Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

24. 12. 2013. 17:17 >> 17:19

LAJMET 24.12.2013

24.12.2013

Janë proceduar 25 policë për shkak të korrupsionit

Në Mal të Zi prej vitit 2010 janë proceduar 25 nëpunës policor të rangut më të ulët për shkak të veprave penale me element të korrupsionit , kurse raste të korrupsionit në nivel të lartë në polici nuk ka pasur , është kumtuar në konferencën e Qendrës për demokraci dhe të drejtat e njeriut. Kjo OJQ në bashkëpunim me organizatën për bashkëpunimin dhe sigurinë në Evropë ka prezantuar sondazhin  mekanizmat antikorruptiv dhe përgjegjësia e nëpunësve policor në Mal të Zi. Inspektori i lartë në repartin për luftën kundër kriminalitetit të organizuar dhe korrupsionit në ministrin e punëve të brendshme Goran Damjanoviq ,ka theksuar se në vitin 2010 janë paraqitur 7 fletë padi penale kundër 11 nëpunësve policor dhe për shkak të dyshimit se kanë bërë 13 vepra penale korruptive. Në vitin 2011 janë paraqitur 5 padi penale, kundër 7 nëpunësve policor. Sipas fjalëve të tij në vitin e kaluar janë dorëzuar 2 kallëzime penale kundër 4 policëve për shkak të dyshimit se kanë bërë vepër penale të korrupsionit. 

 

Vujanoviq ka biseduar me kandidatët

Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq, ka biseduar me kandidatët të cilët janë paraqitur në ftesën e tij për zgjedhjen e gjykatësve të gjyqit kushtetues. Vujanoviq propozon dy gjykatës , kurse 5 të tjerët i propozon Këshilli kushtetues. Gjykatësit e gjyqit kushtetutes i zgjedh dhe i shkarkon Kuvendi i Malit të Zi. Të theksojmë se në ftesën e presidentit Vujanoviq, janë paraqitur 5 kandidatë.

Për këtë funksion kanë konkurruar avokatja Spomenka Gjukanoviq, gjykatësja e Gjyqit kushtetutes Desanka Llopiçiq , sekretarja e Kuvendit të kryeqytetit Sllavka Marash , zevëndës avokati i popullit Budimir Shqepanoviq dhe sekretari i përgjithshëm i qeverisë Zharko Shturanoviq. Mandati i gjykatësve është 12 vjet, kurse gjykatësit e gjyqit kushtetutes nga radhët e veta e zgjedhin kryetarin e gjyqit me mandat tre vjeçar. 

 

Gjukanoviq e fton opozitën në Titanik

PSP duhet qartë të përcaktohet ndaj ftesës së kryeministrit Millo Gjukanoviq drejtuar partive serbe që të hyjnë në qeveri sepse vazhdimi i malverzimeve me PDS do të shkaktojnë konfuzion shtesë në opozitë , ka vlerësuar funksionari i Frontit demokratik Nebojsha Medojeviq.  Ai konsideron se me hyrjen në qeveri , Partia e Srgjan Miliq do ti siguronte kryeministrit Gjukanoviq alibi për ballafaqim me problemet të cilat siç tha ai e presin Malin e Zi në vitin e ardhshëm , në mesin e të cilave janë kriza ekonomike , largimet nga puna në administratën e shtetit dhe arrestimi i disa funksionarëve për shkak të kërkesave nga UE. Deputeti i Partisë social demokratike Xhavid Shaboviq ka theksuar se Gjukanoviq përpiqet që ta frikësojë partnerin më të vogël në koalicion duke theksuar se për zgjerimin e aleancës në Kualicon nuk  është bërë fjalë mes partive në pushtet. Në rast se Gjukanoviq i fillon bisedimet me PSP , Shaboviq konsideron se Partia e tij nuk do të jetë pjesë e koalicionit të tillë. 

 

Maroviq nuk ka dëshiruar të dëshmojë lidhur me Zavalla

Nënkryetari i PDS Svetozar Maroviq në procesin gjyqësor për problemin Zavalla e ka shfrytëzuar të drejtën ligjore dhe nuk ka dëshmuar sepse i akuzuari Dragan Maroviq është vëlla i tij. Maroviq, në procedurën e mëparshme hetimore në prokurori dhe në procesin e mëparshëm gjyqësor ka dëshmuar detaisht. Pas procesit gjyqësor Maroviq u ka deklaruar gazetarëve se në fund të procesit do të vrtetetohet që të akuzuarit nuk e kanë dëmtuar Komunën e Budvës , ashtu siç pohon prokuroria. 

 

Besimtaret e krishterë sonte festojnë natën e Kërshëndellave

 

Sonte besimtarët e krishterë festojnë njërën ndër festat më të mëdha Lindjen e Jezu Krishtit. Kjo feste ne mbar bote festohet ne mënyrë madhështore,kështu qe edhe ne trevën e Malësisë i kushtohet vëmendje e vecant,duke filluar nga ritet fetare qe i paraprin kësaj feste ,përgatitjeve te shumta madhështore te familjeve malësorë  te cilat si cdo here për këtë feste ndajnë dicka te veçante si ne stolisjen e shtëpive e po ashtu edhe përgatitjen e ushqimeve te lloj llojshme. Një kujdes te veçante besimtaret e konfesionit katolik i kushtohet edhe meshës shenjte e cila celebrohet ne mesnate,pikërisht ne shenje te lindjes se Jezu Krishtit.

 

Urimi i presidentit Vujanoviq

Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq, të gjithë besimtarëve të konfesionit katolik , klerit, arqipeshkvit të Tirvarit Zef Gashit dhe ipeshkvit të Kotorrit Ilija Janiq ua ka uruar festën e Krishtlindjes. Ti gëzohemi të gjithë së bashku kësaj feste me synim që në harmoni , respektimin reciprok dhe dashurinë për më të afërmit ti mbushim zemrat dhe shtëpitë e të gjithë njerëzve tonë, thekson Vujanoviq në telegramin e vetë. Me bashkëjetesën e sinqertë dhe mirëkuptimin reciprok , thekson ai më së miri do tu prëgjigjeme sfidave të armës. 

 

MAPL: Të shtyhen seancat inauguruese në komunat e veriut

Në vazhdën e aktiviteteve të monitorimit të konstituimit të Asambleve të reja komunale të dala nga zgjedhjet e fundit lokale, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka konstatuar se komunat: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan, Leposaviq ende nuk kanë arritur që ti plotësojnë kërkesat ligjore për organizim dhe mbajtjen e seancave inauguruese në mënyrë që të respektohet Marrëveshja e Brukselit dhe legjislacioni I Kosovës.  Në bashkëpunim me Bashkimin Evropian, MAPL ka kërkuar nga komunat: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan, Leposaviq , shtyrjen e seancave inauguruese të planifikuara për datën 24 dhjetor 2013 në mënyrë që kjo kohë të shërbej për të përmirësuar përgatitjet për mbajtjen e seancave inauguruese në përputhje me Ligjet e Kosovës.

 

Thaçi: Nominimi për Nobel u takon qytetarëve

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se nominimi i tij për Çmimin Nobel për Paqe u takon qytetarëve të Kosovës.

 “Dua t’ju flas nga zemra: pavarësisht çka ndodh tutje, Nobelin për Paqe, heroizëm, qëndresë e pjekuri, më shumë se kushdo tjetër, e meritoni Ju, qytetarë të Kosovës”.

“Çdo vendim politik që kam marrë në jetë, sado i vështirë e jopopullor të ketë qenë ai në momente të caktuara, e kam marrë duke pasur parasysh interesat e Kosovës dhe të kombit tim”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.Të hënën, kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiq, dhe Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e BE-së, Catherine Ashton, janë nominuar formalisht nga një grup ligjvenësish amerikanë për Çmimin Nobel të Paqes për vitin 2014.

 

Arrestohen dy të dyshuar për krime në Srebrenicë

Autoritetet në Bosnjë kanë arrestuar dy të dyshuar për krime lufte, të kryera në rajonin e Srebrenicës, gjatë vitit 1992.

Të arrestuarit V.D. (1967) dhe M.M. (1970) dyshohet se kanë kryer veprën penale të krimeve kundër njerëzimit.

Ata do t’i dorëzohen prokurorit, i cili edhe do të caktojë masën e paraburgimit, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Bosnjës.

 

Shkup: Rrahje masive mes dy grupe nxënësish

Një rrahje masive mes dy grupe nxënësish ka ndodhur paraditen e sotme në oborrin e shkollës së mesme “Boro Petrushevski”, njohur si “Asuc”, në Shkup.

Policia njofton se sherri mes nxënësve kishte degjeneruar në një dhunë masive, duke përfshirë 12 të mitur.

Policia e Shkupit ka identifikuar tashmë të gjithë nxënësit, mosha e të cilëve është mes 14 dhe 17 vjeç, dhe kundër tyre do të ngrejë procedurat për prishjen e rendit dhe qetësisë. Nuk jepen hollësi për përkatësinë etnike të nxënësve dhe nëse incidenti ka karakter të tillë.

 

Rusia ankohet në OBT për tregtinë me BE-në

Rusia ka akuzuar Bashkimin Evropian për shkeljen e masave globale të tregtisë së lirë, në ankesën e saj të parë pranë Organizatës Botërore të Tregtisë, bënë të ditur ministria ruse e ekonomisë. Procedura ka të bëjë me “shkeljen e dispozitave anti-dumping të marrëveshjes së Organizatës Botërore të Tregtisë nga ana e BE-së”, tha një zëdhënëse në Kremlin. Kjo është ankesa e parë që Rusia ka ngritur që kur i është bashkuar këtij trupi global në gusht të vitit 2012.Ankesa ruse pretendon se prodhuesit dhe përpunuesit e rus të çelikut janë në disavantazh në Bashkimin Evropian për shkak të tarifave ekzistuese “të shtesave për energji”, të cilat iu imponohen produkteve të prodhuara në Rusi që nga viti 2002.

 

Pjesë të Kanadasë dhe SHBA-së në terr

Qindra mijëra familje në Kanada dhe veri të Shteteve të Bashkuara mund të presin Krishtlindjet pa energji elektrike, si pasojë e stuhisë së akulltë që ka goditur këto rajone. Rreth 400,000 njerëz në Kanada dhe 390,000 në SHBA janë ende pa energji, ndërsa Miçigeni është i goditur më së keqi.

Toronto ka paralajmëruar se energjia elektrike mund të mos riparohet deri të enjten dhe ka hapur disa qendra të ngrohjes për banorët që kanë pësuar. Meteorologët kanë parashikuar temperatura deri në -15 gradë celsius gjatë ditëve të ardhshme në jug të Kanadasë.

 

Nigeria: 70 vdesin gjatë betejës me rebelët

Ushtria e Nigerisë tha të martën se ka vrarë 50 kryengritës islamist të cilët po mundoheshin të kalonin kufirin për në Kamerun. Sipas forcave të armatosura, gjatë operacionit të zhvilluar të hënën mbrëma, është bërë luftë e ashpër me kryengritësit, ku kanë humbur jetën 15 ushtarë dhe 5 civilë. Forcat nigeriane kanë shtuar ofensivat ushtarake ditëve të fundit në rajonin e brishtë veri-lindor, pasi komplekset e veta në qytetin Bama u sulmuan të premten me mortaja dhe artileri të rëndë nga luftëtarët e Boko Haram. Ushtria nigeriane zakonisht nuk lajmëron për humbjet në aradhet e veta apo të civilëve, kur lufton me kryengritësit. Mediat e kanë të vështirë të konfirmojnë çka do që ndodh në këto rajone të largëta ku po zhvillohen luftimet, për shkak se janë të padëshiruara nga të dyja palët. 

 

Stuhia lë pa rrymë 240 mijë shtëpi në France

Erërat e fuqishme dhe shiu që goditën bregun perëndimor të Francës ka shkaktuar dëme të mëdha, duke privuar 240,000 amvisëri pa energji elektrike, njoftoi të martën rrjeti francez i distribuimit të rrymës.

Britania dhe Normandia janë ndër rajonet më të prekur nga stuhia, ku erërat arrinin shpejtësinë prej 130 km/h të hënën mbrëma.
Një person ka vdekur nga moti i lig.
Intensiteti i stuhisë ka nisur të ulet, njoftojnë mediet lokale.
Kompania për distribuimin e energjisë elektrike në Francë ERDF tha se ka po bënë përpjekje që të riparoj dëmet në rrjet, para se të fillojë festa e Krishtlindjeve. 

 

Edhe nesër mot i ngjashëm

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht i kthjellët. Frynë erë e dobët nga drejtime të ndryshme.   Temperaturat: Budvë 17, H. Novi 14, Tivar 13, Podgoricë 12, Ulqin e Nikshiq 11, Cetinë 10, Zhablak 8, Plavë e Rozhaj 6, Kollashin 5 , shanvik 3, Beranëë 2, B. Pole 1 dhe në Plevle -1 g.   Për nesër pritet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të dobët të shiut në viset qendrore dhe jugore, kurse në veri me vranësira të pakta , intervale me diell dhe kryesisht i thatë. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë jugore dhe jug lindore. Temperatura e mëngjesit prej -7 deri në 9, kurse më e larta e ditës prej 5 deri në 15 g. C.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се