Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

25. 02. 2013. 16:31 >> 20:54

LAJMET 25.02.2013

LAJMET

Qumështi DUKAT është i rregullt

Qumështi dukat nuk është i dëmshëm për shëndetin dhe kjo kompani do të vazhdoj në kontiunitet ta furnizojë tregun malazezë me prodhimet e veta. Kjo kompani ka kumtuar se disponojnë vërtetimin e Qendrës për hulumtime ekotoksike nga Podgorica për përdorimin e lirë të qumështit të cilat u dërgohen konsumatorëve malazezë. Ata kanë sqaruar se çdo importim i prodhimeve të firmës DUKAT në territorin e Malit të Zi përcillet me dokumentacionin e domosdoshëm duke shtuar se prodhimet e tyre të gatshme kontrollohen vazhdimisht nga ana e institucioneve kompetente sipas ligjit për sigurinë e ushqimit.

 

Do të mbështet iniciativa e PSD-së

Përfaqësuesit e Frontit demokratikë dhe të Partisë socialiste popullore do të përkrahin iniciativën e Partisë social demokratike që ministria për punë të brendshme të formojë të ashtuquajturit Kartona të pasurisë të nëpunësve për luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar. Funksionari i Frontit Nebojsha Medojeviq ka theksuar se ka kërkuar që të futet kontrolli i brendshëm në ministrinë për punë të brendshme për shkak të , siç ka theksuar dyshimit për veprimtari korruptive .

 

Seancë dëgjimore për Konjeviq dhe Ivanoviq

Këshilli kuvendor për mbrojtje dhe siguri njëzëri ka vendosur që të bëjë seancë dëgjimore të ministrit për punë të brendshme Rajko Konjeviq dhe të prokurores speciale për kriminalitet të organizuar Gjrugjina Ivanoviq me rastin e shpërdorimeve të mundshme të masave për mbikëqyrjen sekrete. Këshilli , me propozimin e deputetëve të Frontit demokratikë, do të vizitojë të enjten repartin për vërtetime të veçanta të drejtorisë së policisë, kurse dëgjimi i Konjeviq dhe Ivanoviq do të bëhet pas 11 marsit. Anëtari i Këshillit nga Fronti Demokratik Prdrag Bullatoviq ka theksuar se opinioni është i shokuar  me lajmet se janë përgjuar gazetari dhe redaktori i gazetës DAN.  Me iniciativën e Frontit Këshilli do të kërkojë informatën nga kontrolli i brendshëm i policisë nëse, sipas shkrimeve të mediave është e saktë se 4 inspektor policorë e kanë detyruar dëshmitarin Boban Zajiq të nënshkruaj deklaratën e përgatitur më parë në të cilën thuhet se I. M, biri i funksionarit të kësaj aleance, i Andria Mandiq ka therë me thikë D.R.

 

Të dhënat sekrete të jenë të lira për Këshillin antikorrupsion

Anëtarët e Këshillit për siguri i kanë propozuar sot parlamentit që të miratojë propozimin që anëtarëve të Këshillit për anti korrupsion , pa leje paraprake tu mundësohet qasja në të dhënat sekrete . Ndryshimet e ligjit për të dhënat sekrete i ka iniciuar Klubi i deputetëve të PSP . Është vlerësuar se anëtarët e Këshillit për anti korrupsion nuk mund ti kryejnë me sukses detyrimet nëse nuk u lejohet qasja në dokumentet sekrete.

 

Llukshiq në mbledhjen e Këshillit për të drejtat e njeriut

Nënkryetari i qeverisë e ministër për punë të jashtme dhe integrimet evropiane Igor Llukshiq merr pjesë sot në Gjenevë në seancën e 22-të të Këshillit për të drejtat e njeriut të Kombeve të Bashkuara. Theksohet se ky do të jetë rast për afirmimin e politikës nacionale në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe vullnetin e Malit të Zi për realizimin e obligimeve të marra. Në mbledhje do të prezantohet raporti vjetor për punën e zyrës të Komesarjatit të lartë për të drejtat e njeriut. Të përkujtojmë se Mali i Zi është anëtarë i Këshillit për të drejtat e njeriut prej një janarit  dhe mandati i tij do të zgjas deri me 31 dhjetor të vitit 2015. Llukshiq , përveç pjesëmarrjes në mbledhjen e Këshillit, do të ketë edhe takime bilaterale në margjinat e tubimit dhe është paraparë takimi i tij me drejtorin e përgjithshëm të Organizatës tregtarë botërore.

 

Propozimi i Qeverisë – opsion real shpëtimin e KAP-it

Propozimi që shteti të marr Kombinatin e aluminit në Podgoricë për momentin është varianti i vetëm real për shpëtimin e fabrikës të cilës i kërcënohet  mbyllja , ka vlerësuar ish ministri i ekonomisë Vojin Gjukanoviq. Qeveria ka kërkuar të premten nga Kuvendi pëlqimin parimor që ta pranojë ofertën e partnerit rusë në KAP që të transferojë në pushtetin ekzekutiv pjesën e vetë prej rreth 29 për qind të aksioneve në fabrikë që  nuk ishte e pranishme nga opozita dhe Partia social demokratike. Gjukanoviq, i cili ishte edhe anëtar i udhëheqjes së KAP-it konsideron se propozimi i Partisë social demokratike , për futjen e falimentimit në KAP nuk është i pranueshëm, sepse të gjitha borxhet do të ishin barrë e qeverisë .

 

Përfaqësuesit e Ministrisë së bujqësisë prezantuan MIDS projektin për prodhuesit bujqësorë në KU të Tuzit

Përfaqësuesit e ministrisë së bujqësisë së Malit të Zi në takimin e sotëm me prodhuesit bujqësorë në KU të Tuzit prezantuan kushtet nga projekti i zhvillimit institucional dhe avancimin e bujqësisë në Mal të Zi , të ashtuquajtur MIDAS  Programi , i cili realizohet nga ministria e bujqësisë dhe zhvillimit rural duke shfrytëzuar mjetet nga Banka botërore dhe Fontit global për mbrojtjen e ambientit  jetësor . Përfaqësuesit e kësaj ministrie në takimin e sotëm me prodhuesit bujqësorë i ftuan të gjithë të interesuarit që të aplikojnë për shfrytëzimin e mjeteve të parapara të këtij projekti në afatin e paraparë me konkursin publikë i cili është shpallur duke filluar nga një shkurti dhe do të mbyllet me 30 prill të këtij viti. Nga mjetet e parapara në këtë konkurs , njoftuan ata , 60 për qind prej tyre do të ndahen për prodhimtarinë bujqësore kurse 40 për qind për prodhimtarinë bimore. Njëri prej qëllimeve kryesore të këtij projekti është se Mali i Zi dëshiron që deri në mbylljen e këtij konkursi të ketë regjistrin unik të prodhuesve bujqësor. Në takimin e sotëm prodhuesit bujqësore nga territori i KU të Tuzit u shprehen  mjaft të interesuar për kushtet dhe mënyrën e aplikimit për shfrytëzimin e mjeteve të parapara me këtë konkurs.

 

Thaçi: Do të krijohet Asociacioni i komunave serbe në veri

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi bëri të ditur se do të krijohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe por ai do të jetë në përputhshmëri të plotë me Pakon Ahtisarit, ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës. Në një intervistë për RTK dhënë në Seul, kryeministri tha se do të shpërbëhen të gjitha strukturat e sigurisë së Serbisë që janë instaluar dhunshëm në veriun e Kosovës, do të funksionalizohet sistemi i drejtësisë si dhe do të ketë zgjedhje të lira.

 

Haradinaj: Krijimi i asociacionit të komunave veriore nuk është kundër Kushtetutës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se arritja eventuale e ndonjë marrëveshje ndërmjet kryeministrave Thaçi e Daçiq, për krijimin e një asociacioni të komunave veriore, nuk do të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Në Kushtetutë sipas tij, është paraparë organizimi i komunave dhe mund të ndodhë një organizim i pjesshëm, por pa pushtet ekzekutiv.

 

Situata e sigurisë në Kosovë është e mirë

Komandanti gjerman i KFOR-it, Volker Halbauer, thotë se situata e sigurisë në Kosovë është e mirë, me përjashtim të disa incidenteve në very. Në emisionin “ Sllobodno srpski” i cili emitohet në RTK, Halbauer tha se për të pasur zhvillime pozitive duhet një polici efikase e Kosovës me mbështetje të qytetarëve.
Ai kërkoi nga liderët lokal në veri që të jenë më të ndërgjegjshëm për fjalët që i thonë, “sepse shpesh mund të rezultojnë me probleme të sigurisë”.

 

Daçiq takoi ambasadorët e Quint-it

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka takuar sot ambasadorët e vendeve të Quint-it, të cilët i ka njoftuar për rrjedhën e deritanishme të dialogut Prishtinë-Beograd.“Qëllimi i dialogut është siguria dhe mbijetesa e serbëve në Kosovë, si dhe stabiliteti i përhershëm në rajon”, ka thënë Daçiq në takimin me ambasadorët e Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë, Britanisë, Francës dhe Italisë.Siç transmetojnë mediat në Beograd, në takim është thënë se Serbia është në rrugë të mirë për marrjen e datës së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kosova dhe Serbia kanë zhvilluar deri më tash pesë raunde bisedimesh në nivel kryeministrash. Bisedimet ndërmjetësohen nga BE-ja dhe kanë për qëllim normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.
BE-ja ka porositur të dyja palët se rezultatet nga ky proces janë esenciale për përparimin e tyre në rrugën e integrimit evropian.

 

OSBE/ODIHR ni monitorimin e zgjedhjeve lokale në Maqedoni 

Zyra për institucione demokratike dhe të drejta të njeriut (ODIHR) e OSBE-së, sot edhe formalisht e fillon misionin vëzhgues të zgjedhjeve lokale në Maqedoni, që duhet të mbahen më 24 mars.
Shefi i vëzhguesve të OSBE/ODIHR, Gert Arens në konferencë për shtyp do të prezantojë rolin dhe aktivitetet e misionit.
Arens sipas paralajmërimeve do të kryesojë 300 vëzhgues afatshkurtër dhe 20 afatgjatë.
Ai ka përvojë në Maqedoni - ishte i dërguar special i kryesimit të OSBE-së në vitin 1999. Në karrierën e tij ka marrë pjesë në monitorimin e zgjedhjeve në Hungari, Bjellorusi, Azerbajxhan, Gjeorgji, Serbi, Armeni, Islandë dhe Norvegji.
Misioni vëzhgues për zgjedhjet lokale në Maqedoni do të funksionojë pavarësisht Misionit të OSBE-së në Shkup.

 

Itali: Exit-polls, kryeson blloku i qendrës së majtë

Rezultatet e hershme të votimit, të njohura si exit-polls, tregojnë se në zgjedhjet e përgjithshme në Itali, kryeson blloku i qendrës së majtë, me në krye Pier Luigi Bersani. Rezultatet thonë se aleanca e Bersani ka marrë rreth 34% të votave për dhomën e ulët të parlamentit dhe kryeson para partisë së qendrës së djathtë të Berlusconit, e cila sipas Sky Italia deri tani ka marrë 29% të votave.
Lëvizja protestuese e Beppe Grillos mendohet të ketë fituar rreth 20% të votave të përgjithshme.
Votimet dy-ditore në Itali janë shumë të rëndësishme për përpjekjet e zgjidhjes së telasheve ekonomike që kanë përfshirë këtë vend ashtu si edhe vendet e tjera të eurozonës.

 

Mbahet sot në Bruksel samiti BE-Ukrainë 

Një samit, që do t’i sjellë së bashku udhëheqësit nga Bashkimi Evropian dhe Ukraina është planifikuar të mbahet të hënën në Bruksel. Në krye të agjendës është një marrëveshje asocimi ndërmjet BE-së dhe Ukrainës. Marrëveshja do t’i hapë rrugë tregtisë ndërmjet BE-së dhe Ukrainës, që do të jetë e para e këtij lloji. BE-ja ka marrë përsipër finalizimin e marrëveshjes derisa Ukraina t’i zbatojë reformat e caktuara, duke përfshirë ndryshimet për të siguruar zgjedhje të lira dhe dhënies fund të "drejtësisë selektive".BE-ja i është bashkuar protestës ndërkombëtare mbi burgosjen e ish-kryeministres ukrainase, Julia Timoshenk. Burgimi i saj si pasojë e shkeljes së detyrës zyrtare është parë nga shumë si hakmarrje politike nga Presidenti Viktor Janukoviç. Javën e kaluar, ministrat e jashtëm të BE-së shprehën gatishmërinë e tyre për të nënshkruar marrëveshjen e asocimit në një samit të Partneritetit Lindor në Vilnius në nëntor, me kusht që Ukraina të kryejë reformat e nevojshme.

 

Damasku i gatshëm për bisedime me opozitën

Ministri i Jashtëm i Sirisë, Walid al-Muallem, ka thënë se Damasku është i gatshëm për dialog me opozitën, përfshirë rebelët e armatosur, që kërkojnë rrëzimin e regjimit.
Duke folur sot në Moskë, para takimit me homologun rus, Sergei Lavrov, Muallem ka thënë se militantët nga 28 vende, përfshirë Kaukazin Verior të Rusisë, janë duke luftuar përkrah opozitës siriane.
Në konferencën me gazetarë me Muallemin, Lavrov ka përsëritur mbështetjen e Moskës për zgjidhje politike të konfliktit dhe ka paralajmëruar se gjakderdhja e mëtejshme mund ta çojë Sirinë në kolaps.
Rusia po ashtu ka thirrur në vizitë kreun e koalicionit kryesor të opozitës, Moaz al-Khatib.
Konflikti në këtë vend ka nisur qysh në mars të vitit 2011. Regjimi ka shtypur dhunshëm protestuesit që kërkojnë reforma demokratike. Sipas shifrave të OKB-së, rreth 70,000 njerëz kanë humbur jetën në gati dy vjet trazira.

 

Zgjidhet presidentja e parë femër në Korenë e Jugut 

Park Geun-hye është betuar sot si presidente e parë femër e Koresë së Jugut. Park kreu betimin e saj zyrtar para dhjetëra mijëra njerëzve në frontin e Asamblesë Kombëtare në Seul. Pas përurimit, 61-vjeçarja Park, i kërkoi Koresë së Veriut t’i braktisë ambiciet e saj bërthamore dhe të ndalojë së shpenzuari resurset e saja të pakta në zhvillimin e armëve. Park është vajza më e madhe e Park Chung Hee, i cili sundoi Korenë e Jugut në vitet 1964-1979. Park ka premtuar “demokracinë ekonomike" dhe rritjen e “lumturisë kombëtare" në një vend ku dallimet në mes të ardhurave të të varfërve dhe të pasurve janë rritur në vitet e fundit.

 

Izraeli kryen provë anti-raketore

Ministria e Mbrojtjes së Izraelit ka thënë se ka testuar me sukses sistemin e ri anti-raketor Arrow.
Sistemi ka për qëllim të mbrojë Izraelin nga sulmet eventuale të Iranit me raketa balistike.
Ministria izraelite ka thënë se prova e së hënës është “arritje e madhe” në sistemin e ri Arrow.
Ky i fundit është i projektuar për të kapur raketat hyrëse në lartësi shumë më të mëdha se versionet e mëparshme.
Raketat Shahab të Iranit mund të bartin koka bërthamore dhe kanë një gamë veprimi prej 2,000 kilometrash, duke vënë edhe Izraelin brenda rrezes.
Izraeli e konsideron programin e raketave balistike të Iranit si kërcënim për ekzistencën e tij.

 

Mesha e fundit e Papës 

Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën dje në Vatikan për të dëgjuar lutjet e fundit të Benediktit të16-të si Papë, të cilat ai i ofroi nga dritarja e apartamentit të tij mbi Sheshin e Shën Pjetër. Papa u tha të pranishmëve se ai nuk do ta braktisë kishën, madje do të vazhdojë të shërbejë nëpërmjet lutjeve pasi të largohet nga detyra e Papës në fund të muajit. Ati i shenjtë, udhëheqës i më shumë se një miliardë të krishterëve në gjithë botën, do të dalë të mërkurën për herë të fundit në publik në Sheshin e Shën Pjetrit. Kardinalët po mbërrijnë në Romë për të zgjedhur pasardhësin e Benediktit të 16-të, ndërsa Vatikani përballet me njoftime të papërshtatshme të medies. Vatikani ka kritikuar median se po bën atë që e quan trysni kundër kardinalëve përmes shpifjeve përpara zgjedhjes së papës së ri. Zyra e sekretarit të shtetit të Vatikanit tha dje se “përhapja e lajmeve shpesh të paverifikueshme ose krejtësisht të rreme” është “për të ardhur keq” dhe u shkakton dëme serioze njerëzve dhe institucioneve.

 

Edhe nesër mot i ngjashëm me te sotmin

Sot mban mot i vranët dhe në pjesën më të madhe të Malit të Zi me reshje të dobëta të shiut. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet lindore. Temperaturat: Ulqin e Tivat 11, Podgoricë, Tivar e Budvë 10, H. Novi e B. Pole 9, Plevle, Mojkocav e Beranë 8, Kollashin , Shavnik e Rozhaj 7, Nikshiq e Cetinë 5 dhe në Zhablak 3 g. Edhe për nesër parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe kryesisht me reshje të dobëta të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej 0 deri në 9, kurse më e larta e ditës prej 2 deri në 15 g. C.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се