Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

09. 12. 2013. 16:47 >> 17:07

LAJMET 09.12.2013

09.12.2013

Gjukanoviq sot dhe nesër në Beograd

Kryeministri i  Malit të Zi Millo Gjukanoviq  sot dhe nesër qendron për vizitë dyditëshe zyrtare në Serbi për herë të parë pas 10 vjetësh. Përveç takimit me kryeministrin e Serbisë Ivica Daçiq, Gjukanoviq nesër do të takohet edhe me presidentin e Republikës së Serbisë Tomisllav Nikoliq, me kryetarin e kuvendit popullor të Serbisë  Nebojsha Stefanoviq dhe me nënkryetarin e parë të Qeverisë së Serbisë Aleksandër Vuçiq.

Temë e bisedimeve të kryeministrit Gjukanoviq me zyrtarët më të lartë shtetërorë të Serbisë do të jetë forcimi i bashkëpunimit në sferën e turizmit dhe energjetikës dhe në veçanti tema e lidhjeve rrugore , thuhet në kumtesë nga Qeveria e Malit të Zi. Përndryshe vizita e kryeministrit Gjukanoviq tërheq interesim të madh të mediave jo vetëm në Mal të Zi por edhe në Serbi.

 

Llukshiq në Sllovaki

Ministri për punë të jashtme dhe integrimet evropiane i Malit të Zi, Igor Llukishiq ,qëndron sot për vizitë zyrtare në Sllovaki ,me ftesën e kolegut Mirosllav Llajçak.

Siç ka kumtuar Ministria e punëve të jashtme dhe integrimeve evropiane , Llukshiq në Sllovaki përveç me Llajçak , do të takohet edhe me presidentin, Ivan Gashparoviç. Siç theksohet kjo vizitë është rast për prezantimin e rezultateve të cilat Mali i Zi i ka realizuar në kontekstin e integrimeve në UE dhe në NATO si dhe për identifikimin e sferave në kuadër të këtyre proceseve në të cilat përvojat  dhe ekspertiza sllovake do të jenë të mirëseardhura.

 

Për shkak të akuzave të të punësuarve MPB paguan 4 milion euro

Ministria për punë të brendshme do të paguaj gjatë këtij viti , në bazë të akuzave të punësuarve në këtë dikaster do të paguaj rreth 4 milion euro , ka kumtuar ministri Rashko Konjeviq. Konjeviq në mbledhjen e Këshillit për mbrojtje dhe siguri ka theksuar se akuzat kanë të bëjnë kryesisht me moslejimin e pushimeve vjetore , të punës së natës e të ngjashme. Këshilli ka shqyrtuar sot propozim ligjin për llogarinë përfundimtare të buxhetit për vitin e kaluar me raportin për revidimin e tij në pjesën që ka të bëjë me MPB , Ministrinë e mbrojtjes dhe agjencinë për sigurinë nacionale. Këshilli me votat e koalicionit në pushtet i ka propozuar parlamentit që ta miratojë propozim ligjin. Kundër propozimit ishin përfaqësuesit e Frontit Demokratik ,kurse të përmbajtur deputetet e PSP .

 

Shpërndarja jo e barabartë rajonale është mangësi kyçe

Deputetët e kanë përfunduar sot debatin për raportin  lidhur me ndarjen e ndihmës shtetërore gjatë vitit të kaluar , gjatë të cilit përfaqësuesit e partive opozitare si problem kyç kanë theksuar ndarjen jo të barabartë të mjeteve në rajone. Deputeti i Malit të Zi pozitiv Srgjan Periq ,ka theksuar se ekziston disproporcion i madh në dhënën e ndihmës shtetërore , sepse janë mbrojtur interesat e partnerëve të huaj strategjik në vend që ato tu jepen atyre që janë të domosdoshme.

Ai konsideron se ndihmën shtetërore duhet dhënë , në vend të partnerëve strategjik siç është nënshtetasi i pasur rusë i cili ka udhëheq me KAP , ose bankave , duhet orientuar psh. në bujqësi . Kryetari i Komisionit për kontrollin e ndihmës shtetërore Mitar Bajçeta ,ka sqaruar se bujqësia nuk është në kompetencat e këtij dikasteri të Qeverisë kështu që bujqit mund të marrin ndihma të mjaftueshme nëse kjo parashihet me agrobuxhetin. Ai ka kumtuar se ndihma e përgjithshme e ndarë shtetërore në vitin e kaluar ishte 41.8 milion euro ose 1.26 për qind të bruto prodhimtarisë së brendshme.

 

Dëgjohen kandidatët për kolegjin gjyqësor

Këshilli parlamentarë për sistemin politikë , legjislaturë dhe administratë ka dëgjuar sot kandidatët për anëtarë të kolegjit gjyqësor nga radhët e juristëve eminent dhe për propozimet përfundimtare ky trup punues do të vendos në mbledhjen e veçantë. Kryetari i këshillit, Rifat Rastoder ka përkujtuar se parlamenti, me propozimin e Këshillit, zgjedh 4 anëtarë të kolegjit. Ai  ka theksuar se propozimi i kandidatëve për funksionet e gjyqësorit duhet përfunduar deri në fund të vitit. Rastoder sqaroi se anëtarët e Këshillit do të votojnë publikisht për kandidatët për anëtarë të kolegjit gjyqësor dhe atë të prokurorisë.

 

Të vendoset besimi në procesin zgjedhor

Zgjedhjet e fundit kanë treguar se ekzistojnë shumë dyshime në zgjedhjet e lira dhe të ndershme në Mal të Zi ,u tha në konferencën nacionale për antikorrupsion dhe është vlerësuar se zgjedhja e kryeprokurorit të shtetit sipas rregullave të reja ofron shanse që afera Inçizimi të mos përsëritet. Sot në Podgoricë nën organizimin e MANS-it ka filluar konferenca e 7 nacionale antikorrupsion në temën e legjislaturës zgjedhore dhe korrupsionit politik. Kryetari i Parlamentit Ranko Krivokapiq ka theksuar se është e qartë se zgjedhjet e fundit kanë treguar se ekzistojnë shumë dyshime në burimet bazë  të demokracisë e që janë zgjedhjet e lira e të ndershme. Shefi i delegacionit të UE në Podgoricë ,Mitja Drobniç , ka theksuar se procesi zgjedhor duhet të gëzojë shkallë të lartë të besimit në mesin e qytetarëve në mënyrë që rezultatet zgjedhore në tërësi të pasqyrojnë vullnetin e popullit. Ai ka shtuar se Komisioni evropianë pretë që Mali i Zi të ndaj qartë interesin publikë nga ai partiak dhe të sigurojë përgjigje adekuate në rekomandimet e OSBE-s dhe ODIHR –it lidhur me procesin zgjedhor.

 

Rezultate të dobëta në luftën kundër korrupsionit

Ditën  ndërkombëtare të luftës kundër korrupsionit, Mali i Zi e ka pritur me rezultate të dobëta në këtë sferë, konsideron Forumi për demokraci ,duke shtuar se shteti nga sferat deklarative duhet të kalojë në rrafshin esencial.  Mali i zi , siç theksohet , edhe përkundër sugjerimeve të shumta dhe mjeteve financiare nga Bashkësia ndërkombëtare, nuk ka një mekanizëm adekuat , para së gjithash efikas ,në luftën kundër korrupsionit. Ata theksojnë se shqetëson fakti që në kohë të fundit një numër i madh i iniciativave për shpërdorimin e pozitës zyrtare nuk procesuohet më tej ose për aq më tepër nuk konsiderohet si formë e korrupsionit.

  

Eksplantimi i parë i organit në Mal të Zi zemra dërgohet në Slloveni

Në Qendrën klinike në Podgoricë mbrëmë është kryer eksplantimi i parë i organit në Mal të Zi . Falë humaniteti të një gruaje dhe të familjes së saj, siç tha ministri i shëndetësisë Miodrag Radunoviq, 4 njerëz do ta vazhdojnë jetën me organe të reja.

Gruaja nga e cila janë marrur organet është nënshtetase e Serbisë. Pëlqimin  që mund të merren organet të cilët mund të transplantohen e ka nënshkruar i biri i saj, ka theksuar Marina Ratkoviq. Koordinuesi nacional për programin e transplantimit, drejtori i Qendrës klinike Millan Mijoviq, ka theksuar në konferencën për gazetarët se operacioni është përgatitur në mënyrë detaje dhe në këtë punë ndihmë të madhe u kanë ofruar kolegët nga Kroacia.

 

Gjatë 10 ditëve kanë humbur 4 njerëz

Në Mal të Zi gjatë 10 ditëve të kaluara është paraqitur humbja e 4  njerëzve ,shkruan gazeta Dnevne Novine. Tre të rinj të moshës 20 deri në 33 vjeç kanë humbur në Podgoricë, kurse në B. Pole është paraqitur humbja e një mashkulli 57 vjeçar. Shqetësimi i familjeve të tyre , por edhe i opinionit , për shkak të humbjeve misterioze rritet edhe më tepër, kurse në Kroaci brenda një  jave kanë humbur 17 njerëz. Së pari , me 26 nëntor, është paraqitur humbja e Ratko Nishaviq 20 vjeçar nga Berana, student i Fakultetit matematikoro -natyror . Disa ditë më vonë është paraqitur humbja e Anton Dedivanoviq 33 vjeçar. Në Podgoricë është paraqitur edhe humbja e 31 vjetarit G.M. nga Vrellat e Ribnicës, kurse në Bjello Pole humbja e një burri 57 vjeçar.

 

Gjykata Themelore në veri bllokon negociatat Kosovë-Serbi

Me dallime të mëdha sa i përket strukturës së drejtësisë në veri, pala kosovare dhe ajo serbe do të zhvillojnë një rund negociatash më 13 dhjetor. Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës janë zotuar se nuk do të lejojnë një gjykatë tjetër themelore në veri. Me ligjet aktuale ekzistojnë vetëm shtatë gjykata themelore, ndërkaq mund të ketë vetëm degë nëpër komuna të reja, shkruan “Koha Ditore”.Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka thënë për “Kohën Ditore” se “Do të jetë vetëm një gjykatë themelore, një ligj i aplikueshëm në Kosovë dhe hierarkia e emërimit do të bëhet nga niveli qendror, respektivisht presidentja e Republikës së Kosovës”.Në anën tjetër, zyrtarë të Beogradit kanë bërë të ditur se nuk do të heqin dorë nga kërkesa e tyre për një gjykatë të veçantë në veri. Ndërkaq Brukseli, si garantues i dialogut pret nga palët që çështjet e hapura sa i përket implementimit të marrëveshjes të përfundojnë deri në fund të javës tjetër, kur më 17 dhjetor Catherine Ashton prezanton raportin me të arriturat në dialog para shteteve anëtar.

 

Jacobson takon liderët politikë, jo edhe VV-në

Liderët politikë të Kosoves, në takimin sotëm me ambasadoren amerikane Tracey Ann Jacobson, janë pajtuar për përfundimin e shpejtë të reformës zgjedhore. Kështu, zgjedhjet parlamentare mund të mbahen në qershor të vitit të ardhshëm. Liderët e partive kryesore në vend, pa Lëvizjen Vetëvendosje, janë takuar sot në mëngjes me Ambasadoren Jacobson, njofton Kosovapress.

 

Çeku takoi Moor

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK-së) Agim Çeku, priti sot, në takim pune Jonatan Moor, drejtor i Zyrës për çështje të Evropës Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit të SHBA-ve. Në takim e përbashkët ministri Çeku falënderoi lartë angazhimin e SHBA-ve në ndihmë të ngritjes së FSK-së në aspektin strategjik përmes një bashkëpunimi shumë të dobishëm dhe intensiv. Ministri Çeku e informoi mysafirin nga SHBA-të me sukseset e arritura të FSK-së duke filluar nga plotësimi dhe njohja e Kapaciteteve të Plota Operacionale, bashkëpunimin e mirë me NATO-n, KFOR-in dhe pjesëmarrjen aktive të Kosovës në nismat regjionale të sigurisë. Po ashtu në këtë takim ai foli edhe për procesin e Rishikimit të Sektorit Strategjik të Sigurisë së Kosovës (RSSSK), duke vlerësuar se ky proces deri më tani është zhvilluar sipas dinamikës së paraparë dhe në drejtimin e duhur. Mur nga ana e tij shprehi kënaqësinë për arritjet e deritashme të ministrisë dhe FSK-së dhe konfirmoi gatishmërinë e SHBA-ve për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit të më tejmë, duke vlerësuar se FSK dhe Kosova janë një storie e mirë suksesi.

 

Rama: Refuzimi i armëve kimike, vendimi më i vështirë

Vendimi për t’i thënë “Jo” armëve kimike në Shqipëri, sipas kryeministrit shqiptar Edi Rama është vendimi më i vështirë i marrë deri më tani nga qeveria që ai drejton. Kreu i qeverisë e ka cilësuar këtë vendim të vështirë për shkak edhe të kushteve në të cilat ndodhet vendi, si një anëtar i NATO-s, detyrimeve që duhet të përmbushën dhe kushteve që duhet të plotësohen. Rama tha se “vendimi i marrë ishte i vetmi që mund të merrej në ato kushte, i cili rezonoi edhe me dëshirën e pjesës më të madhe të popullit që u shpreh nëpërmjet një proteste qytetare”.

 

Protestë masive në Kiev

Ukrainasit u mblodhën në kryeqytetin Kiev në një protestë masive për të dënuar qeverinë e presidentit Viktor Janukoviç dhe për t'i bërë atij trysni të heqë dorë nga planet e forcimit të marrëdhënieve me Rusinë. Qindra mijëra njerëz tundnin flamuj të BE-së dhe të Ukrainës, ndërkohë që mblidheshin në Sheshin e Pavarësisë të Kievit duke protestuar ndaj vendimit të qeverisë për të mos nënshkruar një marrëveshje tregtare me Bashkimin Evropian në favor të një pakti me Moskën.

Ish-kryeministrja e burgosur e Ukrainës, Yulia Tymoshenko, në një letër të lexuar nga vajza e saj, tha se Janukoviç ka humbur legjitimitetin si president dhe bëri thirrje për largimin e tij. Udhëheqësi i opozitës, Arseniy Yatsenyuk, ndërkaq, tha se do të negocionte me Presidentin Yanukovych vetëm nëse ai emëron një qeveri të re, e cila të thellojë marrëdhëniet me Bashkimin Evropian.

 

Egjipt - Kreu i Vëllazërisë Myslimane në gjykatë

Prijësi i Vëllazërisë Myslimane në Egjipt është shfaqur sot në seancën e parë dëgjuese, në rastin për nxitje të dhunës kundër protestuesve opozitar, që e ngarkojnë me rolin e tij gjatë korrikut, kur nga pushteti ishte përmbysur presidenti Mohammed Morsi. Kjo është paraqitja e parë në gjykatë e Mohamed Badie, i cili është arrestuar me 20 gusht. Badie së bashku me 14 islamist të tjerë ngarkohen nga prokuroria për nxitje të trazirave të dhunshme gjatë korrikut në qytetin Giza, në afërsi të Kajros, në të cilin incident u vranë pesë civil dhe u lënduan mbi 100 të tjerë. Pas përmbysjes së Morsit më 3 korrik, dhuna shpërtheu gjithandej Egjiptit, ku miliona banorë të këtij vendi dolën në rrugë për të kërkuar largimin e tij. Badie përballet me akuza në disa raste.

 

Vriten 11 irakian në veri-lindje të Bagdadit

Një makinë ka shpërthyer në veri-perëndim të Irakut të hënën, duke shkaktuar vdekjen e 11 njerëzve dhe plagosjen e 23 të tjerëve, njoftoi të hënën policia.

Sipas forcave të rendit, shpërthimi ka ngjarë në qytezën Buhriz, rreth 60 kilometra në veri-lindje të kryeqytetin Bagdad. Makina-bombë ka shpërthyer jashtë një kafeterie, në zonën e banuar me shumicë të komunitetit mysliman Sunii.

 

Mbi 70 burrështetas në varrimin e Mandelas

Më se shtatëdhjetë burrështetas dhe qeveri pritet të marrin pjesë këtë javën në varrimin e ish-presidentit të Afrikës së Jugut Nelson Mandela. Ministria e punëve të jashtme afriko-jugore njoftoi të hënën se praninë e tyre e kanë paralajmëruar presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama, lideri i Kubës Raul Castro, Robert Mugabe i Zimbabvesë, François Hollade i Francës, britaniku David Cameron dhe shumë të tjerë. Kjo pritet të jetë një prej takimeve më të mëdha të zyrtarëve më të lartë shtetëror në globë, të cilët bashkërisht do të mblidhen në stadiumin e futbollit të qytetit të Johannesburg. Në anën tjetër, parlamenti i Afrikës së Jugut do të zhvillojë të hënën një seancë komemorative për nder të Mandelas. Në tetë ditët e ardhshme, një seri e tërë e ngjarjeve pritet të organizohen në këtë shtet për të nderuar veprën e Mandelas, i cili mori nën kontroll shtetin nga regjimi i pakicës së bardh. Varrimi i të ndjerit pritet të bëhet të dielën më 15 dhjetor.

 

Nëse mot kryesisht i kthjellet

Sot në pjesën më të madhe të Malit të Zi mban mot me vranësira të ndryshueshme por kryesisht i thatë. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

Temperaturat: Tivar 15, Budvë 13, H. Novi 12, Ulqin 11, Tivat 10, Podgoricë, Nikshiq e B. Pole 8, Plavë e Rozhaj 7, Kollashin 6, Cetinë, Shavnik e Beranë 5, Zhablak 4 dhe në Plevle -1 g.

Për nesër në viset jugore parashihet të mbajë mot kryesisht i kthjellët , kurse në veri i vranët dhe gjatë ditës me reshje të dobëta. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë veriore dhe veri-lindore.

Temperatura e mëngjesit prej -3 deri në 10, kurse më e larta e ditës prej 0 deri në 16 g. C. 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се