shtet ekzistojnë institucionet të cilat merren me këtë punë dhe ato pavarësisht nga politika duhet ta vërtetojnë një gjë të tillë. Personat të cilët nuk mund ta bëjnë këtë gjë duhet lëshuar vendin atyre të cilët duhet dhe mund ta kryejnë punën, ka rekomanduar Konjeviq. Gjithashtu edhe ministri i drejtësisë Dushko Markoviq ka dënuar këtë sulm duke vlerësuar se bëhet fjalë për një akt kriminal dhe ka rekomanduar se kompetentët duhet të bëjnë ç,është e mundur që të shndrisin aktin në fjalë.

 

Stojanoviq- prioritetet  shndritja e rastit

Për sektorin e policisë  kriminalistike dhe Qendrës së sigurisë të Podgoricës njëra nga prioritetet më të rëndësishme do të jetë shndritja e rastit se kush ka hedhur mjetin eksplodues në redaksin e VJEST-it ka rekomanduar drejtori i policisë Sllavko Stojanoviq.

Një person tani për tani i pa njohur mbrëmë rreth orës 23 e 45 minuta ka aktivua mjetin shpërthyes në pjesën e jashtme të redaksisë VJESTI. Zyrtarët policor në bashkëpunim me prokurorinë do të ndërmarrin të gjitha aktivitetet ligjore nga kompetencat e veta, në mënyrë që të identifikojnë dhe procesuojnë  personin në fjalë ka theksuar Stojanoviq.

 

Delegacioni i UE rreptësishtë ka dënuar sulmin bombastik

Delegacioni i UE rreptësishtë ka dënuar sulmin bombastik ndaj gazetës VJESTI dhe ka porosit, se pret që organet kompetente shtetërore menjëherë të shndrisin rastin dhe të gjejnë ekzekutorin. Në kumtesën e delegacionit të UE bëjnë me die se sipas raporteve të kamerave të sigurisë qartë mund të vërehet personi i cili ka vendosur mjetin eksplodues në afërsi të dritares të lokalit të VJESTIT, të cilat nuk kanë qenë bosh në atë kohë. Presim që kompetentët menjëherë të gjejnë sulmuesin dhe ta dënojnë thuhet në reagimin e delegacionit të UE.

 

Edhe misioni i OSBE –s është tejet i shqetësuar me sulmin e mbrëmshëm

Edhe misioni i OSBE –s është tejet i shqetësuar me sulmin e mbrëmshëm, ka deklaruar shefja e misionit në Mal të Zi Janina Hrebiçkova dhe ka ftuar kompetentët që në mënyrë detaje të hetojë incidentin. Herbiçkova siç është kumtuar nga misioni rreptësishtë ka dënuar këtë sulm dhe se është shpreh se është tejet e shqetësuar për shkak të sulmit tani për tani më serioz ndaj gazetës dhe ndërtesës VJESTI.

 

Deputetët  edhe sot  mbi  buxhetin për  vitin 2014

Deputetët e Kuvendit  të Malit të Zi kanë vazhduar sot debatin mbi buxhetin për vitin e ardhshëm.  Me këtë rast ministri i financave Radoje Zhugiq është shpreh se buxheti në fjalë nuk është real por se është realizuar shumica e pagesave të të ardhurave publike dhe se do të tejkalohet plani edhe në muajin dhjetor.

Deputetët gjatë debatit kanë potencuar se duhet luftuar kundër ekonomisë  së zezë dhe të forcohet lufta kundër korrupsionit. Një mënyrë e tillë siç janë shpreh do të rris të ardhurat buxhetore. Deputetët kanë insistuar edhe në sanksionet për të gjithë ata të cilët i shkelin normat shtetërore. Ministri  Zhugiq ka premtuar se do të forcohet lufta kundër ekonomisë së zezë, në mënyrë që shtet të shkojë rrugës së drejtë dhe të luftojë të gjitha dukuritë negative të cilat cenojnë rrugën e drejtë shtetërore.

 

Gjukanoviq viti i ardhshëm do të jetë vit i rritjes së përgjithshme

Viti i kaluar ka qenë njëri ndër më të vështirët, por edhe i sukseshëm për Malin e Zi, ka rekomanduar kryeministri Millo Gjukanoviq. Duke pohuar se viti i ardhshëm do të jetë vit i rritjes së përgjithshme dinamike dhe përmirësimit të standardit të përgjithshëm shoqëror. Ai njëherë ka rekomanduar se  në vitin e ardhshëm do të hyjmë me një optimizëm real me shpresë se po ky vit do të jetë më dinamik në zhvillimin e përgjithshëm të rritjes së ekonomisë, standardit personal dhe shoqëror dhe progresit të mëtejmë në rrugën evropiane dhe euro atlantike, ka deklaruar Gjukanoviq, në koktejin e Vitit të Ri ku kanë qenë prezent edhe përfaqësuesit e pushtetit  gjyqësor, pastaj korit diplomatik dhe atij politik si dhe persona të jetës ekonomike dhe publike në përgjithësi.

Sipas fjalëve të tij viti 2013 për malin e Zi ka qenë njëri ndër më të vështirët prej kohës së referendumit,  duke marr para sysh problemet e grumbulluara ekonomike , financiare, sociale të cilat i kemi zgjedhur në momentet jo të përshtatshme dhe kontekstin e përgjithshëm, ka përkujtuar Gjukanoviq, duke shtuar se Qeveria në fillim të mandatit  ka qenë e obliguar  të ndërmarr  hapa të vështirë  politik  dhe social  dhe nga ana tjetër të kufizojë pensionet  dhe të ardhurat  dhe të intervenojë me masa të tjera në lëmin e politikës tatimore, çka do të thotë se një gjë e tillë është tejet e vështir  dhe jo popullore.

 

Këshilli Kuvendor ka propozuar sot  5 kandidatët 

Këshilli Kuvendor ka propozuar sot  5 kandidatët  për gjyqëtar të Gjyqit kushtetues, për të cilët siç është paralajmëruar  Parlamenti  do të duhej të votojë në fund të mbledhjes së sotme.

Sipas njoftimit të agjencisë ,,MINA,, kandidatët e propozuar janë  Miodrag Iliçkoviq, Millorad Gogiq, Dragolub Drashkoviq, Mevlida Muratoviq dhe  Hamdija Sharikoviq. Gjyqi kushtetues ka 7 anëtarë derisa dy të tjerët do ti propozojë presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq. Gjyqtarët e Gjyqit kushtetues i zgjedh Kuvendi i Malit të Zi, kurse mandati i tyre zgjatë 12 vjet.

 

Ministria e financave nuk ka tërheq propozim ligjin për tatimin e llogarive të telefonave mobil

Ministria e financave në mbledhjen e këshillit për ekonomi nuk ka tërheq propozim ligjin për tatimin e llogarive të telefonave mobil, sepse ndihmës ministrja Marina Peroviq nuk ka pasur leje implicite nga ministri Radoje Zhugiq që të kryej një gjë të tillë edhe pse ai ka pranuar këtë. Deputeti i Partisë Social  Demokratike Damir Shehoviq ka deklaruar se dje në Kuvend edhe zyrtarisht kanë ftuar Zhugiqin që të heqë dorë nga ky propozim sepse ekzistojnë disa mënyra të tjera me të cilat mund të mbushet edhe më shumë buxheti se sa në baza të tanishme. Shehoviq ka propozuar që ministria të heqë  dorë  nga tatimi në telefonat mobil, derisa këshilli të obligohet që gjatë muajit shkurt të kërkojë mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit në të cilën më mënyrë sistematike do të rregullohet çështja e tatimeve në lojrat e fatit.

 

Qeveria e Malit të Zi ende nuk ka vendosë  temën e  NATO integrimeve

Qeveria e Malit të Zi ende nuk ka vendosë  temën e  NATO integrimeve në prioritetet politike, kanë vlerësuar nga Instituti  për politikën publike dhe kanë  rekomanduar që zgjidhje për këtë është përpunimi i strategjisë së re komunikuese dhe drejtimi i aktiviteteve të planit aksionist. Instituti sot ka paraqit rezultatet e monitorimit  të mediave në Mal të Zi në temën “Nato Integrimet” . Projekt  menaxherja e institutit  Selena Tasiq  ka deklaruar se monitorimi ka qenë i bazuar në analizën detaje të përmbajtjes së mediave e që ka përfshirë  analizën kualitative dhe kuantitative si dhe diskutimin e përgjithshëm të përmbajtjes së mediave.

 

Radunoviq kontribut për shpërblimet  që u kanë takuar

Shpërblimet  e organizatës mjekësore fitues të të cilave janë mjekja Marina Ratkoviq dhe Shtëpia e Shëndetit në Budva janë vërtetim se duhet  valorizuar vlerat e vërteta, ka rekomanduar ministri i shëndetësisë Miodrag Radunoviq.

Ai me rastin e dorëzimit të shpërblimeve mjekëve më të mirë në Mal të Zi dhe Shtëpive të shëndetit ka deklaruar se këta me punën e vetë kanë kontribuar që sistemi shëndetësor tu përgjigjet  të gjitha sfidave me të cilat është ballafaquar  dhe se Ratkoviq me plotë meritë i ka takuar ky shpërblim ka theksuar Radunoviq.

 

Ivanoviq- Kontarat për blerjen e trodhit do të realizohën shpejt

Kontrata për blerjen e trollit në Grahovë, Kapino Pole dhe në aferës të Liqenit të Shasit  do të duhej të përfundojnë brenda disa javëve, respektivisht  para  fillimit  të  mbjellave pranverore, ka paralajmëruar ministri i bujqësisë dhe zhvillimit  rural Petar Ivanoviq. Ai njëheri ka përkujtuar se një gjë e tillë do të realizohet së shpejti për shkak se toka e cila tani nuk është në funksion të mund të shfrytëzohet.

 

BE s’e ka kushtëzuar Serbinë me njohjen e Kosovës

Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Michael Davenport, ka thënë se në negociatat Serbi-BE, në raport me Kosovën, kusht do të jetë normalizimi dhe jo njohja e pavarësisë së Kosovës. Në një intervistë për gazetën beogradase “Novosti”, Davenport ka thënë se dispozitat për normalizimin e përgjithshëm dhe marrëveshja ligjore detyruese do të jenë shumë të rëndësishme në procesin negociues. I pyetur se cila do të jetë përmbajtja e marrëveshjes detyruese ligjore, ai ka thënë se ajo duhet të reflektojë të gjitha çështjet lidhur me normalizimin gjithëpërfshirës.
“Njëra nga fushat kryesore është respektimi i marrëveshjes Beograd-Prishtinë se nuk do të bllokojnë njëra-tjetrën për në BE”, ka thënë Davenport.

 

Krasniqi: Miratimi i marrëveshjes së 19 prillit, vendim i ngutshëm

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, e ka vënë sërish në dyshim nëse miratimi i Marrëveshjes së 19 prillit, e arritur në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ishte vendim i drejtë apo jo.“Kuvendi nuk ka pasur informacione të mjaftueshme dhe ka marrë vendime të ngutshme kur është në pyetje miratimi i Marrëveshjes së 19 prillit”, ka thënë Krasniqi.

Këto komente, ai i ka bërë në një pritje për mediat për festat e fundvitit.
“Nuk e di se sa Kuvendi ka qenë i gatshëm të përgatisë se e cilit nivel ishte ajo marrëveshje. Këtu ka pasur ngutje, por ndoshta këto ngutje e ardhmja do t’i arsyetojë, çka nuk është lehtë që e tashmja t’i arsyetojë”, është shprehur Krasniqi. Gjatë kohës së miratimit të kësaj marrëveshjeje, Krasniqi nuk e ka dhënë votën e tij dhe në këtë drejtim ai zakonisht ka abstenuar nga votimi edhe për pikat e zbatimit të saj.

 

SHBA dërgon raketa shtesë në Irak

Shtetet e Bashkuara kanë rritur dërgesat e raketave ajër-tokë dhe të avionëve të telekomanduar në Irak, për shkak të shqetësimeve për rritje të dhunës atje. Zyrtarët në Uashington kanë thënë se 75 raketa Hellfire tashmë janë dërguar dhe se dhjetë aeroplanë pa pilotë do të transportohen në fillim të vitit të ardhshëm. Gjatë vizitës në Uashington, muajin e kaluar, kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki, ka kërkuar pajisje shtesë, për të ndihmuar  forcat  irakiane të sigurisë që të kryejnë operacione kundër militantëve. Këtë vit, Iraku ka parë dhunën më të keqe sektare qysh më 2006-2007, kur dhjetëra-mijëra njerëz  janë vrarë në përleshjet midis myslimanëve sunitë dhe shiitë.

 

Ekspertët diskutojnë për armët kimike të Sirisë

Ekspertët nga Rusia, Shtetet e Bashkuara, Kina, Siria dhe Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike takohen sot në Moskë, për të diskutuar largimin e sigurt të armëve kimike nga Siria. Konsultimet zhvillohen me dyer të mbyllura. Arsenali kimik është thënë se do të ngarkohet në anije daneze dhe norvegjeze dhe do të dërgohet në një port të Italisë, nga ku kemikalet më të rrezikshme do të transferohen në një anije amerikane dhe do të shkatërrohen në det. Organizata për Shkatërrimin e Armëve Kimike do që i gjithë arsenali i deklaruar kimik i Sirisë – rreth 1,300 tonelata – të shkatërrohet deri në mes të vitit 2014.

 

Obama nënshkruan marrëveshjen për buxhetin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka nënshkruar marrëveshjen dypartiake për buxhetin, të negociuar nga Kongresi këtë muaj. Presidenti ka nënshkruar ligjin në Havai, ku po kalon pushimet me familjen.

Buxheti lejon zhvillimin e aktivitetit të qeverisë federale për dy vjet, duke eliminuar rrezikun e një mbylljeje të qeverisë, të ngjashme me mbylljen 16-ditëshe në tetor. Ligji i ri lehtëson disa shkurtime buxhetore që ka miratuar më parë Kongresi dhe gjatë dekadës së ardhshme do të zvogëlojë me 23 miliardë dollarë borxhin publik prej 17 triliardë dollarësh.

 

Tymoshenko refuzon sërish të paraqitet në gjyq

Ish-kryeministrja e Ukrainës, Yulia Tymoshenko, e cila po vuan dënimin prej shtatë vjetësh burgim, ka refuzuar përsëri të marrë pjesë në gjykimin e saj për evazion fiskal.

Tymoshenko ka thënë se mjekët e saj gjerman e kanë këshilluar për të marrë këtë vendim. Tymoshenko, rivale e presidentit Viktor Yanukovuch, është duke vuajtur burgun, pasi është dënuar për abuzim të pushtetit. Ajo është duke trajtuar dhimbjet e shpinës në një spital të Kharkivit për më shumë se një vjet. Gjyqi për evazion fiskal fokusohet në akuzat se Tymoshenko ka shmangur miliona dollarë taksa, derisa ka udhëhequr një kompani private të energjisë në vitet 1990. Ky gjyq është shtyrë më shumë se dhjetë herë qysh në prill të vitit 2010, për shkak të refuzimit të saj për të marrë pjesë.

 

Sulmohen ushtarët ndërkombëtarë në Kabul

Së paku tre ushtarë të huaj janë vrarë nga një sulm vetëvrasës në Kabul.
Lajmi është konfirmuar nga policia afgane dhe nga forca e NATO-s në Afganistan. Kjo e fundit nuk ka zbuluar identitetin apo nacionalitetin e të vrarëve. Përgjegjësinë për sulmin e kanë marrë talibanët, përmes një komunikate dërguar gazetarëve.

 

Shpërthimi në Bejrut vret ish-ministrin e Financave

Një shpërthim në Bejrut ka vrarë ish-ministrin libanez të Financave, Muhammad Shattah, dhe së paku katër njerëz të tjerë. Raportet thonë se makina bombë ka pasur në shënjestër Shattahun, mysliman sunit, derisa konvoji i tij ka qenë rrugës për një takim me një grup opozitar të Sirisë.

Ambulancat janë parë duke marrë viktima nga vendi i ngjarjes. Bejruti ka parë rritje të dhunës, si pasojë e përhapjes së konfliktit nga Siria fqinje.
Dy shpërthime jashtë Ambasadës së Iranit në Bejrut në muajin nëntor, kanë vrarë së paku 23 njerëz, përfshirë një diplomat.

 

Tajlandë: 29 të vdekur në aksidentin me autobus

Policia në Tajlandë thotë se 29 persona kanë vdekur kur një autobus ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një përroskë, në pjesën verilindore të vendit.
Zyrtarët thonë se vozitësin e autobusit mund ta ketë zënë gjumi. Sipas dëshmitarëve, autobusi ka qenë duke ecur me shpejtësi të lartë në kohën e aksidentit. Autobusi kishte 40 pasagjerë brenda.

 

Nesër mot me diell

Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot kryesisht i vranët dhe vende vende me reshje të dobët të shiut. Ka fryrë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e veriut.

Temperaturat në orën 13: Tivar, Budvë e Petrovac 15, Ulqin e H. Novi 14, Podgoricë 13, Plevle 11, Nikshiq e Cetinë 9, Kollashin e Mojkovac 8, Shavnik, Andrievicë e Rozhaj 7, B. Pole, Beranë e Plavë 6, dhe Zhablak 5 g.

Për nesër meteorologët paralajmërojnë mot kryesisht me diell dhe mjaft të nxehtë për këtë kohë të vitit. Do të fryjë erë  kryesisht e dobët nga drejtimet e ndryshme.

Temperatura e mëngjesit do të sjellet prej 0 deri në 9 gradë, kurse më e larta e ditës prej 10 deri në 18 g. C.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се