Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

15. 09. 2021. 00:00 >> 18:27

Ditari 15.09.2021

15.09.2021

Termet i ri në Shqipërinë 

Një termet me forcë 4.2 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur sot Shqipërinë rreth orës 14 e 30 minuta, lëkundjet e të cilit janë ndjerë edhe në Mal të Zi. Sektori sizmik i Malit të Zi ka regjistruar epiqendrën e këtij tërmeti 10 km në lindje fshatit Nënhelm në Tuz . Përndryshe, kjo është lëkundja e dytë e trodhit me këtë forcë i cili kishte goditur këtë zonë të Malësisë së Madhe sot në mëngjes rreth orës 4 e 20 minuta. Siç thamë më lartë , forca e këtij tërmeti në epiqendër  ishte  4.2 njësi sipas shkallës së Rihterit ose 4 deri në 5 ballë sipas shkallës së Merkalievit. Qendra e këtij tërmeti , sipas Entit sizmik ka ndodhur në thellësinë prej 26 km .

Ngjarjet në Cetinë janë përpjekje e opozitës për destabilizimin e Malit të ZI

Kryeministri i Malit të ZI, Zdravko Krivokapiq, duke folur për ngjarjet e fundit në Cetinë, ka deklaruar se ato janë edhe një përpjekje jo legjitime dhe jashtë institucionale e forcave opozitare që ta destabilizojnë Malin e Zi dhe , siç ka shtuar , ta ngadalësojnë rrugëtimin e tij drejt shtetit juridik dhe drejt shtetit të drejtës sociale . Krivokapiq këtë e ka theksuar gjatë takimit në Vilen Gorica me ministrin  për çështjet federale dhe evropiane të Krahinës federale të Rajnës Veriore , Vestfalia ,Shtefan Hollthof Fertner . Kryeministri ka theksuar se Qeveria në tërësi është e vendosur në aktivitetet reformiste dhe se në Mal të Zi është zhvilluar dëshira e fortë politike për një luftë të pa kompromist institucionale kundër korrupsionit , kriminalitetit të organizuar dhe reformën e sundimit të ligjit në përgjithësi. Ministri Hollthof  Fertner ka theksuar se e kupton momentin reformistë në të cilin është aktualisht Mali i Zi , si dhe të gjitha problemet me të cilat ballafaqohet Qeveria e ekspertëve të kryeministrit Krivokapiq. Ai ka shtuar se pa anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE , as Bashkimi Evropianë nuk është i plotë”.

Përkrahje për forcat progresive dhe rrugën evropiane të Malit të Zi 

Rezultatet e arritura në luftën kundër kriminalitetit dhe korrupsionit gjatë 9 muajve të kaluar tregojnë vendosmërinë e Qeverisë që ta përfundojë procesin e integrimeve evropiane , është kumtuar pas takimit të nënkryetarit të Qeverisë Dritan Abazoviq me nënkryetarin e Qeverisë të Luksemburgut Fransoa Baush. Siç është kumtuar nga Qeveria, Abazoviq është shprehur i kënaqur me këtë vizitë , për të cilën ka theksuar se paraqet vërtetim të marrëdhënieve tradicionalisht miqësore , por edhe nxitje shtesë në kontekstin e realizimit të bashkëpunimit edhe më intensiv dhe më dinamik ndërmjet Malit të Zi dhe Luksemburgut. Abazoviq gjatë bisedës me nënkryetarin Baush ka ka theksuar se diaspora e shumë malazeze në këtë vend praqet urë të rëndësishme në forcimin e lidhjeve ndërmjet dy vendeve. Nënkryetari i Qeverisë së Luksemburgut, Fransoa Baush, ka theksuar se përkrah fuqishëm rrugën evropiane të Malit të Zi ,i motivuar  forcat progresive që të vazhdojnë rrugën e evropeizimit të Malit të Zi qytetarë dhe ekologjikë. Siç thuhet në kumtesën e Qeverisë, Abazoviq dhe Baush  janë pajtuar se ekziston hapësirë për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik dhe për prani më të madhe të investimeve nga Luksemburgut në Mal të Zi, sidomos në fushën e energjetikës , turizmit dhe bankave.

Zyrtarë të shumtë dhe partitë politike i kanë dënuar kërcënimet dhe fyerjet në Cetinë 

Zyrtarët shtetëror dhe përfaqësuesit e partive politike i kanë dënuar kërcënimet dhe fyerjet të cilat dje në Cetinë i janë drejtuar nënkryetarit të Qeverisë Dritan Abazoviq.  Kryeministri Zdravko Krivokapiq, ka theksuar se nuk mund të tolerohet fyerjet brutale shoviniste kundër Abazovit , por edhe kundër  disa këshilltarëve në Kuvendin e Cetinës  të shqiptuara dje në Cetinë. PSP  konsideron vulgarizmi dhe primitivizmi  të cilat  janë drejtuar dje mbi bazat fetare , flasin mjaftueshëm  se akoma nuk i kemi mësuar leksionet bazë të demokracisë , tolerancës dhe respektimit të tjerëve. Deputeti i Social demokratëve  ,Boris Mugosha , ka theksuar se  brohoritja skandaloze në Cetinë meriton dënim dhe ka kërkuar sanksionim të ashpër ligjor. Ndërkaq , nga Lëvizja qytetare URA kanë theksuar se do të paraqesin kallëzim penal kundër individëve të cilët kanë fyer dhe kërcënuar nënkryetarin Abazoviq dhe këshilltarin e tyre në Kuvendin e Cetinës. Edhe sekretari i përgjithshëm i PDS,  Aleksa Bogdanoviq ka shkruar në Tuiter se fyerjet dhe urrejtjet mbi bazat fetare nuk mund të tolerohen dhe ato duhet dënuar pa marrë para sysh se kush ato i shqipton. Nga Partia boshnjake kanë theksuar se mospajtimet politike nuk duhet dhe as që mund të jenë shkak për ekcese të cilat çojnë drejt jo tolerancës fetare . Edhe kryetari i LDSH ,Nikollë Camaj në faqen e vetë të Facebokut dënon ashpër fyerjet e djeshme në Cetinë dhe kërkon që organet kompetente të shëndrisin sa më parë këtë ngjarje dhe autorët të dënohen në mënyrë adekuate. Në ndërkohë policia ka kumtuar se e ka identifikuar personin i cili dje në Cetinë ka kërcënuar dhe fyer nënkryetarin Abazoviq.

Qeveria kalimtare dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare janë e vetmja zgjidhje 

Mali i Zi gjendet në krizën më të thellë që prej futjes së sistemit shumë partiakë dhe e vetmja zgjidhje është formimi i Qeverisë kalimtare me mandat të kufizuar me detyrë për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, ka vlerësuar opozita në Mal të Zi. Nga opozita , në kumtesën e përbashkët kanë theksuar se Mali i Zi gjendet në udhëkryqin ndërmjet shtetit nacional dhe atij qytetarë , ndërmjet shtetit teokratik dhe shtetit laik dhe po ashtu ndërmjet shtetit mesjetarë dhe atij bashkëkohorë. “Të gjitha partitë opozitare parlamentare kanë arritur marrëveshjen me qëllim të veprimtarisë së mëtejme , qëllimi i të cilës është mbrojtja e karakterit qytetarë dhe laik të shtetit dhe e orientimit  i politikës së jashtme të tij drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin evropianë” , thuhet në kumtesë.

Janë  sjellë  në pyetje principet e demokracisë 

Presidenti i Malit të Zi,Millo Gjukanoviq ,  theksuar me rastin e Ditës ndërkombëtare të demokracisë se ngjarjet gjatë një viti të fundit  i kanë sjellë në pyetje principet e demokracisë në vendin tonë. Siç ka theksuar ai , edhe pse të inkurajuar  me tranzicionin e qetë të pushtetit pas zgjedhjeve parlamentare dhe pas njohjeve të para të rezultateve zgjedhore që nga futja e sistemit shumë partiak , viti që po kalon i jetës demokratike në Mal të Zi ka vërtetuar saktësinë e tezës se demokracia nuk mund të kuptohet vetëtiu . Pothuaj se nuk ekziston asnjë fushë e veprimtarisë shoqërore dhe politike në Mal të Zi në të cilën nuk janë sjellë në pyetje principet themelore të demokracisë. Siç ka rekomanduar ai është detyrë e të gjitha organeve të pushtetit që ti respektojnë standardet demokratike dhe gjithmonë dhe gjithandej ti mbrojnë qytetarët sepse , “vetëm Mali i Zi qytetarë mund të përballojë barrën e rëndë të përçarjeve dhe ta çojë vendin drejtë integrimit evropianë”.

Forcimi i sundimit të ligjit dhe liria e mediave janë prioriteteve 

Forcimi i sundimit të ligjit , të drejtat njerëzore, liria e mediave  dhe promovimi i diversitetit do të jenë prioritet edhe në periudhën e ardhshme , ka kumtuar kryetari i Kuvendit të Malit të Zi Aleksa Beçiq në urimin me rastin e Ditës ndërkombëtare të demokracisë. “Fakti se para një viti , për herë të parë në historinë e shumë partizmit në Mal të Zi kemi bërë transferimin e pushtetit në zgjedhje , fletë mjaftueshëm se si shoqëri kemi parë nevojën dhe obligimin e ndryshimeve demokratike , të cilat janë të mundshme vetëm përmes një raporti të ri ndaj parimeve më të larta demokratike”, ka theksuar Beçiq. Ai ka shtuar se nga momenti kur është zgjedhur në pozitën e kryetarit të Parlamentit të Malit të Zi përpiqet për forcimin e rolit të Kuvendit në demokratizimin e shoqërisë. “Forcimi i sundimit të ligjit , të drejtat e njeriut , liritë mediatike dhe promovimi i diversitetit do të jenë prioritetet tona edhe në periudhën e ardhshme”, ka theksuar mes tjerash në urimin e vetë kryetari Beçiq.

Seancë dëgjimore me rastin e ngjarjeve në Cetinë 

Këshilli për mbrojtje dhe siguri do të zhvillojë të mërkurën e ardhshme seancën dëgjimore të udhëheqësve në sektorin e sigurisë me rastin e sjelljes të pjesëtarëve të tyre në ngjarjet në Cetinë me 4 dhe 5 shtator , është konkluduar në mbledhjen e sotme të këtij trupi parlamentarë. Iniciativa për dëgjimin kontrollues , të cilën e ka paraqitur kryetari i Këshillit Millan Knezheviq është miratuar njëzëri. Është paralajmëruar dëgjimi i nënkryetarit të Qeverisë Driatan Abazoviq ,si dhe i ministrave për punë të brendshme dhe të mbrojtjes Sergej Sekulloviq dhe Olivera Injac. Këshilli do të dëgjoj edhe drejtorin e Drejtorisë së policisë Zoran Brgjanin , drejtorin e Agjencisë për sigurinë nacionale Dejan Vukshiq dhe ushtruesin e detyrës të drejtorit të përgjithshëm të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim në Ministrin e punëve të brendshme Miodrag Beshoviq.

Galiq: Për momentin nuk nevojitet mbyllja e të gjitha shkollave 

Transmisioni i të prekurve me koronavirus në shkollat e Malit të Zi për momentin nuk është shqetësues në mënyrë që të mbyllet i tërë sistemi shkollorë, ka deklaruar drejtori i Institutit për shëndetin publikë Igor Galiq. “Transmisionin  do ta përcjellin rregullisht nëpër shkolla dhe do të japin rekomandime dhe në pajtim me to do të sillen edhe institucionet shkollore” ,ka deklaruar Galiq për Radion e Malit të Zi në emisionin “Radio ordinanca” . Ai  ka theksuar se në bazë të rekomandimeve është marr qëndrim  se shkollat duhet të jenë të hapur dhe se duhet të bëhet ç'është e mundur që nxënësit të ndjekin mësimin në shkolla. Duke folur për situatën epidemiologjike në Mal të Zi, Galiq ka theksuar se tani vendi ynë gjendet në një fazë të ndieshme kur është arritur maksimumi i të prekurve nga koronavirusi. Ai ka shtuar se për momentin nuk mund të jepen vlerësime se kur do të ndodh ulja e numrit të infektuarve. 

Von der Leyen: Investimet në Ballkan, investime në të ardhmen e BE-së

Presidentja e Komisionit Evropian , Von der Leyen po mban sot fjalimin vjetor për gjendjen e BE-së, në një seancë plenare të Parlamentit Evropian.

Ajo përsëriti qëndrimin e bllokut për procesin e zgjerimit dhe, siç tha, rëndësinë që ka Ballkani Perëndimor për të ardhmen e BE-së.

“Investimet në Ballkanin Perëndimor janë investime në të ardhmen e Bashkimit Evropian”, tha ajo dhe shtoi se për këtë qëllim, BE-ja është duke zbatuar plane të veçanta për investime në vendet e rajonit.

Von der Leyen paralajmëroi se para fundit të këtij muaji do të udhëtojë në rajon, për të dërguar sinjalin e fortë për vazhdimin e procesit të zgjerimit.

Nga Komisioni Evropian thanë se Von der Leyen do ta vizitojë Ballkanin Perëndimor më 28-30 shtator, por nuk saktësuan se cilat vende do t’i vizitojë ajo.

Kjo vizitë do të zhvillohet para samitit ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet në Bërdo të Sllovenisë.

Von der Leyen foli edhe për masat që ka ndërmarrë BE-ja prejse ka nisur pandemia e koronavirusit, duke përmendur, siç tha, suksesin e bllokut në vaksinim, ndihmën me vaksina për vendet e tjera dhe miratimin e planit për t’iu ndihmuar shteteve anëtare për rimëkëmbje ekonomike.

Ajo foli edhe për krizën në Afganistan, duke premtuar rritjen e ndihmës humanitare të BE-së për qytetarët e këtij shteti, i cili, muajin e kaluar, ka rënë nën kontrollin e militantëve talibanë.

Gjatë debatit në Parlamentin Evropian, ministri i Jashtëm i Sllovenisë, Anze Logar, vendi i të cilit kryeson me BE-në, konfirmoi se zgjerimi i bllokut evropian dhe Ballkani Perëndimor janë prioritete dhe kjo do të jetë tema e samitit të BE-së që do të mbahet në Slloveni në muajin tetor.

Presidentja Osmani: Idea e `Open Balkan` është e rrezikshme 

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se ideja e “Open Balkan” është e rrezikshme dhe se e vonon integrimin evropian të rajonit.

Këto deklarata Osmani i ka bërë gjatë një organizimi në Gjermani.

Ajo tutje ka shtuar se ideja e Edi Ramës, Aleksander Vuçiqit dhe Zoran Zaevit për “Open Balkan” është tentim për të zëvendësuar Procesin e Berlinit dhe potencon se një gjë e tillë është e pamundur dhe se s’do të lejohet që të ndodhë.

“Open Balkan është i rrezikshëm, dhe e vonon integrimin evropian, dhe provon të zëvendësojë Procesin e Berlinit, gjë që është e pamundur dhe ne nuk do të lejojmë që të ndodh”, ka thënë presidentja Osmani.

Lidhur me “Open Balkan” kritika drejt Kosovës ka drejtuar kreu i Qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama, duke thënë se Kosova po merret me teori konspirative në vend se të bashkohet në iniciativa rajonale.

OBSH e prerë: Doza e tretë nuk duhet dhënë ende 

“Nuk është e drejtë t’i japësh dozën e tretë të vaksinës kundër covid njerëzve të shëndetshëm”, kjo është deklarata e lëshuar nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH).

Sipas rrjetit amerikan “CNBC”, “në disa vende, shkalla e mbulimit të vaksinimit është vetëm 2% dhe shumica e këtyre vendeve janë në Afrikë”, theksoi drejtori i përgjithshëm i organizatës ndërkombëtare, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Doza e tretë e vaksinës covid ka filluar tashmë të jepet në Shtetet e Bashkuara, ku gati 54% e popullsisë është vaksinuar plotësisht me dy doza.

Sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), më shumë se 1.8 milion doza janë siguruar tashmë në Shtetet e Bashkuara.

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) u ka bërë thirrje përsëri vendeve të pasura që të ndalojnë dhënien e dozës së tretë të vaksinës covid me shpresën se më shumë vaksina do të jenë në dispozicion për vendet e varfra, në mënyrë që të bëhet edhe atje imunizimi i qytetarëve.

Von der Leyen: BE dhuron 200 milionë doza të tjera vaksine 

Presidentja e Komisionit Evropian Von der Leyen ka njoftuar se BE do të dhurojë 450 milionë doza të vaksinës anti-Covid për vendet më të varfra. Ajo gjithashtu e shpalli "Vit të Rinisë Evropiane" vitin 2022.

Ursula von der Leyen, Presidentja e Komisionit Evropian, e përshëndeti si sukses menaxhimin e pandemisë së koronas në BE. Shtetet anëtare kishin vendosur të ndiqnin një rrugë të përbashkët në krizën më të madhe globale të shëndetit në dekada, tha von der Leyen në fjalimin e saj për gjendjen në Bashkimin Evropian. Politikania e CDU theksoi në Parlamentin Evropian në Strasburg se të gjithë në BE tani kanë qasje në vaksinat kundër koronavirusit.

Në të njëjtën kohë ajo bëri thirrje për përpjekje të mëtejshme. Von der Leyen tha se nuk duhet kaluar në vetëkënaqësi përballë suksesit. Me më shumë se 70 përqind të popullsisë së rritur të vaksinuar plotësisht, BE është në këtë drejtim ndër liderët botërorë, pavarësisht nga të gjitha kritikat, tha von der Leyen.

Por ajo paralajmëroi se fushata e vaksinimit në Evropë duhet të vazhdojë me vrull. Përndryshe, tha ajo, kërcënon një "pandemi e të pavaksinuarve". "Kohët e koronas nuk kanë mbaruar," tha von der Leyen. "Një pandemi është një maratonë, jo një sprint."

Forcat e OKB-së largohen nga Republika e Afrikës Qendrore

OKB -ja po tërheq rreth 450 trupa nga forca paqeruajtëse e Republikës së Afrikës Qendrore pas akuzave për sulme seksuale, tha Ministria e Mbrojtjes e Gabonit.

"Pas hetimit të shumë rasteve të dyshuara të shfrytëzimit dhe abuzimit seksual, OKB-ja sot ka vendosur të tërheqë forcën Gaboneze nga Minusca," tha ministria në një deklaratë.

Pretendimet për "akte jashtëzakonisht serioze kundër etikës ushtarake dhe nderit të forcave të armatosura" janë raportuar javët e fundit, thuhet në njoftim të ministrisë.

Gaboni gjithashtu ka nisur një hetim mbi këto akuza.

Nesër mot i ndryshueshëm      

   Sot në Mal të Zi mban mot mot kryesisht me diell dhe i thatë. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e jugut.

          Temperaturat: Podgoricë 32, Beranë e Budvë 29, H. Novi, Plevle, Kollashin , Shavnik , B. Pole e Nikshiq 28, Rozhajë e Cetinë 27, Tivar e Ulqin 26, Plluzhinë 25, Plavë 24 dhe në Zhablak 22 g.

      Për nesër meteorologët parashohin të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme , në jug dhe bregdet me intervale me diell, kurse në veri kryesisht i vranët dhe vende -vende me reshje e bubullimë kalimtare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare  nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej 8 deri në 20, kurse më e larta e ditës prej 23 deri në 32 g. c.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се