Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

07. 01. 2022. 00:00   >>  17:51

Ditari 07.01.2022

Ditarin e përgatiti, Gj. Dukaj

Në 24 orët e fundit,  2.386 raste të reja pozitive nga Covid 19

Nga Instituti për Shëndetin Publik kanë kumtuar se 5 person kanë  vdekur nga pasojat e korona virusit, kurse 2 mijë e 386 kanë rezultuar pozitiv. Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 1.152 të prekur nga Covid-19.

Numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjes si pasojë e Covid-19 në Mal të Zi deri tani ka shkuar në 2.433, kurse aktualisht me këtë virus janë të prekur 20.497 persona.

Ndërkaq, në Qendrën Klinike janë duke marrë trajtim mjekësor 83 pacientë të prekur nga korona virusi, prej të cilëve 27 janë në gjendje të rëndë.

Dozën e parë të vaksinës kundër virusit korona  deri tani e kanë marrë mbi 62.3 për qind e popullsisë së moshës madhore, kurse u rivaksinuan më shumë se 60 për qind, ndërkohë që mbi 80 mijë qytetarë e kanë marrë edhe dozën e tretë të vaksinës.

Ndahen mjetet financiare për mbrojtje dezinfektuese në institucionet arsimore 

Drejtoria për kadastër dhe pronën shtetërore, ka detyrim të  zhvillojë bisedime pa shpalljen paraprake  publike, duke respektuar parimin e konkurrencës.

Ministria e financave dhe përkujdesjes sociale, do të ndajë 1.25 milion euro për furnizimin me mjete për dezinfektim dhe pajisjet mbrojtëse për nevojat e institucioneve edukativo - arsimore dhe organet shtetërore.

Siç thuhet në informacionin nga mbledhja e Qeverisë, të mbajtur me 29 dhjetor 2021, Ministria përkatëse nga rezervat buxhetore do t'i riorientojë  mjetet e duhura drejtorisë për kadastër dhe pronën shtetërore për këto qëllime.

Besimtarët ortodoks festojnë Krishtlindjet 

Besimtarët ortodoksë, të cilët festojnë sipas kalendarit Julian, sot  kremtojnë Krishtlindjet, festën më të gëzuar të krishterë. Sipas besimeve dhe zakoneve të lashta, Krishtlindjet konsiderohen një festë e lumtur familjare.

Të krishterët besojnë tradicionalisht se në këtë ditë, të gjithë ata që ishin në grindje gjatë vitit duhet të pajtohen dhe të falin njëri-tjetrin .

Edhe pse njëra ndër festat më të gëzueshme, për shkak të situatës aktuale epidemiologjike, besimtarët nuk organizuan tubime masive siç ishte viteve të kaluara, me rastin e ndezjes së buzmit në ambiente të hapura dhe në tempujt kishtar. Ndërkohë, mënyra a e këtillë e kremtimeve të festave të fundvitit është rekomanduar nga kompetentët shëndetësor në mbrojtje të shëndetit të rerzikuar nga pasojat e pandemisë aktuale të shkaktuar nga Covid 19.  

Ndryshe, Krishtlindjet në Mal të Zi festohen tre ditë, tradicionalisht me urime dhe vizita të ndërsjellta por këtë vit, kryesisht në ambient familjar në respektim të masave shëndetësore në fuqi.

Interesat e ngushta politike janë shkak për formimin e vonuar të KP 

Interesat e ngushta politike janë fajtorë që Këshilli i Prokurorisë (KP) u votua pas një kohe të gjatë, tha zëvendësdrejtori programor i Aleancës Qytetare, Zoran Vujiçiq, duke shtuar se është koha që Prokuroria më në fund të fillojë të bëjë puna e vet.

Vujiçiq tha se është humbur shumë kohë dhe se  përgjegjës për këtë janë liderët politikë, të cilët për shkak të interesave të ngushta politike nuk kanë arritur një qëllim të përbashkët.
Duke komentuar mungesën e dialogut ndërmjet opozitës dhe pushtetit për këtë çështje, Vujiçiq tha se dialogu është i domosdoshëm, para së gjithash për shkak të reformës të legjislacionit zgjedhor, por edhe për të mirën e shoqërisë në përgjithësi.

Të Parandalohen grumbullimet e njerëzve në ambiente të mbyllura 

Duhet të parandalohet grumbullimi i një numri të madh të njerëzve në ambiente të mbyllura, në mënyrë që të mos infektohen punëtorët shëndetësorë dhe një numër i madh i qytetarëve që do të kenë nevojë për kujdes shëndetësor, tha epidemiologia e Institutit të Shëndetit Publik,  Milena Popoviq Samarxhiq.

Në programin e mëngjesit të Televizionit të Malit të Zi, ajo ka deklaruar se është dashur të bëhet me kohë, në momentin kur dihet se në Mal të Zi ka pasur një transmetim lokal të llojit omikron të koronavirusit. Ajo tha se nëse do të shtohej numri i rasteve dhe pacientët do të qëndronin para institucioneve shëndetësore, do të kishin një kolaps të sistemit shëndetësor, i cili duhet të parandalohet.

Ajo ka vlerësuar se gjatë festimit të djeshëm të Krishtlindjes në Mal të Zi ka pasur shkelje të caktuara të masave, por, siç tha ajo, njerëzit kanë qenë jashtë.

Buxheti i këtij viti është i pari pas pandemisë 

Buxheti i këtij viti, nga ana ekonomike, është buxheti i parë pas pandemisë, edhe pse pandemia është ende prezent, vështirë se mund të shkaktojë pasoja ekonomike të përmasave nga viti 2020, tha zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore Nikola Fabris.

Ai tha se projekti Evropa Tani, i cili u implementua në buxhetin e këtij viti, sjell me vete masa të mëdha fiskale që do të kenë ndikim në të gjithë sistemin ekonomik.

Duke komentuar ngjarjet ekonomike të vitit të kaluar, Fabris tha se ishte evidente se ekonomia malazeze, si e vogël, e hapur dhe me një strukturë prodhimi të padiversifikuar, është jashtëzakonisht e ndjeshme ndaj goditjeve të jashtme. Duke folur për parashikimet e rritjes ekonomike për këtë vit, Fabris, tha se projeksionet e Bankës qendrore nuk kanë përfunduar ende, duke pasur parasysh se ato varen nga forma në të cilën do të miratohet programi për Evropën tani, sepse mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në rritjen e bruto prodhimtarisë së brendshme.

Pandemia ka ndikuar dukshëm në respektimin e të drejtave të fëmijëve 

Pandemia e koronavirusit ka ndikuar dhe reflektuar dukshëm në respektimin dhe realizimin e të drejtave të fëmijëve në mënyrë adekuate. Veçanërisht të ndjeshme kanë qenë sferat e arsimit, shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale, tha këshilltarja e Mbrojtësit  të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Dushka Shlivançanin.
Ajo deklaroi se masat kufizuese kanë ndryshuar shumë jetën e përditshme dhe kanë kufizuar aksesin në të drejta të ndryshme. Ajo tha se procesi i edukimit përmes platformave online ishte një sfidë e madhe për fëmijët dhe i vendosi ata në një pozicion të pabarabartë në varësi të burimeve materiale të familjes dhe pajisjeve teknike.

Ajo tha se që nga fillimi i pandemisë, numri i rasteve të dhunës në familje, abuzimi i fëmijëve si dhe dhunës në internet, kanë qenë po ashtu në rritje.

Ndarja e fondeve për bujqësinë është një investim 

Ndarja e mjeteve për zhvillimin e bujqësisë nuk është shpenzim, por investim, i cili në fund do të kontribuojë në zhvillimin e saj, rritjen e punësimit në këtë sektor dhe uljen e deficitit ushqimor, kanë kumtuar përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Malit të Zi. Ata shtuan se të gjitha vendet ndajnë një pjesë të caktuar të buxhetit kombëtar për të nxitur zhvillimin e prodhimit vendor bujqësor, duke pasur parasysh rëndësinë e tij për zhvillimin e ekonomisë në përgjithësi, si dhe ndjeshmërinë e madhe të këtij sektori. Nga Oda ekonomike rikujtojnë se që nga viti 2010, për zhvillimin e bujqësisë, përmes Agrobuxhetit, donacioneve dhe fondeve kreditore, janë ndarë 371.2 milion euro që ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e vlerës së realizuar të prodhimit bujqësor prej 35 për qind. Ndërkaq vlera e prodhimit në vitin 2020 arriti në 515.6 milionë euro.

SHBA, dërgojnë rreth 200 trupa në mbrojtje të sigurisë në Kosovë 

Garda Kombëtare e Kentuckyt po dërgon rreth 200 ushtarë në Kosovë për të ofruar siguri.

Batalioni i Parë, Këmbësoria 149 do të vendoset këtë javë. Njësitë do të drejtohen nga Nënkoloneli Jason Mendez dhe Komandanti Major Will Long, raporton FOX56. Garda njoftoi më parë se anëtarët e Policisë Ushtarake 438 do të vendosen gjithashtu në Kosovë këtë javë. Shtetet e Bashkuara po dërgojnë trupa për të normalizuar marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë, për të forcuar sundimin e ligjit dhe për të promovuar rritjen ekonomike dhe sigurinë.

Përbërja e Qeverisë së re, javën e ardhshme  

Mandatari për kryeministër në Maqedoninë e Veriut, Dimitar Kovaçevski, pritet të shpalosë përbërjen e Qeverisë së re në fillim të javës së ardhshme.

Sipas paralajmërimeve nga LSDM, Kovaçevski do të tregojë emrat e ministrave në Qeverinë e tij në mbledhjen e Komitetit Qendror të LSDM-së që është caktuar për të hënën, më 10 janar.

Pasi ta marrë pëlqimin nga partia e tij, Kovaçevski do të propozojë edhe zyrtarisht në Kuvend Qeverinë e re dhe programin e ri qeveritar. Qeveria e re ka mbështetjen e 64 deputetëve pas marrëveshjes mes kryeministrit në dorëheqje, Zoran Zaev me kryetarin e Alternativës.

Ndryshimet më të mëdha priten në LSDM. Disa prej ministrave të kësaj partie që bartnin funksione të rëndësishme në Qeverinë e Zaevit, nuk do të jenë pjesë e Qeverisë së Kovaçevskit. Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska dhe ajo e Arsimit Milla Carovska konfirmuan se nuk do të jenë pjesë e Qeverisë së re, ndërsa në pikëpyetje është edhe posti i Oliver Spasovskit si Ministër i Brendshëm. Gjatë ditës së djeshme Kovaçevski zhvilloi takime edhe me partnerët e koalicionit të LSDM-së, por edhe me kryetarin e Alternativës Afrim Gashi. Në këto takime po precizohen detajet e fundit nga programi i përbashkët qeveritar që duhet t’i propozohet Kuvendit.

Sofja dhe Shkupi, mund të arrijnë marrëveshjen për tejkalimin e dallimeve 

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria mund të arrijnë marrëveshje për kapërcimin e dallimeve që po e mbajnë të bllokuar procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, thonë njohësit e çështjeve ndërkombëtare, Muhamed Halili dhe Vasko Naumovski.

Pritjet e tyre pozitive ata i bazojnë në agjendën e Qeverisë së re bullgare, që përskaj aspekteve historike, dy vendet të bisedojnë edhe për bashkëpunimin ekonomik, infrastrukturën, kulturën, shëndetësinë dhe çështje të tjera që janë në interes të përbashkët.

Muhamed Halili, ish-diplomat dhe kryetar i Këshillit të Ambasadorëve, thotë për Radion Evropa e Lirë, se zgjidhja e kontestit mes dy vendeve varet edhe nga rrethana tjera, përfshirë edhe zgjedhjet në Francë, vend i cili do të kryesojë me Bashkimin Evropian, në gjashtë muajt e parë të vitit 2022.

Ndërkaq, Vasko Naumovski, ish-zëvendëskryeministër për çështje evropiane, thotë, po ashtu për Radion Evropa e Lirë, se plani i ri i Qeverisë bullgare jep shpresa për lëvizje pozitive që mund të çojnë në një marrëveshje ndërmjet të dyja vendeve.

Franca e përkushtuar bashkërisht me BE, në Ballkanin Perëndimor 

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se shteti i tij gjatë kryesimit të Presidencës së bllokut evropian do të punojë së bashku me Komisionin Evropian edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Këto komente Macron i bëri gjatë një konference të përbashkët për media me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Franca mori kryesimin gjashtëmujor të Presidencës së Bashkimit Evropian nga 1 janari.

Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen tha se e mirëpret faktin që Franca, si një shtet me peshë të madh politike dhe me përvojë ka marrë kryesimin e Presidencës dhe se institucioni që ajo udhëheqë, do të jetë në dispozicion për të bashkëpunuar në realizimin e prioriteteve të përbashkëta të BE-së.

Macron dhe von der Leyen folën për gazetarët pas takimit të parë të punës që pati kolegji i Komisionarëve të BE-së me Qeverinë franceze, si kryesuese e radhës së BE-së.

Ushtarët qëllojnë ndaj protestueseve në Kazakistan 

Situata me protestat anti-qeveritare në Kazakistan është përshkallëzuar tej mase.

Siç raporton BBC, presidenti i Kazakistanit u ka dhënë leje ushtarëve që të qëllojnë pa paralajmërim ndaj protestuesve, transmeton lajmi.net.

Deri tani, nga protestat e dhunshme në Kazakistan kanë mbetur dhjetëra persona të vdekur.

Ndërkaq, më herët u raportua se në vend kanë arritur edhe trupat ruse.

Në këtë shtet ka edhe kosovarë që jetojnë e punojnë atje, mirëpo që gjendja e tyre deri tani është raportuar të jetë e mirë.

Bisedime lidhur me uljen e tensioneve pranë kufirit të Ukrainës  

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin më 6 janar zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Sergei Shoigu dhe diskutoi për “uljen e rrezikut pranë kufijve të Ukrainës”, tha Petagoni në një deklaratë të shkurtër.

Biseda mes Austin dhe Shoigo vjen në kohën e shqetësimeve në Perëndim, pas grumbullimit të pothuajse 100,000 trupave ruse në afërsi të kufijve të Ukrainës. Perëndimi ka frikë se Rusia po përgatitet për një pushtim të Ukrainës, por Moska hedh poshtë këto pretendime.

Rusia ka kërkuar garanci se Ukraina dhe shtetet e tjera të ish-Bashkimit Sovjetik nuk do t’i bashkohen NATO-s dhe po ashtu kërkon që Aleanca Veri-Atlantike të tërheqë dislokimet ushtarake në Evropën Lindore dhe Qendrore.

Perëndimi ka hedhur poshtë ultimatumet e Moskës sa i përket NATO-s dhe ka kërcënuar se do të vendosë sanksione të ashpra dhe do të ndërmarrë masa të tjera nëse Rusia sulmon Ukrainën.

Nesër, mot i vranët dhe me të reshura 

Në Mal të Zi, mban mot kryesisht i vranët, në viset juglindore me të reshura të dobëta .

Frynë erë e dobët deri mesatare vende vende deri e fortë të drejtimeve veriore

 Temperaturat në orën 13: Budvë e H. Novi 14 gradë, Tivar 13, Podgoricë 10, Ulqin 8, Cetinë 7, Beranë, Nikshiq, B. Pole e Andrijevicë 4, Plluzhinë e Guci 3, Shavnik 2, Plevle e Kollashin 1, Rozhaj 0, dhe në Zhablak -2 g.

 Nesër, do të mbajë mot kryesisht i vranët me të reshura të përkohshme të shiut në viset veriore me skllotë dhe borë.

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare e drejtimeve të ndryshme.

Temperatura e mëngjesit prej -2 deri në 9, kurse më e larta e ditës prej 1 deri në 13 g. c.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се