Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

11. 12. 2013. 16:39 >> 16:45

LAJMET 11.12.2013

11.12.2013

KE- i kënaqur me punën e grupit punues parlamentar

Shefi i delegacionit të UE në Mal të Zi Mitja Drobniç u bëri ftesë anëtarëve të grupit punues parlamentarë që me vendosmëri të vazhdojnë punën në legjislaturën zgjedhore, duke vlerësuar se në mënyrë adekuate duhet shqyrtuar kualiteti i akteve reformiste dhe mënyra  e zbatimit të tyre.

Drobniç,  ka vlerësuar se iniciativa e parlamentit që të iniciojë reformën gjithëpërfshirëse të legjislaturës zgjedhore me qellim të ndërtimit të besimit të qytetarëve në procesin zgjedhor është  hap shumë pozitiv , duke shtuar se grupi punues krijon atmosferë pozitive në vend dhe në Bashkësinë Ndërkombëtare. Komisioni evropianë e ka përcjellë me vëmendje punën e grupit punues dhe me pa durim presim rezultatet e punës së tyre me periudhën që vjen. Në veçanti jemi të kënaqur se kjo reformë është përpjekje e përbashkët e deputetëve të koalicionit në pushtet dhe e atyre opozitarë dhe se grupi punues ka konsultuar përfaqësuesit e shoqërisë civile duke marrë  parasysh propozimet e tyre, ka theksuar Drobniç  për Portalin e Qendrës për tranzicionin demokratik. 

 

Kandidati për kryeprokuror të shtetit thotë se aferat duhet shëndritur

Kandidati për prokurorin kryesor të shtetit Branko Vuçkoviq ka theksuar se ,nëse zgjedhet në këtë funksion, do ti rishqyrtojë të gjitha aferat duke vlerësuar se në periudhën që vjen detyrim më i madh i prokurorisë do të jetë lufta kundër kriminalitetit të organizuar dhe korrupsionit. Për ndryshe Këshilli kuvendor për sistemin politik , legjislaturë dhe administratë ka mbajtur seancën dëgjimore konsultative të Vuçkoviq të cilin kolegji i prokurorisë e ka kandiduar për kryeprokuror të shtetit.

Këshilli do ta jap mendimin e vet për kandidimin e Vukçeviq më vonë për faktin se në mbledhjen e sotme të këtij trupi nuk ishin të pranishëm të gjithë anëtarët. Vuçkoviq në fjalën e vet ka theksuar se është kryetar i Gjyqit themelor në Kotorr prej vitit 1989 dhe se në këtë funksion është zgjedhur në 6 mandate. Deputetja e Malit të Zi pozitiv Azra Jasaviq e ka pyetur Vuçkoviqin se çka do të ndërmarrë  lidhur me aferat Inçizimi , Telekom, korrupsionin politikë në Nikshiq e të ngjashme. Ajo ka pyetur edhe për planin e tij në luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar në nivel të lartë dhe se a do ta iniconte procedurën kundër funksionarëve të lartë të Partisë Demokratike të Socialistëve. Vukçeviq është përgjigjur se nuk disponon me informata të mjaftueshme, por edhe ka  potencuar  se sipas tij çdo aferë duhet të  shqyrtohet. 

 

Të krijohet ambient për gazetari të pavarur dhe profesioniste

Misioni i OSBE në Mal të Zi në të ardhmen do të jetë i fokusuar në ndërtimin e ambientit të volitshëm për zhvillimin e gazetarisë së pavarur dhe profesioniste , ka theksuar shefja e sapo emëruar e këtij misioni Janina Hrebiçkova gjatë bisedimeve me ministrin për punë të jashtme dhe integrimet evropiane të Malit të Zi Igor Llukshiq. Siç është kumtuar nga kjo ministri, Hrebiçkova bashkëpunimin e deritashëm të misionit me përfaqësuesit e sektorit civil dhe publikë në Mal të Zi e ka vlerësuar si shumë të suksesshëm.

Llukshiq ka theksuar se pret se veprimtaria e mëtejme e misionit të OSBE do të reflektohet në fushat me të cilat ajo ka ekspertizë specifike. Ai ka theksuar se është i kënaqur me bashkëpunimin disa vjeçar të suksesshëm me misionin e OSBE në Mal të Zi , duke u falënderuar edhe për mbështetjen në proceset integruese të Malit të Zi. 

 

PSD pengesë kryesor për zhvillimin e demokracisë

Partia Social Demokratike është pengesa kryesore për zhvillimin e demokracisë në Mal të Zi, gjë të cilën e tregon edhe vendimi i këshilltarëve të kësaj partie që të përkrahin shkurtimin e mandatit të parlamentit lokal në Beranë , ka deklaruar funksionari i Frontit demokratik Nebojsha Medojeviq.

Të përkujtojmë se Kuvendi i Komunës në Bernës ka sjell vendimin për shkurtimin e mandatit këshilltarëve të parlamentit lokal duke u krijuar kushtet për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në këtë komunë. Vendimin për shkurtimin e mandatit e kanë sjedhur 18 këshilltarë të koalicionit të PDS, PSD sepse këshilltarët opozitarë ishin larguar nga mbledhja. Ky vendim shkon në favor të PDS , sepse zgjedhjet në Beranë do të mbahen para zgjedhjeve kryesore lokale të cilat duhet të mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm, ka theksuar Medojeviq për agjencinë MINA. 

 

MANS – Qeveria dëshiron të mbrojë funksionarët e korruptuar

Qëllimi i masave të qeverisë që të zvogëlojë dukshëm numrin e të dhënave të cilat publikohen në UEB Faqen e komisionit për pengimin e konfliktit të interesave është që të mbrohen funksionarët e korruptuar të cilët nuk mund të arsyetojnë prejardhjen e pasurisë së tyre, konsideron rrjeti për afirmimin e sektorit joqeveritarë- MANS –.  Qeveria, siç transmeton VJESTI ka për qellim që në fillim të vitit të ardhshëm të ndryshojë ligjin për pengimin e konfliktit të interesave, mes tjerash edhe për shkak të harmonizimit të tij me aktin për mbrojtjen e të dhënave të personalitetit, gjë që do tu mundësonte funksionarëve publikë që të mos e paraqesin pasurinë të cilën e kanë disponuar para hyrjes në funksion , si dhe as pasurinë e bashkëshortëve dhe të fëmijëve nëse jetojnë në të njëjtën shtëpi. 

 

Mjekët e zgjedhur kanë rolë të rëndësishëm në mbrojtjen  shëndetësore të pensionistëve

Mjekët e zgjedhur kanë njërin ndër rolet më të rëndësishëm në mbrojtjen shëndetësore të pensionistëve , ka theksuar drejtori i Shtëpisë së shëndetit në Podgoricë Nebojsha Kavariq. Ai sot ka mbajtur prezantimin me temën “Mbrojtja shëndetësore e të moshuarve në kryeqytet” njëherë  duke  vlerësuar se kjo popullatë përmes lidhjes së shoqatave të pensionistëve  është observues kualitativ i sistemit shëndetësor. Kavariq ka theksuar se ekipi i mjekëve të zgjedhur duhet të zgjidh probleme shëndetësore psiko sociale të pensionistëve përmes  programeve preventive, shërimit dhe përkujdesjes dhe siç ka theksuar duhet të bashkëpunojë mirë me familjet dhe të afërmit e këtyre personave. 

 

Ende nuk fillojnë gërmimet në Rashkë

Ekipet e ekspertëve nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore dhe atyre të misionit evropian për sundimin e ligjit, EULEX, tash e dy ditë po qëndrojnë në Rashkë, por  ende nuk kanë filluar gërmimet për hulumtimin e varrezave masive në këtë lokacion të dyshuar. Këtë e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Arsim Gërxhaliu, drejtori i  Departamenti  të Mjekësisë Ligjore, i cili ka thënë se "pala serbe nuk po i përmbushë obligimet e veta dhe  se është duke bllokuar  fillimin e gërmimeve" në njërën nga tri pikat e dyshuara si varreza masive në Rashkë.“Ende nuk kanë filluar punimet. Ende nuk ka arritur teknologjia. Ende i kanë të njëjtat arsyetime dhe thjeshtë shihet një neglizhencë e pa parë nga pala serbe”, ka thënë Gërxhaliu. Ai ka shtuar se pala serbe jo vetëm që nuk ka dhënë arsyetime lidhur me situatën, por siç ka thënë ai, “ata po i ikin takimit. Ne jemi vetëm këtu, te vendi i ngjarjes, me ekspertët e EULEX-it dhe të delegacionit kosovar”.Gërxhaliu ka theksuar se pala kosovare është këmbëngulëse të qëndroj pranë njërës prej tri pikave të dyshuara si varreza masive në Rashkë, derisa pala serbe t’i përmbushë obligimet.

 

Ministri gjerman i mbrojtjes viziton KFOR-in 

Ministri gjerman i mbrojtjes Thomas De Maiziere i shoqëruar nga pesë deputet  gjerman, vizituan sot shtabin e forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, dhe takuan komandantin Gjeneral Major Salvatore FARINA.
Sipas një komunikate për medie të lëshuar pas takimit thuhet se, gjenerali italian njoftoi mysafirin gjerman për operacionet aktuale dhe situatën politike në Kosovë. Komandanti i KFOR-it, siç shkruan në komunikatë, theksoi rëndësinë e zgjedhjeve lokale “si një sukses të KFOR-it  dhe një arritje për organizatat vendore të sigurisë”.Gjermania ka një kontingjent prej 685 ushtarëve që funksionojnë në kuadër të KFOR-it, të stacionuar në zonën përreth dhe në Prizren.

 

Afrika Jugore: Trupi i Mandelës – në amfiteatrin e Pretorias

Trupi i pajetë i ish-presidentit të Afrikës Jugore, Nelson Mandela, po qëndron në amfiteatrin e qytetit Pretoria, ku ai ishte inauguruar president në vitin 1994. Mijëra njerëz nëpër rrugët e Pretorias e kanë nderuar arkivolin me trupin e pajetë të Mandelës, që ishte i mbështjellur  me flamurin e Afrikës Jugore, derisa transportohej me përcjellje policore për në amfiteatër. Mandela vdiq më 2 dhjetor në moshën 95 vjeçare. Vdekja e tij ka shkaktuar ndjenjë të pikëllimit të thellë në vendin e tij dhe në gjithë botën. Prej vitit 1994 e deri më 1999, ai ishte president i parë i zi i Afrikës Jugore. Mandela do të varroset të dielën në qytetin e tij të lindjes, Qunu, që është 700 kilometra në jug të kryeqytetit Johanesburg. 

 

Ukrainë: Nuland së bashku me protestuesit në Kiev

Ndihmës sekretarja amerikane e shtetit, Victoria Nuland, është dukur me protestuesit , në Sheshin e Pavarësisë në kryeqytetin Kiev të Ukrainës. Victoria Nuland gjendet për vizitë në Kiev, për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës, që po zgjatë tash disa javë. Ajo ka shpërndarë  ushqim për protestuesit dhe policët, shumica prej të cilëve ishin tërhequr nga sheshi. Në pjesët e tjera të kryeqytetit, policia është tërhequr nga përpjekja për t’i dëbuar afro 200 protestues, të cilët thuhet se kanë përdorë gypa me ujë për t’i mbajtur policët në distancë. Njëherësh, ministri i brendshëm i Ukrainës, Vitaly Zakharchenko, ka premtuar se nuk do të ketë shpërndarje të dhunshme të protestuesve.“Ne nuk mund t’i injorojmë të drejtat dhe interesat legjitime të të tjerëve”, tha ai. Kjo deklaratë u bë pasi qindra policë depërtuan në shesh, sot herët në mëngjes, për t’i shkatërruar tendat dhe barrikadat.

 

Kriza në Ukrainë çon zëvendësin e Tymoshenkos në Strasbourg

Nënkryetari i partisë opozitare Batkivshchyna (Atdheu), Hryhoriy Nemyrya, ka udhëtuar sot për Strasburg për t’u takuar me anëtarët e Parlamentit dhe politikanët Evropian. Zyrtarët  partiak thonë se Nemyrya, i cili është kryesues i komisionit parlamentar për integrime evropiane, është larguar sot nga Kievi  me kërkesë të kryetares së partisë ish-kryeministres Yulia Tymoshenko. Nemyrya pritet të diskutoj me mikpritësit evropian për krizën aktuale në Ukrainë, e cila u nxitë nga refuzimi i presidentit Viktor Yanukovych që të nënshkruaj një marrëveshje përafrimi me Bashkimin Evropian. Brukseli vlerëson se burgosja e Tymoshenkos  për keqpërdorim të pozitës, ka prapavijë politike. Një ndër kushtet kryesore që Kievi zyrtar kishte për të nënshkruar marrveshjën e stabilizim-asociimit me Brukselin, ishte që t’i lejohet Tymoshenkos që të trajtohet në ndonjë spital në perëndim. 

 

SHBA: Arrihet marrëveshja për buxhet

Negociatorët e Kongresit amerikan kanë arritur marrëveshje dypartiake për shpenzimet, që në mënyrë modeste do ta reduktojnë deficitin e buxhetit të Shteteve të Bashkuara, pa i rritur taksat. Presidenti Barack Obama e ka lavdëruar marrëveshjen si “hap i parë” i mirë, por ka theksuar se buxheti aktual ende duhet të miratohet. John Boehner, kryesues i Dhomës Përfaqësuese, me shumicë republikane, tha se edhe ai e ka mbështetur marrëveshjen e arritur mbrëmë vonë. Me këtë marrëveshje, do të anulohen disa shkurtime buxhetore, të njohura si “sekuestrim”, që patën hyrë në fuqi më herët këtë vit dhe do të evitohet një mbyllje tjetër e pjesërishme e qeverisë, siç ishte ajo që e goditi qeverinë e Shteteve të Bashkuara, në muajin tetor të këtij viti. Me marrëveshje pritet që borxhi i Shteteve të Bashkuara prej 17 mijë miliardë dollarësh, të ulet për 23 miliardë.
Buxheti duhet të miratohet në Kongres, e pastaj ai duhet të nënshkruhet nga presidenti Obama, deri më 15 janar, kur kalon afati i autoritetit shpenzues të qeverisë federale.

 

Kabul: Shpërthim afër aeroportit ndërkombëtar

Një sulmues vetëvrasës me bombë e ka sulmuar sot një konvoj të trupave të jashtme afër aeroportit ndërkombëtar në kryeqytetin Kabul të Afganistanit. Një zëdhënësi i Ministrisë së brendshme afgane i tha Radios Evropa e Lirë se nga shpërthimi nuk ka pasur viktima. Përgjegjësinë për këtë sulm e kanë marrë talibanët, duke thënë se ai ishte i drejtuar kundër trupave të jashtme. Në aeroport është e vendosur baza më e rëndësishme e komandës së NATO-s, Komanda e Bashkuar e Forcës Ndërkombëtare Ndihmëse të Sigurisë. Analistët thonë se sulmet në aeroportin e ruajtur me masa të ashpra sigurie, janë relativisht të rralla dhe se ky kapacitet paraqet një cak ambicioz për kryengritësit.

 

Kerry: Ligjvënësit të mos miratojnë sanksione të reja kundër Iranit

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka kërkuar nga ligjvënësit e Shteteve të Bashkuara që të mos imponojnë sanksione të reja kundër Iranit, derisa fuqitë botërore po e implementojnë hapin e parë të marrëveshjes gjashtëmujore, me të cilën synohet pajtueshmëri gjithëpërfshirëse për ndaljen e programit atomik iranian.

Gjatë fjalimit të tij në Komitetin për politikë të jashtme të Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, John Kerry tha se “ne po kërkojmë nga ju që negociatorëve dhe ekspertëve tanë tu jepni kohë dhe hapësirë, për ta kryer punën e tyre”.Ai, poashtu, tha se nëse marrëveshja e ndërtimit të mirëbesimit, e arritur muajin e kaluar në Gjenevë dështon, atëherë administrata amerikane do të kërkoj nga Kongresi më tepër sanksione kundër Iranit. Republikanët dhe demokratët në këtë komitet me ndikim kanë shtruar pyetje nëse marrëveshja e 24 nëntorit me Iranin, e kufizon në mënyrë përkatëse programin atomik iranian në këmbim për zbutje të disa sanksioneve ndaj Teheranit.

 

Birmania liron edhe 41 të burgosur politik

Presidenti i Birmanisë ka falë 41 të burgosur politik. Ky është grupi i fundit i të burgosurve që lirohen që kur Thein Sein erdhi në pushtet në mars të vitit 2011. Ky vendim është konfirmuar nga Bo Kyi, i cili drejton grupin e Shoqatave për Ndihmë të Burgosurve Politik. Kyi  tha se rreth 50 të burgosur të tjerë politik mbesin në burgje. Koha kur është bërë kjo falje, koinçidon me hapjen e Lojërave të Azisë Jug-Lindore, që organizohen për të 27-ën herë në Birmani. Lirimi i të gjithë të burgosurve politik është një prej kushteve që qeveritë perëndimore i kanë vënë Birmanisë, në mënyrë që t’i menjanohën sanksionet ndërkombëtare. Sein është zotuar se do të lirojë të gjithë të burgosurit e ndërgjegjes në Birmani, deri në fund të këtij viti. Momentalisht, Birmania po kalon nëpër ndryshime dramatike, përfshirë edhe zgjedhjen e lideres opozitare, laureaten e çmimit Nobel për paqe, Aung San Suu Kyi në parlament.

 

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht i kthjellët. Frynë erë e dobët deri mesatare . Në bregdetë më e fortë veri lindore. Temperaturat: Budvë 16, Tivar e H. Novi 15, Ulqin 12, Podgoricë 11, Nikshiq 10, Cetinë 9, Shavnik 7, Beranë e Plavë 5, B. Pole 4, Plevle e Zhablak 3,  dhe në Kollashin, Mojkovc e Rozhaj 2 g.  Edhe për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë mesatare , pasdite e fortë veriore dhe veri lindore.  Temperatura e mëngjesit prej -0 deri në 4, kurse më e larta e ditës prej 3 deri në 16 g. C. 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се