Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

14. 09. 2021. 00:00 >> 17:05

Ditari 14.09.2021

14.09.2021

Mali i Zi është vend udhëheqës në integrimet evropiane

Mali i Zi është vendi kandidatë i cili më së tepërmi ka përparuar drejtë anëtarësimit në BE , ka kumtuar kancelaria gjermane Angella Merkell. Kryeministri Zdravko Krivokapiq ka marr sot pjesë në Tiranë në drekën punuese me Merkell dhe liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe temë e këtij takimi ishte Bashkëpunimi rajonal dhe mekanizmat për avancimin e tij. “Me këtë rast kancelarja Merkel në veçanti ka theksuar se Mali i Zi është shteti më përparimtarë , kandidatë për anëtarësim në BE , duke apostrofuar rëndësinë e idesë të tregut të përbashkët ekonomik rajonal , i cili sipas fjalëve të saj mund tu shërbej të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor”është kumt kumtuar nga Qeveria. Nga Qeveria kanë deklaruar se në drekën punuese  në veçanti është theksuar nevoja që edhe në vitet e ardhshme të vazhdohet puna në kuadër të procesit të Berlinit, si njërës ndër iniciativat më të rëndësishme diplomatike prej vitit  2014 , qëllimi i të cilit është zgjërimi i mëtejmë i BE.

                                                                                

Llajçak të ndihmojë në zgjidhjen e mëdyshjeve

Nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi Dritan Abazoviq  është shprehur i kënaqur me takimin me të deleguarin special të BE Mirosllav Llajçak. Ai ka theksuar se mendimet  janë në përputhje të plotë duke shprehur besimin se Llajçak si mik i sinqert i Malit të Zi do të ndihmojë që të tejkalohen disa mëdyshje dhe definitivisht  vëmendja tu kushtohet temave të vërteta. Abazoviq pas takimit me Llajçak ka theksuar se i deleguari special i BE e kupton nësr]e miri rajonin e Ballkanit Perëndimor  dhe rrjedhat politike në këtë rajon. “Konsideroj se për Qeverinë e Malit të Zi është me rëndësi e madhe që edhe njëherë të demonstroi se në krye të prioriteteve të veprimtarisë duhet të jetë agjenda evropiane pa marrë para sysh svidat të cilat janë paraqitur gjatë ditëve të kaluara dhe të cilat do të paraqiten edhe në të ardhmen dhe ajo që duhet të jetë qëllimi kryesor i kësaj qeverie është rruga reformiste dhe rruga drejtë BE, ka theksuar Abazoviq për RTMZ pas takimit me Llajçak në Bruksel. Të përkujtojmë se Abazoviq qëndron për vizitë zyrtare në Belgjikë dhe siç parashihet ai sot duhet të takohet edhe me kryetarin e Këshillit evropiane Sharll Mishell dhe me nënkryetaren e Qeverisë të mbretërisë së Belgjikës Sofi Villmes.

Injac : Ruajtja e paqës , qëllim i përbashkët 

Mali i Zi  do të vazhdojë të jetë partner kredibël i BE përmes pjesëmarrjes aktive në misionet ndërkombëtare në kuadër të politikës së përbashkët të mbrojtjes dhe sigurisë në BE ka kumtuar ministrja e mbrojtjes të Malit të Zi Olivra Injac në konferencën e ministrave të mbrojtjes të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Austrisë  në Krems. Siç  theksohet nga Ministria e mbrojtjes konferenca është mbajtur me 13 dhe 14 shtator. Përveç Injac , në konferencë kanë marr pjesë edhe ministrat e mbrojtjes të Serbisë, Shqipërisë, Maqedonisë Veriore , BH dhe Austrisë. Konferencën e ka hapur ministrja austriake e mbrojtjes Klladia Taner e cila është shprehur e kënaqur me organizimin e takimit në këtë format duke apostrofuar nevojën e bashkëpunimit të vazhdueshëm mbrojtës ndërmjet Austrisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Injac ka theksuar rëndësinë e kontributit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në misionet ndërkombëtare në kuadër të politikës së përbashkët mbrojtëse të BE duke informuar se Mali i Zi do të vazhdojë të jetë partner kredibël i BE përmes pjesëmarrjes aktive në këto misione. Ministrat e mbrojtjes të vendeve të Ballkanit Perëndimorë dhe të Austrisë kanë konkluduar se vetëm përmes veprimeve të integruara në spektrin e gjerë të sfidave të sigurisë mund ti kontribuojnë ruajtjes të stabilitetit në Evropë. Me këtë rast ministrat e mbrojtjes kanë nënshkruar deklaratën e përbashkët me të cilën definohen hapat e mëtejmë të bashkëpunimit në kuadër të formatit të sipër përmendur, thuhet në kumtesë .

“Pa shëndet nuk mund të ketë as ekonomi” 

Mali i Zi është i përkushtuar në arritjen e mbrojtjes shëndetësore universale si bazë e shëndetit të banorëve , por edhe përgatitjes më të mirë për veprimtari urgjente në të ardhmen , ka deklaruar ministrja e shëndetësisë Jelena Boroviqniq Bojeviq gjatë konferncës onlain dyditore të Komitetit rajonal të Organizatës botërore të shndetësisë për Evropën. Konferencën e kanë hapur drejtori i përgjithshëm i OBSH Tedros Gebrejesus , princesha daneze Meri dhe Janez Jansha në emër të Këshillit të Bashkimit Evropianë. Ministrat e shëndetësisë dhe përfaqësuesit e lartë të 53 shteteve anëtare të rajonit evropianë të OBSH si dhe Organizata partnere dhe shoqëria civile përmes platformës onlain në seancën tre ditore do të përcaktojnë udhëzimet për rajonin e Evropës në realizimin e programit evropianë të punës për periudhën 2020-2025 me titull “Aksioni i përbashkët për shëndetin më të mirë në Evropë” thuhet në kumtesë. Boroviniq Bojoviq në fjalën hyrëse ka përkujtuar sfidat në të cilat ballafaqohen punëtorët shëndetësor gjatë pandemisë së Covid 19 duke shtuar se inovacionet , investimet dhe bashkëpunimi ndërinstitucional duhet të jenë principe kryesore në përpjekjen për ruajtjen e shëndetit. Ajo ka shtuar se “pa shëndet nuk ka as ekonomi, por as pa punëtor shëndetësor nuk ka shëndet.Ajo  e ka falenderuar drejtorin rajonal të OBSH Hans Kruge si dhe personelin e zyrës për Malin e Zi në mbështetjen e vazhdueshme e cila ka për qëllim përmirësimin e shëndetit të qytetarëve të Malit të Zi.

Pajtohen për  fillimin e bisedimeve për kontratën kolektive

Ministria e shëndetësisë  dhe Qendra Klilnike e Malit të Zi janë të pajtimit se është e domosdoshme që , për herë të parë në historinë e kësaj Qendre klinike , të fillojnë bisedimet me qëllim të hartimit të kontratës kolektive të këtij institucioni më të madh sëndetësor në shtet. Nga QKMZ  kanë kumtuar se qëllimi i kontratës është përmirsimi i kushteve të punës, rregullimi i të drejtave si dhe obligimet e të punësuarve dhe të punëdhënësit. Partner në realizimin e këtij qëllimi është sindikata reprezentuese e KQ MZ , thuhet në kumtesë. Për ndryshe siç është kumtuar nga Qendra klinike në këtë institucion shëndetësor aktualisht janë duke u trajtuar 127 pacientë kovid pozitiv, prej të cilëve 57 prej tyre janë në gjendje të rëndë  shëndetësore. Të theksojmë se aktualisht në Mal të Zi janë 7508 raste aktive të infektuar me korona virus.

Këshilli prokurorial së shpejti do të zgjedhet 

Këshilli prokurorial së shpejti do të gjedhet  dhe për këtë nuk duhet askush të këtë frikë, ka deklaruar kryetari i Këshillit për sistemin politikë , legjislaturë dhe administratë Momo Koprivica.  Në mbledhjen e Këshillit në të cilën duhet të debatohet për grumbullimin e informatave lidhur me disa vrasje dhe ngjarje të tjera të cilat kanë ndodhur prej vitit 2000 e deri me sot , deputjetja e PSD  Draginja Vuksanoviq Stankoviq ka deklaruar se është me rëndësi të veçantë që sa më parë të kompletohet Këshilli prokurorial. Këtë çështje do ta zgjidhim së shpejti dhe mendoj se opinioni do të jetë tejet i kënaqur. Do të zgjidhet Këshilli i ri prokuro rial i cili do ta freskojë këtë organizatë dhe i cili do të garantojë sundimin e ligjit, por sigurisht nuk do të harrojmë edhe ngjarjet e të kalueses, ka kumtuar me këtë rast këshilltari Momo Kiprivica.

Lajçak do të vizitojë Kosovën për të diskutuar zbatimin e marrëveshjeve 

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, do të udhëtojë të mërkurën në Kosovë për të diskutuar në lidhje me zbatimin e marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut dhe procesin e arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve mes dy vendeve. Kështu ka njoftuar Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë. “Gjatë vizitës së tij nga 15 deri më 17 shtator, ai do të takohet me udhëheqës politikë, parlamentarë, komunitetin ndërkombëtar, përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe mediave, si dhe të rinj”, thuhet në njoftim.

Vizita e Lajçakut në Kosovë vjen disa ditë pas raundit të ri të bisedimeve që u zhvilluan në Bruksel në nivel të ekipeve negociatore të Kosovës dhe Serbisë. Pas përfundimit të takimit trepalësh (Kosovë-Serbi-BE) më 8 shtator, Lajçak pati thënë se nuk ka përafrim të qëndrimeve nga ana e palëve. "Pozicionet në një sërë çështjesh vazhdojnë të jenë të largëta. Na pret punë e madhe në të ardhmen", pati thënë ai përmes një postimi në Twitter.Kosova dhe Serbia me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian zhvillojnë takime në dy nivele, atë të grupeve negociatore të cilat i udhëheqin, zëvëndëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, dhe takimet në nivel të udhëheqësve të vendeve, përkatësisht kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së, ka nisur më 2011. 

SHSKUK: 55 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë 

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) njoftoi sot se në spitalet dhe klinikat e Kosovës, po trajtohen 883 pacientë me COVID-19.

Prej tyre, 734 janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi ndërsa 55 me gjendje të rënduar shëndetësore janë të vendosur nën kujdes intensiv. Më 13 shtator, në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja, që kanë për qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejme të sëmundjes COVID-19.Kosova javëve të fundit po përballet me rritje të rasteve dhe vdekjeve nga koronavirusi. Katërmbëdhjetë viktima nga koronavirusi u konfirmuan të hënën në Kosovë, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë. Sipas raportit të saj ditor, në 24 orët e fundit u konfirmuan edhe 259 raste të të infektuarve. Rastet e reja rezultuan pas testimit të 5,505 mostrave. Shifra prej 259 i bie që 4.7 për qind e të testuarve dolën pozitivë. Të hënën u raportuan të shëruar 870 pacientë, ndërsa numri i rasteve aktive mbetet 17,000.

Britania përgatit strategjinë për doza përforcuese të vaksinave

Kryeministri britanik, Boris Johnson, pritet që të shpallë sot planet e vendit që të ofrojë doza përforcuese të vaksinës kundër COVID-19 për personat me imunitet të dobët dhe të moshuarit. Zyra e kryeministrit Johnson tha se Qeveria ka marrë këshillën përfundimtare nga Komiteti i Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin (JCVI) mbi programin e dozave shtesë të vaksinave. Sipas njoftimit, kryeministri dhe Ministri i Shëndetësisë Sajid Javid do të përcaktojnë se si do të fillojë ky program. JCVI ka thënë më parë se dhënia e dozave shtesë mund të fillonte në shtator. Qeveria e Johnson ka bërë të ditur tashmë se për të kontrolluar përhapjen e virusit do të fokusohet te procesi i imunizimit, duke përfshirë dozat përforcuese, dhe testimin. Johnson vuri në dukje në një deklaratë më 13 shtator se në vjeshtë dhe dimër edhe një periudhë në të cilën "virusi ka një përparësi natyrore" dhe se qëllimi i Qeverisë është "të mbrojë sukseset që janë arritur". Ndërkohë edhe Italia tha se do të fillojë të ofrojë një doze të tretë të vaksinës kundër COVID-19 për njerëzit që konsiderohen në rrezik më të madh. Dozat shtesë do të jepen duke filluar nga 20 shtatori.

Papa do të takojë komunitetin rom të Sllovakisë

Sot më 14 shtator Papa Françesku do të takojë komunitetin rom të Kosicës në Sllovaki në një zonë strehimi me gati 4.500 banorë që jetojnë në kushte të vështira. Hapësira ku ata jetojnë është e përcaktuar për të akomoduar gjysmën e atij numri. Papa në vazhdimësi bën thirrje për të ndihmuar komunitetet e varfra në botë. Gati 20 për qind e romëve të Sllovakisë jetojnë në varfëri të skajshme. Agjencia AFP citoi një, Peter Besenyei, një përfaqësues katolik lokal të thoshte se Papa "është i gatshëm të vijë në një vend ku askush nuk dëshiron të shkojë". Në Evropë, romët konsiderohen si pakica më e madhe etnike dhe ata janë të përballur me diskriminim për shekuj me rradhë. Historianët vlerësojnë se gjysmë milioni u vranë nga nazistët, duke zhdukur rreth një të katërtën e popullsisë rome në Evropë. Papa Françesku gjithashtu do të takohet me të rinjtë në një stadium në Kosices më 14 shtator dhe gjatë vizitës së tij do të drejtojë edhe një meshë në ambient të hapur në qytetin Sastin. Papa filloi udhëtimin e tij më 12 shtator me një ndalesë të shkurtër në Budapest, ku u takua me udhëheqësit e komunitetit hebre dhe paralajmëroi kundër "kërcënimit të vazhdueshëm të antisemitizmit".

Putin pret Assadin në Moskë, kritikon SHBA-në dhe Turqinë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, priti udhëheqësin sirian, Bashar al-Assad, në Moskë për herë të parë që nga viti 2015. Sipas një njoftimi të Kremlinit, Putin ka kritikuar forcat e huaja që janë në Siri pa një mandat të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, një referim i bërë ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë. Putini ka qenë aleati më i fuqishëm i Assadit në konfliktin dhjetëvjeçar sirian.Mbështetja ushtarake ruse, përfshirë forcat ajrore, u vendos atje në vitin 2015 dhe ndihmoi regjimin sirian të rimarrë kontrollin e një pjesë të madhe të territorit nga kryengritësit. Megjithatë, pjesë të rëndësishme të Sirisë mbeten jashtë kontrollit shtetëror, pasi forcat turke janë të vendosura në pjesën më të madhe të veriut dhe veriperëndimit - bastioni i fundit i madh i rebelëve anti -Assad. Forcat amerikane janë të vendosura në lindje dhe verilindje të kontrolluar nga kurdët. Regjimin e Assadit e ka mbështetur edhe Irani. Vetë udhëheqësi sirian ka bërë pak udhëtime jashtë vendit që nga fillimi i luftës më 2011. Putin i ka thënë Assadit se forcat e huaja në Siri, të cilat qëndrojnë pa një vendim të OKB -së, ishin një pengesë për konsolidimin e tij. "Qeveria siriane e kryesuar nga ju kontrollon 90% të territoreve. Terroristët pësuan dëme shumë serioze", ka thënë Putin, sipas një deklarate të Kremlinit. Ndërsa Assad lavdëroi atë që ai e quajti suksesin e ushtrive ruse dhe siriane në "çlirimin e territoreve të pushtuara" të Sirisë. Vitin e kaluar, Shtetet e Bashkuara, fuqizuan sanksionet kundër Sirisë, duke thënë se ato kishin për qëllim të detyronin Assadin të ndalonte luftën dhe të binte dakord për një zgjidhje politike.

Edhe nesër mot kryesisht me diell     

 Sot në Mal të Zi  mban mot me diell dhe relativisht i nxehtë. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

         Temperaturat: Podgoricë 32, H. Novi, Ulqin e Budvë 30, Cetinë , Nikshiq e B. Pole 28, Tivar, Shavnik e Beranë 27, Plevle e Rozhaj 26, Kollashin 25, Plluzhinë e Guci 24, Plavë 23 dhe në Zhablak 22 g.

        Edhe për nesër meteorologët parashohin të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej 6 deri në 18, kurse më e larta e ditës prej  23 deri në 33 g. c.

 

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се