Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

17. 09. 2021. 00:00   >>  17:24

Ditari 17.09.2021

17.09.2021

Arrestohet pjesëtari i UMZ-s 

Pjesëtari i Ushtrisë së Malit të Zi UMZ , A.S. , është arrestuar dhe gjendet në paraburgim për shkak të dyshimit se është anëtarë i grupit kriminal i cili kishte planifikuar vrasjen e prokurorit kryesor special Milivoje Katniq dhe të prokurorit special të shtetit Sasha Çagjenoviq dhe të nëpunësve policor. Kjo është kumtuar në konferencën e përbashkët për gazetarët të Prokurorisë speciale të shtetit dhe Drejtorisë së policisë. Prokurori special ,Mirollav Turkoviq  ,ka deklaruar se Prokuroria speciale e shtetit realizon hetime edhe kundër disa personave për shkak të formimit të  organizatës kriminale. “Kemi dëshmi se individi në fjalë ka transferuar telefon celular, drogë , ka grumbulluar dhe shpërndarë armë, municion dhe eksploziv”, ka theksuar Turkoviq.

Arrestohet për shkak të kërcënimeve dhe fyerjeve drejt Abazoviqit 

Policia ka arrestuar në Cetinë personin me iniciale M.V. i cili të martën e kaluar para ndërtesës së komunës , gjatë mbajtjes së seancës të Parlamentit lokal e ka kërcënuar dhe fyer nënkryetarin e Qeverisë Dritan Abazoviq , është kumtuar nga Drejtoria e policisë. Nga policia kanë theksuar se M.V.akuzohet për vepër penale të rrezikimit të sigurisë. Policia , në bazë të urdhrit të prokurorit në Prokurorin themelore të shtetit në Cetinë e ka arrestuar edhe D.I. për shkak të veprës penale të sulmit kundër personit zyrtarë gjatë tubimit publikë të pa paralajmëruar të qytetarëve me 5 shtator në Cetinë. Nga policia kanë kumtuar se ai ka gjuajtur me gur dhe mjetet tjera nëpunësit e policisë dhe me këtë rast ishte lënduar një pjesëtarë i Drejtorisë së policisë.

Rikonstruimi i Qeverisë dhe kolegji prokurorial mund ndodhin deri me 15 tetor-dhjetor 

Kriza e pushtetit në Mal të Zi do të mund të zgjidhet më së voni deri me 15 qershor përmes rikonstruimit të Qeverisë dhe zgjedhjen e kolegjit prokurorial, ka vlerësuar njëri nga liderët e FD Millan Knezheviq. Ai për TVMZ ka theksuar s Qeveria duhet të përforcohet me personalitete politike dhe me përfaqësues të partive të mëdha parlamentare. “Gjithsesi partitë të cilat e përkrahin Qeverinë e Zdravko Krivokapiq në organet e veta partiake mund të kandidojnë individët më të mirë me qëllim që të dilet nga kriza në të cilën aktualisht gjenden shoqëria malazeze”, ka theksuar Knezheviq. Në pyetjen nëse e sheh veten në Qeverinë e tillë , Knezheviq ka theksuar se nuk është imperativ zgjidhja personale , duke shtuar se konsideron se “individët të cilët në zgjedhje kanë fituar numër të konsiderueshëm të votave duhet ti kenë përfaqësuesit e vetë në Qeveri”. Ai ka theksuar se pret përgjigje pozitive nga partitë e pakicave në ftesën për pjesëmarrje në Qeverinë e rikonstruuar dhe konsideron se përfaqësuesit e Partive shqiptare dhe të Partisë boshnjake duhet të jenë pjesë e kësaj Qeverie.

Është para përfundimit hartimi i ligjit për prejardhjen e pasurisë 

Grupi punues për hartimin e projekt ligjit për prejardhjen e pasurisë do të përgatis projekt vendimet normative deri me 15 dhjetor kur teksti do të lëshohet në debatin publikë, është kumtuar nga kabineti i nënkryetarit të Qeverisë Dritan Abazoviq. Nga kabineti kanë theksuar se ligji për prejardhjen e pasurisë është njëra ndër çështjet më të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar. Siç theksojnë nga kabineti i nënkryetarit të Qeverisë, miratimi i këtij ligji do të jetë nxitje e madhe për pengimin e grupeve kriminale , zbulimin e funksionarëve publikë të cilët pasurinë e kanë arritur përmes korrupsionit. Nga kabineti i Abazoviqit kanë theksuar se grupi punues për hartimin e projekt ligjit mbi prejardhjen e pasurisë është duke hartuar zgjidhjet normative me ndihmën profesionale të ekspertëve ndërkombëtarë nga Britania e Madhe , Italia dhe Sllovenia. 

“Faleminderit ambasadorëve për mesazhe përkrahëse” 

Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi ,Aleksa Beçiq i ka falenderuar ambasadorët e SHBA dhe të Britanisë së Madhe Xhudi Raizing Rajnke  dhe Karen Medoks për mesazhe përkrahëse dhe inkurajimin e Malit të Zi me qëllim të progresit më të shpejtë në rrugën drejt integrimeve në BE dhe në forcimin e partneritetit në NATO Aleancën. Të përkujtojmë se ambasadoret Rajnke dhe Medoks në tekstin e përbashkët autorial kanë vlerësuar se është koha e duhur që të gjithë që jetojnë në Mal të Zi dhe që janë përkushtuar në ndërtimin e vendit demokratik dhe inkluziv të bëjnë ç'është e mundur për uljen e tensioneve dhe fillimin e dialogut. “Ngjarjet e paradokohshme në Cetinë, të dirigjuara nga qendra të ndryshme , nuk mund dhe nuk guxojnë ti rrezikojnë prioritetet tona  të definuara qartë të politikës së jashtme e që janë vlerat evropiane dhe vlerat euro- atlantike , si dhe forcimi i bashkëpunimit rajonal”, ka kumtuar Beçiq. Ai ka theksuar se arritja e plotë e sundimit të ligjit, lufta pa kompromis kundër kriminalitetit të organizuar dhe korrupsionit , përparimi i sistemit arsimor dhe shëndetësor , mbeten prioritete kryesore me qëllim të rritjes së cilësisë së jetës të banorëve të Malit të Zi, ka theksuar Beçiq.

Mesazhet e SHBA dhe të Britanisë së Madhe janë nxitje për URA-n 

Nga Lëvizja qytetare URA kanë kumtuar se i gëzon fakti që partnerët kyç të Malit të Zi në NATO i shohim rezultatet e arritura në luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar. Këtë në tekstin e vetë autorial e kanë theksuar ambasadorët e SHBA dhe të Britanisë së Madhe në Mal të ZI Xhudi Raizling Rajnke dhe Karen Medoks. “Formimi i kolegjit prokurorial , gjë që për URA është njëri ndër prioritetet kryesore , do të ishte hapi i parë i rëndësishëm drejt këtij qëllimi”, ka theksuar përfaqësuesja e URA-s Novakoviq – Gjuroviq. Mesazhet e tilla,  siç theksohet , për këtë parti janë nxitje që të vazhdohet drejt krijimit të gjitha parakushteve për vendosjen e sundimit të ligjit në Mal të Zi, në kursin e qartë euro-atlantik i cili nuk ka alternativë.

Me miratimin e ligjit , Gjukanoviq do të detyrohej ta ndryshojë vendimin për zgjedhje 

Nëse Kuvendi i Malit të Zi e miraton propozim ligjin për plotësimet e ligjit për administratën lokale, presidenti i shtetit Millo Gjukanoviq do të ishte i detyruar që vendimin për shpalljen e zgjedhjeve në Mojkovc, Cetinë dhe në Petnjicë , si akt më i ulët juridik , ta ndryshojë në pajtim me ligjin në fuqi. Kjo i është kumtuar mediumit Vjesti nga parlamenti , duke përkujtuar se edhe pa ndryshimet ligjore, Gjukanoviq në vitin e kaluar e ka ndryshuar vendimin dhe për shkak të situatës epidemiologjike i kishte shtyrë zgjedhjet në Tivat . Të theksojmë se Gjukanoviq i ka shpallur të martën zgjedhjet lokale në Mojkovc, Petnjicë dhe në Cetinë. Kryetari i Parlamentit , Aleksa Beçiq ka dorëzuar kah gjysma e muajit korrik të këtij viti propozim ligjin për plotësimet e ligjit për administratën lokale aktualisht gjendet në procedurën kuvendore. Me propozim ligj mundësohet bashkimi i zgjedhjeve lokale, respektivisht vazhdimi i mandatit të pushteteve lokale në Mojkovc , Petnjicë , Ulqin , Cetinë dhe Beranë deri në fund të pranverës kur do të mbaheshin zgjedhjet në 17 komuna të tjera dhe eventualisht në Komunën e Tuzit nëse Parlamenti lokal do të shkurtonte mandatin e vetë.

Mali i Zi të zhvillohet si shtet demokratik , laik dhe pro evropian 

Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq dhe presidenti i Republikës së Kroacisë Zoran Millanoviq i kanë vazhduar sot bisedimet bilaterale kushtuar marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve gjatë takimit të mbajtur në Brione. “Dita e dytë e vizitës zyrtare të presidentit Gjukanoviq në Kroaci ishte rast për shkëmbim plotësues të mendimeve dhe të qëndrimeve të dy presidentëve për bisedimet e Malit të Zi për anëtarësim në BE . Presidenti Millanoviq ka apostrofuar përkrahjen e Kroacisë për synimet evropiane të Malit të Zi, është kumtuar nga kabineti i presidentit. Gjatë këtij takimi është folur edhe për situatën në Mal të Zi dhe në Ballkanin Perëndimor. “Presidenti Gjukanoviq ka theksuar se Mali i Zi do të vazhdojë të zhvillohet si shtet demokratik , laik dhe pro evropianë. Presidenti kroatë Millanoviq ka theksuar se Republika e Kroacisë do ti përkrah këto aspirata të Malit të Zi sepse kjo është e rëndësishme edhe për Kroacinë , sepse Mali i Zi është fqinj dhe partner në aleancën e NATO-s.

Kurti nuk diskuton me Lajçak çështjen e arkivave: Nuk do ketë takim për dialogun para 6 tetorit

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se nuk do të ketë takim të radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë para datës 6 tetor kur do të mbahet samiti në Slloveni.

Ai tha se me emisarin e BE-së për dialogun Miroslav Lajçak nuk ka diskutuar as për çështjen e arkivave dhe reciprocitetit.

“Nuk kemi biseduar tema të cilat nuk janë përmendur në komunikatë. Nuk ka pasur diçka të re që do të mund të ndaja me ju. Nuk do të ketë takim para 6 tetorit ku kemi samitin në Slloveni. Nuk ka një datë se kur do të jetë takimi ynë i radhës. Ndërsa zëvendëskryeministri ka pasur takime në Bruksel, ai diskuton hollësitë. Nuk kemi diskutuar fare për çështjen e arkivave, kemi diskutuar për propozimet tona që i kemi dhënë në raport me Serbinë. Nuk e kemi diskutuar as çështjen e reciprocitetit. Mungesa e marrëveshjeve për çështjen e kualifikimeve akademike, atyre profesionale të lëvizjes me ID karta dhe kalimit pa viza nga vendet e treta nuk ka probleme substanciale po ka probleme formale”, tha Kurti.

Votohet Qeveria e re e Shqipërisë 

Kuvendi i Shqipërisë votoi sot  Qeverinë e re.

Pas një sesioni parlamentar, i cili zgjati më shumë se 20 orë, Edi Rama u votua si kryeministër për herë të tretë.

Partia e tij Socialiste i fitoi bindshëm zgjedhjet në prill.

Në kabinetin qeveritar prej 17 anëtarësh, 12 do të jenë gra.

“Beteja kundër diskriminimit gjinor dhe dhunës në familje mbetet shumë e hapur dhe larg fitores”, tha Rama para se ligjvënësit të votonin për kabinetin e tij.

“Ende ka forca diskriminuese dhe energji negative që veprojnë në shoqërinë tonë, në dëm të grave dhe vajzave”, tha Rama.

Nga 140 ligjvënës, për Qeverinë e tij votuan 77.

Rama tha se luftimi i krimit dhe korrupsionit do të jetë prioritet i mandatit të tij të tretë.

Qeveria e re e Shqipërisë parashikon rritje ekonomike prej rreth 4% në vit, pas rënies për 3.3% në vitin 2020, si rezultat i pandemisë së koronavirusit.

OBSh pezullon procesin e miratimit të vaksinës ruse

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka pezulluar procesin e miratimit për vaksinën ruse Sputnik V kundër COVID-19.

Ndihmës Drejtori, Jarbas Barbosa, njoftoi se procesi i prodhimit të vaksinës nuk kishte përmbushur standardet e nevojshme.

“Ndërsa inspektuan një nga vendet ku prodhohet vaksina, ata zbuluan se kjo fabrikë nuk ishte në pajtim me praktikat e reja më të mira të prodhimit. Prodhuesi [i vaksinës] duhet ta marrë parasysh këtë dhe të bëjë ndryshimet e nevojshme dhe të jetë gati për një inspektim të ri.” tha ai.

OBSH shpjegon se kanë vonuar miratimin e vaksinës derisa të bëhet një inspektim i ri në njërën nga uzinat ku u prodhua Sputnik V. Hulumtimi i botuar në revistën mjekësore, The Lancet, tregon se vaksina ka 91.6% efikasitet kundër koronavirusit. Kurse nëpërmjet një postimi në Twitter, Sputnik pohoi gjithashtu se goditja tregoi 97.2% efikasitet gjatë fushatës së vaksinimit në Bjellorusi, përcjell Klankosova.tv.

Por si OBSH ashtu edhe Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) kanë thënë se janë ende në pritje të të dhënave të plota nga prodhuesit e vaksinës. Rusia aplikoi në OBSH për miratimin e vaksinës në shkurt, por ende nuk ka marrë një Listë të Përdorimit Emergjent(EUL). Marrja e miratimit nga OBSH do të ishte një sukses për Rusinë dhe gjithashtu mund të lehtësonte udhëtimin e miliona qytetarëve rusë të vaksinuar, raporton Euronews.

Rusia voton në zgjedhjet parlamentare 

Të 450 ulëset e Dhomës së Ulët të Parlamentit, që njihet si Duma e Shtetit, janë në garë.

Të lodhur nga koronavirusi, pagat e ngecura, korrupsioni i pakontrolluar, rusët filluan të votojnë të premten në zgjedhjet parlamentare.

Zgjedhjet do të zgjasin tri ditë deri më 19 shtator.

Sipas zyrtarëve zgjedhorë, ky vendim është marrë për shkak të pandemisë së koronavirusit, por aktivistët e opozitës dhe disa ligjvënës liberalë thonë se masa është përpjekje e Kremlinit për të manipuluar pjesëmarrjen dhe për të sajuar një fitore të besueshme të partisë në pushtet, Rusia e Bashkuar.

Autoritetet gjithashtu kanë bllokuar nismën Votimi i Zgjuar, e cila mbështetet nga udhëheqësi i burgosur i opozitës, Aleksei Navalny.

“Është regjimi rus, dhe jo publiku, ai që ka nevojë për zgjedhje”, ka thënë Andrei Kolesnikov, analist në Qendrën Carnegie të Moskës, në një koment në internet.

Sondazhet parazgjedhore nga Qendra e pavarur Levada kanë treguar se shumica e rusëve janë të pakënaqur me mënyrën se si funksionon Duma.

Sondazhet kanë treguar probleme edhe më të thella me Rusinë e Bashkuar, parti që e quan veten të pavarur, por që në fakt është e lidhur ngushtë me udhëzimet nga Kremlini dhe administrata e fuqishme presidenciale.

Rusia e Bashkuar ka shumicën në Dumën e Shtetit, por popullariteti i saj është aktualisht më i ulëti në gati dy dekadat e ekzistencës së saj.

Orban: Takimi me Papën më inkurajoi që të mbroj vlerat e familjes 

Kryeministri nacionalist i Hungarisë, Viktor Orban tha sot , se gjatë takimit që zhvilloi me Papa Françeskun, më herët gjatë kësaj jave, e ka inkurajuar atë që të vazhdojë të mbrojë vlerat tradicionale të familjes. Megjithatë, gjatë këtij takimi Orban dhe Papa shmangën temën e migrimit, temë për të cilën kanë qëndrime të kundërta.

Orban, që është në pushtet që nga viti 2010, e ka portretizuar veten si shpëtimtarë të kulturës së Hungarisë kundër migrimit të myslimanëve në Evropë dhe si mbrojtës të vlerave të krishtera kundër liberalizmit të Perëndimit.

“Takimi më dha kurajë të madhe”, tha Orban duke iu referuar takimit me Papa Françeskun, pasi ai më 12 shtator bëri një vizitë shtatorëshe në Budapest.

“Ati i Shenjtë ma bëri të qartë se lufta që ne po bëjmë për të mbrojtur familjet është lufta më e rëndësishme për të ardhmen e Evropës”, tha Orban për Radion Publike.

Vitin e kaluar, Hungaria ka amendamentuar Kushtetutën sa i përket përkufizimit të familjes, duke ndaluar adoptimin e fëmijëve nga çiftet e gjinisë së njëjtë.

Orban tha se Papa i ka thënë atij se nuk duhet të ketë debat lidhur me familjen tradicionael.

“Ai tha se familja konsiston në babanë, nënën dhe fëmijët, pikë”, tha Orban.

Orban tha se gjatë takimit 40-minutësh me Papën nuk kanë biseduar për temën e migrimit.

Kenia, 2,1 milionë njerëz përballen me urinë 

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara (OKB), numri i njerëzve që kanë nevojë urgjente për ushqim, që nga shkurti e deri më tani është rritur në 70 për qind dhe arriti në 2,1 milionë.

Thatësira me të cilën është përballur Kenia pas pushtimit të karkalecave dhe përmbytjeve, ka vendosur përballë me rrezikun e urisë 2,1 milionë njerëz në vend, raporton Anadolu Agency .

Miliona njerëz që jetojnë në toka të thata dhe gjysmë të thata përballen me krizën e ushqimit, ndërsa qindra mijëra fëmijë dhe dhjetëra mijëra gra shtatzëna dhe gra që ushqejnë me gji fëmijët e tyre kanë filluar të përjetojnë probleme shëndetësore për shkak të ushqyerjes së pamjaftueshme.

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara (OKB), numri i njerëzve që kanë nevojë urgjente për ushqim, që nga shkurti e deri më tani është rritur në 70 për qind dhe arriti në 2,1 milionë. Krahas 523 mijë fëmijëve edhe 96 mijë gra shtatzëna dhe gra që ushqejnë me gji fëmijët e tyre kanë nevojë për trajtim për shkak të kequshqyerjes.

Burimet e ushqimit dhe ujit shfaqën mangësi në tokat e thata dhe gjysmë të thata për shkak të normës së pakët të shirave të cilat priteshin në muajt tetor-dhjetor të vitit të kaluar dhe në muajt mars-maj të këtij viti.

Deri më tani në më shumë se 20 rajone administrative në vend është shpallur katastrofë kombëtare dhe në 12 rajone është dhënë alarm për thatësirën.

Ndërkohë për shkak të burimeve të ujit kanë filluar të vërehen edhe konflikte mes disa komuniteteve që jetojnë në toka të thata dhe që merren me bujqësi.

Edhe nesër mot i vranët       

  Sot në Mal të Zi mban mot me vranësira të ndryshuara dhe kryesisht i thatë. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e jugut.

         Temperaturat : Podgoricë, Tivar . H. Novi e Budvë 28, Ulqin e Beranë 25, Cetinë , Shavnik e Rozhajë  24, B. Pole, Plavë e Plluzhinë 23, Plevle e Kollashn 21 dhe në Nikshiq e Zhablak 20 g.

      Edhe për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende -vende me të reshura e bubullimë lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet jugore. Temperatura e mëngjesit prej 10 deri në 21, kurse më e larta e ditës prej 17 deri në 27 g. c.    

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се