Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

29. 11. 2013. 19:20 >> 19:23

LAJMET 29.11.2013

29.11.2013

Të shfrytëzohen vitet në vijim për zgjerimin e bashkëpunimit

UE nuk do të pranojë anëtarë të ri gjatë 7 ose 8 vjetëve të ardhshme dhe vendet e rajonit këtë periudhë duhet ta shfrytëzojnë për thellimin e bashkëpunimit reciprok, ka theksuar ministri për punë të jashtme dhe integrimet evropiane i Malit të Zi, Igor Llukshiq. Ai në Budvë, në konferencën “Ekonomia e Malit të Zi 2013- me bashkëpunim drejtë prosperitetit”, ka theksuar se vazhdimi i procesit të integrimeve do të thotë kyçjen e shteteve të rajonit në UE dhe NATO.

“Mali i Zi në muajin që vjen do ti hap kapitujt 23 dhe 24, Serbia më së largu në janar do ti hap bisedimet me UE, kurse Shqipëria do të fitojë statusin e kandidatit. Edhe vendet tjera të rajonit punojnë në përshpejtimin e aktiviteteve në rrugën evropiane”, ka theksuar Llukshiq. Ai konsideron se rajoni disponon mundësi të mëdha zhvillimore dhe se rritja e tij potenciale do të jetë rritja më e madhe në Evropë. 

 

Bashkimi Evropian nuk  mund të përfundojë në mungesën e rajonit

Bashkimi i Evropës nuk mund të përfundojë nëse nuk përfshihen edhe të gjitha shtetet e Evropës Juglindore, ka vlerësuar ish presidenti i RSFJ0së dhe i Kroacisë Stjepan Mesiq. “Bashkimi i Evropës është sprovë e mileniumit, kurse Evropa e Bashkuar nuk është vetëm dëshirë e jona por edhe fati ynë”, ka theksuar Mesiq në konferencën “Ekonomia e Malit të Zi 2013 – në bashkëpunim drejtë prosperitetit”, e cila po mbahet në Beçiq, Budvë.

Mesiq ka theksuar se në çdo pikëpamje është investuar tepër në projektet e Bashkimit të Evropës që dikush të marr mbi vete rrezikun, sjelljen e këtij bashkimi në pyetje. Mesiq ka theksuar se shtetet e rajonit me rastin e anëtarësimit në UE nuk synojnë lehtësime dhe lëshime të ndryshme dhe ka përkujtuar se disa kriteriume për anëtarësim bile janë zgjeruar. 

 

Mali i Zi zen vend të rëndësishëm në procesin gjerues të UE

Përfaqësuesit e qeverisë gjermane kanë theksuar se Mali i Zi në qasjen e re të zgjerimit të Komisionit Evropian ka zënë vend të veçantë dhe me përgjegjësi duke përshëndetur progresin e tij të deritashëm në rrugën evropiane. Kryenegociatori Aleksandër Andria Pejoviq ka qëndruar në Berlin në konsultimet e rregullta me përfaqësuesit e ministrisë gjermane për punë të jashtme dhe është takuar edhe me zëvendësin e drejtorit të përgjithshëm për punë të jashtme dhe marrëdhëniet me UE Peter Shof dhe me shefin e repartit për marrëdhëniet e jashtme të Unionit, Kristof  Recllaf.

Siç është kumtuar nga ministria për punë të jashtme dhe integrimet evropiane, Pejoviq i ka njoftuar detajisht bashkëbiseduesit me aktivitetet aktuale, duke apostrofuar rëndësinë e hapjes së kapitujve deri në fund të këtij viti, si stimulim plotësues për rrjedhën e përgjithshme dhe kualitetin e procesit. 

 

Të behën përpjekje për depolitizimin e strukturave të sigurisë

Mali i Zi ka bërë hap të madh përpara në rrugën e deritashme drejtë NATO-s dhe duhet ta vazhdojë këtë rrugëtim dhe të mos ngec në progres. Kjo para së gjithash është e mirë për popullin malazez dhe nëse kështu vazhdohet, mendoj se perspektiva e Malit të Zi është e qartë. “Është e qartë se do të bëheni pjesë e NATO-s”, ka deklaruar drejtori ekzekutiv i McCain Institutit për liderizmin ndërkombëtarë në Universitetin Arizona, ish ambasadorit i SHBA në NATO, Kurt Uollker. “Mali i Zi duhet të përpiqet  për depolitizimin e plotë dhe profesionalizimin e strukturave shtetërore ushtarake dhe të sigurisë”, ka vlerësuar deputeti i PSP, e anëtar i Këshillit për Mbrojtje dhe Siguri, Vasilije Llallosheviq. Ish ambasadori i SHBA në NATO, Kurt Uollker, ka theksuar se ekziston një dozë skepticizmi në mesin e disa vendeve në Evropë ndaj progresit të cilin e ka realizuar Mali i Zi. 

 

Të vazhdohet spastrimi i bilancit

“Në sektorin bankar malazez është përmirësuar likuidet dhe solueniteti, mirëpo gjithnjë ekziston  shkallë e lartë i kredive jo kualitative”, ka vlerësuar ministri i financave Radoje Zhugiq, duke shtuar se nevojitet vazhdimi i spastrimit të bilancit me të gjithat mjetet disponuese.

Ai në panelin në kuadër të konferencës “Ekonomia e Malit të Zi – me bashkëpunim drejt prosperitetit”, të cilën në Budvë e organizon Oda Ekonomike e Malit të Zi, ka theksuar se gjendjen aktuale në sektorin bankar e karakterizon rritje e vazhdueshme depozitave. Ai në ditën e dytë të konferencës, duke folur për stabilitetin e sistemit bankar dhe financiar ka theksuar se niveli i lartë i kredive të pa paguara është rrezik për sektorin bankar, por në mënyrë indirekte edhe për atë fiskal. 

 

Të rritet buxheti për servisin publik

Drejtorja ekzekutive e Unionit Radio Difuziv Evropian (EBU), Ingrid Delltenre i bëri ftesë kryeministrit Millo Gjukanoviq që të shfrytëzojë autoritetin e vetë me qellim që modeli i kontraktuar i financimit të servisit publik të miratohet, sipas të cilit për Radio Televizionin e Malit të Zi në vitin e ardhshëm do të ndahej 1.2 për qind nga të ardhurat e përgjithshme nga tatimet dhe kontributet. Ajo në letrën e saj  mes tjerash shkruan: “Ju drejtohem lidhur me financimin e servisit publik nacional i cili është faktor i rëndësishëm i Unionit Radio-difuziv Evropian. Me sa e kam kuptuar, Qeveria e Malit të Zi ka për qellim që të refuzojë marrëveshjen e arritur në muajin e kaluar, sipas të cilës për financimin e RTMZ do të ndahej 1.2 për qind nga të ardhurat e përgjithshme buxhetore në Mal të Zi, në vend se ato të ndahen nga të ardhurat operative buxhetore. Heqja dorë nga kjo marrëveshje do të ishte goditje e rëndë për RTMZ, i cili gjatë tre vjetëve të kaluara punon me këmbëngulje kur është fjala për racionalizimin, modernizimin dhe përmirësimin e kualitetit”, thuhet mes tjerash në letrën e drejtores së përgjithshme të EBU Ingrid Dellterne drejtuar kryeministrit Millo Gjukanoviq. 

 

Këshilli kushtetues debaton të martën për zgjedhjen e gjykatësve

Këshilli kushtetues parlamentar do të vërtetojë të martën listën e kandidatëve të paraqitur për zgjedhjen e 5 gjykatësve të Gjyqit Kushtetues. Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq më parë ka shpallë ftesën publike për zgjedhjen e dy gjykatësve të GjyqitKkushtetues. Gjyqi Kushtetues ka 7 anëtarë të cilët i zgjedh dhe i shkarkon Kuvendi i Malit të Zi. Mandati i gjykatësve është 12 vjet. Kandidatët për gjykatës duhet të jenë së paku të moshës 40 vjeçare dhe 15 vjet përvojë pune në profesionin e juristit. Ata duhet të zgjedhjen në parlament me shumicën prej dy të tretave, respektivisht me mbështetjen e tri të pestave në rrethin e dytë eventual të votimit. Gjykatësit e gjyqit kushtetues zgjedhin nga radhët e veta kryetarin me mandat tri vjeçar. 

 

Vërtetohet lista e kandidatëve për këshilla

Këshilli për sistemin politikë, legjislaturë dhe administratë, ka vërtetuar listën e kandidatëve të cilët janë paraqitur në konkursin për anëtarë të Këshillit Gjyqësor dhe të Prokurorisë nga radhët e juristëve eminent. Sipas procedurës, Këshilli është i obliguar që kuvendit ti propozojë nga 4 kandidatë për dy këshilla. Për anëtarët e Kolegjit Gjyqësor nevojitet mbështetja e dy të tretave në parlament. Anëtarët e Këshillit në mbledhjen e veçantë do të vërtetojnë nëse kandidatët e paraqitur i plotësojnë kushtet mirëpo nuk kanë arritur marrëveshjen për të gjitha procedurat e mënyrës së zgjedhjes të anëtarëve të dy këshillave. Anëtarët e Këshillit u pajtuan që nëse as pas dy votimeve nuk do të zgjedhen të gjithë kandidatët, duhet përsëritur ftesa publike për anëtarët të cilët eventualisht nuk do të zgjedhen.

 

Përkrahet propozimin ligji për Cetinën

Anëtarët e Këshillit për sistemin politikë, legjislaturë dhe administratë kanë përkrahur në parim propozim ligjin për Cetinën, me të cilin parashihet që ky qytet të fitoj 10 për qind nga buxheti kapital për projektet e ruajtjes së trashëgimisë shpirtërore, kulturore dhe historike. Propozimin e kanë mbështetur deputetet e PDS , Partisë Social Demokratike, të Malit të Zi Pozitiv dhe Snezhana Jonica nga PSP. Të përmbajtur ishin përfaqësuesit e Frontit Demokratikë dhe deputeti i PSP, Obrad Gojkoviq. 

 

PK, EULEX-i dhe KFOR-i të gatshme nëse kërcënohet procesi zgjedhor

Masat e sigurisë të parapara me rastin e balotazhit në zgjedhjet për kryetarë të komunave në gjithë Kosovën të dielën, më 1 dhjetor, janë planifikuar, përgatitur dhe koordinuar me kujdes nga Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i. Kujdes i veçantë do t’i kushtohet veriut në rrethin e dytë të votimit për kryetar komune në veri të Mitrovicës dhe rivotimit të pjesshëm në Zveçan.  Policia e Kosovës, si intervenues i parë do të jetë e pranishme jashtë qendrave të votimit dhe pikave tjera kyçe, e përkrahur dukshëm nga EULEX-i, si intervenues i dytë. KFOR-i, si intervenues i tretë, do të jetë i dukshëm afër qendrave të votimit dhe do të vendosë trupa të përqendruar në veri. KFOR-i ka aftësinë për të dërguar trupa në çdo pjesë të Kosovës, në mënyrë që të përkrahë Policinë e Kosovës që të sigurojë një mjedis të qetë dhe të sigurt. Si në rundet e mëparshme, operacioni në veri është projektuar për të garantuar të drejtën e njerëzve për të votuar, dhe që procesi i votimit të zhvillohet në mënyrë paqësore dhe të rregullt. Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i janë përgatitur që të intervenojnë menjëherë nëse kërcënohet procesi zgjedhor apo rrezikohet qetësia dhe siguria e votuesve, anëtarëve të komisioneve zgjedhore, lehtësuesve të OSBE-së apo vëzhguesve.  Bashkërendimi mes Policisë së Kosovës, EULEX-it, KFOR-it dhe OSBE-së vazhdon të jetë i shkëlqyeshëm. 

 

Për zgjedhjen e së të dielës - 71 vëzhgues të BE-së

Misioni i Bashkimit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve ka shpërndarë sot 31 Vëzhgues Afatshkurtër në tërë Kosovën për të monitoruar balotazhin në zgjedhjet për kryetarë të komunave që do të mbahet të dielën më 1 dhjetor 2013. Gjithsej numri i vëzhguesve të BE-së në ditën e zgjedhjeve do të jetë 71, me shpërndarjen shtesë të vëzhguesve nga ambasadat lokale krahas 20 Vëzhguesve Afatgjatë dhe ekspertëve nga ekipet qendrore që kanë qenë të pranishëm në Kosovë për disa javë për të vlerësuar tërë procesin e zgjedhjeve. Vëzhguesit janë vijnë nga 26 shtete anëtare të BE-së si dhe Norvegjia dhe Zvicra. Ditën e zgjedhjeve, vëzhguesit do t’i vizitojnë vendvotimet për të monitoruar hapjen e tyre si dhe procesin e votimit dhe numërimit. Pastaj, ata do të vëzhgojnë ankesat dhe parashtresat dhe shpalljen e rezultateve. Pas ditës së zgjedhjeve, Misioni i BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve do të lëshojë një vlerësim preliminar të procesit. Raporti përfundimtar, me rekomandime për zgjedhjet e ardhshme, do të publikohet në fillim të vitit 2014.

 

MPB, projekte për parandalimin e incidenteve

Në Maqedoni, Ministria e Punëve të Brendshme ka paralajmëruar një mori projektesh për parandalimin e incidenteve mes fëmijëve maqedonas dhe shqiptarë. Organizimi i punëtorive edukative për fenomenologjinë e dhunës dhe për pasojat ligjore në rastet e incidenteve, do të jetë mjeti me të cilin MPB, në bashkëpunim me OSBE-në, do të edukojë nxënësit. Ministrja Gordana Jankullovska ka thënë se puna me popullatën e mitur dhe parandalimi i dhunës mes të rinjve ka qenë përherë në majën e prioriteteve të MPB-së. “Prandaj, kur flasim për sigurinë e të miturve, për parandalimin e dhunës, më lejoni t’ju kujtoj se dy-tre vitet e fundit, MPB ka vepruar në mënyrë të pavarur ose në bashkëpunim me institucionet e tjera, për realizimin e projektit ‘Komunikimit - PO, Dhunës - JO” ose të projektit “Policia dhe nxënësit shoqërohen”, ka deklaruar Jankullovska.

 

Mbyllet Samiti për Partneritet me Lindjen

Samiti i Partneritetit për Lindjen i BE-së, i ka mbyllur punimet në Vilnius, nën premtimin për të vazhduar punën e mëtutjeshme për nënshkrimin e marrëveshjeve të rëndësishme edhe me Ukrainën, e cila këtë radhë refuzoi të bënte një gjë të tillë. Presidenti ukrainas, Viktor Yanukovych ka thënë se Kievi, “dëshiron që në të ardhmen e afërt”, të nënshkruajë marrëveshjen e asocimit dhe atë të tregtisë. Në deklaratën finale të samitit thuhet se të gjithë pjesëmarrësit “kanë qenë dëshmitarë të vullnetit të paprecedentë të popullit ukrainas për përafrim me BE-në”. Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, e ka refuzuar sugjerimin e Moskës për të marrë pjesë në bisedimet mes BE-së dhe Kievit, të cilat do ta përgatisnin Ukrainën për nënshkrimin e marrëveshjes.

 

Merkel e Hollande kritikojnë Moskën

Liderët perëndimorë janë duke shprehur mosdurimin e tyre me Moskën, pas refuzimit të Kievit për të nënshkruar marrëveshje të rëndësishme me Rusinë. Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka thënë të premten se duhet “tejkaluar ai lloj mentaliteti”, duke iu referuar direkt Moskës.

Presidenti francez Francois Hollande ka thënë se Ukraina është përballur me presione serioze “më së shumti sa i përket tregtisë me gaz”, nga ana e Moskës, në mënyrë që të mos e nënshkruante Marrëveshjen e Asocimit me Bashkimin Evropian. Të dy liderët kanë folur në mbyllje të samitit të mbajtur në Vilnius, në të cilin Ukraina refuzoi të arrinte marrëveshje me BE-në.

 

Irani pezullon përkohësisht programin bërthamor, në janar

I dërguari i Iranit në organizatën për mbikëqyrje atomike të OKB-së, ka thënë se Teherani do të nisë implementimin e një pezullimi gjashtë mujor të programit të saj bërthamor, nga janari. Reza Najazi, përfaqësues i Iranit në Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Atomike, ka thënë se Irani dhe kjo agjenci janë të angazhuara në “diskutime preliminare” rreth implementimit të marrëveshjes. Marrëveshja e arritur mes Iranit dhe fuqive botërore, parasheh pezullimin e programit bërthamor iranian, në këmbim të zbutjes se sanksioneve perëndimore për këtë shtet.

 

Në Irak gjenden trupat e pajetë të 18 njerëzve

Njoftime nga Iraku thonë se policia ka gjetur trupat e 18 njerëzve, të cilët ishin rrëmbyer në shtëpitë e tyre. Zyrtarë të sigurisë dhe shërbimeve mjekësore thanë se trupat u gjetën në Meshahda, rreth 30 kilometra në veri të Bagdadit. Të gjitha viktimat ishin goditur me plumba në kokë. Bëhet e ditur se kidnapuesit, me veshje ushtarake, iu kishin thënë familjeve të viktimave se ata ishin të dyshuar për një mori hetimesh dhe se duhet të merreshin në pyetje. Trupat e pajetë të tyre u gjetën disa orë më vonë. Iraku është përshkuar nga valë te reja të sulmeve sektare, duke shtuar frikën e rikthimit të gjendjes së viteve 2006 dhe 2007.

 

Nesër pasdite vrasim gradual

Sot në Mal të Zi mbajti mot kryesisht i kthjellët. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperaturat: në Budvë 17 gradë, Tivar 16, Herceg Novi 15, në Ulqin 14, Podgoricë e Tivat 13, Cetinë e Nikshiq 7, Shavik 3, Kollashin 2 , Rozhaj 1, në Bijello Pole 0 gradë, në Beranë e Plavë -1 dhe në Plevle e Zhablak -2 g.  Për nesër gjatë ditës pritet vrasim gradual, kurse në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës në viset jugore me reshje të shiut, në veri edhe me reshje të mundshme të borës dhe skllotës. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, pasdite me intensitet të rritur veri-lindore. Temperatura e mëngjesit prej -9 deri në 5, kurse më e larta e ditës prej 2 deri në 15 g.c. 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се