Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

05. 12. 2013. 18:35 >> 18:42

LAJMET 05.12.2013

05.12.2013

Kuvendi vazhdoi sot mbledhjen e VI- të, të  seancës së dytë të rregullt

Kuvendi i Malit të Zi,  e vazhdoi sot mbledhjen e 6-të të seancës së dytë të rregullt n vitin 2013 . Deputetët debatuan lidhur me disa propozim ligje të parapara me rendin e ditës të kësaj seance,  mes tjerash,  edhe lidhur me propozim ligjin të iniciuar nga PSP,  dhe me të cilin është paraparë rritja e kompensimit mujor për personat e pa punësuar nga 33 në 77 euro.

Pas një debati të gjatë lidhur me këtë propozim ligj Kuvendi është deklaruar në pritje të informacionit nga Qeveria , respektivisht se a është paraparë që me buxhetin e propozuar për vitin e ardhshëm të rritet kjo shumë. Ndërkaq në debatin e zhvilluar më parë deputetët kanë përfunduar shqyrtimin e propozim ligjit për qarkullimin  pagesor  dhe të propozim ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve, me të cilin janë paraparë dënime më të ashpra për shitësit dhe masa më të theksuara në mbrojtjen e konsumatorëve. Lidhur me propozim ligjet e  shqyrtuara gjatë kësaj seance deputetët do të deklarohen më vonë. 

 

M.Gjukanoviq; Mali i Zi askurrë nuk do të veproj kundër Serbisë  dhe  qytetarëve të saj ,kudo që të jenë 

Mali i Zi dhe Serbia, si shtete të pavarura , bëjnë progres stabil në rrugën e integrimeve evropiane, ka vlerësuar kryeministri Millo Gjukanoviq. Ai në tekstin autorial  për të përjavshmen NIN në prag  të vizitës zyrtare në Serbi,  ka përkujtuar se Mali i Zi,  tanimë ka filluar bisedimet për anëtarësim në UE dhe se Serbia së shpejti do ta fillojë këtë proces.

Gjukanoviq , i cili me 9 dhjetor do të qëndrojë në Serbi , për herë të parë pas 10 vjetësh ka theksuar se për vizitën e tij në Serbi ekziston interesim sepse po ashtu është vizita e parë , ç prej se Mali i Zi dhe Serbia,  ishin në një bashkësi shtetërore. Ai ka theksuar se qeveritë e dy vendeve me seriozitet punojnë në përparimin e lidhjeve infrastrukturore , si të asaj rrugore , hekurudhore dhe ajrore dhe se ato duhet t jenë në nivelin e  perspektivave të bashkëpunimit ekonomik dhe bashkëpunimit në përgjithësi .

Gjukanoviq , ka theksuar se Mali i Zi,  askurrë nuk do të ndërmarr hap kundër Serbisë dhe Serbëve kudo që ata do të jetojnë.  

 

Krivokapiq,  në Kijevë

Kryetari i Asamblesë parlamentare të OSBE,  Ranko Krivokapiq,  ka biseduar në Kiev , me Vllodimir  Ribakov,  për situatën në këtë vend. Krivokapiq,  sot takohet edhe me liderët e opozitës ukrainase. Krivokapiq dhe Ribakov,  u pajtuan se është e drejtë e qytetarëve të Ukrainës në tubime të qeta dhe se protestat duhet të jenë të sigurta.

Ata kanë theksuar domosdoshmërinë për zgjidhjen e situatës aktuale me rrugë të qetë dhe institucionale , thuhet në kumtesën e OSBE-së,  të cilën e transmeton agjencia Tanjug.  Krivokapiq e ka emëruar edhe delegacionin e parlamentarëve të OSBE të cilët sot do të bisedojnë me liderët e opozitës ukrainase në Parlament. Ndërkaq, Krivokapiq sot ka biseduar  me  shefin e diplomacisë Ruse, Segej Llavrov.  

 

Përfaqësuesit  e qeverisë dhe të partive  politike,  biseduan sot  me A. K. Granhe

Përfaqësuesit e qeverisë dhe të partive politike bisedojnë sot me funksionaren e Komisionit evropianë, Aleksandra Kas Granhe,  për ndryshimet e kodit zgjedhor. Agjencia MINA është njoftuar se me KAS,  Granhe do të bisedojë ministri për punë të brendshme Rashko Konjeviq dhe bashkëkryesuesi i grupit punues për vendosjen e besimit në procesin zgjedhor, Srgjan Miliq dhe Millutin Simoviq.  Për ndryshe,  këtij grupi punues deri tani  dy herë i është shtyrë afati  për ndryshimin e legjislaturës zgjedhore , mirëpo ende nuk e ka kryer punën.  Srgjan Miliq,  më parë ka theksuar  se PSP do t’ia dorëzoj parlamentit  propozimet për ndryshimin e legjislaturës zgjedhore për shkak të faktit se grupi punues nuk ka arritur që ti harmonizojë këto akte. 

 

Këshilli nuk përkrah propozim-ligjin për organizimin teritorial

Këshilli për sistemin politikë , legjislaturë dhe administratë,  nuk e ka përkrah propozim- ndryshimin e ligjit për organizimin territorial me të cilat është paraparë që zgjedhjet e jashtëzakonshme të shpallen në atë komunë e cila ka ndryshuar statusin territorial , të njëjtën ditë si edhe në Komunën e sapo formuar.

Për ndryshime të cilat i ka paraqitur Fronti Demokratik i kanë përkrahur deputetët e opozitës , përfaqësuesit e PDS  ishin kundër kurse deputetët e Partisë social demokratike ishin të përmbajtur .

Sllaven Radunoviq nga Fronti demokratik ka theksuar se qëllimi i propozimit të tyre , siç ka sqaruar , është ndreqja e gabimeve të cilat kanë ndodhur me rastin e shpalljes së zgjedhjeve në Petnjicë.

Kryetari i këshillit,  Rifat Rastoder,  ka theksuar se konsideron se do të ishte më mirë që ligjet të ndryshohen pas analizimit të funksionimit të administratës lokale të cilën do ta hartonte ministria për punë të brendshme.

 

Këshilli, përcakton orarin e sancave dëgjimore  për kandidatët e paraqitur

Këshilli parlamentar  për sistemin politikë , legjislaturë dhe administratë i ka caktuar datat e seancave konsultative të kandidatëve për anëtarë të Këshillave gjyqësor dhe të prokurorisë si dhe të kandidatëve për prokurorin kryesor të shtetit. Kandidatët për Këshillin gjyqësor do të dëgjohen të hënën kurse për Këshillin e prokurorisë të martën.  Për anëtarë të këshillit të prokurorisë janë paraqitur gjykatësit në pension të Gjyqit kushtetutes Radova Krivokapiq dhe Veselin Rackoviq , avokati Novak Llakoviq, profesori Sllavnko Llukiq dhe përfaqësuesi i Partisë social demokrate në Komisionin zgjedhor shtetëror Hakia Leshnjanin. Llukiq Leshnjanin dhe Llakoviq janë kandidatë edhe për anëtarë të Kolegjit gjyqësor. Kandidati për kryeprokurorin e shtetit Branko Vuçkoviq , zgjedhjen e të cilit më parë e ka propozuar Këshilli i prokurorisë do të dëgjohet në seancën e të mërkurës. 

 

Kuvendi i Malit të Zi, nga një institucion i mbyllur është shndërruar në institucion mjaft transparent

Parlamenti i Malit të Zi, gjatë 10 vjetëve të kaluara ka kaluar një rrugë nga institucioni krejtësisht i mbyllur deri tek një institucion relativisht transparent , ka theksuar drejtori i Qendrës për tranzicionin demokratik,  Dragan Koprivica, duke vlerësuar se niveli aktual i transparencës megjithatë  nuk është i mjaftueshëm.  Në Kuvendin popullor të Serbisë sot është mbajtë konferenca me titull “Forumi – qytetarët , mediat , Parlamenti “, në organizimin e Qendrës për hulumtime  , transparencë dhe përgjegjësi, në të cilën përveç Koprivicës,  ka marr pjesë edhe kryetari i PSP Srgjan Miliq.

Sipas fjalëve të Koprivicës , Parlamenti i Malit të Zi,  gjatë 10 vjetëve të kaluara ka kaluar një rrugë nga një institucion krejtësisht i mbyllur deri tek institucioni relativisht transparent.

Sipas fjalëve të Srgjan Miliq, përfaqësuesit e sektorit civil me pjesëmarrjen e vetë japin kontribut të plotë në procesin më kualitativ ligjdhënës , në veçanti transparencës së punës. 

 

Krerët e qeverive , vazhdojnë sot dialogun në Bruksel

Kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë takohen sot në Bruksel për një rreth të ri bisedimesh, të lehtësuara nga shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Ketrin Eshton.

Kjo e fundit ka paralajmëruar se temë diskutimi do të jetë zbatimi i marrëveshjes së 19 prillit, për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.
Ndër çështjet kryesore pritet të jetë zbatimi i rezultateve të zgjedhjeve për pushtetin komunal në veriun e Kosovës dhe krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe që ka nxitur shumë debate.

 

Së shpejti  fillon zbatimi i marrëveshjes për doganat

Delegacioni i Kosovës në Bruksel ka zhvilluar takimet e radhës për çështjet e doganës dhe të asociacionit të komunave me shumicë serbe me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Kryesuesja e delegacionit Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri në këtë takim ka thënë se zbatimi i marrëveshjes për doganat është paraparë të filloj me datën 14 dhjetor.
Sa i takon përgatitjeve për zbatimin e marrëveshjes për doganat, ajo ka theksuar se tashmë janë definuar procedurat dhe hapat që kanë të bëjnë me nisjen e pagesës së taksave doganore në pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak, e që sipas saj është një zhvillim shumë i rëndësishëm për normalizimin e pagesave të doganave, që kanë munguar një kohë të gjatë në këto dy pika kufitare.

 

Asociacioni i komunave  Serbe nuk duhet të krijojë një lloj të “Republika Srpska” , në Kosovë 

Për Gjermaninë, Asociacion i Komunave Serbe nuk duhet të krijojë një etnitet serb të llojit “Republika Srpska”në Bosnjë-Hercegovinë. 

Kjo përjashtohet shprehimisht, ka thënë në një intervistë për “Kohën Ditore” ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Peter Blomajer.
Sipas tij, kryetarët e rinj nga Lista Srpska duhet t’i përmbahen Marrëveshjes së Brukselit dhe të sillen në përputhje me rendin dhe ligjet e Kosovës. Nëse ndonjëri prej tyre nuk do ta bëjë këtë, sipas Blomajerit, duhet të shihet çfarë duhet bërë.
Ai po ashtu ka deklaruar se Bashkimi Evropian nuk dëshiron të pranojë vende të cilat janë të ngarkuara me probleme, por kërkon që çështjet e pazgjidhura të zgjidhen pas aderimit. Në këtë fazë të dialogut ai ka thënë se Serbisë nuk do t’i kërkohet që ta njoh shtetin e Kosovës.

 

Në mbështetje të statusit kandidat për Shqipërinë

Parlamenti Evropian po diskuton në këto momente rezolutën për dhënien e statusit kandidat të Shqipërisë në BE. Europarlamentarët janë duke diskutuar në lidhje me rrugën që ka bërë Shqipëria për t’u integruar, ku vlerësojnë këtu, zgjedhjet e 23 qershorit dhe faktin që rezultati i tyre u pranua nga opozita. "Janë tejkaluar të gjitha çështjet politike dhe ka një bashkëpunim për sa i përket integrimit në Shqipëri. Ndërsa për sa i përket zgjedhjeve, mund të them se është hera e parë që opozita pranon rezultatin”, -shprehet europarlamentari, Volfgang Grossruck. Kryeparlamentari evropian ka kërkuar që mazhoranca dhe opozita të bashkëpunojnë ngushtë me njëra-tjetrën, ndërsa vlerëson bashkëpunimin e të dyja palëve për çështjet e integrimit. Në këto momente po kalojnë një e nga një të gjitha pikat e rezolutës për Shqipërinë, të cilat po votohen me votim të drejtpërdrejtë.

 

J.Kerry; Sanksionet kryesore kundër Iranit do të mbeten në fuqi

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, i ka thënë kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, se sanksionet kryesore kundër Iranit do të mbeten në fuqi, pavarësisht marrëveshjes së tij të përkohshme me fuqitë botërore.Kerry është takuar me Netanyahun në Jerusalem.

Netanyahu ka thënë se duhet të ndërmerren hapa “për të parandaluar një erozion të mëtejshëm të sanksioneve”.

Sanksionet janë lehtësuar pas arritjes së një marrëveshjeje të përkohshme midis Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, muajin e kaluar në Gjenevë.Pas bisedimeve me Netanyahun, Kerry do të takojë presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, në Bregun Perëndimor.

 

Së paku 20 të vdekur në Sana të Jemenit

Së paku 20 njerëz kanë humbur jetën dhe 37 të tjerë janë plagosur nga sulmet që kanë goditur Ministrinë e Mbrojtjes në Sana të Jemenit. Një makinë bombë ka shpërthyer fillimisht për t’iu hapur rrugën personave të armatosur që të sulmojnë kompleksin. Në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se trupat kanë rimarrë kontrollin e ndërtesës pas përleshjeve me personat e armatosur. Shumica e sulmuesve janë vrarë, por nuk saktësohet numri i tyre.

 

J. Biden ; Zona e mbrojtjes ajrore të Kinës, shkakton frikë

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka thënë se zona e mbrojtjes ajrore të Kinës mbi Detin e Kinës Lindore ka shkaktuar frikë në rajon.

Biden ka thënë se i ka transmetuar kundërshtimet e forta të administratës Obama për këtë zonë, gjatë bisedimeve të tij në Pekin me presidentin kinez, Xi Jinping.

Ministria e Jashtme e Kinës ka cituar zyrtarët e saj t’i kenë thënë Bidenit se zona është në përputhje.

 

Rritja e numrit të luftëtarëve në Siri, kërcënim për sigurinë

Shefi kundër terrorit i Bashkimit Evropian, Gilles de Kerchove, pritet të tërheqë vërejtjen në një takim të ministrave të Brendshëm të BE-së për “kërcënimin e madh të sigurisë” që paraqet rritja e numrit të luftëtarëve të huaj në Siri.

Deklarata, e siguruar nga agjencia AP, në mënyrë specifike bën thirrje për përdorim më të mirë të informacioneve të pasagjerëve, për të gjurmuar se kur dhe si udhëtojnë rebelët për në Siri.

Ministrat e Brendshëm të BE-së do të shohin edhe për mënyrat se si të bashkëpunojnë më afër me fqinjin e Sirisë, Turqinë, përmes së cilës shumica e luftëtarëve arrijnë në Siri.

 

Neser , mot me vranësira të ndryshueshme, në orët e pas ditës  me të reshura

Sot në  Mal të Zi,  mban mot kryesisht i kthjellët. Frynë erë e dobët nga drejtime të ndryshme. Temperaturat: Budvë 20  gradë, Tivar 17, H. Novi 16, Ulqin 15, Cetinë 14, Podgoricë e Tivat 13, Nikshiq 12, Rozhaj 4, Shavnik 3, Zhablak e Kollashin 2, Mojkovac -1, Plevle -2, Beranë -3 dhe në Bjello  Pole  -4 g.  Për nesër paradite parashihet të mbajë mot kryesisht i kthjellët , kurse pasdite vrasim gradual dhe me reshje të mundshme të shiut në jug dhe borës në Veri të vendit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Në orët e vona të pas ditës dhe gjatë natës do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimet veriore. Temperatura e mëngjesit prej -10 deri në 5, kurse më e larta e ditës prej 1 deri në 13 g. C. 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се