Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

10. 09. 2021. 00:00 >> 17:25

Ditari 10.09.2021

10.09.2021

Në Mal të Zi dhe në qendrat tregtare vetëm me certifikatat kovid

Ministrja e shëndetësisë, Jelena Borviniq Bojoviq, ka deklaruar sot se autoritetet shëndetësore janë përcaktuar që prioritet ti japin imunizimit të banorëve , në vend të futjes së orës policore në territorin e shtetit. Risi paraqet se në të ardhmen nuk do të pranohet statusi i vaksinimit të pjesërishëm, marrja e një doze dhe se në Qendrat tregtare në të ardhmen do të mund të hyjnë vetëm personat të cilët e plotësojnë njërin nga kushtet e parapara nga Covid vërtetimi nacional digjital. Në konferencën e sotme për gazetarët në të cilën janë prezantuar edhe masat e reja është theksuar se janë ashpërsuar edhe kushtet për hyrje në Mal të Zi . Ministrja ka sqaruar se në Mal të Zi do të mund të hyjnë personat të cilët posedojnë testin PCR negativ për Covid -19 i cili nuk mund të jetë më i vjetër se 72 orë. “Nënshtetasit e Malit të Zi dhe të huajt të cilët nuk do ta plotësojnë njërin nga kushtet e parapara do të dërgohen në vetë izolim i cili mund të ndërpritet me testin e bërë PCR negativ pas ditës së 6-të të hyrjes në Mal të Zi . Ajo ka theksuar se në Mal të Zi pa kusht mund të hyjnë personat e moshës më të re se 18 vjeçare qofshin ata qytetarë të Malit të Zi apo të huaj. Boroviniq Bojoviq ka theksuar se me masat e reja është parapara që në dasma dhe solemnitete tjera private, si dhe në ngjarjet sportive të cilat mbahen në ambiente të mbyllura mund të marrin pjesë deri në 100 njerëz, me kusht që të plotësojnë njërin nga kushtet e parapara me ligj. Ajo ka sqaruar se numri i të pranishmëve në ngjarjet e tilla që mbahen në tarrace ose në oborret e objekteve hotelerike nuk është i përkufizuar, por të gjithë mysafirët, si dhe të punësuarit duhet ta plotësojnë njërin prej kushteve të parapara. Ajo ka sqaruar se hyrja në diskoteka dhe klubet e natës u mundësohet vetëm personave të cilët do të posedojnë njërin nga vërtetimet e parapara nga çertifikata digjitale nacionale për kovid dhe numri i tyre kufizohet po ashtu në 100 persona.

Komisioni do të analizojë punën e sektorit të sigurisë

Në mbledhjen e Byrosë për koordinimin operativ është miratuar vendimi për formimin e Komisionit i cili do të analizojë rezultatet e sektorit të sigurisë në Cetinë, është kumtuar nga Qeveria e Malit të Zi. “Është miratuar vendimi për formimin e komisionit për analizën e rezultateve të harmonizimit operativ të organeve të sektorit të sigurisë lidhur me ngjarjet e paradokohshme në Cetinë”, është kumtuar  pas mbledhje së Byrosë për koordinimin operativ, koordinues i të cilës është nënkryetari i Qeverisë,  Dritan Abazoviq. Siç është kumtuar, me ftesën e nënkryetarit Abazoviq, në takim kanë marrë pjesë edhe ministri i punëve të brendshme Sergej Sekulloviq, ushtruesi i detyrës të prokurorit suprem të shtetit Drazhen Buriq, ushtruesi i ndihmës drejtorit për sektorin e çështjeve informative Sasha Mashkoviq, si dhe këshilltari i nënkryetarit të Qeverisë për sigurinë nacionale Miodrag Llakoviq. Përveç koordinuesit Dritan Abazoviq në mbledhje kanë marrë pjesë edhe të gjithë anëtarët e tjerë të këtij trupi.

Depozitimet prej rreth 4 miliardë janë maksimum historik

Bankat në Mal të Zi janë likuide dhe solvende, kurse të gjitha masat e Bankës qendrore janë të hartuara me qëllim të zbutjes së pasojave të pandemisë për qytetarët dhe ekonominë janë realizuar në mënyrë efikase , është theksuar në takimin e sotëm të përfaqësuesve të Bankës qendrore të Malit të Zi me përfaqësuesit e Bankave afariste. Depozitat, prej fillimit të këtij viti, janë rritur rreth 600 milion euro dhe tani ato kapin shumën e afër 4 miliardë euro, gjë që paraqet maksimumin historik, është kumtuar nga Banka qendrore e Malit të Zi. Guvernatori Zhugiq është shprehur i kënaqur me rezultatet e tilla të bankave e të cilat janë akoma më të rëndësishme nëse kemi parasysh kushtet në të cilat ato janë realizuar, para së gjithash pandemia e koronavirusit.

Publikohet ftesa publike për punëdhënësit për programin e aftësimit profesionist

Ftesa publike dedikuar punëdhënësve të cilët do të marrin pjesë në programin e aftësimit profesionist të personave me shkollim të kryer superior është publikuar sot dhe dorëzimi i kërkesave do të fillojë prej me 15 shtator dhe do të zgjas deri me 15 tetor, është kumtuar nga Ministria e arsimit, shkencës, kulturës dhe sportit. Nga kjo ministri kanë theksuar se ftesa ka të bëjë me punëdhënësit në sektorit privatë dhe publikë dhe të cilët veprimtarinë e vetë e ushtrojnë në territorin e Malit të Zi. Përkujtohet se të drejtë në aftësimin profesionist kanë personat me shkollim të lartë të cilët nuk kanë përvojë pune në nivelin e caktuar të arsimimit dhe që janë në evidencën e Entit për punësim. “Aftësimi profesionist i shfrytëzueseve zgjat 9 muaj dhe pranohet si përvojë pune në kohëzgjatje prej 12 muajsh dhe paraqet kusht për dhënien e provimit gjegjës profesionist “ , thuhet në kumtesë. Sipas fjalëve të tyre , ky program ka rezultuar si shumë i suksesshëm , duke pasur parasysh se rreth 50% të shfrytëzuesve e ka vazhduar angazhimin në punë gjë që pa dyshim i kontribuon uljes së papunësisë tek gjeneratat e reja.

PSP dorëzon propozimin për inicimin e procedurës për shkarkimin e Gjukanoviqit

Klubi i deputetëve të Partisë socialiste popullore – PSP , ia ka dorëzuar sot Kuvendit të Malit të Zi propozimin për inicimin e procedurës nëse presidenti i shtetit Millo Gjukanoviq e ka shkelur Kushtetutën e Malit të Zi. PSP thekson në arsyetimin e vetë se Gjukanoviq me 28 gusht në Cetinë ka deklaruar se “nuk është zgjuarsi të insistohet që kurorëzimi i patriarkut të bëhet në këtë qytet, por do të ishte më mirë që kjo ngjarje të dislokohet nga Cetina dhe të kryhet në njërin prej tempujve të shumtë në qytetet tjera të vendit”. “Shpresoj se nuk do të jenë në situatë që me 5 shtator të jem në Cetinë atje ku do të jenë banorët e Cetinës dhe shumica e Malit të Zi dhe atje ku mbrohet dinjiteti i shtetit” , ka theksuar Gjukanoviq. PSP konsideron me një qëndrim të tillë Gjukanoviq ka bërë shkelje të rëndë të nenit 14 të Kushtetutës së Malit të Zi e cila parasheh se bashkësitë fetare janë të ndara nga shteti dhe se ato janë të barabarta dhe të lira në ushtruarjen e ceremonive dhe solemniteteve fetare. Klubi i deputetëve të PSP  konsideron se ekzistojnë shkaqe të mjaftueshme që Kuvendi i Malit të Zi të nisë procedurën për shkarkimin e presidentit Millo Gjukanoviq.

Do të paraqesin fletpadi penale kundër kryeministrit Krivokapiq

Partia  demokratike e socialistëve PDS, do të dorëzojë kallëzim penal kundër kryeministrit Zdravko Krivokapiq dhe kundër disa personave të tjerë , të cilët kanë sjell në pyetje paqen dhe sigurinë e qytetarëve të Malit të Zi, ka kumtuar shefi i klubit të deputetëve të kësaj partie ,Daniell Zhivkoviq. Ai në konferencën për gazetarët ka theksuar se deklaratat e Krivokapiq dhe të Abazoviq kanë qenë kontradiktore , se me 5 shtator në Qeveri ka zotëruar konfuzion total, pa organizim dhe koordinim brenda sektorit të sigurisë. Qëllimi i Krivokapiqit , siç ka theksuar Zhivkoviq, ka qenë se me pasimin e informatave të pa vërteta për hedhjen e koktejit molotov të nxisë aksionin e policisë. Sipas fjalëve të tij,  në atë mëngjes policia në sheshin e Cetinës ka përdorur helme luftarake , plumba gome , shok bomba kundër qytetarëve të Cetinës dhe të Malit të Zi pa asnjë shkak . Ai ka shtuar se disa persona të pa autorizuar i kanë uzurpuar kompetencat , kanë suspenduar kushtetutën dhe kanë nisur aksionin e rrezikshëm jo ligjor , me ç'rast policia i ka tejkaluar autorizimet e vetë dhe ka shpërdoruar aparatin shtetëror.

Gjukanoviq shkon në Kroaci me ftesën e homologut Millanoviq

Presidenti i Malit të Zi , Millo Gjukanoviq do të shkojë në javën e ardhshme për vizitë zyrtare në Kroaci me ftesën e presidentit kroatë Zoran Millanoviq, bënë medie Radio televizioni i Kroacisë. Gjukanoviq në  Zagreb   do të shkoj me 16 shtator dhe përveç me presidentin Millanoviq ai do të takohet edhe me kryeministrin Andria Plenkoviq dhe me kryetarin e Kuvendit Gordan Jandrokoviq, bëhet me dije RTK  nga  kabinetin e presidentit kroatë. Kjo shtëpi mediatike përkujton se presidenti i Malit të Zi viziton Kroacinë pasi që në fillim të muajit është bërë tronizimi i mitropolitit Joanikije në Cetinë edhe për kundër kundërshtimit të disa mijërave demonstrueseve të cilët për dy ditë me radhë e kanë mbajtur të bllokuar rrugën drejtë këtij qyteti.

Hapet Kuvendi i ri, Berisha flet për pazare të fëlliqura Rama-Basha

Në Tiranë u mbajt seanca hapëse e Kuvendit të ri. Vëmendjen kryesore e mori deputeti Sali Berisha pasi u përjashtua nga grupi opozitar demokrat. Ndërsa kryeminstri Edi Rama kërkoi përqendrim në problemet reale që ka vendi. Sesionin e ri e hapi deputetja më e vjetër, Luljeta Boz 79 vjeçe nga Partia Socialiste, e cila tha se “jemi këtu falë votës së popullit shqiptar”. “Ne kemi marë një përgjegjësi të madhe për ata që na kanë besuar një mision historik. Ky proces do të krijojë kushte për nisma ligjvënëse duke debtuar për pjekuri. Besoj se sfifat e mëdha nga kuvendi i kaluar duhet t’i çojmë më tej”-tha deputetja Bozo. Angazhimi për opozitë të fortë i deputetit Sali Berisha i parapriu seancës konstituive të Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit. I përjashtuar nga grupi i deputetëve demokratë zoti Berisha tha se do të luftojë për prishjen e pazareve të kryetarit demokrat Lulzim Basha dhe kryeministrit socialist Edi Rama, raportoi korrespondenti i RTK-së, Denion Ndrenika.

Ambasada e SHBA-së përgëzon largimin e Berishës nga PD-ja

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri tha se vendimi i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për të përjashtuar Sali Berishën nga kjo parti është i guximshëm dhe “meriton respekt”. Përmes një postimi në Twitter, Ambasada amerikane tha se PD-ja ka marrë vendim për ta çuar Shqipërinë përpara. “Vendimi i vështirë, i shpallur dje nga kryetari Lulzim Basha, meriton respekt. Ky vendim tregon se - ashtu sikurse 30 vjet më parë dhe në momente të tjera kritike në historinë e Shqipërisë - Partia Demokratike ka guximin të shkëputet nga e kaluara për të ndërtuar të ardhmen, për të ndihmuar që ta udhëheqë Shqipërinë përpara. SHBA-ja ka pasur një marrëdhënie të veçantë me Partinë Demokratike që nga themelimi i saj dhe ne mezi presim të punojmë më ngushtë se kurrë me kryetarin Basha dhe Partinë Demokratike për të forcuar marrëdhëniet”, thuhet në reagimin e Ambasadës amerikane.

Mbërrijnë vëzhguesit e parë të BE-së për zgjedhjet lokale

Bashkimi Evropian ka marrë vendim që të vendos misionin vëzhgues të zgjedhjeve në Kosovë. Tashmë në Prishtinë kanë ardhur ekipi kryesorë i përbërë nga 10 ekspertë zgjedhorë, ndërsa në mes të shtatorit misionit do t’i bashkohen edhe 22 vëzhgues afatgjatë. Prania e vëzhguesve ndërkombëtar erdhi pas ftesës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. “Në përgjigje të ftesës së Presidentes së Kosovës, Bashkimi Evropian (BE) ka vendosur të vendosë një Mision të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të BE -së (MVZ) për të vëzhguar zgjedhjet lokale të planifikuara për 17 tetor 2021.Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë dhe Nënkryetar i Komisionit Evropian, ka emëruar z. Lukas Mandl, anëtar i Parlamentit Evropian shef të Misionit të Vëzhguesve të BE-së 2021 në Kosovë. Misioni filloi të vendoset në Kosovë në fillim të shtatorit”, thuhet në komunikatën për media të zyrës së BE-së në Kosovë. Shefi i Misionit Vëzhgues, Lukas Mandl është shprehur se është i kënaqur që i është besuar përgjegjësia për udhëheqjen e këtij misioni të BE-së, për çka ka shtuar se beson se misioni do t[i sjellë vlerë të shtuar procesit zgjedhor.

Hiqen të gjitha kufizimet kundër Covidit në Danimarkë

Në Danimarkë, nga sot, e premte, mund të jetoni si para pandemisë. Kjo do të thotë se të gjitha kërkesat për mbrojtjen e gojës, distancën ose certifikatën e Covidit hiqen dhe mund të fillojë jeta parapandemike. Kjo është e mundur, sepse Covid-19 nuk konsiderohet më formalisht një sëmundje kritike shoqërore në Danimarkë, pasi infeksioni nuk kërcënon më funksione të rëndësishme në shoqëri, siç është kujdesi shëndetësor. “Covid-19 tani është bërë një epidemi për të pavaksinuarit”, ka thënë Lone Simonsen, profesor danez i epidemiologjisë në Yle suedeze. Në Danimarkë, më shumë se 80 për qind janë plotësisht të vaksinuar dhe komuniteti është hapur gradualisht që kur u prezantua pasaporta korona në prill.

Biden dhe Xi bisedojnë për herë të parë pas shtatë muajsh

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dhe presidenti i Kinës, Xi Jinping, biseduan përmes telefonit, për herë të parë pas shtatë muajsh. Në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë thuhet se dy udhëheqësit “kanë diskutuar përgjegjësinë e dy vendeve të tyre, për të siguruar që konkurrenca nuk kthehet në konflikt”. Kjo është vetëm biseda e dytë e tyre qëkur Biden ka marrë detyrën e presidentit në muajin janar. Marrëdhëniet SHBA-Kinë janë të tensionuara për një varg çështjesh, përfshirë tregtinë, spiunazhin dhe të drejtat e njeriut. SHBA-ja kritikon Kinën edhe për mungesë transparence sa i përket origjinës së koronavirusit, për çështjet që lidhen me Tajvanin dhe për mosmarrëveshjet territoriale në Detin e Kinës Jugore. Transmetuesi shtetëror kinez tha se biseda ishte “e sinqertë dhe e thellë”, duke shtuar se ajo ka mbuluar “çështje me interes të ndërsjellë”.

Talibanët për mospraninë e grave në qeveri, “Gratë duhet të bëjnë fëmijë”

Talibanët reaguan edhe njëherë pas kritikave të shumta të marra nga ndërkombëtarët pasi në qeverinë e tyre të re të saposhpallur nuk kishte asnjë grua në kabinet. Zëdhënësi i grupit taleban, Sayed Zekrullah Hashim, gjatë një interviste televizive, u shpreh se gratë nuk mund të kenë mbi supe një peshë që ato nuk e mbajnë dot. “Një grua nuk mund të jetë ministre. Është njësoj si t’i varësh në qafë një peshë që nuk mund ta përballojnë. Nuk është e nevojshme që një grua të jetë pjesë e qeverisë, ato duhet të bëjnë fëmijë”, u shpreh ai. Zëdhënësi i talebanëve foli gjithashtu dhe për protestat e grave për të drejtat e tyre.

“Katër gra që protestojnë në rrugë nuk përfaqësojnë gratë e Afganistanit. Gratë e Afganistanit janë ato që u japin fëmijë njerëzve në Afganistan, të cilët i edukojnë ata sipas vlerave islame”, u shpreh Sayed Zekrullah Hashim.

Edhe nesër mot i ndryshueshëm

Sot në Mal të Zi mban mot me vranësira të ndryshueshme, por kryesisht i thatë. Frynë erë dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. 

Temperaturat:Podgoricë 28, Tivar , Ulqin , Budvë, B. Pole e Beranë 26, Nikshiq e Plevle 25, H. Novi, Kollashin e Rozhajë 24, Plluzhinë 23, Plavë 20 dhe në Cetinë e Zhablak 19 gradë.

Për nesër parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme me intervale me diell dhe në orët e pas ditës, vende- vende me reshje të mundshme të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej 6 deri në 18, kurse më e larta e ditës prej 20 deri në 30 g. c.

 

ditarin e përgatiti, Violetë Gjokaj 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се