Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

14. 01. 2022. 00:00 >> 17:51

Ditari 14.01.2022

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

Transportuesi dyshohet se është anëtar i një organizate kriminale ndërkombëtare

Prokuroria Speciale e Shtetit  ka iniciuar procedurë penale kundër transportuesit Gj.D. për shkak të dyshimit se është pjesëtar i një grupi kriminal ndërkombëtar, i cili dyshohet se është krijuar me qëllim të kontrabandës së kokainës nga Amerika e Jugut drejt Evropës dhe që vepronte edhe në Mal të Zi. Këtë e ka kumtuar prokurori special Mirosllav Turkoviq në konferencën e përbashkët për media të Prokurorisë speciale, Drejtorisë së Policisë dhe Drejtorisë së tatimpagimeve dhe doganave. Duke folur për kapjen e kokainës në magazinën e kompanisë Voli, ai tha se ka prova që flasin për dyshime të bazuara se organizata kriminale është krijuar vitin e kaluar, në territorin e Malit të Zi, Sllovenisë dhe Ekuadorit. Turkoviq tha se organizata vepronte në shkallë ndërkombëtare dhe se ekziston dyshimi i bazuar se ata drogën e kanë transportuar nga Amerika e Jugut në Evropë, për të vazhduar shitjen e sasive të mëdha të kokainës. Siç ka thënë ai, Prokuroria speciale ka iniciuar procedurë penale kundër Gj.D. për shkak të veprave , krijimit të organizatës kriminale si dhe prodhimit, posedimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të lëndëve narkotike.Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Drejtorisë së tatimpagimeve dhe doganave, Milena Petriçeviq, tha se aksioni i konfiskimit të kokainës është realizuar falë qëndrimit adekuat të punonjësve të doganës.

Kompetent të vërtetojnë faktet në lidhje me denoncimin e Voli-t

Këshilli i Drejtorëve të Odës Ekonomike u bëri thirrje autoriteteve kompetente që të vërtetojnë të gjitha faktet në lidhje me denoncimin e kompanisë Voli se në magazinën e kësaj kompanie,si pjesë e kontigjentit të produkteve të porositura,është zbuluar malli për të cilin dyshohet se është substancë e rrezikshme. Sipas Këshillit të Drejtorëve të Odes ekonomike, kompania Voli, në të cilën kredituesi  i njohur i EBRD është aksioner, u dërgoi  shembull të tjerëve me veprimet e veta dhe raportiminin në kohë të një dërgese të dyshimtë, se si mund të bashkëpunohet me autoritetet kompetente në një shoqëri me përgjegjësi shoqërore.

“Prandaj, i bëjmë thirrje opinjonit të gjerë që të përmbahet nga komentet që e vendosin këtë kompani dhe punonjësit e saj në një kontekst negativ para se një hetim i pavarur të vërtetojë të gjitha faktet”, thuhet në një deklaratë të postuar në faqen e internetit të Odes ekonomike.

 

Franca do të insistojë në hapa konkretë për anëtarësim në BE

Ballkani Perëndimor do të jetë në fokusin e presidencës franceze me Bashkimin Evropian , tha ambasadori i këtij vendi në Mal të Zi, Kristian Timonie, duke deklaruar se Franca do të insistojë në hapa konkretë në procesin e anëtarësimit në BE. Siç është bërë e ditur nga Qeveria, Timonie sot ka biseduar me kryeministrin Zdravko Krivokapiq, i cili e ka njoftuar për aktivitetet që Qeveria po i kryen në kuadër të përmbushjes së obligimeve nga kapitujt 23 dhe 24. Thuhet se Krivokapiq ka theksuar se Mali i Zi synon të përmbushë kriteret kalimtare gjatë presidencës franceze të BE-së dhe t'i përkthejë ato në finale.“Franca, siç tha ai, do të insistojë në hapa konkretë në procesin e anëtarësimit në BE dhe jo në një debat të thjeshtë për këto tema”, thuhet në kumtesë.

 

"Nuk kam asnjë dyshim për kontrollimin e mbështetjes për qeverinë" 

Gjithçka varet nga ne,dhe çfarë do të ndodhë në fund, mbetet për t'u parë. Është detyrimi ynë, si njerëz që kryejmë funksione të përgjegjshme, të komunikojmë edhe kur nuk mund të merremi vesh, tha zëvendëskryeministri e kryetar i URA-s Dritan Abazoviq. Ai u tha gazetarëve në Ulqin se gjatë javës  kishte bisedime jozyrtare me liderët e shumicës parlamentare . Ai tha gjithashtu se nuk do të hezitojë asnjë sekondë “të kontrollojë nesër në mëngjes nëse Qeveria, zëvendëskryeministri, ministrat e tjerë, nëse të gjithë kanë mbështetjen e parlamentit apo jo”."Shpresoj se do të gjejmë zgjidhjet më të mira dhe besoj në optimizimin për të mirën e të gjithë qytetarëve," tha Abazoviq. Ai shtoi se ka diskutuar tema aktuale me kreun e PSP-së, Vlladimir Jokoviq, si dhe me krerët e partive tjera. "Ne të gjithë po përpiqemi të japim një kontribut dhe nuk ka risi nëse dikush dëshiron të nxjerrë disa teori konspirative nga kjo," vuri në dukje Abazoviq.

Kushdo që nuk do ta zbatojë Evropa tani do të ndëshkohet

Ministri i Zhvillimit Ekonomik e kryetar i Trupit Koordinues Jakov Millatoviq tha se Evropa tani është në fokusin e Qeverisë dhe do të bëjë gjithçka që programi të zbatohet ashtu siç është menduar. Ai tha se nuk do të ketë selektivitet dhe kushdo që nuk e zbaton programin siç duhet do të ndëshkohet.“Ajo që po sjell Evropa tani   është një rritje e neto pagave për punëtorët dhe një ulje e barrës tatimore për shumicën e punëdhënësve. Kështu programi duhet të stimulojë më tej konsumin duke rritur pagat, gjë që do të nxisë më tej rritjen ekonomike dhe do të neutralizojë humbjen që ka shteti përmes uljes së taksave dhe kontributeve”, tha ministri Millatoviq. Ai theksoi se në periudhën e ardhshme, call qendra, në kuadër të UIP-it, do të punojë në dy turne dhe në numrin 080 555 555 qytetarët do të mund të raportojnë për keqpërdorime të mundshme të programit. Ai përkujtoi se ekziston një normë e cila thotë qartë se çdo ulje e taksave dhe e kontributeve për punëtorët duhet të reflektohet përmes rritjes së fitimeve të tyre. Ai tha se ky është hapi i parë i ndryshimeve strukturore në ekonominë tonë.

Deklarata e Krivokapiq ishte në frymën e mbrojtjes së punëtorëve

Qeveria , si zot i mirë i shtëpisë , është e detyruar, po ashtu si edhe sindikata , por do të duhej që ky të jetë edhe prioritet i punëdhënsëve që të ketë raport nikoqir dhe mbrojtës ndaj të gjithë qytetarëve dhe të punësuarve, sidomos kur është fjala për mbrojtjen e të drejtave të tyre, thuhet në reagimin nga kabineti i kryeministrit drejtuar unionit të punëdhënësve, duke theksuar se me një dozë të lartë të subjektivitetit e përjeton deklaratën e kryeministrit në të cilën mes tjerash tuhet “mjaftë më me lojrat për të punësuarit tonë”. Siç thuhet në reagim, ata nuk shohin pse unioni i punëdhënësve ose cili do anëtarë i tij ka identifikuar në këtë deklaratë kërcënim ndaj bashkësisë afariste në Mal të Zi. “Me këtë fjali parimisht shpreht mbrojtja e jo kërcënimi . Kryeministri nuk është “ndjekës” dhe nuk merr pjesë në “ndjekje” , por unionin e sindikatave e përjeton si partner. Ata theksojnë se besojnë se rkomandimi drejtuar kryeministrit është shprehje e përgjgjësisë shoqërore dhe konsiderojnë se të gjith faktorët shoqëror dhe afaristë , pa dallim, duhet të kenë kujdes për principet e humanitetit dhe mbrojtjen e të drejtave të punësuarëve. .

 

Në 24 orët e fundit, 1.678 raste pozitive dhe 5  të vdekur nga Covid 19

Nga Instituti për Shëndetin Publik kanë kumtuar se 5 persona kanë  vdekur nga pasojat e korona virusit, kurse 1.678, kanë rezultuar pozitiv. Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 2.349 të prekur nga Covid-19. Numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjes si pasojë e Covid-19 në Mal të Zi deri tani ka shkuar në 2465, kurse aktualisht me këtë virus janë të prekur 15 mijë 97 përsona. Ndërkaq, në Qendrën Klinike janë duke marrë trajtim mjekësor 136 pacientë të prekur nga korona virusi, prej të cilëve 39 janë në gjendje të rëndë.

Pushimet shkollore vazhdohen deri më 31 janar

Ministria e Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sportit, duke respektuar rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe masat aktuale epidemiologjike, ka vendosur të shtyjë fillimin e gjysmës vjetorit të dytë deri më 31 janar të vitit 2022. Siç theksojnë në njoftim, vendimi është marrë në marrëveshje me Sindikatat e Arsimit të Malit të Zi. Ministria ka marrë vendim për shtyrjen e fillimit të periudhës së tretë të klasifikimit për 31 janar 2022. Institucionet arsimore janë të obliguara të kompensojnë ditët e punës për javën e parë gjatë gjysmës së dytë të vitit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

 

Forca e NATO-s është në aleancë dhe vendosmëri

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Malit të Zi, gjenerali i brigadës Millutin Gjuroviq, ka marrë pjesë në takimin virtual dyditor të Komitetit Ushtarak në nivel të Shefave të Shtabeve të Përgjithshëm të NATO-s , më 12 dhe 13 janar 2022.Kryesuesi i Komitetit, admirali Rob Bauer, theksoi se jemi në një moment të rëndësishëm për sigurinë e Aleancës.

“Forca jonë, si Aleancë, nuk qëndron vetëm në partneritet dhe vendosmëri, por edhe në aftësinë për t'u përgatitur për sfidat e ardhshme”, theksoi ai.Gjenerali Gjuroviq theksoi se suksesi në operacionet e ardhshme do të varet nga shkalla e integrimit të forcave dhe aftësia për të marrë masat e duhura parandaluese”, thuhet në deklaratë.Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i informoi shefat e Shtabeve  të Pergjithshme për rrjedhën dhe përfundimet e takimit NATO-Rusi.

 

Kurti paralajmëron seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar thirrjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, të shtunën, 15 janar, në orën 14:00. Ai i ka bërë këto deklarata, pas takimit që ka zhvilluar me zyrtarë të komunitetit ndërkombëtar në Kosovë. Sot, zyrtarët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, kanë thënë se me keqardhje kanë pranuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për të mos e lejuar Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) që të grumbullojë votat në Kosovë për referendumin në Serbi. “Ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që të lejojë serbët në Kosovë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhje dhe procese zgjedhore në përputhje me këtë praktikë të vendosur”, është thënë në deklaratë. Referendumi për ndryshimet e Kushtetutës së Serbisë do të mbahet të dielën, më 16 janar. Nga ana tjetër bëhet me dije se Kosova ka njoftua se qytetarët serbë, me shtetësi të dyfishtë, do të mund të votojnë përmes postës dhe Zyrës Ndërlidhëse në Prishtinë.

Blinken, Kurtit: Shpresojmë në rikthimin e momentumit në dialog

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka thënë se shpreson që të rikthehet momentumi në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, dhe që Kosova të mbështetë zotimet paraprake. Ai e ka bërë këtë deklaratë në një letër drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar Qeveria e Kosovës më 13 janar. Blinken ka thënë se SHBA-ja pret të bashkëpunojë me Kosovën në fushën e sundimit të ligjit, mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve, nxitjen e rritjes ekonomike dhe arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, me fokus në njohjen e ndërsjellë. Sipas Sekretarit amerikan, natyra e pazgjidhur e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë mbetet pengesë për anëtarësimin dhe integrimin e plotë në institucionet evropiane dhe euro-atlantike. “Besojmë që dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian mbetet forumi më i mirë për normalizimin e negociatave ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe ne koordinohemi nga afër me partnerët tanë në BE për këtë qëllim”, ka thënë ai përmes letrës. Blinken mes tjerash ka bërë thirrje për shmangie të veprimeve dhe retorikës që mund t’i rrisë tensionet. Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, ka nisur më 2011 në Bruksel. Më 2021, në kuadër të dialogut janë zhvilluar vetëm dy takime të nivelit të lartë mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Komuniteti ndërkombëtar kërkon që Kosova t’u lejojë serbëve të drejtën e votës

Komuniteti ndërkombëtar tha se me keqardhje ka pranuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për të mos e lejuar Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) që të grumbullojë votat në Kosovë për referendumin në Serbi.“Ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që të lejojë serbët në Kosovë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhje dhe procese zgjedhore në përputhje me këtë praktikë të vendosur”, thuhet në deklaratën e përbashkët të Shteteve të Bashkuara, Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian. Referendumi për ndryshimet e Kushtetutës së Serbisë do të mbahet të dielën, më 16 janar. Kosova ka thënë se qytetarët serbë, me shtetësi të dyfishtë, do të mund të votojnë përmes postës dhe Zyrës Ndërlidhëse në Prishtinë. Komuniteti ndërkombëtar kërkoi nga Kosova dhe Serbia që të mos rrisin tensionet lidhur me referendumin, të cilin e cilësuan si “hap kyç për të forcuar pavarësinë e gjyqësorit” dhe për të rritur transparencën e institucioneve të shtetit dhe sundimit të ligjit. Është e rëndësishme që të dyja qeveritë të arrijnë progres drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse që hap perspektivën e BE-së dhe rrit stabilitetin rajonal”, thuhet në reagimin e komunitetit ndërkombëtar.

Lavrov kërkon që Perëndimi të përgjigjet shpejt për kërkesat e sigurisë  

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se Moskës “i ka humbur durimi” me Perëndimin dhe se pret përgjigje të shkruar lidhur me kërkesat për garanci të sigurisë brenda një jave. Këto deklarata vijnë pas bisedimeve që zyrtarët rusë zhvilluan me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara. Këto bisedime dështuan që të arrinin ndonjë përparim sa i përket grumbullimit të trupave ruse në kufi me Ukrainën. Perëndimi është i shqetësuar me grumbullimin e mijërave trupave ruse, pasi argumenton se Rusia mund të jetë duke e përgatitur një pushtim të mundshëm të Ukrainës. Duke folur në konferencën e përvitshme me gazetarë lidhur me politikën e jashtme, Lavrov tha se Kremlini nuk mund të presë në pafundësi që Perëndimi t’iu përgjigjet kërkesave të Moskës. Kërkesat ruse kanë të bëjnë me ndalimin e zgjerimit të NATO-s nga lindja dhe mosdërgimin e trupave në Ukrainë apo në shtetet e tjera të ish-Bashkimit Sovjetik. “Na ka humbur durimi”, tha Lavrov gjatë konferencës për media. “Perëndimi po nxitet nga arroganca dhe ka përkeqësuar tensionet duke shkelur obligimet e tij”, shtoi ai.

OBSH rekomandon ilaçe të reja për trajtimin e pacientëve me COVID-19 

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka rekomanduar dy ilaçe të reja për trajtimin e pacientëve me sëmundjen COVID-19. Ilaçi baricitinib (një lloj i ilaçit sikurse frenuesi Janus kinase [JAK] që përdoret për trajtimin e artritit reumatoid), sipas OBSH-së, rekomandohet të përdoret te pacientët e sëmurë rëndë dhe ata kritikë, në kombinim me kortikosteroidet, që janë ilaçe të fuqishme kundër inflamacioneve dhe forcojnë përgjigjen imunitare. OBSH-ja tha se ky rekomandim bazohet në të dhënat që sugjerojnë se përmirëson shanset e mbijetesës dhe zvogëlon nevojën që pacientët të futen në ventilator dhe nuk është gjetur se shkakton efekte anësore. Ekspertët e OBSH-së thanë se baricitinib ka efekte të ngjashme sikurse ilaçet e tjera për artritin, frenuesit e IL-6 (ilaçe anti-inflamatore), prandaj nëse këto dy ilaçe janë në dispozicion, kjo organizatë rekomandon që pacientët të zgjedhin njërën nga to “në bazë të kostos, disponueshmërisë dhe rekomandimit të mjekut”. Megjithatë, nuk rekomandohet që këto dy ilaçe të merren në të njëjtën kohë. Rekomandimi i përdorimit të këtyre ilaçeve është bërë nga të dhënat e reja nga shtatë studime, ku janë përfshirë 4,000 pacientë me COVID-19 me infeksione të lehta, të rënda dhe kritike. 

Ministri gjerman: Vaksinimi i detyrueshëm i jep fund pandemisë 

Qeveria gjermane ka rritur retorikën në të mirë të vaksinimit të detyrueshëm kundër koronavirusit, në dy ditët e fundit. Ministri i Shëndetësisë në Gjermani, Karl Lauterbach, e ka përshkruar vaksinimin e detyrueshëm si “rrugën më të sigurt dhe të shpejtë për t’i dhënë fund pandemisë”, gjatë një fjalimi që ka mbajtur në Bundestag. Lauterbach, njëherësh edhe mjek i kualifikuar, ka thënë se “me pjesën më të madhe të popullsisë të vaksinuar, ne mund të presim që të shmangim rastet serioze, ashtu sikurse variantet e reja të koronavirusit”. Qeveria ka vendosur një cak prej 80 për qind të popullsisë së vaksinuar me dy doza të vaksinës deri në fund të muajit. Detyrimi për vaksinim do të mund të ndihmonte në mbrojtje të njerëzve kundër varianteve më të rrezikshme që mund të identifikohen, ka thënë Lauterbach.

Raportohet për raste të reja me "Sindromën e Havanës"

Katër diplomatë tjerë amerikanë që punojnë në Gjenevë dhe Paris janë sëmurë me sëmundjen neurologjike të njohur si “Sindroma e Havanës”, kanë raportuar mediat amerikane. Tre diplomatë janë sëmurë në qytetin zviceran, dhe një tjetër në kryeqytetin francez verën e kaluar. Rreth 200 persona janë prekur nga kjo sëmundje në pesë vjet. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se Qeveria amerikane është duke punuar për të gjetur thelbin e këtij misteri. Ka shqetësime se ndonjë kundërshtar mund të ketë shënjestruar diplomatët me mikrovalë.

Armenia pret përmirësim të raporteve me Turqinë 

Armenia pret që të vendosen raportet diplomatike me Turqinë dhe kufijtë mes dy shteteve të hapen si rezultat i bisedimeve për normalizimin e raporteve. Bisedimet do të nisin më 14 janar në Moskë, tha Ministria e Jashtme e Armenisë. Të dy shtetet, vitin e kaluar kanë emëruar përfaqësues të posaçëm për normalizimin e marrëdhënieve dhe po kërkojnë që të përmirësojnë raportet pas tensionimeve disa vjeçare. Rundi i parë i bisedimeve pritet të nisë si pjesë e një përpjekje më të gjerë për paqe rajonale në rajonin e Kaukazit Jugor, nën ndërmjetësimin e Rusisë. “Sipas mendimit tonë, Qeveria turke gjithashtu ndan qasjen për nisjen e dialogut pa parakushte”, tha Vahan Hunanyan, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme armene. Hunanyan theksoi se Rusia do të jetë nikoqir i takimit dhe rundi i parë i bisedimeve do të jetë i natyrës eksploruese. “Është e vështirë të pritet që si rezultat i një takimi të mund të arrihen rezultate të prekshme, por procesi do të nisë”, tha ai.

Koreja e Veriut kryen testime të reja të raketave balistike 

Koreja e Veriut ka lëshuar dy raketa të tjera balistike më 14 janar. Ky është testimi i tretë i raketave balistike që ky shtet ka bërë brenda dy javësh. Njoftimi për testimet e reja erdhi pasi Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione të reja ndaj Phenianit. Koreja e Jugut tha se ka detektuar ato që tha se dukeshin si dy raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi. Sipas Koresë së Jugut, raketat u lëshuan në lindje nga Provinca Pyong, që gjendet në bregun perëndimor të Koresë së Veriut. Ndërkaq, garda bregdetare e Japonisë raportoi se Veriu lëshoi atë që duhej se ishte raketë balistike. Raketat e lëshuara ranë në det jashtë zonës ekskluzive ekonomike të Japonisë, raportoi media NHK, duke e cituar një zyrtar të paidentifikuar nga Ministrja e Mbrojtjes së Japonisë. Koreja e Veriut ka argumentuar se testimi i raketave është e drejtë legjitime për vetëmbrojtje dhe ka thënë se SHBA-ja me qëllim po e përshkallëzon situatën duke vendosur sanksione të reja, raportoi media shtetërore më 14 janar, duke cituar Ministrinë e Jashtme.

Nesër mot kryesisht me diell

Sot në Mal të Zi mbajti mot kryesisht i kthjellët. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

   Temperatuaruat: Budvë 16, Ulqin 15, Tivar 14, H. Novi e Cetinë 13, Podgoricë 11, Nikshiq 10, Rozhaj 6, Shavnik 5, Zhablak 3, Kollashin, Plluzhinë e Guci 2, , B. Pole e Beranë -1 dhe në Plevle -2 g.

Për nesër në viset jguore dhe qëndrore parashihet të mbajë mot kryesisht me diell , kurse në veri relativisht i vranët por i thatë. Do të fryjë erë mesatare vende vende deri e fortë veriore dhe veri lindore.  Temperatura e mëngjesit prej -8 deri në 7, kurse më e larta e ditës prej -2 deri në 16 g. C.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се