Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

09. 09. 2021. 00:00 >> 18:13

Ditari 09.09.2021

09.09.2021

Tetova shpall tre ditë zie, Arifi: Organet të zbardhin rastin tragjik

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi ka thirrur institucionet kompetente të shtetit të hetojnë dhe zbardhin rastin tragjik që ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në spitalin modular të Tetovës ku si pasojë zjarrit humbën jetën dhjetëra persona dhe u lënduan disa të tjerë.

Në një konferencë për media, Arifi ka thënë se do të ketë ndihmë financiare për familjet e prekura nga kjo tragjedi dhe bëri të ditur se Këshilli i Komunës së Tetovës ka shpallur tre ditë zie për viktimat e tragjedisë së mbrëmshme.

Arifi u ka bërë thirrje organeve kompetente që sa më parë të zbardhin rastin e shpërthimit të zjarrit në spitalin modular në Tetovë.

Arifi ka bërë të ditur se nga Fondi Emergjent i Komunës së Tetovës do të ndihmohen financiarisht të gjitha familjet e prekura nga kjo tragjedi ku humbën jetën dhjetëra pacientë që po trajtoheshin për Covid-19 në spitalin modular të Tetovës, e të tjerë mbetën të lënduar.

Ajo ka ngushëlluar familjet e prekura nga kjo tragjedi duke thënë se është dhimbje e madhe për të gjithë.

Autoritetet në Tetovë po punojnë në identifikimin e viktimave.

Qytetarët e Malit të Zi janë pranë popullit mikë të Maqedonisë

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq i ka dërguar telegram ngushëllimi presidentit të Maqedonisë Veriore Stevo Pendarovski me rastin e fatkeqësisë së rëndë në kovid pavijonet  e spitalit të Tetovës .“Me rastin e fatkeqësisë së rëndë në Covid spitalin e Tetovës , në të cilin nga zjarri e kanë humbur jetën së paku 14 persona dhe disa të tjerë janë lënduar, në emër të qytetarëve të Malit të Zi dhe në emrin tim personal ju dërgoj ngushëllimet e mia më të thella”, thekson Gjukanoviq. Gjukanoviq në telegram ka shtuar se qytetarët e Malit të Zi në këto momente të rënda janë së bashku me popullin mik të Maqedonisë Veriore. Edhe kryeministri i Malit të Zi ,Zdravko Krivokapiq , me rastin e kësaj fatkeqësia të rëndë në Tetovë i ka dërguar telegram ngushëllimi homologut të vetë maqedonas.

Ngushëllime nga Këshilli i Evropës për zjarrin tragjik në Tetovë

Në emër të 47 shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Evropës, Marija Pejçinoviq Buriç, shprehu ngushëllimet e saj Maqedonisë së Veriut për viktimat e zjarrit në spitalin modular Kovid në Tetovë. “Jam shumë e trishtuar. Mendimet e mia shkojnë te njerëzit e Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë ata që kanë humbur të dashurit e tyre”, thuhet në shkrimin e publikuar në “Twitter” nga zëdhënësi i Këshillit të Evropës Daniel Holtgen.

Konatar: Kush e rrezikon rrugën evropiane të Malit të Zi nuk e gëzon përkrahjen e URA-s

Sulmet kundër personave nga kreu i sektorit të sigurisë janë të motivuara ose me qëllim që ky sektor të menaxhohet jashtë Malit të Zi , ose shteti të heq dorë nga rrugë evropiane ,ose përmes përpjekjeve që të ndërpritet lufta kundër kontrabandës dhe kriminalitetit , konsiderojnë në Lëvizjen qytetare URA. Një gjë e tillë, siç ka theksuar nënkryetari  i kësaj partie Millosh Konatar , URA nuk do ta lejojë. Ai ka theksuar se rreth interesave nacionale dhe të ardhmes evropiane të Malit të Zi me Lëvizjen Qytetare URA nuk mund të bisedohet. “URA i ka dhënë përkrahje Qeverisë e cila politikën dhe punën e vetë e bazon në vendosmërinë e rrugës evropiane të Malit të Zi dhe në bashkëpunimin me partnerët perëndimor. Çdo ndryshim i këtij orientimi strategjik dhe në perspektivën evropiane të Malit të Zi nuk e ka dhe nuk do ta ketë përkrahjen tonë “, ka theksuar Konatar. Sipas fjalëve të tij , për Lëvizjen qytetare URA Mali i Zi evropiane,  ekologjik dhe qytetarë nuk ka alternativë.

Krivokapiq të shkarkojë drejtoren  e MONSTAT-it 

Monstati me raportin e vetë për regjistrimin e banorëve tregon se nuk është i aftë për ta realizuar këtë detyrë, kanë kumtuar nga Partia socialiste popullore dhe kanë kërkuar nga kryeministri Zdravko Krivokapiq që ta shkarkojë drejtorin e kësaj administrate , Gordana Radojeviq. Deputeti i PSP ,Dragan Vukiq  , ka theksuar se është e qartë se Radojeviq është “ushtare politike e ish pushtetit”, sepse siç kanë theksuar ,vetëm ish pushteti është kundër organizimit të regjistrimit të banorëve gjatë këtij viti. Ai ka theksuar se PSP është e shqetësuar që në këtë projekt kaq madhor dhe të rëndësishëm janë duke hyrë pa ndonjë planë të aktiviteteve , por i cili është i domosdoshëm me qëllim që regjistrimi i banorëve të realizohet ashtu siç duhet. Sipas fjalëve të tyre , Monstat është dashtë që ti përgatis të gjitha aktet procesuale për mbajtjen e regjistrimit dhe ka pohuar se buxheti për regjistrim është miratuar.

Regjistrimi  të bëhet kur të krijohen kushtet 

Regjistrimi i banorëve duhet të bëhet kur të krijohen të  gjitha kushtet e domosdoshme, në pajtim me procedurat vendore dhe ato të BE , është kumtuar nga URA. Drejtorja politike e URA-s ,Ana Novakoviq Gjuroviq , ka deklaruar se është kontestuese fakti se projekti i tekstit ligjor është dhënë në deklarim anëtarëve të Këshillit të sistemit statistikor me afat brenda 24 orëve. Ajo ka shtuar se nuk ekziston shkak objektiv për një urgjencë të tillë dhe se  shkaku mund të jenë vetëm politik. Regjistrimin, siç ka theksuar Novakoviq Gjuroviq,  duhet trajtuar si aktivitet të obliguar statistikor të shtetit e jo si terren për afirmimin e çështjeve identitare dhe për thellimin e përçarjeve. Ajo me këtë rast ka theksuar se çdo propozim i ligjit, në pajtim me ligjin për administratën shtetërore dhe me aktet tjera nënligjore , duhet të kalojë debatin publikë i cili do të zgjas prej 20 deri në 40 ditë dhe se  ligji i paralajmëruar për regjistrim nuk mund të bëjë përjashtim nga kjo procedurë.

 

Ruajtja e Malit të Zi qytetarë dhe multietnik duhet të jetë prioritet i të gjithëve 

Ruajtja e Malit të Zi qytetarë , shumë etnik dhe antifashist duhet të jetë prioritet i të gjithë përbërësve shoqëroro – politik në mënyrë që Mali i Zi të ruaj paqen dhe stabilitetin dhe të vazhdojë rrugën e vetë evropiane, është konkluduar në mbledhjen e kryesisë të Partisë boshnjake të mbajtur dje në Podgoricë dhe në të cilën është biseduar për situatën aktuale politike në vend. Kryesia e Partisë boshnjake edhe njëherë ka bërë ftesë për dialog shoqëror me qëllim të tejkalimit të krizës. Siç theksohet në kumtesë , kryesia e kësaj partie në koordinim me Këshillin  komunal do të vazhdojë në planin e forcimit të infrastrukturës partiake përmes informatës se kjo parti shënon arritjen e përkrahjes dhe  anëtarësime të reja.

Të të tërhiqet pëlqimi për shkuarjen e Gjukanoviq në Asamblenë e përgjithshme të OKB 

Kryetari i Lëvizjes për ndryshme , Nebojsha Medojeviq e ka ftuar Qeverinë e Malit të Zi që ta tërheq  pëlqimin e vetë për shkuarjen e presidenti të shtetit Millo Gjukanoviq në seancën e Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara . Ai ka shtuar se në seancën e Asamblesë së përgjithshme në emër të Malit të Zi shkon presidenti ose kryeministri dhe për të dy Qeveria është dashtë të hartojë platformën e cila do të miratohen në njërën nga seancat. “Nëse Qeveria ka dhënë pëlqimin që Malin e Zi në seancën e sivjetme të Asamblesë parlamentare të OKB do ta përfaqësojë Gjukanoviq atëherë ky është gabim me pasoja të pa para politike për stabilitetin e vendit” , ka theksuar Medojeviq. Ai ka shtruar pyetjen nëse pëlqimi dhe platforma janë në fuqi edhe pas përpjekjes së presidentit Gjukanoviq që të bëjë grusht shtet në Cetinë dhe pas kërkesës së PSP që të niset procedura e shkarkimit të tij , “për shkak të sjelljes së tij puçiste”.

Vëmendje e shtuar për Ballkanin Perëndimor  dhe perspektivën e tij evropiane 

Presidenti i Malit të Zi ,Millo Gjukanoviq  ka prit sot sekretarin e i përgjithshëm të Qendrës ndërkombëtare “Nizami Ganjavi” nga Azerbajxhani  ,Rovshan Muradov në kuadër të vizitës të delegacionit të kësaj qendre në rajon. Muradov me këtë rast ka prezantuar iniciativat dhe aktivitetet e Qendrës me fokus në ato aktivitete që kanë të bëjnë me çështjet aktuale në  Ballkanin Perëndimor. Presidenti Gjukanoviq ka përshëndetur cilësinë e aktiviteteve të Qendrës dhe vëmendjen të cilën ajo ia kushton rajonit të Ballkanit Perëndimor. Duke shprehur gatishmërinë që të kontribuojë në aktivitetet e mëtejme të Qendrës në këtë drejtim, Gjukanoviq është falënderuar për ndihmën të cilën ky vend ia ka dedikuar Malit të Zi gjatë kohës së pandemisë dhe ka përshëndetur rezultatet e Azarbajxhanit në procesin e imunizimit të banorëve.

Sot u shënuan edhe 5 viktima dhe 547 të infektuar

Si pasojë e infektimit me koronavirus sot  në Mal të Zi kanë vdekur 5 persona , kurse 547 të tjerë janë konfirmuar pozitiv në Covid -19 , është kumtuar nga Instituti për shëndetin publik i Malit të Zi. Theksohet se gjatë 24 orëve të fundit janë përpunuar 4399 mostra në koronavirus. Numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjeve si pasojë e infektimit me Covid -19 në Mal të Zi deri tani ka shkuar në 1785 persona. Gjatë 24 orëve të fundit është konfirmuar edhe shërimi i 763 pacientëve.

Për  testet PCR 773 mijë euro

Qeveria e Malit të Zi ka dhënë pëlqimin për sigurimin e mjeteve për blerjen e testeve të PCR dhe të materialit tjetër sanitarë për nevojat e Institutit për shëndetin publikë në shumë prej 773 mijë e 49 euro. Në mbledhje Qeveria ka konstatua se duke pasur parasysh situatën epidemiologjike , kapacitete e zgjeruara të laboratorëve dhe se ka qenë e mundësuar testimi falas për turistët, ka ndodhur edhe kërkesa për shtimin e analizave për koronavirus. Siç theksohet , nga ky fakt ka ngjarë edhe rritja e shpenzimeve kur është fjala për materialin diagnostik. Qeveria ka miratuar edhe informatën për nënshkrimin e memorandumit për mirëkuptim ndërmjet Akademisë diplomatike të Ministrisë për punë të jashtme të Malit të Zi dhe Institutit diplomatikë të Ministrisë së jashtme të Bullgarisë.

Janë gjasa të mira se nuk do të ketë rebalanc të buxhetit 

Të ardhurat e parapara prej 700 milion euro nga turizmi do të realizohen , është kumtuar nga Qeveria . Në këtë mënyrë , siç ka deklaruar për Radion e Malit të Zi analisti Predrag Drecun , kanë dështuar vlerësimet politike se rezultatet e tilla do të jenë vetëm ëndërr. “Unë mendoj se pas sistematizimit të mirë të gjitha efekteve , kjo shifër mund të jetë edhe më e madhe ,duke e ditur se gjatë verës kemi pasur tollovi mjaftë të mëdha. Në këtë drejtim kanë ndikuar shumë faktor, para së gjithash se mysafirët nga rajoni  siç është Serbia, BH dhe Maqedonia e Veriut, për shkak të Covidit kanë vendosur që pushimet ti kaplojnë në Mal të Zi. Në princip këto të ardhura nuk kanë ndonjë befasi e madhe”, ka komentuar Drecun. Me të ardhurat e tilla nga turizmi, siç ka vlerësua ai ,ka ekzistuar mundësia që gjatë këtij viti të mos ketë huazime të reja dhe as rebalanc të buxhetit. Ai ka theksuar se jemi në rrugë të mirë që të shmangemi nga rebalanci i buxhetit nëse vazhdohet me shpenzimin racional të mjeteve buxhetore gjatë 4 muajve të ardhshëm. Drecun po ashtu ka theksuar se Qeveria përmes masave administrative mund ti mbajë në kontrolli çmimet e artikujve ushqimor kryesor.

Kurti takon Merkelin javën e ardhshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takohet me Kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, raporton për Express.

Kryeziu ka bërë të ditur se Kryeministri Kurti dhe Kancelarja Merkel do të takohen gjatë javës së ardhshme, në Tiranë.

Ndryshe, Merkel do ta vizitojë Shqipërinë të martën, më 14 shtator.

Në kuadër të vizitës së saj në Shqipëri, Merkel do të takohet edhe me krerës e Qeverisë së Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.

Në një njoftim të Ambasadës së Gjermanisë në Tiranë, është bërë e ditur se do të diskutohet për çështjet e politikës ekonomike dhe bashkëpunimit rajonal.

 

OBSH iu bën thirrje vendeve të pasura që të mos japin dozën e tretë 

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) u bëri thirrje vendeve të pasura që kanë furnizime të bollshme të vaksinave kundër koronavirusit që të përmbahen nga dhënia e dozës së tretë deri në fund të vitit, duke përforcuar një kërkesë të mëparshme që ishte i injoruar.

Duke folur me gazetarët në Gjenevë, drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha gjithashtu se ishte i tmerruar nga komentet e një shoqate kryesore të prodhuesve farmaceutikë një ditë më parë, të cilët thanë se furnizimet e vaksinave janë mjaft të shumta për dhënien e dozave të treta, si dhe vaksinimin në vendet që kanë nevojë urgjente për doza dhe që përballen me mungesa të tyre, njofton Klan Kosova.

“Unë nuk do të hesht kur kompanitë dhe vendet që kontrollojnë furnizimin global të vaksinave mendojnë se të varfrit në botë duhet të jenë të kënaqur me mbetjet”, tha ai, duke shtuar se vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme “nuk ishin në prioritetet e dyta apo të treta”.

“Punonjësit e tyre shëndetësorë, njerëzit e moshuar dhe grupet e tjera në rrezik kanë të njëjtën të drejtë për t’u mbrojtur.”

Meksikë, gjenden 20 trupa të pajetë në një pus 

Trupat e pajetë u gjetën në shtetin federal Varacruz të Meksikës, në një pus 30 metra të thellë.

Trupat e të paktën 20 personave u gjetën në një pus në verilindje të Meksikë.

Trupat u gjetën në një pus pranë një shtëpie në qytetin Omealca, në shtetin meksikan Veracruz.

Autoritetet thanë se 20 trupa u nxorën nga një thellësi prej 30 metrash pas inspektimeve të kryera në pus.

Kanë filluar hetimet për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 20 personave.

Al-Kaida mund të synojë rikthimin në Afganistan, thotë Pentagoni

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, paralajmëroi për një ringjallje të grupit militant Al Kaida në Afganistan pas marrjes nën kontroll të vendit nga ana e talibanëve. Ai këto komente i bëri për një grup të vogël gazetarësh në qytetin e Kuvajtit në përfundim të një turneu katër-ditor në shtetet e Gjirit Persik.

Pavarësisht kërcënimit, ai tha se amerikanët janë të përgatitur për të parandaluar një rikthim të al-Kaidës në Afganistan që do të kërcënonte Shtetet e Bashkuara.

“Al Kaida dhe grupi i Shtetit Islamik gjithmonë përpiqen të gjejnë hapësirë për t’u rikthyer, pavarësisht se ku janë, atje apo në Somali ose në ndonjë mjedis të pakontrolluar. Unë mendoj se kjo është natyrën e këtyre grupeve”, tha ai.

Gjatë sundimit të tyre në Afganistan në vitet 1996-2001 talibanët i kishin siguruar strehë grupit Al-Kaida dhe refuzonin ta dorëzonin udhëheqësin e grupit militant, Osama Bin Laden, pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara.

Forcat e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara kanë rrëzuar talibanët nga pushteti në tetor të vitit 2001.

Nesër mot i ndryshueshëm 

     Sot në Mal të ZI mban mot kryesisht i vranët por i thatë. Frynë erë e dobët deri mesatare jugore dhe jug perëndimore.

           Temperaturat: Podgoricë, Ulqin e Budvë 27, Tivar 26, H. Novi 25, Cetinë 24, Shavnik, Beranë, Bjello Pole e Rozhajë 23, Plevle 22, Nikshiq 21 Kollashin 20, Guci 19 dhe në Plavë e Zhablak 18 g.

        Për nesër parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme, me intervale me diell dhe me reshje të mundshme lokale të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit  prej 7 deri në 19, kurse më e larta e ditës prej 19 deri në 29 g. c.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се