Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

26. 11. 2013. 16:33 >> 16:47

LAJMET 26.11.2013

26.11.2013

Investimet e domosdoshme në sferat prioritare

Stimulimi i lidhjeve ekonomike ndërmjet shteteve evropiane dhe Kinës është qellim i forumit ekonomik i cili ka filluar sot në Bukuresht dhe në të cilin merr pjesë edhe delegacioni i Malit të Zi. Nga zyra e Qeverisë për marrëdhënie me opinionin është kumtuar se në forumin në Bukuresht marrin pjesë delegacionet e Kinës dhe të 16 shteteve të Evropës Qendrore dhe Lindore, në krye me kryeministrat e tyre. Në forum merr pjesë edhe kryeministri i Malit të Zi Millo Gjukanoviq.

“Proceset bashkëkohore integruese globale dhe rajonale, në veçanti në planin ekonomik, janë bërë parakusht i zhvillimit dhe progresit dhe formë e pazëvendësueshme e bashkëpunimit dhe lidhjeve reciproke”, ka theksuar Gjukanoviq në takimin e kryetarëve të qeverive të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe të Kinës në Bukuresht. “Jemi drejtë shërimit ekonomik me një rritje të vlerësuar reale të bruto prodhimtarisë së brendshme prej 2.6 për qind në vitin 2013, me një inflacion 3 për qind, papunësi 13.5 për qind dhe me një borxh publik 53 për qind. Jemi të vetëdijshëm se rritja afatgjate dhe e qëndrueshme ekonomike kanë si objektiv transparencën e ekonomisë sonë dhe forcimin e pasqyrës për Malin e Zi si destinacion stabil investues”, ka theksuar Gjukanoviq. Përfaqësuesit e vendeve pjesëmarrëse theksuan se ky bashkëpunim merr shkas nga partneriteti strategjik mes Bashkimit Evropian dhe Kinës dhe u shprehën të gatshëm për ta forcuar edhe më tej këtë bashkëpunim duke zhvilluar mbledhje të përvitshme të krerëve të qeverive dhe duke promovuar investime në ekonomi dhe tregti. Gjukanoviq ka marr pjesë në hapjen e Forumit Ekonomik, i cili është mbajtur në fillim të samitit të kryeministrave. Në samit do të marr pjesë edhe nënkryetari i Qeverisë për politikën ekonomike dhe sistemin financiar Vuica Llazoviq.

 

Ligji duhet të jetë i njëjtë për të gjithë

“Vendosja e sistemit të fortë ligjor dhe institucional do të mundësojë kushte më të mira për punën e prokurorëve dhe gjykatësve, dhe do të kontribuojë në forcimin e pavarësisë së gjyqësorit”, ka theksuar ministri për punë të brendshme Rashko Konjeviq.

Sipas fjalëve të tij, ligji në Mal të Zi duhet të jetë i njëjtë për të gjithë, pa marrë parasysh nëse është fjala për funksionarët lokal apo shtetërorë, ose për ndonjërin nga biznesmenët vendas apo të huaj. Konjeviq, duke komentuar analizën mbi kapacitetet e organeve shtetërore  të obliguar për luftën kundër korrupsionit, ka theksuar se konsideron se vëmendje e veçantë duhet kushtuar konfiskimin e pasurisë së pa ligjshme. Sipas fjalëve të tij, realizimi i masave të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar duhet të jetë prioritet në punën e organeve shtetërore.

 

Mosmiratimi i rezolutës është mesazh i dobët për opinionin nga Brukseli

Me  refuzimin e rezolutës për integrimet evropiane në Parlament, opinionit malazezë dhe Brukselit i dërgohet mesazh i dobët, ka deklaruar anëtari i këshillit për integrimet evropiane Dritan Abazoviq, duke vlerësuar se Parlamenti duhet ta kontrollojë procesin negociator të cilin e udhëheq qeveria.

Nënkryetari i parlamentit Branko Radulloviq e ka tërheq rezolutën nga procedura kuvendore, pasi që njëri nga propozuesit e këtij dokumenti, Miodrag Vukoviq, ka paralajmëruar tërheqjen e përkrahjes nëse deputetët e miratojnë amendamentin e këshillit bazë, i cili ka paraparë që nëse ky trup jep mendim negativ ndaj pozicionit negociator, qeveria duhet ta rishqyrtojë atë dhe ta kthejë brenda 30 ditësh. Abazoviq ka theksuar se situata momentale është e pa volitshme dhe se opinionit i dërgohet mesazh i keq se partitë lidhur me çështjet për të cilat deri tani ka ekzistuar koncenzus i plotë, tani nuk mund të merren vesh. Abazoviq për agjencinë Mina ka theksuar se deputetët pas tërheqjes së rezolutës, në takimin me ministrin për punë të jashtme dhe integrimet evropiane Igor Llukshiq, janë përpjekur të arrijnë zgjidhe të përbashkët, respektivisht të shohin se çka është e pranueshme për qeverinë, mirëpo nuk kanë arritur marrëveshjen.

 

Deputetët e Malit të Zi në mbledhjen në Vilnus

Përfaqësuesit e Parlamentit të Malit të Zi do të marrin pjesë në mbledhjen e kryetarëve të këshillave për punë të jashtme të parlamenteve të vendeve anëtare të UE dhe forumit parlamentarë për demokraci, e cila në kuadër të presidencës së lituaneze me UE do të fillojë nesër në Vilnus. Në këtë takim do të diskutohet për mundësit e bashkëpunimit më të afërt dhe me ambicioz të demokracive në tranzicion dhe sfidat e tyre. Në delegacionin e Malit të Zi janë kryetari i këshillit për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe mërgimtarët, Miodrag Vukoviq dhe anëtarët Zhana Filipoviq dhe Goran Danilloviq.

 

Bllokohet ndërtesa e minierës së Boksitit

Punëtorët e minierës së Bokistit në Nikshiq të cilët për shkak të futjes së falimentimit në javën e kaluar, kanë përfunduar në Entin për punësim, e kanë bllokuar hyrjen në ndërtesën e drejtorisë së fabrikës. 

Punëtorët sot e kanë lejuar vetëm drejtorin në falimentim dhe zëvendësin e tij që të hyjnë në ndërtesë. Ratko Radulloviq, kryetar i sindikatës së minierës së Boksitit, ka theksuar se të gjithë punëtorët do të qëndrojnë para ndërtesë derisa të mos u plotësohen kërkesat e tyre. Radulloviq ka theksuar se do të kërkojnë riprogramimin e falimentimit dhe se ka të interesuar për rivendosjen e prodhimtarisë në minierat e Boksitit. Përfaqësuesit e punëtorëve konsiderojnë se, nëse përsëri organizohet puna në miniera, nuk do të ketë tepricë teknologjike dhe me kusht që të pensionohen rreth 100 të punësuar.

 

Ahmeti kërkon ndihmë nga Krivokapiqi

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i ka nisur një letër kreut të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Ranko Krivokapiq.  Në letrën e tij, Ahmeti çmon kontributin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë për paqen dhe stabilitetin në Maqedoni dhe rajon, ndërsa e fton atë të japë kontribut edhe në sjelljen e çështjes së emrit në vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare.

Ahmeti e ftoi kryetarin e Parlamentit malazez, Ranko Krivokapiq, në cilësinë e presidentit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së të ndihmojë zgjidhjen e kontestit të emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë.  Ahmeti kërkoi nga Krivokapiqi të dëshmoj para bashkësisë ndërkombëtare për rëndësinë e zgjidhjes së çështjes së emrit si dhe ti ftoj të dyja palët të negociojnë në nivele më të larta.  Vetëm kështu, sipas Ahmetit mund të arrihet një kompromis, i cili do të ndalonte bllokimin e integrimit të Maqedonisë në BE dhe NATO. 

 

SHBA mbështet zgjidhjen, por Maqedonia dhe Greqia të vendosin vetë

SHBA mbetet mbështetëse aktive në zgjidhjen e kontestit për emrin dhe përpiqet që të vihet deri te kjo. Por, mbetet që Maqedonia dhe Greqia të vendosin çka është e pranueshme për ata, deklaroi Xhonatan Mur, drejtor në Zyrën për Ballkan në Departamentin amerikan të Shtetit. "Ne e mbështesim akoma fuqishëm procesin e Methju Nimicit, i cili zgjat me të vërtetë kohë të gjatë. Anojmë që të gjendet marrëveshje dhe absolutisht do të doja të shohim zgjidhje për kontestin për emrin mes Athinës dhe Shkupit, por duhet të konkludojmë se vetëm të dy palët mund të zgjedhin çka është adekuate për njërën ose për palën tjetër.

Mundësitë para Maqedonisë janë të mëdha, të lëvizë drejt Bashkimit Evropian, të mund të bëhet anëtare e NATO-s. Kjo do të duhet t'i motivojë udhëheqësit politikë në Maqedoni që të bëjnë çka munden që të gjendet zgjidhje, ndërsa në të njëjtën kohë, duhet edhe të punohet edhe në Greqi", deklaroi Xhonatan Mur. Ndërsa ambasadori amerikan në Shkup, Pol Uolers, ka porositur të gjithë faktorët relevantë në Maqedoni se identiteti i vendit nuk duhet të ndërtohet në bazë të historisë, por në bazë të vlerave që posedon vendi, ashtu sikur amerikanët që kanë ndërtuar të ardhmen e tyre.

 

Marrëveshja e Brukselit – rrugë për zgjidhjen e problemeve

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka vlerësuar se Marrëveshja e 19 prillit në Bruksel, ndërmjet Kosovës e Serbisë, paraqet të arriturën më të madhe në dialogun në mes të dy vendeve dhe fuqishëm e hapë rrugën për zgjidhjen e problemeve ndërmjet dy shteteve dhe për integrimin në Evropë.

“Marrëveshja ka kuptim vetëm kur të zbatohet në tërësi, secila pikë dhe secila pjesë e saj”, tha Jahjaga në intervistën për agjencinë beogradase Beta, dhe ka shtuar se Kosova “dëshiron që realizimin e marrëveshjes ta mbikëqyrin Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara si ndërmjetësues, pasi konsiderojmë se kjo do tu ndihmoj të dy palëve, që të jenë përgjegjëse për realizimin e asaj për të cilën janë marrë vesh”. Presidentja e Kosovës, Atifiete Jahjaga, ka theksuar se “Kosova është realitet në Evropë dhe ky realitet është pranuar nga më tepër se 100 shtete, bile edhe nga një pjesë e mekanizmave ndërkombëtarë financiarë të rëndësishëm dhe gjithsesi e ka të hapur rrugën kah BE, sikur edhe të gjitha vendet e tjera të Evropës Juglindore”.

 

Sot përurohet segmenti i ri i autostradës “Ibrahim Rugova”

Sot në orët e pasdites në fshatin Mazgit të Obiliqit, zhvillohet ceremonia zyrtare e përurimit të segmentit të ri të autostradës “Ibrahim Rugova”, rruga e 7-të. Ndërtimi i kësaj autostrade nisi në prill 2010, me nënshkrimin e kontratës në mes Bechtel – Enka GP dhe Qeverisë së Kosovës për ndërtimin e korridorit më të rëndësishëm të infrastrukturës së Republikës së Kosovës, që fillon në Morinë, kufiri jugor me Shqipërinë, në drejtim të Merdarit, kufiri verior me Serbinë.  Në një njoftim nga Bechtel-Enka thuhet se , autostrada do të jetë e hapur për trafik prej nesër.

 

Sa më shpejt reforma administrative dhe territoriale

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta, i bëri thirrje mazhorancës dhe opozitës për të arritur konsensus për reformën administrative dhe territoriale.  Këtë apel, Meta e bëri gjatë fjalës së tij në një tryezë për reformën zgjedhore, që po mbahet në Tiranë. 

“Apeloj për një konsensus sa më të gjerë, efektiv dhe sa më të shpejtë midis mazhorancës dhe opozitës lidhur me reformën administrative dhe territoriale”, -u shpreh Meta. Kreu i kuvendit vlerësoi zgjedhjet e 23 qershorit si një arritje shumë pozitive e vendit, teksa renditi edhe disa nga faktorët që mundësuan këto arritje.  Sipas Metës, ka qenë klasa politike ajo e cila ngriti probleme dhe tensione të panevojshme gjatë zgjedhjeve.

 

Në Ukrainë vazhduan protestat, Tymoshenko në grevë urie

Protestat e mbështetësve të integrimit në Bashkimin Evropian të Ukrainës kanë vazhduar në sheshin kryesor të kryeqytetit Kiev. Ish-kryeministrja e burgosur, Yulia Tymoshenko, dje e ka filluar grevën e urisë, në shenjë të solidaritetit me protestuesit ukrainas. Mijëra demonstrues proevropianë dje kanë kërkuar nga presidenti Viktor Yanukovich që ta nënshkruajë marrëveshjen me BE-në dhe për të dytën ditë me radhë ka pasur përleshje me policinë.

Presidenti ukrainas Viktor Yanukovych ka mbrojtur vendimin e tij për të mos nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme tregtare me Bashkimin Evropian, ndërkohë që  e përshkroi vendimin si "të vështirë, por të pashmangshëm," dhe u zotua për krijimin e një shteti me standarde evropiane.  Në mesazhin e BE-së për protestuesit, Bashkimi Evropian e ka fajësuar Rusinë për presion ndaj Ukrainës, që të mos e nënshkruaj marrëveshjen me Brukselin. Presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy dhe presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, në deklaratën e përbashkët thanë se “nuk pajtohen fuqishëm me pozitën ruse dhe aksionet”. Sipas tyre, oferta e Bashkimit Evropian për nënshkrimin e marrëveshjes nga ana e Ukrainës, në samitin e kësaj jave në Vilnius të Lituanisë, “është ende në tryezë”.

 

Papa u takua me Putinin në Vatikan

Papa Françesku është takuar me presidentin e Rusisë, Vlladimir Putin, mbrëmë në Vatikan. Ky ishte takimi i parë i liderit rus me Papën. Në njoftimin e Vatikanit thuhet se Papa Françesku dhe Putin kanë diskutuar për “urgjencën e mbështetjes së nismave konkrete për zgjidhje paqësore në konfliktin në Siri, që do të favorizojë rrugën e negociatave”. Parashihet, që gjatë turneut të tij, Putin do të takohet me presidentin italian, Giorgio Napolitano. Ndërsa sot pritet që Vladimir Putin në Trieste do të takohet me kryeministrin e Italisë, Enrico Letta. Kjo është vizita e parë e Putinit në Itali, pas turneut që e bëri në vitin 2010, kur ishte kryeministër.

 

Konflikti në Siri, nxitë dhunë në Irak

I dërguari i Kombeve të Bashkuara në Irak, Nickolay Mladenov, thotë se konflikti në Sirinë fqinje, po e intensifikon terrorizmin dhe dhunën sektare në Irak. Gjatë raportimit të tij të mbrëmshëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Mladenov ka theksuar se zgjidhja e konfliktit në Siri dhe miratimi i një strategjie rajonale për ta luftuar terrorizmin, “janë çështje vitale për sjelljen e stabilitetit në Irak”.

Mladenov ka thënë se më se 200 mijë refugjatë nga konflikti në Siri kanë kaluar në Irak, ndërsa shumica janë vendosur në rajonin e Kurdistanit. Ai është shprehur se përkeqësimi i situatës së sigurisë në Irak dhe mospajtimet ndërmjet politikanëve irakianë, po shfrytëzohen nga ekstremistët e armatosur, të cilët po përpiqen ta nxisin konfliktin sektar. Kombet e Bashkuara vlerësojnë se ndërmjet korrikut dhe tetorit, afro 9 mijë civilë irakianë dhe pjesëtarë të forcave të sigurisë janë vrarë nga sulmet, për të cilat në të shumtën e rasteve fajësohen ekstremistët sektarë.

 

Nëse Karzai nuk nënshkruan, trupat mund të tërhiqen

Shtëpia e Bardhë kumtoi se këshilltarja për siguri kombëtare, Susan Rice, i ka tërhequr vërejtjen presidentit të Afganistanit, Hamid Karzai, se Shtetet e Bashkuara do të fillojnë planifikimin e tërheqjes së të gjitha trupave perëndimore nga Afganistanit, nëse ai së shpejti nuk e nënshkruan marrëveshjen për siguri.

Karzai ka refuzuar ta nënshkruajë marrëveshjen, duke thënë se ajo duhet të nënshkruhet pas zgjedhjeve presidenciale, që mbahen në muajin prill të vitit 2014. Sipas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë, Rice gjatë takimit në Kabul i ka thënë Karzait se nëse marrëveshja nuk nënshkruhet shpejt, Shtetet e Bashkuara nuk “kanë zgjidhje” tjetër, pos të fillojnë planifikimin e tërheqjes të të gjitha trupave amerikane dhe të NATO-s nga Afganistani, deri në fund të vitit 2014. Marrëveshja, e cila është mbështetur nga Loya Jirga afgane, i përcakton kushtet për vazhdimin e mbetjes së një pjesë të trupave amerikane në Afganistan, pas vitit 2014.

 

Sot zhvillohet xhiroja e pestë e ndeshjeve në grupet E, F,G e H

Me ndeshjet e xhiros së pestë në grupet E,F,G e H sot do të vazhdojë garimi në ligën futbollistike të kampionëve. Në grupin E, Bazeli do të jetë mikpritës i Çellzit, kurse në Bukuresht do të takohen Steaua dhe Shallke. Rival në grupin F do të jenë Arsenali dhe Marsei, respektivisht Borusia nga Dortmundi dhe Napoli, kurse në grupin G do të takohen Zenit – Atletiko dhe Porto-Austria. Në grupin H, Ajaksi në Amsterdam do të pres Barcelonën, kurse në Gllazgou do të takohen Selltik- Millan. Ndeshja në Sankt Petersbur është e caktuar për në orën 18 kurse ndeshjet e tjera do të fillojnë nga ora 20 e 45 minuta. Ndeshjet e grupeve A, B, C e D do të zhvillohen nesër.

 

Edhe nesër ftoftë

Sot në Mal të Zi mban mot i vranët, në viset jugore dhe me reshje të shiut, kurse në veri dhe në viset e larta me borë. Frynë erë mesatare deri e fortë, vende vende shumë e fort  veri lindore.

Temperaturat: në Herceg Novi 10 gradë, Budvë 9, Tivat 8, Podgoricë e Tivar 6, Ulqin 5, Cetinë e B. Pole 1, në Nikshiq 0 gradë, në Beranë -1, Plavë e Rozhaj -2, Plevle e Shavnik -3 Kollashin -4 dhe në Zhablak -8 gradë.

Për nesër paradite në jug dhe bregdet parashihet mot me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të dobëta, kurse në veri  i vranët dhe me reshje të mundshme të borës. Kthjellim gradual pritet në orët e pasditës. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë veriore dhe veri-lindore. Temperatura e mëngjesit prej -10 deri në 6, kurse më e larta e ditës prej -6 deri në 10 g.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се