Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

06. 12. 2013. 18:45 >> 18:50

LAJMET 06.12.2013

06.12.2013

Kuvendit të malit të Zi kanë përfunduar sot debatin për dy vitet e kaluara

Deputetët e Kuvendit të malit të Zi kanë përfunduar sot debatin  për raportin mbi realizimin e strategjisë  të zhvillimit rajonal për  vitin e kaluar dhe vitin 2011 për të cilën opozita ka vlerësuar se ishte projekt i pa suksesshëm. Deputeti i Frontit demokratik Millutin Gjukanoviq ka vërtetuar se të dhënat për numrin e të pa punësuarve të cilët përmenden  në strategji është një gënjeshtër dhe se është e pa besueshme se rrogat në Veri të vendit ishin më të larta se ato në Bregdet.

Gjatë debatit është bërë fjalë edhe për realizimin e projektit në ndërtimin e bllokut të dytë të Termoelektranës në Plevle. Deputeti i PSP Srgjan Miliq ka theksuar se kusht për  zgjedhjen e investuesit në realizimin e projektit për ndërtimin e bllokut të dytë të Termoelektranës duhet të jetë rikonstruimi i bllokut të parë. 

 

Vlladimir Kavariq pret se tenderi të jete i sukseshëm

Ministri i ekonomisë Vlladimir Kavariq pret se tenderi për ndarjen e koncesioneve për prodhimtarinë e hidrokarbureve në Bregdetin e Malit të Zi i cili zgjatë  që nga muaji  shkurt do të jetë i suksesshëm, kurse ndërtimi eventual i gazsjellësit  të Jonit dhe Adriatikut dukshëm mund ti rrisë  atraktivitetin e kësaj prodhimtarie.

Kavariq në mbledhjen e Këshillit për ekonomi, financa dhe buxhet ka theksuar se procedura e tenderit kur është fjala për ftesën publike për dorëzimin e ofertave shkon mirë. Këshilli sot ka shqyrtuar edhe propozimin  e ndryshimeve dhe  plotësimeve të ligjit për hulumtimin dhe prodhimin e hidrokarbureve dhe i ka propozuar Kuvendit që ti miratojë ato.

 

Deputetët e koalicionit në pushtet , fondi ka punuar mirë

Deputetët e koalicionit në pushtet kanë vlerësuar se Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave, edhe përkundër disa lëshimeve , ka punuar mirë , kurse përfaqësuesit e opozitës konsiderojnë se është problematike ndarja e mjeteve të këtij institucioni për projektet e pakicave. Deputetët kanë përfunduar sot debatin mbi raportin për punën dhe mënyrën e ndarjes së mjeteve të Fondit në vitin 2011 për ç,gjë do të deklarohen në javën që vjen. Drejtori i Fondit Safet Kurtagiq ka theksuar se shkaqet për vonesën e dorëzimit të raporteve janë ndryshimet në Këshillin drejtues të këtij institucioni si dhe mbajtja e zgjedhjeve parlamentare në vitin e kaluar. 

 

Grupi punues  parlamentar debaton ditën e hënë

Grupi punues  parlamentar për vendosjen e besimit në procesin zgjedhor duhet  të hënën të mbaj mbledhjen, në të cilën do të vazhdojë debati për plotësimet e legjislaturës zgjedhore. Siç është njoftuar agjencia MINA në këtë mbledhje deputetët  do të përpiqen që më në fund ti harmonizojnë qëndrimet lidhur me ndryshimet e legjislaturës zgjedhore. Grupi punues edhe për kundër faktit se dy here i është shtyrë afati për ndryshimin e legjislaturës zgjedhore, nuk e ka kryer punën e vetë. Bashkëkryesuesit e grupit Srgjan Miliq dhe Millutin Simoviq kanë biseduar mbrëmë në Podgoricë me përfaqësuesen e Komisionit evropianë Aleksandra Kas Granhe për ndryshimin e legjislaturës zgjedhore. 

 

Drejtoria e Kombinatit të Aluminit në falimentim ka shpall sot tenderin

Drejtoria e Kombinatit të Aluminit në falimentim ka shpall sot tenderin për shitjen e pronës të fabrikës me çmimin fillestar prej 52.47 milion euro.

Siç theksohet në shpallje të interesuarit mund ti dorëzojnë ofertat e veta për blerjen e pronës të KAP deri me 8 janar të vitit të ardhshëm. 

 

Samiti i ardhshëm i Paktit Nato është i rëndësishëm për Malin e Zi

Samiti i ardhshëm i Paktit Nato është i rëndësishëm për Malin e Zi ,ka vlerësuar ambasadori rumin në Podgoricë Ferdinand Nagi duke theksuar se Rumania do ta përkrah Malin e Zi  në realizimin e qëllimeve në rrugën drejtë anëtarësimit fuqiplotë në këtë aleancë dhe në UE. Nënkryetari i Kuvendit Sulo Mustafiq e ka pritë  sot ambasadorin Nagi  dhe siç është kumtuar gjatë bisedimeve janë theksuar marrëdhëniet e mira politike të Malit të Zi dhe Rumanisë përmes bindjes se dy vendet do të intensifikojnë bashkëpunimin në sferën politike , ekonomike dhe në sferat e tjera të jetës. Mustafiq ka theksuar rëndësinë e përkrahjes së Rumanisë drejtë integrimeve të Malit të Zi në NATO dhe në UE dhe se me këtë rrugë Mali i Zi mund të shfrytëzojë përvojat e Rumanisë nga procesi negociator. 

 

Partia liberale në beograd të ketë vend edhe për Miqunoviqin

Partia liberale ka ftuar kryeministrin Millo Gjukanoviq që me rastin e vizitës në Beograd me delegacion të përfshijë edhe ministrin e kulturës Branisllav Miqunoviq me detyrë precize që në ministrinë kompetente të Serbisë të iniciojë procedurën e kthimit të pasurisë nga një  nekropol në Budva.

 

Fillon prodhimtaria në minierat e boksitit

Në Minierat e boksitit, pas pauzës 5 mujore , ka filluar prodhimtaria dhe ka vazhduar dërgesa e xeheve blerësve në pajtim me kontratat e nënshkrua para futjes së falimentimit. Drejtori i ndërmarrjes në falimentim Zdravko Cicmil ka theksuar për agjencinë Mina Biznes se sot janë eksportuar dy vagon mineral kurse eksporti mujor duhet të jetë prej 13 deri në 15 mijë tonelatë.

Siç ka theksuar ai të punësuarve në fillim do tu paguhen të ardhurat e garantuara prej 193 euro, të cilat do të rriten nëse situata në ndërmarrje përmirësohet . Kryetari i sindikatës së pavarur Borisav Bojanoviq ka theksuar se punëtorët janë të kënaqur me hapat e drejtorit në falimentim i cili deri tani ka plotësuar të gjitha çështjet për të cilat është arritur marrëveshja. 

 

Rashiq, e pamundur një “Republika Srpska” në Kosovë

Qeveria nuk i frikohet krijimit të një “Republika Srpska” në Kosovë. Ministri serb, Nenad Rashiq, thotë se një veprim i tillë është i pamundur dhe, sipas tij, nuk ka shanse të ndodhë. Deklaratat e liderëve serbë, që përfaqësojnë listën serbe dhe që janë deklaruar kundër rendit kushtetues, Nenad Rashiq i cilëson vetëm reagime emocionale, pas përfundimit të zgjedhjeve, raporton ktv. Ministri Rashiq thotë se me mbajtjen e zgjedhjeve ka ndodhur integrimi politik i serbëve të veriut. Megjithatë, ai kërkon nga liderët serbë që të bashkëpunojnë me institucionet kosovare. Sipas tij, përmes bashkëpunimit, do të mund të zgjidhen problemet praktike, me të cilat përballen qytetarët serbë të pjesës veriore. Ndërkohë, për asociacionin e komunave serbe, Rashiq thotë se ai do të jetë një mekanizëm që do të merret vetëm më çështje lokale. Grupi për Studime Juridike dhe Politike konsideron se Asociacioni i Komunave Serbe është një strukturë paralele e inkuadruar në institucionet kosovare.

 

Asociacioni me zyrë edhe në Bruksel

Asociacioni-Bashkësia e Komunave Serbe të Kosovës nuk do të operojë vetëm në komunat serbe. Mekanizmi që Prishtina e sheh si OJQ por Beogradi si institucion përfaqësues i serbëve të Kosovës do ta ketë selinë në veri të Mitrovicës. Bashkësia do të ketë nga një zyrë edhe në Bruksel e Prishtinë. Sipas gazetës Tribuna, Zyra e Qeverisë së Serbisë për Kosovën do të shndërrohet në përfaqësi të bashkësisë së komunave serbe në Beograd.Këto janë elementet e para që delegacionet nga Kosova dhe Serbia të udhëhequra nga kryeministrat Hashim Thaçi e Ivica Daçiq i kanë diskutuar të enjten në një takim prej tre orësh. Palët megjithatë, janë larg marrëveshjes për statutin dhe kompetencat e plota që do të ketë asociacioni. Qeveria e Kosovës pretendon se ky mekanizëm nuk duhet të ketë asgjë më shumë sesa organizatë joqeveritare derisa Beogradi kërkon kompetenca ekzekutive.

 

Misioni faktmbledhës i KE-së po qëndron në Kosovë

Për të parë së afërmi punën që ka kryer Kosova deri tani në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave, që nga fillimi i kësaj jave në Kosovë po qëndron një mision faktmbledhës i Komisionit Evropian. Koordinatori shtetëror për procesin e liberalizimit të vizave, Besnik Vasolli ka theksuar se procesi zgjedhor nuk ka ndikuar në përformancën e autoriteteve lokale gjatë takimeve me zyrtarët e Komisionit Evropian. “Kemi pasur komunikim me këta zyrtarë dhe jemi të sigurt që fushata parazgjedhore ose edhe zgjedhjet që përfunduan, nuk do të kenë kurrfarë ndikimi në mbarëvajtjen e misionit vlerësues”, tha ai. Ndërsa, si pikë e zezë që do të mund të evidentohet nga mision, është numri i shtuar i kosovarëve që kërkojnë azil në shtetet e zonës Shengen. Këtë e konfirmon edhe vet koordinatori shtetëror për liberalizim të vizave, Besnik Vasolli.

 

Ndahet nga jeta Nelson Mandela

Nelson Mandela, udhëheqësi i luftës kundër aparteidit dhe presidenti i parë me ngjyrë i Afrikës së Jugut vdiq në moshën 95-vjeçare. Mandela kaloi 27 vjet në burg duke vuajtur dënimin për rolin e tij për t’i dhënë fund sundimit të pakicës së bardhë dhe diskriminimit kundër zezakëve në Afrikën e Jugut. Pas lirimit, ai u shndërrua në simbol të paqes dhe ripajtimit dhe u nderua me Çmimin Nobel të Paqes në 1993.

Një vit më pas ai u bë president i Afrikës së Jugut. Presidenti i Afrikës së Jugut, Jacob Zuma, njoftoi vdekjen e simbolit të luftës kundër aparteidit, në një fjalim solemn mbrëmë, që përçoi valë keqardhjeje në të gjithë botën. Ai do të mbetet në kujtesën e njerëzve si udhëheqësi, që drejtoi lëvizjen kundër regjimit racist dhe u vu në krye të një vendi të rilindur, energjik e demokratik që sot njihet si Toka e Ylberit. Lajmi i vdekjes nuk ishte krejt i papritur, pasi Mandela ka pasur probleme të shumta shëndetësore gjatë këtij viti, si dhe duke pasur parasysh jetën e rëndë e stresuese, që kishte kaluar udhëheqësi 95-vjeçar. 

 

Bota nderon Nelson Mandelën

Liderë politikë, njerëz të famshëm e të zakonshëm në mbarë globin po nderojnë kujtimin për trashëgimin e Nelson Mandelës luftëtarin kundër aparteidit dhe ikonën prodemokratike, që vdiq në moshën 95-vjeçare.Presidenti i Afrikës së Jugut Jacob Zuma tha se Mandela ka vdekur “paqësisht”, i rrethuar nga familja e tij të enjten mbrëma në shtëpinë e tij në Johannesburg. Liderë evropianë, rusë e kinezë, Dalai Lama dhe një varg figurash tjera botërore të estradës dhe sportit, kanë dërguar telegrame ngushëllimi, duke e cilësuar Mandelën, si një prej figurave më monumentale të shekullit njëzet. Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama, ka urdhëruar që flamujt amerikanë të ulen në gjysmështizë në Shtëpinë e Bardhë, si shenjë nderimi për Mandelën.Ngushëllime nga mbarë bota i janë dërguar jugoafrikanëve, duke vlerësuar Mandelën si një shëmbull inspirimi se si ndjekja e shembullit të pajtimit paqësor mund të ngadhënjejë ndaj brezave të padrejtësisë.Laureati i çmimit Nobel për paqe është bërë presidenti i parë i zi i Afrikës së Jugut në vitin 1994, pas zgjedhjeve të para multietnike në këtë vend. Ai kishte meritat më të mëdha në parandalimin e futjes në luftë të vendit, pas rrëzimit të regjimit të aparteidit.

 

Në Maqedoni s'ka përmirësim të mjaftueshëm të të drejtave të njeriut

“Në Maqedoni vërehen lëvizje të caktuara lidhur me të drejtat e njeriut të cilat japin sinjal të vogël pozitiv për përmirësim, por larg asaj se mjafton që unë si Avokat i Popullit të jem i kënaqur”, ka thenë Avokati i Popullit Ixhet Memeti në prag të 10 dhjetorit - Ditës së të drejtave të njeriut.  "Të gjitha institucionet duhet të mund akoma më të madh në mënyrë që të mund të themi se me cilësi dhe efikasitet u mundësojmë qytetarëve t'i realizojnë liritë dhe të drejtat", tha Memet .  Memeti thotë se karakteristike për vitin që po kalon është fakti që parashtresat drejtuar institucionit të Avokatit të Popullit nga sfera e jurisprudencës sërish janë të mëdha. 

 

Vazhdojnë protestat kundër qeverisë në Kiev

Vazhdojnë demonstratat në Ukrainë, ku protestuesit proevropianë zotohen se do të vazhdojnë me bllokimin e ndërtesës së qeverisë, kurse autoritetet, në anën tjetër, kërcënojnë me intervenim.Shefi i policisë së Kievit, Valery Mazan, ka kërcënuar se forcat e tij do të ndërhyjnë nëse protestuesit nuk i binden një urdhri të gjykatës për të ndaluar barrikadimin e ndërtesës qeveritare deri të hënën. Kryeministri ukrainas, Mykola Azarov, në ndërkohë, ka akuzuar disa protestues se janë “nazistë” dhe “ekstremistë”, përderisa zëvendësi i tij, Serhiy Arbuzov, ka hedhur poshtë kërkesën e protestuesve për zgjedhje të parakohshme. Shumë ministra të jashtëm të vendeve perëndimore kanë ngrit zërin e tyre në mbështetje të protestuesve gjatë takimit në Kiev të Organizaës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë-OSBE.Protestuesit po kërkojnë largimin e qeverisë pasi presidenti Viktor Yushchenko, pas presionit të Rusisë, braktisi planet për nënshkrimin e një marrëveshjeje tregtare dhe të përafrimit me Bashkimin Evropian.

 

SHBA nuk e njeh zonën e ndalimit të fluturimit të Kinës

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, Xho Baiden tha sot se Uashingtoni nuk e pranon zonën e re të fluturimit të Kinës, që kufizon fluturimet në hapësirën mbi ishujt e kontestuar të Detit Lindor Kinez.Biaden i bëri këto komente gjatë një ligjërate në Universitetin e Seulit, kryeqytetin e Koresë së Jugut. Nënpresidenti amerikan, i cili ka zhvilluar bisedime dje me liderët e Kinës në Pekin, tha se “Isha shumë i qartë kur fola në emër të presidentit tim: Ne nuk e njohim këtë zonë. Ajo nuk do të ketë asnjë ndikim në operacionit amerikane. Asnjë hiç”.Baiden tha, po asht, se Koreja e Veriut nuk do të arrijë kurrë të prosperojë, përderisa ndjek prodhimin e armëve bërthamore.Numri dy i administratës amerikane para kthimit në Uashington do të vizitojë gjatë të shtunës edhe kufirin, që ndan Korenë Jugore dhe atë Veriore.

 

Izraeli e Palestina kurrë s’kanë qenë më pranë marrëveshjes

Izraeli dhe Palestina janë më pranë arritjes së një marrëveshjeje të paqes sesa kurrë më parë, tha sot sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, para se mbaroi vizitën në këtë rajon.“Unë besoj se jemi më pranë, sesa që kemi qenë në vitet e fundit, për të sjell paqen dhe prosperitetit, dhe sigurinë që të gjithë njerëzit e këtij rajoni e meritojnë”, i tha Kerry gazetarëve që po udhëtojnë në delegacion me të, nga aeroporti Ben Gurion në afërsi të Tel Avivit. Gjatë ditës së djeshme shefi i diplomacisë amerikane është takuar me presidentin palestinez, Mahmud Abbas, të cilit i tha se siguria është interesi kryesor i Shteteve të Bashkuara në Rripin e Gazës.

 

Franca në aksion në Republikën Qendrore Afrikane

Trupat franceze kanë dalë në aksion sot në Bangui, kryeqytetin e Republikës Qendrore Afrikane, pasi Kombet e Bashkuara mbështetën ndërhyrjen në këtë vend, në mënyrë që të ndalet dhuna disamujore e militantëve dhe grupeve sektar.  Franca ka afro 600 trupa në Bangui, të cilat kanë për detyrë ruajtjen e sigurisë në aeroport, por edhe mbrojtjen e shtetasve francezë.Ky kontingjent, i cili përkrah forcat e Unionit Afrikan në detyra policore, pritet të dyfishohet së shpejti.Katër aeroplan janë nisur nga Parisi dhe baza ushtarake franceze në Gabon, pritet të aterojnë sot pasdite në Bangui.Presidenti François Hollande është zotuar të enjten mbrëma se misioni në Republikën Qendrore Afrikane “do të jetë i shpejt”. Më se 400 mijë njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre nga dhuna dhe frika e hakmarrjes së grupeve sektariane.Rreth 100 njerëz janë vrarë të enjten në Baugui.

 

Sot në Mal të Zi mban mot me vranësira të ndryshueshme. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet jugore. Temperaturat: Budvë 17, Tivar 16, H. Novi 13, Tivat 12, Ulqin 10, Podgoricë 9, Nikshiq e Cetinë 8, Mojkovac e Rozhaj 7, Kollashin 6, B. Pole e Zhablak 5, Beranë 4, Plevle 3 dhe në Shavnik  2 g. Për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i kthjellët dhe diçka më i ftoftë. Do të fryjë erë e fortë veriore dhe veri-lindore. Temperatura e mëngjesit prej -7 deri në 9, kurse më e larta e ditës prej -4 deri në 12 g. C.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се