Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

18. 01. 2022. 00:00 >> 19:19

Ditari 18.01.2022

Ditarin e pergatiti Gj. Dukaj

Gjashtë  pacientë të vdekur dhe 1. 814 raste të reja pozitive në Mal të Zi

Në Mal të Zi, në 24 orët e fundit, nga pasojat e koronavirusit, kanë vdekur gjashtë  pacientë kurse 1.814 të tjerë kanë rezultuar pozitivë nga pasojat e  këtij infeksioni, është kumtuar nga Instituti për shëndetin publik.     

Ndërkohë, siç është kumtuar, laboratorët e këtij instituti, gjatë ditës së djeshme, kanë analizuar 4. 458 mostra të dyshuar për koronavirus dhe janë diagnostikuar 1. 814 raste të reja pozitive, ose 39, 77% nga rastet e testuara.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga pasojat e Covid 19,  në Mal të Zi, ka arritur në 2. 485, kurse deri më tani, janë regjistruar 206. 676 raste pozitive nga korona virusi prej fillimit të pandemisë në Mal të Zi. Ndërkaq, aktualisht në Mal të Zi, janë të regjistruara 12.229 raste pozitive nga Covid 19.

Do të formojmë grupe të fokusit për të promovuar vaksinimin

Të punësuarit në Ministrinë e punëve të brendshme, Drejtorinë e Policisë, Ministrinë e mbrojtjes, në ministrinë e Arsimit, kulturës, shkencës dhe sportit dhe Universitetin e Malit të Zi do të jenë fokus grupet e para që do të promovojnë vaksinimin kundër koronavirusit, njoftoi Ministria e shëndetësisë. Theksohet se projekti  me titull “Ngritja e kapaciteteve për reagim ndaj COVID-19”, financohet nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe zbatohet nga Ministria e shëndetësisë me Zyrën e Organizatës botërore të shëndetësisë në Mal të Zi. Siç thuhet, në projekt do të marrin pjesë edhe Parlamenti i Malit të Zi, liderët fetarë, sektori joqeveritar dhe Oda Ekonomike Amerikane.

 Z.Krivokapiq; propozimi i Qeverisë pakicë, është tradhti “      
 

Kryeministri,  Zdravko Krivokapiq, ka deklaruar se Qeveria pakicë e propozuar nga një pjesë e subjekteve parlamentare është tradhti. Ai ka theksuar se maskat duhet rënë deri në fund dhe ka shtuar se kjo do të ndodh deri me 1 mars dhe Mali i Zi do të shoh se kush është kush dhe çfarë është . Zgjidhja është, siç tha ai, të zgjerohet puna e Qeverisë dhe të zmadhohet numri i ministrave.
Ai, është angazhuar për zgjedhje të jashtëzakonshme në muajin maj, së bashku me zgjedhjet në Podgoricë, si zgjidhjen më të ndershme. Mali i Zi, ndodhet në situata të rëndë vetëm për shkak të liderëve politikë të cilët nuk duan të mbajnë përgjegjësi e nuk lejojnë që individ ekspertë të marrin përgjegjësinë, ka pohuar Krivokapiq. Ai po ashtu theksoi se e kanë ftuar anëtarë të shumtë të PSP duke pohuar se së paku dy deputetë të kësaj partie janë kundër , siç ka thënë , kësaj tradhtie. Krivokapiq po ashtu ka pohuar se as që mendon për formimin e partisë dhe se kjo Qeveri në qendër të interesimit të vetë ka vendosur qytetarët.

URA, sqaron qëllimet e nismës për Qeverinë pakicë

Në faqen e Facebok të Lëvizjes qytetare URA sot është kumtuar  se kërkojnë formimin e Qeverisë së pakicës në përbërjen e të cilës nuk do të këtë kuadro të PDS dhe FD dhe, e cila, siç kanë theksuar me vendosmëri do të ringjall integrimin në BE, do të zhbllokojë institucionet, sidomos në legjislaturë dhe se do të vazhdojë luftën e vendosur kundër kriminalitetit dhe korrupsionit. Qeveria e pakicës, siç theksohet, ka siguruar rimëkëmbjen ekonomike dhe realizimin e reformave si dhe vazhdimin e rritjes së pagave të qytetarëve. Po ashtu, siç theksojnë, ka mundësuar derdhjen e investimeve të reja nga jashtë dhe nga fondet e BE të cilat, aktualisht, janë të bllokuara për shkak të situatës jo stabile politike.  Detyrë e Qeverisë së pakicës, do të ishte zgjidhja dhe mbyllja definitive e çështjeve të cilat kanë shkaktuar polarizimin e shoqërisë gjatë viteve të kaluara por edhe gjatë shumë viteve më parë.

“Të nënshkruhet marrëveshja bazë me Kishën ortodokse serbe, në pajtim me Kushtetutën dhe interesat nacionale të Malit të Zi dhe, në këtë mënyrë, të zhbllokohet zhvillimi shoqëror politikë nga çështjet fetare”, kanë sqaruar nga URA. Po ashtu theksohet se qëllimi do të jetë mundësimi i stabilizimit të marrëdhënieve me fqinjët dhe ruajtja e karakterit të shoqërisë qytetare, laike dhe multietnike.

 

“Programi Evropa tani, nuk do të përkulet para askujt”

Programi “Evropa tani”, nuk do të përkulet para askujt, ka theksuar ministri i financave dhe përkujdesjes sociale, Millojko Spajiq, kurse sekretari shtetëror në këtë dikaster, Janko Odoviq, ka kumtuar se këtë program asgjë nuk mund ta ndalojë duke shtuar se lufta për një mirëqenie më të lartë të qytetarëve është më e fortë se çdo politikë. “Evropa tani nuk do të përkulet para askujt. Këtu jemi për ju dhe së bashku me ju do të kemi  standard më të mirë jetësor në tërë Malin e Zi”, ka shkruar Spajiq, në Tuiter, dhe u ka bërë ftesë qytetarëve që ti denoncojnë të gjitha parregullsitë. Ai, ka pohuar se askush nuk do ti shmanget përgjegjësisë.  Të njëjtën ftesë qytetarëve ua ka bërë edhe Odoviq. “Nëse keni mëdyshje atëherë na kontaktoni dhe nëse vëreni pa rregullsi, drejtoria  për punët inspektive, funksionon me kapacitet të shtuar dhe nuk do të këtë të privilegjuar. Këtu jemi për shkakun tuaj – për shkakun e qytetarëve të Malit të Zi”, ka shkruar Odoviq në Tuiter.

V.Martinoviq; “Ofertë për bashkëpunim me PDS”

Qeveria pakicë, të cilën dje e ka propozuar koalicioni “E bardha mbi të zezën”, si model për daljen nga kriza politike, është ofertë për bashkëpunim me PDS, konsideron nënkryetari i demokratëve, Vlladimir Martinoviq. Ai, ka apeluar në të gjitha subjektet politike të cilat ofrojnë modalitete të kundërta vullnetit zgjedhor të qytetarëve që të mos e detyrojnë popullin në Mal të Zi që, sërish, të dalin në rrugë dhe në këtë mënyrë të mbrojnë atë që kanë zgjedhur në zgjedhjet e fundit. Ai, në programin e mëngjesit të TVMZ, ka kumtuar se “Demokratët nuk do të përkrahin propozimin e koalicionit E bardha mbi të zezën dhe nuk mundën e as që do të kenë bashkëpunim me atë PDS i cili ka udhëhequr 30 vite në dëm të qytetarëve të Malit të Zi. Martinoviq, ka theksuar se propozimi të cilin e ka kumtuar dje lideri i URA-s, Dritan Abazoviq, “nuk është diçka e re për Malin e Zi Demokratik”.

 

Mali i Zi, aktualisht mes dy zgjidhjeve

Mali i Zi aktualisht gjendet mes dy zgjidhjeve, e para që na çon drejt BE dhe rruga e dytë e cila në kthen në kohën e sanksioneve dhe regjimit të vizave, ka kumtuar nënkryetari i Lëvizjes qytetare URA, Goran Gjuroviq, duke reaguar në deklaratën e nënkryetarit të demokratëve, Vlladimir Martinoviq.

Ai, ka theksuar se demokratëve nuk u kanë penguar 21 milion euro të cilat i përmendin, kur nënkryetari i Qeverisë, Dritan Abazoviq, ka propozuar Aleksa Beçiq për kryetar të parlamentit ose , siç kanë theksuar, kur bëhen punësime të kuadrove të veta.

Ata, theksojnë se mesazhet nga zyrtarët e BE dhe të Bashkësisë ndërkombëtare, janë çdo ditë e më të qarta sepse, nga Mali i Zi, kërkohet seriozitet dhe shumica në parlament për miratimin e ligjeve reformuese. “URA, më 30 gusht ka bërë hap të guximshëm duke shkarkuar PDS-n, por puna nuk ka përfunduar këtu, sepse qytetarëve u kemi premtuar anëtarësimin në BE dhe këtë do ta realizojmë”, ka theksuar Gjuroviq.

Krivokapiq, dënoi përdhosjen e kishës në Podgoricë 

Kryeministri i Malit të Zi Zdravko Krivokapiq dënoi ashpër përdhosjen e kishës pranë Tempullit të Ngjalljes së Krishtit në Podgoricë, duke thënë se pret që organet kompetente ta zgjidhin rastin sa më parë. Një mesazh me përmbajtje të papërshtatshme është shkruar në kishën pranë Tempullit të Ngjalljes së Krishtit.

“Dënoj ashpër vandalizmin e përdhosjes të një ndërtese fetare, këtë herë Tempullit të Ngjalljes së Krishtit në Podgoricë”, tha Krivokapiq në Twitter. Ai tha se pret që organet shtetërore ta zbardhin rastin sa më shpejt dhe, siç tha ai, të gjitha mosbindjet dhe manipulimet e tjera me ndjenja fetare që na kthejnë në vitet e 90-ta.

 

A.Pisonero -Hernandez; “Të gjithë, sëbashku, në realizimin e reformave”

Bashkimi evropianë pret nga të gjitha institucionet dhe partitë që të veprojnë së bashku në realizimin e reformave, ka deklaruar për TVMZ zëdhënsja e Komisionit evropianë, Ana Pisonero Hernandez, duke komentuar propozimin e URA-s për formimin e Qeverisë së pakicës. Theksohet se progresi në reforma është në interes të qytetarëve të Malit të Zi. “Ne, jemi duke përcjell ngjarjet në Mal të Zi. BE, pret që të gjitha institucionet dhe partitë politike në Mal të Zi, të punojnë së bashku dhe në pajtim me kompetencat e veta kushtetuese me qëllim të realizimit të reformave që kanë të bëjnë me BE, në frymën e përgjegjësisë dhe në interes të qytetarëve të Malit të Zi”, ka kumtuar zëdhënësja  e Komisionit evropian, Ana Pisonero Hernandez.

Xh. Pepiq; “URA, mes dy zjarreve”

Aktivisti qytetarë, Xhevdet Pepiq, ka vlerësuar se propozimi i koalicionit e “Bardha mbi të zezën” për Qeverinë e pakicës, në një farë forme është hap i imponuar dhe se në tërë këtë situatë, kjo lëvizje, nuk ka pas rol të lehtë. Do të ishte shumë më reale dhe më e ndershme, ka theksuar ai, që të organizohen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, dhe ka shtuar,  se është dashtë të mendohet edhe për listat e hapura zgjedhore.

URA, e cila ka opcion qytetarë, ka thënë Pepiq, në programin e mëngjesit të TVMZ, është gjetur mes dy zjarreve.

“Nga njëra anë, kemi 30 vite të sundimit të një grupacioni i cili praktikisht e ka shkatërruar Malin e Zi dhe, nga ana tjetër, individ të cilët kanë orientim ideologjik i cili pothuaj se është rob i të kaluarës”, ka theksuar Pepiq. Gabimi më i madh i URA-s , siç ka thënë ai, është se nuk ka grumbulluar dhe krijuar një koncept më të fortë qytetarë. Duke folur për propozimin e koalicionit “E zeza mbi të bardhën”, për Qeverinë e pakicës, Pepiq  “konsideron se ky hap i saj në një farë mënyre ka qen hap i imponuar”.

Azerbajxhani, i pari do të urojë Malin e Zi, për anëtarësim në BE

Azerbajxhani do të jetë vendi i parë që do të përgëzojë Malin e Zi për anëtarësim në BE , ka theksuar kryeministri i këtij vendi Ali Asadov. Gjatë vizitës së kryetarit të Kuvendit të Malit të Zi në Azerbajxhan Aleksa Beçiq. Duke u shprehur i kënaqur me rastin e vizitës së parë në këtë vend, kryetari i Kuvendit ka shprehur besimin se marrëdhëniet e mira bilaterale mes dy vendeve, në të ardhmen , përmes iniciativave të shumta do të avancohen edhe më shumë. Beçiq po ashtu ka theksuar se në dinamikën e marrëdhënieve mes dy vendeve mund të kontribuojë me lehtësimet në regjimin e vizave e që do të fuqizonte bashkëpunimin në fushën e turizmit ndërmjet dy vendeve , “Nuk mund të ndikojnë në vendimet e BE por Azerbajxhani do të jetë vendi i parë i cili do të ju urojë anëtarësimin në BE, ka thënë Asadov . Ndërkaq ministri i punëve të jashtme të këtij vendi Xhejhun Bajramov ka pohuar se Malin e Zi e konsiderojnë shumë vend mik. Nryshe, kryetari Beçiq, qëndron për vizitë dyditëshe në Republikën e Azerbajxhanit me ftesën e kryetares së kuvendit Sahiba Gafarova.

 

Metsola, presidente e posazgjedhur PE

Roberta Metsola, një politikane kristiano-demokrate nga Malta, u zgjodh presidente e Parlamentit Evropian me një mandat prej dy vjet e gjysmë.

Ajo në këtë post vjen pasi javën e kaluar vdiq David Sassoli.

Metsola është gruaja e tretë që është zgjedhur në këtë post.

Ligjvënësja malteze, 43-vjeçare, u bë presidentja më e re e zgjedhur e PE-së.

Që prej vdekjes së Sassolit, Metsola ka qenë ushtruese e detyrës së presidentit të PE-së. Ajo tha se dëshiron që të vazhdojë stilin e punës së Sassolit.

“Davidi luftoi fort për të ulur njerëzit në një tavolinë. Është zotimi për të mbajtur së bashku forcat konstruktive në Evropë që unë do të punoj”, tha ajo.

Parlamentin Evropian viteve të fundit është bërë institucion edhe më i fuqishëm brenda bllokut evropian. PE-ja përfaqëson 450 milionë banorët e BE-së dhe e quan veten “zemër të demokracisë evropiane”.

 

Me zgjedhjen e Metsola, PE fitoi një udheheqese te vendosur

Me zgjedhjen e Roberta Metsola si presidente, Parlamenti Evropian (PE) fitoi lidership te vendosur dhe një person që me gatishmërinë për dialog dhe kompromis do ta bëjë kete institucion qender te demokracisë përfaqësuese kontinentale, tha kryetari i Kuvendit te MZ Aleksa Beçiq.

Jam i bindur se presidenca dhe udhëheqja e saj do ta bëjnë PE-në të forcojë më tej lidhjet e tij me Parlamentin e Malit të Zi, i cili do të jetë i një rëndësie të madhe për rrugën tonë evropiane," tha Beçiq.

Ai tha se a priori e gezon bashkëpunimi me Metsol dhe përmirësimi i bashkëpunimit mes Kuvendit të Malit të Zi dhe PE-së.

Erdogan, kërkon veprime kundër gylenistëve në Shqipëri

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan tha se popullin turk “e lëndon thellë” fakti që në Shqipëri Lëvizja Hizmet e klerikut, Fetullah Gulen gjen fushëveprim.

Turqia i referohet kësaj lëvizjeje me akronimin FETO dhe të njëjtën e ka shpallur organizatë terroriste. Për këtë çështje, Erdogan tha se ka diskutuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama gjatë vizitës së tij në këtë shtet më 17 janar. “Pritshmëria jonë më e sinqertë është që në periudhën që kemi përpara të merren hapa më konkrete, hapa vendimtare dhe të shpejta kundër strukturimit të FETO-s në Shqipëri”, tha Erdogan gjatë një konference të përbashkët me Ramën. Më pas, të njëjtën kërkesë ai e bëri gjatë një fjalimi në Kuvendin e Shqipërisë.

 

Kryeministri Bullgar pritet me pankarta fyese në Shkup 

Kryetari i partisë “E Majta” Dimitar Apasiev njofton se partia e tij ka organizuar një pritje gerile të kryeministrit bullgar Kiril Petkov, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Shkup.

“Mirë se erdhët administratorë të Car Borisit”, shkruan në pankartën e vendosur në hyrje të Shkupit. “Mirëpritja e përshtatshme guerile e kryeministrit të ri bullgar, nga njësitë speciale të Rinisë së Kuqe të së Majtës”, shkruan Apasiev në rrjetet sociale.

 

A.Baerbock; “Diplomacia, mënyra e vetme për zgjidhjen e tensioneve”

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, tha se diplomacia është “mënyra e vetme” për të zgjidhur tensionet midis Moskës dhe Perëndimit lidhur me Ukrainën.

Këto komente ajo i bëri gjatë një vizite në Kiev, prej ku paralajmëroi Rusinë se do të paguante “çmim të lartë” nëse sulmon Ukrainën. “Ne do të bëjmë gjithçka që të garantojmë sigurinë e Ukrainës. Ne do të bëjmë gjithçka që të garantojmë sigurinë e Evropës”, tha Baerbock gjatë konferencës së përbashkët për media me homologun e saj ukrainas, Dmytro Kuleba. “Çdo veprim i mëtejmë agresiv do të ketë çmim të lartë për Rusinë, në aspektin ekonomik, strategjik dhe politik”, tha ministrja gjermane, një ditë para se ajo të takohet në Moskë me homologun e saj, Sergei Lavrov.

 

Nesër, mot kryesisht me diell

Sot në Mal të Zi mban mot me diell. Frynë erë mesatare, vende – vende, deri e fortë nga drejtimet veriore.

Temperaturat në orën 13;  Tivar, Ulqin e H. Novi 13 gradë, Podgoricë 11, Cetinë 7, Nikshiq, B. Pole e Shavnik 5, Plevlë 4, Plluzhinë e Andrievicë 3, Kollashin e Rozhaj 1 dhe në Zhablak -2 gradë.

Meteorologët, edhe për nesër parashohin të mbajë mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

Temperatura e mëngjesit prej -15 deri në 4, kurse më e larta e ditës prej 2 deri në13 g. c.

 

 

Pergatiti, Gj. Dukaj

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се