Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

25. 12. 2013. 16:42 >> 18:17

LAJMET 25.12.2013

25.12.2013

Nëse Kisha do të gjendet në qendër të jetës politike , koalicioni pa PSD

Partia Social Demokratike nuk do të jetë në koalicion në pushtet nëse Kisha dhe ndarjet nacionale edhe në të ardhmen do të jenë në qendër të jetës politike të Malit të Zi, ka theksuar lideri i kësaj partie Ranko Krivokapiq.

Duke komentuar deklaratën e liderit të PDS Millo Gjukanoviq, i cili ka theksuar se kjo parti në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të marrë pjesë në një përbërje tjetër, Krivokapiq ka theksuar se PSD  ka marrë  pjesë vetëm në zgjedhjet e fundit lokale dhe kështu do të ndodhë  edhe në zgjedhjet në Podgoricë. Ai ka shtuar se e shqetëson fakti i kthimit të kishës në qendër të jetës politike në Mal të Zi.

 

Grupi punues nesër vazhdon punën

Grupi punues parlamentar për vendosjen e besimit në procesin zgjedhor duhet të vërtetojë nesër disa propozim ligje. Në rend të ditës gjenden vërtetimi  i propozim ligjit për regjistrat zgjedhor , pastaj për plotësimet dhe ndryshimet e ligjit për zgjedhjen e këshilltarëve dhe  deputetëve si dhe ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për letërnjoftimet.

Grupi punues po ashtu duhet të vërtetojë propozim ligjin për ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për nënshtetësi,  propozim ligjin për financimin e partive politike si dhe propozim ligjin për regjistrat e vendbanimit. Anëtari i grupit punues , deputeti i Frontit Demokratik Millutin Gjukanoviq ka theksuar më parë se ligjet janë përfunduar, mirëpo grupi punues nuk disponon me qëndrimin e PDS rreth disa çështjeve. Në PDS konsiderojnë se grupi punues do të duhej ta përfundojë punën e vetë deri me 27 dhjetor.

 

Shteti është shembull i mirë për kuptimin e rolit të shkencës

Fakti se Mali i Zi e ka mbyllur kapitullin 25,më së miri manifestohet në shkencë dhe hulumtimet, të cilat më pak se tre muaj, tregojnë se shteti e kupton rolin e këtyre fushave në procesin e negociatave , ka theksuar sekretari shtetëror për integrimet evropiane Aleksandar Andria Pejoviq. Ai në tryezën e rrumbullakët “Bashkësia Nacionale e Malit të Zi në rrugën drejtë UE”, ka theksuar se është e qartë se Mali i Zi nuk mund të bisedojë për kapitujt e natyrës ekonomike nëse nuk e ka të mirë kapitullin 25. Fakti se kapitullin  25 e kemi mbyllur për më pak se tre muaj nga fillimi i procesit të skriningut fletë  për faktin se në Komisionin Evropianë është vlerësuar se Mali i Zi ka pasur baza të mira fillestare, ka theksuar Pejoviq. Ministrija e shkencës Sanja Vllahoviq, ka theksuar se Mali i Zi synon  që deri në fund të vitit 2016 investimet e përgjithshme në shkencë të jenë rreth 1.4 për qind të prodhimtarisë së përgjithshme të brendshme dhe qellimi strategjik, siç ka theksuar prej tre për qind të bruto prodhimtarisë së brendshme të realizohet deri në vitin 2025.

 

Grupet e miqësisë për intensifikimin e bashkëpunimit

Kuvendi i Malit të Zi i ka konsitituuar grupet e miqësisë të Parlamentit të  Malit të Zi  për bashkëpunim me parlamentet e vendeve tjera me qellim të përparimit të marrëdhënieve, në principin e vullnetit të mirë. Kryetar të grupeve të miqësisë janë nënketarët e Kuvendit të Malit të Zi, të cilët koordinojnë me punën e grupit. Zhelko Shturanoviq është kryetar i grupit të miqësisë me parlamentet e Ukrainës , Serbië, Hungarisë, Gjermanisë dhe me Kongeresin e SHBA . Sulo Mustafiq është kryetar i grupit të miqësisë me parlamentet e Rumanisë, Azerbajxhanit, BH, Turiqisë, Kroacisë, Iranit dhe Egjiptit. Ndërkaq Branko Radulloviq është kryetar i grupit të miqësisë me parlamentet e Francës, Sllovenisë, Federatës Ruse, Maqedonisë, Polonisë, Australisë, Islandës dhe me Kongresin popullor gjithëkinez. Me propozimin e planit të punës të këshillave për vitin 2014 është parparë intensifikimi i bashkëpunimit parlamentar me të cilat Kuvendi i Malit të Zi ka formuar grupet e miqësisë.

 

Rendi i ditës të plotësohet me kërkesën e Vujoviqit

Klubi i këshilltarëve të PSP të kryeqytetit pret që kryebashkiaku Miomir Mugosha  për seancën e nesërme të propozojë plotësimin e rendit të ditës i cili garanton realizimin e obligimeve të parapara me ligj në procedurën e formimit të Komunës së re të Tuzit.

Kryetari i Klubit të PSP Vlladimir Vujoviq i ka dërguar letër kryebashkiakut duke përkujtuar se Kuvendi i kryeqytetit , me propozimin e tij ka sjell me 7 mars konkluzionin se afati për mbajtjen e referendumit konsultativ është shtatori i vitit 2013. Në referendum , siç është konkluduar qytetarët e Komunës urbane të Tuzit të cilët kanë të drejtë vote dhe në pajtim me dispozitat për zgjedhje , do të deklarohen për ndryshimin e propozuar territorial, respektivisht formimin e Komunës së re të mëvetësishme  të Tuzit.

 

Krivokapiq ua dorëzoi çertifikatat nxënësve të shkollave fillore

Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi Ranko Krivokapiq ua dorëzoi certifikatat nxënësve të 47 shkollave fillore në Mal të Zi të cilët kanë marr pjesë në projektin e punëtorive demokratike prej qershorit deri në dhjetor të këtij viti. Krivokapiq me këtë rast theksoi se  demokracia është më e mirë kur gjendet në duar të fëmijëve. Të theksojmë se nxënësit e shkollave nga 19 komuna të Malit të Zi kanë marrë pjesë në punëtoritë  me temën “Demokracia , parlamenti dhe UE”. Për ndryshe Kuvendi këto projekte i organizon prej tetorit të vitit 2012.

 

Papa Françesku  në Vatikan para besimtarëvet

Papa Françesku ka thirrë për lejimin e dërgimit të ndihmës humanitare në Siri dhe “harmoni sociale” në Sudanin Jugor në paraqitjen e tij të parë “Urbi et Orbi” (për qytetin dhe për botën).I pari i kishës katolike po ashtu u lutë për ndihmë hyjnore, për shpëtimin e fëmijëve luftëtarë që u është “grabitur fëmijëria” dhe për paqe në Republikën Qendrore Afrikane e cila sipas tij “shpesh është harruar dhe neglizhuar”.

Dhjeta mijëra turistë dhe banorë të Romës  ishin të pranishëm në Sheshin e Shën Pjetrit  për të dëgjuar fjalimin dhe bekimin që Papa dhuroi nga ballkoni i bazilikës. Papa Françesku, i cili po shënon Krishtlindjet e tij të para si udhëheqës i kishës katolike, ka festuar  dje  meshën e tij të parë të Krishtlindjeve në Vatikan.

 

Në burgjet në Indonezi,  uljet për  të denuarit

Afro 8,500 të krishterë të burgosur në Indonezi kanë përfituar me ulje të dënimit nga 15 ditë e deri në 2 muaj, në shenjë të festës së Krishtlindjeve, lajmërojnë sot  mediat   lokale.“Falja e dënimit  është bërë për të burgosurit e krishterë të cilët kanë treguar sjellje të mirë”, thotë Akbar Hadi, një zëdhënës i ministrisë së drejtësisë. Mbi 160 të burgosur  kanë përfituar me lirim të menjëhershëm nga qelitë, falë kësaj nisme, shtoi ai. Indonezia tradicionalisht ofron ulje të dënimit të të burgosurve në prag të festave fetare dhe Ditës së Pavarësisë.

 

Mot  jashtëzakonisht i papërshtatshëm në Francë

Erërat e fuqishme dhe rrebeshi i shiut kanë përfshirë jugun e Francës gjatë ditës së sotme, duke bërë që të anulohen të gjitha fluturimet dhe ka shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike për dhjeta mijëra amvisëri. Afro 120 mijë shtëpi në  gjithë shtetin nuk kanë rrymë për ditën e Krishtlindjeve, për shkak të ndërprerjeve në rrjetin elektrik, dhe vërshimeve në rajonin veri-perëndimor të Britanisë, thotë distributori i rrjetit ERDF. Aeroporti ndërkombëtar në Nice është mbyllur tërësisht, pasi janë anuluar të gjitha fluturimet në dhe nga ky aeroport,deri në një njoftim të mëtejmë, njoftoi zyra për informim. Erërat e stuhishme goditën dje Francën dhe Anglinë, duke shkaktuar vdekjen e pesë britanikëve dhe një francezi.

Reshjet e mëdha të shiut kanë paralizuar edhe transportin hekurudhor, aeroportet dhe shërbimet e trageteve. Mijëra britanikë e kanë gjet veten në një mjedis të përmbytur dhe pa energji elektrike sot  në mëngjes.
Stuhia është tërhequr sot në veri të Francës, por vazhdon të bëjë kërdi në jug-lindjet të Francës dhe përgjatë bregdetit mesdhetar, edhe pse shpejtësia e erërave ka rënë në intensitet.

 

Misioni i KB në Sudanin Jugor  ka hedhë  poshtë  pohimet për ekzistimin e një varreze masive në Bentiu

Misioni i Kombeve të Bashkuara në Sudanin Jugor  ka hedhë sot poshtë  pohimet për ekzistimin e një varreze masive në Bentiu, që është kryeqyteti i shtetit Unity.“Raportet e fundit sugjerojnë se kjo paraqet një inflacion të një luftimi që rezultoi me vdekjen e 15 personave, por detajet presin të konfirmohen. Prandaj, UNMISS  tash për tash, nuk është në gjendje që të verifikojë ekzistencën e një varreze të tillë masive në shtetin Unity”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga ky misioni i OKB-së.
Mirëpo, dje  ishte Komisionerja e Lartë e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut Navi Pillay ajo e cila bëri të ditur se personeli i zyrës së saj ka  zbuluar një varreze masive në Bentiu, dhe se kanë pranuar raporte që të paktën dy varreza të tilla masive gjenden në Juba, që është kryeqyteti i Sudanit Jugor. UNMISS njoftoi se është duke hetuar të gjitha raportet për mizoritë eventuale gjatë luftimeve.

 

Ansar Bayt al-Maqdis njoftoi sot  se ajo ka kryer sulmin me bomba

Një grup militant nga Sinai i quajtur Ansar Bayt al-Maqdis njoftoi sot  se ajo ka kryer sulmin me bomba në stacionin e policisë në Egjipt, ku u vranë 16 njerëz dhe u plagosën mbi 140 të tjerë, në qytetin Mansoura.

Qeveria e përkohshme në Egjipt, që përkrahet nga ushtria, është zotuar dje se do të luftojë kundër “terrorizmit ogurzi”, i cili kreu sulmin e djeshëm. Sipas qeverisë në Kajro, këto shpërthime nuk do ta trazojnë planin politik kalimtar, i cili parasheh mbajtjen e një referendumi gjithë popullor në janar për ndryshimin e kushtetutës. Grupi Ansar Bayt al-Maqdis, i cili në përkthim do të thotë “përkrahësit e Jerusalemit”, po ashtu ka marrë  përgjegjësinë për një atentat  të  dështuar ndaj ministrit të brendshëm  të Egjiptit gjatë muajit shtator.

 

26 numri i viktimave nga sulmi në afërsi të një kishe në Bagdad

Është rritur në 26 numri i viktimave nga sulmi në afërsi të një kishe në Bagdad ditën e sotme, njoftojnë autoritetet irakiane. Sipas zyrtarëve përgjegjës për sigurinë në Irak, shpërthimi i makinës-bombë në zonën Dura në jug të kryeqytetit, ka lënë të plagosur edhe 28 krishterë të tjerë, që kishin shkuar në kishë për të festuar Krishtlindjet. Më herët gjatë ditës, një bombë ishte detonuarë  në një supermarket në qarkut e banuar me të krishterë në Athorian, duke vrarë 11 civil. Popullsia e krishterë e Irakut ka rënë ndjeshëm gjatë viteve të dhunës sektare, të cilat kanë pasuar ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuar në Irak, në vitin 2003. Numri i të krishterëve që jetonin në Irak para 2003-shit sillej deri në 1.5 milion, por tani ata janë më pak se 500,000.

 

Mbi 500,000 shtëpi në verilindje të Shteteve të Bashkuara dhe juglindje të Kanadasë vazhdojnë të mbesin pa energji elektrike

Mbi 500,000 shtëpi në verilindje të Shteteve të Bashkuara dhe juglindje të Kanadasë vazhdojnë të mbesin pa energji elektrike, si pasojë e stuhisë së akulltë që ka goditur këto rajone në fundjavë. Së paku 17 njerëz janë raportuar të vdekur  gjatë ditës së djeshme. Punëtorët po bëjnë përpjekje të riparojnë problemet  me  energjinë elektrike, por zyrtarët paralajmërojnë se ato mund të zgjasin deri pas Festës së Krishtlindjes. Temperaturat vazhdojnë të mbesin nën zero grad Celsius. Shërbimi Kombëtar i Motit në SHBA ka thënë se stuhia është duke lëvizur drejt pjesës qendrore të Kanadasë.

 

Izraeli ka mbyllyr vendkalimet kryesore tregtare në Rripin e Gazës

Izraeli ka mbyllyr vendkalimet kryesore tregtare në Rripin e Gazës të mërkurën pas incidentit me të shtëna në kufi, ku u vra një izraelit, e që u pasua mandej me një fushatë ajrore të izraelitëve, nga të cilat sulme u vra një vajzë 4 vjeçe palestineze.

Ministri izraelit i mbrojtjes Moshe Yaalon urdhëroi që vendkalimi kufitar Kerem Shalom të mbyllet deri në një njoftim të mëtejme, për shkak të dhunës së fundit. Mbyllja do të lë pezull furnizimit me karburant enklavën bregdetare, e cila ka vuajtur nga mungesa e energjisë elektrike prej kohës së ndryshimeve të regjimit në Egjipt, ku forcat e atjeshme kanë shemb tunelet që përdoreshin për kontrabandë të naftës, nën kufirin e Gazës. Zëdhënësi i qeverisë së Hamasit në Rripin e Gazës, Ihab al-Ghussein, e quajti mbylljen e kufirit si “dënim kolektiv”.

 

Kim Jong Un, ka kërkuar nga ushtria e vendit që të jetë në gjendje gatishmërie

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka kërkuar nga ushtria e vendit që të jetë në gjendje gatishmërie, duke thënë se lufta mund të shpërthejë “pa ndonjë njoftim paraprak”. Komentet e tij janë raportuar nga mediat shtetërore në Phenjan. Në lidhje me stabilitetin e regjimit të Koresë së Veriut ka pasur shqetësim  prejse Kim ka urdhëruar ekzekutimin e burrit të hallës së tij dhe ish-mentorit politik, Jang Song-Thaek, muajin e kaluar.

Të martën, një qendër kërkimore në Shtetet e Bashkuara ka thënë se imazhet satelitore tregojnë shenja të punës së freskët në reaktorin bërthamor Youngyon. Ky i fundit është mbyllur në vitin 2007, si pjesë e një marrëveshjeje ndërkombëtare, e cila synonte kufizimin e aftësisë së Koresë Veriore për të prodhuar armë bërthamore. Koreja e Veriut ka kryer tre teste të suksesshme bërthamore – të fundit në muajin shkurt.

 

Festat bashkojnë njerëzit

Se festat bashkojnë njerëzit dëshmija më e mirë u tregua në natën e mbrëmshme kur në meshën shenjte morën pjesë numër i madh i banorëve të Malësisë. Në meshën e mbrëmshme përveç qytetarëve të Malësisë morën pjes edhe mabasdori i Austriës në Mal të Zi dhe atasheu i ambasadës shqiptare në këtë vend. Në mënyrë solemne është festuar mbrëmë por edhe sot në të gjitha shtëpitë në Malësi të cilat festojnë këtë fest. Edhe  për kundër situatës jo të lakumeshme ekonomike megjithatë festa si çdo herë ndikoi  që banorët të ndihen krenarë dhe  të përjetojnë në maksimum  këtë festë kaq mallështore . Të përkujtojmë se shtëpitë e shumta si vite të tëra me radhë ishin të  zbukuruara deri në maksimum derisa qytetarët parakalonin për të uruar këtë festë kaq të madhe. Pra në fytyrat e tyre qartë vërehet se është festë edhe përkundër situatës jo aq të mirë ekonomike. Pra lirisht mund të themi se kjo festë i kthen vullnetin, dëshirën e para së gjithash shpresën mbarë njerëzimit, e sidomos vendeve të cilat ekonomikisht vuajnë e kjo mund të thuhet edhe për vendin tonë se prapëseprapë,më në fund do të vijnë ditët më të mira dhe më të bukura për  neve dhe  gjithë ata të cilët edhe shpresojnë për një jetë më të lumtur.

M.Dedvukaj

 

Nesër mot i vranët dhe me reshje

Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot kryesisht i vranët. Frynë erë e dobët jugore.

Temperaturat: Tivat 15, Budvë 14, H. Novi 13, Ulqin 12, Podgoricë, Rozhaj e B. Pole 10, Cetinë e Mojkovac 9, Zhablak, Plavë e Beranë 8, Kollashin e Plevle 7, Nikshiq 5 dhe në Shavnik 1 g.

Për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët në viset qendrore dhe jugore me reshje të shiut, kurse të veri me borë dhe skllotë. Të reshura më intensive priten në orët e pas ditës. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë, në Bregdet shumë e fortë jugore dhe jug lindore. Temperatura e mëngjesi prej -3 deri në 10, kurse më e larta e ditës prej 8 deri në 14 g. C. 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се