Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема
MNE Play
MNE Play

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

26. 12. 2013. 17:34 >> 17:46

LAJMET 26.12.2013

26.12.2013

Kuvendi ka vazhduar sot debatin për propozim buxhetin për vitin e ardhshëm.

Kuvendi i Malit të Zi ka vazhduar sot debatin për propozim buxhetin për vitin e ardhshëm. Marrëveshja rreth pagesës së borxhit tatimor të elektroekonomisë përmes blerjes së 3 për qind të aksioneve me çmim më të ulët  është e mirë për shtetin , kanë kumtuar ministri i financave ,Radoje Zhugiq dhe deputeti i PSP, Damir Shehoviq. Nebojsha Medojeviq nga Fronti Demokratik, konsideron të kundërtën duke shtuar se firmës italiane duhet shitur 3 për qind të aksioneve dhe të realizohen të ardhurat rreth 100 milion euro. Gjatë debatit të sotëm për buxhetin , nga ministri Zhugiq është mund të kuptohet se është  e mundshme që pensionet në vitin e ardhshëm edhe mund të rriten.

Megjithatë vëmendje të madhe të deputetëve ka tërhequr marrëveshja brenda koalicionit në pushtet rreth mënyrës së pagesës të borxhit tatimor të elektroekonomisë. Parashihet që elektroekonomia të kthejë 45 milion euro dhe kështu shteti do të rris pjesëmarrjen e vetë rreth 3 për qind . Çështjen e borxheve shtetërore e kanë iniciuar deputetët e PSP dhe të Malit të Zi pozitiv Velizar Kallugjeroviq dhe Goran Tuponja. Kallugjeroviq ka theksuar se në vitin e ardhshëm vetëm në emër të interesave shteti duhet të paguaj 75 milion euro. Opozita ka kritikuar propozimin e buxhetit sepse në të nuk parashihen mjete për rritjen e pensioneve. Në përgjigjen e vetë ministri i financave Radoje Zhugiq, ka theksuar se është i sigurt se qeveria në esencë mund ti rris pensionet dhe se njëri ndër kushtet , ka filluar të realizohet e që është trend pozitiv financiar.

                                              

Shehoviq,paraqet amendamentin për rregullimin e borxhit tatimor të EEMZ

Deputeti i  PSD ,Damir Shehoviq ,ka paraqitur amendamentin në propozimin e Qeverisë të projekt buxhetit për vitin e ardhshëm ,me të cilin është paraparë që Elektroekonomia të kthejë rreth 45 milion euro borxh tatimor kështu që shteti do të rris pjesëmarrjen e vetë në kompanitë përreth 3 për qind.

Shehoviq ka theksuar në Kuvend se shteti këto aksione do t’i blejë  me çmim 10 herë më të ulëta se ato që në vitin 2009 i janë shitur kompanisë italiane.

 

PSP për Ulqinin më të mirë

PSP e Malit të Zi ia ka dorëzuar sot listën zgjedhore Komisionit zgjedhor Komunal të Ulqinit me titull “PSP –Për Ulqinin më të mirë –Fjala dhe vepra”, për zgjedhjen e këshilltarëve në Kuvendin Komunal të Ulqinit ,të cilat do të mbahen me 26 janar të vitit të ardhshëm. Këshilli komunal i PSP të Ulqinit , siç theksohet në kumtesë, me rastin e formimit të listës zgjedhore ka respektuar në tërësi principin e barazisë gjinore dhe pjesëmarrjen e të rinjve në listë. Bartës i listës zgjedhore është Andria Qetkoviq , kryetar i Këshillit Komunal të PSP për Ulqinin e anëtarë i Këshillit kryesor të PSP të Malit të Zi.

 

Deputetët e FD e braktisin punën e grupit punues

Deputetët e Frontit Demokratikë u larguan sot nga mbledhja e Grupit punues për vendosjen e besimit në procesin zgjedhor ,pas debatit për dy propozim ligje mbi regjistrat zgjedhor dhe theksuan se ky është edhe fundi i punës së tyre në këtë grup punues. Në propozimin e parë ,të hartuar nga deputeti i PSP Neven Goshoviq, në bazë të draftit të grupit punues , është respektuar një pjesë e rekomandimeve të Ministrisë për punë të brendshme dhe të Agjencisë për mbrojtjen e të dhënave personale.

Pjesa e dytë ishte propozimi i paraqitur nga deputeti i PDS Predrag Sekuliq në të cilin ishin miratuar pothuaj se të gjitha propozime e MPB-s. Deputetët e Partisë social demokratike , të Iniciativës qytetare kroate dhe të Partisë boshnjake kanë kërkuar kohë shtesë që të deklarohen për këto propozime. Në fund të mbledhjes të grupit punues është vendosur që menjëherë ti  dërgohet letër kryetarit të Kuvendit ,Ranko Krivokapiq që të caktojë mbledhjen e Kolegjiumit të Parlamentit.

 

Shtyhet mbledhja e këshillit për mbrojtje

Mbledhja e Këshillit për mbrojtje dhe siguri,në të cilën është dashtë të bëhet dëgjimi kontrollues lidhur me evidentimin dhe ruajtjen e të dhënave në kontekstin e zbatimit të Ligjit për Agjencinë për sigurinë nacionale, është shtyrë , është kumtuar nga parlamenti. Lidhur me këtë temë është dashtë të dëgjohet drejtori i agjencisë për sigurinë nacionale Boro Vuçiniq.

 

Vetëm autonomi më e madhe – Tuzi si siujdhesë

Kryebashkiaku i Podgoricës Miomir Mugosha ,ka paralajmëruar se pas festave të Vitit të Ri do të mbaj mbledhje me përfaqësuesit e të gjitha partive shqiptare ,në mënyrë që përmes ndryshimit të ligjit për kryeqytetin dhe për financimin e administratës lokale të arrihet deri te Komuna e Tuzit , siç vërteton ai, me kapacitet të plotë dhe autonomi më të madhe. Mugosha në këtë mënyrë praktikisht ka zyrtarizuar zgjidhjen e kontraktuar me përfaqësuesit e Partive shqiptare në Mal të Zi , sipas të cilëve Tuzi ngjashëm me administratat tjera lokale do të menaxhonin me buxhetin e vetë i cili trajton rrogat e të punësuarve në administratë dhe do të përcaktonin prioritetet infrastrukturore në territorin e Malësisë, mirëpo Tuzi megjithatë do të mbetej pjesë e Podgoricës.

 

Hetohet blerja e kampit në Zllaticë

Prokuroria kryesore e shtetit ka hap procedurën për blerjen e kampit në Zllaticë për 8,4 milion euro të cilën e ka nënshkruar Veselin Veloviq, drejtor i atëhershëm i Drejtorisë së policisë. Zevendës kryeprokurori i shtetit ,Veselin Vuçkoviq ,këtë informatë e ka vërtetuar në letrën dërguar Këshillit parlamentar për antikorrupsion, shkruan gazeta DAN . Hetimet për blerjen e kampit në Zllaticë janë zhvilluar në kohën e mandatit të Igor Llukshiq, i cili atëherë ishte edhe kryetar i Këshillit për privatizim. Prokuroria ,mesa tjerash ,zhvillon hetime kundër Veselin Veloviq, Igor Llukshiq, Miomir Mugosha dhe kundër biznesmenit Zharko Buriq duke vërtetuar nëse në veprimtarin e tyre ka pasur dukuri jo ligjore. Kryetari i Këshillit për antikorrupsion  Prdrag Bullatoviq ,ka caktuar për të hënën dëgjimin kontrollues të Rashko Konjeviq, ministër për punë të brendshme, Igor Llukshiq dhe Veselin Vuçkoviq.

 

Fillojnë protestën para Kuvendit

Punëtorët e firmës Autoprevoz nga Niskhiqi kanë filluar sot protestë para ndërtues  së Kuvendit duke kërkuar nga 250 eura për çdo vit stazh pune. Përfaëqsuesi i punëtorëve Milisav Gjikanoviq ka deklaruar për agjencisë MINA Biznis se sot para ndërtesë së Komunës është tubuar një grup prej rreth 20 punëtorësh sepse tubimi nuk ishte i paralajmëruar me kohë në polici. Ai ka theksuar se edhe nesër do të vazhdojë protesta para ndërtesës së Komunës, kurse të hënën do të radikalizohet.

 

Bisedimet e radhës për pronën dhe trashëgiminë kulturore në Kosovë

Në fazën e radhës se negociatave Kosovë-Serbi pritet që Beogradi të propozojë temat që kanë të bëjnë me pronën dhe trashëgiminë kulturore dhe kishtare në Kosovë. Sipas gazetës “Danas”, duke komentuar përgatitjet për skrining për kaptinën 35 në negociatat e paraanëtarësimit të Serbisë me BE-në, burime të qeverisë serbe kanë theksuar se në kuadër të kaptinës së përmendur do të ndjekin procesin e normalizimit të marrëdhënieve të Beogradit dhe Prishtinës, ndërsa skriningu i parë do të mbahet më 22 janar. Siç theksohet në Bruksel do të diskutohet edhe mbi rregullat për zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Johana Dajmel, zv. drejtoreshë e Asociacionit gjerman për Evropën Juglindore ka thënë për gazetën se detyra më e rëndësishme e Serbisë në negociatat me BE-në do të jetë zbatimi I reformave dhe harmonizimi i dispozitave ligjore, kurse në atë rrugë kaptina 35 do të jetë sidomos e vështirë.

 

Hoxhaj pret dy-tri njohje të reja deri në fund të janarit

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj premtoi se Kosovën në fund të janarit, do ta njohin edhe dy apo tri shtete, por pa treguar se cilat janë ato shtete.

Në një intervistë për Kosovapress, Hoxhaj tha se njohjet që kanë ardhur, janë meritë e qytetarëve të Kosovës. Për vitin e ardhshëm, ministri Hoxhaj thotë se synim mbetet aplikimi për anëtarësim në Këshillin e Evropës ndërkohë që, sipas tij, janë duke studiuar edhe anëtarësimin në OKB.

 

Sllovenia feston ditën e pavarësisë

Në ditën e sotme, para 23 vjetësh, Kuvendi i Sllovenisë ka shpallur rezultatet e referendumit për shkëputje nga Jugosllavia, e kjo ditë është shpallur si ditën e pavarësisë dhe unitetit. Në referendumin e 23 dhjetorit në vitin 1990, nga 93.3 përqind të elektoratit të dal në referendum, 95% e tyre janë deklaruar për pavarësimin e shtetit. Parlamenti i Sllovenisë kishte publikuar rezultatet e referendumit më 26 dhjetor.

 

Erdogan paralajmëron riformatim në 10 ministri

Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka paralajmëruar riformatim të kabinetit, pasi tre top ministrat e tij dhanë dorëheqje, për shkak të skandalit në rritje të korrupsionit në këtë shtet. Pas një takimi që zhvilloi me dyer të mbyllura me presidentin Abdullah Gul, shefi i qeverisë njoftoi se do të ndërrojë 10 ministra.

Të mërkurën kabineti i Erdogan mbeti pa tre ministra, atë të ekonomisë, të brendshëm dhe të mjedisit, pasi ata dhanë dorëheqje nga postet e tyre për shkak se djemtë e tyre janë në mesin e 24 të arrestuarve në një hetim masiv të ryshfetit. Kryeministri turk po ashtu ka ndërruar ministrin e tij të ngarkuar për Evropë, pasi doli se edhe ai ishte i përfshirë në këtë skandal. Erdogan megjithatë ka thënë se akuzat janë të pabaza, mirëpo ministri i tij i mjedisit Erdogan Bayraktar i ka bërë thirrje që të dorëhiqet.

 

Vriten pesë paqeruajtës në Republikën Qendrore Afrikane

Pesë paqeruajtës janë vrarë sot gjatë luftimeve në Republikën Qendrore Afrikane, bëri të ditur një zëdhënës i kësaj force. Sipas tij, viktimat janë shtetas të Çadit, ndërsa rrethanat e vdekjes së tyre nuk dihen saktësisht. Ndryshe, trupat paqeruajtëse franceze dhe të Unionit Afrikan po përpiqen të rikthejnë qetësinë dhe sigurinë atje, prej se morën mandatin nga OKB-ja por pa sukses sepse situata po përshkallëzohet.

Nga përmbytja e anijes, vdesin 17 emigrantë haitianë

Shtatëmbëdhjetë klandestinë me prejardhje nga Haiti kanë vdekur të enjten pas përmbytjes së një anije në afërsi të ishujve të Karaibeve, bëjnë të ditura autoritetet lokale. Anija e cila transportonte emigrantët ilegalë nga Haiti për në territorin britanik të Karaibeve është ndalur nga policia. Gjatë tërheqjes për në port anija me klandestinët u përmbyt. Policia arriti që të shpëtojë 33 njerëz nga ujërat, dhe ata po mbahen nga autoritetet. Komisari i policisë Colin Farquhar tha se emigrantët “do të riatdhesohen për në Haiti me rastin e parë”. Të 17 trupat e pajetë të klandestinëve të mbytur janë gjetur nga policia.

 

Kinë: Ftohet ambasadori i Japonisë, protestë e ashpër

Kina e ka ftuar sot ambasadorin e Japonisë dhe i ka dorëzuar “protestë të fuqishme” për shkak të vizitës së kryeministrit japonez, Shinzo Abe, në një tempull kundërthënës. Agjencia kineze zyrtare e lajmeve, Xinhua, raportoi se Ministria e jashtme e Kinës ka vlerësuar se vizita e ka madhëruar “historinë e agresionit ushtarak” të Japonisë. Sipas agjencisë, ministri i jashtëm kinez, Wang Yi, “ka transmetuar protestë të fuqishme dhe serioze”. Vizita e kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe, në tempullin Yasukuni, që është e para e një kryeministri në zyrë në shtatë vitet e fundit, i ka rritur më tutje tensionet ndërmjet dy vendeve. Raportet ishin tensionuar edhe lidhur me ishujt e kontestuar në Detin Lindor Kinez. Besohet se Yasukuni është tempull ku ruhen afro 2.5 milionë njerëz të vrarë në Luftën e Japonisë, përfshirë edhe disa zyrtarë të nivelit të lartë, që ishin ekzekutuar për krime të luftës, pas Luftës së Dytë Botërore. Qeveria e Koresë Jugore, po ashtu, ka shprehur “keqardhje dhe zemërim” për këtë vizitë në tempullin kundërthënës Yasukuni.

 

Edhe nesër mot i ngjashëm me të sotmin

Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot kryesisht i vranët dhe vende -vende me reshje të shiut. Frynë erë mesatare vende -vende e fortë jugore dhe jug lindore.

Temperaturat: Tivar 16, Budvë e Ulqin 15, H. Novi 14, Podgoricë e Plevle 10, Cetinë 9, Shavnik e Mojkovac 8, Nikshiq e Kollashin 7, B. Pole e Plavë 6, Rozhaj 5 dhe në Zhablak 3 g.

Edhe për nesër parashihet të mbajë  mot kryesisht i vranët, në viset qendrore dhe jugore me reshje të përkohshme të shiut, kurse në veri dhe viset e larta me reshje të dobëta të borës dhe skllot. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë lindore dhe jug lindore.

Temperatura e mëngjesit prej 1 deri në 9, kurse më e larta e ditës prej 4 deri në 14 g. C. 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се