Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

06. 09. 2021. 00:00   >>  16:50

Ditari 06.09.2021

06.09.2021

Kemi bërë ç'është e mundur që të mos tejkalohen autorizimet

Ministria e punëve të brendshme dhe Drejtoria e policisë kanë theksuar se u vjen keq për shkak të, siç kanë theksuar , faktit se të gjithë së bashku janë gjetur në situatë e cila ka kërkuar mobilizimin e forcave të konsiderueshme të policisë. Kemi bërë ç'është e mundur që të mos i tejkalojmë autorizimet dhe të respektojmë të gjithë pjesëmarrësit , kurse çdo rast, për të cilin do të vërtetohet se ka pasur dhunë të tepruar, do ti hetojmë me kujdes, kanë theksuar në kumtesën e përbashkët ministri i punëve të brendshme Sergej Sekulloviq dhe drejtori i Drejtorisë së policisë, Zoran Brgjanin. Ata theksojnë se u vjen keq për kokëçarje te shkaktuara të cilat i kanë përjetuar disa qytetarë dhe njëkohësish  u kanë bërë ftesë liderëve politikë që të veprojnë drejtë uljes së tensioneve. Ata kanë shtuar se atmosfera në vendosjen dhe ruajtjen e rendit dhe të qetësisë publike gjatë fundjavës ka qenë shumë komplekse. Gjithashtu ata u kanë bërë ftesë mediave që ti kontaktojnë gjithherë  nënpunësit e tyre kur është fjala për situata të ndjeshme me qëllim që së bashku të kontribuojnë në informim sa më objektiv me interes për opinionin.

Policia ka vepruar në pajtim me kompetencat e parapara me ligj

Policët të cilët kanë siguruar tubimin me rastin e tronizimit të mitropolitit Joanikije nuk kanë bërë asgjë tjetër , por vetëm vendosjen e rendit dhe paqes publike  në pajtim me kompetencat e parapara me ligj, kanë kumtuar nga Sindikata e Drejtorisë së policisë. Ata kanë vlerësuar se policët në këto raste kanë treguar durim, korrektësi dhe profesionalizëm të lartë me rastin e tubimit të qytetarëve dhe se me profesionalizmin e vetë kanë ruajtur rendin , paqen dhe sigurinë e qytetarëve të Malit të ZI. Ata kanë theksuar se sulmet kundër nëpunësve policorë në situata të caktuara për fat të keq nuk janë dukuri e radhë, sidomos në situatat kur qytetarët shprehin ndonjë formë të protestës. Po ashtu theksohet se një pjesë e opinionit në situata të tilla i akuzon nëpunësit policor për tejkalimin e autorizimeve. Megjithatë , siç theksohet , kritikat e opinionit shpesh herë nuk paraqesin situatën reale të ngjarjes dhe nuk janë adekuate në raport me rezultatet e shënuara profesionale të organizatës policore, kanë vlerësuar nga sindikalet e Drejtorisë së policisë.

 

Kashqellan: Cetina ka treguar se si mbrohen vlerat themelore civilizuese

Banorët e Cetinës kanë treguar se si duhet vendi i vetë dhe si mbrohen vlerat themelore civilizuese të shekullit 21 , ka vlerësuar kryebashkiaku i Cetinës Aleksandar Kashqellan. Ai për TVMZ ka theksuar se “gjërat do të funksionojnë si edhe deri tani” kur është fjala ndaj manastirit të Cetinës, sepse ky objekt fetar është pronë e këtij qyteti. Kashqellan, siç transmeton Portali i RTMZ, ka theksuar se “Cetina din të falë, por nuk harron” , duke shtuar se tek qytetarët e Cetinës “sheh një potencial, i cili mund tu bëjë ballë të gjitha përpjekjeve për shkatërrimin e konceptit qytetarë të Malit të Zi”. Ai ka shtuar se banorët e Cetinës janë tejet të zhgënjyer. Po ashtu ka përkujtuar dhjetëra qytetarë dhe policë të lënduar gjatë protestës me rastin e tronizimit  të mitropolitit Joanikije në Manastirin e Cetinës.

Mali i Zi të respektojë në tërësi detyrimet e veta

Mali i Zi duhet ti respektojë në tërësi obligimet e veta të mbrojë të drejtën për lirinë e tubimeve të qeta, duke respektuar të drejtat e ndryshme fetare të qytetarëve. Këtë e kanë theksuar raportuesi i Parlamentit Evropianë për Malin e Zi Tonino Piculla dhe kryetari i delegacionit në Këshillin Parlamentarë për stabilizim dhe asocim të BE dhe të Malit të Zi Vlladimir Bullçik  në dekoratën e përbashkët me rastin e ngjarjeve në Cetinë. Ata kanë theksuar se Mali i Zi si vend kandidatë për anëtarësim në BE duhet ta kuptojë se udhëheqësit politikë dhe fetarë mbajnë përgjegjësi të veçantë me rastin e sjelljes së vendimeve me qëllim të arsyetimit të besimit të qytetarëve të cilët i kanë përkrahur dhe të cilët kanë shprehur ambicie të lartë për anëtarësim në BE. Ata kanë theksuar se i dënojnë ngjarjet e rënda të cilat e kanë shoqëruar tronizimin e mitropolitit Joanikije në Cetinë

Pisonero: Gjithnjë e më tepër shqetëson zhvillimi i ngjarjeve në Mal të Zi

Zhvillimi i ngjarjeve në Mal të Zi shqetëson gjithnjë e më tepër, ka deklaruar për TVMZ zëdhënësja e Komisionit evropian , Ana Pisonero Hernandez. Ajo , duke komentuar ngjarjet në prag të shugurimit të mitropolitit bregdetar malazez Joanikije , ka theksuar se liria e tubimeve është e drejtë themelore në Bashkimin Evropian. “Njëkohësisht këtë të drejtë duhet zbatuar  pa ndikim negativ për shëndetin publik dhe përmes respektimit të plotë të sundimit të ligjit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Malit të Zi”,  ka theksuar Pisonero. Ajo ka shtuar se Komisioni Evropian rekomandon që çdo përdorim i dhunës duhet të jetë e matur dhe proporcionale në çdo moment të duhur. “KE pret nga organet kompetente që të bëjë hetime të drejta dhe të garantojnë përcjelljen efikase gjyqësore të të gjitha rasteve  të dhunës, si kundër demonstruesve , ashtu edhe ndaj nëpunësve të policisë” , ka theksuar Pisonero.

Ngjarjet në Cetinë do ti thellojnë përçarjet

Konfliktet ndërmjet policisë dhe demonstruesve me rastin e tronizimit të mitropolitit të Kishës ortodokse serbe Joanikije dhe intervenimi brutal i policisë, do ti thellojë edhe më tepër përçarjet në Mal të Zi dhe do ti homogjenizojë edhe më tepër dy blloqet politike , konsideron analisti politikë Zllatko Vujoviq. Ai për agjencinë MINA  ka theksuar se pret që pas ngjarjeve të fundit , përfshirë edhe ato brenda Qeverisë , të arrihet një marrëveshje ndërmjet FD ,
Demokratëve dhe kryeministrit Krivokapiq për hyrjen e Frontit Demokratik në Qeveri. Vujoviq ka vlerësuar se një përbërje e tillë e Qeverisë do të çonte drejtë radikalizmit të mëtejmë të rrethanave në Mal të ZI. Sipas fjalëve të tij , presidenti i Serbisë Vuçiq  ka arritur destabilizimin e mëtejmë të Malit të Zi, andaj edhe nuk çudisin deklarata e tij në të cilat pothuaj se të gjitha rezultatet e policisë malazeze ia përshkruan vetes. “Vuçiq e kontrollon patriarkun serbë Porfirije, Porfirije kontrollon Joanikijen, kurse Joanikije Krivokapiqin. Andaj , është e qartë se si realizohet ndikimi i tij”, ka sqaruar Vujovqi. Ai po ashtu ka vlerësuar se hyrja eventuale e FD në Qeveri do të ndikojë në humbjen e përkrahjes të partnerëve perëndimor.

Veloviq  sot pas dite duhet të paraqitet në Prokurorinë themelore të shtetit

Këshilltari për siguri i presidentit të Malit të Zi ,Veselin Veloviq, sot pas dite do të paraqitet para gjykatësit për hetime në prokurorinë themelore të shtetit në Cetinë , i cili do të deklarohet për paraburgimin. “Prokuroria themelore e shtetit në Cetinë ka propozuar paraburgim për Veloviqin  për shkak të rrezikut të përsëritjes së veprës dhe të ndikimit mbi dëshmitarët” , ka theksuar për “Pobjeden” përfaqësuesi i kësaj prokurorie Dushko Millanoviq. Të theksojmë këtu se Veloviq është paraburgosur dje në mëngjes për shkak të dyshimit të veprës penale të sulmit kundër personit në detyrë . Prokuroria themelore e shtetit në Cetinë ka hartuar edhe një lëndë tjetër lidhur me ngjarjet e fundjavës në Cetinë në të cilin duhet të hetohet nëse policia ka përdorë forcë të tepruar. Përveç Veloviqit edhe një person tjetër i arrestuar akuzohet për vepër penale të sulmit kundër personit zyrtar në ushtrimin  e detyrës së vetë. 

 

Caktimi i paraburgimit për Veloviq është hakmarrje e regjimit

Caktimi i paraburgimit për këshilltarin për siguri të presidentit të Malit të Zi ,Veselin Veloviq, paraqet hakmarrjen e pushtetit dhe ndjekjen e atyre që mendojnë ndryshe, konsideron PDS. Nga komisioni për siguri dhe mbrojtje i PDS kanë vlerësuar se Prokuroria ka rënë nën ndikimin politikë dhe ka kërkuar caktimin e paraburgimit për Veloviqin. Siç theksojnë ata, deklaratat e kryeministrit Zdravko Krivokapiq se ka dhënë urdhër për arrestimin e Veloviqit, si dhe presioni publikë i nënkryetarit të Qeverisë Dritan Abazoviq, tregojnë qartë se institucionet ballafaqohen me ndikimin politikë. Sipas fjalëve të tyre , ditë me radhë përfaqësuesit e regjimit, para të gjithëve Krivokapiq dhe Abazoviq , përpiqen të uzurpojnë funksionet e organeve të pavarura gjyqësore ,duke paralajmëruar edhe hakmarrjen kundër Veloviqit.

 

48 pacientë janë në gjendje kritike shëndetësore.

Në Qendrën klinike të Malit të Zi 48 pacientë  kovid pozitiv janë në rrezik për jetën. Në këtë institucion shëndetësor , siç kumtohet aktualisht janë duke u trajtuar 111 pacientë të prekur me infeksionin Covid 19. Të shtojmë këtu se në Mal të Zi me dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit deri tani janë vaksinuar 47.1% të banorëve të moshës madhore, kurse janë rivaksinuar 41.5%. Dozën e parë të vaksinës e kanë marrë 215 mijë persona ose 34.7% kurse dozën e dytë 189 mijë e 583  persona ose 30.6% të numrit të përgjithshëm të banorëve.

Tubimet janë vatër e re e përhapjes së virusit

Specialisti i mjekësisë gjyqësore e ish anëtar i Shtabit mjekësor të krizës Nemanja Radojeviq  ka vlerësuar se situata aktuale epidemiologjike nuk është aspak e volitshme, sepse shënohen numër i lartë i të infektuarve në nivelin ditorë . Ai është shprehur se akoma nuk shihet fundi i epidemisë dhe se çdo gjë do të zgjas edhe ndonjë vit më tepër  cikli natyror është i tillë. Ai në programin e mëngjesit të TVMZ ka theksuar se korona  nuk  është më në planin e parë dhe se ajo është anashkaluar nga disa ngjarje të tjera shoqërore. Duke folur për tubimet në Mal të Zi , Radojeviq ka theksuar se ato paraqesin vatër të re të përhapjes së virusit dhe do të kontribuojnë në rritjen e numrit të sëmurëve. Ai me këtë rast ka theksuar se nuk pret masa restriktive siç janë kufizimet e qarkullimit dhe të ngjashme, sepse as në botë nuk dominon një trend i tillë.

                                           

Dialogu Kosovë-Serbi, Bislimi dhe Petkoviq takohen nesër e pasnesër në Bruksel

Zv/kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq do të zhvillojnë takimin e radhës të mërkurën për raundin tjetër të bisedimeve Kosovë-Serbi.

Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.

Stano deklaroi sot se negociatorët kryesorë në kuadër të dialogut në mes dy shteteve më 7 dhe 8 shtator do të jenë në Bruksel.

Ai shtoi se të ashtuquajturat bisedime teknike do t’i kushtohen “çështjeve të hapura aktualisht dhe hapave të ardhshëm në dialog”.

BE-ja ripërsërit perspektivën evropiane për Ballkanin Perëndimor

Bashkimi Evropian do të ripërsërisë qëndrimin për “perspektivën evropiane” për Ballkanin Perëndimor, gjatë samitit që do të mbajnë strukturat e BE-së me liderët e Ballkanit Perëndimor, në fillim të tetorit në Slloveni.

Kështu thuhet në një draft-deklaratë të përgatitur nga blloku evropian, që e ka siguruar Radio Evropa e Lirë, e ku po ashtu flitet për orientimin e vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së.

Sllovenia, që ka kryesimin e radhës së BE-së, ka paralajmëruar mbajtjen e këtij samiti, me qëllim që Ballkani Perëndimor të rikthehet në fokusin e politikës së BE-së. Një samit i ngjashëm është mbajtur në Sofje më 2019, pastaj një samit virutal në Zagreb më 2020, ndërkaq më 2022 planifikohet të mbahet edhe një samit gjatë kryesimit të Çekisë me presidencën e BE-së.

Në draftin e deklaratës thuhet se liderët e BE-së e përshëndesin përkushtimin e partnerëve nga Ballkani Perëndimor ndaj perspektivës evropiane, që sipas këtij dokumenti “është në interes strategjik dhe mbetet një zgjidhje e përbashkët strategjike”.

Sikurse edhe në deklaratat e mëhershme, nga samite të ngjashme, edhe kësaj radhe pritet të përsëriten thirrjet për respektimin e parimeve të demokracisë, sundimit të ligjit, lirisë së mediave, shoqërisë civile, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të drejtat e pakicave dhe kritereve tjera të cilat janë parime themelore të BE-së.

 

Masa të reja për hyrjen në Shqipëri

Shqipëria, nga sot, aplikon masa të reja për qytetarët që do të hyjnë në këtë vend, në përpjekje për të frenuar rritjen e numrit të rasteve me koronavirus.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se, nga data 6 shtator, qytetarët që hyjnë në Republikën e Shqipërisë, duhet të kenë pasaportën e vaksinimit të plotë, test negativ për koronavirusin ose dëshmi se e kanë kaluar infeksionin.

Pasaporta e vaksinimit nuk duhet të jetë më e re se dy javë. Testi PCR vlen 72 orë, ai antigjen vlen 48 orë, ndërsa dëshmia e infeksionit të kaluar nuk duhet të jetë më e vjetër se gjashtë muaj.

Sikurse vendet e tjera të Ballkanit, edhe Shqipëria, javëve të fundit, ka parë rritje të numrit të rasteve me koronavirus.

Ky vend ka konfirmuar në total mbi 151,000 raste të të infektuarve dhe mbi 2,500 viktima.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar më 3 shtator se numri i vaksinave të dhëna atje ka arritur në 1.5 milion.

Në botë nga korona virusi kanë vdekur mbi 4.52 milionë njerëz

Në botë si pasojë e infektimit me virusin korona kanë vdekur së paku 4 milion e 560 mijë njerëz , kurse janë infektuar mbi 220 milion të tjerë , transmeton agjencia FP. Numri i të infektuarve zyrtarisht nuk shpreh shifrën reale , sepse shumë vende testojnë vetëm pacientët të cilët u nevojitet trajtimi spitalor. Më të goditurat janë SHBA me 648 mijë të vdekur dhe mbi 39 milion të infektuar. Pasojnë Brazili me 20 milion e 870 mijë të infektuar , India me 33 milion , Meksiko me 3 milion e kështu me radhë .

 

Të paktën 30 të vdekur në sulmin në Kongo-Kinshasa

Të paktën 30 persona janë vrarë në një sulm në provincën Ituri në Kongo-Kinshasa, sipas burimeve brenda OKB-së.

Sulmi është kryer nga organizata islamike ADF, e cila besohet se ka lidhje me IS, njoftojnë meidet suedeze, transmeton RTKLive.

Ky krim mendohet se ishte kryer në dy etapa, së pari ishin vrarë 14 persona e mb vonë 16 të tjerë gjetën vdekjen në pusi, teksa ishin duke shkuar për të gjetur grupin e parë të likuiduar nga ADF.

Ka dëshmi se shumica e viktimave u vranë me hanxhar ose se u qëlluan.

Shtetet e Bashkuara e kanë cilësuar ADF-në si organizatë terroriste, e cila konsiderohet më e rrezikshme nga shumë organizatat aktive në Kongo-Kinshasën lindore e cila është pasur me minerale.

 

Kina provokon Tajvanin

Tajvani tha se Kina ka bërë shkelje të zonës së mbrojtjes ajrore të rajonit. Ministria e Mbrojtjes tha se 19 aeroplanë kinezë përfshirë të tillë që kanë aftësi të mbajnë bombë bërthamore kanë hyrë në zonën e tij të mbrojtjes ajrore.

Incidenti ka ndodhur më 5 shtator.

Kjo nuk është hera e parë që Kina shkel zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit. Ka një vit që rajoni ka ngritur shqetësime për aktivitetet ushtarake kineze në afërsi të ishullit. Tajvani është një rajon demokratik dhe thotë se është i pavarur, por Kina e sheh si një provincë të shkëputur.

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha se misioni i së dielës nga forcat ajrore kineze përfshiu katër bombardues H-6, të cilët mund të mbajnë armë bërthamore, si dhe një aeroplan anti-nëndetëse.

Me zonën e mbrojtjes ajrore nënkuptohet zona jashtë territorit të një vendi dhe hapësirës ajrore kombëtare. Mirëpo, në këtë zonë, për shkak të interesit të sigurisë kombëtare, monitorohen dhe kontrollohen fluturimet e aeroplanëve të huaj.

Tajvani me të vërejtur aktivitetin kinez ka dërguar aeroplanët luftarakë për të paralajmëruar fluturaket kineze. Kina ende nuk ka komentuar incidentin.

 

Nesër mot kryesisht me diell

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht i kthjellët dhe i thatë. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet të ndryshme.

Temperaturat: Ulqin 34, Podgoricë 30, H. Novi 28, Tivar 27, Cetinë e Nikshiq 26, B. Pole 25, Plevle, Plluzhinë , Beranë e Rozhajë 23, Kollashin e Guci 22, Zhablak 18 dhe në Plavë 17 g.

Edhe për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë mesatare kohë pas kohe deri e fortë veriore dhe veri lindore. Temperatura e mëngjesit prej 4 deri në 19, kurse më e larta e ditës prej  17 deri në 30 g. c.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се