Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

08. 09. 2021. 00:00 >> 17:47

Ditari 08.09.2021

08.09.2021

Ministria e punëve të jashtme  të Malit të Zi dënon sjelljet e policisë kufitare të Serbisë

Lidhur me sjelljen e policisë kufitare të Serbisë ndaj deputetes së Partisë Demokratike të Socialisteve, Dragica Sekuliq, ka reaguar Ministria e punëve të jashtme të Malit të Zi. Ata kanë thënë se një veprim tjetër jokorrekt ndaj deputetëve të Malit të Zi të bën të përfundosh se kjo sjellje nuk mund të karakterizohet më si rast i izoluar. Për këtë arsye ftojmë shtetin e Serbisë dhe ministrin e punëve të brendshme, Aleksandar Vulin, që ta ndërpresin këtë praktikë ndaj deputetëve të Malit të Zi ,thuhet në kumtesë. Shoqërimi dhe maltretimi i deputetëve të Malit të Zi nuk janë masë për marrëdhënie të mira fqinjësore, theksohet nga Ministria e punëve të jashtme.

Propozim-akuzë kundër kryetarit të Komunës së Nikshiqit, Marko Kovaçeviq 

Prokuroria e lartë shtetërore në Podgoricë e ka ngritur propozim-akuzë kundër kryetarit të Komunës së Nikshiqit, Marko Kovaçeviq, për nxitje të urrejtjes nacionale, racore dhe fetare, ka deklaruar prokurorja shtetërore dhe zëdhënësja ,Lepa Medenica. Pas hetimit, gjatë të cilit i akuzuari është marrë në pyetje si i dyshuar, lidhur me qëndrimin e shprehur publikisht, më 18 qershor të këtij vitit për televizioni TV Kurir, mbi gjenocidin në Srebrenicë, prokuroria ka ngritur propozim-akuzë kundër Marko Kovaçeviqit në gjykatën e lartë në Podgoricë, lidhur me veprën penale të lartpërmendur, ka kumtuar Medenica. Të rikujtojmë se Kovaçeviq e ka mohuar gjenocidin në Srebrenicë gjatë një interviste televizive, një ditë pasi Kuvendi e kishte miratuar rezolutën.

Tonino Piculla : Manifestimet fetare nuk duhet të keqpërdorën për qëllime politike 

Pavarësisht faktit se Cetina si vend i fronizimit gjatë historisë ka qenë edhe vend i përçarjeve, manifestimet fetare nuk duhet të keqpërdorën për qëllime politike, ka vlerësuar raportuesi i Parlamentit Evropian për Malin e Zi , Tonino Piculla. Përdorimi i paarsyeshëm i forcës kundër qytetarëve paqësorë të tubuar, me arsye ka shkaktuar kritika. Edhe pse ditë të tëra para incidentit ka pasur thirrje për procedurë fetare qytetare e paqësore, aktorë të caktuar janë sjellë në mënyrë të pashembullt, duke nxitur edhe më tej tensione, që aq shumë dhe me përkushtim është bërë përpjekje t’i stabilizojnë, ka thënë Piculla. Në dritën e procesit të bisedimeve për anëtarësimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian, për fat të keq, ky është hap mbrapa, ka thënë zyrtari evropian.

Maria Zaharova :Janë për keqardhje përpjekjet e qarqeve të caktuara në Mal të Zi 

Zëdhënësja e Ministrisë së punëve të jashtme të Rusisë, Maria Zaharova, thotë se janë për keqardhje përpjekjet e qarqeve të caktuara në Mal të Zi që t’i shfrytëzojë temat kishtare për nxitje armiqësore dhe ballafaqime të brendshme politike. Politika e krijimit artificial të kaosit, përçarja e qytetarëve për çfarëdo-arsye, tash një kohë është veprim i dukshëm i atyre forcave që nuk dëshirojnë të pajtohen me humbjen në zgjedhjet e vitit të kaluar, grupit të presidentit të Malit të Zi Millo Gjukanoviq, duke kërkuar hakmarrje në favor të interesave të veta personale, thuhet në kumtesën e Zaharovës, e cila është afishuar në faqen e internetit të Ministrisë së punëve të jashtme.

Andrija Nikoliq :Zaharova  politikat e Moskës, Beogradit dhe Podgoricës zyrtare janë në frekuencë të njëjtë 

Lidhur me vlerësimin e Rusisë kanë reaguar nga Partia Demokratike e socialisteve. Deputeti Andrija Nikoliq ,ka deklaruar se Zaharova ka vërtetuar që politikat e Moskës, Beogradit dhe Podgoricës zyrtare janë në frekuencë të njëjtë, dhe se Kisha Ortodokse Serbe është instrument për forcimin e ndikimit rus në Mal të Zi. Nuk është risi se Rusisë i konvenon rajoni i paqëndrueshëm, sepse kështu e mban ndikimin politik, ka theksuar Nikoliq.

Nuk do të lejojmë që strukturat e të kaluarës të na kthejnë në vitet e 90-ta 

Ministri i zhvillimit ekonomik , Jakov Millatoviq , ka deklaruar se nuk do të lejojmë që strukturat e të kaluarës të na kthejnë në vitet e 90-ta me qëllim të ruajtjes së interesave të veta financiare. Millatoviq, në forumin ekonomik në Poloni ka thënë se Qeveria e Malit të Zi në tërësi është e përkushtuar për integrimet evropiane, në mënyrë që vendi sa më parë të bëhet pjesë e familjes evropiane, kurse qytetarët të kenë standard jetësor më të mirë. Ministri i zhvillimit ekonomik merr pjesë në panelin Zhvillimi i infrastrukturës – rruga drejt bashkëpunimit më të mirë dhe forcimin e tregut të përbashkët, jo vetëm në Ballkan, në të cilin flasin ministrat e komunikacionit të Polonisë dhe Sllovenisë, Andrej Adancik dhe Jernij Vrtovec.

Sot u shënuan 6 viktima dhe 533 të infektuar 

Si pasojë e infektimit me koronavirus sot  në Mal të Zi kanë vdekur 6 persona,kurse 533 të tjerë janë konfirmuar pozitiv në Covid-19 , është kumtuar nga Instituti për shëndetin publik i Malit të Zi. Gjatë 24 orëve të fundit janë përpunuar 3.883 mostra në koronavirus . Numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjeve si pasojë e infektimit me Covid 19 në Mal të Zi deri tani ka shkuar në 1780 persona. Deri në ora 15:00 është konfirmuar shërimi i 696 pacientëve .

Nga 55 pacientë, të cilët jetën e kanë në rrezik, 6 prej tyre e kanë marrë vaksinën 

Drejtorja e Qendrës Klinike të Malit të Zi ,Lilana Radulloviq , ka thënë se 85 përqind të pacientëve të hospitalizuar nuk janë të vaksinuar, kurse nga 55 pacientë, të cilët jetën e kanë në rrezik, 6 prej tyre e kanë marrë vaksinën. Ajo ka thënë për Televizionin e Malit të Zi se qytetarët nuk duhet t’i venë në pikëpyetje kapacitetet e Qendrës Klinike, sepse ata gjithmonë mund të pranojnë 10 deri në 15 përqind më shumë pacientë. 

Të ardhurat e planifikuara nga turizmi  arrijnë në rreth 700 milionë euro 

Të ardhurat e planifikuara nga turizmi janë arritur dhe ato madje pas çerekut të tretë do të arrijnë në rreth 700 milionë euro, kurse gjatë të tre muajve të verës është shënuar edhe suficit, ka kumtuar sekretarja shtetërore për turizëm në Ministrinë e zhvillimit ekonomik, Ivana Gjuroviq. Ajo thekson se numrat tregojnë rezultate të shkëlqyeshme të sezonit turistik veror dhe se janë të kënaqur më atë që është arritur. Java e kaluar ka qenë në nivelin 80 përqind nga viti 2019, tregojnë të dhënat e vendkalimeve kufitare. Nëse koha do të na shërbejë, turistët do të vijnë në vazhdimësi, ka thënë ajo. Në pyetjen nëse situata epidemiologjike mund ta prishë sezonin, Gjuroviq ka rikujtuar se qytetarët kanë në dispozicion tri ose 4 vaksina me të cilat mund të imunizohen. Ajo ka bërë thirrje për përgjegjësi, mbajtje të maskës dhe vaksinim sepse, siç thotë, kjo është vendimtare për shëndet dhe ekonomi.

Nis takimi trepalësh në Bruksel 

Në Bruksel ka nisur takimi ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të bllokut evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Këtij takimi i paraprin dy takime të ndara të delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë me Lajçakun dhe ekipin e tij, që u zhvilluan më 7 shtator.

Takimi i 8 shtatorit po mbahet pavarësisht se palët një ditë më herët thanë se nuk kanë arritur pajtim as për rendin e ditës së takimit trepalësh.

Më 7 shtator, delegacioni i Kosovës, i udhëhequr nga zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi ka diskutuar me BE-në për temën e të pagjeturve, energjetikës, targave të veturave dhe për vizitat zyrtare, pasi Prishtina zyrtare ia ndaloi hyrjen shefit të delegacionit të Serbisë, Petar Petkoviq.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Petkoviqit i është ndaluar hyrja për shkak të “deklaratave provokuese” që ka bërë ai gjatë tri vizitave të fundit.

Delegacioni i Serbisë ka insistuar që të diskutohet për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për Marrëveshjen për drejtësi, atë të vizitave zyrtare dhe për çështjen e të zhdukurve. Sipas burimeve diplomatike, Beogradi zyrtar po insiston që të mos diskutohet për Marrëveshjen gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve, por së pari të diskutohet për formimin e Asociacionit.

Sipas paralajmërimeve të mëhershme të delegacionit të Kosovës, në takimin trepalësh pritet të diskutohet për çështjen e personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë. Por, edhe rreth kësaj teme është paraqitur pengesë fakti që në delegacionin e Serbisë bën pjesë Velko Odalloviq dhe pala kosovare ka thënë nuk dëshiron që të takohet me të.

Takimet e këtij raundi bisedimesh në Bruksel janë të rëndësishme për organizimin e një takimi në nivelin e lartë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Takimi Kurti-Vuçiq pritet të ndodhë në fund të shtatorit.

“Ndale fushatën për çnjohjen e Kosovës’, Kandiq porosit Vuçiqin

Drejtoresha e Fondit për të Drejtën Humanitare në Beograd, Natasha Kandiq i ka thënë presidentit serb Aleksandar Vuçiq se duhet të ndalojë parandalimin e njohjes së Kosovës dhe se është më mirë për Serbinë që Kosova t’i bashkohet Interpolit, UNESCO -s dhe Këshillit të Evropës.

“Ne do t’i mposhtim ata në Interpol dhe UNESCO, në Këshillin e Evropës – shumë e vështirë për ne” – vlerëson presidenti i Serbisë – nuk ka askush rreth tij që ta këshillojë që anëtarësimi i Kosovës në të tre organizatat dhe heqja dorë nga lobimi për çnjohje është në interes të serbëve në Kosovë”, shkroi ajo në Twitter .

Indonezi: Në burgun e përfshirë nga zjarri kanë vdekur të paktën 40 persona

Një burg në Indonezi është përfshirë nga zjarri, duke të lënë të vdekur të paktën 40 persona. Sipas mediave, zjarri ka shpërthyer rreth orës 1 pas mesnatës. “Shkaku i këtij zjarri është duke u hetuar”, tha ministrja Rika Aprianti, duke shtuar se të burgosurit ishin ende duke u evakuuar nga burgu në provincën më perëndimore të Java-s. Sipas saj, blloku strehonte të burgosurit që mbaheshin për vepra të lidhur me drogën dhe kishte një kapacitet për 122 persona. Megjithatë, ajo nuk e konfirmoi se sa njerëz ishin të pranishëm kur shpërtheu zjarri, por tha se burgu ishte i mbipopulluar.

BE: Qeveria afgane jo gjithëpërfshirëse dhe jo përfaqësuese

Bashkimi Evropian kritikoi sot qeverinë e përkohshme të formuar nga talebanët në Afganistan duke duke mos e konsideruar atë as “gjithëpërfshirëse” as “përfaqësuese” të diversitetit etnik dhe fetar të vendit.

“Kjo nuk përbën një formacion gjithëpërfshirës dhe përfaqësues të diversitetit të pasur etnik dhe fetar të Afganistanit që ne shpresonim ta shikonim”, reagoi një zëdhënës i BE-së në një deklaratë.

”Kjo qeveri nuk është ajo që talebanët premtuan javët e fundit”, theksoi ai.

SHBA-ja dhe Rusia diskutojnë për programin bërthamor të Iranit

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara do të zhvillojnë bisedime që në fokus do të kenë programin bërthamor të Teheranit.

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, tha se është planifikuar një takim me të dërguarin e posaçëm të SHBA -së për Iranin, Robert Malley.

Diplomati rus i thash agjencisë së lajmeve Tass më 8 shtator se Moska dhe Uashingtoni kanë planifikuar konsultime "për një kohë mjaft të gjatë”.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) ka konfirmuar raportet se Irani kishte rritur ndjeshëm kapacitetin e tij prodhues për 60 për qind uranium të pasuruar.

Për prodhimin e bombës bërthamore uraniumi duhet të jetë i pasuruar në shkallën 90 për qind.

Marrëveshja bërthamore, e njohur si Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPOA), ia kufizon Teheranit pasurimin e uraniumit në shkallën 3.67 për qind.

Irani pretendon se ambiciet e tij bërthamore janë vetëm për qëllime civile.

Sipas marrëveshjes midis Iranit dhe Britanisë, Francës, Gjermanisë, Kinës, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, Teherani ra dakord të pezullojë shumë nga aktivitetet e tij bërthamore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

Presidenti Joe Biden, i cili mposhti Trumpin vitin e kaluar, ka thënë se ai dëshiron që Uashingtoni të ribashkohet me marrëveshjen bërthamore.

Tërmet shkatërrues mbi 7 shkallë në Meksikë, vijnë pamje apokaliptike nga atje

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.1 Rihter ka goditur shtetin e Meksikës në orët e para të mëngjesit të së mërkurës .

Lëkundjet kanë qenë të fuqishme dhe nga raportimet paraprake bëhet me dije se ka viktima, ndërkohë që shumë ndërtesa janë shembur, shkruan A2.

Epiqendra e tërmetit ishte 18 km në veri-lindje të Acapulcos, një zonë e mbushur me resorte turistike dhe turistë.

Tërmet ka shkaktuar rrëshqitje dherash dhe rrëzim të pemëve në disa zona. Autoritetet janë vënë në gatishmëri për të evakuuar njerëzit, si dhe për të konstatuar dëmet.

Qytetarët kanë dalë të frikësuar nga banesat dhe prej orësh të tëra vijojnë të qëndrojnë në rrugë.

Nesër mot i ndryshueshëm

Në Mal të Zi mban mot me vranësira të pakta deri mesatare .Frynë ere kryesisht e dobët nga drejtimet e ndryshme . Temperaturat e shënuara në orën 14:Ulqin 29, Podgoricë e Tivar 27, H.Novi ,Budvë e Petrovac 26, Beranë , Nikshiq ,Bijello Pole ,Shavnik , Andrievicë ,Rozhajë e Guci 23,Cetinë 22, Plevle 21, Plliuzhinë 20, Plavë 19, Kollashin 18 dhe në Zhablak 16 gradë.

Për nesër pritet mot i ndryshueshëm, me intervale me diell, kurse kryesisht pasdite në viset malore vende-vende me kushte për reshje të përkohshme të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri e mesme e drejtimeve të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej 6 deri në deri në 20 , kurse më e larta e ditës  prej 17deri në 28 gradë.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се