Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

07. 09. 2021. 00:00 >> 17:38

Ditari 07.09.2021

07.09.2021

“Nuk ka pasur refuzime të detyrave”

Nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi ,Dritan Abazoviq, ka deklaruar se hetimet do ti vërtetojnë detajet dhe faktet për kërcënimet e sigurisë gjatë tronizimit të mitropolitit Joanikije në Cetinë , duke shtuar se ka ekzistuar kërcënim i madh për sigurinë e kreut të Kishës ortodokse serbe , gjë të cilën, siç ka theksuar ai, e ka vërtetuar edhe në deklaratën e vetë kreu i Kishës ortodokse serbe. “Ka qenë ky një vendim i vështirë dhe nuk ka qenë e lehtë që një personalitet të mbrojtur ta transportojnë në destinacionin e caktuar krejtësisht të sigurt”. Ai ka vlerësuar se shërbimet e sigurisë kanë dhënë një provim të vështir , por nga ana tjetër ka mbetur një shije e hidhët  nga e tërë ngjarja. Abazoviq ka theksuar se nuk ka pasur raste të refuzimit të detyrës në sektorin e sigurisë , por ka pasur raste të lëkundjeve të caktuara emotive tek disa individ. Duke folur për marrëdhëniet ndërmjet Malit të Zi dhe Serbisë, Abazoviq ka theksuar se është qëndrim i Qeverisë që me Serbinë të kenë mirëbesim dukshëm më të lartë, bashkëpunim më të mirë dhe marrëdhënie më të relaksuara se ato që janë tani.

Joanikije: Nuk është bërë fjalë për shtyrje të tronizimit. Gjukanoviq fajtor për trazirat

Mitropoliti malazez-bregdetar Joanikije ka deklaruar sot se në asnjë moment , në prag të tronizimit të tij , nuk ka menduar për shtyrjen ose heqjen dorë nga ky akt në Cetinë dhe e ka akuzuar presidentin e Malit të Zi Millo Gjukanoviq , siç ka theksuar ai , për të gjitha trazirat që kanë ndodhur në Cetinë. “Nuk ka pasur shtyrje dhe nuk është bërë fjalë për heqjen dorë në natën ndërmjet 4 dhe 5 shtatorit, ka theksuar Joanikije në intervistën dhënë agjencisë Tanjug. Ai ka theksuar se Qeveria e Malit të Zi, për të dhe për patriarkun  e  Kishës ortodokse serbe Porfirije , pas një këshillimi të gjatë dhe me qëllim që të mos ndodh asgjë e keqe , ua ka siguruar helikopterin për të udhëtuar  në Cetinë. Patriarku Joanikije ka deklaruar se së shpejti do të nënshkruhet edhe kontrata themelore ndërmjet Kishës ortodokse serbe dhe Qeverisë së Malit të Zi. “Ekziston vullneti i mirë nga të dyja palët që kjo kontratë të nënshkruhet” .

Krivokapiq dhe Abazoviq  të kërkojnë falje

Kryebashkiaku i Cetinës , Aleksandar Kashqellan u ka dërguar letër të hapur kryeministrit Zdravko Krivokapiq dhe nënkryetarit të Qeverisë Dritan Abazoviq me rastin e , siç ka kumtuar ai , ngjarjeve në Cetinë me 5 shtator. Kashqellan në letrën e vetë thekson se gjatë ditëve të fundit me vëmendje të shtuar ka përcjell deklaratat publike të Krivokapiq dhe Abazoviq , qëndrimet e të cilëve e kanë befasuar, por më së tepërmi fakti se qytetarëve të Cetinës dhe të Malit të Zi nuk u kanë kërkuar falje publike. Njeriu i parë i Cetinës konsideron se kryeministri dhe zëvendësi i tij është dashtë të kërkojnë falje për shumë shkaqe. Si njëri ndër shkaqet kryesore Kashqellan në letër përmend faktin se ata “kanë komanduar me aksionin gjatë të cilit është përdorur dhunë e tepruar . Qytetarët janë goditur me plumba gome dhe mbi ta janë hedhur shumë lotsjellës , të cilët kanë rënë  mbi çatitë dhe në oborret e shumë shtëpive”. Është dashtë , konsideron ai, të kërkojnë falje edhe për shkak se një akt fetar në kryeqendrën e Malit të Zi të cilin ata e udhëheqin, kanë dërguar autoblinda, fadroma dhe polici të armatosur deri në fyt.

BE dhe aleatët të ndihmojnë në zgjidhjen e krizës në Mal të ZI

Ish ministrat e vendeve të rajonit u kanë dërguar një apel të llojit të vetë për Malin e Zi udhëheqësve të BE dhe të NATO paktit  me të cilën u bëhet ftesë institucioneve  dhe aleatëve që të marrin pjesë aktive në dialogun politikë dhe të ndihmojnë zgjidhjen e qetë të konflikteve që kanë eskaluar në Mal të Zi. Apeli u është drejtuar kryetarëve të Këshillit evropianë dhe të Komisionit evropianë Sharll Mishell dhe Urusulla Von Der  Lajen dhe sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Jens Stolltenberg, transmeton gazeta Pobjeda. “Duke pasur parasysh se të gjithë kemi përjetuar luftërat ballkanik në vitet e 90-ta  nuk mund të anashkalojmë ngjashmërinë alarmante ndërmjet ngjarjeve aktuale në Mal të Zi dhe atyre të cilat kanë shkaktuar luftë para 25 deri në 30 vitet e kaluara , thuhet në apelin e ish ministrave dhe të deputetëve. “Këto ngjarje janë edhe një manifestim i konflikteve ndërmjet forcave të cilat konsiderojnë se Mali i Zi nuk duhet të ekzistojë si shtet në vete dhe atyre të cilët besojnë se Mali i Zi duhet të jetë shtet i pavarur me të gjitha atributet e shtetësisë”, thuhet në këtë reagim.

      

Sot u shënuan edhe 4 viktima dhe 603 të infektuar

Si pasojë e infektimit me korona virus sot  në Mal të Zi kanë vdekur 4 persona , kurse 603 të tjerë janë konfirmuar pozitiv në Covid 19 , është kumtuar nga Instituti për shëndetin publik i Malit të Zi. Theksohet se gjatë 24 orëve të fundit janë përpunuar 4129 mostra në korona virus. Numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjeve si pasojë e infektimit me covid 19 në Mal të Zi deri tani ka shkuar në 1774 persona. Gjatë 24 orëve të fundit është konfirmuar edhe shërimi i 648 pacientëve.

Në QKMZ  55 kovid pacientë në gjendje të rëndë shëndetësore

Në Qendrën Klinike të Malit të Zi 55 pacientë të infektuar me koronavirus janë në rrezik për jetën, është kumtuar nga ky institucion shëndetësor. Siç theksohet në kumtesë , në këtë Qendër klinike aktualisht janë duke u trajtuar 119 pacientë Covid pozitiv. Sipas informatave të fundit të Institutit për shëndetin publikë , numri i përgjithshëm i rasteve aktuale aktive me Covid 19 në Mal të Zi është 8 mijë e 24 persona. Të theksojmë këtu se në Mal të Zi deri tani me dozën e parë të vaksinës janë imunizuar 47.2% të banorëve të moshës madhore , kurse janë rivaksinuar 41.7%.

Situata në shkolla nuk është alarmante

Në të gjitha shkollat e Malit të Zi janë të infektuar gjithsejtë 50 mësimdhënës dhe 204 nxënës. Megjithatë , drejtori i Institutit për shëndetin publik Igor Galiq ka deklaruar se situata nuk është alarmante. Ai ka shtuar se rritja e numrit të fëmijëve të infektuar nuk mund të parashihet , por situata do të vëzhgohet nga dita në ditë. “Kjo shifër nuk është alarmante duke pasur para sysh faktin se në Mal t Zi në shkollat fillore dhe ato të mesme mësimin e ndjekin rreth 96 mijë nxënës dhe rreth 9 mijë e gjysmë punëtorë të arsimit dhe kjo do të thotë se vetë 0.2% e nxënësve janë të infektuar, ka theksuar Galiq.

Mbyllet për 14 ditë kopshti në Beranë 

Institucioni publikë parashkollorë “Radmilla Nediq” në Beranë është mbyllur sot për 14 ditët e ardhshme. Siç është kumtuar nga Shtëpia e shëndetit në Beranë, ky vendim është marrë pasi që rezultati i analizave në Covid- 19, ka treguar se një fëmijë dhe dy të punësuar kanë rezultuar pozitiv në korona virus. Nga kjo shtëpi e shëndetit kanë theksuar se kopshti në Beranë është mbyllur nga shkaqet parandaluese.

 

Qeveria ti respektojë masat të cilat ajo vetë i sjell 

Epidemiologia Milena Popoviq -Samarxhiq ka deklaruar se masat, të cilat miratohen me qëllim të pengimit të përhapjes së infeksionit, së pari duhet ti respektojnë ata të cilët ato i sjellin, duke vlerësuar se pamjet nga ngjarjet e fundit shoqëroro politike në vend janë një dëshmi e mosrespektimit të tyre. Se masat ekzistojnë dhe janë në fuqi , siç ka theksuar ajo, duhet ti postohen edhe Qeverisë së Malit të Zi. Ajo situatën epidemiologjike në Mal të Zi e ka vlerësuar si tejet shqetësuese , jo vetëm për faktin se jemi vendi i 7 në botë sipas numrit të viktimave si pasoj e Covid -19, dhe në krye të listës kur është fjala për rastet e reja të infektimit , por edhe për faktin se këto informata brutale nuk arrijnë tek popullata jonë. Qeveria e cila vetë i ka sjell këto masa qytetarëve u dërgon mesazhe të dyfishta. Ata të cilët i parashohin ato duhet të jenë të parët të cilët edhe do ti respektojnë këto masa. Mali i Zi, siç ka theksuar Samarxhiq brenda 15 ditëve deri brenda një muaji të ardhshëm do ti shohë efektet reale të ngjarjeve që kanë ndodhur gjatë ditëve të fundit.  Situata epidemiologjike do të jap përgjigjen më të mirë se sa këto masa respektohen dhe nëse ato janë vetëm shkronjë në letër, ka theksuar ajo.

Kurti dhe ambasadorja sllovene flasin për bashkëpunim ndërmjet dy shteteve

Në takimin e parë me ambasadoren e re rezidente të Republikës së Sllovenisë në Kosovë, znj. Minca Benedejqiq, në të cilin kryeministri Kurti i uroi mirëseardhje, u bisedua për marrëdhëniet shumë të mira në mes dy vendeve dhe për fushat në të cilat synojmë t’i forcojmë ato.

Kryeministri Kurti falënderoi ambasadoren Benedejqiq për pritjen që shteti slloven i bëri atij gjatë Forumit Strategjik të Bledit, dhe për takimet e bisedat që pati me Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor dhe Kryeministrin e Sllovenisë, Janez Jansha. Vendet tona kanë 20 marrëveshje bilaterale dhe disa të tjera që presim të finalizohen. Kjo flet për nivelin e lartë dhe të zhvilluar të marrëdhënieve në mes dy shteteve tona, tha ndër të tjera kryeministri në takim. Në këtë frymë, si qeveri do të angazhohemi edhe më shumë në arritjen e marrëveshjeve të tjera të dyanshme.

Në njoftim thuhet se u bisedua për gjendjen e rënduar me pandeminë dhe zbatimin e masave të ndërmarra nga Qeveria për parandalimin e përhapjes së mëtejme të variantit Delta të virusit.

Ambasadorja Benedejqiq e falënderoi kryeministrin Kurti për takimin dhe mikpritjen. Ajo e uroi për punën e Qeverisë gjatë këtyre 166 ditëve dhe vlerësoi lart përkushtimin e kryeministrit Kurti për reformat e ndërmarra në fushën e drejtësisë dhe të progresit ekonomik.

Trendafilova flet për ndërprerjen e konferencës së saj nga aktivistët e PSD 

Konferenca për media e kryetares së Gjykatës Speciale, Ekatarina Trendafilova është ndërprerë nga aktivistë të Partisë Socialdemokrate në fillimin e saj, ndërsa vet kryetarja e Speciales tha se ndihet keq që nuk i kuptoi se çfarë thanë.

“Është shumë keq që unë nuk i pata vendosur dëgjueset, dhe unë nuk i dëgjova çfarë thane zotërinjtë e ri, isha pak e habitur që ata shkuan, unë doja t’i dëgjoja ata.”, tha ajo.

E pyetur rreth arrestimit, ajo tha se nuk mund të intervenojë në aktivitetet e policisë, por beson se ata do të lirohen.

“Nuk mund të intervenoj në aktivitetet e policisë por besoj që ata do të lirohen, lejoni të vijnë të na takojnë.”, tha a.

Ajo tha se synimi do të jetë deri në fund të këtë gjykime të drejta dhe të pavarura, pasi gazetari i Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Besian Beha ia shpjegoi arsyet e protestës, pasi protestuesit e konsiderojnë këtë Gjykatë të padrejtë.

 

Maas: 100 milionë doza vaksine për vaksinimin global 

Gjermania planifikon të vërë në dispozicion 100 milionë doza vaksine anti COVID-19 për fushatën ndërkombëtare të vaksinimit, para fundit të vitit, njoftoi ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn gjatë një takimi ministror të G20-s.

“Kjo është e barabartë me sasinë që kemi përdorur për vaksinimin në vendin tonë deri më tani”, tha Spahn.

Ai shtoi se kontributi do të ndihmojë drejt qëllimit për të vaksinuar të paktën 40 për qind të popullsisë botërore para vitit 2022.

“Pandemia mbaron vetëm kur të këtë mbaruar në të gjithë botën”, shtoi ai, duke paralajmëruar për rrezikun që paraqesin variantet nga mungesa e një përgjigjeje globale.

Ministrat e Shëndetësisë të G20-s janë mbledhur aktualisht në Romë për të diskutuar hapat e ardhshëm në përpjekjen globale për të kontrolluar pandeminë e COVID-19.

 
Blinken: Talebanët përballë presionit ndërkombëtar për të lejuar evakuimet

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha të martën se talebanëve u është bërë përsëri e qartë gjatët orëve të fundit se komuniteti ndërkombëtar do t’u kërkojë të respektojnë zotimet për të lejuar të gjithë ata që kanë dokumente të rregullta udhëtimi të largohen nga Afganistani nëse dëshirojnë.

Sekretari i Shtetit i bëri komentet në Katar, ku ndodhet së bashku me shefin e Pentagonit për të diskutuar situatën në Afganistan, masat anti-terrorizmit dhe ndihmat humanitare:

Sekretari Blinken tha se në 24 orët e fundit talebanët kishin respektuar angazhimet e bëra, duke lejuar largimin me rrugë tokësore të katër shtetasve amerikanë. Të hënën një zyrtar i Departamentit të Shtetit pohoi se talebanët ishin në dijeni të itinerarit që do të ndiqej, por pa specifikuar se në ç’pikë kufitare u nxorën katër të evakuuarit.

Zoti Blinken tha se në Afganistan besohet të këtë ende rreth 100 shtetas amerikanë, disa prej të cilëve afgano -amerikanë. Ai shtoi se Departamenti i Shtetit është në kontakt direkt me ta dhe me personat që e kanë për detyrë t’i ndihmojnë të gjejnë mënyra për të dalë nga Afganistani.

Zoti Blinken i bëri komentet në një konferencë të përbashkët për shtyp me Sekretarin e Mbrojtjes, Lloyd Austin, Ministrin e Jashtëm të Katarit  Mohammad  bin  Abdulrahman Al Thani dhe Ministrin e Mbrojtjes së Katarit  Mohammed al- Attiyah, pas një takimi për të diskutuar situatën në Afganistan, anti-terrorizmin dhe ndihmat humanitare.

Zoti Blinken reagoi ndaj komenteve të zyrtarëve në Afganistan se katër avionë me shtetas afganë ishin bllokuar në pistën e fluturimeve në  Mazar-e- Sharif.

Shpallet gjendja e katastrofës natyrore në Nju Jork dhe Nju Xhersi 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden shpalli gjendjen e katastrofës natyrore në zonat më të goditur nga uragani “Ida” në Nju Jork dhe Nju Xhersi, duke mundësuar në këtë mënyrë dhënien e ndihmës financiare nga qeveria federale.

Ndihma do të shkojë për individët dhe bizneset në 11 rajone në Nju Jork dhe Nju Xhersi, ku shirat dhe përmbytjet shkaktuan dhjetëra viktima dhe dëme të pallogaritshme materiale.

Pas këtij vendimi që iu vjen në ndihmë personave të prekur, presidenti Biden ka vendosur të vizitojë personalisht zonat e përmbytura.

 

Nesër mot kryesisht me diell         

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht me diell dhe i thatë. Frynë erë mesatare vende -vende deri e fortë veriore dhe lindore.

Temperaturat: Ulqin  31, H. Novi e Budvë 30, Podgoricë 29, Tivar 27, Cetinë 26, Beranë, Nikshiq, B. Pole e Shavnik 24, Plevle, Plluzhinë e Rozhajë 23, Kollashin e Plavë 21 dhe në Zhablak 17 g.

Edhe për nesër meteorologët parashohin të mbajë mot kryesisht me diell dhe i thatë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet lindore. Temperatura e mëngjesit prej 4 deri në 19, kurse më e larta e ditës prej 14 deri në 30  g . c .

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се