Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

12. 12. 2013. 17:12 >> 17:17

LAJMET 12.12.2013

12.12.2013

Kuvendi sot shqyrton raportet vjetore për punën e regullatorve

Kuvendi i Malit të Zi përfundoi  sot debatin  për agjencinë për energjetik në vitin e kaluar. Nga  kjo agjenci rekomandojnë se  te ardhurat nga licencat në vitin e kaluar ishin më të ulëta, ndërsa nga radhët e opozitës deputetët e kritikuan rregullatorin për  kontratën me Monenegrobonus , me të cilën ,siç thonë ata  ,KAP  gjithashtu nuk e ka paguar rrymën. Nga opozita po ashtu theksojnë se të ardhurat e agjencisë është dashtë të jenë më të larta.

Deputetët vazhduan debatin edhe për raportin e agjencisë për mediat elektronike , të ardhurat e të cilës për shkak të pagesës së dobët gjithashtu janë të zvogëluara. Mbrëmë deputetët debatuan edhe për aneksin e kontratës për dhënien me qira të hoteleve  “Kraliçina Plazha”, “Shën Shtefani” dhe “Milloçer” në Budvë. Sipas fjalëve të ministrit për zhvillimin e qëndrueshëm dhe turizmit Branimir Gvozdenoviq , me aneksin e kontratave periudha e dhënies me qira shtohet për 12 vjet , respektivisht nga 30 në 42 vjet, ndërsa qiraja vjetore zvogëlohet për 30 për qind. Për anekset e propozuara deputetët do të deklarohen më vonë. 

 

U konstitiuua Kuvendi i Cetinës

U konstituua sot Kuvendi i Cetinës ,ndërsa kryetar u zgjodh deputeti i PDS ,Jovan Martinoviq.Siç u kumtua në mbledhje, u verifikuan edhe mandatet e këshilltarëve në përbërje të re të parlamentit të qytetit.

Në zgjedhjet të cilat u mbajtën me 16 tetor, PDS fitojë 19 mandate , PSD dhe Mali i Zi pozitiv nga 5, Fronti qytetar 3 derisa PSP një mandat. 

 

Veloviq,  shkarkohet nga Këshilli për integrimin në NATO

Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq ka vendos që ta tërheq këshilltarin Veselin Veloviq nga pozita e përfaqësuesit të vetë në Këshillin për anëtarësim në NATO, është kumtuar nga kabineti i presidentit të shtetit. Vujanoviq , siç është kumtuar , ka shqyrtuar raportin e repartit për kontrollin e brendshëm të Ministrisë për punë të brendshme të datës 9 .dhjetor me rastin e ligjëratës të cilën e ka mbajtur këshilltari i tij Veloviq me 9 nëntor të këtij viti në kampin Zllatica në Podgoricë ,me qellim të afirmimit të vlerave të NATO integrimeve. Më pas e ka njoftuar kryetarin e Qeverisë të Malit të Zi Millo Gjukanoviq se në raport konstatohet  se gjatë caktimit dhe mbajtjes së kësaj ligjërate nuk janë respektuar procedurat gjegjëse dhe për këtë arsye e rivokon këshilltarin Veloviq si përfaqësues të vetin në Këshillin për anëtarësim në NATO , thuhet në kumtesën nga kabineti i presidentit Vujanoviq njëkohësisht presidenti i Malit të Zi përfaqësues të vetin në Këshillin për anëtarësim në NATO kryetari i të cilit është kryeministri  ka emëruar këshilltarin e vetë për çështje të jashtme dhe marrëdhëniet ndërkombëtare dr. Dragisha Burzan. 

 

Është përkrahur pezullimi i serishëm i pensioneve

Këshilli parlamentarë për shëndetësi, punë dhe përkujdesjen sociale , me shumicë votash i ka përkrah propozim plotësimet e ligjit për sigurimin invalidor e pensionistë, me të cilat parashihet pezullimi i pensioneve edhe gjatë vitit të ardhshëm. Këshilli me votat e koalicionit në pushtet i ka propozuar Kuvendit që këtë propozim ta miratojë ,kurse kundër ishin deputetët e Malit të Zi pozitiv , të Frontit Demokratik dhe të Partisë Liberale. Drejtori i drejtorisë për sigurimin invalidor e pensionistë në Ministrinë për punë dhe përkujdesjen sociale, Jovo Pajoviq ,ka theksuar se për pensionet , sikur ato të mos ishin të pezulluara në vitin e kaluar është dashtë të ndahen edhe 12 milion euro shtesë. Kryetari i Këshillit e deputet i PDS ,Zoran Jelic ,ka theksuar se deputetët do të tregojnë raport të përgjegjshëm ndaj kategorisë më të rrezikuar të banorëve ,kurse kolegja e tij partiake Zorica Kovaçeviq ,ka theksuar se fjala është për një çështje mjaft komplekse. Halil Dukoviq nga PDS ka apeluar që të shqyrtohet nëse ekziston mundësia për gjetjen e mënyrës për rritjen e pensioneve ,por kjo të mos bëhet me çdo kusht.

 

Ambasada amerikane dhuron një automjet

Ambasada amerikane në Podgoricë do ti dhurojë një automobil Qendrës për hulumtimet ekotoksikologjike  e cila do të mundësojë reagim më efikas në rast të zbulimit të materialit radio aktiv dhe materialit të rrezikshëm kimik dhe në këtë mënyrë do të kontribuojë në sigurinë e banorëve të Malit të Zi . 

 

Prej të hënës do të bëjnë grevë në oborrin e fabrikës

Punëtorët e ish kompanisë së Nikshiqit Metallac , të riemëruar në Montavar Inzhenjering ,  i kanë ndërpre protestat në Nikshiq dhe në Podgoricë, mirëpo kanë paralajmëruar se prej të hënës do të protestojnë në oborrin e fabrikës ,kur edhe do të vendosin për hapat e mëtejmë. Kryetari i Këshillit grevist ,Spasoje Jakiq, ka theksuar për agjencinë Mina Biznes se punëtorët një vendim të tillë e kanë sjell pas premtimit të ministrit të ekonomisë Vlladimir Kavariq i cili në takimin e të mërkurës u ka premtuar ndihmë. Punëtorët bëjnë grevë prej me 25 .nëntor duke kërkuar zgjidhjen e statusit të tyre juridik, pagesën e të ardhurave dhe fillimin e prodhimtarisë. Ata në javën e kaluar kanë protestuar para ndërtesës së Komunës në Nikshiq , kurse të mërkurën janë tubuar para Ministrisë së ekonomisë në Podgoricë. 

 

Jahjaga: Do të angazhohem në luftën kundër krimit të organizuar

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, deklaroi në raportimin e saj vjetorë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës se do të angazhohet fuqishëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionin, dhe në çrrënjosjen e të gjitha dukurive negative. Presidentja në raportimin e saj ka deklaruar se Kosova vazhdon të punojë shumë për integrimin në Bashkimin Evropian. “Si synim kemi anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare, njëherit në BE, NATO, dhe të gjitha mekanizmave të tjerë ndërkombëtarë, pasi që kjo është e ardhmja jonë.

Integrimi në BE është i mundur dhe do të arrihet”, tha Jahjaga. Duke folur për procesin e liberalizimit të vizave, Jahjaga tha se ka edhe shumë sfida që mbesin për tu zbatuar. Si lufta kundër krimit të organizuar dhe zbatimi dhe sundimi i rendit dhe ligjit. Përfundimin me sukses të zgjedhjeve dhe integrimin e serbeve në Kosovë, Jahjaga e vlerësoi si rrugë drejt integrimit evropian. Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë duhet të bëhet me një marrëveshje të paqes mes dy vendeve. Në fjalimin saj Jahjaga përmendi edhe për ekstremizmin në Kosovë, cili nuk duhet të zë vend.

 

Thaçi udhëton në Bruksel, të premten takohet me Dacicin

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka udhëtuar sot për në Bruksel, ndërsa nesër do  të takohet me kryeministrin e Serbisë, Ivica Dacic.

Në njoftim thuhet se takimi zhvillohet në kuadër të procesit të dialogut dhe stabilizimit të marrëdhënieve midis shtetit të Kosovës dhe atij të Serbisë.

 

Pala serbe nuk heq dorë të ketë Gjykatë Themelore në veri

Pala serbe nuk po heq dorë së kërkuari që në veri të Kosovës të ketë Gjykatë Themelore duke këmbëngul se këtë e ka nënshkruar pala shqiptare në planin zbatimit të Marrëveshjes së 19 prillit. Megjithatë burime brenda Këshillit Gjyqësor të Kosovës i kanë konfirmuar Radio Kosovës se nuk do të ketë Gjykatë Themelore në veri, por ndërtesa do të jetë fizikisht në Mitrovicën e Veriut. Vazhdon edhe më tej në Bruksel beteja e interpretimeve në bisedimet e grupeve punuese të Serbisë dhe Kosovës për strukturën e gjyqësorit në veri të Kosovës. Burime brenda ekipit negociator të Kosovës kanë konfirmuar se pala kosovarë tashmë ka thënë jo-në përfundimtare sa i përket kërkesës serbe për Gjykatë Themelore në veri të Kosovës. 

 

Vulinit i ndalohet sërish hyrja në Kosovë

Ministrit pa portofol në Qeverinë e Serbisë, i ngarkuar me Kosovën, Aleksandër Vulinit sërish i është ndaluar hyrja në Kosovë. Ai kishte planifikuar që sot të jetë prapë në Kosovë, por Qeveria e Kosovës nuk i ka dhënë lejehyrje, është njoftuar nga kabineti i Vulinit. Kjo është hera e dytë që Vulinit nuk i lejohet të hyjë në Kosovë brenda kësaj jave.

 

Meta- Veljanovski: Shqiptarët faktorë për integrimin

Kreu i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta u shpreh sot gjatë takimit me homologun maqedonas Trajko Veljanoski se Shqipëria mbështet proceset integruese të Maqedonisë. Gjithashtu Meta u shpreh se Shqipëria mbështet edhe rolin e faktorit shqiptar në Maqedoni si një urë bashkëpunimi mes dy vendeve tona.  Një nga realizimet tona kryesore është realizimi i vonuar prej kohës të reformës administrative dhe territoriale pasi ndarja ekzistuese është mjaftë e vjetër dhe jo funksionale dhe jo në përputhje dhe me kriteret e Bashkimit Evropian për sa i takon zhvillimit të rajoneve. Ti afrohemi standardeve Evropiane dhe në drejtim të ndarjes administrative dhe territoriale. Kjo do të jetë një reformë gjithëpërfshirëse, nuk do të cenohet në asnjë rast përfaqësimi i pakicave në Shqipëri." tha Ilir Meta."

Mendoj se shqiptarët e bashkësisë shqiptare dhe e të gjithë bashkësive të tjera në Maqedoni, janë trajtuar në mënyrën e duhur dhe në mënyrë të barabartë. Shteti maqedonas ka detyrë dhe obligim të jap një kontribut sa më të madh për marrëdhëniet e mira etnike. Marrëdhëniet e mira etnike nuk mund të përcaktohen nga një akt i veçuar në Kuvendin e Maqedonisë ministrat mund të flasin shqip." tha Veljanovski.

 

Mlladiq duhet të dëshmoj për Karaxhiqin në Hagë

Gjykata e Hagës ka vendosur që ish-gjenerali serb i Bosnjes Ratko Mlladiq duhet të dëshmojë në rastin e Radovan Karaxhiqit, liderit të serbëve të Bosnjës. Kjo thirrje është aprovuar pasi Mlladiq paraprakisht kishte refuzuar që të dëshmojë vullnetarisht si dëshmitar i mbrojtjes. Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi njoftoi se Karaxhiq pret që Mlladiqi do të dëshmojë se ata dytë “kurrë nuk janë pajtuar, apo s’kanë pasur në plan që të përndjekin myslimanët ose kroatët nga zonat e kontrollit të serbëve”. Mlladiq dhe Karaxhiq akuzohen për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, për shkak të rolit të tyre si liderë të serbëve të Bosnjës e Hercegovinës gjatë luftës tre vjeçare atje (1992-1995). Dy të akuzuarit kanë mohuar fajësinë në luftë.

 

Ashton: Yanukovych do të nënshkruajë marrëveshjen

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka thënë se presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovych, i ka thënë asaj se ai e ka ndërmend të nënshkruajë një marrëveshje të rëndësishme tregtare dhe bashkëpunimi me BE-në. Refuzimi i Yanukovychit për të nënshkruar marrëveshjen muajin e kaluar, ka shkaktuar protesta masive pro-evropiane në Ukrainë.

Ashton, duke folur sot në Bruksel, ka thënë se shqetësimet ekonomike, të përmendura nga Yanukovych, mund të lehtësohen me nënshkrimin e marrëveshjes së asociimit, e cila do të sjellë investime të reja. Në një tjetër zhvillim, udhëheqësit opozitarë të Ukrainës kanë refuzuar ofertën e Yanukovychit për bisedime dhe kanë insistuar në dorëheqjen e qeverisë.

 

Kerry sërish në Lindjen e Mesme

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, arrin sot në Lindjen e Mesme, në përpjekje për të siguruar një marrëveshje të paqes midis Izraelit dhe palestinezëve. Ky është udhëtimi i nëntë i tij këtë vit në Izrael dhe Bregun Perëndimor. Ai do të takojë kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe udhëheqësin palestinez, Mahmud Abbas. Të hënën në Uashington, Kerry ka takuar kryenegociatoren izraelite, Tzipi Livni, dhe homologun e saj palestinez, Saeb Erakat. Pas qëndrimit dyditor në Lindje të Mesme, Kerry do të udhëtojë drejt Vietnamit dhe Filipineve.

 

Papa apelon për solidaritet dhe barazi

Papa Françesku ka bërë thirrje për më shumë solidaritet dhe barazi në gjithë botën, pas një periudhe të krizës ekonomike. Françesku, i cili të mërkurën është shpallur Personi i Vitit nga revista “Time”, po ashtu ka shprehur kritikat e tij për spekulatorët financiarë, duke thënë se ata kanë qenë shpesh të dëmshëm për sistemet ekonomike dhe sociale. Po sot, Këshilli i Evropës ka thënë se Vatikani ka bërë shumë punë për të forcuar ligjet dhe praktikat e tij kundër shpëlarjes së parave, porse tani duhet t’i zbatojë me rigorozitet ato.

 

Nesër mot kryesisht me diell

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht i kthjellët. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperaturat: Budvë 18, Tivar 16, H. Novi, Ulqin e Cetinë 14, Podgoricë e Nikshiq 13, Tivat 12, Zhablak 8, Rozhaj 6, Kollashin, Plavë e Shavnik 5,B. Pole e Beranë 4  dhe në  Plevle 3 g. Edhe për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej -8 deri në 7 , kurse më e larta e ditës prej 5 deri në 17 g . c. 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се