Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

02. 12. 2013. 17:13 >> 17:43

LAJMET 02.12.2013

02.12.2013

Sot për forcimin e kontrollit të rolit të parlamentit
Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Sulo Mustafiq hapi sot në Milloçer Forumin Parlamentar të Cetinës, në të cilin do të flitet për forcimin e rolit kontrollues të Kuvendit në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë. Mustafiq, në hapjen e forumit, tha se realizimi i vazhdueshëm i instrumentit të mbikëqyrjes parlamentarë, është rruga më e mirë që ka për qellim ringjalljen demokratike të shoqërisë.

Organizator të Forumit Parlamentar të Cetinës, të cilin do të marrin pjesë më shumë se 50 parlamentarë nga rajoni, është Kuvendi i Malit të Zi në bashkëpunim me qendrën për siguri, zhvillim dhe sundimin e të drejtës. “Forumi parlamentar i Cetinës paraqet iniciativën autoktone rajonale të bashkëpunimit të kuvendeve të vendeve Evropës Juglindore në rrugën drejtë integrimeve evropiane dhe formë e rëndësishme e avancimit dhe promovimit të dialogut parlamentarë ndërmjet shteteve të rajonit”, thuhet në kumtesën nga Parlamenti. Qëllimi i forumit parlamentar, i cili sot dhe nesër mbahet në Budvë, është avancimi i bashkëpunimit, shkëmbimi i përvojave dhe njohurive si dhe forcimi i lidhjeve dhe bashkëpunimit parlamentar dhe diplomacive në rajon.

 

Nesër shqyrtohet raporti i punës së avokatit të popullit

Parlamenti i Malit të Zi në seancën e nesërme do të shqyrtojë raportin e punës të mbrojtësit të të drejtave të njeriut, në të cilin thuhet se ka raste individuale të shkeljes të të drejtave dhe lirive të njeriut, mirëpo kjo dukuri nuk është masovike dhe sistematike. Avokati i Popullit konsideron se respektimi i të drejtave dhe lirive të njeriut në vitin e kaluar, nga ana e organeve të administratës publike dhe raporti i tyre ndaj qytetarëve, edhe krahas përparimit të realizuar nuk mund të vlerësohet si i mirë. Në vitin e kaluar në punën e avokatit të popullit ka pasur 797 ankimime ose 42 për qind më shumë se në vitin 2010.

                                                                                                                                                      

Ballkanasi ti kryesojë Kombet e Bashkuara

Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi dhe kryetar i Kuvendit parlamentarë të OSBE-së, Ranko Krivokapiq, shpreson se sekretari i rrallës i përgjithshëm i OKB, do të jetë dikush nga Ballkani.

Ai në intervistën për agjencinë “ANADOLIA”, thotë se hyrja në NATO dhe në UE është i pa shmangshëm për të gjitha shtetet e rajonit. Krivokapiq shprehu besimin se hyrja në NATO është i pa shmangshëm për të gjitha shtetet e Evropës Juglindore, e kjo vlen edhe për hyrjen në Unionin Evropian.“OSBE është vetëm një nga ndihmat që të vihet deri te demokracia funksionale në rajon dhe qëndrueshmërinë e sistemeve ekonomike të shteteve tona”, tha kryetari i Kuvendit të Malit të Zi.

 

Vuçkoviqin e rekomanduan rezultatet dhe autoriteti

Këshilli i prokurorëve edhe zyrtarisht ia dorëzoi parlamentit propozimin që kryeprokurori shtetëror të zgjedhet kryetari aktual i Gjyqit themelor në Kotor, Branko Vuçkoviq, duke vlerësuar rezultatet e tij, integritetin profesional dhe personal si dhe autoritetin në gjyqësor. Kryeprokurorin shtetëror do ta zgjedh Kuvendi me shumicën e dy të tretave, respektivisht tri të pestave në rrethin e dytë eventual të votimit. Kushtet ligjore për emërimin në postin e kryeprokurorit, krahas Vuçkoviqit, i plotësojnë edhe prokurorja e lartë në Podgoricë Vesna Joviqeviq , zëvendësja e kryeprokurorit Stojanka Radoviq dhe avokati Goran Rodiq. Anëtarët e Këshillit të prokurorëve, siç theksohet, gjatë vendosjes për postin e kryeprokurorit zhvilluan bisedë me Vuçkoviqin i cili i paraqiti pikëpamjet dhe mënyrën e avancimit të mëtejshëm të punës së prokurorisë.

 

Këshilli kushtetues debaton për zgjedhjen e gjykatësve

Këshilli kushtetues parlamentar sot do të duhej të debatojë e nesër të vërtetojë listën e kandidatëve të paraqitur për zgjedhjen e 5 gjykatësve të Gjyqit Kushtetues. Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq më parë ka shpallë ftesën publike për zgjedhjen e dy gjykatësve të Gjyqit kushtetues. Gjyqi Kushtetues ka 7 anëtarë të cilët i zgjedh dhe i shkarkon Kuvendi i Malit të Zi. Mandati i gjykatësve është 12 vjet. Kandidatët për gjykatës duhet të jenë së paku të moshës 40 vjeçare dhe 15 vjet përvojë pune në profesionin e juristit. Ata duhet të zgjedhjen në parlament me shumicën prej dy të tretave, respektivisht me mbështetjen e tri të pestave në rrethin e dytë eventual të votimit. Gjykatësit e gjyqit kushtetues zgjedhin nga radhët e veta kryetarin me mandat tri vjeçar. 

                                                                                                                                                               Podgoricë

Të vërtetohen çështjet e hapura e pastaj të fillohet nga më të rëndësishmet

Grupi punues për ndërtimin e besimit në procesin zgjedhor do të duhej që në fillim të punës ti vërtetojë çështjet e hapura, e pastaj të fillojë nga më të rëndësishmet, konsideron deputeti i PDS Miodrag Vukoviq.

Ai vlerëson se dërgimi i amendamenteve ose disa prej tyre, nuk do të ishte zgjidhje e mirë. Vukoviq përkujtoi se ai në fillim të punës të grupit punues sugjeroi që është dashtë të evidentohen çështjet e hapura të pjesë normative, duke konsideruar se është dashtë që më parë të eliminohen shtesat politike të cilat nuk kanë pika të drejtë për drejta të përbashkëta me të drejtë.

 

Për magjistralen Bar-Bolare, 800 milion euro borxh

Qeveria e Malit të Zi, sipas buxhetit të propozuar për vitin e ardhshëm, për financimin e ndërtimit të magjistrales Podgoricë- Kollashin, do të marr borxh nga “Exim Banka” kineze apo ndonjë institucion tjetër financiar afro 800 milion euro. “Nga kjo shumë, 100 milion euro do të jenë efektiv në vitin e ardhshëm. Mjetet tjera për financimin e nevojshëm të ndërtimit të magjistrales do të jetë efektive sipas dinamikës së ndërtimit, gjë që do të definohet për çdo vit me ligjet vjetore mbi buxhetin”, thuhet në propozim ligjin për buxhetin për vitin e ardhshëm të cilin qeveria e miratoi të enjten e kaluar.  Sipas këtij propozim ligji qeveria do të nënshkruaj aranzhmane kreditore ose do të jenë efektive në shumë prej 68 milion euro.

 

Planifikimi strategjik dhe lidhja e prioriteteve nacionale

Lidhjet mes planifikimit strategjik dhe prioriteteve të zhvillimit nacional, janë rruga e drejtë në proceset e asoocimit të Malit të Zi në UE, në mënyrë që shteti të jetë anëtarë i qëndrueshëm, vlerësoi kryenegociatori i Malit të Zi me UE, Aleksandër Andria Peroviq. Ai në tryezën e rrumbullakët,

“Aspektet financiare të bisedimeve për anëtarësim: UE, vendet kandidate dhe kriza ekonomike”, tha se është me rëndësi që tani Mali i Zi është në fazën e përgatitjeve për pozitat e bashkëbisedimit dhe shqyrtimin e raporteve nga skrininget, që të shqyrtojë dhe të shoh se cilat janë kapitujt e shtrenjtë, dhe se ku duhet të jetë posaçërisht senzitiv në planifikimin e shpenzimeve shtesë. Tryezën e rrumbullakët e organizoi,  Lidhja e Ekonomistëve, në bashkëpunim me Fakultetin Ekonomik në Podgoricë dhe fondacionin “Friedrich Ebert”.

 

Për çështjet banesore, 1,35 milion euro

Marrëveshja me të cilën Qeveria e Malit të Zi është obliguar që në tri vitet e ardhshme do të sigurojë rreth 1,35 milion euro për zgjidhjen e çështjeve banesore për punëtorët e arsimit, u nënshkrua sot nga ana e ministrit të arsimit Sllavoljub Stjepoviq dhe kryetarit të sindikatës së punëtorëve të arsimit Zvonko Paviqeviq.

Paviqeviq me këtë rast tha se marrëveshja u nënshkrua me qëllim të zgjidhjes së problemeve dhe çështjeve banesore të punëtorëve të arsimit. Siç theksoi Paviqeviq, Qeveria me marrëveshje është obliguar që në tre vite të ardhshme të ndajë 1,35 milion euro, që janë nga 450 mijë në vit, që të mund të punohet në projekte që janë në vazhdim, e kjo është ndërtimi i rreth 100 banesave të reja, dhe që ato të përfundohen. Ministri Stjepoviq tha se ky bashkëpunim është produkt i marrëdhënieve partnere dhe respektimit të ndërsjellë. 

 

Bashkë do të kujdesen për rajonet e mbrojtura

Institucionet gjegjëse nga rajoni i harkut Dinarik do të punojnë së bashku në mbrojtjen dhe qëndrueshmërinë dhe avancimin e rajoneve të mbrojtura, u tha sot në Konferencën “Parqet e harkut Dinarik“ që po mbahet në Budva. Në këtë konferencë u miratua edhe dokumenti, “ Big Win for Dinaric Arc”, për ruajtjen e këtyre rajoneve, në të cilin së bashku punuan Fondi Botëror për Natyrë, Ministria malazeze për zhvillimin e qëndrueshëm dhe turizëm dhe Unionin Ndërkombëtarë për Ruajtjen e Natyrës. Me miratimin e këtij dokumenti, Mali i Zi, Shqipëria, Bosnjë Hercegovina, Kosova, Serbia, Kroacia, Maqedonia dhe Sllovenia u obliguan se do të punojnë së bashku në avancimin e ruajtjes së rajoneve të mbrojtura. Në kuadër të kësaj konference, u mbajt edhe mbledhja themeluese e përbërjes së re të Këshillit Nacional për zhvillim të qëndrueshëm dhe ndryshimet klimatike, në krye të të cilit do të jetë presidenti Filip Vujanoviq.

 

Të sigurohet oferta turistike e Liqenit të Shkodrës

Sot në Shkodër u mbajt takimi i parë i partneritetit ku filloi realizimi i projektit të bashkëpunimit ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë me titull, “Udhët ndërkufitare për forcimin e sistemit turistik dhe zhvillimit ekonomik të Liqenit të Shkodrës”. Qëllimi i projektit është sigurimi i ofertës afatgjate kulturore dhe turistike të Liqenit të Shkodrës.

Projekti është financuar nga UE, nga komponenti i dytë  të instrumentit përkrahjen paraantarësuese nga viti 2007 deri në vitin 2013. Grupet qëllimore të projektit ishin, qeverisjet lokale, ndërmarrjet e mesme dhe të vogla, banorët e rajonit ndërkufitarë, turistët dhe përfaqësuesit e degëve turistike nga ky rajon, si dhe organizatat nga shoqëria civile dhe mediat.

 

Pas zgjedhjeve lokale

Zgjedhjet lokale në Kosovë kanë krijuar një hartë të re politike, nëse merren parasysh fitoret e kandidatëve për kryetar në secilën komunë veç e veç. Përmbysjet më të mëdha kanë ndodhur në Prishtinë, Gjakovë, Ferizaj, Mitrovicë të jugut, Pejë, Gjilan, Lipjan e Malishevë.  Partia Demokratike e Kosovës, me kandidatët e saj për kryetar, ka fituar në 10 Komuna. Lidhja Demokratike e Kosovës, pas 14 vjet ka humbur Prishtinën, kryeqytetin dhe qytetin me numrin më të madh të votuesve. Ndërkaq në nivel të vendit, LDK ka shënuar një rikthim dhe ka fituar në 9 komunaAleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në nivel vendi ka marrë mjaftë shumë vota, por ka humbur dy qytete të rëndësishme, por ka arritur të fitojë në 3 komuna.

Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje, arriti të fitojë në Prishtinë me kandidatin e saj, Shpend Ahmeti, ndërkohë që nuk mori ndonjë përkrahje në qytetet tjera. Iniciativa Qytetare Serbe e njohur edhe si “lista Srpska” e sponsorizuar nga Beogradi, ka arritur që të merr pushtetin në 9 komuna të Kosovës. Shtrirja e këtij subjekti politik fillon nga Leposaviqi, Zubin Potoku, Zveçani, Mitrovica e veriut, Graçanica, Novobërda, Kllokoti, Parteshi e Ranillugu.  Një komunë me shumicë serbe ka fituar Partia Liberale Serbe, përkatësisht në Shtërpcë.

 

Kemi 9 prefektë që nuk e njohin Kosovën e pavarur

Nisma qytetare “Srpska” e drejtuar nga Kërstimir Pantiq dhe e mbështetur nga Beogradi zyrtar në zgjedhjet e djeshme për balotazh ka fituar në të gjitha komunat serbe, përveç në Shtërpcë. Kërstimir Pantiq, i cili ka fituar për kryetar të komunës së Mitrovicës veriore, ka deklaruar se kjo fitore që qeverisë së Serbisë i jep mundësinë që të vazhdojë luftën për “ruajtjen e Kosovës në përbërje të Republikës së Serbisë”.

“Sonte kemi nëntë prefektë të cilët mbështesin qeverinë e Serbisë dhe të cilët në punën e tyre vazhdimisht do të përsërisin që nuk e njohin Kosovën e pavarur, që nuk janë nënshtetas të ashtuquajturës Republikë e Kosovës, por të Serbisë, të cilët në gjithë botën do të kenë dyer të hapura dhe mund të përfaqësojnë interesat e qytetarëve që i përfaqësojnë”, ka thënë Pantiq.

 

Procesi zgjedhor në Kosovë - hap i rëndësishëm përpara

Sekretari i përgjithshëm i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Lamberto Zannier, e ka mirëpritur votimin paqësor dhe të rregullt në zgjedhjet komunale në Kosovë, si një “hap të rëndësishëm drejt besimit dhe sigurisë”.

“Ky paraqet moment shumë të rëndësishëm në procesin kompleks, duke ndërtuar besim dhe duke hapur perspektiva për stabilitetin dhe për të ardhme prosperuese për popullin e këtij rajoni”, tha zoti Zannier, dhe ka shtuar se “kjo ka dëshmuar se Marrëveshja e 19 prillit e arritur nga Beogradi e Prishtina, dhe me sukses e ndërmjetësuar nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, po fillon të japë rezultate”. Ai ka theksuar se OSBE-ja “mbetet e gatshme për tu angazhuar në mbështetje të këtij dialogu të rëndësishëm, i udhëhequr nga BE-ja dhe në implementimin e tij”. Shefi i OSBE-së, Lamberto Zannier, ka shfaqur kënaqësi për angazhimin konstruktiv nga të gjitha palët, gjatë negociatat komplekse dhe intensive për modalitetet e zgjedhjeve dhe e ka falënderuar policinë e Kosovës, misionin EULEX dhe KFOR-in, për krijimin e ambientit të sigurt për zgjedhje në pjesën veriore të Kosovës.

 

Siguria gjatë rundit të dytë është garantuar

Sipas vlerësimit preliminar lidhur me rundin e dytë të zgjedhjeve komunale të 1 dhjetorit në Kosovën veriore, të tre ofruesit e sigurisë, përfshirë Policinë e Kosovës, EULEX-in dhe KFOR-in, i kanë përmbushur detyrat e veta në mënyrë profesionale.

Siguria në veri gjatë rundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar komune në pjesën veriore të Mitrovicës, dhe gjatë rivotimit të pjesshëm në Zveçan, është garantuar, dhe Policia e Kosovës, KFOR-i dhe EULEX-i, në rolet e veta, e kanë siguruar mjedisin dhe lirinë e lëvizjes për gjithë njerëzit e Kosovës, në përputhje me mandatet e veta.  “Jam shumë e kënaqur me rregullsinë gjatë raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar komune. Edhe këtë herë patëm një bashkërendim të shkëlqyeshëm mes EULEX-it, PK-së, KFOR-it dhe OSBE-së”, tha Joelle Vachter, ushtruese e detyrës së Shefit të Misionit EULEX në Kosovë.

 

Në Shqipëri, reforma zgjedhore dhe ndryshim i sistemit

Në Shqipëri, pas një muaji do të nisin konsultimet për reformën zgjedhore. Nuk përjashtohet as ndryshimi i sistemit zgjedhor. Kështu pohoi ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ilirjan Celibashi. 

Ai shpjegon përmirësimet që do të synohen nga një reformë e re zgjedhore ndërsa i përgjigjet negativisht kërkesës së ndërkombëtarëve për plotësimin e vendeve të lira në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Paralelisht me reformën zgjedhore do të punohet dhe për reformën territoriale e cila duhet të përfundojë brenda mesit të vitit 2014.  Ministri poashtu foli edhe për një reformë të mundshme parlamentare, për kryerjen e ‘detyrave’ të lëna nga komisionari për Zgjerimin, Shtefan Fyle si dhe për reformën në sistemin e drejtësisë. Ai thekson se në çdo rast do të kërkohet bashkëpunimi i opozitës shqiptare.

 

Rasmussen kërkon përmbajtje nga forca në Ukrainë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka kërkuar përmbajtje në Ukrainë, pas rritjes së tensioneve lidhur me përkushtimet rajonale të këtij vendi, por e ka mbështetur të drejtën e popullit për ta shprehur qëndrimin e vet.

Duke iu referuar “shumë ukrainasve”, të cilët mbrëmë vazhduan të “tregojnë mbështetje” për raporte më të afërta me Bashkimin Evropian, i Rasmusen tha se “është e drejtë e popullit çdokund që ta shprehë pikëpamjen e vet në mënyrë demokratike”. Rasmussen ka kërkuar përmbajtje nga përdorimi i forcës me “çdo çmim” dhe tha se NATO-ja i respekton “të gjithë ukrainasit dhe idealet demokratike të popullit të Ukrainës”.

 

Premtohet shtimi i tregtisë me Kinën

Kryeministri britanik, David Cameron, ka premtuar rritjen e bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik ndërmjet Kinës dhe Britanisë, gjatë qëndrimit të sotëm në Pekin. Pas takimit me kryeministrin kinez, Li Keqiang, Cameron i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian për të zhvilluar negociata për marrëveshje të tregtisë së lirë me Kinën.

Qeveria e Britanisë thotë se një marrëveshje e tillë do të vlente 2.95 miliardë dollarë gjatë një viti për ekonominë e saj. Këmbimet ekonomike me Britaninë ishin ndalur pasi kryeministri Cameron, vitin e kaluar, ishte takuar me liderin tibetian në ekzil, Dalai Lama, të cilin Kina e sheh si separatist.

 

Kryeministrja i refuzon kërkesat e protestuesve Bangkok

Kryeministrja e Tajlandës, Yingluck Shinawatra, i ka refuzuar kërkesat e protestuesve antiqeveritarë për dorëheqje. Lideri i protestuesve opozitarë, Suthep Thaugsuban, i ka dhënë dje ultimatum kryeministres Shinawatra, të paraqesë dorëheqje. Në një intervistë televizive, kryeministrja tha se kërkesat për dorëheqjen e saj janë jokushtetuese.

Ajo theksoi se ushtria është neutrale në krizën aktuale politike. Në kryeqytetin Bangkok të Tajlandës,kanë vazhduar trazirat, gjatë të cilave policia ka përdorë gaz lotsjellës, topa uji dhe plumba gome, kundër mijëra protestuesve, që po përpiqen ta okupojnë ndërtesën e qeverisë. Protestuesit e akuzojnë qeverinë e  Yingluck Shinawatra se po u shërben interesave të vëllait të saj, Thaksin Shinawatra, ish-kryeministër i Tajlandës, i cili ishte përmbysur me grushtshtet ushtarak në vitin 2006.

 

Ligjvënës amerikanë kërkojnë sanksione të reja kundër Iranit

Ligjvënës amerikanë nga të dyja partitë politike po shprehin skepticizëm lidhur me marrëveshjen e muajit të kaluar për programin bërthamor të Iranit. Kongresi nuk ka hequr dorë nga thirrjet për sanksione të reja kundër Iranit, me gjithë paralajmërimet e Administratës Obama se sanksione të reja mund të minojnë përpjekjet diplomatike. Kreu i Komisionit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, demokrati Robert Menendez, thotë se shpreson për një zgjidhje përmes negociatash të shqetësimeve ndërkombëtare lidhur me ambiciet bërthamore të Iranit.

 

Nesër kryesisht mot i kthjellët por me erë të fortë

Në jug dhe bregdet të Malit të Zi po mban mot me vranësira të ndryshueshme, në veri deri krejt i vranët dhe me reshje të dobëta të shiut dhe borës. Vende-vende frynë erë mesatare deri e fortë nga drejtimet e veriut Temperaturat në orën 13 u shënuan: në Herceg Novi 19 gradë, Tivar 16, Tivat 15, Podgoricë 14, Ulqin 13, Cetinë 11, Nikshiq 8, B. Pole e Beranë 3, Plevle, Kollashin, Plavë e Rozhaj 1 dhe në Zhablak -2 g.

Për  nesër meteorologët paralajmërojnë mot kryesisht të kthjellët por të ftoftë, sidomos në veri. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë, vende-vende shumë e fortë nga drejtimet e veriut. Në orët e mbrëmjes dobësim gradual i intensitetit të erës. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej -10 deri në 7,  kurse më e larta e ditës prej -3 deri në 14 gradë celsius.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се