Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

13. 09. 2021. 00:00 >> 17:47

Ditari 13.09.2021

13.09.2021

Askush nuk është mbi shtetin dhe sistemin juridik

Askush nuk është më i fortë se shteti, kurse dispozitat e sistemit juridik duhet të vlejnë për të gjithë, pa përjashtim, është theksuar në takimin e kryeministrit të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq me përfaqësuesit e shumicës parlamentare. Siç është kumtuar nga Qeveria, gjatë këtij takimi është biseduar për ngjarjet aktuale në vend. “Në takim është konstatuar se ekziston qëndrim unik për domosdoshmërinë e qetësimit të situatës aktuale politike përmes respektimit të Kushtetutës dhe të ligjeve të Malit të Zi.

Nga ky takim është dërguar mesazh unanim se askush nuk është më i fortë se shteti dhe se dispozitat e sistemit juridik duhet të vlejnë për të gjithë pa përjashtim”, është kumtuar nga Qeveria. Në kumtesën e përbashkët të kryeministrit dhe përfaqësuesve të shumicës parlamentare theksohet se “kush nuk është i gatshëm që të vazhdojë këtë rrugë nuk është i denjë as për besimin të cilin ua kanë dhënë qytetarët me 30 gusht të vitit të kaluar”. Në këtë takim përveç kryeministrit kanë marrë pjesë edhe Sllaven Radunoviq nga PD , Momo Koprivica nga Mali i Zi Demokratik, Millosh Konatar nga URA, Branko Radulloviq nga Lëvizja për Ndryshime, Dragan Ivanoviq nga PSP, Maksim Vuçiniq nga Partia Punëtore, Goran Danilloviq nga Mali i Zi i bashkuar dhe Srgjan Paviqeviq nga CIVIS.

 

Abazoviq  nesër në Bruksel takohet me Mirosllav Llajçak

Nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviq do të qëndrojë nesër për vizitë zyrtare në Belgjikë,  ku do të takohet me të deleguarin special të Bashkimit Evropian, Mirosllav Llajçak.

Kabineti i zëvendëskryeministrit është kumtuar se Abazoviq me këtë rast do të bisedojë edhe me nënkryetaren e Qeverisë së Belgjikës, Sofi Villmes. Po ashtu, janë paraparë edhe disa takime tjera bilaterale, si dhe takimi i Abazoviqit me përfaqësuesit e diasporës malazeze në Bruksel, thuhet në kumtesë.

 

Mandiq: Ministria nuk është aleatë askujt në manipulime

Ministria e Shëndetësisë nuk është aleat i askujt në manipulime dhe askurrë nuk do të jetë, është kumtuar nga ky dikaster, duke shtuar se prej fillimit të këtij viti janë bërë 6 herë më tepër teste se në periudhën krahasuese të vitit të kaluar. Nga PDS më parë kanë deklaruar se Mali i Zi gjendet në katastrofën epidemiologjike dhe se raporti i papërgjegjshëm ndaj qytetarëve mund të kumtojë vetëm me dorëheqjen e tërë Qeverisë. Drejtori i Drejtorisë për kontrollin e cilësisë në Ministrinë e Shëndetësisë, Sllobodan Mandiq, ka deklaruar se  funksionarët e PDS në muajin e kaluar disa herë janë sjellë sikur askurrë të mos kishin dëgjuar për koronavirusin. Ai ka deklaruar se prej me 1 deri  me 11 shtator të vitit të kaluar, nën udhëheqjen e PDS, në Mal të Zi janë bërë gjithsej 6,906 teste  dhe se përqindja e atyre që ishin pozitiv ka qenë 22.7 %. Në të njëjtën periudhë të këtij viti, siç ka theksuar Mandiq, janë bërë 6 herë më shumë teste, respektivisht 42 mijë e 820 dhe se numri i rezultateve pozitive ka qenë vetëm 13.8%.

 

Të infektuar 630 nxënës dhe 190 mësimdhënës

Në Mal të Zi prej fillimit të vitit shkollor janë infektuar me koronavirus 631 nxënës dhe 190 arsimtarë dhe profesorë . Në sajtin “Covid -19 dhe Arsimi” është publikuar se në shkollat fillore janë të infektuar 341 nxënës, në shkollat e mesme 256, kurse në Institucionet parashkollore 34 fëmijë. Më së tepërmi të infektuar në mesin e kuadrit mësimdhënës janë shënuar në shkollat fillore ku janë të regjistruar 100 arsimtarë të infektuar, në shkollat e mesme 48, kurse në institucionet parashkollore 42 pedagogë. Të theksojmë këtu se në vetizolim janë dërguar 1,641 nxënës dhe 196  mësimdhënës prej të cilëve 961 nxënës dhe 105 mësimdhënës nga shkollat fillore. Nga shkollat e mesme në vetizolim janë vendosur 308 nxënës dhe 39 profesor, kurse nga institucionet parashkollore në vetëizolim gjenden 380 fëmijë dhe 52 pedagogë.

 

Me dozën e dytë të vaksinës janë imunizuar 43% të banorëve të moshës madhore

Në Mal të Zi me dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit deri tani janë vaksinuar 48.4% të banorëve të moshës madhore dhe janë rivaksinuar 43%. Deri tani janë dhënë 418 mijë e 150 doza të vaksinës kundër koronavirusit. Dozën e parë e kanë marrë 221 mijë e 498 persona ose 35.7%, kurse dozën e dytë 196 mijë e 652 ose 31.7% të numrit të përgjithshëm të banorëve. Të rikujtojmë se vaksinimi masiv kundër Covid -19 në Mal të Zi ka filluar me 4 maj të këtij viti.

 

Nesër  do të takohet këshilli për sistemin politik, legjislaturë dhe administratë

“Këshilli për Sistemin Politik, Legjislaturë dhe Administratë” do të diskutojë nesër për, siç është kumtuar, grumbullimin e informacioneve dhe të fakteve për hapat dhe aktivitetet kontestuese të organeve kompetente të ish pushtetit në disa raste të caktuara. Kryetari i Këshillit ,Momo Koprivica, ka kumtuar se është koha që të dihet e vërteta, para së gjithash për qëndrimet e organeve të pushtetit në rastet kontestuese të cilat vite me radhë, por edhe dekada të tëra, e preokupojnë opinionin, më së tepërmi si pasojë e prapavisë së fortë kriminogjene. Ai ka vlerësuar se baza  për këtë aktivitet me rëndësi të madhe shoqërore gjendet në Kushtetutë, rregulloren e Parlamentit të Malit të Zi, si dhe në disa dispozita të tjera. Është paralajmëruar se nesër do të diskutohet edhe për zgjidhjen e nevojave banesore të funksionarëve në bazë të mjeteve të siguruara nga buxheti i Malit të Zi, dhe për shpërdorimin e të hollave dhe falsifikimin e dokumenteve në kontabilitetin e Parlamentit në përbërje të mëparshme.

 

Serbia e pret Merkelin me masa të ashpra sigurie

Kancelarja gjermane Angela Merkel sot arrin në Serbi.

Si pjesë e kësaj vizite, flamujt e Gjermanisë dhe Serbisë u vendosën në ndërtesën Genex në Beogradin e Ri, nga drejtimi i Aeroportit “Nikola Tesla”, në mënyrë që kjo të ishte shenja e parë e mirëseardhjes për kancelaren gjermane.

Gjithashtu, 1.500 flamuj të Serbisë dhe Gjermanisë do të valëviten nga shtyllat e ndriçimit publik në qendër të qytetit, bulevardet e Beogradit të Ri, Ura e Brankos, në rrugët hyrëse nga aeroporti Nikola Tesla përgjatë autostradës dhe në zonën e Pallati i Serbisë.

Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet sigurisë gjatë vizitës së kancelares gjermane në largim në Beograd.

Kancelarja gjermane, rrugët që do të ndjekë, vendet e takimit me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe vilën ku do të kalojë natën do t’i sigurojnë deri në 3,000 policë.

Do të angazhohen njësi speciale antiterroriste, si dhe njësi snajperësh që do të monitorojnë situatën nga çatitë përreth.

Qytetarëve do t’u kërkohet të mbajnë dritaret e mbyllura në rrugën e Kancelares Gjermane, dhe boshtet në rrugë tashmë janë ngjitur.

Linjat e transportit të qytetit pritet të funksionojnë jashtëzakonisht në kohën e mbërritjes së Merkel, por detajet e atyre ndryshimeve do të shpallen më vonë.

 

Shqipëria, Presidente e Sesionit të 71-të të KR të OBSH-së për Europën

Për herë të parë Shqipëria udhëheqë presidencën e Sesionit të 71-të të Komitetit Rajonal të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën.

Sesioni po i zhvillon punimet në Kopenhagen të Danimarkës në prani të drejtuesve të shteteve dhe Ministrave të Shëndetësisë të 53 vendeve.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu po e drejton Sesionin si Presidente e Radhës. “E nderuar dhe e privilegjuar për mundësinë që Komiteti Rajonal i OBSH-së për Europën i dha Shqipërisë, për të drejtuar Sesionin e 71-të të Komitetit Rajonal të OBSH-së për Europën, që po zhvillohet në Kopenhagen”-tha zonja Manastirliu siç raporton korrespondenti i RTK-së Knid Denion Ndrenika.

Kjo detyrë i propozuar për Shqipërinë nga OBSH u pranua nga të gjithë vendet anëtare të Komitetit Rajonal, po drejton këtë takim të nivelit të lartë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, për përgjigjen ndaj pandemisë COVID-19 dhe mësimet e nxjerra.

Sesioni po diskuton për mësimet e nxjerra nga pandemia COVID-19, për të ridimensionuar qasjen ndaj shërbimeve shëndetësore, nën dritën e pandemisë së Koronavirusit.

Folësit janë përqendruar te ridimensionimi i kujdesit parësor, investimi për adresimin e problemeve të shëndetit mendor; Agjenda e Imunizimit 2030 dhe zbutja e pabarazive për aksesin në vaksina.

Ky është takimi më i rëndësishëm vjetor i Shëndetësisë për Europën dhe do të vazhdojë deri në 15 shtator.

 

Osmani flet për Asociacionin: Ne nuk do ta ndryshojmë Kushtetutën

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se Serbia nuk ka zbatuar as dy të tretat e marrëveshjeve me Kosovën, që kur janë nënshkruar më 2013-ën.

Megjithatë, ajo në një intervistë për sueddeutsche, shpreson se kancelarja gjermane Angela Merkel, dhe drejtuesit e Bashkimit Europian, të bëjnë presionin e nevojshëm, mbi Serbinë, në mënyrë që Kosova të ecën tutje.

“Shpresojmë që kancelarja dhe drejtuesit e institucioneve të BE-së, të bëjnë presionin e nevojshëm mbi Serbinë në mënyrë që ne më në fund të ecim përpara”, citohet të ketë thënë ajo.Tutje presidentja Vjosa Osmani, ka folur edhe për kërkesën e palës serbe për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Ajo është shprehur bindshëm kundër ndryshimeve kushtetuese për themelimin e Asociacionit, përcjell Klankosova.tv.

 

Albin Kurti pro hapjes së arkivave të UÇK-së: S’kemi çka fshehim

Kryeministri Albin Kurti deklaroi se Kosova nuk ka se çfarë të fsheh për të kaluarën e saj, sidomos duke qenë nën administrimin ndërkombëtar me misionet e UNMIK-ut dhe EULEX-it e me Tribunalin e Hagës, prandaj shton se tashmë është radha e Serbisë që të hap arkivat.

Kurti në një prononcim për media pas hapjes së edicionit të 7-të të Shkollës Diplomatike, tha se nuk ka vend më transparent se Kosova për të kaluarën, ndërsa kërkoi nga Serbia që të ndihmojë në zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Ai theksoi se duhet të zbardhet e vërteta për gjenocidin në Bosnjë dhe në Kosovë në mënyrë që të dihen, edhe urdhërdhënësit, edhe ekzekutuesit .

Kurti tha se duhet të thuhet e vërteta dhe të synohet e drejta pa paramenduar përmasën e gatishmërisë së Serbisë.

Kreu i ekzekutivit tha se duhet ta mbrojmë interesin e vendit dhe duhet t’i dalim zot njerëzve që kanë humbur e vuajtur shumë.

 

Papa: Pandemia, testi më i madh i kohës sonë

Papa Françesku i bëri thirrje Evropës që të tregojë “solidaritet” gjatë rimëkëmbjes ekonomike nga pandemia COVID-19.

Papa i bëri komentet gjatë një vizite në Sllovaki - njërin nga vendet më të goditura në kontinent nga pandemia.

Ai e cilësoi pandeminë si “testin më të madh të kohës sonë”.

“Na ka mësuar se sa e lehtë është - edhe kur jemi të gjithë në të njëjtën anije - të tërhiqemi dhe të mendojmë vetëm për veten tonë”, tha Papa.

Sllovakia, vend anëtar i Bashkimit Evropian me rreth 5.4 milionë banorë, ka pasur përqindjen më të lartë të infektimit dhe vdekshmërisë nga COVID-19 në një periudhë të këtij viti.

Ai paralajmëroi kundër “ndjenjës kalimtare të euforisë” dhe tha se Evropa duhet të tregojë një solidaritet të tillë, që “duke kapërcyer kufijtë”, e kthen atë “në qendër të historisë”.

Një ditë më herët, kreu i Selisë së Shenjtë qëndroi në Hungari, ku foli për “kërcënimet nga antisemitizmi”.

Vizita e Papës në Hungari dhe Sllovaki është e para prejse ai i është nënshtruar një operacioni në zorrën e trashë, në muajin korrik.

 

Kryeministri izraelit viziton Egjiptin pas një dekade

Kryeministri izraelit, Naftali Bennett do të takohet me Presidentin egjiptian Abdul Fattah al-Sisi në vendpushimin e Detit të Kuq në Sharm el-Sheikh sonte.

Ky është udhëtimi i parë zyrtar në Egjipt nga një kryeministër izraelit për një dekadë.

Presidenca egjiptiane tha se të dy udhëheqësit do të diskutojnë çështjet dypalëshe dhe rajonale, dhe mënyrat për të ringjallur procesin e paqes izraelito-palestinez.

Bennett, i cili pasoi Benjamin Netanyahu në qershor, mori një ftesë për të vizituar Egjiptin muajin e kaluar, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Netanyahu ishte kryeministri i fundit izraelit që bëri një vizitë zyrtare në Egjipt në 2011, kur u takua me Hosni Mubarak pak më shumë se një muaj para se ai të rrëzohej nga një kryengritje popullore.

Raportohet se ai gjithashtu ka udhëtuar fshehurazi në Egjipt në vitin 2018 për bisedime jozyrtare me Sisi, i cili udhëhoqi përmbysjen e pasardhësit të zgjedhur të Mubarakut nga ushtria në vitin 2013 pas protestave masive.

Egjipti u bë vendi i parë arab që nënshkroi një traktat paqeje me Izraelin në 1979, por marrëdhëniet midis fqinjëve shpesh kanë qenë të ftohta.

 

Vazhdojnë zjarret në rajonin jugor të Spanjës

Më shumë se 2.600 njerëz janë detyruar të largoheshin nga shtëpitë e tyre në gjashtë vendbanime për shkak të zjarreve në zonën malore Bermeha.

Zjarret në zonat rurale të qytetit të Malagës, në provincën autonome të Andaluzisë në jug të Spanjës, po vazhdojnë prej gjashtë ditësh, ndërsa deri më tani 7.400 hektarë janë djegur.

Agjencia spanjolle e lajmeve EFE tha se më shumë se 2.600 njerëz janë detyruar të largoheshin nga shtëpitë e tyre në gjashtë vendbanime për shkak të zjarreve në zonën malore Bermeha.

Zyrtarët në provincën autonome të Andaluzisë thonë se tetë rrugë aktualisht janë pjesërisht të mbyllura për trafikun, kurse njerëzit nga rajoni i kapluar nga zjarret po strehohen në hotele dhe palestra.

Përpjekja e zjarrfikësve e mbështetur nga ushtria përfshin 41 aeroplanë, 25 automjete dhe një ekuipazh prej 360 personash.

Në ditën e dytë të zjarrit në Malaga, jetën humbi një zjarrfikës që po merrte pjesë në përpjekjet e shuarjes së zjarreve. Ky është zjarri i dytë më i madh në Spanjë kohët e fundit.

 

SHBA i sheh si kërcënim aktivitetet raketore të Koresë Veriore

Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka thënë se testimet raketore të kryera nga Koreja Veriore gjatë fundjavës, përbëjnë “kërcënime” për fqinjët e këtij shteti, por edhe më tej.

“Ky aktivitet vë në pah fokusin e vazhdueshëm të Koresë Veriore në zhvillimin e programit të saj ushtarak dhe për kërcënimet që vijnë nga këto sulme, si për fqinjët, ashtu edhe për komunitetin ndërkombëtar”, ka thënë komanda amerikane për Indo-Paqësor përmes një deklarate.

Koreja Veriore ka thënë më herët se, përgjatë fundjavës ka kryer testime të suksesshme të raketave me rreze të gjatë veprimi.

Ky njëherësh është aktiviteti i parë i tillë që është raportuar nga verikoreanët në muajt e fundit.

Agjencia Qendrore e Lajmeve Koreane, ka thënë më 13 shtator se raketat kanë goditur me sukses shënjestrat në largësi prej 1,500 kilometrash, në testimet e kryera më 11 dhe 12 shtator, dhe më pas raketat është raportuar të kenë rënë në ujërat territorialë të shtetit.

Ushtria e Koresë së Jugut nuk ka konfirmuar menjëherë testimet verikoreane.

 

Edhe nesër mot me diell dhe i nxehtë

Sot në Mal të Zi mban mot me diell dhe relativisht i nxehtë. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

Temperaturat: Podgoricë e Ulqin 31, H. Novi e Budvë 30, Cetinë 28, Tivar, Nikshiq, B. Pole e Beranë 27, Shavnik e Rozhajë 26, Plevle 25, Plluzhinë 24, Kollashin e Guci 23, Plavë 22 dhe në Zhablak 21 g.

Edhe për nesër parashihet të mbajë mot me diell dhe i nxehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej 5 deri në 19, kurse më e larta e ditës prej 23 deri në 33 g. c.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се