Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

03. 12. 2013. 17:41 >> 18:16

LAJMET 03.12.2013

03.12.2013

Në Budvë u mbajt forumi parlamentar i Cetinës

Zbatimi  në kontinuitet të instrumenteve të mbikqyrjes parlamentare , zhvillimi i tij,forcimi i sektorit  politik e civil të mbrojtjes dhe sigurisë është  rruga më e mirë për përparimin e shoqërisë  demokratike, përmes  avancimit  të kapaciteteve të saja demokratike, është konkluduar në forumin parlamentarë të Cetinës.

Ky samit dyditorë është mbajtur në Budvë,me qellim  të forcimin e rolit kontrollues të parlamentit ndaj sektorit të mbrojtjes dhe sigurisë, të cilin e ka organizuar Kuvendi në bashkëpunim me Qendrën për siguri, zhvillim dhe sundimin e të drejtës nga Gjeneva. Në deklaratën e përbashkët është konstatuar se tendencat e shoqërive demokratike bashkëkohore janë sigurimi i rolit kyç të parlamentit, mbikëqyrja efektive si dhe realizimi i kontrollit të tij plotë  ndaj ligjit të punës së sektorit  të mbrojtes dhe sigurisë. Pjesëmarrësit e takimit kanë përshëndetë organizimin e forumit duke potencuar se  zbatimi në kontinuitet i mbikëqyrjes parlamentare, zhvillimit  i tij, forcimi i politikës dhe kontrollit  civil të sektorit  të mbrojtjes dhe sigurisë është rruga më e mirë për qëllimin e forcimit të shoqërisë demokratike, përmes përparimit të kapaciteteve të saja demokratike dhe realizimin e  plotë të sundimit të të drejtës, thuhet në dokument.

 

Fyle ka lavdërua rrugën e deritashme të Malit të Zi drejtë Unionit Evropian

Komisari evropianë për zgjerimi Shtefan Fyle ka lavdërua rrugën e deritashme të Malit të Zi drejtë Unionit Evropianë, por njëherë ka tërhequr vërejtjen se bisedimet për sundimin e të drejtës duhet të përcjellën edhe me rezultate në terren.

Fyle ka marr pjesë në konferencën për zgjerim të UE e cila ka filluar në Bruksel, e cila është organizuar  nga organizata joqeveritare “Miqtë e Evropës”. Sipas fjalëve të tij Komisioni Evropianë tani është i gatshëm të bisedojë për bashkëngjitjen me Serbinë dhe se bisedimet sipas të gjitha gjasave do të fillojnë më së largu në muajin janar. Ai pas së gjithash ka lavdëruar përparimin e Malit të Zi në bisedimet për sundimin e të drejtës por ka potencuar qartë se përparimi në terren për Malin e Zi nuk është çdo herë rast.

 

Transparenca dhe komunikimi i rregullt parakusht për sukses

Transparenca dhe iniciativa që ka të bëjë me komunikimin e rregullt me ambasadorët evropianë janë parakusht për suksesin e proceseve të bisedimeve për anëtarësim të Malit të Zi në UE , ka vlerësuar shefi i delegacionit të UE në Mal të Zi  Mitja Drobniç.

Me Drobniç sot është takuar ministri i financave Radoje Zhugiq, i cili  e ka njoftuar ambasadorin me drejtimet kryesore fiskale të politikës së Malit të Zi për periudhën e ardhshme, të definuar në kuadër të propozimit të planit financiar për vitin e ardhshëm. Gjithashtu është bërë fjalë edhe për masa fiskale të përshtatshmërisë së implementimit gjatë këtij viti dhe efekteve të tija pozitive, si dhe për pakon e re të masave të cilat i ka përgatit qeveria, me qellim të stabilitetit të mëtejmë fiskal , thuhet në kumtesën e ministrisë s financave.

 

Kolegiumi përsëri nuk sjellë vendim

Kolegiumi i kryetarit të parlamentit në mbledhjen e sotme përsëri nuk ka sjell vendim që të dënojë konfliktin verbal të kryeministrit Gjukanoviq me deputetet e Malit të Zi Pozitiv.

Kolegiumi, sot përsëri ka shqyrtuar kërkesën e deputetëve të Pozitives , të cilët kanë kërkuar që ky trup të dënojë sjelljen e Gjukanoviqit në mbledhjen e fundit parlamentare , kur , siç kanë theksuar me fjalë fyese i është drejtuar  deputetit Dritan Abazoviq. Deputeti Bojaniq ka deklaruar se Krivokapiq sot nuk ka dëshiruar  të deklarohet lidhur me kërkesën e Pozitives, për arsye,siç ka pohuar, se nuk ka marr pjesë në orën e kryeministrit.

 

Vujanoviq  i ka kthyer Kuvendit ligjin për mbrojtjen e interesave shtetërore

Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq  i ka kthyer Kuvendit ligjin për mbrojtjen e interesave shtetërore në sektorin metalurgjik që përsëri të vendoset për këtë rast.

Nga kabineti i presidentit  është kumtuar se Vujanoviq ka vlerësuar se ligji ka përputhje të qartë të nenit një dhe dy me të cilin vërtetohet zbatimi i procedurës falimentuese që në kuadër të ligjit për falimentim është duke zbatuar gjyqi i falimentimit dhe nenit  tre të alines 4 të këtij ligji me ç,gjë vendimi për shitjen investuesit  potencial strategjik të kushtëzohet me pëlqimin e Kuvendit. Në bazë të rregullores së tillë Kuvendi  drejtpërdrejtë vendos për rezultatin e falimentimit, duke marrë  kompetencat e Gjyqit të falimentimit, i cili kryesisht i përket pushteti gjyqësor , me ç gjë ligji ka koalizion të qartë të brendshëm thuhet në kumtesë.

 

Ndërmarrja qendrore evropiane e aluminit procedurë kunder Qeverisë së Malit të Zi

Ndërmarrja qendrore evropiane e aluminit, njëri nga aksionarët më të mëdhenj të Kombinatit të aluminit ka iniciuar në Vjenë procedurën arbitrore kundër Qeverisë së Malit të Zi dhe fondeve shtetërore. Shuma  fillestare që kërkohet nga kjo ndërmarrje është 100 milion euro. Nga kjo ndërmarrje bëhet me die se arbitrimi do të mbahet në Vjenë dhe se kontestimi do të shqyrtohet në pajtim me rregullat e Komisionit të Kombeve të Bashkuara për të drejtën ndërkombëtare të tregtisë.

 

Drejtoria në falimentim e shkritores së Nikshiqit ka shpallur sot konkursin për shitjen e pasurisë

Drejtoria në falimentim e shkritores së Nikshiqit ka shpallur sot konkursin për shitjen e pasurisë së përgjithshme të ndërmarrjes me çmimin fillestar prej 1.6 milion euro, respektivisht 200 mijë euro më pak se më parë. Të interesuarit për pjesëmarrje mund të lajmërohen deri me datën 18 të këtij muaji. Të drejtën, për të konkurruar e kanë të gjithë qytetarët vendas dhe të huaj dhe ndërmarrjet të cilat paguajnë deponimin prej 10 për qind të çmimit fillestar të shitjes.

 

Ministria e punëve të brendshme ka ftuar organizatat joqeveritare që të propozojnë kandidatin e vetë

Ministria e punëve të brendshme ka ftuar organizatat joqeveritare që të propozojnë kandidatin për anëtarë të Komisionit për përcjelljen e sjelljes së organeve kompetente në hetuesitë e mëparshme dhe disa rasteve të paradokohshme , kërcënimeve si dhe dhunës e vrasjeve të gazetarëve. Nga ministria e punëve të brendshme kanë përkujtuar se formimi i komisionit është paraparë me planin aksionist për kapitujt 23 të legjislacionit dhe të drejtat e përgjithshme themelore. Organizatat joqeveritari në komision do të kenë një përfaqësues ndërsa të drejtë propozimit të kandidatëve kanë organizatat veprimi i të cilave është i lidhur me këtë lëmi.

 

Përfaqësuesit e Bankës qendrore  të Malit të Zi dhe të Gjermanisë kanë arritur marrëveshjen për bashkëpunim

Përfaqësuesit e Bankës qendrore  të Malit të Zi dhe të Gjermanisë kanë arritur marrëveshjen për vazhdimin e bashkëpunimit në lëmin e drejtimit me rezervat ndërkombëtare të qarkullimit pagesor  të stabilitetit financiar. Guvernatori i Bankës qendrore të Malit të Zi Milloica Dakiq është takuar sot në Frankfurt me kryetarin e Bundes Bankes Jens Vejndman, të cilën e ka njoftuar me gjendjen në sektorin bankarë të Malit të Zi dhe rezultatet të  cilat janë arritur në periudhën e deritashme.

 

Kosova e Serbia flasin për Asociacionin e Komunave Serbe

Prishtina dhe Beogradi janë ulur prapë në tavolinën negociatore në Bruksel për të diskutuar të ardhmen e Asociacionit të Komunave Serbe.

Sipas një komunikate për shtyp nga qeveria e Kosovës, takimet ndërmjet  grupeve punuese të të dy delegacioneve kanë filluar sot. Në agjendë përveç bashkësisë së komunave serbe është edhe zbatimi i marrëveshjes për doganat. Delegacionin e Prishtinës edhe në këtë raund e drejton zëvendëskryeministrja Edita Tahiri.

 

Thaçi e Daçiq të enjten te Ashton në Bruksel

Pasi gjithçka shkoi mirë me zgjedhjet lokale në Kosovë, shefja e diplomacisë evropiane Catherine Ashton ka vendosur që të ftoj pasnesër në takim dy kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçin e Ivica Daçiq në Bruksel për një raund të ri bisedimesh. Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, ka shprehur kënaqësinë e saj për mbarëvajtjen e pa trazuar të zgjedhjeve, të cilat sipas saj janë vendimtare për të ardhmen e Kosovës dhe procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Do të takoj kruyeministrat Daçiq dhe Thaçi në Bruksel të enjten, më 5 dhjetor, për një raund të ri të dialogut të cilin e lehtësoj. Këtu do të diskutojmë se si të çojmë përpara zbatimin e çështjeve të tjera të marrëveshjes së prillit", citohet të ketë thënë baronesha Ashton në një komunikatë që lëshoi zyra e saj sot."Kjo është shumë e rëndësishme, posaçërisht  kur marr parasysh se do të paraqes raportin tim të radhës për dialogun para Këshillit në dhjetor”, ka shtuar ajo.


Zgjedhjet marrin notë pozitive nga vëzguesit evropianët

Misioni i Bashkimit Evropian për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale në Kosovë e vlerësoi me notë pozitive procesin e votimit në raundin e dytë.
Sipas tyre, në përgjithësi, integriteti i votës është mbrojtur mjaftueshëm, por kishte edhe raportime të fotografimit të fletëvotimit dhe raste të votimit familjar.“Me këto zgjedhje, Kosova po shënon përparim të mëtejmë në rrugën e saj demokratike. Shpresoj që këto zhvillime inkurajuese që i kemi vërejtur gjatë këtyre zgjedhjeve do të vazhdojnë deri në fund të procesit dhe se ato do të vënë themelet e forta të zhvillimit të ardhshëm demokratik të Kosovës", tha Roberto Gualtieri, Shef i Misionit, me rastin e publikimit të deklaratës preliminare të misionit."Suksesi i këtyre zgjedhjeve gjithashtu shënon një hap të rëndësishëm në zbatimin e Marrëveshjes së 19 prillit ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, shtoi ai. Deklarata e tyre preliminare mbulon zhvillimet që nga raundi i parë i zgjedhjeve. Ambienti i përgjithshëm politik ishte i qetë në ditën e balotazhit, vlerëson Gualtieri ndonëse shton që “kishte tensione dhe pretendime të presioneve ndaj votuesve dhe blerjes së votave në disa komuna”.

 

Ban: Suksesi në zgjedhje, moment historik

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka mirëpritur zhvillimin paqësor të rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë, më 1 dhjetor. Përmes një deklarate për media, ai ka thënë se mbajtja e suksesshme e zgjedhjeve në gjithë Kosovën përbën një moment historik edhe për procesin e normalizimit midis Beogradit dhe Prishtinës, si dhe  për përmirësimin e instituconeve demokratike në Kosovë.

Ban u ka kërkuar palëve që të vazhdojnë të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, me qëllim të zbatimit të të gjitha dispozitave të Marrëveshjes së 19 prillit, përfshirë krijimin e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë dhe integrimin e strukturave gjyqësore dhe të policisë në veri të Kosovës. Ai ka nënvizuar rëndësinë e përparimit të vazhdueshëm në dialog për konsolidimin e paqes dhe të stabilitetit në rajon.

 

Në Bruksel mbahet samiti për Ballkanin

Zyrtarë të Ballkanit Perëndimor, përfaqësues të Bashkimit Evropian, ekspertë dhe biznesmenë janë mbledhur sot në Bruksel, për një samit vjetor kushtuar politikës evropiane në Ballkan. Samiti, i cili mbahet nga viti 1999, u hap  nga komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fuele. Ai organizohet nga Miqtë e Evropës dhe Fondacioni Konrad Adenauer.

 

Protesta para Parlamentit të Ukrainës

Parlamenti ukrainas e ka refuzuar mocionin e opozitës për votëbesim të qeverisë. Mocioni mori 186 vota, nga 226 sa janë të nevojshme për të kaluar një kërkesë e tillë. Opozita ka kërkuar dorëheqjen e qeverisë pasi presidenti Viktor Yanukovich refuzoi të nënshkruaj javën e shkuar Marrëveshjen për Stabilizim-Asociim me Bashkimin Evropian. Ky vendim i presidentit ka nxitë  protesta masive në Ukrainë, që llogariten si më të mëdhatë që nga viti 2004, kur shpërtheu Revolucioni i Portokalltë.

Mijëra protestues që ishin grumbulluar  sot para parlamentit ukrainas , me të marr vesh se votëbesimi ka dështuar, kanë nisur të brohorisin “Turp” dhe “Revolucion”. Para votimit në parlament, kryeministri i Ukrainës Mykola Azarov ka kërkuar publikisht falje për ndërhyrjen e dhunshme të policisë kundër protestuesve gjatë fundjavës. Ai po ashtu ka premtuar se do të bëjë ndryshime në qeveri. Opozita në anën tjetër, ka bërë thirrje për vazhdim të protestave.

 

Kerry nis udhëtimin në Evropë dhe Lindje të Mesme

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, nisi sot udhëtimin në Evropë dhe Lindje të Mesme. Ndalesa e parë e tij është Brukseli  ku  merr pjesë  në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s, ku Afganistani  pritet  të jetë në krye të agjendës.

Në një ndryshim planesh, Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se Kerry nuk do të ndjekë samitin e 20-të ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, që do të mbahet të enjten dhe të premten në Kiev, për shkak të “çështjeve të planifikimit”. Në vend të kësaj, Kerry do të ndalet në Moldavi. Ai po ashtu do të vizitojë Jerusalemin dhe Ramallahun.

 

Papa takon Netanyahun, apelon për paqe

Papa Françesku ka pritur dje  në Vatikan kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe ka bërë thirrje për “paqe të drejtë dhe të qëndrueshme” në Lindjen e Mesme. Vatikani ka thënë se bisedimet janë fokusuar në “situatën komplekse politike dhe sociale në Lindjen e Mesme, e në veçanti në rifillimin e negociatave izraelito-palestineze”.

Netanyahu po ashtu ka shprehur kundërshtimin e tij të fortë për një marrëveshje bërthamore me Iranin. Ai ka ftuar papën në Izrael, por nuk është caktuar ndonjë datë e saktë e vizitës. Izraeli dhe Vatikani kanë krijuar marrëdhënie të plota diplomatike në vitin 1993. Netanyahu në Romë ka takuar edhe homologun e tij italian, Enrico Letta.

 

3 dhjetori - Dita e Personave me Aftësi të Kufizuara

Sot është Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara.
Mbi një miliard njerëz, ose rreth 15 për qind e popullsisë së botës, jetojnë me një formë të aftësisë së kufizuar. Shumica e tyre ndodhen në shoqëri të varfra dhe nuk kanë qasje të barabartë në burimet themelore, të tilla si arsimi, punësimi dhe kujdesi shëndetësor. Tema e sivjetme e Kombeve të Bashkuara  është: “Thyeni barrierat, hapni dyert: për një shoqëri gjithëpërfshirëse dhe zhvillim për të gjithë”.

 

Policia në Bangkok heq barrikadat para qeverisë

Protestuesit tajlandezë kanë hyrë në ndërtesën e qeverisë, pasi policia ka hequr barrikadat përreth selisë së saj. Gjendja në Bangkok duket më e qetë pas veprimit të policisë, për të cilin zyrtarët thonë se ka pasur për qëllim shmangien e konfrontimit të mëtejshëm.

Aksioni i policisë pason përleshjet e dy ditëve të kaluara, me përdorimin e gazit lotsjellës dhe të plumbave të gomës. Kryeministrja e Tajlandës ka hedhur poshtë kërkesat e protestuesve që ajo të japë dorëheqje. Protestat antiqeveritare, që kanë nisur më 24 nëntor, kanë qenë kryesisht paqësore deri të shtunën, kur janë shndërruar në dhunë. Së paku tre persona janë vrarë dhe mbi 220 të tjerë janë plagosur qysh ditën e  shtunë.

 

Shpejtësia, shkak i aksidentit të trenit në Nju Jork

Treni që ka dalë nga binarët pardje në Nju Jork ka qenë duke udhëtuar me një shpejtësi prej 132 kilometrash në orë, kanë thënë hetuesit.
Katër persona kanë vdekur dhe mbi 60 të tjerë janë plagosur në këtë aksident. Ai ka ndodhur në orën 7:20, sipas kohës lokale, në lagjen Bronks.
Bordi për Sigurinë e Transportit Kombëtar është duke hetuar  rastin nëse se çka e ka shkaktuar shpejtësinë e lartë të trenit dështimi mekanik apo gabimi njerëzor. Senatori nga Nju Jorku, Charles Schumer, e ka cilësuar shpejtësinë si “të frikshme”.

 

Në Tuz u hap ekspozita e enëve helene për vaj nga nekropoli Ilir në Gostil

Mbrëmë në Tuz u hap ekspozita “ nekropoli ilir në Gostil afër Podgoricës”, me eksponate nga ilirishtja, respektivisht me enët helene për vaj dhe substancat tjera në këtë nekropol.Enët e ekspozuara prej mbrëmë në QIK në Tuz janë nga shekulli II dhe III para erës së re, të cilat janë zbuluar në këtë vend të njohur arkeologjik. Eksponatet arkeologjike nga ky nekropol Labeat paraqesin lidhjet tregëtare, kulturore dhe lidhje tjera autoktone të kulturave helene dhe ilire. Për eksponatet folen Milena Vrziq dhe Zorica Stjepoviq, arkeologe nga Muzeu i Budvës, të cilat u shprehen se programi “Zhvillimi i bashkëpunimit dhe avancimi i njohurive të eksperteve për muzeume dhe shkollave fillore nga trashëgimia jonë kulturore”, u realizua në bashkëpunim të Institucioni Publik, “ Muzeumet dhe Galeritë” të Podgoricës në dy vitet e kaluara, e që u financua nga ministria për financa. Në këtë projekt u përfshinë 9 shkolla fillore, në mesin e të cilave ishte edhe shkolla fillore “Mahmut Lekiq” nga Tuzi. Ekspozitën e hapi Pjetër Ivezaj, i cili theksoi se inventari i zbuluar në Gostil është identik me inventarin arkeologjik të zbuluar afër Shkodrës, por materiale, fakte dhe artifakte në zonën e Tuzit janë të shumta, në mesin e të cilave përmendi sopatën ilire e ashtuqujatur, “sopata e Tuzit”, e cila edhe u zbulua në këtë zonë.Ai lavdëroi punën e mirë që kohëve të fundit dhe aktualisht po bëjnë institucionet përkatëse shtetërore të Malit të Zi, institucionet arkeologjike, historike por edhe muzeumet e Malit të Zi. Ekspozitën në fjalë sot e vizituan edhe nxënësit e shkollë fillore “Mahmut Lekiq” nga Tuzi, klasat e VI-ta dhe VII- ta, të shoqëruar nga profesorët e historisë, Rexhep Gjokaj dhe Xhevdet Pepiq, si dhe të zëvëndës drejtoreshës, Afërdita Gojçaj. Siç na tha organizatori i aktiviteteve kulturore pranë QIK- “Malësia”, Vaid Dresheviq, ekpsozita në fjalë do të jetë e hapur deri të premtën.

Përgatiti Senad Gilaj

 

Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot kryesisht me diell.Ka fry erë e dobët deri mesatare vende vende deri e fortë nga drejtimi i veriut dhe veri-lindjes.

Temperatuarat në orën 13; Budvë 20 g. H. Novi 17, Tivar 16, Petrovac e Tivat 15, Podgoricë  14, Ulqin 12, Cetinë e Nikshiq 11, Shavnik 6, Plevle, Beranë e Andrievicë 4, B. Pole e Plavë 3, Mojkovac 2 , Rozhaj 1 dhe në Kollashin e Zhablak 0 g.

Për nesër meteorologët paralajmërojnë mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

Temperatura e mëngjesit do të sjellet prej -15 deri në 5, kurse më e larta e ditës prej 3 derii në 15 g. C.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се