Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

10. 12. 2013. 16:29 >> 16:52

LAJMET 10.12.2013

10.12.2013

10 dhjetori – Dita e të Drejtave të Njeriut

Sot është Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut. Dhjetë dhjetori përkujton miratimin e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, më 1948, në Kombet e Bashkuara. Dita e të Drejtave të Njeriut, këtë vit, ka në qendër të vëmendjes të drejtat e të gjithë njerëzve: grave, të rinjve, personave me të aftësi të kufizuara, të varfërve, të margjinalizuarve e të tjerë. Qëllimi është që zëri i tyre të dëgjohet në jetën publike dhe të përfshihen në vendimmarrje. Në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Mal të Zi, ora e pare ishte kushtuar kësaj ditë të rëndësishme, ndërsa shumica prej tyre këtë vit kishin zgjedhur si temë, Nelson Mandelën, presidentin e Afrikës së Jugut, aktivistin e njohur për  të drejtat e njeriut i cili vdiq kohë më parë.

 

Ndërtimi i institucioneve, rrugë e sfidave të përhershme

Shteti, në bashkëpunim me shoqërinë civile, ka krijuar strukturë autonome e cila është parakusht për hapin e ardhshëm përpara në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ka vlerësuar kryetari i Kuvendit Ranko Krivokapiq.

“Mali i Zi po kalon një rrugë të gjatë nga koha kur mbrojtja e të drejtave të njeriut ishte vepër e individëve, njerëzve të cilët përmes fisit dhe brezit të vet kanë krijuar kodin e nderit, respektit dhe moralit në mbrojtjen e të drejtave të tjerëve”, ka theksuar Krivokapiq në drejtimin opinionit me rastin e ditës ndërkombëtare të drejtave të njeriut. Siç ka theksuar, nga kjo kohë e deri sot me shumë vetëmohim bëhen përpjekje për ndërtimin e institucioneve të mbrojtjes së drejtave njerëzore. “Janë nevojitur shekuj për ndërtimin e moralit , por me siguri na nevojiten dy shekuj që ti ndërtojmë institucionet të cilat i mbrojnë të drejtat njerëzore”, ka theksuar mes tjerash Krivokapiq.

 

Përmes zbatimit të ligjit drejtë respektimit të plotë të drejtave njerëzore

Mali i Zi në rrugën drejtë UE duhet të sigurojë instrumenta gjegjës juridik, të cilët do tu garantojnë të gjithë njerëzve gëzimin e plot të drejtave njerëzore, ka theksuar shefi i misionit të UE në Mal të Zi, Mitja Drobniç, duke theksuar se gati në të gjitha sferat nevojitet edhe shumë punë për të bërë.

Organizata e OSBE-së sot me rastin e Ditës Ndërkombëtare për drejtat njerëzore ka organizuar konferencën, paneli i parë i të cilës i është kumtuar punës së avokatit të popullit i cili sot shënon 10 vjetorin e punës. Drobniç ka vlerësuar se institucioni i ombdusmanit duhet të bëjë presion mbi shtetin dhe organet tjera që të marrin pjesë në ndërtimin e shoqërisë së liruar nga diskriminimi.

 

Distanca etnike ndaj romëve gjithnjë është shqetësuese

Shoqëria malazeze është diçka më tolerante se sa ishte para 10 vjetësh, mirëpo distanca etnike krahasuar me pjesëtarët e bashkësive të caktuara etnike, në veçanti ndaj popullatës rome është  gjithnjë shqetësuese, ka treguar hulumtimi më i ri i Qendrës për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut (CEDEM) .

Hulumtimi është realizuar në nëntor në 16 komuna të Malit të Zi në të cilin kanë marr pjesë 790 të anketuar. Metodologu i CEDEM-it, Millosh Beshiq, ka theksuar se sondazhi, i cili  është realizuar në bazë të 9 modaliteteve, ka treguar se distanca më e vogël etnike është ndaj malazezëve dhe serbëve kurse distanca më e madhe ndaj romëve, shqiptarëve dhe kroatëve.

 

Gjukanoviq takohet në Beograd me Daçiq dhe Vuçiq

Kryeministri i malit të Zi Millo Gjukanoviq qëndron sot për vizitë zyrtare në Beograd, të parën pas 10 vjetësh ku takohet me kreun më të lartë të Serbisë. Gjukanoviq është takuar me kryeministrin e Serbisë Ivica Daçiq, me ç’gjë edhe filloi pjesa zyrtare e vizitës në Beograd. Më parë Gjukanoviq para Pallatit “Serbia” i është organizuar pritje solemne me antonimin e himneve të dy vendeve dhe me nderime ushtarake.

Pas bisedimeve me Daçiq, Gjukanoviq në pallatin “Serbia” ka biseduar edhe me nënkryetarin e parë të Qeverisë së Serbisë Aleksandër Vuçiq. Është paraparë që sot të mbahet edhe mbledhja plenare e delegacionit të Malit të Zi dhe të Serbisë. Dy kryeministrat do të nënshkruajnë sot marrëveshjen për bashkëpunim ndërmjet qeverive të Malit të Zi dhe Serbisë në kontekstin e asoocimit në UE dhe më pas Daçiq dhe Gjukanoviq do të bisedojnë me gazetarët. Është paraparë që sot Gjukanoviq të takohet në Kuvendin popullor edhe me kryetarin e parlamentit Nebojsha Stefanoviq. Me Gjukanoviq për vizitë në Serbi kanë udhëtuar edhe ministrat për ekonomi dhe zhvillim të qëndrueshëm në turizëm Vlladimir Kavariq dhe Branimir Gvozdenoviq.

 

Bashkëpunimi i OJQ dhe administratës shtetërore është i rëndësishëm për reformat

Bashkëpunimi i sektorit civil me organet e administratës shtetërore është i rëndësishëm për realizimin e reformave në të gjitha segmentet e shoqërisë, është vlerësuar me rastin e nënshkrimit të memorandumit për bashkëpunim ndërmjet ministrisë së punëve të brendshme dhe shoqatës joqeveritare “Instituti Alternativa”.

Ministri i punëve të brendshme Rashko Konjeviq ka theksuar se MPB e sheh institutin Alternativa si partner me dëshirë që së bashku të veprojnë në proceset e rëndësishme të cilat e presin shtetin tonë. Kryetari i Këshillit drejtues të Institutit Alternativa Stevo Muk ka theksuar se memorandumet e këtij tipi ndërmjet sektorit civil dhe organeve shtetërore i kontribuojnë dukshëm komunikimit dhe bashkëpunimit më kualitativ.

 

Në Kuvend u debatua për Llushticën

Kuvendi i Malit të Zi  e ka përfunduar debatin për aneksin e kontratës me kompaninë “Nord Star”, për blerjen e truallit në siujdhesën Llushtica. Ministri i financave ka sqaruar se me aneks parashihet një sipërfaqe diçka më e vogël e tokës e cila jepet me qira dhe në formë më precize është caktuar edhe mënyra e shfuqizimit të kontratës nëse investimet nuk realizohen.

Opozita mendon se vilat e ndërtuar nuk janë të mjaftueshme dhe se pa ndërtimin e hoteleve nuk mund të flitet për investime serioze. Opozita po ashtu thekson se  për kompaninë “Nord Star” dihet fare pak dhe se dhënia me qira  për 90 vjet është tepër e gjatë.

 

14 kandidatë i plotësojnë kushtet

Këshilli kushtetues ka konstatuar se 14 kandidatë për gjykatës të Gjyqit kushtetues i kanë plotësuar kriteriumet duke dorëzuar dokumentacionin  e domosdoshëm. Prej 19 kandidatëve të paraqitur, 5 prej tyre nuk i kanë plotësuar kushtet e kërkuara. Kandidatët do të dëgjohen në këtë këshill me 18 dhe 20 dhjetor në mbledhjen e hapur për opinionin, ka paralajmëruar nënkryetari i këtij trupi kuvendor Velizar Kallugjeroviq.

 

Integrimin në NATO e përkrahin 38 për qind të qytetarëve

Anëtarësimin e Malit të Zi në NATO e përkrahin 38 për qind të qytetarëve, 6 për qind më tepër se në muajin mars, 45 për qind  janë kundër kurse 17 për qind të anketuarve nuk ka qëndrim të caktuar ndaj kësaj çështje, ka treguar sondazhi më i ri i Qendrës për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut. Sondazhi është realizuar në nëntor në 16 komuna të Malit të Zi dhe në të kanë marr pjesë 790 të anketuar. Metodologu Millosh Beshiq, ka përkujtuar se në mars ka qenë dallimi më i madh ndërmjet dy opsioneve sepse atëherë numri i  kundërshtarëve të integrimeve në NATO  ishte mbi 50 për qind.

 

Metalurgët nesër protestojnë në Podgoricë

Punëtorët e ish ndërmarrjes “Metallac” nga Nikshiqi, e riemëruar në “Montavar Inzhenjering”, do të organizojnë prej nesër protesta të qeta një orësh edhe në Podgoricë nëse nuk do të ketë progres në zgjidhjen e kërkesave të tyre. Ata bëjnë grevë prej me 25 nëntor duke kërkuar rregullimin e statusit juridik, pagesën e të ardhurave si dhe fillimin e prodhimtarisë. Prej javës së kaluar ata protestojnë para ndërtesës së Komunës së Nikshiqit. Kryetari i Këshillit grevist Spasoje Jakiq ka deklaruar për agjencinë “Mina Business” se deri tani askush nuk u është drejtuar, mirëpo presin që ministri i ekonomisë Vlladimir Kavariq të angazhohet në zgjidhjen e problemeve të ish fabrikës “Metallac”.

 

Asociacioni i komunave serbe, as OJQ , as entitet i ri politik

Funksioni i Asocacionit të komunave serbe në Kosovë nuk do të jetë i ngjashëm me atë të një OJQ-je, tha drejtorit për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin amerikan të Shtetit, Jonathan Moore, sipas të cilit ky Asociacion nuk do të mund të legjitimohet as si inkuadrim i Serbisë përbrenda territorit të Kosovës. “Normalizimi i marrëdhënieve po bëhet përbrenda ligjeve të Kosovës. Komunat kanë shumë kompetenca në këtë sistem.

Komunat kanë kompetenca në mënyrë të veçantë ose si bashkësi të cilat mund t’i ushtrojnë. Asociacioni s’është NGO (OJQ), por as entitet i ri politik”, theksoi Moore. Ky diplomat në një intervistë për Klan Kosova deklaroi se idetë për një entiteti të ri politik në Kosovë nuk janë në tavolinë. “S’është zgjidhje kjo dhe kjo s’është në tavolinë. Ndërmjet shteteve fqinje mund të diskutohen shumë çështje, por ne nuk shohim kurrfarë arsyesh që kjo të diskutohet. Politika jonë është e qartë. S’ka ndryshim kufijsh, s’ka shkëmbime të territoreve”, u shpreh Mur.

 

Në Rashkë vazhdojnë gërmimet në një varrezë të dyshuar masive

Gërmimet për gjetjen e trupave të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, kanë rifilluar sot në Rashkë. Ministria e Drejtësisë e Kosovës ka njoftuar se gërmimet do të vazhdojnë nga një ekip i përbërë nga ekspertë të Departamentit të Mjekësisë Ligjore, të kryesuar nga drejtori i këtij departamenti, Arsim Gërxhaliu, dhe një ekip ekspertësh nga EULEX-i. "Gërmimet ku është punuar edhe para dy muajve, kësaj radhe pritet të zgjasin pesë ditë, ndërsa nëse ky lokacion rezulton negativ, në pranverë të vitit të ardhshëm, po ashtu në Rashkë, pritet të hapen edhe dy lokacione tjera të dyshuara", thuhet mes tjerash në komunikatën e Ministrisë së Drejtësisë.

 

Në Ohër, takohen Janakievski, Haxhinasto dhe Mujota

Forcimi i bashkëpunimit ekonomik dhe liberalizimi në fushën e transportit ishin temat kryesore që diskutuan në Ohër, ministrat e transportit të Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës. Çështja kryesore, sipas ministrit maqedonas Mile Janakieski është liberalizimi i transportit të mallrave. "Ramë dakord që më 17 Janar të kemi një takim të ri që do të jetë në nivel teknik, por ku do të ftohen vendet e tjera me një rëndësi globale. Në takimin në Bruksel, ministri i Malit të Zi shprehu interesimin për nënshkrimin e marrëveshjes së këtillë, kështu që edhe ai do të jetë i pranishëm në këtë takim", deklaroi Janakieski. Ministri i Transportit të Shqipëria Edmond Haxhinasto deklaroi se është i domosdoshëm bashkëpunimi i përbashkët i vendeve të rajonit për zhvillimin ekonomik, por edhe të turizmit dhe të sektorëve të tjerë. Sipas ministrit të Kosovës, Fehmi Mujota, projektet e infrastrukturës janë të një rëndësie thelbësore. Në këtë drejtim ai paralajmëroi se për tre vitet e ardhshme do të realizohet lidhja me autostradë midis Prishtinës dhe Shkupit deri në kufirin me Maqedoninë.

 

Belgjika mbështet statusin kandidat për Shqipërinë

Belgjika mbështet Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit europian. Zëvendekryeministrja belge Laurette Onkelinx eshte shprehur për ABC News se Belgjika mbështet qartësisht marrjen e statusit kandidat nga Shqipëria dhe shpreson që ky vend të bëhet së shpejti anëtar i BE-së.

“Qeveria belge përmes kryeministrit të saj Elio Di Rupo mbështet plotësisht statusin e kandidatit për Shqipërinë. Ne shpresojmë që do jetë një portë hyrjeje për të gjithë shqiptarët dhe shqiptaret lidhur me aspiratat dhe shpresat e tyre për të ardhmen, por është gjithashtu një pasuri për Europën”- tha zv/kryeministrja e Belgjikës Laurette Onkelinx. Vendimi i ministrave të jashtëm për statusin për Shqipërinë pritet te jepet në 17 dhjetor. Nëse ai do jetë pozitiv, ky vendim do të zyrtarizohet nga liderët europian në 19 dhe 20 dhjetor.

 

Zyrtarja amerikane i ka filluar bisedimet me opozitën

Derisa qindra protestues vazhdojnë të qëndrojnë në Sheshin e Pavarësisë në qendër të kryeqytetit Kiev në Ukrainë, duke e kundërshtuar veprimin e presidentit Viktor Yanukovich, që ta refuzoj afrimin me Bashkimin Evropian, në këtë vend kanë arritur edhe zyrtarë të lartë ndërkombëtarë. Ndihmës sekretarja amerikane e shtetit, Viktoria Nuland, i ka filluar bisedimet me përfaqësuesit e opozitës në Kiev, ndërsa shefja për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, pritet që të takohet me zyrtarë qeveritarë, politikanë opozitarë dhe aktivistë civilë.

Nga ana tjetër, presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovich, i ka hapur takimet e jashtëzakonshme lidhur me protestat, në kuadër të të cilave po diskuton për këtë krizë me ish-presidentët e Ukrainës, Leonid Kuchma, Leonid Kravchuk dhe Viktor Yushchenko. Pas këtyre bisedimeve, do të mbahet një “tryezë e rrumbullakët” e zgjeruar ndërmjet autoriteteve, shoqërisë civile dhe opozitës.

 

Nis ceremonia përkujtimore për Mandelën

Në Johanesburg ka nisur ceremonia përkujtimore për Nelson Mandelën. Udhëheqës të rreth 70 vendeve të botës janë duke ndjekur shërbimin përkujtimor në stadiumin, ku, në vitin 2010, është mbajtur finalja e Kampionatit Botëror të Futbollit. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, kryeministri britanik, David Cameron, dhe presidenti francez, Francois Hollande, janë vetëm disa nga liderët pjesëmarrës.

Udhëheqësi kundër aparteidit dhe presidenti i parë me ngjyrë i Afrikës së Jugut ka vdekur më 5 dhjetor, në moshën 95-vjeçare. Mandela do të varroset me funeral shtetëror në qytetin e tij të lindjes më 15 dhjetor.

 

Nesër mot kryesisht pa të reshura

Në pjesën më të madhe të Malit të Zi sot mbajti mot me vranësira të ndryshueshme dhe i thatë, me përjashtim të disa viseve në veri ku u vërejtjen edhe reshje të dobët të borës. Fryn erë e dobët deri mesatare nga drejtimet veriore.

Temperaturat në orën 14 u shënuan: në Tivar e Herceg Novi 18 gradë, në Budvë e Ulqin 17, Podgoricë 15, Cetinë 11, Nikshiq 9, Beranë e Shavnik 5, Plevle 4, Kollashin, Mojkovac, Plavë e Rozhaj 3, në Bijello Pole 2, dhe në Zhablak 0 gradë.

Për nesër meteorologët parashohin të mbajë mot kryesisht i kthjellët dhe i thatë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare veriore dhe veri lindore. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej -13 deri në 2, kurse më e larta e ditës prej 3 deri në 17 gradë celsius.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се