Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

04. 12. 2013. 17:13 >> 17:27

LAJMET 04.12.2013

04.12.2013

Kuvendi : Ka përfunduar debati për propozim ligjin për qarkullimin pagesor

Në Kuvendin e Malit të Zi ka përfunduar debati për propozim ligjin për qarkullimin pagesor. Qëllimi ka të bëjë me pengimin e monopolizmit , ka kumtuar ministri i financave ,Radoje Zhugiq. Ligji i propozuar për mbrojtjen e konsumatorëve parasheh dënime më të ashpra për tregtarët. Me ligjin për qarkullimin pagesorë dëshirohet të pengohet monopolizimi i kësaj sfere nga ana e sektorit bankar.

Ministri i financave Radoje Zhugiq si risi ka theksuar heqjen e dallimeve ndërmjet pagesave nacionale dhe atyre ndërkufitare. Edhe deputeti i PSP ,Aleksandër Damjanoviq është kundër monopolizimit në qarkullimin pagesor. Ai disponon me të dhënat se sa bankat komerciale kanë fituar në vitin e kaluar në bazë të tarifave . Deputeti i PDS, Zoran Jeliq është përpjekur që sa më parë të vendoset qarkullimi më efikas pagesor ndërmjet Malit të Zi dhe Serbisë. Në kudër të debatit për projekt ligjin për mbrojtjen e konsumatorëve, ministri i ekonomisë Vlladimir Kavariq, ka theksuar se konsumatorët në Mal të Zi do të kenë nivel të njëjtë të mbrojtjes si edhe ata në UE. Deputetët kanë diskutuar edhe për projekt ligjin për te drejtën private ndërkombëtare. Ndihmës ministrja e drejtësisë ,Branka Llakoçeviq ka theksuar se janë hartuar norma të reja juridike. E vetmja vërejtje e opozitës ishte se ligji për të drejtën private  ndërkombëtare nuk është miratuar më parë. Për propozim ligjet e debatuara sot , parlamenti do të deklarohet më vonë.

 

Arrestohen 22 persona nga Podgorica dhe Rozhaja

Policia e Malit të Zi ka arrestuar sot në mëngjes 22 individë nga Podgorica dhe Rozhaja për shkak të dyshimit se kanë organizuar hyrjen ilegale të emigrantëve në Mal të Zi, ka kumtuar ministri për punë të brendshme Rashko Konjeviq.

Konjeviq u ka deklaruar gazetarëve se në Mal të Zi prej me 1 nëntor ,3 mijë e 200 njerëz kanë kërkuar azil që është dy herë me tepër se në vitin e kaluar. Me numrin e rritur te kërkuesve të azilit , siç ka theksuar, ballafaqohen të gjitha vendet e rajonit përfshirë këtu edhe Malin e Zi. Siç theksoi ministri ,fjala është për personat nga Siria dhe vendet tjera ku situata politike , ekonomike dhe e sigurisë është e vështir.

 

Forcimi i kapaciteteve administrative është i domosdoshëm

Forcimi i kapaciteteve administrative të organeve shtetërore është i domosdoshëm dhe parakusht për progres dhe vazhdimin e procesit integrues të Malit të Zi me qellim që institucionet të përgatiten në mënyrë adekuate për realizimin e standardeve ekonomike në çështjet penale, qytetare dhe afariste , ka rekomanduar ministri i drejtësisë Dushko Markoviq. Marrëveshja për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së drejtësisë, Qendrës për aftësimin e bartësve të funksioneve gjyqësore dhe fakultetit juridik të Universitetit të Malit të Zi është nënshkruar sot në Podgoricë. Markoviq ka theksuar se sfera e gjyqësorit dhe e të drejtave themelore janë me rëndësi të veçantë sepse , siç kanë theksuar, përmes kësaj sfere përcillet edhe progresi i Malit të Zi në plotësimin e  kriteriumeve politike për anëtarësim në UE. Përfaqësuesi i përhershëm i UNDP në Mal të Zi ,Rastisllav Vrbenski ,ka theksuar se qëllimi i projektit është harmonizimi i legjislaturës nacionale në sferën e ndihmës juridike ndërkombëtare me standardet relevante ndërkombëtare me qellim që tu përgjigjet kërkesave të UE.

 

Migrimeve ilegale duhet kushtuar vëmendje e veçantë

Lufta kundër të gjitha formave të kriminalitetit është kusht kryesor për progresin e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vëmendje e veçantë duhet kushtuar migrimeve ilegale , ka vlerësuar ministri për punë të brendshme Rashko Konjeviq. Ai në prezantimin e projektit rajonal  Ndërtimi i kapaciteteve dhe forcimi i bashkëpunimit ndërmjet agjencive për zbatimin e ligjit në vendet e Ballkanit Perëndimor , ka theksuar se qëllimi i këtij projekti është kërkimi i përgjigjes adekuate ndaj problemeve dhe sfidave të cilat gjenden para shteteve të rajonit. Jetësimin e projektit një vjeçar do ta zbatojë zyra e  Organizatës ndërkombëtare për migrime me seli në Podgoricë në bashkëpunim me ministritë e punëve të brendshme dhe policitë e Shqipërisë ,BH , Kosovës , Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë. Konjeviq ka theksuar se lufta kundër migrimeve ilegale dhe kriminalitetit ndërkufitar janë prioritet i qeverisë dhe i ministrisë për punë të brendshme.

 

Punëtorët e fabrikës “Metallac” në protestë para ndërtesës së Komunës

Punëtorët e ish fabrikës së Nikshiqit ”Metallac”, të riemëruar në Metall Montavar Inzhinjering, të cilët prej javës së kaluar bëjnë grevë në lokalet e fabrikës , kanë filluar protestat e qeta një orësh para ndërtesës së Komunës duke kërkuar zgjidhjen e statusit juridik , pagesën e të ardhurave , lidhjen e stazhit të punës dhe fillimin e prodhimtarisë. Protestës i janë bashkuar edhe 29 ish punëtorë të cilët kanë mbetur pa punë si tepricë teknologjike ,e të cilëve pronari i ri deri me 30 shtator duhej tu paguante kompensimet e parapara e që nuk është realizuar.

 

Bushati: Malësisë i duhet komuna

Shqipëria pret që Tuzi të fitojë statusin e Komunës së plotë , ka theksuar ministri i Shqipërisë për punë të jashtme Ditmir Bushati ,duke shtuar se këtë çështje do ta potencojë gjatë komunikimit me autoritetet malazeze. Ai në intervistën dhënë Radio Kosovës ka theksuar se pushteti në Tiranë i përkrah kërkesat e banorëve të Malësisë që të fitojnë Komunë të plotë, njofton gazeta VJESTI. Bushati ka theksuar se marrëdhëniet ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë duhet të jenë model i bashkëpunimit të shteteve të rajonit .Ne i kemi përkrahur qëndrimet se Tuzit duhet njohur statusi i Komunës dhe besojmë se Bashkësia shqiptare në Mal të Zi edhe në të ardhmen do të jetë faktor i stabilitetit ashtu siç ishte faktor vendimtar për pavarësinë e Malit të Zi ,ka theksuar Bushati. Ai ka theksuar se pushteti në Tiranë është në kontakte të përhershme me përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në Mal të Zi. Bushati ka theksuar se Tiranën e inkurajon fakti që politikanët shqiptarë në Mal të Zi të bashkëpunojnë rreth çështjeve të cilat kanë të bëjnë me të drejtat dhe liritë e kësaj pakice nacionale në Mal të Zi.

 

Ditëlindja e Njegoshit duhet  të jetë festë shtetërore

Këshilli parlamentarë për sistemin politikë, legjislaturë dhe administratë do të shqyrtojë nesër ndryshimet e ligjit për festat shtetërore dhe festat tjera , me të cilat është paraparë që 13 nëntori , ditëlindja e Petrit të Dytë Petroviq Njegosh të shpallet festë shtetërore. Ministri i kulturës Branisllav Miqunoviq ka theksuar se në shumë shtete ekzistojnë festa dedikuar emrave eminent , të njohur për trashëgimin e tyre , por edhe trashëgimin botërore të kulturës , kështu që ministria e udhëhequr me përvojat e vendeve tjera ka konsideruar se edhe kjo datë duhet kremtuar si festë shtetërore. Sipas propozimit të Qeverisë , festa e re shtetërore , ditëlindja e Njegoshit do të ishte ditë pune. Anëtarët e këshillit do të debatojnë edhe për ndryshimet e ligjit për organizimin territorial të Malit të Zi të cilin në emër të klubit të deputetëve të Frontit Demokratik e ka paraqitur Goran Danilloviq.

 

Bruksel: Diskutohen modalitetet dhe afatet të integrimit të individëve nga veriu

Raundi i nëntë i takimeve të Grupit punues për sigurinë, përgjegjës për zbatimin e pikave 7, 8 dhe 9 të Marrëveshjes mbi normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, është zhvilluar më datë 1 dhe 2 dhjetor në Bruksel.  Gjatë këtyre takimeve është diskutuar lidhur me modalitetet dhe afatet kohore të procesit të integrimit të individëve nga pjesa veriore e vendit, në kuadër të Policisë së Kosovës. Në këto takime u përsërit se i gjithë procesi po zhvillohet në përputhje me kornizën ligjore të Policisë së Kosovës dhe se në javët e ardhshme do të ketë një dinamikë të përshpejtuar në përmbylljen e procesit t integrimit. Delegacioni i Republikës së Kosovës ishte në përbërje të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni dhe këshilltarit të lartë politik të ministrit Rexhepi, Fisnik Rexhepi.

 

Thaçi e Dacic ritakohen nesër në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Ivica Dacic, nesër do të vazhdojnë takimin e radhës në Bruksel, ku do të diskutohet për përshpejtimin e procesit të implementimit të marrëveshjeve.

Këtë e bëri të ditur, kryeministri Thaçi në mbledhjen e djeshme të Qeverisë së Kosovës, ku tha se Kosova këtë të diel kaloi një test jashtëzakonisht të rëndësishëm për të ardhmen e saj evropiane, pasi që u organizuan zgjedhjet në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, për herë të parë edhe në veri. Edhe përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, ka shprehur kënaqësinë e saj për mbarëvajtjen e patrazuar të zgjedhjeve, të cilat sipas saj janë vendimtare për të ardhmen e Kosovës dhe procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.

 

NATO zëvendëson ushtarët francezë të KFOR-it

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen ka deklaruar se Aleanca Veriatlantike do të zëvendësojë numrin e ushtarëve të Francës në kuadër të KFOR-it, të cilët do të largohen nga misioni në Kosovë ”Të gjitha e dimë se Franca ka angazhmane të shumta”, ka thënë Rasmusen, në prag të mbledhjes së ministrave të jashtëm të shteteve anëtare të NATO-së, që do të mbahet në Bruksel.

Rasmusen ka theksuar se është e domosdoshme që të mbahet niveli i mjaftueshëm i ushtarëve të KFOR-it, në mënyrë që të sigurohet suksesi i Marrëveshjes ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

 

Daçiq jep “pëlqimin” për vizitën e Edi Ramës në Beograd

Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq ka paralajmëruar sot se së shpejti pritet të vizitojë Serbinë Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.  Kryeministri serb citohet nga agjencia Beta të ketë thënë se Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka kërkuar “pëlqimin” e Daçiqit për të vizituar Beogradin dhe se ai e ka pranuar vizitën. Sipas fjalëve të Daçiqit kjo vizitë është e mundshme gjatë këtij muaji.

 

Edhe 13 ditë për statusin e kandidatit për Shqipërinë, 4 vende të lëkundura

Vetëm 13 ditë nga marrja e vendimit për statusin e kandidatit. 13 ditë të vështira për autoritetet shqiptare, pasi aktualisht ka të paktën 4 shtete të rëndësishme që nuk i thonë po statusit. Gjermania, Holanda, Danimarka por edhe Britania e Madhe. Lëkundja e kësaj të fundit duket madje e pabesueshme po të mendosh angazhimin personal qe Toni Blair ka marrë për këshillimin e qeverisë Rama. Gjatë takimit të radhës “ Miqtë e Europë" në Bruksel , asnjë s’mohon pikëpyetjen që ekziston mbi statusin e kandidatit. Ministri i Jashtëm sllovak, Miroslav Lajcak ka nënvizuar, se i takon qeverisë shqiptare që të bindë edhe në këto ditë të fundit.

 

Gruevski humb shpresat për zgjidhjen e emrit

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka humbur shpresat për zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë gjatë muajve të ardhshëm. “Mundësitë për zgjidhjen e kontestit të emrit greko-maqedonas janë më të vështira këto 18 muajt e fundit, ndërsa që të vije deri tek zgjidhja duhet të ketë intervenime nga SHBA-të dhe shtete e fuqishme të Evropës”, theksoi Gruevski në një intervistë për Financial Times.

Sipas tij, qeveria greke dhe ajo e Maqedonisë kanë shënuar përparim në kohën kur kryeministër ishte Jorgos Papandreu gjatë vitit 2009 - 2011. “Situata mund të debllokohet nëse Greqisë i bëjnë shtypje vendet si SHBA, Gjermania dhe Franca”, deklaroi Gruevski. Siç shkruan Financial Times, Gruevski për këtë fajëson kryeministrin aktual grek Andonis Samarasit, theksuar se ai ka një pozicion më radikal që ndonjëherë Greqia e ka pasur ndaj kësaj çështje.

 

Arrestohen 9 serbë për krime lufte në Bosnjë

Nëntë ish-pjesëtarë të policisë serbe të Bosnjës, përfshirë edhe disa në funksione komanduese, janë arrestuar në territorin e Banjallukës dhe të Kotor Varoshit, me dyshime se kanë marrë pjesë në krime lufte ndaj popullsisë civile kroate e boshnjake, transmetojnë sot mediat njoftimin e Prokurorisë së Bosnjës e Hercegovinës. Ish policët dyshohen se gjatë vitit 1992 kanë marrë pjesë në ndjekjen nga shtëpitë të popullatës boshnjake e kroate në territorin e Kotor Varoshit dhe lokaliteteve përreth. Ata pastaj ishin mbajtur nëpër burgje në kundërshtim me ligjet në Kotor Varosh, në të cilat ishin torturuar e keqtrajtuar në mënyra të ndryshme, e disa edhe i kishin vrarë.

 

Azarov: Protestuesit që shkelin ligjin do të ndëshkohen

Kryeministri ukrainas, Mykola Azarov, ka paralajmëruar opozitarët që të ndalin përshkallëzimin e situatës politike, në kohën kur protestuesit po kërkojnë dorëheqjen e qeverisë. Gjatë mbledhjes së kabinetit të tij sot, Azarov u ka tërhequr vërejtjen protestuesve që po bllokojnë hyrjen në ndërtesën qeveritare se nëse dikush gjendet fajtor për shkelje të kushtetutës dhe ligjeve, atëherë ata do të përballen me drejtësinë. Opozitarët po kërkojnë largimin e qeverisë për shkak të refuzimit për të nënshkruar Marrëveshjen për Stabilizim Asocim me Bashkimin Evropian. Arsye tjetër e demonstratave masive në “Sheshin e Pavarësisë” të Kievit është edhe ndërhyrja e dhunshme e policisë kundër protestuesve gjatë fundjavës së shkuar. Një mocion që opozita kishte paraqitur për votëbesim të martën në parlament, nuk mori votat e mjaftueshme.

 

Vriten 12 civilë nga ekstremistët e krishterë afrikan

Të paktën 12 civil, në mesin e të cilëve ka fëmijë dhe gra shtatzëna, janë vrarë nga një grup ekstremist i krishterë në Republikën Qendrore të Afrikës. Incidenti thuhet se ka ngjarë në kryeqytetin Bangui, në brendi të një lagjeje të varfërish, ku shumica e shtëpive të banimit janë kamp-shtëpiza të improvizuara për jetesë. Tensionet janë shtuar së fundi nga dhuna sektare ndërmjet të krishterëve shumicë dhe myslimanëve pakicë në këtë shtet. Mediat ndërkombëtare citojnë burime ushtarake duke shpjeguar se “sulmuesit janë parë duke hyrë në kamp natën, dhe për të sulmuar ekskluzivisht barinjtë myslimanë, dhe gjatë sulmit përdorën vetëm thika”.

 

Në një aksident hekurudhor në Bangladesh vdesin 4 njerëz

Të paktën katër persona kanë vdekur kur një tren ka dalë sot nga binarët në veri të Bangladeshit, ndërsa autoritetet dyshojnë se protestuesit kanë dëmtuar qëllimisht binarët. Më se 50 njerëz janë lënduar kur disa vagonë dolën nga binarët. Protestues të mllefosur me vendimin e qeverisë për të shkuar në zgjedhje kombëtare më 5 janar, besohet se janë përgjegjës për këtë incident, vlerëson policia. Hekurudhat, rrugët dhe furnizimi me ujë të pijshëm, kanë qenë cak i bllokadave të të ashtuquajturës aleancë opozitare, të cilën e udhëheq Partia Nacionaliste e Bangladeshit, të cilën e drejton ish kryeministri Khaleda Zia. Ky bllok opozitar po kërkon vendosjen e një administrate të përkohshme jopartiake për të mbikëqyrur zgjedhjet nacionale, në vend të qeverisë së madhe, që ka propozuar kryeministri i shtetit Sheikh Hasina. Dhuna në këtë shtet ka lënë të vdekur të paktën 30 njerëz, që kur protestat u thirrën më 26 nëntor. Demonstruesit kanë larguar sot binarët e hekurudhës dhe kanë ndërprerë funksionimin e këtij transporti në krahinën jugore Chandpur dhe atë Khulna në jug-perëndim.

 

Tajfuni në Filipine mori 5,700 jetë

Numri i viktimave nga tajfuni më i fuqishëm ndonjëherë në Filipine ka arritur në 5,719, ndërsa 1,779 ende llogariten si të pagjetur, njoftoi të mërkurën qeveria qendrore. Shumica e viktimave, apo 4,882 prej tyre vijnë nga krahina Leyte, e cila është goditur më së rëndi nga kjo tragjedi, thotë agjencia shtetërore për katastrofa natyrore.

Mbi 26 mijë njerëz janë lënduar nga kjo stuhi, kurse afro 4 milion njerëz janë zhvendosur për shkak të tajfunit Haiyan i cili goditi pjesën lindore të Filipineve më 8 nëntor. Rreth 1.2 milion shtëpi janë shkatërruar, dhe dëmi që i është shkaktuar bujqësisë dhe infrastrukturës llogaritet të jetë mbi 803 milion dollarë, thotë kjo agjenci. Zyra e Kombeve të Bashkuara për bashkërendimin e çështjeve humanitare thotë se operacioni i kërkim shpëtimit duhet të zgjatet edhe tek vendet e largëta dhe ishujt përreth. Kjo organizatë ka bërë thirrje për mbledhjen e 348 milion dollarëve, si ndihmë emergjente për shpëtimin e viktimave të prekura nga kjo katastrofë.

 

Nesër mot kryesisht me diell

Sot në Mal të Zi  mban mot kryesisht me diell. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

Temperaturat: Budvë 18, Tivar 16, H. Novi 15, Ulqin e Tivat 13, Podgoricë 12, Nikshiq e Cetinë 11, Zhablak 6, Beranë e Plavë 4, Rozhaj 3, Shavnik 2, Kollashin 0, Plevle e B. Pole – 2 dhe në Mojkovac -3 g.

Edhe për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

Temperatura e mëngjesit prej -15 deri në 4, kurse më e larta e ditës prej 1 deri në 13 g. C. 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се